Aktualitet

Zhvillimi i turizmit, qeveria paketë agresive me lehtësi fiskale

Sektori i turizmit shihet si një burim i rëndësishëm i gjenerimit të të ardhurave dhe krijimit të vendeve të punës.

Për shkak se turizmi ngërthen në vete një numër industrish dhe shërbimesh dhe përfshin dimensione sociale, kulturore dhe mjedisore përtej zhvillimit fizik dhe marketingut, turizmi posedon potencial të theksuar për të ndikuar në rritjen e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse dhe konkurrueshmërinë e Shqipërisë.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë gjatë një aktiviteti të mbajtur sot në Tiranë për turizmin prezantoi paketën agresive pozitive me lehtësitë fiskale të hartuar nga qeveria për këtë sektor.

Sipas tij, që prej vitit të kaluar po aplikohet një shkallë e reduktuar e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) 6 % për çdo furnizim shërbimi të ofruar brenda strukturave akomoduese “hotel/resort me pesë yje, status special” dhe që janë mbajtës të një marke tregtare të regjistruar dhe njohur ndërkombëtarisht “brand name”.

“I gjithë rajoni e ka këtë normë nën 10% dhe me ofrimin e nivelit prej 6%, Shqipëria është bërë tashmë një nga vendet me një paketë pozitivisht agresive të turizmit”, u shpreh Ahmetaj.

Gjithashtu, strukturat akomoduese “hotel/resort me katër dhe pesë yje, status special” dhe që janë mbajtës të një marke tregtare të regjistruar ndërkombëtarisht “brand name”, janë përjashtuar nga tatim fitimi për një periudhë 10 vjeçare.

Ahmetaj tha se turizmi shqiptar është në fillimet e tij dhe has vështirësi të konkurrojë me hotelet dhe cilësinë që ofrojnë resortet e vendeve të rajonet .

“Ndaj nevojitet një infrastrukturë e gjerë e cilësore në shërbim të strukturave akomoduese nga toka apo deti. Dhe paketa prej 1 miliard dollarë që ne i referohemi paketa e Partneritetit Publik Privat (PPP), në këndvështrimin e rritjes së ndërlidhjes bën një punë të konsiderueshme. Besojmë se do të ndryshojë një herë e mirë hartën e infrastrukturës në funksion të ndërlidhjes dhe absolutisht edhe turizmit”, u shpreh kreu i financave publike.

Brenda vjeshtës pritet të përfundojë e gjithë procedura konkurruese që bën ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, për sa i përket PPP në infrastrukturën rrugore dhe sipas ministrit Ahmetaj të gjithë qytetarët shqiptarë do të shikojnë qartë se kemi si politikë investuese ngritjen e një aksi veri-jug me vizion dhe në shërbim të ofertës ekonomike-turistike të tanishme dhe të së ardhmes.

Në të njëjtën kohë, tha Ahmetaj kemi bërë edhe përjashtimin nga taksa e infrastrukturës brenda paketës promovuese në turizëm.

“Është një shifër e konsiderueshme, prej 8% e çmimit të shitjes për banesa dhe patjetër që në momentin që një grup investon në turizëm me shifra që fillojnë në nivelet 5-8 milionë euro dhe përfundojnë në projekte gjigande mbi 80 milion euro sigurisht që 8% i ndërtimit është vlerë e madhe” , vuri në dukje Ahmetaj.

Njëkohësisht, sipas Ahmetaj, do të kemi një tarifë të reduktuar për TVSH-në për akomodimin dhe ushqimin në njësitë e agro turizmit. Sipas tij, do të ulim tatim-fitimin nga 15% në 5% për këto njësi.

Tjetër lehtësi, tha ai, është përjashtimi nga taksa e ndikimit në infrastrukturë edhe për këtë grup sipërmarrjes që janë korente apo do të nisin investimet./atsh

Zhvillimi i turizmit, qeveria paketë agresive me lehtësi fiskale Read More »

Vlora do të ndriçohet me burime alternative energjie

Bashkia e Vlorës po përgatitet për shfrytëzimin e burimeve alternative për ndriçimin e mjediseve publike në qytet, për shkak të rritjes së ndjeshme të sasisë së energjisë elektrike që nevojitet për këtë qëllim.

Kryetari i Bashkisë, Dritan Leli, thotë për ATSH-në se, përmes një projekti që do të financohet nga BE-ja, do të mundësohet shfrytëzimi i energjisë diellore, çka do të kërkojë instalimin e një sistemi panalesh të standardit bashkëkohor. Në bashkëpunim me Delegacionin e BE-së në Tiranë, është në fazën e finalizimit procesi për të realizuar këtë projekt, që tashmë është gati dhe që mundëson aplikimin e një forme tepër efiçente për nevojat e ndriçimit në qytet. Aktualisht, Bashkia e Vlorës planifikon një fond mujor prej 13 milionë lekësh, ose rreth 100 mijë euro, për nevojat e ndriçimit të mjediseve publike, një shifër kjo rreth 5 herë më e madhe krahasuar me vitin 2015, kur për ndriçimin e qytetit konsumohej çdo muaj një sasi energjie elektrike e konvertuar në 3 milionë lekë, ose 20 mijë euro. Transformimi dhe modernizimi i hapësirave publike, rrjedhojë e investimeve të shumta në infrastrukturë, që janë realizuar gjatë këtyre 3 viteve, shtuan edhe nevojat për energji elektrike. Në qytetin e Vlorës është instaluar një sistem bashkëkohor ndriçimi, që shoqëron projektet e përfunduara apo që janë në proces zbatimi në këtë qytet. Projekti i “Lungomares”, Sheshi i ri i emërtuar “Tre Racat”, unaza e re e qytetit nga godina e Poliklinikës deri në Ujin e Ftohtë, ajo nga godina e spitalit deri tek Bashkia dhe në hyrje të qytetit, si edhe një sërë projektesh të rehabilitimit apo rikonstruksionit të plotë të rrugëve dhe hapësirave mes blloqeve të banimit, janë shoqëruar edhe me instalimin e sistemeve përkatëse bashkëkohore të ndriçimit. Po kështu edhe projekti i aksit të rëndësishëm “Transballkanikja”, së bashku me segmentin e hyrjes së re të qytetit, janë plotësuar me sistemin e munguar të ndriçimit,çka ka ndryshuar plotësisht atmosferën e Vlorës, veçanërisht gjatë orëve të mbrëmjes dhe të natës Dikur e zhytur në errësirë, sot Vlora ka një standard bashkëkohor ndriçimi të krahasueshëm me qytete të zhvilluara në vende të tjera, çka vlerësohet edhe nga turistë të huaj që vijnë këtu. Ky shtim i dukshëm i nevojave për ndriçim, ka nxitur Bashkinë për t’ju drejtuar mënyrave formave të tjera të burimeve alternative dhe konkretisht asaj të energjisë diellore, çka përputhet edhe me profilin klimatik të qytetit. Në këtë këndvështrim, kryebashkiaku Leli, thotë se, projekti në fjalë vlerësohet mjaft efektiv në pikëpamjen ekonomike por edhe në funksion të pritshmërive të zhvillimit të qytetit. Kjo formë bashkëkohore, u shtohet investimeve të realizuara në funksion të asaj që emërtohet profili “smart city”, në kuadër të të cilit janë implementuar projekte intriguese, sikundër është “SmartCity Lungomare”, i vlerësuar me Çmim Kombëtar nga Shoqëria Civile, apo të tjera që janë në synimet e Bashkisë për muajit dhe vitet në vazhdim. Qyteti i Vlorës, po përjeton aktualisht një periudhë transformimi të plotë. Mes investimeve të shumta në proces, përfshihet edhe projekti i rikonstruksionit dhe rikonceptimit të bulevardit Vlorë-Skelë, ku punimet në segmentin e parë, janë në një fazë intensive./atsh

Vlora do të ndriçohet me burime alternative energjie Read More »

Thirrjet për revoltë, Edi Rama paralajmëron prerazi protestuesit

Pas thirrjeve të opozitës për revoltë qytetare, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar qartë se “Koha kur shkoje në protestë e nuk ktheheshe në shtëpi, por në morgun e Tiranës ka vdekur.” Nga foltorja e Kufvendit, Rama pretendoi se  “audiopërgjimi” pas të cilit mban shpresat opozita është vetëm një ‘skup’, që synon destabilizimin e vendit , dhe se nuki ka asgjë të vërtetë.

“Koha kur shkoje në protestë e nuk ktheheshe në shtëpi, por në morgun e Tiranës ka vdekur. Kur ktheheshe ilegal me brinje të thyera ka vdekur. Në protestë mund te dale kush  të dojë, nuk e prek kush me dore, sigurisht duke ruajtur ato vijat, por pyetja nuk është protesta, por tallja më e madhe. Mendojeni thjesht që të mos ju duket vetja të keqpërdorur me paralajmërim se ky esetë paralajmërimi që kjo është tallje. Çdo shqiptar që nuk di negociatat duhet të iki në protestë të bejë çmos, të shkoje e të mos lëvizë sa t’ia arrije qëllimit, negociata të mos hapen. Kush i do negociatat duhet ta dije se me apo pa dashje shkon aty për të kontribuar për të kundërtën këtë di të them”, deklaroi Rama.

Pjesë nga deklarata

Historia pas audio-përgjimit është akoma më e hatashme, janë aktorë luajnë rolet, kam shumë shpresë de do të dalin skenaristët, regjisorët dhe producentët,

Ai ditëziu i rrugëve të Vlorës është si figurantët e nerorelizmit italian, ca ti thuash thotë, por historia pas është shumë herë më serioze sesa duket, se si është t’ia lënë prokurorisë, të vijë përgjigjja e analizës shkencore, jo në studio private, në një laborator vend partnerë me Shqipërinë.

Ata që u zemëruan se vëllai i MB qenka trafikant droge, çfarë do mendoni për veten tuaj, kur kjo që unë them të dalë si unë po them, e kur të mësoni se bëhet fjalë për një tallje të madhe me të gjithë ju, që synon destabilizmin e vendit jo një skup mediatik, si do ju duket vetja pasi të dilni në protestë kur të mësoni se keni dalë në protestë si shkohet në kinema për të parë një film e për të mbushur sallën e kinemasë, si do ju duket vetja

Koha kur shkoje në protestë e nuk ktheheshe në shtëpi, por në morgun e Tiranës ka vdekur.

Kur ktheheshe ilegal me brinje të thyera ka vdekur. Në protestë mund te dale kush  të dojë, nuk e prek kush me dore, sigurisht duke ruajtur ato vijat, por pyetja nuk është protesta, por tallja më e madhe.

Mendojeni thjesht që të mos ju duket vetja të keqpërdorur me paralajmërim se ky esetë paralajmërimi që kjo është tallje.

Çdo shqiptar që nuk di negociatat duhet të iki në protestë të bejë çmos, të shkoje e të mos lëvizë sa t’ia arrije qëllimit, negociata të mos hapen.

Kush i do negociatat duhet ta dije se me apo pa dashje shkon aty për të kontribuar për të kundërtën këtë di të them.

Thirrjet për revoltë, Edi Rama paralajmëron prerazi protestuesit Read More »

Ambasada Amerikane mesazh të fortë për politikën, publikon foton e dy zyrtarëve të besuar shqiptarë në luftën kundër krimit

Që kryeprokurorja Arta Marku ishte investim i SHBA-ve dhe ka gjithë mbështetjen e tyre kundër krimit nuk ka asnjë dyshim. Madje herë pas here lëshon mesazhe mjaft të qarta për politikën. Pak minuta më parë Ambasada Amerikane në Tiranë ka publikuar foton e Arta Markut dhe Drejtorit të Policisë së Shtetit Ardian Veliu gjatë takimeve që po zhvillojnë në Kroaci.

“Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku dhe Drejtori i Policisë së Shtetit Ardian Veliu pozojnë në një foto grupi me Prokurorin e Përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara Jeff Sessions dhe homologët e tyre nga rajoni, gjatë Seminarit mbi Krimin e Organizuar Ndërkombëtar në Zagreb, Kroaci. Seminari u organizua nga Programi i Ndihmës Tranuese për Investigimin e Krimit Ndërkombëtar (ICITAP) dhe Programi për Trajnim dhe Ndihmë Zhvillimi për Prokurorë Jashtë Vendit të Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara. (Foto: Ambasada Amerikane në Zagreb)” , shkruhet në faqen e ambasadës./Pamfleti

 

Ambasada Amerikane mesazh të fortë për politikën, publikon foton e dy zyrtarëve të besuar shqiptarë në luftën kundër krimit Read More »

S’provoi dot se si i bëri 48 milionë lekë pasuri, gjyqtari Fatos Lulo kërkon të rikthehet në detyrë

Kolegji i Posaçëm i Apelimit njoftoi se ka regjistruar çështjen e ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese Fatos Lulo.

Më herët Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mori vendimin se gjyqtari nuk ka arritur të vërtetojë ligjshmërin e një pasurie prej 48 milionë lekë.
Kolegji i Posaçëm të Apelimit njofton:

“Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja Nr.4/JR, datë 23.05.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit z.Fatos Lulo për:
– prishje të vendimit Nr.12, datë 23.03.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhënë ndaj subjektit zotit Lulo

– konfirmimin në detyrë të subjektit z.Lulo

Sot, në datën 24.05.2018 në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesues: Luan Daci
Relator: Natasha Mulaj

Anëtarë: Albana Shtylla
Ardian Hajdari
Sokol Çomo

S’provoi dot se si i bëri 48 milionë lekë pasuri, gjyqtari Fatos Lulo kërkon të rikthehet në detyrë Read More »

Sali Berisha shpenzoi afër 1 miliardë euro për 5 km tunel të Kalimashit. Tuneli Lion-Torino i gjatë 57 km kushton 8.5 miliardë euro

Në Itali dhe Francë ka shpërthyer debati, për planin e ndërtimit të një tuneli nëntokësor, që do të lidhë dy vendet.

Tuneli i gjatë 57 km, do të lidhë Lionin me Torinon.

Por ka debate për çmimin e tij.

Tuneli është parashikuar të kushtojë 8.5 miliardë euro, shumë kjo që konsiderohet shumë e lartë.

Në Shqipëri ndërkohë, Sali Berisha shpenzoi afërisht 1 miliard euro, për vetëm 5 km, për ndërtimin e tunelit të Kalimashit.

Ndërkohë që gjithë rruga prej 59 kilometrash tashmë me tunelin nga Rrësheni në Kalimash ka kushtuar gjithsej afërisht 1.5 miliardë euro.

Arsyet se përse tuneli kushtoi aq shumë, afër 1 miliardë euro që korrespondon me 70 përqind të gjithë shumës së rrugës nuk është e vështirë të kuptohen.

Vetëm shpenzimet për shembjen katër herë të tunelit kanë shkuar tek afër 200 milionë euro Deklarimi i fundi i shpenzimeve për vetëm një shembje pas përurimit të sforcuar ka qënë 60 milionë euro.

Një shifër të tillë dëmi për një tekë të Berishës e ka pranuar vetë firma ndërtuese e rrugës “Bectel Enka”, e cila këmbënguli se përurimi është i parakohëshëm.

Dhe atëhere askush nuk foli, ndryshe nga qytetarët e Francës dhe Italisë, që edhe pse dy nga superfuqitë e Europës, një shumë e tillë iu duket e lartë.

Imagjinoni t’ua bënte Berisha tunelin, sa do duhet të paguanin.

Vetëm për këtë krim Sali Berisha në një vend normal, me drejtësi normale dhe me shoqëri normale e ka hak burgun. Pa i shtuar krimet e tjera./Pamfleti

Sali Berisha shpenzoi afër 1 miliardë euro për 5 km tunel të Kalimashit. Tuneli Lion-Torino i gjatë 57 km kushton 8.5 miliardë euro Read More »

Erjon Braçe denoncon Armando Dukën dhe Ilir Shulkun, ka një mesazh për ministren

Deputeti socialist Erjon Braçe ka denoncuar kreun e Federatës së futbollit, Armando Duka dhe sekretarit të tij Ilir Shulku. Braçe shkruan në rrjetin e tij social se Duka dhe Shuklu po shkelin ligjin e pirjes së duhatit në ambjente të mbyllura.
Më tej ai i bën thirrje ministres që të marr masa për keta të ndëshkohen sepse nuk janë të paprekshëm.

Shkruan Erjon Braçe

KUSH MA KA ÇAKMAKUN? (Extra Time)

E nderuara Ministre!

A i njeh keta dy boset?

Po i identifikoj se nuk dua tu marr kohe;
Jane Armando Duka-ky djathtas, ish presidenti Federates Shqiptare te Futbollit por qe e mban ende kete post, Ilir Shulku-ky majtas, sekretari i ketij ne detyre.

Po pijne duhan ne nje ambjent publik, te mbyllur!
Shiheni pak, nuk jane as nga keto cigaret e holla por nga keto rrotullat e medha qe ju zene gjithe gojen e ndotin gati nje sallon te tere me tym te rende!
E nderuar Ministre!

Une di qe eshte ende ne fuqi ligji “Per mbrojtjen e  shendetit nga produktet e Duhanit”, Ligj me ndalesat e posacme per kete lloj zyrtaresh e jo vetem, shume me gjere se kaq!
Perse nuk zbatohet ligji per kete e nderuar Ministre?
Si ka mundesi qe ky, ka fituar nje status paprekshmerie ne raport me ligjin e qe i ka dhene te drejten ta shkel kurdo e sido?

As qe e coj ne mendje qe ky dhe, institucioni qe ka drejtuar e ben sikur e drejton, te jete shembull e model ne betejen e shendetshme kunder duhanit. Por refuzoj te pranoj qe ky te rrembeje nje imunitet ndaj ligjit!

Duhet te zbatohet ligji per kete, e nderuar Ministre!
E di, kete pune nuk e ben dot zyrtare me zyrtare, nje inspektoriat i kufizuar ne burime njerezore e logjistike.

Ashtu sic e di fare mire se ligji ngarkon edhe institucione e tjera per te zbatuar kete ligj.
Por, tu them te drejten, jam shume i bindur se askush tjeter vec jush, nuk i afrohet ti tregoje ligjin ketij tipi.

Beheni ju!
Beheni te paguaj sic ligji thote! Pra bejeni nje here e vetme kete qe te kuptoj se duhet te zbatoj ligjin, qe nuk eshte mbi ligjin, qe nuk e refuzon dot ligjin!

VO: shpresoj shume qe ky, te mos e kete ndezur rrotullen qe mban ne goje me cakmakun tim!!

Erjon Braçe denoncon Armando Dukën dhe Ilir Shulkun, ka një mesazh për ministren Read More »

Merrni masa, i gjithë vendi “në zi”! Kjo që po ndodh tani në Shqipëri nuk do na lërë të “ngrejmë kokë” për shumë kohë

Euro është në “rënie të lirë” dhe lajmi më i keq është për ata që mund të kenë euro për të kthyer në lekë ditën e sotme, pasi Euro këmbehet vetëm me 126.50 Lekë, ndërsa në blerje kap vlerën 127.4 Lekë.

Ky është një rekord i Euros që thyen atë të shkurtit 2009.

Sipas Scan në rënie shfaqet edhe paundi britanik, i cili ka zbritur në nivelin e 144 lekëve. Tregjet duket se po ecin në errësirë sa i takon kësaj valute, prej mungesës së të dhënave mbi politikën monetare të Bankës së Anglisë. Ndërkohë, fryma e skepticizmit sa vjen e shtohet me përparimin pa progres të negociatave për daljen nga Bashkimi Europian.

Ndërkohë, në rritje ditën e sotme është shfaqur dollari amerikan, i cili ka rifituar disa prej humbjeve të ditës së djeshme. Dollari këmbehet sot për 107.6 lekë në shitje dhe 108.5 lekë në blerje. Momenti pozitiv i valutës së SHBA ndjek ecurinë e tij ndaj shportës së valutave kryesore në tregje.

Sa i takon valutave të tjera, dollari australian dhe ai kanadez kanë rënë përkatësisht në 81 lekë dhe 83.4 lekë, ndërsa franga zvicerane ka fituar plot 1 pikë ndaj lekut krahasuar me ditën e djeshme, duke arritur në kuotën e 108.5 lekëve.

Sakaq monedha e cila po “shembet” është lira turke, e cila është zhvlerësuar ndjeshëm duke zbritur në nivelin e 22.4 lekëve, ndërkohë që javën e kaluar ishte në vlerat 24.37 lekë.

Merrni masa, i gjithë vendi “në zi”! Kjo që po ndodh tani në Shqipëri nuk do na lërë të “ngrejmë kokë” për shumë kohë Read More »