Aktualitet

“Prit të të lexoj Skënderbeun,” Rama i përgjigjet banorit në Kuçovë: Rri, se me atë merret Elisa

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në Kuçovë për turin e llogaridhënies publike. Si gjithmonë nuk munguan as batutat me tij dhe banorëve që shprehnin shqetësimet e tyre.

Një i moshuar u ankua për aktivitetin e tij, për të cilin administrate kishte humbur certifikatën e pronës.

Gjatë fjalës së tij, ai i kërkoi kryeministrit t’i lexonte Skëndërbeun, por kreu i qeverisë ia ktheu me shaka: “Rri se me atë merret Elisa Spiropali”.

Banori: Janë shëndoshur shumë ata të administratës. prona ime është kështu kam një aktivitet me vendim gjykate e kam fituar, nuk bëhet certifikimi i pronës , se ka humbur një dokument në zyrën e regjistrimit,  ç’faj kam unë.

Rama: Mirë, që të sqarohemi…

Banori: Ja prit të të lexoj dhe Skënderbeun..

Rama: Jo, jo rri se me atë merret Elisa Spiropali

“Prit të të lexoj Skënderbeun,” Rama i përgjigjet banorit në Kuçovë: Rri, se me atë merret Elisa Read More »

Audio-përgjimi, Xhafaj sfidon opozitën: Nëse është i vërtetë jap dorëheqjen

ak orë pas protestës së opozitës, ku nesër do të kërkohet dorëheqja e ministrit të Brendshëm, pas publikimit të audiopërgjimit ku thuhet se vëllai i tij flet me trafikantë, vjen reagimi nga Fatmir Xhafaj. Ky i fundit deklaroi se nëse rezulton se audiopërgjimi është i vërtetë, do të japë dorëheqjen.

REAGIMI

Bashkëqytetarëve të thirrur në protestë, u them sot : Nëse audio përgjimi i bërë publik nga PD, do të rezultojë i vërtetë, unë do të marr çdo përgjegjësi morale, politike e ligjore, përfshi dhe largimin nga funksioni i Ministrit të Brendshëm. Jam i gatshëm ta bëj këtë pa hezitim.

Nëse provohet e kundërta, atëherë duhet që Lulëzim Basha të dorëhiqet dhe të përballet me ligjin. Pyeteni: A është ai i gatshëm për këtë sfidë? E vërteta është vetëm një, dhe vetëm një në këtë rast. Ai që nuk është në anën e të vërtetës, duhet të përgjigjet. Këtë e kërkon interesi i ligjshëm i qytetarëve. #Drejtësiderinëfund

Audio-përgjimi, Xhafaj sfidon opozitën: Nëse është i vërtetë jap dorëheqjen Read More »

“Ku je futur në bunker, u bëre si Hitleri, Rama “dhëmb për dhëmb” me komentuesit: Ku më pe apo në filxhanin e kafes

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në facebook, paralajmëroi shqiptarët që Basha i do vetëm për një foto në lajmet e botës. Por përveç komenteve, “bravo Rama”, “Je njish”, ka patur edhe qytetarë që nuk kanë ngurruar të kritikojnë kryeministrin. Dhe ashtu siç pritej, Rama nuk I ka lënë pa një përgjigje.

Komentuesi: Ju jeni per burg nga ti i pari si kryeminister e deri nga ato qent e tjer qe lehin keni 25 vjet te gjith bashk ju e shkatrroni kte vend po skeni faj ju perkundrazi ju lumte perderisa ne shoqerin shqiptare ekzistojn akoma servila qe lepihen per nje vend pune

Edi Rama: Ah, te gjithe qenkan servila pervec teje qe qenke mendje e lire! Po pse po e shkaterroj une kete vend per shembull apo se keshtu te thote ty liria e mendjes? Qetesohu cun qetesohu e shko ne shkolle se truri nuk fuqizohet me body-building po me mesime dhe nese s’ke koke per shkolle, te pakten mos harro edukaten e porosite e prinderve😊

Komentuesi: Pse qenke kaq i nervozuar kur e di qe eshte fallso ky audio-pergjim

Edi Rama i nervozuar? Ku me pe apo ne filxhanin e kafes qe po pi duke luajtur me telefonin?

“Ku je futur në bunker, u bëre si Hitleri, Rama “dhëmb për dhëmb” me komentuesit: Ku më pe apo në filxhanin e kafes Read More »

Bledi Mane: Letër e hapur për fëmijët e gjykatësve shqiptarë!

Një diell tipik mesdhetar është shtrirë mbi Tiranën porsi pleqtë qipriotë në kanape. Bashkë me diellin, edhe ti je shtrirë ne dhomen tende e per gati 2 orë nuk ke lene profil ne instagram e ne facebook pa germuar. Diku nje makine e shtrenjte, nje pjate me fruta pylli, pushime te shtrenjta, rroba dhe orë firmato. M’andej cicë silikoni, tanga, një qen rrace…

Ti zgerdhihesh ironikisht me fotot dhe videot e moshatareve te tu zengjin taze të rinj sepse nuk te mungon asgje. I ke pasur dhe vazhdon ti kesh te gjitha privilegjet e ekzagjeruara pa punuar kurre sikur edhe nje dite te vetme.

Tallesh pa fund e nderkohe nje trokitje e lehte degjohet ne deren e dhomes tende. Dera hapet e aty shfaqet ai, bossi, heroi, bobi, gangsteri, babai yt i dashur. Me njeren dore perkuli dorezen ndersa tjeren e mban te fshehur pas trupit te tij. Ti çohesh vertik, hedh tutje telefonin iPhone X, i sulesh si dreri sorkadhes ne pyllin e vjeshtes dhe e perqafon si i/e marrë. Ke nje ndjesi qe po te pret nje surprize e kendshme dhe natyrisht nuk zhgenjehehesh. Dora e fshehur e babait te shfaqet para fytyres dhe brenda nje zarfi te bardhë si mortja e nje virgjereshe, gjendet fatura e paguar e 10 diteve pushimesh per dy persona atjr larg ne nje prej ishujve te Karaibeve. Babai, heroi yt nuk te zhgenjeu. Ye kishte premtuar dhe e mbajti fjalen.

Megjithese ka punuar 8 orë, lodhje nuk shihet aspak ne qënien e tët ati. Ndjehet rehat sot sepse perfitoi 20 milionë lekë me te vilat pagoi pushimet e tua dhe pjesen e mbetur e ndau mes nënës tënde dhe dashnores se tij. Babi yt eshte gjykates dhe sapo liroi 3 vrasësit e një moshatarit tënd.

2./
Marvin Prifti u vra vjet per nje karikues celulari. Deri sot po flinte i qetë lart në parajsë por ia ngulën nje tjeter thikë dhe e zgjuan nga perjetesia. Ne rivrasjen e ketij 22 vjeçari ndikoi fuqishem edhe prokurori, edhe babai yt. E mos harro se kjo rivrasje ishte më e rëndë se e para. U rivra nga burra te rritur ne moshë qe ne shtepite e tyre kane femije, u rivra nga prokurore e gjykates makutër, grykësa te medhenj, monstra te pafytyrë.

3./
Ti e rembeve zarfin e surprizes e u nise direkt me shokun/shoqen tende larg ne Karaibe. Pushime te shtrenjta, luks i shfrenuar, qejfe, aventura, drogë, alkool derisa nje dite tek laheshe ne oqeanin Atlantik nje dallge e madhe dhe e rende te rrethoi të gjithin e te turbulloi ujin e kaltërt. Ishte nje dallgë e kuqe, e frikshme. Nxitove ne breg dhe rrembeve telefonin. Me sherbimin roaming i telefonove shokut dhe heroit tend, babait e i tregove per llahtarin që pe. Babai te qetesoi duke te thënë nga ana tjeter e telefonit duke u zgërdhirë :

-Mos u tremb biri im, është ngjyra e kuqe e algave të oqeanit Atlantik. Por ti pinjoll mos e beso babain. Ai te genjeu si gjithmone. E kuqja eshte ngjyra e gjakut të shqiptareve te pafajshem qe prinderit tuaj prokurore e gjykates ua kanë borxh me padrejtësitë e tyre. Eshte ngjyra e kuqe e gjakut qe do u ndjekë brez pas brezi si shpagim…

Ndaj ti Marvin fli i qetë atje lart ne parajse se këtu në tokën tonê ka filluar Vettingu!

Bledi Mane: Letër e hapur për fëmijët e gjykatësve shqiptarë! Read More »

PROFIL/ I lindur në Shkodër, kush është shefi i Gardës që humbi jeten në aksident?

Mbrëmjen e kaluar një aksident fatal i ka marrë jetën drejtuesit të njësisë operative në Gardën e Republikës Martin Nika. Sot familja, miq e të afërm i japin lamtumirën e fundit major Nikës, ndërsa homazhet për të nderuar figurën e tij zhvillohen në ambientet e Gardës së Republikës.

Po kush ishte Martin Gjek Nika?
Ai lindi më 1.1.1968 në Shkodër. Ndoqi arsimin e lartë në Akademinë e Edukimit Fizik dhe Sporteve “Vojo Kushi”, në specialitetin për sportet ndeshës e kalitëse, diplomuar më 2004.
Më 15.09.1996 doli fitues i vendit të parë në peshën 91 kg në Kampionatin 22 Kombëtar të Boksit për të rritur.

Më 6.9.1998 ka fituar vendin e parë në peshën 91 kg në Kampionatin Kombëtar të Boksit për të rritur.
Kreu kursin për sigurimin e VIP-ave në Qendrën për kërkime Policore në Egjipt nga data 3.7.2007 deri më 28.7.2007.

Po ashtu kreu kursin themelor të oficerit të Shtabit prej datës 13.9.2010 deri më datë 17.12.2010.
Nga data 3.10.2016 deri më 24.11.2016 ndoqi kursin e kualifikimit të oficerëve me arsim të lartë jo policor të Gardës së Republikës, në Akademinë e Sigurisë.

Më 16.3.1990 titullohet nënoficer aktiv, merret efektiv në strukturat e Gardës së Republikës, emërohet me detyrë Komandant skuadre në Kompaninë Operative.
Më 16.5.2002 emërohet me detyrë snajper në skuadrën e përzier në Kompaninë Operative.
Më 1.2.2005 titullohet oficer aktiv, emërohet me detyrë Komandant i Grupit të përzier, në Kompaninë Operative.

Më 1.7.2006 emërohet me detyrë Komandant Grupi në Njësinë Speciale.
Më 1.9.2009 emërohet me detyrë Komandant Grupi në Njësinë e Ndërhyrjes së Shpejtë.
Më datë 1.10.2010 emërohet me detyrë Specialist për përgatitjen fizike e profesionale në Njësinë Speciale.

Më 1.7.2012 riemërohet me detyrë Specialist për përgatitjen fizike e profesionale në Njësinë Speciale.
Ndërsa aktualisht ishte drejtues i njësisë operative në Gardë me gradën e oficerit, major.

Martin Nika, ka qenë një nga efektivët e gardës i vendosur brenda oborrit të brendshëm të Kryeministrisë në protestën e 21 janarit.

Ai u përplas mbrëmjen e kaluar nga një makinë kur sapo kishte kontrolluar shërbimet e Gardës. Policia arrestoi si autorin e dyshuar të ngjarjes, një 31-vjeçar.

PROFIL/ I lindur në Shkodër, kush është shefi i Gardës që humbi jeten në aksident? Read More »

“Kam gabuar, ju shkoni ku të doni, se unë nuk pyes njeri”, babai i Marvit i çon provat prokurorit, por ai…

Nje dite me pare ne nje interviste televizive ai tha se do te bente vetegjyqesi nese nuk gjente drejtesi.

Pavllo Mihali, babai i Marvit qe mbeti i vrare me thike pas sherrit banal per një karikues telefoni në datë 31 korrik 2017 ka denoncuar në prokurorinë e Krimeve të Rënda prokurorin e çështjes Artan Lulaj, dy gjyqtarët Bedri Qorri dhe Sokol Pasho dhe oficerin e policisë gjyqësore Kliton Zharri.

Ne kallëzimin qe ka bere, Mihali akuzon se ata kanë marrë ryshfet për të liruar nga burgu 3 nga 4 të rinjtë e arrestuar për vrasjen e djalit të tij. Sipas tij, prokurori dhe gjyqtarët këmbyen gjakun e tij me shumat me para që morën. Në një pjesë të denoncimit, Pavllo Mihali shprehet se i kanë paraqitur provat prokurorit të cështjes, por sipas tyre ai u ka thënë se “Kam gabuar, dhe ju shkoni ku të doni, se unë nuk pyes njeri”.

Letra e Mihalit me denoncimin i është dërguar edhe Kryeprokurores Arta Marku, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Ambasadës së SHBA. Në datë 11 maj u liruan nga burgu Eugen Bitraj, Kridens Alla dhe Marsel Alla, ndërsa i vetmi që po qëndron në qeli është Dejvi Bitraj, i cili sipas prokurorisë së Tiranës rezulton të jetë njeriu i vetëm që ka qëlluar me thikë në zemër Marvin Mihalin.

Pak ditë më parë u ndryshua prokurori i cështjes dhe dosjen e mori në dorë Gjergji Tako, i cili kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë për 3 të rinjtë e liruar.
Ai kërkoi që të rikthen në burg, ndërsa pritet vendimi i gjyqtares Shefkie Demiraj. Mbrëmjen e djeshme i ati i të riut që u vra u shpreh se nëse nuk do të vendoset drejtësia për djalin e tij, ai do të bëjë vetëgjyqësi.

“Kam gabuar, ju shkoni ku të doni, se unë nuk pyes njeri”, babai i Marvit i çon provat prokurorit, por ai… Read More »

Lufta ndaj krimit të organizuar, Ministria e Drejtësisë marrëveshje me EUROJUST

Marrëveshja për Bashkëpunimin ndërmjet Shqipërisë dhe Eurojust-it si dhe forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit ishte ne qender te takimit qe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj pati me Presidentin e EUROJUST, Ladislav Hamran.

Miratimi i kësaj marrëveshje nga Këshilli i Ministrave në një kohë të shkurtër u vlerësua shprehje e vullnetit dhe angazhim maksimal për të luftuar krimin e organizuar transnacional nëpërmjet bashkërendimit të hetimit dhe ndjekjes penale.

Marrëveshja me EUROJUST ka si qëllim përmirësimin e bashkëpunimit gjyqësor, si dhe lehtësimin e bashkërendimit të hetimeve dhe ndjekjeve penale, që shtrihen në territorin e Republikës së Shqipërisë, dhe një ose më shumë shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

Presidenti i EUROJUST vlerësoi maksimalisht vullnetin e Qeverisë Shqiptare për bashkërendimin e hetimeve dhe të ndjekjes penale me vendet anëtare të Bashkimit Evropian siç edhe u tregua nëpërmjet miratimit një kohë të shpejtë në parim të kësaj marrëveshje.

Më tej ai u shpreh që intensifikimi i kontakteve dypalëshe do të sjellë zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet EUROJUST dhe Shqipërisë.

Presidenti, deklaroi që reformat që ka ndërmarrë Shqipëria, veçanërisht reforma në sistemin e drejtësisë, siç edhe është vlerësuar nga Komisioni i Bashkimit Evropian, është shpresëdhënëse.

Presidenti u shpreh i gatshëm për të mbështetur përpjekjet e Shqipërisë për të zhvilluar marrëdhëniet juridiksionale me jashtë. Gjithashtu, ai përmendi edhe lehtësirat që i krijohen hetimeve gjyqësore Shqiptare nëpërmjet anëtarësimit në EUROJUST.

Në përfundim, Presidenti shprehu mbështetjen maksimale për forcuar bashkëpunimin me Shqipërinë si dhe u angazhua personalisht për të transmetuar në shtetet anëtare dhe veçanërisht në Holandë zhvillimet që kishte arritur Shqipëria në këtë fushë.

Ministrja e Drejtësisë, Gjonaj, e cila në këtë takim ishte e shoqëruar edhe nga Drejtori i Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme, Arqile Koce, deklaroi se për Ministrinë e Drejtësisë bashkëpunimi gjyqësor është shumë i rëndësishëm për shkak se lejon hetime efektive në një kohë të shkurtër.

“Ministria e Drejtësisë është e gatshme për të bashkëpunuar jo vetëm me EUROJUST, por me çdo autoritet tjetër gjyqësor me qëllim që të tregojmë rezultate konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe parandalimit të pastrimit të parave”, tha Ministrja Gjonaj.

Në përfundim të takimit, të dy palët ranë dakord për miratimin e një plani me masa për zbatimin sa më parë të marrëveshjes së bashkëpunimit dhe veçanërisht në forcimin e bashkëpunimit gjatë periudhës tranzitore deri në hyrjen në fuqi të marrëveshjes.

Lufta ndaj krimit të organizuar, Ministria e Drejtësisë marrëveshje me EUROJUST Read More »

Lajm i fundit/ Gjermanët arrestojnë ish- Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla. Politika shqiptare në alert

Burime të sigurta pranë autoriteteve gjermane i kanë konfirmuar “Pamfleti”-it se ish- Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë është ndaluar nga organet ligjzbatuese gjermane dhe po merret në pyetje.

Burimet bëjnë me dije se arrestimi i Adriatik Llallës është ngjarja më e bujshme që po i ndodh Shqipërisë pas fillimit të implementimit të Reformës në Drejtësi.

Arrestimi nuk është thjesht ndëshkueshmëri për një Prokuror të Përgjithshëm të implikuar në krime, për një zyrtar të lartë “non grata” në SHBA, por është fillimi i rënies së ngrehinës së kalbur të sistemit të  degraduar politik dhe juridik në Shqipëri, i një sistemi të korruptuar për përmbysjen e të cilit janë investuar fuqishëm instucionet ligjzbatuese ndërkombëtare nën drejtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Gjermanisë.

Arrestimi i Adriatik Llallës në Gjermani ka vënë në alert të gjithë klasën politike shqiptare.

Adriatik Llalla është tashmë një i “penduar” në duart e amerikanëve dhe gjermanëve/Pamfleti

Vijon …

Lajm i fundit/ Gjermanët arrestojnë ish- Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla. Politika shqiptare në alert Read More »