Aktualitet

V rasja e 23-vjeçares në Fier/ Prindërit e Sabrinës i drejtohen Gjykatës, ja çfarë kërkojnë…

Prindërit e Sabrina Bengës, 23-vjeçares që u vra barbarisht me a rmë z jarri nga ish-bashkëshorti i saj, Elton Metaj, kanë depozituar këtë të enjte në Gjykatën e Fierit, kërkesën për të fituar kujdestarinë e vajzës së dyshes dhe t’ia heqin atë babait të vajzës, Eltonit.

Kërkesa është depozituar në Gjykatë nga avokati mbrojtës i familjes Bengaj, Samir Visha. Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 10 shtatorit, në Fier. Eltoni, ishte dircuar nga Sabrina dhe kjo e fundit, ishte pajisur me urdhër mbrojtje, pasi 31-vjeçari para disa muajsh kishte marrë peng nën kër cënimin e ar mës atë dhe familjarët e saj.

Ditën që ndodhi ngjarja, referuar dhe dëshmisë së prindërve të vajzës, Sabrina, sapo ishte kthyer nga puna dhe po hante darkë. Në këtë moment, Eltoni futet në shtëpi i re voltuar, nxjerr ar mën dhe godet pas shpine ish-bashkëshorten. Në gjykatë, ku dhe iu dha masa e sigurisë arrest me b urg, Eltoni deklaroi se me Sabrinën duhej dhe se sipas tij, bashkimi i tyre nuk ndodhte për shkak të babit të vajzës, Partizanit, që e kë rcënonte sistematikisht. Sipas Eltonit ishin pikërisht këto kërcënime që e dërguan deri në kryerjen e aktit ekstrem.

Sakaq, babai i Sabrinës, Partizani, i ftuar në emisionin “Me Zemër të Hapur” në Neës 24, deklaroi si fajtor për vr asjen, ish-dhëndrin Eltonin dhe nënën e tij, që sipas Partizanit kishte dijeni për të gjitha problemet.

(BalkanWeb)

V rasja e 23-vjeçares në Fier/ Prindërit e Sabrinës i drejtohen Gjykatës, ja çfarë kërkojnë… Read More »

Sherr me th ika mes adoleshentëve, përfundojnë në spital dy prej tyre

Një sherr me mjete të mprehta mes disa adoleshentëve ka ndodhur këtë pasdite në Kamzë.

Policia njofton se nga një ko nflikt i çastit kanë mbetur të p lagosur dy të rinjtë 16 vjeç dhe 17 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:45, në Kamzë, dyshohet se gjatë një ko nflikti të çastit, janë d ëmtuar dy shtetas të mitur 16 vjeç dhe 17 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Sherbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin për veprime të metejshme të shtetasit R. V, 17 vjeç, si autor i dyshuar i ngjarjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Sherr me th ika mes adoleshentëve, përfundojnë në spital dy prej tyre Read More »

Fuga: Përjashtimi i Berishës nga grupi i PD është njësoj si Rama kur eliminoi …

Akademiku dhe profesori Artan Fuga në një lidhje live për News 24 ka komentua vendimin e Lulzim Bashës për të larguar Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD. Ai tha se veprimi i kryedemokratit Basha për të e leminuar Berishën si babain simbolik ishte gjysmake.

“Jam nisur në atë që 2 muajt e fundit në ligjërimin e kryetarëve të partive kryesore më duket një fushatë elektorale duke iu referuar Fatos Nanos. Ai tha se ka pasur konflikte dhe ka mënjanuar atë në lidershipin e partisë por ka kryer një atvrasje. Pak më vonë i pyetur nga gazetarët Besha tha se unë vij nga një parti konservatore dhe kam respekt për “babain”. Siç eliminoi Nano Ramiz Alinë dhe Rama Nanon. Kjo lloj mënyre e Bashës për ta eleminuar Berishën si babain simbolik ishte gjysmake. Pse? Sepse nga njëra anë e përjashton nga grupi, qoftë edhe përkohësisht, por kjo është përfundimtare dhe e mban në parti. Madje në organet drejtuese sepse atij i takon për faktin se ka qenë drejtues partie dhe kryeministër”- u shpreh Fuga.

Lidhur me takimet që ka nisur ish-kryeministri Berisha nëpër qytete të Shqipërisë, Fuga i ka konsideruar ato si vetëmbrojtje. Sipas tij gjuha e përdorur nga Tirana në Fier ka ardhur duke u ashpërsuar dhe kjo tregon se marrëdhëniet mes tij dhe Bashës kanë qenë të tilla edhe para vendimit të DASH.

“Kemi një gjysëm vrasje ku viktima fillon vetëmbrojtjen. Nga njëra anë e vret dhe nga njëra anë e lavdëron. Kjo bën që atvrasja është lënë përgjysëm dhe kjo sjell tërë këtë rrëmujë. Berisha rrëfen në foltore se ky raport nuk ka qenë vetëm pas vendimit të DASH, por edhe më përpara. Janë hapur të gjitha letrat dhe siç duket do të zhvillohet ky proces edhe në forma të ashpra. Berisha nuk kërkon të kthehet në krye të partisë sepse një sërë rrethanash e bëjnë që ai të mos e ketë këtë objektiv. Nëse do ta kërkonte ai do të diskreditonte edhe sensin e lëvizjes që ai ka marrë. Ai thotë se e ka ndërmarrë sepse kemi shkelje të statutit, sepse kryetari përjashton deputetët pa marrë vendime nga forumet. Ai përpiqet të thotë që po kërkoj të jepen fakte ndaj meje dhe pa marrë këto fakte nuk kam pse ndëshkohem. Ligjërimi nga Tirana në Fier është ashpërsuar pasi thonë që këto konflikte kanë qenë më përpara për çështje strategjike të opozitës. Ai kërkon një referendum dhe ndryshime në kryesimin e partisë. Ai i numëron Bashës dështimet e 8 viteve. Nuk mendoj që kërkon thjesht që Basha të Anullojë vendimin që ka marrë. Është thyer marrëdhënia midis liderit të vjetër dhe liderit të ri. Mendoj se ai kërkon një rinovim të elitave edhe të marrëdhënies midis militantëve dhe drejtuesve”- tha akademiku.

Ai e ka konsideruar pozitive të gjithë situatën që ka krijuar vendimi i kreut të opozitës pasi mund të krijohet një opozite tjetër duke e bërë parlamentin me dy të tilla. Sipas tij Rama do që luftën midis Bashës dhe Berishës ta fitojë Basha.

“PD nuk gjen më qetësi sido që të jetë rezultati është më mirë që ky konflikt ekziston. Opozita nuk ka më keq ku të shkojë. Opozita gjatë këtyre viteve ka dështuar. Nuk ka një platformë të qartë qeverisëse dhe ka lëshuar të gjitha mandatet që kishte kërkuar t’i merrte. Ka lëshuar zgjedhjet në pushtetin lokal dhe mendoj se edhe kur ajo ankohet për sistemin e drejtësisë kjo vjen në një kohë që ajo i braktisi ato komisionet ku emëroheshin njerëzit e drejtësisë. Nëse do të qëndrojë Basha kryetar i asaj partie ai nuk do të drejtojë dot më duke thëne se jam i besuari i atij që na ka çuar në fitore. Nuk e përdor dot autoritetin e Berishës. Duke u ndarë një pjesë e deputetëve që shkojnë me Berishën dhe një pjesë tjetër që mbështesin Bashën do të ketë një debat. Partia Demokratike ka nevojë të demokratizohet dhe demokratizimi vjen përmes njohjes së fraksioneve. Sot ajo është e detyruar të njohë fraksionet. Nëse pas një sërë hapash do të kemi 2 Parti Demokratike, ne do të kemi 2 opozita të tjera në Kuvend që prapë është pozitive. Kriza ka shpërthyer dhe unë jam i bindur që kjo është pozitive që opozita e sotme çfarë do të bëjë në parlament. Asgjë. Vetëm fjalë. Është një opozitë retorike. Ngjarjet politike brenda PD do të ndikojnë në ngjarjet brenda insituticioneve politike. Partia në pushtet do që në luftën e brendshme midis Bashës dhe Berishës të mbështesë Bashën. Skena politike zien dhe kjo është pozitive për të gjithë qytetarët”- tha ai.

(BalkanWeb)

Fuga: Përjashtimi i Berishës nga grupi i PD është njësoj si Rama kur eliminoi … Read More »

Si e njoha Davide Pecorellin?/ Flet legjenda e Flamurtarit Vasil Ruci: Nga hici, drekat e darkat, gotat me raki dhe plazhin bashkë

Legjenda e futbollit të Flamurtarit, Vasil Ruci ka për të rrëfyer historinë e tij. Një histori që lind befas nga hiçi, por që më pas merr ‘dh enë’. Bëhet fjalë për personazhin italian Davide Pecorelli që një ditë u njoh në rrethana rastësore, por që nga ai moment iu ngjit si ‘m… pas këpuce’ deri sa u zh duk.

“Jam shkrimtar italian, po bëj një studim për Kontin e Monte Kristos. Por më pëlqen futbolli dhe kam dëgjuar shumë për ju, për Sokol Kushtën. Jeni të mëdhenj shumë. Do të shkruaj një ditë për ju…”, u pat thënë afro tetë muaj më parë. Më pas takime, futboll së bashku, plazh, dreka dhe një udhëtim drejt Greqisë që nuk u realizua kurrë. Bëhet fjalë për ish-arbitrin italian Davide Pekoreli që ins kenoi vr asjen e tij në malet e Pukës.

Bash ai, italiani i çudi tshëm që e nisi karrierën si arbitër u bë biznesmen produktesh kozmetike, falimentoi, erdhi në Shqipëri dhe i vuri fl akën makinës dhe u zh duk. Ah, jo, para se të di gjte makinën gërmoi kushedi se në cilën va rrezë për esht ra njeriu, i futi në makinë, i vuri fl akën dhe mendoi që e hoqi qafe “Davide Pekorelin” e dikurshëm dhe u transformua në Kristiano… Kristiano pra që u fut çudi tshëm në jetën e ish-futbollistëve të shquar vlonjatë dhe në fund i tro nditi edhe ata vetë.

“Çudi e madhe, thotë Vasil Ruci për “Panorama Sport”, na u ngjit nga hiçi. Nuk e morëm vesh se nga doli, thjesht rrinte me ne, hante me ne, luante futboll me ne dhe bënte plazh me ne. I çuditshëm për besë…”, thotë legjenda e Flamurtarit dhe qesh me zë të lartë.

PYETJA: Vasil a e njihnit Davide Pekorelin?

VASIL RUCI: Po ku di unë o të keqen, ai ishte një njeri i çuditshëm. Çfarë të them unë tani?! Kjo botë është e çuditshme, nuk dimë kush hyn dhe kush del dhe kush na afrohet…

PYETJA: Sa kohë kishte në Vlorë ai?

VASIL RUCI: Po kishte afro 8 muaj në mos gaboj. Nuk ia kam numëruar ditët, por na u ngjit shumë. Shkonim të luanim futboll, ai nga pas. Madje edhe kur hanim ndonjë gjë së bashku, nuk na shqitej. Po nuk ndiheshim sepse ishte edhe gazmor si tip.

PYETJA: I paguanit ju drekat apo ai?

VASIL RUCI: Jo, mo ç’paguante ai. Unë nuk jam ulur me të shpesh mo jo, por ndonjë miku ynë rrinte më shpesh. Jo, mo ku paguante ai. Madje më thanë që të jepte ndonjë drekë me qepë e domate dhe pastaj të “rr uante” se donte 50 dreka të tjera mbrapsht. Po ne e kuptuam që ishte i tillë…(qesh me zë të lartë).

Si e njoha Davide Pecorellin?/ Flet legjenda e Flamurtarit Vasil Ruci: Nga hici, drekat e darkat, gotat me raki dhe plazhin bashkë Read More »

Balla paralajmëron kolegët: Vaksinën ose asnjë deputet se kalon ‘pragun’ e Kuvendit!

Para se të kërkosh për të tjerët duhet ta nisësh nmga vetja.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taluant Balla, tha gjatë seancës plenare, se nuk do të pranohet asnjë deputet në sallën e Kuvendit, nëse është i pavaksinuar.

Sa i përket propozimit të PD, për të zhvilluar punimet në komisione në ambiente fizike dhe jo ‘online’, Balla tha se kjo masë është ndërmarrë në përputhje me vendimet e OBSH, pasi Shqipëria ndodhet në një periudhë pandemie.

“Ajo që dua të sqaroj është ajo që kemi diskutuar në konferencë të kryetarëve. Ajo që dua të sqaroj këtu, është diskutimi që kemi zhvilluar dhe pika më e rëndësishme është që kemi rënë dakord që kuvendi të vendosë një afat, brenda së cilit në Kuvendin e Shqipërisë të mos hyjë asnjë deputet i pa vaksinuar. Kjo është mesazh i fortë i dhënë publikut.

Këtë gjë le ta bëjmë edhe këtu. Besoj që kjo ka qenë një dakordësi e të gjithëve. Përsa i përket vendimmarrjeve, Shqipëria është në situatë të një pandemia. Urdhri përkatës i një zv. ministre të Shëndetësisë, Shqipëria është në kushtet e një pandemia, si e tillë edhe Kuvendi i Shqipërisë duhet të jetë shembulli i vendimeve që merr Komiteti i Ekspertëve. Nuk është një çështje e seancës, është çështje ku është marrë një vendim për seanca të posaçme të komisioneve në ato ambiente që kryesia e Kuvendit ka. Por për këtë çështje nuk shprehet Kuvendi, sepse është diskutuar”, tha Balla.

Balla paralajmëron kolegët: Vaksinën ose asnjë deputet se kalon ‘pragun’ e Kuvendit! Read More »

Trondit sërisht biznesmeni italian për inskenimin e v dekjes: Më ndihmoi prifti shqiptar, ja sa kg monedha ari do të merrte…

Davide Pecorelli, është biznesmei italian, emri i të cilit ka qenë tepër i lakuar në mediat në Shqipëri dhe përtej Adriatikut ditët e fundit. Ai, pretendohej se kishte v dekur 9 muaj më parë në Shqipëri, pasi makina që mori me qira, u gjet e d jegur. Por, disa ditë më parë, biznesmeni u rishfaq në detin Tirren, shumë pranë ishullit Montecristo.

Ai pretendon se ndodhej atje në kërkim të thesarit, plot tre arka me nga 250 kg monedha ari secila. Ai thotë se thesarin e gjetur, do e ndante me personin që e kishte ndihmuar, një prift shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Kështu të paktën ka deklaruar biznesmeni në një intervistë të dhënë në “La Vita Live”, në Rai 1.

Pecorelli, i cili prezantohej gjatë kësaj kohe në Shqipëri si shkrimtar, pretendon se ka gjetur 2 nga tre arkat e pretenduara, në një zonë pyjëzuar, në vendin e quajtur Kalanë Kala.

Unë i kam të gjitha të dokumentuara, fotografitë i kam dërguar në Prokurorinë në Perugia. Kisha vendosur të bëja vetëvrasje. Por para se të ndërmerrja këtë hap, shkova dhe u rrëfeva te një prift, që më bindi të mos e bëja, por në vend të kësaj, të simuloja vdekjen time. Unë kurrë nuk do e zbuloj emrin e priftit shqiptar, pasi ai është personi që më ka shpëtuar jetën”, ka thënë biznesmeni.

Kujtojmë se Pecorelli, makina që ai mori me qira në aeroportin e Tiranës, një Skoda Fabia, u gjet në flakë natën midis 7 dhe 8 janarit rreth 30 km nga Puka. Brenda mjetit të shkrumbuar u gjetën objektet e tij personale dhe disa eshtra, ekzaminimi i të cilave nuk kishte prodhuar rezultate të rëndësishme.

Mësohet se Pecorelli është shprehur se do të paraqitet për të bërë deklarata në Prokurorinë e Perugia, e cila po ndjek rastin.

(BalkanWeb)

Trondit sërisht biznesmeni italian për inskenimin e v dekjes: Më ndihmoi prifti shqiptar, ja sa kg monedha ari do të merrte… Read More »

Adriatik Llalla në kërkim kombëtar, ja ku dyshohet se mund të ketë udhëtuar

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se në dy javët e fundit ish-kryeprokurori Adriatik Llalla udhëtoi drejt vendeve të BE.

Sot është dita e dytë e k ërkimeve për Llallën pasi Apeli i Posaçëm e shpalli fajtor dhe e dënoi me 2 vite b urg dhe 5 vite heqje të drejtë për të kryer funksione shtetërore.

Tashmë Llalla është në kërkim kombëtar dhe pipas ligjit, Policia i ka shpërndarë të gjitha drejtorive të qarqeve urdhërin për të kërkuar Adriatik Llallën. Policia ka afat 3 muaj për kërkime brenda vendit, por afati mund të mos përmbushet dhe më pas Policia me skadimin e tij vihet në lëvizje për ta shpallur me organet kompetente në kërkim ndërkombëtar.

Ndërkohë ditën e djeshme Policia mësyu në banesën e ish-kryeprokurorit në Tiranë por nuk e gjetën ndërsa familjarët refuzojnë të japin vendndodhjen.

(BalkanWeb)

Adriatik Llalla në kërkim kombëtar, ja ku dyshohet se mund të ketë udhëtuar Read More »

Arben Malaj / Me të babëziturin e dërguar në Vlorë duhet të merret SPAK-u

Lajm i keq jo vetëm për vlonjatët. I babëzituri deklaron në Vlorë se nuk ka dalë në pension, sepse ka shumë gjëra që nuk i ka plotësuar akoma. Kjo deklaratë “burrërore” duhet të merret shumë seriozisht, jo si ajo që Becchetti nuk do të marrë asnjë qindarkë. Becchetti në fakt po merr kokërr më kokërr 130 milionë euro nga shqiptarët për shkak të qeverisjes a rrogante, të babezitur dhe të kapur të Ahmetaj & CO.

Përse ballafaqimi publik jo me individët, por me përfaqësuesit më tipikë të keqqeverisjes së vendit është një detyrim ndaj Vlorës dhe shqiptarëve dhe përse mosnxjerrja në pension i disa të babëziturve që fshihen pas PS si Ahmetaj & CO është varfëronjëse dhe e rrezikshme jo vetëm për Vlorën:

1. Te babëziturit nuk dalin vetë në pension, sepse punojnë çdo sekondë për të vjedhur sa më shumë.

2. Babëzia nuk ka kufij se sa duhet të fitojnë dhe këta e kanë vetë-deklaruar se do t’i i nxjerrin paratë edhe nga dheu.

3. Të babëziturit konsiderojnë punë vetëm punë/post qeveritar që ju krijon mundësi të vjedhin si të pangopur.

4. Të babëziturit, sidomos kur marrin pushtet politik, bëjnë biznes oligarkik, siç janë edhe projektet e pritshme në Vlorë, ndërsa oligarkët bëjnë politikë duke mbështetur të babëziturit e korruptuar dhe të kapur, siç theksohet e zeza mbi të bardhë në të gjitha raportet ndërkombëtare për qeverite R1&R2.

5. Hajdutët kanë një fund të sigurt: thjesht tani që janë gjithnjë e më shumë të frikësuar nga reforma ligjore, që synohet të fillojë me mbarimin e kulturës së mosndëshkimit, stërmundohen si ta fshehin panikun duke mos e shfaqur atë në publik.

6. Të babëziturit janë edhe individë pa individualitet, sepse i shpërfytëron servilizmi dhe pangopësia. Ata recitojnë germë për germë çdo mesazh të udhëheqësit suprem, siç po ndodh me refrenin e “mandatit të katërt”.

7. I babëzituri u detyrua dhe pranoi të shkonte në Vlorë me përkushtim vetë-mohues për t’i shërbyer oligarkisë, jo Vlorës apo Shqipërisë.

Ballafaqimi me të keqen, ndalimi i përhapjes së babëzisë nga kapja e shtetit dhe nxjerrja në pension edhe me vendim gjykate i të babëziturve, sa më shpejt të jetë e mundur, duhet të jetë misioni dhe detyra ligjore për SPAK dhe thelbi i motivimit të rizgjimit popullor e paqësor kundër tyre.

/NOA

Arben Malaj / Me të babëziturin e dërguar në Vlorë duhet të merret SPAK-u Read More »