Aktualitet

Ngjela: Kjo është një nga arsyet e sigurisë që negociatat do të happen. Cili është skenari Rama –Berisha

Corruption is just another form of tyranny. (Korrupsioni është sak një formë tjetër e tiranisë.)
Joe Biden

Shkruan Spartak Ngjela

A do të arrihet që shoqëria shqiptare të adoptojë përgjegjësinë personale si kulturë të saj? Ky është kushti amerikan për shoqërinë shqiptare dhe metoda amerikane antikorrupsion. Dhe prandaj, kjo, sigurisht që do të arrihet.

l.
Nëse funksionon ligji, arritja e përgjegjësisë personale do të arrihet. Reforma në Drejtësi që kanë shkruar perëndimorët për Shqipërinë dhe që tani është në forcë, pikërisht këtu e ka përmbajtjen e saj.
Korrupsioni i lartë shqiptar që e votoi me 140 vota nuk e kuptoi dot këtë, nuk mundi ta kuptonte nga niveli i lartë i strukturës, sepse korpusi ligjor ka një karakter fragmentar, por që konvergon në një pikë: te zbatimi rigoroz i ligjit.

Zbatimi rigoroz i ligjit, esencialisht është sigurimi i funksionimit të përgjegjësisë personale në një shoqëri. Përgjegjësia personale e detyruar nga ligji, sjell përgjegjësinë e qeverisjes dhe qeveritarëve.
Mu këtu, pas instalimit të plotë të saj, sigurisht që do të nisë një histori e re e shoqërisë shqiptare.

Po, kur do të fillojë realisht kjo? Fillimi i saj është kërkesë e rreptë amerikano-gjermane. Por kjo kërkesë është edhe garancia që në këtë 28 qershor hapen negociatat me Bashkimin Europian.  Kjo tani nuk ka më asnjë dyshim, se hapja e negociatave vendos përfundimisht renditjen e Shqipërisë në një shtet ligjor.

Situata ligjore, menjëherë godet antiligjorët kryesorë të aktualitetin politik shqiptar: Ramën dhe Berishën. Vetë reforma është ndërtuar në strukturën e likuidumit të këtyre të dyve në fillim, dhe pastaj në goditjen penale të qindra individëve të korruptuar.

Edhe hapja e negociatave tani që i gjithë korpusi ligjor i reformës është përfunduar, pikërisht këtë presupozon. Nëse BE nuk i hap negociatat me Shqipërinë, korrupsioni kryeministror Berisha-Rama do ta çojë Shqipërinë në destabilizim. Në fakt, edhe kjo është një nga arsyet e sigurisë që negociatat do të hapen.

Politika perëndimorë e ka si metodë racionale të progresit kalimin nga abstraktia e formulimit ligjor, te konkreteja e aplikimit racional të një reforme. Korripsioni kryeministror shqiptar nuk e kuptoi dot këtë.

Po kush po e vuan më shumë hapjen e negociatave? Ata që po e vuajnë më shumë janë: Korrupsioni i lartë shqiptar, Beogradi, Moska dhe Erdogani. Këta po e vuajnë jashtë mase, prandaj po veprojnë. Por lodhen kot së koti e fare kot, se janë të HUMBUR.

ll.
Shqiptarët nuk kanë pasur mundësi të mendojnë idividualisht për përgjegjësinë se kanë qenë të sunduar nga dhuna korruptive e qeverive të tyre, që nga pashai osman e deri te kryeministri, diktatori apo mbreti shqiptar. Kjo ka sjellë gjithmonë abtiintelektualiznin në qeverisje, dhe bllokimin e zhvillimit profesional të prodhimit në Shqipëri. Në esencë ky është sundim korruptiv.

Edhe ky i sotmi, sigurisht, madje është provuar, që është një sundim korruptiv i kryeministrit aktual që qëndron brenda karakterit antiintelektualist si frymë sunduese.
Atëherë?

Reforma në drejtsi, pikërisht këtë do të sjellë: frymën e përgjegjësisë personale dhe të intelektualizmit profesionist në Shqipëri.

Por, pikerisht për këtë, ky kryeministër nuk ka më të ardhme, jo si individ, por sepse nuk ka të ardhme si frymë. Fryma striktligjore e një shoqërie të drejtuar nga itelektualizmi profesionist sjell shkatërrimin e korrupsionit dhe të abuzimit me pushtetin. Kjo frymë nuk mund t’i pranojnë dot as Berishën me taborin e tij, dhe as Ramën me rilindjen e tij osmane.

Çelja e negociatave garanton përfundimisht reformën shqiptare. Kurse të korruptuarit e mëdhenj fillojnë rrugëtimin e tyre të shpronësimit të menjëhershëm dhe të akuzës penale.

lll.
Historia politike është frymë, por duhet të kujtohemi që vetë historia e shkruar është refleks i politikës. Kjo është fryma e historisë.

Fryma e historisë shqiptare deri tani ka qenë frymë tiranike dhe korruptive që ka ardhur nga politika shqiptare. Reforma e nisur nga politika amerikanë në Shqipëri këtë parakupton – eliminimin e korrupsionit shqiptar që në fakt është rrjedhojë e historisë njëqindvjeçare të Shqipërisë.

Kjo pastaj do të shrrënjosë përfundimisht karakterin totalitar të politikës shqiptare dhe papërgjegjshmërinë e qeverisjes. Në Shqipëri dhe pse në vitin 1991, ra totalitarizmi tiranik, karakteri totalitar i politikës vazhdoi dhe erdhi deri në ditët e sotme.

Kurse papërgjegjshmëria e qeverive të vendeve të korruptuar, vjen dhe jeton gjatë nga mosndëshkueshmëria e krimit shtetëror, derisa ky krim pastaj bashkohet me krimin e rrugës. Siç ka ndodhur sot në Shqipëri.

Prandaj karakteri totalitar i politikës shqiptare, ka sjellë me vete pandëshkueshmërinë e krimit dhe abuzimit me pushtetin. Duhet të theksojmë ndërkaq se, fryma totalitare e korrupsionit nuk mbështetet te forca e represionit policor, por të forca e parasë.

Rikthimi te ligji si funksion historik, në rastin antikorupsion, fillon domosdoshmërisht nga hetimi i burimit të parasë dhe pasurisë. Kjo sjell me vete mënjëherë ndëshkimin e abuzuesëve të mbrojtur nga fryma totalitare e qeverisjes.

Pikërisht këtu mbështetet arsyeja kur thekson që Reforma në Drejtësi rrafshon gjithçka abuzuese. Ajo është një smasher of everything… Si mjerë ata që kanë vjedhur shqiptarët!

Ngjela: Kjo është një nga arsyet e sigurisë që negociatat do të happen. Cili është skenari Rama –Berisha Read More »

Superlajmi që do trondisë krimin dhe politikën! Kush është punonjësja e Kryeministrisë që ka bashkëshortin bos të kokainës

Kokaina! Duke mos pritur që zbulimin real të trafikantëve të vërtetë ta bëjë Donika apo Besimi i Krimeve të Rënda, gazetarë investigative te cilet kane punuar me agjensi inteligjente prej shumë kohësh do proklamojne nesër njerin nga bosët e trafikut të kokainës nga vendet e origjinës në Shqipëri dhe dispersionin e saj në Europë.

“Ai nuk është njeri kontigjent i policisë dhe gangster në paraqitje me zinxhir të trashe floriri në qafë. Është një djalosh timid me buzëqeshje engjellore. I përket një familje skamore bashkë me nusen simpatike.

Por në një kohë rekord arriti të bëhet bos i kokainës dhe të intervenojë me miqësi deri ne zyrën e Kryeministrit ku punësoi dhe bashkeshorten. Vetëm për lule Orkide të ardhuara enkas nga Roterdami në dasmen e tij u shpenzuan 50.000 €, ndërsa dasma i kushtoi plot 1 miliardë lekë në njerin nga hotelet më të shtrenjta të Tiranes…”

Ja një paragraf i shkëputur nga relacioni dhjetëra faqesh i investiguesit, i cili do të botohet në ditët në vijim me foto e informacione te pakundërshtueshme. Në këtë vend ku krimi, politika dhe institucionet e shtetit duket se heshturazi po bashkpunojnë, duhet një pushtet si media të proklamoje me guxim moralin e saj.

Dosja “Kokaina” do rrëzojë shumë versione periferike të përhapura deri sot dhe do drejtojë shigjetën në Thembren e Akilit…!/Pamfleti

Superlajmi që do trondisë krimin dhe politikën! Kush është punonjësja e Kryeministrisë që ka bashkëshortin bos të kokainës Read More »

Privilegjet për 7 prokurorët që kaluan Vettingun, çfarë përfitojnë nga shteti

Shtatë gjyqtarët dhe prokurorët, të cilët kanë kaluar deri tani rrjetën e trefishtë të Vetingut, duke u konfirmuar në detyrë, do të shpërblehen nga shteti shqiptar. Subjektet e konfirmuara në detyrë do të përfitojnë shumëfishim të pagës, shpërblime të tjera, mundësi për të marrë shtëpi të financuar nga shteti, siguri fizike, siguri për fëmijët, pensione speciale, pushime të gjata të paguara etj.

Të gjitha këto privilegje janë kërkuar nga përfaqësuesit e SHBA-BE, që kanë asistuar autoritetet shqiptare për hartimin e reformës në drejtësi, me qëllim për t’i bërë njerëzit e drejtësisë së re të pavarur nga politika dhe të pathyeshëm nga krimi. Këto garanci pritet t’i bëjnë gjyqtarët dhe prokurorët që do të shërbejnë në drejtësinë e re, të pathyeshëm. Të gjitha këto përfitime do të garantohen nga shteti shqiptar, në kuadër të zbatimit të reformës në drejtësi.

Rritja e pagës

Paga e një gjyqtari dhe prokurori që ka kaluar Vetingun shkon deri në 3 mijë USD në muaj. Sipas nenit 12 të ligjit për statusin e magjistratëve, paga bazë e prokurorit dhe gjyqtarit që kalon Vetingun shkon sa 90 % deri në 106 % e pagës së drejtorit të drejtorisë së përgjithshme në Kryeministri. Ata do të marrin edhe një shtesë për vjetërsi në ushtrimin e funksionit llogaritet në masën 2 për qind të pagës referuese bazë për çdo vit shërbimi në funksion, por jo më shumë se 25 vjet shërbim.

Gjithashtu, prokurorët dhe gjyqtarët e deleguar në një rreth tjetër, në largësi më shumë se sa 45 km, do të përfitojnë edhe 60 % të pagës. Për ushtrimin e funksionit të kryetarit të gjykatës ose të prokurorisë, magjistrati përfiton 10 për qind shtesë page mbi pagën bruto fillestare të tij.

Po ashtu, çdo vit, prokurorët apo gjyqtarët të cilët në vitin paraardhës kalendarik, në mënyrë të veçantë, kanë pasur vlerësimin më të lartë etik dhe profesional, marrin një shpërblim të barabartë me një pagë referuese bazë. Por, nuk mbaron me kaq. Gjyqtarët dhe prokurorët do të paguhen për orët e punës jashtë orarit, do t’u kompensohet çdo shpenzim nëse punojnë në një rreth tjetër, do të paguhen për vështirësi etj. Ata do të përfitojnë edhe shtesa për vjetërsi në punë.

Kredi për shtëpi të financuar nga shteti

Gjyqtarët dhe prokurorët që kanë kaluar Vetingun do të mund të marrin kredi të financuar nga shtetit, për të blerë shtëpi të reja në qendrat e qyteteve ku ushtrojnë detyrën. Konkretisht, gjyqtari apo prokurori ka të drejtë që një herë gjatë ushtrimit të funksionit të tij, pasi të ketë ushtruar jo më pak se tre vjet të detyrës, të përfitojë kredi për shtëpinë të financuar nga shteti, në shumën e vlerës mesatare të një apartamenti prej 50 m2 në zonën e qendrës së qytetit ku magjistrati ushtron detyrën.

Ndërkaq, për çdo anëtar të familjes, i cili jeton në të njëjtën banesë me magjistratin, masa referuese e sipërfaqes së banesës shtohet me 10 m2 për person. Banesa e blerë nëpërmjet kredisë lihet kolateral në bankë për sigurimin e kredisë. Por, magjistrati ka të drejtë të shesë pronën gjatë kohës së amortizimit të kredisë dhe të blejë një banesë tjetër. Në rastet kur shuma e përfituar nga shitja është me e madhe se rritja e vlerës së tregut të pronës, atëherë diferenca do t’i kthehet shtetit. Magjistrati nuk ka të drejtë të japë me qira banesën e përfituar me kredi.

Mbrojtje të veçantë

Gjyqtarët dhe prokurorët që kanë kaluar Vetingun me sukses përfitojnë mbrojtje të veçantë nga shteti, përfshirë edhe familjet e tyre. “Gjatë ushtrimit të funksionit ose për shkak të tij, magjistrati dhe familja e tij gëzojnë të drejtën të kenë mbrojtje të veçantë nga shteti për jetën, shëndetin dhe pasurinë e tyre.

Magjistrati që nuk e ushtron funksionin ose që ka dalë në pension gëzon këtë mbrojtje, në rast se e kërkon, si dhe në rast cenimi për shkak të ushtrimit të mëparshëm të funksionit të magjistratit. Në rast se jeta, shëndeti dhe pasuria e magjistratit ose familja e tij janë në rrezik, shteti ofron mbrojtje të veçantë, si dhe mbrojtje fizike, sipas kritereve dhe procedurave të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave, pas konsultimit me Këshillat.

Dëmet e shkaktuara për jetën, shëndetin ose pasurinë e magjistratit ose familjes së tij/saj, shpërblehen nga shteti, në rast se këto dëme shkaktohen gjatë ushtrimit të funksionit të magjistratit ose për shkak të tij”, parashikohet në ligjin për statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Pensioni suplementar

Gjyqtarët dhe prokurorët që kanë kaluar Vetingun përfitojnë edhe pension shtetëror për merita të veçanta. “Magjistratët përfitojnë pension shtetëror suplementar dhe përfitime të tjera të parashikuara nga ligji “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, të njëjtë me funksionarët e parashikuar në grupin e dytë, sipas përcaktimit të shkronjës “a”, të pikës 9, të nenit 1, të ligjit “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit””, thuhet në ligjin për statusin.

Pensioni i parakohshëm

Gjyqtari dhe prokurori që ka kaluar Vetingun gëzojnë të drejtën e pensionit të parakohshëm nëse kanë ka mbushur të paktën moshën 60 vjeç, ka ushtruar funksionin e magjistratit për të paktën 30 vjet dhe nuk është në gjendje të ushtrojë funksionin e tij, për shkak të sëmundjes, të vërtetuar nga komisioni mjekësor i caktimit të aftësisë në punë.

Magjistrati që ushtron funksionin në gjykatën e posaçme për gjykimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe Prokurorinë e Posaçme, gëzon të drejtën e pensionit të parakohshëm tre muaj më parë, për çdo vit të ushtrimit të funksionit në këto struktura.

Leje deri në dy vjet më të drejtë page

Subjektet që ka kaluar Vetingun kanë gjithashtu të drejtë të kërkojë leje të papaguar deri në 2 vjet për qëllime kualifikimi profesional dhe specializime në një institucion trajnimi, ose për arsye familjare ose shëndetësore. Leja e papaguar mund të merret e gjitha njëherësh ose në periudha të ndryshme sipas kërkesës së magjistratit.

Këshillat mund të japin lejen e papaguar pasi kanë marrë mendimin e kryetarit të gjykatës ose prokurorisë, nëse leja nuk bie ndesh me interesat kryesorë të funksionit dhe nuk vë në rrezik në tërësi përmbushjen e funksionit me efiçencë dhe në kohë, në gjykatë ose në prokurori.

Magjistrati ka të drejtë për ulje të ngarkesës së çështjeve, në rast nevoje, për një nga këto shkaqe: sëmundje e përkohshme, për një kohëzgjatje të kufizuar deri në dy vjet; studime jashtë kursit të formimit vazhdues në Shkollën e Magjistraturës, për një kohëzgjatje të kufizuar deri në tre vjet. Ngarkesa e çështjeve mund të ulet deri në 75 për qind të ngarkesës, në varësi të rrethanave.

Pushimet vjetore

Subjekti që ka kaluar Vetingun gëzon të drejtën për pushime vjetore të paguara me kohëzgjatje 25 ditë pune. Magjistrati që ushtron funksionin në gjykatën e posaçme për gjykimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar ose në Prokurorinë e Posaçme, ka të drejtë të përfitojë pesë ditë pune shtesë leje vjetore.

Në vitin kur magjistrati caktohet në pozicion ose largohet prej tij ose kur është me leje prindërore, gëzon të drejtën për pushime të pjesshme vjetore të paguara, të cilat përcaktohen në raport me kohëzgjatjen në funksion, si vijon: 2 ditë pune leje për çdo muaj të plotë në funksion; 2 ditë pune leje për një muaj jo të plotë, prej më shumë se 15 ditë pune; 1 ditë pune leje për një muaj jo të plotë deri në 15 ditë pune./Shqiptarja.com

Privilegjet për 7 prokurorët që kaluan Vettingun, çfarë përfitojnë nga shteti Read More »

Rama në Opinion, Rasti i gjashtë jetimeve tragjedi

Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar tragjedi me proporcione të jashtëzakonshme rastin e gjashtë motrave jetime, i cili u prezantua në emisionin ‘Opinion’, të martën në darkë.

Rama: “Rastin që jemi mbledhur këtu bëhet fjalë për një tragjedi në proporcione të jashtëzakonshme dhe janë për t’u falëndëruar të gjithë ata njerëz që merren me zbulimin dhe evidentimin e këtyre rasteve, por edhe spontaniteti i shumë njerëzve.

Ky është një problem që shoqëria jonë fatkeqësisht e ka. Shoqëria jonë e ka një reagim të menjëhershëm kur një rast i ngjashëm shfaqet, ka një reagim spontan, por kur vjen puna tek ai spontaniteti i strukturuar dhe sistematik që është karakteristikë e atyre vendeve që kanë një shtet solid, këtu kemi edhe mangësitë tona. Kur vjen puna tek solidariteti i strukturuar ne kemi shumë boshlliqe.”

Rama në Opinion, Rasti i gjashtë jetimeve tragjedi Read More »

Gjiknuri: Sezoni veror pa problem për energjinë elektrike, kemi marrë masa

Turizmi po kthehet në motorin e zhvillimit ekonomik të vendit. Investimet e kryera në infrastrukturë janë të një rëndësie të veçantë për të zhvilluar më tej turizmin. Për të ndihmuar turizmin, ministria e Energjetikës dhe Infrastrukturës dhe Ministria e Brendshme kanë vendosur të ndalojnë qarkullimin e mjeteve të tonazhit të lartë gjatë fundjavës.

Ministri i Energjetikës dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri u shpreh se, “nuk është rastësi që turizmi po kthehet në motorin e zhvillimit ekonomik.

“Në këtë kuptim na presim shumë sfida, pasi mund të trajnosh shumë operatorë turistik, por duhet një infrastrukturë kombëtarë si për sa i takon komunikimit të qendrave urbane me zonat turistike, por dhe të furnizimit të këtyre zonave me shërbimet bazë. Në këtë drejtim janë marrë masa që nga pikat e kufitare, te portet dhe aeroportet për të lehtësuar hyrjen e turistëve, pasi pritet një fluks shumë më i madh i turistëve”, tha Gjiknuri.

Ai bëri të ditur se do ka një marrëveshje me ministrinë e Brendshme për të ndaluar qarkullimin e mjeteve të tonazhit të rëndë gjatë fundjavës.

“Jemi të vetëdijshëm që dhe infrastruktura rrugore ka momente dhe zona që hasin në vështirësi sa i takon qarkullimit,, ku ka disa nyje që janë kthyer në pika të vështira trafiku dhe për këtë kemi hartuar një plan pune me Ministrin e Brendshme për të ndaluar qarkullimin e mjeteve të tonazhit të rëndë nga e premtja deri të dielë”, tha Gjiknuri.

“Furnizimi me energji elektrike do të jetë maksimal. Për këtë janë bërë investime të shumta në të gjithë vendin. Në shtator nis projekti i investimit energjetik në Orikum. E njëjta gjë vlen dhe për Himarën, ku do të hyjë dhe nënstacioni i ri elektrik. Nga ana tjetër janë shtuar grupet e punës për të qenë në gatishmëri për të ndërhyrë për çdo problem që mund të ketë gjatë periudhës korrik gusht pasi dhe konsumi energjisë pritet të rritet”.

“Bregdetin e kemi të pastër, në shumë qytete janë bërë investime, vitin e ardhshëm do të ketë investim të madh në Himarë. Orikumi e Vlora e kanë impiantin e trajtimit të ujërave të ndotura. Furnizimi me uji të pijshëm parashikohet të jetë i mirë, vijoi ministri Gjiknuri./lexo.al

Gjiknuri: Sezoni veror pa problem për energjinë elektrike, kemi marrë masa Read More »

Destinacionet më të bukura në Europë, ja vendi që e nxjerr Shqipërinë “On Top”

Sezoni veror po afron, me ardhjen e muajit qershor nisin edhe planifikimet për pushime. Përpos destinacioneve të kërkuara jashtë trojeve, vetë Shqipëria ofron një sërë vendesh interesante për të pushuar apo për të vizituar, në rastin e turistëve të huaj.
Në hartën europiane të britanikëve Reddit, Shqipëria ka dy cilësi me të cilat “mburret” në syrin e turistëve të huaj: natyra dhe Riviera Shqiptare.

Në mesin e shumë shteteve të tjera, natyra është ajo që dominon në përshtypjet e të huajve në vendin tonë apo ajo që i ka lënë më tepër mbresa. Po t’i hedhim një vështrim rajonit, Mali i Zi dhe Kroacia është po aq e pëlqyer për bukuritë natyrore. Kosova, Maqedonia pëlqehen për objektet e kultit fetare; Serbia për kështjella, ashtu sikurse edhe Greqia dhe Qipro. Të dhënat janë marrë nga WTTC dhe mendimet e turistëve në Tripadvisor.

Ndërsa si element i veçantë, Shqipëria përmendet për Rivierën e saj. Kosova për Manastirin e Deçanit, Mali i Zi për Liqenin e Shkodrës, Bosnja për Urën e Mostarit, Maqedonia për Kishën Shën Gjonit, Serbia për Kështjellën e Beogradit.

Pak kohë më parë, media gjermane Die Welt iu referua Rivierës Shqiptare si një nga brigjet e fundit të paprekur në Mesdheun Europian.

“Ata që duan të përjetojnë origjinalitetin e tyre duhet të nxitojnë, sepse tashmë ka plane të mëdha për këtë zonë. Kur jemi te Riviera Shqiptare, ka fshatra që thuajse janë të paeksploruar si fshati i vjetër Lukova me një kishë të vogël dhe me vështirësi gjen barkë lundrimi dhe ku jo pak familje flasin greqisht. Më tej ndodhet Dhërmiu, një fshat piktoresk me shumë hotele me pamje nga deti. Krahas këtyre fshatrave përmendet edhe Vunoja, plazhi i Gjipes, Himara si vendbanimi më i madh i këtij rajoni, etj. Rajoni do jetë më atraktiv për turistët kur do të hapet edhe aeroporti që pritet të ndërtohet në gjirin e Vlorës”- thuhet në artikullin e gjermanëve. /Monitor

Destinacionet më të bukura në Europë, ja vendi që e nxjerr Shqipërinë “On Top” Read More »

Turistë nga Kievi mbërrijnë në Shqipëri

Bukuritë natyrore dhe trashëgimia kulturore e Shqipërisë po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e tursitëve të huaj, nga vende të ndryshme të botës.

Në fillim të sezonit turistik të këtij viti, janë të shumtë turistët që kanë zgjedhur të njohin natyrën dhe historinë e vendit tonë.

Një tjetër charter me turistë është ulur në Aeroportin e Rinasit. Bëhet fjalë për charterin e parë me turistë nga Kievi, të cilët u pritën nga përfaqësues të autoriteteve turistike që kishin organizuar një ceremoni tradicionale.

Numri i turistëve të huaj që vizitojnë vendin tonë sa vjen dhe rritet, ku vetëm ditët e para të qershorit në Rinas kanë mbërritur charterat e parë nga Izraeli dhe Kopenhageni.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi ka deklaruar se gjatë gjithë sezonit turistik do të ulen në Rinas rreth 300 charter, të cilët do të sjellin turistë jo vetëm nga Izraeli, Skandinavia, Polonia, Çekia, por edhe nga Anglia e Gjermania.

Si një destinacion turistik i njohur për shumë turistë nga shumë vende të botës, Shqipëria vazhdon të tërheqë vëmendjen dhe kureshtjen e shumë turistëve dhe vizitorëve të huaj, të cilët rezervojnë udhëtime turistike në qytete të ndryshme të Shqipërisë përgjatë sezonit veror dhe dimëror. Në stinën e verës kulmon edhe interesi i turistëve dhe vizitorëve të huaj, të cilët shprehin interes për turizmin bregdetar, malor, liqenor, historik dhe kulturor të Shqipërisë.

Për shkak të vijës së gjatë bregdetare Shqipëria ofron disa plazhe, nga veriu deri në jug, si në Velipojë të Shkodrës, në Shëngjin të Lezhës, në Durrës, Vlorë, Himarë dhe Sarandë, etj, plazhe këto që frekuentohen përveç shqiptarëve edhe nga shtetas të huaj, që zgjedhin Shqipërinë si një destinacion turistik gjatë muajve të verës. Gjithashtu, Gjirokastra, Berati, Butrinti, Kruja, Tirana, Shkodra, etj, janë destinacione të kërkuara për turizëm historik dhe kulturor. /atsh

Turistë nga Kievi mbërrijnë në Shqipëri Read More »

Ngritën dronin në takimin e Ramës/ Policia shoqëron 3 të rinjtë

Policia e Vlorës ka shoqëruar tre të rinjtë që ngritën dronin gjatë takimit të Kryeministrit Edi Rama në Orikum, ku mori pjesë në çeljen e sezonit turistik.

Partia Demokratike ka siguruar foto dhe video nga shoqërimi i tre të rinjve të FRPD në polici. Në video shfaqet një efektiv policie që qëndron pranë të rinjve që kanë ngritur dronin.

Ai dëgjohet teksa bën një bisedë në telefon dhe me sa duket flet me shefin duke i raportuar. “O kapo, këtu direkt në krah të kësaj, janë nja 3-4 veta as 3-400 metra”, dëgjohet polici.

Më pas të rinjtë janë shoqëruar dhe pas verifikimeve ata janë lënë të lirë, bëri të ditur PD. Emrat e të shoqëruarve janë Zekri Picari, Klaus Shaqiri, Fatjon Bathorja.

Ata ngritën një dron me një banderolë gjatë kohës që kryeministri Rama hapte sezonin turistik në Orikum, ku shkruhej: “Mjaft i zgjodhi mafia dhe droga deputetët dhe ministrat. Të zgjedhë ndonjë dhe Populli”./pafrike.al

Ngritën dronin në takimin e Ramës/ Policia shoqëron 3 të rinjtë Read More »