Aktualitet

A ka qenë Arta Marku një nxënëse shembullore? Fotoja që po bën xhiron e rrjetit

Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku është emri më i lakuar për shak të katapultimit të saj në një post mjaft të rëndësishëm, në një ndër institucionet kyçe, për rrugëtimin e mëtejshëm për Shqipërinë.

Ama një foto e zonjës Marku, kur ajo ka qenë nxënëse shkolle po bën sot xhiron e rrjetit. Mesa duket në këtë foto që është publikuar në një gazetë të kohës, Arta Marku prezantohet si një nxënëse shembullore me rezultate maksimale në shkollë.

“Nxënëset e dalluara Arta Marku në Fushë-Arrëz dhe Genta Alia në Pukë e pritën 1 Qershorin me dhjeta”, thuhet në shkrimin e gazetës.

Fotoja është bërë virale në rrjet dhe të shumtë kanë qenë komentuesit e saj.

A ka qenë Arta Marku një nxënëse shembullore? Fotoja që po bën xhiron e rrjetit Read More »

Një “torturë” e re vendoset sot nga shteti për të gjithë shqiptarët. Nuk shpëtoni dot pa u paraqitur të gjithë këtu

Ligji për qarkullimin rrugor detyron çdo drejtues automjeti, i cili gjobitet nga policia rrugore të përballet me një komision, i cili zbut apo ashpërson masën e dënimit ndaj qytetarit.

Por dalja përpara Komisionit të Gjobave pranë Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore në Kinostudio, është shndërruar në torturë për qytetarët, duke ju shtuar edhe një problem më shumë në hallet e tyre të përditshme.

Pothuajse çdo natë policia rrugore raporton për heqje patentash, gjoba apo ndëshkime të tjera për një numër të madh drejtuesish automjetesh.

Të gjithë këta do duhet të dalin përpara një Komisioni, për të rivlerësuar masën e gjobës së dhënë nga policia rrugore.

Ashtu siç u raportua edhe ditën e djeshme, shkruan CAN.al edhe sot dhe çdo ditë pranë këtij Komisariati, ka radhë të gjata nga qytetarë, të cilët presin një vendim për vlerën e gjobës që duhet të paguajnë.

Ndërkohë nga autoritetet ende nuk ka asnjë reagim në lidhje me këtë fakt, torturues për qytetarët.

Një “torturë” e re vendoset sot nga shteti për të gjithë shqiptarët. Nuk shpëtoni dot pa u paraqitur të gjithë këtu Read More »

Ndërhyn Banka e Shqipërisë, euro pas tre javësh ndal rënien e përditshme

Monedha e përbashkët është rritur sot në tregun e brendshëm, pas më shumë se tre javësh që kishte shënuar rënie të fortë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 124.42 lekë, me një rritje relativisht të fortë prej 0.25 lekësh në krahasim me ditën e mëparshme.

Që nga data 18 maj dhe deri në 5 qershor, kur euro vetëm ka rënë në tregun e brendshëm, monedha e përbashkët kishte humbur 3.15 lekë.

Në të kundër dollari ka vijuar të nënçmohet, duke u këmbyer me 105.86 lekë, 0.32 lekë më pak sesa një ditë më parë.

Të kontaktuar nga Monitor, aktorët kryesorë në tregun e këmbimit valutor pohuan se Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë në treg duke tërhequr valutën e tepërt në tregut.

Ekspertët argumentojnë që kur këmbimi valutor po lëviz vetëm në një krah, dhe tregtia nuk është reale (duke qenë se individët ose tregtarët stepen për të kryer transaksionin për të pritur nivelin më të ulët të këmbimit), Banka e Shqipërisë ndërhyn për të stabilizuar tregun.

Pas ndërhyrjes së Bankë së Shqipërisë mbetet për tu parë se si do të reagojë tregu, ndërkohë që efektet sezonale do të vijojnë, ku ndikimin kryesor pritet ta japin turistët, shkruan Monitor.

Banka e Shqipërisë ka një kalendar të paracaktuar vjetor, në bazë të së cilit blen valutë, me synim plotësimin e nevojave të veta për rritjen e rezervës valutore.

Përgjithësisht planifikohen 6-7 ndërhyrje në vit, të shtrira në kohë, ku banka blen midis 3 dhe 8 milionë euro, por rreth 50 milionë euro në vit.

Që nga fillimi i vitit, euro ka rënë me rreth 9 lekë, ose 6.9%, duke shënuar një nga zhvlerësimet më të mëdha të dekadës.

Ndërhyn Banka e Shqipërisë, euro pas tre javësh ndal rënien e përditshme Read More »

Dy qytete të Shqipërisë tronditen nga tërmeti

Ditën e sotme në Shqipëri janë regjistruar dy lëkundje tërmeti. Ato janë ndjerë në Roskovec dhe në Vlorë. Sipas IGJEUM thuhet se në Roskovec tërmeti ka qenë me magnitudë 2.6 ballë, ndërsa në Vlorë 3.1 ballë.

Data: 06/06/2018

Ora: 10:29:33

M=3.1

Place: Beshisht, 12 Km V-L Vlore

40.57° N, 19.55° E

Thellësia: 26 KM

Termeti ne Roskovec

Data: 06/06/2018

Ora: 02:22:23

M=2.6

Place: 2 Km Jug Rroskovec

40.68° N, 19.71° E

Thellësia: 8 KM

Dy qytete të Shqipërisë tronditen nga tërmeti Read More »

Koncerti i Rita Ores dhe Ermal Metes ishin frymemarrje ndryshe pozitive per Shqiperine tone te drobitur nga lajmet e vdekjes, korrupsionit, ligesise, injorances dhe dashakeqsis

Koncerti i Rita Ores dhe Ermal Metes ishin frymemarrje ndryshe pozitive per Shqiperine tone te drobitur nga lajmet e vdekjes, korrupsionit, ligesise, injorances dhe dashakeqsis. Ishin 2 mbremje ku te rinje, te reja, mosha e dyte dhe e trete, mbas kaq vitesh ripane edhe artin “italian” edhe ate “anglezo-amerikan”, te shfaqeshin ne skenat tona (kujtoj Albano e Romina e me pas La Bush, ne vitet e errta post-totalitariste – demokraci nuk mumd ta quaj). Ermali, si dhe Rita, kane veç gjakun shqipetar por ato, tek e fundit, si detyrohen asgje shqiperise, edhe pse vet do te me kish pelqyer qe te kishin kenduar gratis, dhe parat t’i jepnin per bamiresi (po une jam askushi ndaj ky mbetet thjeshte mendimi im). Sa per sponsorizimet bashkiako – privat, ne luften per pushtet cdo mjet vlen. Lali Eri perdori me strategji Artistet, nuk eshte i vetmi, kemi Kanadan, Ameriken (ju kujtohet fushata Obama?!), Gjermania Hitleriane me Wagner, etj., per te perfshire masat ne qellimin aparent shplodhes per to, impakt dashamiresie dhe vlersimi indirekt pozitiv per Bashkine alias Lali Eri. Cfare do me kish pelqyer mua, me qe strategjia e nje shplodhje per popullaten duhej dhe kjo ska dyshim, sikur per cdo cift dhe familje me te mitur, te ish vene nje bilete simbolike 500 leke (te reja), ku fondet e mbledhura te shkonin per shtresat me ne nevoj, mendoj qe çdokush do kish kontribuuar me shume dhembshuri, respekt dhe humanizem. Ne fund, edhe pse manipulim i masave me ane te Artit, po masa nepermjet Artit do kish shprehur vullnetin koshient te manipulimit te tij, duke ofruar ai, ne solidarizim, mbeshtetjen per kush eshte ne hall e veshtiresi. Kjo nuk ndryshon faktin qe ato dy koncerte ishin nje dritare relaksi, mbas kaq shume ngarkese negative qe mbartim si popullat.
Sa per veshjen e Rites, ajo eshte nderkombetare, sberi asgje me shume se si shoqet e saj ne evente te tilla “dhà spektakel, pertej moralisteve – pa moral”.Enida N. Bozhegu

Koncerti i Rita Ores dhe Ermal Metes ishin frymemarrje ndryshe pozitive per Shqiperine tone te drobitur nga lajmet e vdekjes, korrupsionit, ligesise, injorances dhe dashakeqsis Read More »

“Boll na mashtruat! U keni dhënë statusin oficerëve që hanin pilaf e pula”, minatorët shpërthejnë në zemërim poshtë zyrës së Ramës

Paraditen e sotme kanë dale në protestë minatorët përpara Kryeministrisë. Kjo protestë po zhvillohet për të kërkuar statusin e minatorit.

Ndonëse policia e Tiranës iu ka refuzuar kërkesën për tubim para Kryeministrisë, minatorët kanë vijuar aksionin e tyre. Ata kërkojnë të drejtën për statusin e minatorit, ndërsa shtojnë se etapat e diskutimeve kanë kaluar.

“Jemi brenda rregullave, është protestë paqësore, jo për të shkatërruar e djegur. Kërkojmë të drejtat tona. Minatorët kërkojnë statusin e tyre. Ne do ta vazhdojmë protestën.

Kërkojmë një të drejtë që duhet të ishte dhënë që në fillim të demokracisë. Ne kemi bërë bisedime me ministrinë përkatëse dhe ka qenë zv.ministri në tavolinë dhe kemi rënë dakord për 11 pikat e statusit.

Si status ka përfunduar, ka kaluar të gjithë institucionet por nuk e kuptojmë pse vjen ky ngërç. Ndaj ne do dalim në protestë para kryeministrisë që ky status të jepet në kohën sa më të shkurtër.

Ne jemi të organizuar në mënyrën më të mirë të mundshme”, deklaroi Taf Koleci.

“Boll na mashtruat! U keni dhënë statusin oficerëve që hanin pilaf e pula”, minatorët shpërthejnë në zemërim poshtë zyrës së Ramës Read More »

Denoncimi i fortë: Tom Doshi dhe Fidel Ylli, më kanë çuar armën në kokë

Një denoncim të fortë live në emisionin “360 Gradë” u bë nga analisti i njohur Ilir Demalia.

Ai akuzoi hapur deputetin e PS, Fidel Yllin, si dhe atë të PSD-së, Tom Doshi se e kanë kërcënuarme jetë, duke i vënë pistoletën në kokë.

“Më ka kërcënuar Tom Doshi dhe Fidel Ylli, më kanë çuar armën në kokë.

Departamenti i Shtetit, e ka në listën e njerëzve të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar, nuk e lejojnë të hyjë në Amerikë.

Filluan kërcënimet, Ilir Demalia mos fol më për Tom Doshin se do të heqim qafe.

Nuk më kërcënojnë dot, unë nesër vij prapë në Tiranë. Unë nuk trembe as nga Tom Doshi dhe as nga kushdo qoftë, unë do them fjalën e lirë.

Mbylle gojën dhe kërko të falur, më thotë një nga njerëzit e Doshit, e kuptoni çfarë njerëzish në Parlament”,- është shprehur Demalia.

Denoncimi i fortë: Tom Doshi dhe Fidel Ylli, më kanë çuar armën në kokë Read More »

Ultimatumi: Të zbardhen sa më shpejt spiunët e ish-Sigurimit

Ditën e enjte do të zhvillohet seanca e radhës parlamentare, ndërsa është bërë publik edhe rendi ditës. Midis atyre që do të diskutohen, bën pjesë edhe shqyrtimi i raportit vjetor të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) për vitin 2017 si edhe miratimi i projektrezolutës për këtë institucion.

Në projektrezolutë janë pasqyruar të gjitha detyrat që Kuvendi i Shqipërisë i ka lënë AIDSSH, ku ndër të tjera i kërkon të përfundojë procedurat për kalimin në administrim të Autoritetit e dokumentacionit arkivor të ish-Sigurimit të Shtetit.

“Kuvendi i Shqipërisë për gjatë vitit 2018 kërkon nga AIDSSH: përfundimin e procedurave për kalimin në administrim të Autoritetit të të gjithë dokumentacionit arkivor të ish-Sigurimit të Shtetit nga arkivat e autoriteteve publike që i kanë në administrim aktualisht; Përmirësimin e procedurave të ndjekura për verifikim nga Autoriteti sipas standardeve dhe eksperiencave më të mira të institucioneve homologe në ish-kampin socialist të Evropës Lindore me qëllim trajtimin me transparencë, objektivitet dhe profesionalizëm të kërkesave të qytetarëve”, thuhet në projektrezolutë.

Po ashtu, Kuvendi ka kërkuar rritjen e bashkëpunimit nga ana e Autoritetit të Dosjeve me institucionet, autoritetet publike, donatorët dhe organizatat homologe.

“Kuvendi kërkon përmirësimin e procedurave të ndjekura për verifikimin e subjekteve, për ta bërë procesin lehtësisht të kuptueshëm për palët e interesuara dhe plotësisht të realizueshëm për institucionin; të krijojë bazën e të dhënave me emrat e subjekteve të verifikuara, informacionet për strukturat operative ose bashkëpunëtorët e ish-Sigurimit të Shtetit; të identifikojë dhe analizojë dokumentet që mund të deklasifikohen, me qëllim bërjen publike për individët dhe studiuesit vendas dhe të huaj”, thuhet po ashtu në projektrezolutë./Pamfleti

Ultimatumi: Të zbardhen sa më shpejt spiunët e ish-Sigurimit Read More »