Aktualitet

Njeriu i Merkelit nxjerr bllof opozitën: Tahiri nuk është fare pengesë për hapjen e negociatave

Zyrtari i lartë gjerman, Christian Lange, ka deklaruar se arrestimi i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe largimi nga detyra i ministrit aktual të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, nuk janë kusht për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, duke ju përgjigjur kështu akuzave të opozitës, të cilët i kanë cilësuar Tahirin dhe Xhafajn si pengesë për integrimin në BE.

Lange i ka bërë thirrje politikës shqiptare të luftojë korrupsionin, të vijojë thellimin e reformave dhe të shmangë bllokadat, si tre elementë tepër të rëndësishëm për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.

Sekretari Parlamentar i Shtetit në Ministrinë e Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Lange, deklaroi se korrupsioni shkatërron ekonominë e tregut dhe është shqetësim për jetën e qytetarëve shqiptarë.

Sipas tij, korrupsioni mbështet krimin e organizuar, terrorizmin dhe është risk për aparatin e sigurisë. Ai tha se nuk mund të japë përgjigje lidhur me vendimin për hapjen e negociatave në fund të qershorit, por shtoi se progresi në sistemin e drejtësisë dhe përshpejtimi i reformave janë një hap i rëndësishëm në këtë vendimmarrje.

“Korrupsioni është kundër zbatimit të së drejtave të njeriut. Korrupsioni shkatërron ekonominë e tregut, gjë të cilën pata mundësinë të informohem. Investitorët gjermanë më sollën në vëmendje se problemi kryesorë që kanë është korrupsioni. Natyrisht që korrupsioni është shqetësim edhe për jetën publike të qytetarëve shqiptarë, korrupsioni mbështet krimin e organizuar, terrorizmin dhe është risk për aparatin e sigurisë.

Korrupsioni në sistemin e drejtësisë pengon qasjen në gjyqësor, që është baza për sistemin e drejtësisë dhe për një proces të ndershëm. Vazhdimi i zbatimit të procesit të Vetingut është shumë i rëndësishëm. Ky proces jo vetëm duhet vazhduar, por edhe duhet përshpejtuar. Sot nuk mund të jap një përgjigje lidhur me vendimin për hapjen e negociatave. Ajo që mund t’iu them është që progresi në sistemin e drejtësisë, përshpejtimi i reformave është një nga hapat e rëndësishëm që do ketë ndikim në këtë vendimmarrje.

Ky është një vendim unanim që merret nga shefat e qeverive dhe të shteteve të BE. Edhe shtete të tjera anëtare do të hedhin vështrimin nga sistemi i drejtësisë i Shqipërisë, ndaj ky sistem është i rëndësishëm. Bllokadat politike nuk ndihmojnë për progresin e vendit. Ne vijmë nga kultura të ndryshme politike, ne në Gjermani jemi të drejtuar drejt konsensusi, gjë që nuk e konstatoj në Shqipëri.”

Njeriu i Merkelit nxjerr bllof opozitën: Tahiri nuk është fare pengesë për hapjen e negociatave Read More »

Manjani sulmon Metën: Ndaje mendjen, se nuk po të kuptoj

Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka dalë kundra deklaratës se presidentit Meta i cili i bëri thirrje qeverisë dhe bashkisë që të jenë transparente dhe të dëgjojnë artistët për çështjen e Teatrit Kombëtar. Përmes një postimi në facebook Manjani thotë se nuk kupton thirrjen për transparencë dhe bisedime me artistët.

“Nuk e kuptoj thirrjen për Transparencë dhe bisedime me artistët! Vendimi për të prishur Teatrin Kombëtar dhe për të ndërtuar një të ri duke dhuruar pronën publike një privati, është kristal i qartë! Transparent sa më ska! Vendimi është marrë në dritë të diellit dhe mu në mes të Tiranës!

Bisedime për çfarë?! Me kë?! Qeveria e ka vendosur, do ta bëjë këtë gjëmë në dëm të kulturës, ligjit, shoqërisë dhe ekonomisë së Kombit. Ndaj ç’bisedime mund të bëhen, kur publiku dhe artistët i bien gozhdës, ndësa qeveria patkoit!!!

Çështjet janë: Je me qeverinë, apo me Artistët dhe Publikun! Kush e ndalon qeverinë/ Bashkinë nga kjo poshtërsi dhe si? Kjo nuk është çështje “paanësie” as për të qenë “mbi palët”, shkruan Manjani.

Manjani sulmon Metën: Ndaje mendjen, se nuk po të kuptoj Read More »

Po bëhet nami në Shkodër, vetëm deri tani janë kapur mat 39 persona

Klandestinet bejne kerdine ne rrethin e Shkodres, policia kap numrin me te madh te tyre ne pak ore. Plot 39 shtetas nga vendet e treta u kapen ne tentative per te kaluar kufirin shqiptar, me synim hyrjen ne shtetin Malazez, e me pas vijimin e udhetimit drejt vendeve te BE-se.

Ne operacionin e pare policor, nga forcat e kufirit dhe migracionit u kapen 34 shtetas ne vendin e quajtur “Shina-Hidrovor”, Han i Hotit. Policia pasi i ka pikasur ne tentative per te kaluar nga kufiri i gjelbert, eshte vene ne veprim duke arritur ti ndaloje ne kohe. Gjate marrjes ne pyetje ka zbuluar se 31 prej tyre jane larguar nga qendra e pritjes dhe akomodimit ne Babrru, ndersa 3 prej tyre kishin hyre ilegalisht ne Shqiperi nga Kakavija.

Aksioni i dyte policor u krye ne vendin e quajtur ‘Gryka e Shegës’, ku edhe ketu u kapen 5 shtetas, perkatesisht: F.G., M.M., H.M., B.K., dhe M.M., vjeç 18, 20, 21, 21 e 23, lindur në Siri. Ne përfundim te procedurave te perzgjedhjes, shtetasit u riderguan ne Q.K.P. te Azilkerkuesve Babrru. Kjo shifer ne rritje sipas policise se kufirit mbetet nje shqetesim serioz, prandaj pritet qe ti kerkohet qeverise shqiptare nje strategji e re per menaxhimin e tyre ne qendren e pritjes, ndersa ne kufirin me Greqine do te kete brenda pak ditesh patrulla shtese, ku ne loje hyjne edhe forcat Frontex.

Shkodra mbetet qarku me rrisk te larte pasi eshte e vetmja ure lidhese me Malin e zi per keto klandestine. Per fat te keq edhe kete here policia nuk arriti te vere ne pranga shtetasit qe i ndihmuan ne kete udhetim ilegal.

Po bëhet nami në Shkodër, vetëm deri tani janë kapur mat 39 persona Read More »

“Nuk po kërkojmë luks, por një pjatë me makarona”, minatorët thirrje Ramës

Ditën e sotme para kryeministrisë po zhvillohet një tjetër protestë e minatorëve për statusin e minatorit.

Ato kanë paralajmëuar se do të ngrenë tenda para ambjenteve të kryeministrisë derisa të ketë një prononcim nga Rama.

“Do të ngremë tenda. Marrim 150 mijë lëkë të vjetra dhe mezi mbajmë fëmijët. Po presim përgjigje nga kryemintri dhe më pas do të vendosim. Jeni 140 deputetë, 140 hajdutë, tu vijë turp. Nuk kërkojmë makina e luks, por një pjatë makarona”- tha njëri nga protestuesit.

Ndërkohë që kreu i sindikatës Fiqir Xibri kërkon që minatorët të qetësohen.

Ai gjithashtu tha se minatorët e sëmurë mund të largohen ose të rrinë në hije.

“Nuk kemi asnjë reagim tani nga qeveria. Ne do të qëndrojmë këtu deri në prononcimin e qeverisë. “Ne duam status sot, nuk duam status për mot” është moto e protestës sonë. Kemi 5 vite me këtë qeveri dhe asgjë nuk është bërë.

Deri tani vendimi ynë është që do qëndrojmë këtu deri në prononcimin e kryeministrit. Thjeshtë duhet vullneti për të vënë vulën, për të thënë Po që kjo punë bëhet.

Është kaq shumë vapë sa do kishte pasoja të rënda greva, me këto kushte nuk besoj se do bëjmë grevë. Të sëmurëve u thamë të largohen ose të rrinë në hije, ata që kanë mundësi të rrinë këtu,” tha Xibri.

“Nuk po kërkojmë luks, por një pjatë me makarona”, minatorët thirrje Ramës Read More »

Spartak Ngjela: Le t’i bien këmbës që të tre këta, ja çfarë ndodh pas 28 Qershorit

Hapja e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, e ka shqetësuar të gjithë korrupsionin kryeministror shqiptar. Të gjithë sipas mënyrës së vet, shkojnë e vinë nga Europa Perëndimore, se duan të shtyjnë negociatat, por e kanë të kotë.

Shkruan Spartak Ngjela

I.
Saliu vjen vërdallë me mpakje të vazhdueshme trupore se është i kapur dhe është në ankth. Basha sorrollatët nëpër vendet e Bashkimit Europian si i “merakosur” për gjendjen kriminale dhe të korruptuar të qeverisë shqiptare, gjë që, sipas tij, nuk mund ta lejojë Shqipërinë që të hapë negociatat. Rama shkon deri në Francë me gjithë Vuçiçin e Serbisë që të bindë presidentin francez që Franca të votojë kundër Shqipërisë, por me një takt kaq të trashë, se francezët kishin qëshur me këtë kaqol që është në hall.

Kurse politika e lartë perendimore po qesh me të tre këta; sepse ua di hallin. Janë të tre të korruptuar dhe i kap rëndshëm Reforma në Drejtësi. Ky është halli i tyre, dhe prandaj që duan t’a shtyjnë hapjen e negociatave.

Edhe amerikanët, por edhe gjermanët po qeshin ndërkohë e po tallen me këta fakirë që kanë vjedhur shqiptarët, por nuk kanë ditur të fashehin gjënë e vjedhur. Le t’i bien këmbës që të tre këta, dhe të tridhjetë ata të tjerët që vijnë pas tyre me merakun e gjësë së vjedhur. Dhe, kot lodheni, o të mjerë, negociatat do të çelen në 28 qershor, sepse nëse nuk çelën këto negociata, në Shqipëri do të vijojë të sundojë krimi. Kurse ju, pas hapjes se negociatave do ta dorëzoni patjetër gjënë e vjedhur.

ll.
Po këta vjedhësit tanë të korrupsioneve kryeministrorë, janë kaq të mangët nga intelekti, se nuk e kuptojnë dot që politika e lartë amërikane dhe gjermane, e strukturoi Reformën shqiptare në Drejtësi pikërisht se e dinte që këtë Reformë do të vinte e ta implementonte pikërisht kjo politikë ndërkombëtare, pas hapjes së negociatave.

Kjo është arsyeja që negociatat janë të hapura që tani; dhe kjo është arsyeja që vota e vendeve anëtarë të Bashkimit Europian do të jetë e plotë, sepse nuk votohet gjendja aktuale e Shqipërisë së korruptuar, por votohet gjendja e Shqipërisë si reformë, dhe këtë reformë, pas çeljes së negociatave, sigurisht që do ta drejtojë politika amerikane dhe politika gjermane.

E pra, kundër kësaj politike do të votoje anëtarësia e bashkimit Eurropian? Kjo nuk mund të ndodhë; kurse vijimi i Reformës sigurisht që është qëllimi kryesor i çeljes së negociatave. Politika amerikane dhe ajo gjermane që po e drejton drejtpërsëdrejti këtë reformë, kanë marrë kushtetutën shqiptare; prandaj, ku e gjejnë arsyen për të pasur shpresë të korruptuarit e Shqipërisë?

lll.
Menjëherë pas çeljes së negociatave, në Shqipëri do të mberrijnë ekipet që do të vijojnë të implementojnë Reformën në Drejtësi: do të organizojnë Byronë Kombëtare të Hetimit, do të ngrenë SPAK-un, domethënë do të zgjedhin KLP –në dhe KLGJ-në dhe menjëherë edhe Prokiurorinë e Posaçme dhe Gjykatën e Posaçme, që të dyja me gjyqtarë dhe prokurorë të zgjedhur rishtas me kast për këto struktura të reja.

Menjehërë pas tyre, do të vijojë procesi i akuzave dhe i shkarkimeve të të gjithë të korruptuarëve që janë aktualisht në pushtet; dhe Shqipëria sigurisht që do të hyjë ne një etapë të re. Do të fillojnë investimet e Bashkimit Europian në të gjitha sektorët e jetës ekonomike në Shqipëri, sepse derdhja e kësaj paraje vjen e reformon tregun dhe vetë strukturën shtetërore shqiptare, brenda parametrave demokratikë dhe ekonomikë të bashkimit Eurpoian. Dhe është pikërisht kjo inisiativë që e bën të domosdoshëm faktin që gjithçka do të drejtohet nga vetë ndërkombëtarët.

Pse, kot e bënë gjithë atë reformë perëndimorët në Shqipëri ? Ja, pikërisht për këtë e kanë bërë.
Tani, sigurisht që po pritet ardhja e tyre për implementimin e kësaj reforme, e cila do të shrrënjosë të gjithë korruopsionin kryeministror në Shqipëri; të vjetër dhe të ri njëherësh.

Spartak Ngjela: Le t’i bien këmbës që të tre këta, ja çfarë ndodh pas 28 Qershorit Read More »

Rama kalon çdo kufi për të mbrojtur Gjushin: Sharlatanë pa kimikatin e skuqjes, s’na pengoni dot

Edi Rama ka shpërthyer ndaj të gjithë atyre që u ngritën kundë Velierës në Durrës, duke i quajtur mbrojtësit e ambientit sharlatanë, ndërkohë që nuk ka lënë pa sulmuar edhe sistemin e drejtësisë, gjykatën, që vendosi pezullimin e punimeve në atë që u cilësua zona arkeologjike.

“Masakarada politike dhe ata sharlatanë që quhen mbrojtës të ambientit, kush e ka kundërshtuar do të skuqet, skuqje jo xhanëm se nuk e kanë më në trup kimikatin që skuq lëkurën e njeriut kur Veliera të jetë e përfunduar.

Është një ndërhyrje që transformon jo vetëm një zonë, por imazhin e një qyteti të tërë. Shpresoj që masakrada të përfundojë një orë e më parë, puna të vazhdojë dhe sezonin e ardhshëm Veliera të jetë aty si një vend që është transformuar nga ndotja, trafiku, shëmtia por edhe kthyer në magnet për të gjithë vizitorët e këtij qyteti.

Më vjen shumë keq për atë që ka ndodhur, turpi i atyre që e kanë orkestruar dhe ata që janë bërë palë në sistemin e drejtësisë duke bllokuar, penguar, përfshirë në një histori të turpshme. Tipike si janë shumë histori kur ka diçka të re që thyen marrëdhëniet me të shkuarën dhe hap dritare, si ngriheshin në Tiranë për parkun e lodrave dhe tani cojnë fëmijët dhe vënë kapele e gjyslyke dhe venë të parku si divrsantë që të mos duken se ishin ata që shkuan më parë për ta penguar, si do venë me kapele e gjyslyke në stadium, që e kundërshtonin nga një supermarket qenefesh kolektive në stadium të standardeve më të larta evropiane dhe më të bukur të Evropës”, është shprehur Rama.

Rama kalon çdo kufi për të mbrojtur Gjushin: Sharlatanë pa kimikatin e skuqjes, s’na pengoni dot Read More »

Rrëfimi i frikshëm i 14 vjeçares… tregon sesi e përdhunoi dy herë burri i hallës

Në datën 8 Maj 2018 emisioni “Stop” transmetoi rastin e abuzimit seksual të një miture nga ana e burrit të hallës, Rezmi Turhani.
Por edhe pse historia e fortë u provua me zë e me figurë, abuzuesi arriti të dalë pa u lagur nga drejtësia. Policia dhe Prokuroria e Beratit nuk regjistruan procedim penal për Rezmi Turhanin, duke dalë në kundërshtim me ligjet dhe Kodin Penal.

Një ditë pas transmetimit të rastit në emisionin “Stop”, Rezmi Turhani bëri kallëzim për një letër kërcënuese që i kishin vendosur në makinë, ku thuhej se nëse nuk do të paguante 20 mijë Euro, do ta varrosnin. Çështja e tij u regjistrua pranë Prokurosë Berat, duke u përdorur në këtë mënyrë dy standarde nga institucionet ligjzbatuese.

Gazetari i emisionit “Stop” iu drejtua Policisë Berat për të verifikuar se çfarë ka ndodhur me denoncimin e abuzuesit Turhani.

Gazetari – Për këtë rast, që ka denoncuar Rezmiu, janë bërë të gjitha procedurat? Janë referuar?

Efektivi i policisë – Po, po! Gjithë procedurat.

“Dje më thirrën në komisariat për letrën që gjasme e kisha kërcënuar unë Rezmi Turhanin”, u shpreh e mitura e abuzuar seksualisht.Opgj Berat – Urdhëro xxx! Po kam nevojë për ty, por bashkë me mamanë, për të mbaruar nja dy veprime. Po të sqaroj këtu, të mbarojmë nja dy veprime, që i ka lënë detyrë prokurori ashtu. Ti merr mamanë, flasim këtu bashkë, jo nga telefoni. Dakord?

Gjithashtu një qytetar tregoi se pas transmetimit të kësaj çështjeje në emisionin “Stop”, Rezmi Turhani e ka denoncuar me pretendimin se e ka kërcënuar nëpërmjet një letre. Ai nëpërmjet kamerës së fshehtë, shfaqi me zë dhe figurë sesi Policia e Beratit vijonte ta ndiqte këtë çështje, madje duke i thirrur personat disa herë për të marrë shenjat e gishtave dhe kaligrafinë.

Opgj Berat – Të kam thirrur për të marrë mostrat e shkrimit, sipas detyrës që na i ka lënë prokurori.

Qytetari – Si?

Opgj Berat – Për të marrë mostra shkrimi.

Qytetari – Aaa… Ok! Se unë erdha edhe herën e parë për këtë çështje. Unë tani nuk mund të vij, të le punën gjithmonë…

Opgj Berat – Po shumë mirë! Bëj urdhër- thirrje unë! Të duhet ndonjë urdhër- thirrje?

Qytetari- Po, mund të ma dërgosh herës tjetër me postë zyrtare, siç e dërgon prokuroria, gjykata apo tjetra, se unë s’mund të vij me një telefonatë tani, se mua po më shkatërrohet puna.

Opgj Berat – E do urdhërin e thirrjes tani? Ta jap?

Qytetari- Po ma dhe mirë do bësh, se nuk është hera e parë që unë vij për Rezmi Turhanin, të cilat kanë dalë të gjitha kallëzime të rreme.

Gazetari i emisionit “Stop” tha se kjo vepër penale është regjistruar pranë Prokurorisë Berat dhe kanë nisur hetimet, ndërkohë që duhet të hetohet vetëm nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, çka e parashikon edhe neni 109/b për “shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Por nga ana tjetër, kjo prokurori nuk ka nisur procedim penal ndaj Rezmi Turhanin për përndjekje, vepër e faktuar nga kamera e fshehtë e emisiont “Stop”. Sipas nenit numër 121/a të Kodit Penal, kërcënimi apo ngacmimi i një personi me anën e veprimeve të përsëritura dënohet me burgim nga gjatë muaj deri në katër vjet. Por nëse kjo vepër kryhet nga një person që ka pasur lidhje shpirtërore me të dëmtuarin, dënimi rritet me një të tretat e dënimit të dhënë.

Gazetari i emisionti “Stop” u interesuar pranë Policisë Vlorë edhe për denoncimin e të miturës për këtë vepër penale, por përgjigjia që mori ishte tregoi që ky institucion është në kundërshtim të plotë me ligjin.

Gazetari – Rezmiu nuk është arrestuar, pasi e kemi nxjerrë ne… në dijeninë tuaj?

Efektivi i policisë – Në dijeninë time jo, jo, jo!

Gazetari – Ndonjë procedim është nisur nga ju për përndjekjen që i ka bërë të miturës? Që i thoshte: hajde në taksi të vemë tek noteri të heqim kallëzimin, të bëjmë këtë?

Efektivi i policisë – Në dijeninë time jo!

Në lidhje ne këtë fakt, e mitura u shpreh: “Rezmi Turhanin nuk e futën fare brenda!”

Pra, pavarësisht thirrjeve të shumta për apel nga emisioni “Stop” për të vendosur drejtësinë në vend, një pedofil endet i lirë, duke patur mundësinë për ta ringacmuar të miturën e abuzuar prej tij./tvklan

Rrëfimi i frikshëm i 14 vjeçares… tregon sesi e përdhunoi dy herë burri i hallës Read More »

Për herë të parë mungoi, por dërgoi një mesazh goditës në festën e PS-së, çfarë thonë kolegët për Saimir Tahirin

Për herë të parë Saimir Tahiri nuk ka marrë pjesë në një përvjetor të themelimit të PS që prej ditës së parë që ai militon në këtë forcë politike. Ish-kryetari i degës së PS për Tiranën dhe ish-ministri i Brendshëm ndodhet në një përballje me drejtësinë pas akuzave për bashkëpunim në trafik droge, e cila e shkëputi atë nga jeta politike.

Por si është përjetuar mungesa e Tahirit në radhët e socialistëve në 27 vjetorin e themelimit të partisë?

Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi thotë për Report Tv se do donte ta shihte Tahirin në mes të socialistëve duke festuar, pasi sipas tij ai ka dhënë një kontribut të vyer në selinë rozë dhe nuk ngurron ta quajë kontributor të jashtëzakonshëm.

“Çdo socialist është patjetër pjesë e brendshme e kësaj partie. Saimiri është një kontributor i jashtëzakonshëm i PS-së, ka drejtuar PS-në e Tiranës që është zemra, bërthama e kësaj organizate të madhe. Do doja ta shihja këtu dhe ta falënderoja, ta përgëzoja për çfarë ka bërë për këtë forcë politike ku militojmë së bashku për të mirën e vendit.”

Pandeli Majko është më gjakftohtë dhe mungesën e Tahirit e paralelizon me atë të shumë socialistëve të tjerë.

“Mos e shikoni nga ky këndvështrim, këtu ka shumë mungesa, ne secilën e përjetojmë sipas mënyrës tonë.”
Edhe ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli nuk e sheh si dramatike mungesën e ish-ministrit të Brendshëm.

“Mua më mungojnë të gjithë socialistët që s’kanë mundur të jenë këtu prezentë. Mund të kenë shumë më tepër kontribut se shumë të rinj këtu. I uroj të gjithëve atyre që mungojnë.”

Edhe pse mungoi fizikisht, Saimir Tahiri uroi socialistët përmes një postimi në rrjetet sociale. Tahiri thekson se ka gjithmonë momente të vështira e se ka pasur mbështetjen e kolegëve në çdo moment.

Urimi i Tahirit:

Nga 27 vjet, kam jetuar pak me shume se gjysmen e tyre mes shume burrash e grash, te rinj e te reja ne PS.Disa nuk jetojne me, te tjere jeta u ka hapur rruge te reja, shume jane ende e shume bashkohen.

Kam pasur privilegjin te njoh shume, te flas, te debatoj e mbi te gjitha te ndjej mbeshtetjen e shume prej tyre ne cdo moment. Akoma me shume sot.Momente te veshtira ka gjithmone, jeta ma solli ta kuptoj shume mire kete.

Ka plot te tjere qe kane pare e shohin keq e me keq ama. E ndoshta as flasin dot.Por dikur, do ringrihemi! Heret, me shume se vone. Per gjithcka nuk beme dot, e gjithcka duhet te bejme per te mos u perkulur para padrejtesise.

Per te dobtin qe do ze, te varfrin qe do nje shans, te mundurin qe do drejtesi, te pastrehun qe do shtepi, te papunin qe do pune, te aftin qe do merite, te gjithe ne Shqiperine tone, 27 vjet jane mjaftueshem per te kuptuar ku do hedhim kemben e rradhes.
Gezuar!

Për herë të parë mungoi, por dërgoi një mesazh goditës në festën e PS-së, çfarë thonë kolegët për Saimir Tahirin Read More »