Aktualitet

“Komisari i tapive”, Lamja ose “Zoti Lam”

Prof. Dr. Arkit. Hist. Lame Artan, “udhëzon” popullin që kërkon legalizme, të studiojë këto 24 VKM, të ndryshuara 147 herë por të pa zbatuara asnjëherë
Ata qytetarë që kanë banesa për legalizim dhe nuk e njohin mirë “mëndjen” e delenxhiut psiko-delirant Artan Lame, fatkeqësisht do vazhdojnë të jenë “viktima” të “aktorllëkut” të tij pervers.

Prej skemave fiktive, që Prof. Dr. Ark. Hist. Kol. Stud. Ark. Lame, Artan shpik e hedh çdo javë në veprim, hallexhinjtë që presin prej 13 vitesh legalizimin e shtëpive, do vazhdojnë të vijnë vërdallë nëpër zyrat “Lame”, që nuk e presin, por e përcjellin popullin. Sa herë mbarojnë shpikjet për formularë e udhëzime të reja fiktive, aq herë “Komisari i tapive” Lamja, ose “Zoti Lam” siç e quajnë, publikon lista me emra, të përsëritura nga 20-30 herë, duke u bërë komik!

Sa herë që Lames, i mbarojnë variantet e shtyrjes së (mos)legalizimeve, aq herë qytetarët do vijnë vërdallë me dosje e pagesa pa fund, duke u tallur e zvarritur më keq se u tallën nga Sali Berisha e Shaban Memia në vitin 2006, kur dorëzuan “tapi-defter bakallin” e parë, duke ngrëne pula në Hotel “Tirana”!

Lajmi i mirë është, se “Komisari i tapive” të (mos)legalizimit të banesave Prof. Dr. Arkit. Hist. Lame Artan, ka shpikur një model tjetër, për të t’ia hedhur edhe këtë behar, me qëllim që t’i kaloj ëmbël pushimet e prenotuara, së bashku me mikun Shkreli Artan dhe dhëndrin e tij, kryetarin e rinisë së PD!

Ai ka vendosur t’i rekomandojë popullit, një “bibliografi” me 24 vendime qeverie, që kundërshtojnë e bllokojnë njëri-tjetrin, të ndryshuar 132 herë dhe të pa zbatuar asnjëherë, por që hallexhinjtë duhet t’i studiojnë e t’i zbërthejnë, me qëllim që kur të kthehet “Zoti Lam” nga pushimet, t’u bëjë… legalizimet!

Ja “bibliografia” e vendimeve, që duhet të studioj populli

VKM nr. 473, datë 30.05.2013 (ndryshuar 7 herë)
VKM nr.1481, datë 12.11.2008 (ndryshuar 5 herë)
VKM nr. 1657, datë 24.12.2008 (ndryshuar 7 herë)
VKM nr. 100, datë 27.01.2009 (ndryshuar 8 herë)
VKM nr. 286, datë 18.03.2009 (ndryshuar 6 herë)
VKM Nr. 450, datë 06.05.2009 (ndryshuar 4 herë)
VKM nr. 611, datë 11.06.2009 (ndryshuar 3 herë)
VKM nr. 677, datë 18.06.2009 (ndryshuar 5 herë)
VKM nr. 706, datë 23.06.2009 (ndryshuar 6 herë)
VKM nr. 805, datë 22.07.2009 (ndryshuar 8 herë)
VKM nr. 1038, datë 14.10.2009 (ndryshuar 4 herë)
VKM nr. 1134, datë 18.11.2009 (ndryshuar 8 herë)
VKM nr. 1283, datë 23.12.2009 (ndryshuar 5 herë)
VKM nr. 125, datë 17.02.2010 (ndryshuar 4 herë)
VKM nr. 247, datë 13.04.2010 (ndryshuar 6 herë)
VKM nr. 404, datë 26.05.2010 (ndryshuar 6 herë)
VKM nr. 549, datë 07.07.2010 (ndryshuar 5 herë)
VKM nr. 646, datë 28.07.2010 (ndryshuar 7 herë)
VKM nr. 118, datë 17.02.2011 (ndryshuar 6 herë)
VKM nr. 359, datë 04.05.2011 (ndryshuar 5 herë)
VKM nr. 822, datë 23.11.2011 (ndryshuar 6 herë)
VKM nr. 513, datë 01.08.2012 (ndryshuar 9 herë)
VKM nr. 900, datë 12.12.2012 (ndryshuar 7 herë)
VKM nr. 61, datë 23.01.2013 (ndryshuar 7 herë)Pamfleti

“Komisari i tapive”, Lamja ose “Zoti Lam” Read More »

Njerëzit e Monika Kryemadhit dhe Sali Berishës “bombardojnë” ambasadën amerikane

Prej kohësh ambasada amerikane në Tiranë është vënën nën “bombardimin” e njerëzve të nxitur dhe detashmenteve të Sali Berishës dhe Monika Kryemadhit. Në mënyrë periodike, duke përdorur një plan perfid që duket i ngjashëm me strategjinë ruse që u përdor në SHBA dhe Europë, këta persona që identifikohen qartë si “mish për top” sulmojnë faqen zyrtare të ambasadës së SHBA në Tiranë.

Kjo ndodh si në komentet për çdo postim, por kryesisht e bëjnë në vlerësimet për faqen, që ndodhet në çdo fun page të Facebook. Thelbi është dikrititimi i reformës në drejtësi, pasi kjo është edhe objekti që sulmohet për ditë nga Berisha e Meta.

Në sulmet e kryera çdo ditë, përmendet “e ashtuquajtura reformë” dhe “të ashtuquajturit peq të mëdhenj”. Një person që suhen Erion Mane dhe që e cilëson veten si “Menaxher i Lëvizjes Socialiste për Integrim”, dhe që në faqen e tij ka foto pa fund të Monika Kryemadhit, ka vlerësim negative për ambasadën amerikane.

Ja ç’shkruan ai: “Kjo eshte per ju qe Mbeshtesni shkeljen e kushtetutes me preteksin e Reformes, cila reforme ate te shkarkimit te te gjithe Prokuroreve dhe Gjygjatareve per ti vendosur te vetit kjo quhet privatizim istitucioni, apo Resorma me pseudo konkursin e Hipotekes ku te gjith jane militant.

Ndersa ju mbeshtesni vetem shkelje, Apo edhe juve si Ambasade ju ka gjetur nje Cmim Kryeministri i Droges apo ishit Bashke ortak edhe ne kultivimin e Kanabisit , po peshqit ku jane se ne vend te kapen peshq po dalin peshkaqenet nga burgu apo jo ? Po Armo dhe 704 milion dollaret ku i ka reforma”.

Rinor Hasa, që reklamohet hapur si një kundërshtar i fortë i Ramës dhe përkrahës i PD-së, madje ka nxjerr si reklamim edhe foton e Edi Ramës të masakruar në vitin 1997, gjithashtu ka qëndrim të përafërt me militantin e LSI-së.

“Ambasadori Donald Luu, po sillet si institucion i shtetit shqiptar dhe kjo gje nuk është fare korrekte.  Ironija, sarkazma, metaforat, epitetet, antonimet apo simbolikat që ai përdor, janë shumë fyese për shqiptarët dhe haptazi tejkalim i kompetencave të tija. Këtë shënim po e shkruaj me shpresën se do e lexojë ambasadori i ardhshëm, për të kuptuar gabimet e paraardhësit”, shkruan Hasa.

Martin Gjonaj, një tjetër përkrahës i PD-së, që sipas fotove të postuara është pjesëmarrës në protestën që shkatërroi traun e pagës së së Rrugës Durrës-Kukës, është gjithashtu në gjuhë të ngjashme me “kolegët” e tij. Por Gjonaj e ka problemin me Arbër Çekajt, bosin e kokainës së Mamurrasit.

Ja ç’shkruan Gjonaj.

“Aq e vertete eshte kjo sa ai tallet hapur me shqiptaret…madje duke bere meme ku ne kete rast tallet edhe me gjermanet, thjesht per faktin qe mundesuan kapjen ne shtetin e tyre te Arber Cekajt- pronarit te kompanise ne kamionin e te ciles u gjeten 613 kg kokaine. Ky fakt mund te kete shqetesuar jo vetem pushtetin e Tiranes, por me sa duket edhe ate te rruges se Elbasanit, nen drejtimin e don Lu-se. Kushedi ku fshihet “lepuri”…qe detyroi Lu-ne te postoje meme te tilla sa qesharake per nje ambasador aq edhe treguese te kompromentimit te tij si individ.Donald Luu ka dëmtuar imazhin e SHBA në Shqipëri!”

Por në  këtë sulm nuk bien prapa edhe njerëzit që duket se në PD janë future rishtas, dhe i përkasin atij establishment që ka formuar Lulzim Basha. Pra i grupit të njerëzve që në vitin 2014 kundërshtuan shkatërrimin e armëve kimike të Asadit në Tiranë dhe ishin një mekanizëm i pastër rus. Jo më kot në atë kohë u zhvillua protesta e parë para ambasadës së SHBA-së në Shqipëri.

Një nga këta është edhe një person i emërtuar si Rematlen Bollobani që sigurisht ka emër tjetër. Ai shkruan pasi i jep 1 yll ambasadës së SHBA-së: “Ky vleresim eshte per ambasadorin me naiv ose te korruptuar te ShBA ne Shqiperi, Donald Lu. Qendrimet publike te tij jane te aq te dyshimta e brutale sa ne nje shtet dinjitoz do shpallej person i padeshiruar. Shfrytezon mbeshtetjen e shqiptareve per SHBA per te arritur qellimet e tij te dyshimta”.

Megjithatë një numër i madh shqiptarëtsh, që të paktën nga profilet nuk rezultojnë mbështetesh partish, mbështesin fort ambasadën e SHBA-së dhe Donald Lu-në. Gjergj Harka kundërpërgjigjet ashpër ndaj kritikave dhe shkruan:

“Eshte ambasada me erespektuar ne Shqiperi.  SHBA duhet meçdo kusht te ndihmojn kombin Shqiptar per tu bashkuar eforcuar ekonomikisht ushtarakisht per te qen shtylla kryesore per stabilitet ne ballkan e mesdhe  Jemi populli ku kemi ngritur perandorit ne mesdhe  SHBA besoj se ekamar ne vleresim per te sotmen dhe te ardhmen. .”

Kurse Lila Basha shkruan: “Jeni te mrekullueshem. Te drejtperdrejte dhe te dashur me drejtesine dhe popujt. Ju falenderoj per gjthcka qe kini bere dhe beni per popullin tim. i thelle per perfaqesuesit T’uaj!”. Pamfleti

Njerëzit e Monika Kryemadhit dhe Sali Berishës “bombardojnë” ambasadën amerikane Read More »

Shifra alarmante/ 6 gra të vrara në pak muaj, 270 burra të arrestuar nga dhuna në familje

“Mos hesht. Dhuna është krim”.
Ky është apeli sensibilizues i vendosur në Policinë e Shtetit për çdo femër apo edhe mashkull që dhunohet në familje. Kushdo që dhunohet fizikisht dhe emocionalisht mund të telefonojë në numrin pa pagesë 112.

Profesoresha Arjana Muçaj, gjithashtu psikologe në gjykatë, sapo mbylli një seancë urdhër-mbrojtjeje. Ajo asistoi në seancë dy fëmijët e çiftit që po rriten në ambient të dhunshëm.

Përveç shqetësimit për fëmijët, që sipas psikologes rrezikojnë të adaptojnë të njëjtin model kur të rriten, Arjana Muçaj flet për shkaqet se përse dhunohen gratë në Shqipëri.

“Duke nisur që nga shkaqet ekonomike e duke vazhduar me shëndetin mendor dhe depersonalizimin kur hasim në vështirësi. Depersonalizimi sjell dhunën në familje. Ka edhe nga ata që mendojnë se të rrahin për të mirën tënde”, shpjegon Muçaj.

Për këtë vit janë vrarë 6 gra. Më të fundit janë Ardjana Shaholli, e cila u godit për vdekje nga bashkëshorti pas një sherri banal në Durrës.

Si edhe Xhuljeta Çuni, 19 vjeç, e cila u vra ditën që po shkonte të jepte provimin e letërsisë. Fotografia e Xhulietës është vendosur në të njëjtin vend me vrasësin e saj për të lajmëruar të afërmit për humbjen.

Vrasja e Xhulietës mund të parandalohej përsa kohë prokuroria kishte nisur hetimet për Xhaferr Matën për përndjekje, kallëzim i dorëzuar prej saj në maj 2018. Por Xhulieta nuk mund të përfitonte urdhër-mbrojtjeje sipas ligjit sepse ajo nuk ishte pjesë e familjes së tij dhe as bashkëjetuese.

Nga 1 janari 2018 deri më 31 maj 2018 kanë përfituar urdhër-mbrojtjeje 1275 gra. Ndërkohë që rezulton se janë nën hetim mbi 490 meshkuj dhe janë arrestuar 270 prej tyre.

Por Xhaferr Mata nuk ishte njëri prej tyre sepse dy të rinjtë, siç thonë burimet, kishin kallëzuar njëri-tjetrin pak ditë përpara tragjedisë. As bashkëshorti i Ardianës nuk ishte pjesë e të hetuarve për dhunë sepse Ardjana nuk e kishte denoncuar kurrë.

“Shoqëria po ecën me hapa galopantë së jashtmi, por brenda mureve të shtëpisë po mbesim me mentalitetin e vjetër”, shpjegon Muçaj./TCH

Shifra alarmante/ 6 gra të vrara në pak muaj, 270 burra të arrestuar nga dhuna në familje Read More »

Mjerim, fle në shkallët e pallatit se s’mund të ngjitet deri në katin e pestë

Shumë të moshuar janë lënë vetëm dhe jetojnë në kushte mjerane.
E tillë është edhe historia e 60 vjeçares Drande Plani në Shkodër. Kur ajo nuk mund të ngjise shkallët e pallatit ulet dhe kalon natën poshtë në hyrje të tij.

Nuk i ka mbushur të 60-at, por duket e moshuar. Dhe pse shenjat e bukurisë së hershme shkodranes nuk i janë zhdukur, Drande Plani bën gjume këtu poshtë te shkallet e pallatit.

Kryesisht gjatë stinës së verës. Nuk mund të ngjitet dot në katin e pestë të pallatit në lagjen ”Ndoc Mazi” në Shkodër.

E vetme pa fëmijë dhe pa asnjë kushëri, Drandja gëzon një pension prej 9 mijë lekësh. Kjo është çfarë e mban gjallë gruan. Thotë se jeton me qumësht, herë e blen, herë ia falin.

Shoqëri i bëjnë qeni dhe macet e rrugës. Ata i shkojnë nga pas kudo ajo mundet të lëvizë. Kurse kartë identiteti nuk ka prej 40 vjetësh.

Gruaja nuk di të tregojë pse është e vetmuar dhe as pse është në këtë gjendje. As fqinjët e saj që jetojnë në një pallat prej shumë vitesh.

Kur ndonjë komshi e merr për krahu ajo mund të futet në gjirizin e saj.

Thotë se është shtëpia, por dikush shumë më herët ka futur aty orendi e mallra dhe e ka kthyer në magazinë.

60 vjeçarja mund të rrijë vetëm në korridor. Ajo është një nga shumë të moshuarat të lëna vetëm dhe të harruar, jo vetëm në Shkodër. /abcnews

Mjerim, fle në shkallët e pallatit se s’mund të ngjitet deri në katin e pestë Read More »

E nxorri prej krahësh Haradinaj, e njëjta zonjë shkaktoi “skandal” në Tiranë (Video)

Ditën e sotme gjatë festimeve të 104 vjetorin të Lidhjes së Prizrenit, ndodhi një incident.

Një grua, e cila pretendon se është pasardhëse e familjes së Mehmet Derallës mori fjalën duke shkaktuar incident, në festimet ku ndodhej dhe Presidenti Meta.

Por zonja në fjalë, nuk është e panjohur, ajo është e fiksuar pas festimeve patriotike.

Një incident të ngjashme e kishte pasur edhe në Tiranë, në momentin kur po mbahej ceremonia e 100 vjetorit të pavarësisë. Kryeministri Ramush Haradinaj e kapi për krahut zonjën dhe me forcë provoi ta largonte prej aty.

E njëjta, situatë të ngjashme kishte provokuar edhe në Tiranë. Por, aty askush nuk kishte dalur në skenë për ta larguar. Edhe pse i pranishëm ishte edhe kryeministri, Edi Rama. /albeu.com/

E nxorri prej krahësh Haradinaj, e njëjta zonjë shkaktoi “skandal” në Tiranë (Video) Read More »

KONKURS PËR CJAPIN MË TË BUKUR NË TEPELENË, ANËTAR JURIE DHE TËRMET PEÇI (FOTO)

Shqipëria fatmirësisht ka natyrë shumë të bukur, e cila të lejon si në pak vende, të shijosh malin e detin në të njëjtën kohë.

Të njëjtën gjë mund të themi edhe për traditat e me një traditë tepër të veçantë na njeh Auron Tare. Bëhet fjalë për paradën e cjapit më të bukur të krahinës së Kurveleshit.

Është një parakalim që bëhet çdo vit, për të treguar se cili nga banorët e zonës e ka kafshën më të bukur, me brirë më të mëdha, mjekër e në gjendje fizike tërheqëse.

Duket disi e çuditshme, por është argëtuese dhe shlodhëse.

Për të promovuar këtë kulturë dhe këtë lloj turizmi, Tare shkruan e informon:

Cjapi më i bukur i krahinës së Kurveleshit. Një përpjekje për të ruajtur dhe promovuar traditat baritore të kësaj krahine në një festë shumë të veçantë. Ruajta e kultit të Panit mbrojtësit të barinjve dhe tufave të bagëtive tashmë do të kthehet në një festë të përvitshme për këtë krahinë, duke promovuar turizmin kulturor. Shumë shpejt Nivica dhe Kravina e Kurveleshit do të kthehet në një atraksion turistik me vlera të mëdha për banorët, por edhe për Jugun e Shqipërisë”.
Fotot e mëposhtme janë marrë nga profili në Facebook i Auron Tare.34847753_10215085146457964_3183610225731043328_n.jpg

34839940_10215085153018128_7359739955653902336_n.jpg

34880166_10215085055295685_6840646235414593536_o-1-1140x570.jpg

34984869_10215085138897775_520782467020357632_n.jpg

KONKURS PËR CJAPIN MË TË BUKUR NË TEPELENË, ANËTAR JURIE DHE TËRMET PEÇI (FOTO) Read More »

Rizgjohet pas 9 muajsh Shpëtim Idrizi: Rama dhe miqtë e tij grekë donin të na heqin qafe, por ne u ringjallëm

Shpëtim Idrizi ka akuzuar sot Edi Ramën se ka hequr atë, Mesila Dodën dhe Aqif Rakipin nga Parlamenti për të qeverisur pa çamë nëpër këmbë.

Në Këshillin Kombëtar Idrizi mbajti një fjalë të gjatë ku akuzoi në radhë të parë Ramën se ka vjedhur zgjedhjet për të larguar çamët nga Kuvendi në mënyrë që t’I bëjë qejfin grekëve, por nga ana tjetër akuzoi edhe Ilir Metën edhe pse më butë, edhe opozitën për heshtje për çështjën çame.

“Një nga poetët më të mëdhenj shqiptarë, Migjeni tek “Të birtë e shekullit të ri” shkruan: “…të jem’ nji thumb i ngulun nder trutë e njerëzis”.

“Ja, kur ritakohemi sërish në Këshillin Kombëtar të PDIU-së dhe më kujtohet pikërisht ky varg, sa për t’u thënë keqdashësve, mjeshtrave të intrigës, frymëzuesve që tentuan të na zhduknin politikisht dhe jo vetëm, se ja ku na kanë si një thumb i ngulun në trurin e tyre të sëmurë.

Kështu do të na kenë sa herë që ata mendojnë se fitojnë, sa herë që mendojnë se nëpërmjet kulisës do ia dalin të zhdukin këtë aspiratë kombëtare që quhet Çamëri

Këtu do të na kenë si thumb i ngulun në trurin e tyre pervers, sa herë që do të mendojnë se do të zhdukin vullnetin politik të një partie kombëtare si PDIU.

Sido që të numërojnë votat, sido që të bëjnë llogaritë e mandateve tona, nuk shbëjnë dot një fakt të thjeshtë që gati 80 mijë shqiptarë votuan PDIU-në nga veriu në jug, pa kurrfarë dallimi krahinor, toskë e gegë, kristjanë dhe myslimanë.

Këtu do të na kenë si thumb të ngulun në trurin e tyre marrok sa herë mendojnë që do të shpërbëjnë një organizim politik si PDIU apo Shoqatën “Çamëria”.

Le të çojnë emisarë, apo të shpërndajnë viruse si krimba toke, por nuk e prishin dot gjithë këtë lëvizje, sepse kjo nuk është partia e dikujt, por është Partia e një kauze që kërkon drejtësi. Ata me marrëveshje, Kod a presion mund të vjedhin mandatin e Shpëtim Idrizit, Takut, Mesilës a Nustretit, por ti nuk vjedh dot historinë tonë, misionin, arsyen përse Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet është në politikë.Nuk e vjedh dot Çamërinë, sado që të flasësh për të! Nuk e vjedh dot shqiptarinë, sado të përbetohesh për të!”, deklaroi Idrizi.

Kreu i PDIU-së ka akuzuar egërsisht qeverinë se e ka shitur detin, çështjen çame dhe çdo gjë siç do Athina, madje e akuzoi edhe ministrin e Jashtëm si agjent të saj, kur e quajti “Dhimitër Bushati”. “Ka qenë një strategji e qartë që mos të kishte përfaqësim të Çamërisë në këtë Kuvend, madje kërkesë e prerë e “vëllezërve” grekë të miqve të rinj të valleve, sepse vetëm kështu mund të kalonin:

– Ligjin per toponimet, ku pleqtë tanë 75-85 vjeç të ishin të detyruar të ndryshonin vendlindjet e tyre në pasaportat shqiptare, sepse grekët kërkonin të zhduknin identitetin çam, madje duke kërkuar të zhduknin dhe emrin e Çamërisë.

– Ligji për minoritetet, ku Shqipëria na doli vend multientnik me nëntë pakica kombëtare , e zonat minoritare të vendosura që në kohën e mbretit Zog në Finiq e Dropull të ishin koncept hoxhist. Varrezat e ushtarëve grekë që e kanë bërë Këlcyrën qilizëm dhe po mbledhin kockat e të parëve tanë duke na i quajtur Jani e Mihal.

– Marrëveshjen e detit që na e kanë sjellë kufirin deri tek bregu i dytë. A e dëgjuat gëzimin e Panos Kammenos që shpalli se po zgjerojmë ujërat territoriale? A e patë se si fryhen gjelat e Greqisë tani, që po përpiqen të marrin gjithë atë pasuri si mbi, ashtu dhe nën ujë. A po ndjehet kush? Nuk pipëtin asnjë, as Kryeministri, as Presidenti, as ministri i Jashtëm Dhimitër Bushati, askush. Madje, as këta të opozitës nuk hapin gojën. Askush. Po mirë, po ju pyes unë juve çfarë fituan këta nga gjithë kjo tollovi që kanë krijuar? E hoqën gjë Ligjin e Luftës? Jo! Jo! Dhe jo!

Vetë Cipras dhe Kocias kanë deklaruar se formalisht jemi në luftë me Shqipërinë. Ne i lëmë të ngrenë varreza të ushtarëve grekë, ndërsa këta thonë që jemi në luftë me Shqipërinë. Atëherë mos nuk duhen mbyllur këto varreza, sepse meqë lufta vazhdon ka për të patur të tjerë të kufoma, të tjerë të vrarë. Po për kërkesën e Shoqatës “Çamëria” për ngritjen e Varrezave në Çamëri dhe të një përmendoreje për partizanët çam të Ellasit? Asgjë, se mirë për grekun të vdekurit tanë s’janë njësoj, por dhe për palën tonë nuk vlekan njësoj.

Po për kërkesën tonë të përsëritur që shqiptarët e Çamërisë dhe arvanitasit që jetojnë në trojet e tyre në Greqi të marin statusit e Minoritetit Etnik Shqiptar? Këtë status e kanë patur qysh në vitin 1927. Po për hapjen e shkollave shqipe? Mos më thoni se nuk e dini apo s’i mbani mend, se i takoni çdo verë, kur shkoni me pushime në Volë, Pargë, Artë, e më deklaronit sa vend i bukur është e të gjithë flisnin shqip.

Kurse për Çështjen Çame tashmë lehtësisht e me bezdi sa herë ju pyesin  deklaroni që e përdorëm për të ngritur temperaturën me Greqinë. Ç’deklaratë mendjelehtë nga dikush që mendon se ka fatet e Çamërisë në dorë dhe të vendit?!

Pastaj e harruan fare, ose më saktë ju deshën pesë vjet kësaj qeverie që të thoshte që Çështja Çame është çështje e të drejtave të njeriut, por grekët nuk e e pranojnë?! Kaq!!”, tha më tej Idrizi.Por kryetari i PDIU-së ka lënë pezull se më kë do të bëjë aleancë në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm, vetëm tha se do të riorganizohet kjo forcë, që sipas tij do të jetë factor kyç në një numër të madh bashkish. Pamfleti

Rizgjohet pas 9 muajsh Shpëtim Idrizi: Rama dhe miqtë e tij grekë donin të na heqin qafe, por ne u ringjallëm Read More »

13 përputhjet dhe koincidencat mes hajdutëve të floriorit shqiptar, nga grabitja e 7 prillit 1939, tek zhvatja e 24 korrikut 2014

“Damka” që nuk zhduken

Nëse kujton “historinë” e vjedhjeve që i janë bërë floririt dhe Bankës së Shtetit Shqiptar qysh nga viti 1939 e deri në vitin 2014, konstaton disa koincidenca e afrimitete personazhesh me njera-tjetrin në muaj, data, sjellje, bashkime, funksione, moshë. Ja disa fakte, nga “historia” rastësitë, përputhjet, ngjashmëritë dhe lidhjet e tyre…

Në datën 7 prill 1939, në katrahurën e pushtimit prej Italisë fashiste, mbreti i vetëshpallur Ahmet Zogolli, i shoqëruar nga “trimat” e tij besnik, vodhi 178 kilogramë flori (napolona) të Thesarit të Shtetit dhe u arratis me ta e me familjen jashtë Shqipërisë.
Në datën 14 prill 1997, në katrahurën e rebelimit të armatosur që shpërtheu prej rënies së piramidave financire, Ilir Meta i shoqëruar nga “trimat” e tij besnik, shpërtheu Tunelin e Krrabës dhe vodhi 280 kilogramë flori safi (lingota), të Thesarit të Shtetit dhe u kthye i qetë në vilën e vjehrrës!
Në datën 12 prill 1997, u rikthye në Shqipëri Leka Zogu, i biri I hajdutit të florrit më 7 prill 1939.
Në datën 13 prill 1997, një ditë para se Ilir Meta të vidhte floririn në Krrabë, u takua me djalin e hadutit, që vodhi floririn në 7 prill 1939
Në qershor 2003, gruaja e hajdutit që vodhi floririn në datën 14 prill 1997, priti me lule në Rinas gruan, djalin dhe nipin e hajdutit Ahmet Zogu, që vodhi floririn më 7 prill 1939
Në datën 9 prill 1974 është lindur Monika Kryemadhi, bashkëshortja e Ilir Metës, që më 14 prill 1997 vodhi floririn e Shtetit Shqiptar.
datë 12 prill 1997. Mbreti Ahmet Zogolli, për vjedhjen e 178 kilogramë flori (napolona), akuzoi drejtuesit e Bankës së Shtetit Shqiptar dhe i kërkoi qeverisë fashiste, që t’i dënonte.
Politikani Ilir Meta, për vjedhjen e 230 kilogramë flori safi (lingota), akuzoi 3 fshatarë të zonës dhe urdhëroi policinë, t’i arrestonte me gjithë gomerët, që u kapën në flagrancë duke ngrënë gjëmbaç në hyrje të tunelit bosh!
Në datën 7 priill 1939, kur Ahmet Zogolli vodhi floririn, djali i tij “Princ Leka-I” ishte 2 ditësh.
Në datën 24 korrik 2014, kur në Thesarin e Bankës Shqiptare u vodhën 7.3 milionë dollarë, Zaho Rama, djali i ryeministrit shqiptar ishte 2 ditësh.
Në datën 24 korrik 2017, në 3 vjetorin e vjedhjes së Bankës Shqiptare, Ilir Meta u betua si President Republike.
Në datën 28 Nëntor 2016 në pritjen zyrtare për Festën e Pavarësisë, të organizuar nga Presidenti Bujar Nishani, ishin të ftuar prej kreut të shtetit e dhe 3 personazhet që kanë lidhje e koincidenca me vjedhjen e floririt dhe Bankës së Shtetit: Nipi i Ahmet Zogollit, Ilir Meta dhe Ardian Fullani!/Pamfleti

13 përputhjet dhe koincidencat mes hajdutëve të floriorit shqiptar, nga grabitja e 7 prillit 1939, tek zhvatja e 24 korrikut 2014 Read More »