Aktualitet

Sërish rrokadë në polici, caktohen shefat e rinj të komisariateve (Emrat)

Policia e Tiranës është përfshirë në një valë tjetër ndryshimesh, pasi sot janë emëruar dy shefa të rinj në komisariate. Sipas një njoftimi nga zyra e shtypit të policisë, mësohet se lëvizje kanë pësuar komisariatet 2 dhe 6.

Njoftimi i plotë

Kryekomisar Pal Marku, me detyrë Specialist në Njësinë për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në Drejtorinë Hetimore Qëndrore në Depratamentin e Policisë së Shtetit, është caktuar përkohësisht në detyrën Shef i Komisariatit të Policisë Nr.6.

Komisar Gilbert Hoxha, me detyrë Shef Sektori, në Sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë është caktuar përkohësisht në detyrën Shef i Komisariatit të Policisë Nr.2.

Nënkomisar Neritan Boçi, me detyrë shef i Komisariatit të Policisë Nr.6, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, emërohet në detyrën Specialist në Seksionin për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Ndërkohë që përpos Tiranës ndryshime janë firmosur nga Drejtori i Përgjithshëm edhe në qarqe. Barjam Mara nga zv/ drejtor i Policisë së Durrësit është emëruar në të njëjtin pozicion në Gjirokastër, ndërsa Ervin Ndreu nga shef komisariati në Krujë është emëruar zv/ drejtor në Durrës në vendin e Bajram Marës.

Sërish rrokadë në polici, caktohen shefat e rinj të komisariateve (Emrat) Read More »

A do të “zhvishet” nga pasuria prej ‘sheiku’ Adriatik Llalla? Sot zyrtarisht vendoset për fatin e ish-Kryeprokurorit

Ditën e sotme në orën 13:00, Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të jap vendimin përfundimtar për ish-Kryeprokurorin Adriatk Llalla, nëse ai do t’i nënshtrohet ose jo procesit të Vettingut. KPA, pas dy seancave të para ka marrë në shqyrtim kërkesën e Komisionerit Publik, Florian Ballhysa, ku ky i fundit kërkon që Llalla të mos përjashohet nga sistemi i Drejtësisë.

“Llalla e gëzon ende statusin e magjistratit për shkak se është ish- kryeprokuror. Ai nuk e ka dhënë dorëheqjen në formën e kërkuar”, tha Ballhysa.

Nga ana tjetër avokati i Adriatik Llallës, Sokol Azizaj u shpreh se: “Parashikimet ligjore thonë se nëse subjekti jep dorëheqjen, procesi i Vetingut ndërpritet. Më shumë se kaq unë nuk mund ta shpjegoj dot. Unë kërkoj lënien në fuqi të vendimit për Adriatik Llallën. Unë nuk dua ta paragjykoj vendimin tuaj, por dua që të ndiqni standardin ligjor”.

Procesi ndaj Adriatik Llallës u ndërpre nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas dorëheqjes së ish-kryeprokurorit nga e drejta për t’u emëruar gjyqtar apeli dhe rrjedhimisht nga i gjithë sistemi i drejtësisë.

Verdikti u mor në atë kohë nga trupi gjykues i KPK me kryesues Roland Ilia dhe anëtarët Pamela Qirko dhe Olsi Komçi. Por, ky është rezultat i njëjtë sikurse edhe ai i një trupe tjetër gjyqësore të KPK, e cila po për shkak të dorëheqjes si gjyqtar kushtetues i ndërpreu vettingun edhe Besnik Imerajt.

Ish-kryeprokurori Llalla është subjekti i parë që kalon në këtë situatë i cili pas dorëheqjes kërkon t’i ndërpritet edhe procesi i Vettingut. Pezullimi i Vettingut apo çelja e filtrave të tij për verifikimin e pasurisë dhe aftësive profesionale për Llallën, mbetet për t’u mësuar vetëm mesditën e sotme.

A do të “zhvishet” nga pasuria prej ‘sheiku’ Adriatik Llalla? Sot zyrtarisht vendoset për fatin e ish-Kryeprokurorit Read More »

Kapja e 2.5 tonë kanabis në Itali, policia: Nuk dihet nga u nis gomonia!

Pas sekuestrimit të 2.5 tonëve marijuanë në brigjet italiane, Policia e Shtetit ka reaguar, ku në një njoftim pëmediat, deklaron se nuk dihet ende origjina e droges së kapur, por po punohet për të zbardhur çdo detaj.

Sipas policisë shqiptare nuk dihet ende origjina dhe vendi nga ku u nis gomonia drejt Italisë, ndërsa në operacion janë angazhuar Guardia di Finanza, Policia Kufitare Shqiptare dhe ajo e Malit të Zi.

“Në datë 9 Qershor 2018, rreth orës 16:25, një avion i Guardia di Finanza të Pulias gjatë kontrollit në hapësirën detare, pikasi një mjet lundrues që lëvizte me shpejtësi në ujërat italiane, në largësi rreth 40 milje nga bregu.

Menjëherë në ndjekje janë vënë 2 mjete lundruese të GdF duke e interceptuar mjetin lundrues të llojit gomone, i cili ishte i ngarkuar dhe lëvizte me shpejtësi”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më pas autoritetet italianë kanë njoftuar Policinë Kufitare në Shqipëri, ku menjehere disa mjete të Policisë Kufitare dhe të Guardia di Finanza në Durrës dhe Vlorë janë vënë në gadishmëri, në pritje të hyrjes së gomones në ujërat territoriale shqiptare. Por sipas policise shqiptare gomonia e ngarkuar, në ndjekje nga GdF ka shtuar shpejtësinë duke hedhur në det ngarkesën.

“Më pas ajo i është drejtuar territorit të Malit të Zi, duke u futur në këto ujëra. Policia malazeze e ka interceptuar gomonen, por pas një ndjekje për rreth 1 orë, ka humbur gjurmët e saj”, thotë policia.

Ndërkohë që Guardia di Finanza ka rikuperuar mallin e hedhur në det në ujërat ndërkombëtare në afërsi të ujërave territoriale të Malit të Zi, ku rezultoi 2 ton e 475 kilogramë marijuanë.

Autoritetet policore në 3 shtetet po vijojnë hetimet dhe shkëmbimin e informacionit për zbulimin dhe ndalimin e trafikantëve, por ende nuk ka të dhëna për origjinën e mallit dhe shtetin nga ku mund të jetë nisur gomonia./shqip

Kapja e 2.5 tonë kanabis në Itali, policia: Nuk dihet nga u nis gomonia! Read More »

Në mes të detit anija me 629 emigrantë . Nuk e pranon asnjë shtet

Një anije me 629 emigrantë të shpëtuar në Mesdhe ende nuk dihet se ku do ta pranojnë, pasi u refuzua nga Italia dhe Malta. Italia ka thënë se nuk lejon që anija të mbërrijë në një nga portet e saj, duke kërkuar që Malta ta bëjë këtë.

Malta, megjithatë hodhi poshtë thirrjen, duke thënë se nuk ka të bëjë me operacionin e shpëtimit.Ministri i ri i Brendshëm italian, Mateo Salvini, gjatë fushatës zgjedhore ka premtuar për të ndaluar fluksin e emigrantëve në vend.

Më shumë se 600 emigrantë janë në bordin e anijes SAS Mediterranean. Prej tyre 123 fëmijë të mitur të pa shoqëruar nga prindërit, 11 fëmijë dhe shtatë gra shtatzëna.

Në mes të detit anija me 629 emigrantë . Nuk e pranon asnjë shtet Read More »

Fluks në rritje i turistëve, mbi 8100 vizitorë në Apoloni

Parku Arkeologjik i Apolonisë u vizitua nga mbi 8100 turistë vetëm gjatë muajit maj, prej të cilëve rreth 3500 janë të huaj.

Në një intervistë për ATSH-në, drejtoresha e Parkut Arkeologjik të Apolonisë, Ornela Durmishaj shprehet se, “fluksi i vizitorëve në Parkun Arkeologjik të Apolonisë është në rritje”.

Krahasuar me majin 2017 kur Apoloninë e vizituan vetëm 2900 turistë, statistikat e muajit që lamë pas janë mjaft optimiste, duke shënuar edhe rritje të të ardhurave për këtë park.

Po ashtu, sipas Dyrmishaj, në rritje është edhe numri i turistëve të huaj që vizitojnë këtë park, ndërsa gjeografia e tyre po zgjerohet nga dita në ditë.

“Shumica e turistëve të huaj janë gjermanë, italianë dhe francezë, por kanë filluar edhe turet nga grupet izraelite”, tha Dyrmishaj për ATSH-në.

Interesi i të huajve, sipas saj, është jo vetëm për Apoloninë, por për gjithë Shqipërinë, si një vend mesdhetar ende për t’u zbuluar.

Apolonia në Fier është një nga sitet më të mëdhenj të Shqipërisë, por edhe një nga qytetet më të mëdhenj në botën antike. Si një nga 27 Apolonitë e pellgut të Mesdheut, ajo është një nga vlerat e perlat e trashëgimisë tonë arkeologjike./atsh

Fluks në rritje i turistëve, mbi 8100 vizitorë në Apoloni Read More »

Fillojnë përgatitjet për të çuar para drejtësisë ”kokat” e korruptuara të krimit. Partnerët ndërkombëtarë trajnim për zbulimin e parave të fshehura të pushtetarëve shqiptarë

Partnerët ndërkombëtarë kanë nisur trajnimet për të zbuluar paratë e fshehura nga pushtetarët shqiptarë dhe “kokat” e krimit. Teksa na ndajnë disa muaj nga ngritja e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK), kanë filluar përgatitjet për të çuar para drejtësisë të gjithë të korruptuarit. Në datat 7-8 qershor në qytetin e Vlorës përfaqësues të Këshillit të Evropës kanë zhvilluar takime dy-ditore me përfaqësues të Drejtorisë së Pastrimit të Parave dhe institucioneve të tjera, të cilët janë trajnuar në sekuestrimin e parave të pista.

Gjatë këtij procesi trajnues janë angazhuar plot shtatë institucione. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vetë Këshilli i Evropës përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare në internet, ku lajmëronte para takimit se përfaqësuesit e saj do të viheshin në punë për të trajnuar shqiptarët për pastrimin e parave. “Gjatë trajnimit përfaqësuesit e Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrimit të parave, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, Ministria e Drejtësisë, Prokuroria e Përgjithshme, Policia e Shtetit, Banka Qendrore dhe bankat komerciale, do të mësojnë mjetet dhe praktikat e mira ndërkombëtare për këmbimin e informacionit dhe trajtimin e kërcënimeve të pastrimit të parave dhe korrupsionit.

Përpjekjet i bashkërenditen qasjes së mbikëqyrjes për përdorimin efektiv të burimeve dhe fokusimin në fushat e riskut më të madh, sipas standardeve evropiane dhe ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e KiE. Ndërkohë, burimet i thanë gazetës ”SOT” që pas këtij eventi përfaqësues të Drejtorisë së Pastrimit të Parave do të ndërmarrin një tur në disa vende të Bashkimit Evropian, përfshirë këtu edhe Gjermaninë për tu trajnuar në sekuestrimin e parave të pista dhe në parandalimin e fenomenit të pastrimit të parave.

Lëvizje të tilla po bëhen pak para ngritjes së SPAK me qëllim që sapo të hidhet edhe ky hap, të nisin menjëherë goditjet në nivele të larta të fenomenit të korrupsionit dhe pastrimit të parave. Pra, përfaqësuesit shqiptarë janë në fazën e mbledhjes së informacioneve dhe materialeve për pushtetarët e implikuar në pastrimin e parave dhe pritet që me ngritjen e SPAK të nisin edhe goditjet e para.

Raporti i KiE për Shqipërinë
Ndërkohë, në faqen zyrtare të KiE, është bërë publik edhe raporti vjetor për vitin 2017, ku midis të tjerash përmendet edhe Shqipëria. Duke i cekur nga pak të gjitha ato që konsiderohen si gjëra shqetësuese në vendin tonë, Këshilli i Evropës thekson se Shqipëria ka bërë progres në forcimin e ligjeve për financimin e partive politike, deklarimet e pasurive, luftën kundër pastrimit të parave, si edhe për luftën kundër terrorizmit.

“Në 2017 grupi Kundër Krimit Ekonomik në Shqipëri (AEC-AL) kontribuoi në forcimin e kuadrit ligjor e institucional për partitë politike dhe financimet e fushatave, deklarimin e pasurive, pastrimin e parave dhe lufta kundër financimit të terrorizimit. Projekti prodhoi 14 dokumente këshilluese në lidhje me problemet e mësipërme.

Progres po bëhet gjithashtu drejt forcimit të legjislacionit të financimit të partive dhe rritjes së kapaciteteve të auditimit të stafit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të auditorëve, dhe OJQ-ve me anë të trajnimeve specifike. Legjislacioni i deklarimit të pasurive është përmirësuar me amendamente të ligjeve ekzistuese sipas këshillave të grupit kundër krimit ekonomik AEC-AL”, thuhet në raportin vjetor të Këshillit të Evropës.

Fillojnë përgatitjet për të çuar para drejtësisë ”kokat” e korruptuara të krimit. Partnerët ndërkombëtarë trajnim për zbulimin e parave të fshehura të pushtetarëve shqiptarë Read More »

Spartak Ngjela: Serbët po çirret kot kundër bashkimit Shqipëri-Kosovë. Një bandë kriminale në krye Sali Berishën po destabilizon vendin

Ka tronditje në Serbi për bashkimin doganor Shqipëri- Kosovë.
Në fakt kjo është shenja e parë e bashkimit alban në Ballkanin Perëndimor.
Shkruan Spartak Ngjela

l.
Daçiç, ministri i Jashtëm i Serbisë, çirret me ulurimë se po formohet Shqipëria e Madhe. Por ky është në fakt dëshpërimi që ish agresorëve antishqiptarë po iu vjen nga historia re e riafirmimit shqiptar.
Kjo në të vërtetë është rrjedhojë e marrëzisë shekullore serbe dhe greke: eliminimi i Shqipërisë dhe i gjuhës shqipe.

Një bandë kriminale shekullore që ka vrarë shqiptarë, që ka blerë thuajse të gjithë krerët që kanë drejtuar Shqipërinë; që ka shpërngulur qindra mijë shqiptarë për në Turqi; që ka destabilizuar vazhdimisht Shqipërinë me anë të bastardëve që ke pasur këtu në Shqipëri; që ka krijuar shkatërrimet e gjithë ekonomisë shqiptare në vitet 1991-1996 më hordhitë banditeske të Sali Berishës; që ka lëshuar dhe ka paguar e po paguan imamët dhe hoxhallarët shqiptarë për të sjellë përçarje anti shqiptare në të gjitha trevat e banuara nga shqiptarët në Ballkanin Perëndimor; që ka destabilizuar tre herë Shqipërinë që nga viti 1991 – e pra, pasi ka bërë të gjitha këto, e trembur, këlthet tani me Daçiç e me ministrat e tjerë që të pengohet zhvillimi shqiptar në Gadishullin ILIRIK.

Por e kanë të kotë. Bashkimi i shqiptarëve sot është një politikë e re e niveleve amerikane dhe gjermane.

Politika amerikanë tani ka dalë përfundimisht në rolin e saj primar për fenomenin e ri të albanizimit të të gjithë botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Ky në fakt duhet të quhet ILIRIKUMI Perëndimor, por do të vijë koha që të duhet i tillë.

ll.
Në fakt politika amerikane po kërkon të ndreqë padrejtësinë e madhe që Fuqitë e Mëdha europiane i kanë bërë shqiptarëve, popullit më të vjetër të Europës, duke nisur që nga viti 1870.
Nëse nuk do të ishte kjo padrejtësi, sot Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi nuk do të ishin shtete të mëvetësishëm. Të tre këta shtete janë krijuar mbi gjakun dhe shfarosjen e shqiptarëve. Kjo është vetë historia reale.

Asnjë shtet nuk mund të qëndrojë gjatë në histori nëse është formuar me një histori të pavërtetë. Serbia është një shtet i tillë, dhe prandaj tani që ka nisur historia e vërtetë Shqipërisë dhe shqiptarëve, gjithçka do të shkojë në vendin e vet historik, dhe kjo pa dyshim do të jetë arsyeja e vërtetë e krizës serbe, krizës greke dhe maqedonase, që sigurusht se do të vijojë. Ndërsa ky nuk është aspak faji i shqiptarëve, por i vetë asaj që serbët vetë kanë krijuar.

Janë banda historike 150 vjeçare që ende duan shfarosjen e shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor.

Por kohët kanë ndryshuar: fuqitë e mëdha që e kanë coptuar Shqipërinë janë tani me shqiptarët. Jo të gjitha janë me shqiptarët, por është mendimi politik amerikan që ka dalë në skenë për të rigjallëruar botën shqiptare në Gadishullin Ilirik.

Kjo do të jetë politika e ardhëshme amerikane, sepse politika amerikane tani e ka të strukturuar skematikisht politikën shqiptare të Ballkanit Perëndimor. Kjo do të thotë që, në një aspekt global, politika e lartë perëndimore e drejtuar nga politika korente amerikane e ka kuptuar që investimi sllav, si epiqendra e dikurshme e politikës perëndimore në Ballkan, ka dështuar pikërisht për faktin që ka dashur të likuidojë botën shqiptare.

Sot shqiptarët të shkruar si maqedonas, si serbë dhe malazezë; si dhe shqiptarët të shkruar si grekë në Greqi, janë miliona, dhe politika amerikano-gjermane kuptohet se po kërkonin t’i utilizojë për të deklaruar kombësinë e vërtetë.

Ky mendohet të jetë një proces shumë interesant, atëherë kur politika perëndimore do ta çojë këtë frymë edhe në Greqi, ku sot mendohet se jetojnë rreth 4 milionë shqiptarë që flasin shqip.

lll.
Për të gjitha atë që analizuam dhe cekëm më lart, na duhet të theksojmë se kot çirren në këto momente serbët vulgarë të genocidit antishqiptar. Shqipëria shpejt do të jetë një bashkim gjithëshqiptar në Gadishullin Ilirik.

Kjo tani është politikë amerikane dhe gjermane njëherësh. Por sidomos amerikane. Sepse Shqipëria ka hyrë në analet e politikës së madhe. Ky është në fakt fati i madh i shqiptarëve.

Në funksion të kësaj kot lodhen edhe të korruptuarit e mëdhenj të Shqipërisë. Gjithçka është vendosur. Nuk mund të bëhet politikë e madhe amerikane në Shqipëri me politikanë të korruptuar, që njëri sheh nga Beogradi, tjetri sheh nga Stambolli, tjetri nga Athina dhe të gjithë bashkë kundër demokracisë dhe sistemit.

Rama, Berisha, Meta dhe Basha, për politikën amerikane dhe atë perëndimore, janë individë të sëmurë dhe të korruptuar.

Amerikanët ka kohë që e kanë konstatuar karakterin skizofrenik të politikës Berish-Rama, prandaj e kanë përcaktuar drejt dhe saktë politikën e ardhëshme të Shqipërisë, sepse kjo politikë e karakterit skizofrenik, së pari Nuk ka lejuar zgjedhjet e lira, e pastaj Ka dominuar drejtësinë dhe Ka instaluar korrupsionin.

Karakteri skizofrenik i politikës në fakt është burimi nga ku del e shfaqet çdo lloj tiranie dhe vetë pushteti perersonal e absolut.

Më anë të Reformës në Drejtësi, ekspertiza amerikanë likuidon njëherësh edhe korrupsionin e lartë shtetëror shqiptar, edhe karakterin skizofrenik të politikës shqiptare, dhe sigurisht që do të vendosë në Shqipëri pushtetin gjyqësor të pavarur e të drejtë, dhe do të garantojë me strukturë striktligjore zgjedhjet e lira.

Në fakt, vetëm kështu do të fillojë strukturimi i demokracisë në Shqipëri.

IV.
Po të shihet me vëmëndje, korruopsioni i lartë shtetëror shqiptar ka korruptuar pjesën më të madhe të medias dhe i ka dhënë edhe asaj karakter skizofrenik. Të gjitha analizat antiamerikane nëpër emisione televizive dhe nëpër gazeta, kanë edhe këto karakter skizofrenik në mbrojtje të korrupsionit.
Por që të gjitha nuk kanë asnjë vlerë bllokuese ndaj Reformës së Shqipërisë, sepse pas çeljes së negociatave, të gjitha do të sfumohen.

Më anë të Reformës në Drejtësi menjëherë pas çeljes së negociatave, ekspertiza amerikanë likuidon njëherësh edhe korrupsionin e lartë shtetëror shqiptar, edhe karakterin skizofrenik të politikës shqiptare.

Ajo menjëherë pas këtij likuidimi domosdoshmërisht do të vijojë me sukses reformën në Kosovë dhe në Maqedoni, dhe do të hapë premisat për të strukturuar juridikisht albanizimin real të ILIRIKUMIT Perëndimor, drejt bashkimit të një shteti të ristrukturuar shqiptar, i cili sigurisht që do të jetë i gatshëm të hyjë i gjithë, si botë shqiptare, në Bashkimin Europian. Prandaj gjithçka do të varet nga evolucioni demokratik i gjendjes në Shqipëri.

Pikërisht kjo vjen dhe e shqetëson tharmin antishqiptar që vegjeton ende në Serbi. Por sigurisht që janë vaje të kota, sepse të gjithë antishqiptarët serbë nuk kanë forcë që të mposhtin të vërtetën.
Ata duhet të kujtohen se të vërtetën shqiptare të albanëve të Ballkanit, nuk e kanë fshehur ata vetë, por fuqitë e vjetra europiane, të cilat tani, ashtu siç e analizuam më lart, kanë kaluar të e vërteta historike për botën shqiptare në Gadishullin Ilirik, dhe po kërkojnë që politikën globale për këtë zonë ta mbështesin te bota shqiptare, e cila tani është 97 përqind proamerikane dhe properëndimore.

Është pikërisht ky fakt që e dominon arsyen amerikane dhe gjermane për ta vendosur politikën e tyre te Shqipëria, Kosova dhe te e gjithë bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Spartak Ngjela: Serbët po çirret kot kundër bashkimit Shqipëri-Kosovë. Një bandë kriminale në krye Sali Berishën po destabilizon vendin Read More »

Romeo Kara ngre dyshimet: A thua është rastësi që i njëjti prokuror që ishte në çështjen time të parë me Shkëlzen Berishën dhe Gërdecit shfaqet përsëri në gjyqin e Izet Haxhisë?

Juristi Romeo Kara ka ngritur pikëpyetje rreth prokuorit që po shqyrton rastin e Izet Haxhisë. Kara shkruan në rrjetin e tij social, a është kjo rastësi që i njëjti prokuror ka hetuar Gërdecin, çështjen e tij me Shkëlzen Berishën dhe tashmë së fundmi është shfaqur në gjyqin e Izet Haxhisë.

Statusi i plotë:
A thua, eshte rastesi, qe i njejti prokuror, qe ishte ne çeshtjen e Gerdecit dhe ne çeshtjen time te pare me Shkelzen Berishen, shfaqet perseri ne gjyqin e Izet Haxhise ne daten 7 Qershor 2018?

A thua, mendojne keta sahanlepires, se ne jemi apo do te jemi te falimentuar, perpara maskarallikut te tyre, karshi nesh?

A thua, nuk po i degjojne tam-tamet e se ardhmes, qe po i shurdhojne perdite e me teper tam-tamet e Saliut dhe te gjithe sistemit te tij politik?

Romeo Kara ngre dyshimet: A thua është rastësi që i njëjti prokuror që ishte në çështjen time të parë me Shkëlzen Berishën dhe Gërdecit shfaqet përsëri në gjyqin e Izet Haxhisë? Read More »