Aktualitet

Kanionet e Osumit, epiqendra e turizmit sportiv në fundjavë

Kanionet e Osumit janë shndërruar tashmë, në një destinacion turistik gjithmonë e më i pëlqyer për aventurierët e sporteve të “adrenalinës”. Këtë fundjavë, përveç atyre që ushtrojnë sportin rafting, të ngjitjeve shkëmbore, hedhjeve nga lartësitë ujore, turistëve që vijnë me familjet e tyre, Kanionet kanë pritur edhe grupe të organizuara.

Kështu, këtë javë drejt Beratit dhe Skraparit udhëtuan me dhjetëra autobuzë e mikrobuzë që vinin nga Tirana apo qytete të tjera të vendit, të mbushur me qytetarë që dëshironin të vinin në provë guximin e tyre në kanionet e bukur dhe të frikshëm të Osumit. Specialistët e ADZM-së Berat që ndoqën dhe shoqëruan në shtigje të rrezikshme aventurierët e sporteve ujore, thonë për ATSH-në se, një vargan prej më shumë se 25 makinash të rrugëve të ndryshme, që transportonin edhe 60 turistë francezë, u ngjitën në lartësitë e kanioneve të lumit Osum.

Sezoni turistik sapo ka filluar dhe Kanionet e Osumit me madhështinë, lashtësinë, mitologjinë dhe bukurinë e tyre janë përherë të lakmuar për t’u vizituar. /atsh

Kanionet e Osumit, epiqendra e turizmit sportiv në fundjavë Read More »

35 mijë turistë nga vendet skandinave zgjedhin Shqipërinë

Nga qyteti i Durrësit, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ndërsa ishte i pranishëm në kompleksin Fafa ku 60% e të punësuarve vijnë nga shkollat e arsimit profesional, deklaroi se krahas punësimit të 300 të rinjve ka ende 100 vende të lira punë për ata që kanë përfunduar këtë arsimim.

Ministri Klosi e konsideroi investimin e kryer në këtë kompleks, një investim që ka kaluar parashikimet, pasi për herë të parë po krijohen brende, që po menaxhohen sipas tij me mjeshtëri.

“Është një investim që ka kaluar parashikimet në investim por edhe një investim që krijon për herë të parë disa brende të cilat në vështirësitë e tyre po arrin që të menaxhohet me mjeshtëri nga iniciativa e brendshme private por edhe nga puna dhe energjia e drejtuesve të tij. Ky hotel që po inaugurojmë sot është pjesë e një kompleksi FAFA grup që ka tre hotele në këtë zonë dhe ka një kapacitet mbi 650 dhoma. Hoteli i sotëm ka 330 dhoma dhe po ashtu në këtë zonë janë disa djem të rinj që kanë arritur të krijojnë disa brende që janë të konkurrueshme në të gjithë zonën në të cilën jetojmë”, tha Klosi.

Turistët norvegjezë dhe suedezë kanë pronotuar në këtë resort, tha ministri, duke shtuar se ky grup turistësh ka 7-fishuar numrin e vizitorëve nga vendet skandinave në Shqipëri.

“Sivjet janë 35 mijë turistë nga këto vende që kanë pronotuar në Shqipëri”, tha Klosi.

Ai i konsideroi të rinjtë e punësuar pranë këtij kompleksi, si një përgjigje ndaj thirrjes së kryeministrit në 2014 për të zgjedhur arsimin profesional.

“Sot jemi këtu me ata të rinj që ju përgjigjën thirrjen se kryeministrit në 2014, që arsimin profesional ta shndërrojmë në një energji të madhe për ekonominë e vendit tonë. Sot jemi këtu me 300 të punësuar në resorin FAFA dhe po ashtu, me shume të tjerë të arsimit profesional për të pasur një punësim të sigurt. Hoteli ka akoma kërkesa për 100 vende të reja pune”.

Ndërkaq, Klosi vuri në dukje kërkesat për punë për ata që kanë përfunduar arsimin profesional, ndaj edhe u bëri thirrje prindërve për të nxitur fëmijët e tyre të zgjedhin punësim dhe të ardhme të sigurt.

“Kërkesa është edhe këtu është ulëritëse. Kërkesa jonë e kahershme që arsimi profesional me shpejtësi  të shndërrohet në një nga burimet e mëdha të ekonomisë së vendit tonë. Bashke me kryeministrin mbështesin iniciativën që arsimi profesional të dyfishohet, të trefishohet ç’ka ka ndodhur në Durrës dhe përsëri kërkesat janë shumë më tepër se kaq”, përfundoi ministri./atsh

35 mijë turistë nga vendet skandinave zgjedhin Shqipërinë Read More »

Meri paralajmëron: Kësaj shenje horoskopi i dyfishohen paratë këtë javë

Astrologe Meri njofton se kjo javë do jetë më e gëzueshme për shkak të ndikimit të hënës së re. Hëna e re do sjellë ide të reja dhe vendime të reja, do sjellë një erë të re lirie dhe qetësie, do nxjerrë në pah talentet dhe do sjellë përparime në marrëdhënie sociale. Komunikimi do jetë çelësi i gëzimit, suksesit, shpresës dhe ndjenjave erotike. Megjithatë jo gjithçka do shkojë vaj pasi disa prej shenjave do kenë ngarkesë, detyrime, përgjegjësi etj.

Megjithatë ky nuk është rasti i Akrepëve të cilët këtë javë siç duket do kalojnë më së miri dhe do u dyfishohen paratë. “Akrepi çlirohet nga bllokimi ekonomik, paratë fillojnë të dyfishohen dhe gjen madhështi në karrierë ku fillon publikohet dhe adhurohet”, njofton Meri.

Meri paralajmëron: Kësaj shenje horoskopi i dyfishohen paratë këtë javë Read More »

Pas një darke të iftarit në restorant, 70 persona përfundojnë në urgjencë! Simptoma të njëjta, të gjithë të helmuar

Mbi 70 persona janë hospitalizuar në Spitalin e Gjilanit që nga data 8 qershor, me dyshimin se ata janë helmuar pas një darke të iftarit.

Detaje për ktë rast ka dhënë, Kryeshefi i Departamentit të Emergjencës me reanimacion, doktor Ukshin Ismajli.

 

Sipas tij, këta persona kanë ardhur në spital me simptoma të njëjta dhe po pretendojnë se janë helmuar në një restorant në Gjilan.

“Është një numër i rritur i pacientëve që janë hospitalizuar. Ata kanë ardhur me simptoma të vjelljes, diarre dhe temperaturë. Ne jemi duke vazhduar për t’ia ofruar shërbimin atyre. Të gjithë pacientët kanë thënë se ishin në një restorant para se të kishin këto simptome, pra të gjithë po e thonë këtë gjë,  por nuk mund të themi asgjë të saktë”, ka thënë Ismajli.

Sipas tij, ata i kanë bërë edhe sot analizat dhe po presin rezultatet për të dal me përfundimet.

“I kemi bërë analizat sot tash të shohim kur të dalin rezultatet”, ka shtuar ai.

Pas një darke të iftarit në restorant, 70 persona përfundojnë në urgjencë! Simptoma të njëjta, të gjithë të helmuar Read More »

Pas vendimit për Llallën shpërthen moderatori: Ti gëzojë Tiku pasuritë! Erdhi nga Gramshi me valixhe druri, tani jeton me Range Rover dhe Louis Vuitton

Pavarësisht apelimit të Komisionerit Publik, KPA ka marrë vendimin ditën e sotme që ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla të mos i nënshtrohet procesit të Vettingut. Pas këtij vendimi kanë filluar edhe reagimet e para që shfaqin mosdakordësi .

Moderatori i njohur Denis Dyrnjaja ironizon këtë vendim dhe thotë se “Shqipëria është parajsë për maskarenjtë dhe zullumqarët, ferr për të ndershmit dhe namuzqarët.”

Reagimi i plotë:

Hehe shpëtoi Adriatik Llalla. Nuk do shkojë për vetting dhe për rrjedhojë do t’i gëzojë të gjitha pasuritë e paligjshme që ka vënë në mënyrë abuzive gjatë ushtrimit të detyrës si Kryeprokuror i Republikës.

Dmth ska problem mjafton që largohesh me dëshirë nga sistemi i drejtësisë që e ke përdorur si biznes privat dhe ato që ke përfituar abuzivisht i gëzon pa problem. Ti gëzojë Tiku dhe familja e vet pasuritë dhe miliona euro që bëri pasi erdhi nga Gramshi me valixhe druri ndërsa tani jetojnë me Range Rover dhe Louis Vuitton. Shqipëria, parajsë për maskarenjtë dhe zullumqarët, ferr për të ndershmit dhe namuzqarët.

Pas vendimit për Llallën shpërthen moderatori: Ti gëzojë Tiku pasuritë! Erdhi nga Gramshi me valixhe druri, tani jeton me Range Rover dhe Louis Vuitton Read More »

Rrëfehet shqiptari që shpëtoi 6 persona nga përmbytja në Francë, tani atë e shohin si super heroin e tyre

Është kthyer në hero për banorët një azilant nga Kosova, në komunën e vogël të Changé-s. ai është Florim Shehu pasi shpëtoi dy familje nga përmbytjet që goditën rajonin e Mayenne-s në Francë gjatë vikendit.

Ai rrëfeu për mediumin francez Ouest France ngjarjen e së dielës në fshatin Change. Florim Shehu jeton prej vitesh në Francë, ai u shpreh: “Stuhia filloi rreth orës 16:00 të dielën.

Unë shkova për të lëvizur makinën time sepse uji po rritej shumë shpejt, por në fund të rrugës pashë një grua që ishte bllokuar në shtëpinë e saj”

Pasi e pa gruan e mbërthyer brenda shtëpisë, Florim Shehu braktisi veturën e tij, të cilën tentonte ta shpëtonte nga vërshimet dhe shkoi për të shpëtuar fqinjtë e tij në lagje.

Kur arriti në derën e shtëpisë, Florimi e kuptoj se gruaja e bllokuar brenda shtëpisë nuk ishte vetëm.  “Burri i saj kishte shkuar në një dyqan dhe ajo ishte me dy fëmijët e saj, duke përfshirë një foshnje një muajshe”, tregon Florim Shehu.

Përkundër vërshimeve të mëdha, azilanti nga Kosova arriti t’i shpëtonte tre njerëzit që ishin bllokuar brenda shtëpisë së tyre dhe i kishte çuar ata në shtëpinë ku ai banonte.

Apartamenti ku ai jeton prej shtatorit të vitit të kaluar me gruan dhe dy fëmijët e tij, gjendet në katet e larta të një ndërtese në fshat dhe nuk ishte i prekur nga vërshimet.

Në këtë moment, Florimit i kërkoi ndihmë një mik i tij nga Parisi. Ai i kërkon kosovarit që t’i ndihmonte familjes së tij që jetonte në fshatin Change.

“Ishte djali i fqinjëve të mi që më thirri nga Parisi. Ai më kërkoi ta ndihmoja familjen e tij që ishte bllokuar në shtëpinë e tij”, u shpreh Florim Shehu.

Në kohën kur ai shpëtoi njerëzit e tjerë që ishin ngujuar në shtëpitë e tyre, vetura e Florimit ishte bartuar nga uji dhe kishte përfunduar në lume.

Mirëpo, aksioni i kosovarit nuk u ndal me kaq. Ai shpëtoi edhe tre fqinj të tij ukrainas të ngujuar në katin e parë të ndërtesës ku ai banon.

Për shkak të nivelit të lartë të ujit, Florimi nuk mund ta hapte derën e apartamentit, kështu që ai u fut nga dritaret, prej nga edhe i nxori tre vetë që ishin ngujuar në këtë banesë.

Për vetëm një orë, raporton Ouest France, Florimi shpëtoi gjashtë vetë nga vërshimet. “Është heroi ynë!”,deklaroi fqinja e tij, Dominique Roger, shtëpia e së cilës ka pësuar gjithashtu shumë dëme materiale.

Teksa jeton në Francë prej tri vitesh, Florim Shehu ka aplikuar për azil në prefekturën e Mayenne-s. Ende nuk ka marrë përgjigje nga zyrtarët e shtetit francez, mirëpo pas këtij akti heroik, komuna është e gatshme t’i ndihmojë atij.

Kryebashkiaku i komunës së vogël të Change-s, Denis Mouchel ka thënë se do të përpiqet ta gjejë një zgjidhje për t’i ndihmuar Shehut.

“Ai preferoi t’i shpëtonte fqinjët e tij në vend të veturës së tij. Ne do të përpiqemi të gjejmë një zgjidhje për të”, ka premtuar kryebashkiaku Denis Mouchel.

Mediet franceze e kanë krahasuar kosovarin Florim Shehu me azilantin afrikan nga Mali, Mammadou Gassama, i cili dy javë më parë shpëtoi një fëmijë 4-vjeçar nga rënie prej një ballkoni të një ndërtese në Paris, shkruan Insajdeni.com.
Rrëfehet shqiptari që shpëtoi 6 persona nga përmbytja në France, tani atë e shohin si super heroin e tyre

Rrëfehet shqiptari që shpëtoi 6 persona nga përmbytja në Francë, tani atë e shohin si super heroin e tyre Read More »

Rama gjatë një takimi në Durrës tallet keq me të rinjtë: “Çohu e pimë një kafe”

Gjatë një takimi që ka pasur për punësimin në qytetin e Durrësit, kreu i qeverisë Edi Rama nuk i ka kuryser ofendimet për të rinjtë që sipas tij nuk kërkojnë për punë.

Rama me komentin e tij shkoi deri në tallje duke thënë se puna nuk vjen te shtëpia dhe të thotë çohu pi një kafe. Ky takim ka ndodhur në një hotel në zonën e Durrësit.

Sipas Ramës në çdo biznes që operon në vendin tonë ka vende të lira punë, po sipas kryeministrit shqiptarët e kanë mendjen që të shkojnë për juridik.

‘’Puna nuk vjen te shtëpia dhe të thotë, “çohu e pimë një kafe”. Puna për ta gjetur kërkon një kohë më vete, një i ri europian bën 130 aplikime dhe 35 intervista në mënyrë që të punësohet, kurse këtu duan t’iu vijë te shtëpia”, u shpreh Rama.

Rama gjatë një takimi në Durrës tallet keq me të rinjtë: “Çohu e pimë një kafe” Read More »

Bëhuni gati për javën tjetër, të kenë kujdes këto zona sidomos! Të gjithë po e quajnë java e “mallkimit”

Java tjetër pritet të nisë me temperatura të larta. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM), në bregdet temperaturat pritet të arrijnë deri në 28 °C, ndërsa në vendet e ulëta deri në 31 °C.

IGJEUM parashikon një rritje të lehtë të rrezikut nga zjarret në qarqet Fier, Vlorë dhe Korçë.

Zjarret në pyje

Sot pasdite (e diel, dt.10) dhe nesër (e hënë, dt.11) “S’KA RREZIK” në të gjithë territorin (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Një rritje e lehtë e rrezikut pritet në disa zona të kufizuara, respektivisht në qarqet Fier (Jugperëndim), Vlorë (Veri dhe Jugperëndim) dhe Korçë (Juglindje) ku rreziku pritet të jetë në nivelin “I ULËT”.

Reshjet

Sot pasdite (e diel, dt.10) pritet të ketë reshje të dobëta pothuajse në të gjithë territorin. Në qarqet Shkodër dhe Kukës ato pritet të jenë lokalisht mesatare. Nesër (e hënë, dt.11) reshjet do të vijnë duke u pakësuar, duke u kufizuar në terrenet kodrinore-malore (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në zona shumё të kufizuara reshjet mund të jenë edhe në formë shtrëngate.

Temperaturat

Nesër (e hënë, dt.11) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 19 / 28 °C

në vendet e ulëta: 18 / 31 °C

në vendet malore: 12 / 28 °C

Era

Sot pasdite (e diel, dt.10) dhe nesër (e hënë, dt.11) era do të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet dhe në zonat malore.

Bëhuni gati për javën tjetër, të kenë kujdes këto zona sidomos! Të gjithë po e quajnë java e “mallkimit” Read More »