Aktualitet

Skandali me pronat tek Rana e Hedhun, organizatori i skemës: “Janë shpërndarë për 50 mijë lekë e një gotë raki”

Lek Frroku i akuzuar si organizator i skemës së tjetersimit të pronave në zonen e Ranës së Hedhun në Shëngjin, ka pranuar se tokat në Shëngjin janë shpërndarë nga ish zyrtarë shtetërorë për 50 mijë lekë ose siç tha ai “për një gotë raki”. Frroku tha se ai dhe pjestaret e tjerë të familjes së tij e kanë blerë këtë prone dhe se nuk ka asnjë lidhje me këtë çështje.

“Ato prona janë shpërndarë që në vitin 2002 nga kryepleqnit e fshatrave se këtu me një gotë raki, me 50 mijë lekëshe…se kur janë në administratë njerëz pa shkollë kështu vazhdon” tha Frroku, sipas të cilit prokuroria po luan me dy standarte.

Gjatë një prononcimi për mediat, Frroku nuk ngurroi të akuzojë prokurorin me veting, ndërsa vuri në dukje se në burg janë futur vetëm zyrtarë të PD dhe LSI dhe asnjë socialist.

“Unë ndoshta seancën tjetër do kërkoj edhe dorëheqjen e Prokuror nuk ma merr mendja të kalojë vettingun për një arsye se së pari duhet ti kontrollohen dëftesat. Vetëm janë futur zyrtarët e PD dhe të LSI, asnjë zyrtar tjetër. Është folur për një dosje tjetër, pse prokuroria nuk e nxjerr këtë dosjen tjetër” tha Frroku.

Lek Frroku i cili ka aktiviete biznesi në Lezhë, është vënë nën akuzë për tjetersimin pronave tek Rana e Hedhun, ndërsa vijon të qëndrojë në arrest shtëpie prej më se dy muajsh.

Skandali me pronat tek Rana e Hedhun, organizatori i skemës: “Janë shpërndarë për 50 mijë lekë e një gotë raki” Read More »

3-2 në favor të ish-kryeprokurorit, dalin emrat që bllokuan vetingun për Adriatik Llallën

Dalin emrat e komisionerëve që bllokuan vetingun për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pak ditë më parë vendosi që të mos ketë veting për Llallën. Trupa gjykuese ka qenë e ndarë 3-2 në favor të ish-kryeprokurorit.

Kryesuesi i trupës gjykuese, Sokol Çomo dhe anëtarja Albana Shtylla kanë qenë pro hapjes së vetingut për ish-kryeprokurorin. Ndërsa, relatori i çështjes, Luan Daci, dhe anëtarët Ardian Hajdari dhe Ina Rama kanë qenë kundra rihapjes së vetingut ndaj Llallës.

Rasti i ish-kryeprokurorit ka hapur shumë debat të fortë në politikën shqiptare. Sapo ai mbylli mandatin në krye të organit të akuzës ju drejtua me një shkresë Presidentit të Republikës ku shprehej se do të largohej përfundimisht nga sistemi i drejtësisë. Ligji i jep të drejtë kryeprokurorit që të jetë gjyqtarë në një prej Gjykatave të Apelit, por Llalla nuk e pranoi. Për këtë arsye Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mori vendimin se atij duhet t’i ndërpritet vetingu.

Ky vendim nuk u pranua nga Komisioneri Publik, i cili ju drejtua Kolegjit të Apelimit, ku kërkoi që të ketë rinisje të vetingut. Megjithatë pas disa seancave të mbajtura, KPA me 3 vota pro dhe 2 kundër vendosi që të mos ketë veting për ish-kryeprokurorin.

3-2 në favor të ish-kryeprokurorit, dalin emrat që bllokuan vetingun për Adriatik Llallën Read More »

Deputeti demokrat sulmon Arta Markun: Rri e vështron yjet, ndërsa ministrat e korruptuar flenë si qengja

Depueteti demokrat Oerd Bylykbashi në një postim në rrjetet sociale vë në shënjestër kryeprokuroren Arta Marku, e cila sipas tij edhe pse u përzgjodh si Kryeprokurore e përkohshme nuk ka ndërmend të largohet nga ai post për shkak të çorbës në drejtësi, sipas tij të kurdisur nga socialistët. Ai ironizon Markun, për të cilën thotë se , “rrin dhe vështron yjet”, ndërkohë që trafiqet vazhdojnë.

Postimi i plotë i dep[utetit Bylykbashi:

I perhershem si e perkohshmja Arta Marku‎

Sot u bene plot 6 muaj qe kur Arta Marku, nen cader, ne mes te tymit, vuri doren te betohej mbi Kushtetute si Prokurore e Pergjithshme e Perkoheshme edhe pse Kushtetuta nuk njeh nje PPP.

Thane qe do te qendronte vetem nje apo dy muaj sa te zgjidhej Keshilli i Larte i Pro‎kurorise, por ky keshill as ka ndermend te zgjidhet per shume kohe. Dhe pa KLP nuk ka Prokuror te Pergjithshem me mandat 5-vjecar.

Opozita propozoi amendament kushtetues qe ta fuste kete pune ne hulli kushtetuese. Por ata ne PS qe bene corbe reformen ne drejtesi, thane se deri sa te hynte ne fuqi amendamenti kushtetues, do te ishte zgjedhur Prokurori sipas Kushtetutes ndaj nuk duhej. Amendamenti do kishte hyre dy here ne fuqi deri me sot, por as KLP nuk kemi e as Prokuror me mandat kushtues 5 vjecar nuk kemi.

Dhe Arta Marku rri e veshtron yjet, me dilemen: me mire i Perkohshem pa afat, apo i Perheshem me afat 5 vjecar? Mah, nuk e di, po pyes njehere Kryeministrin a i duhem akoma…‎

Nderkohe trafiqet vazhdojne, Tahiri eshte i lire, hetimet per Habilajt dhe Xhafajt nuk dihet ku jane, ministrat e korruptuar flene si qengja, Erioni ia jep Teatrin Kombetar privatit qe te beje pallat e ta shesin bashke, dhe Rama qeveris pa ate gjembin qe quhet Gjykate Kushtetuese. Tranzicion i perhershem si gjithmone.

Deputeti demokrat sulmon Arta Markun: Rri e vështron yjet, ndërsa ministrat e korruptuar flenë si qengja Read More »

Ndryshimet në qeveri do të ndahen në dy faza, kush rrezikojnë të parët

Ndryshimet në qeveri pritet të shoqërohen me dy faza. E para është faza pas vendimit për negociatat. Më 28 qershor Këshilli i BE do vendosë nëse do ketë hapje negociatash dhe në varësi të vendimit varet dhe e ardhmja e qeverisë. Shqipëria pritet të marrë hapje negociatash me kusht dhe kjo do sjellë ndryshime në kabinet me qëllim përmbushjen e kushteve.

Faza e dytë do jetë ajo e shtatorit, e cila do sjellë rifreskim total në kabinetin qeveritar. Burime të gazetës “Sot” thanë se ta parat që rrezikojnë të largohen janë ministrit që janë emëruar që prej vitit 2013. Në shtatorin e 2017, pritej që kryeministri të bënte një rifreskim të kabinetit, por shumica ministrave të vjetër mbetën në postet e mëparshme. Kryeministri ka mbetur i pakënaqur nga shumë prej tyre dhe si duket mund të largohen.

Në vendimin që ai do marrë do kenë rëndësi dhe dy faktorë: turi i llogaridhënies dhe platforma “shqipëriaqëduam”. Mësohet se kryeministri do shohë se ndaj kujt ka më shumë ankesa dhe si ka qenë performanca në zgjidhjen e ankesave. Po ashtu do merren për bazë dhe ankesat e qytetarëve gjatë takimeve që janë bërë në fshatra e qytete, ku nuk kanë munguar sulmet dhe ndaj ministrave konkretë. Pasi të analizohen të gjithë këta komponentë, kryeministri do përcaktojë dhe emrat që do të largohen nga qeveria/Pamfleti

Ndryshimet në qeveri do të ndahen në dy faza, kush rrezikojnë të parët Read More »

I shpëtoi Vettingut, përfitime financiare për Adriatik Llallën. Do marrë gjysmën e pagës për tre vjet me radhë pa punuar, sa përfitojnë Gjyqtarët dhe Prokurorët

Pas ndërprerjes së procesit të Vettingut për Adriatik Llallën, tashmë ish-Prokurori do të përfitojë edhe shpërblim. Ai do të marrë për 3 vite me rradhë gjysmën e pagës që merrte kur ushtronte detyrën e Prokurorit. Sipas ”Shqiptarja.com” Llalla do të marrë edhe tre paga të plota pas përfundimit të mandatit si kryeprokuror. Kjo mund të jetë edhe një nga arsyet se pse ish-kryeprokurori u angazhua fort për t’i shpëtuar procesit të Vetingut, ku në përfundim ose do të shkarkohej ose do të konfirmohej në detyrë.

Por cila është baza ligjore e shpërblimit për ish-kryeprokurorin?

Pika 2 e nenit 56 të ligjit të Vetingut, parashikon që pas dhënies së dorëheqjes, subjekti i rivlerësimit ka të drejtë të përfitojë pagesë kalimtare, sipas nenit 7, pika 1, të ligjit “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”. Neni 7 ndan në grupe zyrtarët e lartë të shtetit që përfitojnë paga të plota dhe gjysmë page pas largimit nga detyra.

Llalla, duke qenë ish-kryeprokuror, hyn në grupin e parë. Për personat e grupit të parë, pika e parë e nenit 7 të ligjit për pensionet shtetërore suplementare, parashikon që pas largimit nga funksioni, u jepen tri paga mujore të funksionit dhe pas këtyre pagave marrin 50 për qind të pagës referuese, për aq kohë sa kanë punuar në funksione të tilla, por jo më shumë se 3 vjet nga momenti i largimit nga ky funksion. Pra me anë të dorëheqjes, ish-kryeprokurori duhet të qëndrojë 15 vite larg drejtësisë së re, por aga ana tjetër, do të marrë deri në tre vite gjysmën e pagës pa punuar.

Sa përfitojnë të tjerët

Shtatëmbëdhjetë prokurorë dhe gjyqtarë dhanë dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë për t’i shpëtuar skanimit të trefishtë të Vetingut. Edhe këta do të përfitojnë nga pika 2 e nenit 56 të ligjit të Vetingut, por jo aq sa ish-kryeprokurori Adriatik Llalla. Anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese që kanë dhënë dorëheqjen do të marrin dy paga mujore të funksionit dhe pas këtyre pagave marrin 50 për qind të pagës referuese, për aq kohë sa kanë punuar në funksione të tilla, por jo më shumë se 3 vjet nga momenti i largimit nga ky funksion.

Ndërkaq, gjyqtarët dhe prokurorët e niveleve të tjera, nuk reflektohen në pikat e nenit 1 të ligjit për pensionet shtetërore, por megjithatë, ata janë parashikuar si përfitues në pikën 2 të nenit 56 të ligjit të Vetingut.

I shpëtoi Vettingut, përfitime financiare për Adriatik Llallën. Do marrë gjysmën e pagës për tre vjet me radhë pa punuar, sa përfitojnë Gjyqtarët dhe Prokurorët Read More »

Zbardhet dëshmia e banorit nga Novosela që luajti rolin e Agron Xhafajt: Audio-përgjimi u sajua për 100 mijë euro. Priten arrestimet

100 mijë euro është shuma që Albert Veliu dhe një 45-vjeçar nga Novosela e Vlorës kanë përfituar për të krijuar audio-përgjimin e rremë për vëllain e ministrit të Brendshëm. Sipas burimeve të “Shqiptarja.com” kjo shifër ka dalë nga dëshmia e dëshmitarit të vetëofruar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, i cili ka marrë përsipër autorësinë e videos, duke pohuar se personi që ka bërë rolin e Agron allias Geron Xhafaj, është pikërisht ai vetë.

Nga ana e tij banori i Novoselës ka thënë para grupit hetimor se këtë shifër ja ka përmendur ‘’Babalja’’ në mënyrë që ai të bënte rolin e trafikantit në këtë audio-përgjim, atë të Agron Xhafaj.

45-vjeçari ka ka këmbëngulur se e gjithë sasia e eurove duhet të jetë marrë nga Albert Veliu. Po ashtu mësohet se dëshmia dëshmia e banorit të Novoselës, gjen përputhje edhe me disa biseda të përgjuara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ku ai dhe Babalja diskutojnë me njëri-tjetrin për ndarjen e fitimit, menjëherë sapo kanë parë që audio-përgjimi është botuar publikisht nga Partia Demokratike, në të gjitha mediat e vendit.

Vlonjati i thoshte Babales se duhet t’i jepte paratë e premtuar, ose në të kundërt do të shkonte te Partia Socialiste dhe do tregonte të gjithë të vërtetën, rreth asaj që kishin kurdisur së bashku me qëllim përfitimin monetar.

Gati arrestimet e ndjekja penale për mashtrim

Të gjitha këto prova tashmë janë në dosjen e prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe se pritet që në ditët në vijim të ketë surpriza rreth kësaj dosje, pasi anëtarët e grupit hetimor janë duke analizuar çështjen dhe pse jo, mund të ketë dhe urdhër-arreste për persona, që pritet të ndiqen penalisht për akuzën e “Krijimit të provave të reme”.

SAJESA E POLICIT “ERMAL”

Albert Veliu, që u prezantua nga Partia Demokratike si dëshmitari X, ka gënjyer dhe për sa i përket faktit se ka takuar një efektiv policie në Vlorë, me emrin “Ermal”, të cilin sipas audio-përgjimit, ai pretendohet se Agron Xhafaj ja këshillon që të shkojë ta takojë, në mënyrë që ai ta ndihmonte për të trafikuar drogë. Mësohet se për arsye përfitimi monetar Albert Veliu, jo vetëm që ka iskenuar audio-përgjimin dhe ka shpikur një bashkëbisedues duke e joshur për të aktruar Agron Xhafaj, por ky dëshmitar i PD ka gënjyer edhe për sa i përket emrit “Ermal”, duke thënë se është punonjës policie dhe mik i Agron allias Geron Xhafaj.

Në këtë çështje nuk ka ekzistuar asnjë efektiv policie që të ketë bashkëpunuar me Babalen, për më tepër që edhe nga verifikimet e tabulateve të telefonit të katër policëve me emrin “Ermal” në Vlorë, ka rezultuar se nuk kanë pasur telefonata qoftë me Agron Xhafaj por edhe me Babalen gjatë muajit tetor 2017, kur është bërë përgjimi dhe në vijim. Gjatë këtyre dy muajve hetime të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, janë evidentuar dhe marrë në pyetje katër efektivët e policisë së qarkut Vlorë, që mbajnë emrin “Ermal”. Bëhet fjalë për policë që janë në organikën e komisariatit të Vlorës, Sarandës dhe një tjetër është në Drejtorinë Qëndrore.

Të katër këta efektivë janë marë në pyetje nga anëtarët e grupit hetimor, duke pohuar se nuk kanë njohje dhe miqësi me Albert Veliun por edhe me Agron Xhafaj, vllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Por pavarësisht dëshmive të katër policëve me emrin “Ermal”, prokuroria ka verifikuar me imtësi të gjitha tabulatet mujore të këtyre efektivëve, për të mësuar nëse ndonjëri prej tyre ka pasur biseduar ndonjëherë nga muaji Tetor 2017 e në vijim me Albert Veliun (Babalen) apo me Agron Xhafaj.

Nga kjo procedurë nuk ka dalë asnjë element i dobishëm. Madje tabulatet telefonike,i janë verifikuar dhe Babales, për të mësuar nëse kishte folur me ndonjërin prej këtyre policëve, por nuk ka rezultur që ai të ketë biseduar në telefon./Pamfleti

Zbardhet dëshmia e banorit nga Novosela që luajti rolin e Agron Xhafajt: Audio-përgjimi u sajua për 100 mijë euro. Priten arrestimet Read More »

Gazeta e njohur britanike “Metro”: 7 arsye përse duhet të vizitojmë Shqipërinë

Gazeta e njohur britanike “Metro” ka renditur 7 arsye përse duhet të vizitojmë Shqipërinë, dhe sigurisht një ndër arsyet e mëdha është dhe kryeqyeti i Shqipërisë, Tirana.

Tirana është një qytet energjik që të ofron shumë gjëra për të parë e bërë, nga baret trendy dhe restorantet e mira, arkiktetura intriguese deri te muzuemet e komunizmit.

Përjetoni të shkuarën e errët të komunizmit në Shqipëri

Në panoramën e bukur të Shqipërisë do të shihni vende-vende bunkere atomike të ndërtuara në periudhën e komunzimit me urdhër të ish-diktatorit Enver Hoxha. Një ndër bunkeret e mëdha dhe është kthyer në muze, Bunk’Art 1, një muze i mbushur me të dhëna dhe sekrete të regjimit komunist i hapur në vitin 2014. Ndërsa në vitin 2016, u hap Bunk’Art 2 në qendër të qytetit. Ju mund të vizitoni dhe Muzeun e Gjetheve, një vilë e mbuluar me pemë të harlisura në kryeqytetin e Tiranës që dikur ishte selia e shërbimit sekret shqiptar dhe tani është i hapur si Muzeu i Mbikqyrjes sekrete.

Koktejle fantastike në Tiranën shumëngjyrëshe

Kryeqyteti po merr gjithnjë e më shumë pamje metropolitane, kultura e kafesë dhe artit është në rritje dhe për të parë më mirë këtë shkoni në Bllok. Dikur një zonë e elitës komuniste, tashmë një nga lagjet më të bukura të Tiranës me baret dhe restorantet e saj.

Provoni gatimet e shijshme shqiptare me një prekje moderne

Klima mesdhetare e Shqipërisë do të thotë se është e bekuar me produkte të shumta të natyrës, prandaj prisni të shijoni kebab me shije, sallata tmerrësisht të shijshme dhe ushqim deti të freskëta. Një revolucion gastronomik është duke u zhvilluar në Tiranë, Shqipëri.

Mund të dilni në male të larta dhe liqene të thella

Në veri, Alpet shqiptare posedojnë një lloj bukurie të egër. Historia e rajonit është e mbyllur në gjakmarrjet e lashta dhe folklorin, dhe jeta bujqësore mbetet e pandryshuar prej shekujsh – mos u habitni kur shihni fermerët që lërojnë me kaun dhe zgjedhën. Në lindje të vendit, ujërat kristalizuese të Liqenit të Ohrit janë si diçka nga parajsa. Poshtë në jug, shumica e turistëve shkojnë në anën maqedonase për arkitekturën osmane dhe kishat bizantine, por nuk e humbasin qytetin e Pogradecit për një shije të jetës lokale në det./Shqiptarja.com

Gazeta e njohur britanike “Metro”: 7 arsye përse duhet të vizitojmë Shqipërinë Read More »

Dekoruan atentatorin e babait, Rudina Hajdari mesazh të fortë PS-së

Me 13 vota pro dhe 1 abstenim, Këshilli Bashkiak i Hasit shpalli atentatorin e Azem Hajdarit, Gafurr Mazrekun, “Qytetar Nderi”, me motivacionin “Personalitet Intelektual, me kontribut të pashoq ne Pushtetin Vendor”.

E bija e Azem Hajdarit, Rudina Hajdari deputete e Partisë Demokratike, ka thënë se dekoorimi i tij është një akt i shëmtuar, pasi ai është asgjë më shumë sesa një kriminel.

“Ky është një akt i shëmtuar. Nuk dua t’i futem thellë shumë këtij debati, sepse i gjithë opinioni publik e di që ky është një akt shumë u shëmtuar për popullin shqiptar. Për vetë faktin se ky njeri ishte i pari që bëri një akt të tillë në Parlament.

Ky është një njeri që është dënuar dhe është kriminel. Nuk ka hapësirë për të justifikuar këtë gjë. Por nga ana tjetër të mos harrojmë se ishte Azem Hajdari që e fali këtë njeri. Më vjen keq që ne po promovojmë që persona të tillë të lartësohen në këtë mënyrë”, u shpreh Rudina Hajdari.

Dekoruan atentatorin e babait, Rudina Hajdari mesazh të fortë PS-së Read More »