Aktualitet

Shqipërisë i kanë mbetur vetëm 10 ditë

Për 10 ditë Europa do të marr një vendim për Shqipërinë.
Shkruan Arjan Nikaj

Vendimi i marrë do të jetë në varësi kush do të jetë subjekt i vendimit, do të jenë politikanët apo shqiptarët e pa përfaqësuar politikisht në një shtet të kapur nga Krimi i Organizuar nga një Oligarki që është instaluar prej një kohe të gjatë nga shfrytëzimi barbar i pasurive të popullit e vendit të vet, nën kërcënimin e vazhdueshëm me një presion që rritet në mungesë të plot të drejtësisë dhe me vota të vjedhura dhe të imponuara me frikë, nën një farsë të fëlliqtë demokratike.

Gjithsesi ky vendim do të jetë për gjysmën e popullsisë e dominuar nga pleq të mjerë të braktisur nga fëmijët e tyre tashmë europian. Politika shpreson mos të hapen se ndryshe nuk do të lëshonte sheshet për falje masive, në një kohë kur ekstremizmi fetar vazhdon si për dreq të shtyp me makina njerëz të pafajshëm.

Anti perendimorët e kanë krijuar tashmë situatën mbytëse në vend dhe ne do të paguajmë për 100 vitet e ardhshme konçensionet absurde të një të krisuri, që pret miratimin e atyre që e projektuan me besnikërin e një qeni. I gatshëm për të kapur shkopin e rradhës.

Shqipërisë i kanë mbetur vetëm 10 ditë Read More »

Policia bllokon 17 mjete lundruese sapo nis sezoni turistik, ja detajet

Policia ka bllokuar dhe ka ndëshkuar me masa administrative ndaj 17 mjeteve lundruese, ndërkohë që sapo ka nisur sezoni turistik.

Në njoftim thuhet se Blutë kanë nisur një seri inspektimesh për të kontrolluar vijën bregdetare, duke marrë edhe masat përkatëse.

Ja njoftimi i policisë për këtë aksion:

Masat për sezonin turistik veror. Policia Kufitare bllokon dhe ndëshkon me masa administrative 17 mjete lundruese.

Gjatë fundjavës zv. Drejtoresha e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj ka inspektuar gjithë vijën bregdetare për të parë nga afër zbatimin e masave për krijimin e zonave të sigurta, ku pushuesit të kryejnë plazhin me qëllim mosfutjen brenda perimetrit të lejuar të motorëve të ujit, pajisjen e motorëve të ujit me certifikata, ngritjen e kullave të vëzhgimit, flamujve apo tabelave orientuese, bova dhe tapa për të bërë të dukshëm kufirin që ndan zonën e notimit të plazhistëve nga ajo e lundrimit të mjeteve lundruese, si dhe për të njoftuar pushuesit për zonën ku notohet pa rrezik.

Në kuadër të masave të marra nga ana e Policisë së Shtetit për rritjen e sigurisë së pushuesve gjatë sezonit turistik Veror 2018, gjatë muajit Qershor janë bllokuar dhe ndëshkuar me masa administrative nga Policia Kufitare nga Shëngjini deri në Sarandë 17 mjete lundruese, nga të cilat, 1 gomone dhe 16 motorë uji, pasi kanë rezultuar pa dokumentacion përkatës.

Shërbimet e Policisë Kufitare, të Delta Forcë, FNSH, të Policisë Rrugore, Shqiponjat dhe Patrullat e Përgjithshme kanë nisur shërbimin në të gjithë vijën bregdetare për parandalimin e ngjarjeve kriminale si dhe për t’ju ardhur në ndihmë pushuesve në rast nevoje.

Shërbimet e Policisë janë të alternuara nga toka dhe nga deti, ku mjetet lundruese të Delta Force dhe Policisë Kufitare kontrollojnë mjetet lundruese si dhe motorët e ujit për dokumentacionin përkatës që duhet të kenë për të dalë në det. Ndërkohë përgjatë vijës bregdetare nga toka, punonjës policie me biçikleta patrullojnë në zonat ku pushuesit kanë filluar plazhin.

Policia Rrugore e mbështetur nga Shqiponjat dhe Patrullat e Përgjithshme, por edhe nga FNSH apo Delta Force, janë të shtrira në të gjitha akset në shërbim të pandërprerë me qëllim krijimin e lehtësive në qarkullimin e mjeteve.

Policia bllokon 17 mjete lundruese sapo nis sezoni turistik, ja detajet Read More »

“Vajte për 10 minuta me helikopter në Tiranë dhe e le eskortën rrugëve”, Rama i përvishet keq komentuesit

Kryeministri Edi Rama në kuadër të turit të llogaridhënies gjatë ditës së djeshme ishte në qytetin e Dibrës, ku edhe u prit me protesta nga opozita. Rama ironizon duke e cilësuar protestën e fuqishme, ndërsa e shoqëron me një pjesë nga filmi i njohur shqiptar ‘Koncert në vitin 1936’. Por postimi i tij është shoqëruar me mjaft komente, ku Rama nuk ngurron t’i kthejë përgjigje.

Komentuesi: Arrite në tr për 10 minuta me helikopter zotrote?! Eskorta jote arrin ne darke ne TR nga rruga qe e ke len rrugve

Edi Rama: Une helikopterin e perdor 1 here ne 100 rruge Landi Landi dhe vetem kur e kam te domosdoshme, se ate rrugen e lene rrugeve jo nga une po prej 100 vjetesh e kam bere nja 100 here me makine si kryetar partie e si kryeminister me vone Keshtu qe kur flet per rrugetimet e mia neper Shqiperi, shko mblidh te gjitha kilometrazhet e lagjes tende dhe nuk i ben dot gjysmat e kilometrave te mia, te cilat i kam bere e do t’i bej se e dua kete vend sa c’nuk ta rrok dot ajo rradakja jote, e njoh ne cdo kthese e cep per ta njohur e per kuptuar sa me mire cdo plage qe i kane hapur me dhjetra e dhjetra vite… Po ti rri pret Brazilin e gjuan ketu me top fjalesh pa lidhje dhe te duket vetja se ben gol, nderkohe qe je jashte loje komplet.

“Vajte për 10 minuta me helikopter në Tiranë dhe e le eskortën rrugëve”, Rama i përvishet keq komentuesit Read More »

“Si vend arab jemi katandisur”, Fatos Nano si rrallëherë i përgjigjet komentueses

Ish kryeministri Fatos Nano një nga liderët historikë të Partisë Socialiste, ka kohë që është shkëputur nga jeta politike e vendit, por që herë pas herë rishfaqet me postimet e tij në faqen zyrtare të Instagram.

Si rrallëherë Nano i është përgjigjur komentit të një qytetareje. Postimi i urimit për besimtarët myslimanë, në ditën e Fiter Bajramit nuk është pritur mirë nga të gjithë ndjekësit e tij.

Një komentuese shkruan se falja e tyre është tmerr në qendër të Tiranës.

Komentuesja: Tmerr ne qender te Tiranes kjo skene .. Si vend arab jemi katandisur i nderuari

fatos_nano_official: Çdo fe, duhet respektuar dhe jo “Gjykuar”.

“Si vend arab jemi katandisur”, Fatos Nano si rrallëherë i përgjigjet komentueses Read More »

Klemend Balili dhe njerëzit e krimit gati të blejnë në ankand pasuritë e tyre të sekuestruara nga shteti. Askush s’rrezikon të afrohet e të blejë ‘Santa Quarantan’

Janë nxjerrë në ankand pasuritë e konfiskuara të njerëzve të krimit, ndërkohë që ekziston frika se mos ata i riblejnë sërish për t’i pasur në pronësi të tyre përmes emrave të tjerë.
Një frikë e tillë ekziston për vetë faktin se kur ka politikanë, të cilët kanë pasuri përrallore dhe biznese miliona euroshe në emër të njerëzve të tyre të afërt apo bashkëpuntorëve të tyre, atëherë përse të mos veprojnë kështu dhe njerëzit e krimit. Të cilët në ankand mund të blejnë pronat dhe pasuritë e tyre për të mos i lënë me çmim të lirë në dorë të njerëzve të zakonshëm.

Njëherësh ekziston dhe frika nga ana e organeve ligjzbatuese se këto pasuri të njerëzve të krimit mund të mbeten pa shitur pavarësisht çmimit favorizues, për shkak të frikës se mund të bëhen objekt goditjeje personat që guxojnë ti blejnë. Burimet bëjnë të ditur se asnjë prej atyre që kanë para nuk u është afruar këtyre pasurive të sekuestruara dhe të nxjerra në ankan, për t’i blerë, pavarësisht ofertën favorizuese e tunduese që është bërë prezente.

Këto janë dy elementët bazë që kanë penguar deri më tani shitjen e disa prej pasurive më të mëdha të sekuestruara të njerëzve të krimit.Mes të cilave dhe pasuritë e supertrafikantit të drogës, të ashtuquajturit “Eskobari i Ballkanit”, Klemend Balili, i cili ende gjendet në kërkim ndërkombëtar por që mund të përbëjë rrezik për blerësit e pasurive të tij të sekuestruara ose mund të riblihen nga vetë ai përmes njerëzve të tij.

Pasi, nga investimet në bono thesari, te llogaritë bankare qindra mijëra dollarëshe, te hotelet e resortet luksoze, deri te makinat e shtrenjta tashmë janë në ankand. Ku arrin në rreth 10 milionë dollarë vlera totale e pasurive të konfiskuara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda gjatë dy viteve të fundit përmes 12 vendimeve. Në total, për periudhën janar-qershor 2017 vlera e aseteve të konfiskuara nga Krimet e Rënda është rreth 3.5 milionë dollarë.

Ndërkohë që konfiskime më të shtrenjta janë kryer gjatë vitit 2016. Vetëm përmes një vendimi të marrë gjatë këtij viti, janë konfiskuar një llogari bankare prej 938 mijë dollarësh, një tjetër prej 10 milionë lekësh, si dhe një sasi bonosh thesari prej 5.5 milionë lekësh.

Po në vitin 2016 rezultojnë të konfiskuara me një vendim të vetëm pesë llogari bankare në shumën totale prej 3.1 milionë dollarësh dhe katër llogari bankare në shumën totale prej 451 euro.
Në total, për vitin 2016 rezultojnë të konfiskuara një total asetesh prej rreth 5.5 milionë dollarësh.
Por çfarë do të bëhet me gjithë këeto pasuri të konfiskuara këto vitet e fundit, pasuri të vëna sipas organeve ligjzbatuese në mënyrë të paligjshme dhe që përmes tyre mendohet që shteti të nxjerrë dhe përfitimin e duhur për të rikthyer sadopak paratë në arkën e shtetit.

Rreth 40 pasuri të konfiskuara si rezultat i aktiviteteve kriminale janë nxjerrë në shitje nga Ministria e Financave për vitin 2017. Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, vlera e tyre në total arrin në rreth 5.5 milionë dollarë. Bëhet fjalë për sipërfaqe të mëdha tokash, pyjesh, restorante, dyqane e apartamente.

Ndërkohë që është resorti luksoz “Santa Quaranta” aseti më i shtrenjtë në listën e pasurive të sekuestruara e të nxjerra në shitje nga autoritet shtetërore. Resorti luksoz “Santa Quaranta” është nxjerrë në shitje nga Ministria e Financave. Çmimi fillestar i caktuar nga Agjencia është 336 milionë lekë, afërisht 3 milionë dollarë. Në njoftim specifikohet se Pasuria Bar-Restorant-Hotel “Santa Quaranta Premium Resort” ndodhet në vijën e parë të ndërtimeve në rrugën Sarandë -Butrint. Ky hotel është i përbërë nga 85 dhoma, kuzhina dhe bari. Hoteli është i kompletuar me të gjitha pajisjet dhe është i gatshëm për punë.

Bie në sy vlera shumë e lartë e disa prej pasurive. Njëra prej sipërfaqeve pyll që shtrihet në 221 mijë metra katrorë vlerësohet me çmimin 270 mijë dollarë.Po me këtë çmim vlerësohet edhe një sipërfaqe ullishte në Durrës me sipërfaqe 1,500 metra katrorë.Por deri më tani burimet saktësojnë asnjë prej këtyre pasurive të mëdha nuk është shitur, duke shtuar zërat për një frikë që ekziston për t’ju afruar këtyrev pasurive me “barrë” për blerësit./Pamfleti

Klemend Balili dhe njerëzit e krimit gati të blejnë në ankand pasuritë e tyre të sekuestruara nga shteti. Askush s’rrezikon të afrohet e të blejë ‘Santa Quarantan’ Read More »

I moshuari sfidon Bashën dhe Kryemadhin: Ky është propozimi im, ejani dhe votojeni. Në të kundërt nuk jeni dibranë!

Një i moshuar nga Durrësi ka marrë rrugën drejt Dibrës për të qenë i pranishëm në prezantimin e projektit të ndërtimit të ‘’Rrugës së Arbrit. Ramiz Loka ndër të tjera tha se kjo rrugë të mbajë emrin e Edi Ramës duke vënë kështu në sfidë dy krerët e opozitës për ta votuar.

Fjala e Ramiz Lokës:

“Banoj në Durrës. Kemi mbetur këtej dhe andej me shpenzime të mëdha, rrugëtime 5 orë.

Na preu në besë Sali Berisha, e filloi rrugën dhe në fund kaloi prej nesh dhe doli në Elbasan.Unë kam ardhur nga Durrësi se mora vesh se do të vijë Kryeministri për inagurimin e kësaj rruge.

Kjo rrugë për Dibrën nuk ka kusur më, na sjell Tiranën në derë.Falenderoj kryeministrin që na bëri këtë vepër pas 20 e ca vjetësh.

I propozoj kësaj Ministrje (Olta Xhaçkës) të shkojë në parlament dhe të propozojë në emër timin: Rruga e Arbrit të jetë e Edi Ramës, me emër të Edi Ramës.

Ftoj Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhin, janë dibranë, të votojnë për këtë propozim që bëj unë.

Nëse nuk votojnë ata nuk janë dibranë”, tha Ramiz Loka.

I moshuari sfidon Bashën dhe Kryemadhin: Ky është propozimi im, ejani dhe votojeni. Në të kundërt nuk jeni dibranë! Read More »

Dy deputetet çame, manovër e Ramës ndaj rebelimit të 12 parlamentarëve të PS-së që i rrëzojnë qeverinë

Deklarata e sotme e dy deputetëve të PDIU-së, Reme Lala dhe Elena Xhina se kalojnë në grupin parlamentar të PS-së nuk ishte aspak as rastësi e as thjesht një afrodiziak për entuziazmin e ulur të mazhorancës qeverisëse.

Por kemi të bëjmë me një rrezik eminent për qeverinë e Edi Ramës, i cili rrezikohet nga 12 deputetë brenda grupit parlamentar socialist, të cilët kanë bërë gati largimin e menjëhershëm nga “klubi politik” që drejton Taulant Balla.

Siç mësohet nga burime të sigurta nga brenda mazhorancës, si rezultat i përplasjes, pakënaqësive, dhe pafuqisë së deputetëve për të punësuar militantët dhe zgjidhur problemet e njerëzve, ata kanë bërë gati një largim nga PS-ja.

Akt që e nxjerr qeverinë e Edi Ramës pa mbështetje politike dhe praktikisht e rrëzon atë menjëherë.

Siç mësohet, zëdhënës të këtij grupi që thuajse ka nga një deputet nga të gjitha qarqet i ka bërë të ditur kupolës së PS-së që vendimi tashmë është afër.

Menjëherë pas këtij veprimi, grupit të 12-tëshes i janë afruar krushq nga LSI-ja dhe nga PD-ja, por ata i kanë larguar urgjent dhe kanë bërë të ditur se nuk do t’i japin votat e tyre për një qeveri të opozitës, por thjesht po synojnë të bindin PS-në se ajo duhet të formojë një ekzekutiv të ri pa Edi Ramën dhe pa frymën e rilindasve që cilësohen si një mish i huaj në PS por që e kanë zaptuar atë përfundimisht.

Largimi i 12 deputetëve mësohet se do të bëhet vetëm nëse nuk ka rrugë tjetër dhe nuk hapet debati brenda PS-së për ndryshime.

Ndaj Rama ka nisur të kërkojë partnerë të rinj dhe deklarata e dy deputetëve të PDIU-së sot ishte një thirrje ndaj të gjithë atyre parlamentarëve brenda LSI-së dhe PD-së që duan të afrohen me kyeministrin.

Dhe nuk është se s’ka pasur tentative: LSI-së i ka bërë prova ikjeje Robert Bitri dhe Agron Çela.

Ndërkohë që Argron Shehaj, miliarderi i Bashës u shfaq në krah të Edi Ramës te Blendi Fevziu si sinjal i qartë i koduar drejtuar dymbëdhjetëshes.

Jo më kot edhe sot Shpëtim Idrizi nuk e konsideroi lajm të ri ikjen e dy deputeteve të tij, që i kishin ikur me kohë nga duart, madje nuk ishin përzgjedhur fare nga ai.

“Lajmet e vjetra që sot shiten si të reja, për individë që kanë qënë thjesht kandidatë të PDIU-së, sepse janë deklaruar me PS-në qysh në përfundim të zgjedhjeve, nuk sjellin asnjë ndryshim në veprimtarinë tonë politike për zgjidhjen e çeshtjes çame”, tha Idrizi .

Sipas informacioneve brenda PS-së, po tentojnë të bashkohen me këtë grup deputetësh rebelë edhe disa ministra që Edi Rama është bërë gati t’i largojë në shtator por edhe disa prej deputetëve të lidhur me qarqe kriminale që pritet të bien në rrjetën e drejtësisë së re.

Deri tani mësohet se sinjalet nuk janë pritur mirë, pasi afrimi i ministrave vërtetë që do të rrisë grupin por nga ana tjetër do të godasë kauzën.

Në krye të dymbëdhjetëshes qëndron një “socialist i vjetër”, i cili ka qenë edhe nismëtari i nismës së deputetëve të pakënaqur.

Ata deri tani nuk kanë pranuar të bëjnë dialog me Taulant Ballën por kanë kërkuar Ruçin, por ky i fundit ka thënë se nuk ka më rolin e vjetër në PS.

Pas kësaj ata kanë përdorur një figurë shumë të njohur socialiste me figurë të paprekur dhe mjaft popullore, tashmë i tërhequr nga politika që të përfaqësojë kërkesat dhe shqetësimet e tyre në kupolën e PS-së.

“Senatori” socialist ka takuar direkt Edi Ramën, i cili kur e ka marrë vesh është xhindosur dhe ka kuptuar se bëhet fjalë për një rrezik jo thjesht eminent por fatal.

Bëhet fjalë jo thjesht për largimin e tij nga qeveria por nisjen e deramizimit të PS-së…/Pamfleti

Dy deputetet çame, manovër e Ramës ndaj rebelimit të 12 parlamentarëve të PS-së që i rrëzojnë qeverinë Read More »

Ish-ministrat dhe drejtorët e LSI i vjedhin paratë njëri-tjetrit, alarm në bandën e Ilir Metës

Një bandë misterioze po u vjedh paratë e korrupsionit hajdutëve të LSI, kanë mbushur jastëkët dhe dyshekët, dyshime të forta mbi thithëlopën e madhe e korrupsionit

Ngjan si skenar filmi, por gjithçka ndodh në Lëvizjen Socialiste për Integrim, bandën më të madhe dhe famëkeqe të hajdutëve në Shqipëri dhe Ballkan. Prej disa javësh, banda e hajdutëve të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, që përbëhet nga lukunia e ish-ministrave dhe ish-drejtorëve, po përjeton një gjendje alarmi, për shkak të një ngjarje të pazakontë.

Një grup misterioz hajdutësh të sofistikuar po u vjedhin paratë e krimit dhe korrupsionit ish-ministrave dhe drejtorëve të LSI. Grupi rezulton se është i mirinformuar për sasinë e parave të çdo ish-ministri dhe drejtori të LSI dhe vendin ku i kanë fshehur. Deri më sot nuk ka asnjë denoncim në prokurori, pasi paratë janë të pista, dhe në këtë mënyrë vetë denoncuesi rrezikon burgun.

Dyshimet janë se grupi misterioz drejtohet nga e njëjta dorë brenda LSI. Ka zëra dhe pëshpërima se pas këtij grupi hajdutësh qëndron vetë thithëlopa e madhe e korrupsionit dhe kokainës. Gjithashtu, dyshohet se ish-ministrat dhe drejtorët, në dijeni për vjedhjet e njëri-tjetrit kur kanë qenë në pushtet, tani po vjedhin njëri-tjetrin. Por, gjithçka ende mbetet mjegull dhe mister.

Gjatë tetë viteve në pushtet, përveç gjobës mujore që dorëzonin tek thithëlopa e madhe e korrupsionit, ish-ministrat dhe lukunia e drejtorëve të LSI kanë mbushur jastëkët dhe dyshekët me paratë që i kanë vjedhur, me anë të tenderave, favorizimeve, koncesioneve, shitjes së pasurive publike dhe aferave të tjera të ndryshme. Meqenëse paratë janë të zeza dhe nuk mund të hyjnë në sistemin bankar, ata i kanë mbajnë paratë e korrupsionit kryesisht nëpër shtëpi.

Fshehja e parave në shtëpi dhe në vende të tjera, për t’i shpëtuar drejtësisë, mbart gjithmonë rrezikun e vjedhjes. Kjo vjedhje masive brenda llojit në LSI vjen një vit pasi kjo bandë famëkeqe qëndron në opozitë. Siç duket, disa prej krerëve të kësaj bande kanë nisur t’i mbarohet paratë dhe në këtë mënyrë ka nisur grabitja mes shokësh. Nuk është kurrë rastësi që mbi 90 % të drejtorëve të proceduar, arrestuar dhe dënuar për korrupsion i përkasin Lëvizjes Socialiste për Integrim, që prej tetë vitesh.

Pas disa muaj bandës së LSI do t’i vijë një rrezik edhe më i madh. Tmerri i kësaj bande do të jetë Byroja Kombëtare e Hetimit. Kjo e fundit ka kompetenca të pakufizuara për të gjurmuar paratë e vjedhura. Gjatë miratimit të ligjit për SPAK-un LSI bëri një luftë të ashpër, për t’i kufizuar kompetencat Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Prokurorisë së Posaçme, pikërisht nga halli i parave të vjedhura. LSI arriti të bëjë disa kufizime në ligj, por sërish, falë gjermanëve dhe amerikanëve, Byroja e Hetimit ka fuqi të mjaftueshme për t’ua gjurmuar dhe konfiskuar paratë e korrupsionit./Pamfleti

Ish-ministrat dhe drejtorët e LSI i vjedhin paratë njëri-tjetrit, alarm në bandën e Ilir Metës Read More »