Aktualitet

Rihapja e dosjes “Hajdari”, furtuna pritet të përfshijë SHQUP-in. Zbulohen emrat e politikanëve që do të thirren për të dëshmuar

Dy ditë më parë Gjykata e Tiranës vendosi të pranojë kërkesën e Izet Haxhisë për të rihapur dosjen “Hajdari”. Kjo gjë ka filluar të alarmojë politikën dhe ta fus atë në panik. Tashmë furtuna pritet të përfshijë edhe SHQUP-in. Gazeta “SOT” ka mësuar disa prej emrave që pritet të dëshmojnë për  çështjen në fjalë.

Më konkretisht, pjesë e listës janë: Sali Berisha, Genc Pollo, Jozefina Topalli, Jemin Gjana, Spartak Koço, Maksim Cikuli, Flamur Shehu, Shaban Memia dhe Pjetër Arbnori. Për të gjithë emrat që janë gjallë, avokati i Izet Haxhisë do kërkojë që të thirren sërish për të dëshmuar.

Roli i anëtarëve të PD

Por çfarë funksionesh kanë apo kanë pasur këta emra në Partinë Demokratike? Nëse fillojmë nga Sali Berisha, ai momentalisht është deputet i PD, ndërsa më parë ka qenë kryeministër si edhe President i Republikës së Shqipërisë në kohën kur ndodhi atentati ndaj Azem Hajdarit. Genc Pollo në vitet 1997 ka mbajtur detyrën e këshilltarit të Berishës, ndërsa ka provuar edhe postin e ministrit, si ministër i Arsimit apo ministër i Inovacionit, Teknologjisë e Komunikacionit.

Për të vijuar me emrin tjetër, Jozefina Topalli ka qenë kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, si edhe deputete e PD. Sakaq, Jemin Gjana ka qenë ministër i Bujqësisë, kurse tani mban postin e kreut të Departamentit për Kthimin e Figurave Historike në PD.

Të dhënat për emrat e tjerë që pritet të dëshmojnë për dosjen “Hajdari” janë: Maksim Cikuli (ka qenë anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, deputet i PD në dy legjislatura si edhe ministër i Shëndetësisë në vitet 1994-1997); Flamur Shehu (ka qenë dixhej nëpër organizimet e PD, ka marrë pension të veçantë nga Sali Berisha në 2015); Shaban Memia (ish-deputet i PD, për të Izet Haxhia është shprehur se PD ka tentuar ta vrasë nëse Berisha arrestohej pas grushtit të shtetit në 1998); Pjetër Arbnori (bashkëthemelues i PD, ish-kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, u nda nga jeta në vitin 2006).

Të gjithë do dëshmojnë

Duke qenë se emrat e lartpërmendur janë pjesë e Partisë Demokratike, kjo tregon qartë që pikërisht kjo parti është edhe më e rrezikuara apo e alarmuara nga hapja e dosjes “Hajdari”. Ata persona që vijojnë të jenë në jetë pritet që të rithirren për të dëshmuar për detajet që mund të dinë rreth vrasjes së Azem Hajdarit, duke rritur kështu ankthin.

Gazeta “SOT” ka mësuar se avokati i Haxhisë do kërkojë në gjykatë që të pyeten të gjithë. Mund të ndodhë që i pari që mund të merret në pyetje të jetë vetë Sali Berisha, duke qenë se ai është edhe më i akuzuari nga Izet Haxhia. Ndërkohë, duke qenë se tani Izet Haxhia e fitoi të drejtën për tu rigjykuar, pritet që çështja të shkojë në Gjykatën e Apelit, ku ish-truprojën e pret një tjetër betejë e gjatë gjyqësore me akuza dhe kundërakuza.

Tashmë detyra e Izet Haxhisë është që të përmbushë “misionin” e ekstradimit të tij: zbardhjen e të vërtetës të vrasjes së shekullit. Tanimë pritshmëritë janë që ai së bashku me avokatin e tij mbrojtës, Bashkim Nikolla të bëjnë publike prova të padala deri tani që faktojnë se Izet Haxhia është i pafajshëm, se në dosjen “Hajdari” ka futur duart edhe politika dhe se i implikuar në atentat është edhe vetë Sali Berisha.

Rihapja e dosjes “Hajdari”, furtuna pritet të përfshijë SHQUP-in. Zbulohen emrat e politikanëve që do të thirren për të dëshmuar Read More »

Vrasja e Hajdarit, hetim vdekjes misterioze të sekretares së Berishës, Linda Ihsani. Pa gjithçka te zyra e Doktorit. Saliu, mbesa e tij Breçani e Pollo dëshmojnë të parët

Rihapja e dosjes së vrasjes së ish liderit të Dhjetorit Azem Hajdari pritet të shkaktojë tronditje në politikën shqiptare.

Ashtu sikurse është deklaruar nga ana e ish truprojes së Sali Berishës, të sapokthyerit nga azili në Turqi, Izet Haxhia ai do të rrëfejë gjithçka dhe  pritet që  hetimi të shtrihet akoma më tej.

Dy janë misteret më të mëdha që kanë mbajtur peng zbardhjen e plotë të vrasjes së Azem Hajdarit për 20 vite me radhë. E para, zhdukja e telefonit celular dhe paaftësia e prokurorisë për të të gjetur telefonatën e fundit të bërë me liderin e dhjetorit pak para vrasjes.

Misteri i dytë është se kush e nxorri Azem Hajdarin jashtë selisë së PD për të shkuar tek makina ku ishin vrasësit e tij atë natë shtatori  të vitit 1998.

Duket se ata që kanë qënë të interesuar për të vrarë Azem Hajdarin e kanë zhdukur menjëherë telefonin e tij celular dhe për këtë nuk mund të akuzohet as policia, e cila nuk ka guxuar jo vetëm atë natë më 12 shtator por as ditë më vonë të afrohej te selia e PD për të kqyrur vendngjarjen e jo më të kërkonte se ku kishte rënë celulari i Azemit.

Por nuk mund të akuzohet as prokuroria, e cila vetëm disa ditë më vonë, pas grushtit të dështuar të shtetit të 14 shtatorit ka shkuar dhe ka kqyrur vendin e ngjarjes dhe ka pyetur ndokënd këndej dhe andej selisë së PD që kanë recituar versionin e Berishës.

Ka shumë hamendje se kush e nxori Azem Hajdarin jashtë selisë së PD, pse e thirri Berisha Azemin nga takimi në Lushnje, gjoja për ta pyetur për takimet që kishte zhvilluar në qytetet dhe fshatrat myzeqare.

Berisha kishte vite që nuk interesohej për takimet e Hajdarit, madje nuk përfshihej fare lideri i dhjetorit në axhendën e lëvizjeve të liderëve të PD në takim me elektoratin.

Pse atë natë e pyeti Berisha, madje duke e thirrur të vijë me urgjencë për ta informuar në seli, madje pa u çmallur tamam as me familjen.

Ndërkohë që ka qënë dhe mbesa e Sali Berishës, Shpresa Breçani ajo që ka shfaqur shqetësimin tek Berisha se para selisë së PD kishin parkuar makinën Haklajt, të cilët ajo i njihte pasi i kishte nga zona e vet Tropoja.

Shpresa Breçani, mbesa e Berishës di shumë për këtë ngjarje, pasi ka qënë shumë aktive atë natë, madje ka parë tërë lëvizjet që janë bërë jo vetëm para selisë së PD por dhe brenda selisë së PD.
Ndërkohë që sekretari i përgjithshëm i PD i asaj kohe Genc Pollo ka qënë dhe ai shumë aktiv, pais ishte sa në zyrën e Berishës aq dhe në takim me Azem Hajdarin.

Genc Pollo e di për gjithë bisedën që ka bërë Berisha me Azemin para se të vritej, di se si e ka ndjekur Berisha pas perdes së zyrës së tij lëvizjen e Azemit jashtë selisë së PD teksa është drejtuar tek makina e Haklajve përballë dritares së zyrës së kryetarit të PD.

Ndaj dhe Berisha, Genc Pollo dhe Shpresa Breçani janë të parët që do të thirren për të dëshmuar për gjithë situatën e paravrasjes së Azem Hajdarit, natën e 12 shtatorit 1998.

Por një person ka qënë dëshmitari i të gjitha takimeve të Berishës në selinë e PD, në zyrën e tij natën e vrasjes së Azem Hajdarit dhe ai person ka qënë Linda Ihsani.

Linda Ihsani ka qënë sekretarja dhe këshilltarja më jetëgjatë e Sali Berishës, që në kohën kur ishte kryetar i PD, pasi fitores së 22 marsit të vitit 1992 për pesë vite ka qënë sekretare në Presidencë dhe këshilltare shtypi dhe njeriu më i afërt i ish presidentit Sali Berisha.

Puna e saj pranë Berishës vijon dhe në tetë vitet e gjata të opozitës, deri në pranverë të vitit 2005, pak para se Berisha të vinte në pushtet dhe të bëhej kryeministri i vendit.

Linda Ihsani në rrethana misterioze u largua pa paralajmërim nga paradhoma e ish kreut të opozitës që pas pak muajsh erdhi në pushtet, për të punuar rreth një vit në një kompani private si përkthyese.

Por ishte ish kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ajo që e emëroi si këshilltare të marrëdhënieve me jashtë detyre që e kreu me përkushtim, por që marrëdhëniet me Berishën, me të cilin kishte bashkëpunuar për 13 vite me radhë mbeten të ngrira deri sa u nda nga jeta para pesë vitesh.

Pra pikërisht bashkëpunëtorja më e afërt e Berishës dinte gjithçka që ka ndodhur në zyrën e Berishës, kush ka hyrë dhe kush ka dalë jashtë, çfarë është biseduar brenda.

Linda Ihsani asnjëherë nuk është pyetur nga prokuroria për vrasjen e Hajdarit, ndërkohë që mbetet mister sëmundja e ngadaltë që i mori jetën.

Bëhet e ditur se do të hetohet jo vetëm mospyetja e saj nga organet ligjzbatuese, madje dhe mospërfshirja e saj në listën për tu pyetut, por dhe vdekja misterioze e saj.

Pasi largimi nga jeta në mënyrë të papritur e ish bashkëpunëtores së Berishës e cila cilësohej një “arkivë lëvizëse”, pasi kishte sekrete dhe të fshehta të Berishës për 13 vite me radhë, është një mister më vete dhe ngjan me skenarë të mafias që u mbyllin gojën atyre që dinë shumë./Pamfleti/

Vrasja e Hajdarit, hetim vdekjes misterioze të sekretares së Berishës, Linda Ihsani. Pa gjithçka te zyra e Doktorit. Saliu, mbesa e tij Breçani e Pollo dëshmojnë të parët Read More »

Astrologe Meri ja thotë troç kësaj shenje horoskopi: Je i trashë, prandaj vuan

Astrologe Meri njofton se planeti “Uran” ka sjell një ndryshim mbi njerëzimin ndërsa Dielli do sjellë përballje me egoizmin e plagosur. Meri shkruan se “Urani” do bëjë një rivlerësim të vlerave dhe talenteve tona duke i dhënë tjetër rëndësi dhe vlerë gjithçkaje.

Mirëpo për shenjën e Shigjetarit, astrologia nuk ka lajme edhe aq të mira pasi ata vazhdojnë vuajnë në dashuri duke qenë se nuk e kanë marrë ende mësimin.

“Shigjetari do kuptojë se nese vuan akoma në dashuri kjo do të thotë që nuk e ka marrë siç duhet mësimin e vetë dhe po humb kohë me trashësinë e tij”, shkruan Meri.

Astrologe Meri ja thotë troç kësaj shenje horoskopi: Je i trashë, prandaj vuan Read More »

Babai e mbante të lidhur prej tre ditësh, ulërimat e adoleshentit në Berat alarmojnë fqinjët

U desh më shumë se dy orë policisë së Beratit dhe forcave zjarrfikëse për të neutralizuar dhe arrestuar 42-vjeçarin Miri Duro, i cili mbante peng prej 3 ditësh djalin e tij 17-vjeçar.

Ngjarja është regjistruar në lagjen “30 vjetori” në qytetin e Beratit, ku 42-vjeçari i divorcuar, Miri Duro, jetonte së bashku me djalin adoleshent Albert Duro.

Pas divorcit ish-bashkëshortja është larguar në Itali, duke e lënë djalin në kujdestari të të atit.
Mirëpo 42-vjeçari për shkak të problemeve psikike ushtronte dhunë ndaj të birit, dhe prej 3 ditësh e mbante atë të lidhur dhe pa ushqim.

Kanë qenë të bërtiturat e 17-vjeçarit që kanë tërhequr vëmendjen e fqinjëve, të cilët kanë njoftuar policinë.

Pas marrjes së denoncimit, policia me ndihmën e zjarrfikësve ndërhynë në banesë dhe shpëtuan 17-vjeçarin, i cili u dërgua për kontroll në spital dhe ndodhet në gjendje të rënduar psikike.

Por 42-vjeçari Miri Duro sapo pa forcat zjarrfikëse të mbërrinin pranë banesës së tij, hipi në tarracën e shtëpisë duke refuzuar të zbresë, dhe gjatë gjithë kohës kërcënonte dhe godiste me mjete të forta forcat e policisë.

Pas dy orësh në tentativë për t’u arratisur, ai u prangos nga policia.

Babai e mbante të lidhur prej tre ditësh, ulërimat e adoleshentit në Berat alarmojnë fqinjët Read More »

Miu ha 16 mijë euro ! Nisin hetimet

Policia e Indisë njoftoi se një mi ishte futur në një bankomat përmes një vrime në pjesën e pasme dhe kishte filluar t’i hante paratë.

Deri në momentet kur u gjet, miu kishte ngrënë para në vlerë rreth 16 500 euro.

Mugdha Jyoti Mahanta, kapiten i policisë në qytetin Tinsuki, theksoi se kur përgjegjësit e shërbimit teknik kishin vajtur më 11 qershor të rregullonin bankomatin e prishur të Bankës Shtetërore të Indisë, brenda tij gjetën një mi të ngordhur dhe rreth 1,3 milionë rupi (rreth 16 500 euro) të grimcuara.

Miu ishte futur në bankomat përmes një vrime të vogël.

Banka theksoi se kishte kërkuar kryerjen e hetimeve.

Miu ha 16 mijë euro ! Nisin hetimet Read More »

Mesnatë e frikshme/ Shkarkesa të fuqishme elektrike, rast i rrallë! Çfarë pritet ditët në vazhdim (Video)

Rrebeshet e shiut me erën e fortë dhe ulja me 10 gradë e temperaturave brenda një orë, ishte një fenomen i rrallë për Tiranën. Sinoptikanët tregojnë se ajo çfarë përjetuam mesditën e së premtes ishte nje ministuhi tropikale.

Por edhe më i çuditshëm vazhdoi moti në orët pasuese.

“Pas stuhisë ndryshoi krejtësisht rryma duke sjellë shkarkesa të mëdha”.

Parashikimet flasin për një mot me shi deri në fund të Qershorit.

Temperaturat e larta pritet të kthehen në Korrik. Në javën e dytë të këtij muaji, parashikohet që termometri të shënojë 37 gradë

Mesnatë e frikshme/ Shkarkesa të fuqishme elektrike, rast i rrallë! Çfarë pritet ditët në vazhdim (Video) Read More »

Policia bën kërdinë në Tiranë, heq 26 leje drejtimi, arrestohet 35 vjeçar për korrupison

Një 35-vjeçar me inicialet A,M ka përfunduar në pranga ditën e sotme në kryeqytet pasi tentativave për të korruptuar një punonjës të policisë.
Gjithashtu janë arrestuar në flagrancë edhe dy drejtues mjetesh për drejtim mjeti në mënyrë të çrregullt.

Policia rrugore ka pezulluar 26 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe shpejtësi tej normale të lejuara.

Gjatë zbatimit të detyrave të përcaktuara në Planin e Masave përgjatë fundjavës, nga shërbimet e Policisë Rrugore të kryeqytetit ka qenë objekt kryesor konstatimi i drejtuesve të mjeteve nën efektin e alkoolit. Rreth orës 02:50 në rrugën “Xhorxh .W. Bush” i kanë dhënë shenjë ndalimi automjetit tip “Citroen” me targë AA 374 OZ, i cili nuk ju bind fillimisht shenjës së ndalimit duke u larguar dhe pasi patrullat e Policisë Rrugore e ndoqën u bë i mundur ndalimi i tij në rrugën e “Barrikadave”.

Gjatë kontrollit të dokumentacionit, drejtuesi i mjetit me targë AA 374 OZ, me iniciale A. M., 35 vjeç, i ka dhënë një kartmonedhë 2000 lekë të reja policit i cili ka qenë duke verifikuar rastin, për të evituar verifikimet e mëtejshme dhe ndëshkimin për kundravajtjen e konsumuar.
Në moment është bërë kapja dhe arrestimi në flagrance i drejtuesit të mjetit për veprën penale të “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal si dhe u hartua procesverbali i konstatimit të shkeljes për mosbindje ndaj shenjës së ndalimit të oficerit të policisë rrugore dhe drejtim i mjetit nën efektin e alkoolit në masën 0.42 mg/l.

Gjithashtu nga kontrollet policore u verifikuan dhe:

•U arrestuan në kushtet e flagrancës edhe dy drejtues mjetësh për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt( pa Leje Drejtimi e tjetri për drejtim mjeti në gjendje të dehur)

•U pezulluan 26 leje drejtimi, nga këto: 12 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 14 për shpejtësi tej normale të lejuara.

•U penalizuan 7 drejtues mjetesh për mosrregullim shpejtësie veçanërisht në qendrat e banuara dhe gara me shpejtësi.

•U penalizuan 8 drejtues mjetesh për xhama të errësuar.

•Ndërkohë, në zbatim të Planit Operacional TISPOL 2018 për mjetet debitore, u verifikuan dhe u ndaluan administrativisht 25 mjete për detyrime të pashlyera.

Policia bën kërdinë në Tiranë, heq 26 leje drejtimi, arrestohet 35 vjeçar për korrupison Read More »

Ambasadori Donald Lu ka një përgjigjie për të gjithë zërat që thonë se po dështon reforma në drejtësi

Në një kohë, ku duket sikur çdo gjë është pezulluar dhe skepticizmi po rritet, ambasadori Donald Lu rikthehet me një tjetër deklaratë për reformën në drejtësi.

Disa njerëz kane thënë se reforma në drejtësi po bllokon sistemin e drejtësisë dhe po dështon. Cili është komenti i Ambasadorit Lu mbi këto pretendime?

Ambasadori Lu: Vetingu po funksionon. Shumë gjykatës dhe prokurorë janë shkarkuar sepse nuk mundeshin të justifikonin pasurinë e tyre të madhe apo të tregonin se kishin integritetin e duhur për t’i shërbyer drejtësisë në Shqipëri. Disa njerëz e kanë kritikuar procesin sepse ka penguar funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë. Unë nuk mendoj kështu. Ishte korrupsioni që pengoi funksionimin e këtyre gjykatave për vite me radhë. Vettingu po e ndreq këtë. Së shpejti Shqipëria do të ketë një sistem me gjykatës dhe prokurorë të pastër, që e kanë kaluar vettingun. Ai sistem është e ardhmja e Shqipërisë.

Ambasadori Donald Lu ka një përgjigjie për të gjithë zërat që thonë se po dështon reforma në drejtësi Read More »