Aktualitet

Hahn jep lajmin dhe kushtin bombë: Negociatat me BE hapen vitin tjetër, por qeveria shqiptare…

Komisioneri Johanes Hahn në një konferencë të përbashkët me kryeministrin shqiptar Edi Rama ka thënë se do të vizitojë Tiranën në ditët e ardhshme për të vijuar punën për hapjen e negociatave vitin tjetër.

“Do vazhdojmë përgatitjet për hapjen e negociatave sic është parashikuar për vitin e ardhshëm. Do bëhet gjithcka për të ecur përpara me hapat e parashikuar drejt hapjes së negociatave do jemi edhe në Tiranë do takohemi sërish me kryeministrin Rama, do flasim edhe me qeverinë edhe me opozitën pasi kemi të bëjmë me një qëllim kombëtar që është shumë i rëndësishëm për shoqërinë dhe ajo që duhet të bëjmë është të arrijmë këtë qëllim që është me rëndësi për shoqërinë shqiptare, është qëllim i përbashkët që na përket të gjithëve, kemi zhvilluar një takim të frytshëm”.

Duke ju pergjigjur interesit te mediave, se cfare pritet nga qeveria shqiptare, Hahn u shpreh:

“Të vazhdojë punën për procesin e reformave se një nga arsyet pse pati një mbështetje kaq të madhe ishte rezultatet e para premtuese të procesit të vetingut por kjo duhet të vazhdojë se s’ka përfunduar ende. Puna duhet të vijojë dhe së dyti tani është detyra për të gjithë administratën për tu marrë me fushat e 35 kapitujve për të parë që situata ligjore është në përputhje me kushtet e BE”./korrieri

Hahn jep lajmin dhe kushtin bombë: Negociatat me BE hapen vitin tjetër, por qeveria shqiptare… Read More »

Shqiptarët kanë frikë të jenë të varfër, arsyen nuk do e gjenit dot kurrë. Por ja cila është

Raporti më i fundit ka treguar se situata ekonomike e vendit i bën shqiptarët të ndihen më inferiorë se të tjerët si dhe më të përjashtuarit në shoqëri, e ata kanë shumë frikë të jenë të varfër pasi shoqëria këtu i nënçmon.

Në Barometrin e Balkanit, 33% e të anketuarve shqiptarë kanë pohuar që kanë frikë se mund të bien në varfëri dhe kjo është përqindja më e lartë në rajon dhe shumë më e lartë sesa mesatarja rajonale prej 24%. Në Kosovë, kjo peshë është 26%, në Mal të Zi 21%, Maqedoni 27%, Bosnjë20%, Serbi 21%.

17% e të anketuarve shqiptarë pohojnë se ndihen të përjashtuar nga shoqëria, sërish më e larta në rajon dhe 15% pohojnë se i shohin si inferior për shkak të situatës së tyre me të ardhurat dhe punën, shkruan Monitor.

Një pjesë e madhe e shqiptarëve janë përgjigjur se nuk e kanë të sigurt vendin e punës për vitin e ardhshëm duke arritur sërish përqindjen më të lartë në rajon në 31% .

85% e shqiptarëve mendojnë se diferenca mes të pasurve dhe tëvarfërve është rritur në ekonominë e tyre duke u radhitur kështu pas Bosnjës (92%).

Ky raport është bërë për të vlerësuar statusin social të qytetarëve të të gjithë Ballkanit. Ata që janë mbi nivelin mesatar mendojnë se nuk po rritet niveli i diferencës mes të varfërve dhe të pasurve, ndërsa ata që e quajnë veten nën nivelin mesatar mendojnë se kjo diferencë po rritet./korrieri

Shqiptarët kanë frikë të jenë të varfër, arsyen nuk do e gjenit dot kurrë. Por ja cila është Read More »

Flet fotografi që e pa ndër vite: Si ka ndryshuar qendra e Tiranës, sheshi flet me Teatrin ‘ti ke kush të mbron, po unë…’

Profesioni ia deshi të kalonte shumë kohë në Lulishten e Skënderbeut, ku ka shkrepur mijëra fotografi.. Ndaj, Roland Tasho është një nga njohësit më të mirë të qendrës së Tiranës. Në një ekspozitë të hapur së fundmi, Tasho u paraqit me një kolazh fotografish nga qendra e Tiranës, ku paraqiteshin shndërrimet e shumta qe kane ndodhur me te ne vite.

Por kur nisi ai të fotografoje Tiranën?

“E kam fotografuar kur nisa të punoj si fotograf në vitin 1985, pastaj kam fiksuar të gjitha ndryshimet e radhës. Kam 5 apo 6 fotografi të qendrës së Tiranës në faza të ndryshme. Unë kam punuar një vit në lulishten e famshme pas Skënderbeut, në vitet 1982-1983. Madje, së fundi e kam imagjinuar një dialog mes teatrit dhe lulishtes, ku kjo e fundit i thotë: “Eh mor teatër, ti i ke 2-3 njerëz që të mbrojnë, kurse mua, që jam lulishtja më e famshme në Shqipëri, nuk më mbron njeri”. Ka qenë me të vërtetë një lulishte e famshme, pasi kushdo që vinte në kryeqytet, nuk mund të largohej pa bërë më parë një fotografi në të, duke pasur pas Skënderbeun apo 15-katëshin. Pas çdo eventi në Tiranë, do të shkrepej edhe një fotografi te lulishtja”, tha Tasho per Panorama.

12885721_1169971759680401_7923047672728905608_o
Lulishtja e Skënderbeut përpara se të prishej

Kur ishte “piku” i fotografive”?
Për fillim shkolle, mbarim shkolle, fillimin e ushtrisë, pa përmendur festat e mëdha, si 1 Majin, Festat e Nëntorit, ku atje nuk kishte ku të shkelje nga numri i madh i njerëzve. Nga ajo lulishte mund të shkruhet fare mirë edhe historia e Tiranës. Më ka entuziazmuar pa masë projekti i “kthimit në identitet”, pasi kur isha fëmijë kemi ndenjur te Bashkia, te reklamat dhe mendova se do të kthehej edhe pamja e sheshit dhe ndërtesat e famshme, si kanë qenë dikur. Do të ishte një shesh ashtu si është projektuar në kohën e Mbretit Zog, i dashur, i komunikueshëm, i ngjashëm me ata që shohim në Europën, ku ne duam të jemi pjesë.

Untitled-5
Sheshi “Skënderbej” në vitet ‘90

Ju përmendët lulishten e Skënderbeut dhe një sërë ndërtesash historike që nuk janë më, ndërkohë që një tjetër godinë e tillë, ajo e Teatrit Kombëtar rrezikon shembjen, si e gjykoni?

  

E kam ndjekur me shumë interes këtë çështje dhe e mbështes kauzën e atyre artistëve dhe qytetarëve që po luftojnë për të mbrojtur atë godinë. Dhe kjo nuk ka lidhje me një godinë, me Teatrin, por me simbole, me identitetin. Nuk është justifikim, që ajo godinë është vetëm 80 vjeç. Shumë shpejt ajo bëhet 100. Tek e fundit, kjo është historia jonë. Ne të gjithë kemi vizituar qytete europiane dhe e dimë se qendrat historike nuk preken. Meqë kryetari ynë ishte në Pragë, pikërisht, në atë qytet ka 250 vjet që nuk ndryshon asgjë në qendër. Madje, as i shkon ndokujt në mendje një gjë e tillë. Përveç ndonjë pastrimi fasade apo ndërrim xhami, asgjë tjetër nuk është e lejueshme. Është e vërtetë që edhe atje janë ndërtuar ndërtesa moderne, por jo në qendër, në periferi, si të ishte në Laprakë. Madje, edhe për atë, komuniteti i atjeshëm u ngrit kundër, por bëhej fjalë për një ndërtesë shumë të veçantë dhe në periferi, që më në fund u lejua të ndërtohej. Kjo që ndodh në vendin tonë është fyese, revoltuese. Si qytetar i Tiranës e konsideroj të papranueshme.

Flet fotografi që e pa ndër vite: Si ka ndryshuar qendra e Tiranës, sheshi flet me Teatrin ‘ti ke kush të mbron, po unë…’ Read More »

Gjiri i Hënës në Zvërnec ose “Karaibet shqiptare”

Gjiri i Hënës, me një det të pastër dhe i fshehur në ishullin e Zvërnecit, frekuentohet në verë nga pushues të veçantë që preferojnë qetësinë, familjaritetin dhe intimitetin.

Vetë ishulli dhe laguna e tij quhen nga vendasit si “Karaibet shqiptare”, një përcaktim tipik vlonjat, por që i shkon shumë përshtat këtij vendi të bukur. Gjendet pak kilometra larg qytetit të Vlorës, në pjesën veriperëndimore të saj.

Një urë druri rreth 100 metra e ndërtuar rishtas mespërmes kënetës të çon drejt manastirit të vjetër. Në anën tjetër të ishullit gjendet “Kisha e Shën Triadhës”, një objekt kulti bizantin.

I tërë peizazhi krijon një ansambël shumë të bukur natyror, me plot kontraste dhe ku gjenden në harmoni bukuria me qetësinë e këtij vendi. Përveç bukurisë natyrore, interes të veçantë paraqet për vizitorët Manastiri i Shën Mërisë, i cili ndodhet në ishullin e vogël ku çdo ditë ka vizitorë të shumtë. Manastiri është një ndërtim tipik bizantin i ndërtuar në shek. X pas Krishtit.

Murgu i fundit nga manastiri është larguar në vitin 1967, kur në Shqipëri u mbyllën objektet fetare. Për shumë kohë manastiri qëndroi i mbyllur, u plaçkit dhe u dëmtua. Gjatë kohës së komunizmit, ishulli i Zvërnecit shërbeu si vend internimi për kundërshtarët e sistemit dhe manastiri si strehëz e tyre. Pas vitit 1990, manastiri iu rikthye përsëri funksionit të tij fetar.

Sot, ai gjendet i rikonstruktuar dhe shumë interesant për t’u vizituar. Veçanërisht ditën e 15 gushtit, e cila përkon me ditëlindjen e Shën Mërisë. Manastiri dhe gjithë ishulli është i mbushur me vizitorë besimtarë dhe vizitorë turistë të natyrës dhe historisë.

Jo vetëm Zvërneci me ishullin dhe Manastirin e tij, por e gjithë zona me lagunën dhe detin, përbëjnë një ekosistem shumë interesant dhe tërheqës për turistët.

Me një sipërfaqe prej rreth 42 km², laguna e Nartës zë gjithë pjesën veriperëndimore të gjirit të Vlorës dhe ndahet nga deti Adriatik me një rrip të ngushtë toke, i cili përbëhet nga duna ranore dhe plazhe të vegjël.

Plazhet intime të Zvërnecit të kujtojnë ato të Karaibeve dhe janë tepër të frekuentuara. Tashmë jemi në periudhën e verës dhe vizitorët e shumtë preferojnë të shlodhen në brigjet e këtyre plazheve.

Zvërneci është listuar në projektin “100 fshatrat”, ndërsa në qarkun e Vlorës, prezanton një investim në një prej fshatrave më piktoreskë e më të vizitueshëm të kësaj zone/atsh

Gjiri i Hënës në Zvërnec ose “Karaibet shqiptare” Read More »

Shërbimi për qytetarët, dokumentet mundësohen nga zyrat e shtetit

Qeveria ka vendosur që përveç dokumenteve që janë hequr nga lista e burokracisë, çdo dokument shtetëror për një praktikë administrative janë të detyruara ta marrin zyrat ku qytetarët drejtohen për një shërbim. Kështu informon qytetarët Kryeministri i vendit, Edi Rama i cili përmes një postimi në rrjetet sociale, u kujton atyre se dokumentet që u nevojiten për të marrë një shërbim në zyrat e shtetit, duhet t’i marrin këto të fundit.

“Refuzoni çdo kërkesë për të çuar dokumente shtetërore në zyrën ku kërkoni të merrni shërbimin. Për çdo rast rezistence nga ana e punonjësve të sporteleve, drejtohuni menjëherë në platformën ‘shqiperiaqeduam.al’”, thotë Kryeministri Rama. /atsh

Shërbimi për qytetarët, dokumentet mundësohen nga zyrat e shtetit Read More »

The Sun: Lini Greqinë për Shqipërinë, është më lirë dhe njësoj e mrekullueshme!

Mund të kurseni para duke këmbyer pushimet në buzë të detit në Greqi me bregdetin Shqiptar, shkruan e përditshmja britanike “The Sun”.

“Bregdeti jonian i Shqipërisë është shumë pranë atij të Korfuzit dhe mund të arrihet lehtësisht që nga ishulli grek dhe plazhet e saj janë njësoj të mrekullueshme. Nëse dëshiron të krijosh varietet përse të mos vizitosh Shqipërinë?”, thekson gazeta në një artikull që i dedikohet destinacioneve alternativë, ndaj atyre popullore, për të kaluar pushime të mrekullueshme.

“Një avantazh i madh është fakti se është shumë më e lirë se sa fqinji, shumë i pëlqyer por i mbytur me turistë”, thuhet në këtë artikull.

“Një kriko kushton vetë 0,58 paund në Shqipëri kundrejt 1,8 paund në Korfuz, nuk po bëjmë shaka!”, përfundon “The Sun”. /atsh

The Sun: Lini Greqinë për Shqipërinë, është më lirë dhe njësoj e mrekullueshme! Read More »

Artan Hoxha lëshon bombën: Gjyqtarët paguanin deri në 300 mijë euro, për t’u emëruar në…

KPK shqyrtoi gjyqtarin e Gjykatës së Lartë Admir Thanza, por pas verifikimit të formularit të vetëdeklarimit, ai rezultoi se kishte fshehur një dënim në shtetin italian, fakt i cili tronditi gjyqësorin, por edhe opinionin publik. Një gjyqtar i dënuar me 40 ditë burg jepte vendime në Gjykatën e Lartë.

Por kush duhet të mbajë përgjegjësi për mbrojtjen e gjyqtarit Thanza në 26 vite të punës së tij?

I pyetur nga CNA.al, gazetari i kronikës Artan Hoxha është shprehur se institucionet që kanë pasur detyrë të kontrollonin gjyqtarët dhe punën e tyre ishin Inspektoriati i KLD-së dhe inspektoriati i Ministrisë së Drejtësisë.

Hoxha ngre alarmin se këto dy institucione nuk kanë bërë punën e tyre dhe për më tepër janë kthyer në mburojë të sistemit.

“Dy institucione zyrtarisht kanë patur detyrë të kontrollonin gjyqtarët dhe punën e tyre. Inspektoriati i KLD-së dhe inspektoriati i Ministrisë së Drejtësisë, por jo vetëm që nuk e kanë bërë punën e tyre, por janë kthyer në mburojë të sistemit.

KLD-ja që emeronte dhe shkarkonte gjyqtarët ka patur tarifa fikse për pagesat të cilat duhej të bënin gjyqtarët që të ngjiteshin në karrierë.

Një gjyqtare që e blinte vendin e punës sigurisht që do bënte korrupsion, mos harroni që vetëm për një emërim gjyqtari në Gjykatat e Shkallës së Parë paguheshin deri 300 mijë euro”, u shpreh Artan Hoxha.

Artan Hoxha lëshon bombën: Gjyqtarët paguanin deri në 300 mijë euro, për t’u emëruar në… Read More »

Në Shkodër po ndodh hataja, në këtë godinë ndodh e pabesueshmja, banorët flasin të tmerruar

U hodhen miliona para per ndertimin e tij rreth 17 vite me pare, por stacioni i pompimit te ujit te pijshem ne Kullaj te Postribes, eshte nje objekt me shume relike sesa kryen funksion. Postriba dhe rrethinat per te cilat u ngrit, thahen per uje, pasi investimi qe u pasua me shtrimin e rrjetit te tubacionit ne fshatra, nuk permbush nevojat e komunitetit.

Shkak eshte bere mos funksionimi i furnizimit nga Rrjollit, ndersa pusi qe sot eshte burimi i vetem i furnizimit te tij me uje, nuk nxjerr me shume se 15 deri ne 17 litra ne sekond, qe praktikisht nuk permbush as nevojat e pak fshatrave ne njesine Postribe.

Banoret detyrohen te ecin me ore te tera ne kembe per te siguruar ujin e pijshem, qe pervec lodhjes e mundimit, aty u kercenon edhe jeten. Mbushja qe ato bejne ne vendburime, apo nga shpimet neper fshatra, qe ne pjesen me te madhe jane te pakontrolluara nga institucionet shendetesore, perbejne nje kercenim serioz per perhapjen e epidemieve.

ShkodraNews ka mesuar se ne mbi 80% te fshatrave te Shkodres, qe sot jane nen juridiksionin e bashkise nuk ka asnje matje per cilesine e ujit te pijshem dhe ne stinen e veres rreziku edhe me i larte, pasi ndotjet e tokes mund te depertojne ne vendburime. Sikur te mos mjaftonte kjo, ndermarrja e ujesjelles kanalizime nuk permbush detyrimin qe tu siguroje furnizimin me uje ketyre familjeve dhe sot edhe ne qytet, ky furnizim kryhet per me pak se gjysmen e familjeve qe banojne ne vijen e verdhe, ndersa ne fshatra ne masen 20%.

Godina ne fjale sot pa frike mund te sherbeje si busull orientimi per komunitetin, qe dikur ju ndertua per t’i furnizuar me uje, e prej inaugurimit e deri me sot, veçse u shfaqet si deshmi e nje te mire qe nuk erdhi kurre! /ShkodraNews

Në Shkodër po ndodh hataja, në këtë godinë ndodh e pabesueshmja, banorët flasin të tmerruar Read More »