Aktualitet

Përfundon ristrukturimi i jashtëm i Kishës së Shën Thanasit në Dhërmi

Ka përfunduar faza e parë për rindërtimin e Kishës së Shën Thanasit në Dhërmi, në jug të vendit, që nisi në prill të këtij viti.

Vendimi për rindërtimin e kishës erdhi si rezultat i kërkesës së vazhdueshme të komunitetit të fshatit Dhërmi për kthimin siç ishte përpara shembjes në vitin 1968 nga regjimi i kohës.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, si dhe me mbështetjen e komunitetit u angazhua për rindërtimin e strukturës së jashtme të të kishës- muret, çatinë dhe pjesën e këmbanores.

Kisha e Shën Thanasit daton në vitin 1671 dhe ka qenë e pozicionuar në krye të fshatit Dhërmi. Ndërtesa karakterizohet nga mure të rrafshët që përfundojnë me kornizë të drejtë nën çati. Këndi i drejtë realizohet nëpërmjet dy rrasave të gurit të mbivendosura.

Në vitin 1963 kisha u shpall monument kulture me vendim të Rektoratit të Universitetit të Tiranës, që u mbështet edhe nga një vendim i Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës në vitin 1967.

Por, vetëm një vit më vone Kisha e Shën Thanasit u hoq nga lista e monumenteve dhe në vitin 1969 u shemb.

Rindërtimi i Kishës së Shën Thanasit është pjesë e ndërhyrjeve që Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka ndërmarrë gjatë këtij viti për rikualifikimin e fshatrave Vuno dhe Dhërmi për llogari të qeverisë shqiptare dhe Bankës së Këshillit të Europës.

Qëllimi i këtyre ndërhyrjeve është që jugu të kthehet në destinacion turizmi jo vetëm për detin, por edhe për trashëgiminë historike dhe kulturore. /atsh

Përfundon ristrukturimi i jashtëm i Kishës së Shën Thanasit në Dhërmi Read More »

“Vodafone Albania” po grin shqiptarët, kompanisë i dalin të palarat. Shikojeni vetë

“Vodafone Albania” ka rritur çmimet e paketave mujore dhe ka reduktuar minutat në dispozicion, numrin e SMS dhe sasinë e internetit.
Prej 2 Korrikut këto ndryshime kanë revoltuar abonentët e kësaj kompanie celulare, të cilët vijojnë të ankohen.

Madje kush ka një numër “Vodafone Albania” shprehet se shërbimi i kujdesit ndaj klientit është i paarritshëm.

Shumë klientë të “Vodafone Albania” krahasojnë çmimet me shtetet e huaja dhe thonë se në Shqipëri po abuzohet në kurriz të konsumatorit.

Këto janë disa nga ankesat e qytetarëve për kompaninë “Vodafone Albania”, e cila sipas tyre po i zhvat në mënyrë të padrejtë dhe se ka ndryshuar paketat pa njoftime paraprake:

vodafone rregulloni internetin …se as te kujdesi ndaj klientit nuk ankohemi dot…I bien shkurt te gjitha linjat jane te zena provojeni me vone ..njesoj si llotari
Si ka mundesi klient prej 14 vitesh cfare beni ju rrisni cmimet duhet me punu nje 2 dit per ju nje 20 dit per dritat 25 per ujin etj po pse ku jemi ketu ne gjermani po kshu eshte kur nuk ka nje ent rregullator

15 mi lek oferta edhe ato 15gb qe jan ikin pa e kuptuar fare. As 10 dit oferta edhe mbaroi internet

Ne itali pasha o vella 5.9 euro 30giga keta ketu te lodhin
Oferta skandaloze keto te momentit . Para 1 viti kishit oferte per 1100 leke 18gb kurse tani 1200 leke 2gb . Eshte per te qeshur.

Rritjet e cmimeve i qe beni i paraqisni gjoja si pozitive.Nuk eshte rritur mireqenia ne shqiperi qe ju rrisni tarifat.
Duhet te pesh patjeter nje ofert mujore qe gjasme te perfitosh kto ulje ..
O zot ca skandali qe jeni ..me zor po pres te me mbaroj dhe kjo ofert aktive qe kam dhe direkt nderrim nr direkt tek telecom
“Vodafone Albania” është një nga kompanitë më të mëdha celulare që operojnë në Shqipëri. /ShkodraNews

“Vodafone Albania” po grin shqiptarët, kompanisë i dalin të palarat. Shikojeni vetë Read More »

Me këtë videoinformacion nga kantieri i rrugës së Lumit të Vlorës Rama uron ‘Miremengjes’

MIRËMËNGJES 😃

dhe me këtë videoinformacion nga kantieri i rrugës së Lumit të Vlorës, ku së shpejti do të nisë puna edhe për lotin II e III dhe ku komentuesit nazelinj të projekteve 3D mund të shohin se si ato kthehen ne realitet😉, ju uroj një ditë të mbarë🌹

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155983282191523/?t=14

Me këtë videoinformacion nga kantieri i rrugës së Lumit të Vlorës Rama uron ‘Miremengjes’ Read More »

Vlorë/ Riparimet në rrjet, OSHEE kufizon energjinë në disa zona

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ka kufizuar furnizimin me energji elektrike në disa zona të qarkut të Vlorës për shkak të një defekti në fiderin “Vlora 1”.

OSHEE bënë me dije se “për shkak të një defekti në çelësin 6Kv të fiderit “Vlora1” që merr energji nga n/st. Tec Vlorë, u stakuan sot në orën 12:53, dy linjat 35 Kv Babicë – Tec1, Babicë – Tec”, thuhet në njoftim.
Si pasojë e këtij defekti kanë mbetur pa energji nënstacionet Tec Vlorë ana 35kV, Skelë, Uji i Ftohtë, nënstacioni i Radhimës dhe Orikumit.
Gjatë këtij intervali kohe disa lagje të qytetit të Vlorës dhe zona e Ujit të Ftohtë deri në Radhimë e Orikum mbetën pa energji elektrike për rreth 30 minuta.

Konkretisht: Lagjia “Pavarësia”, “Uji i Ftohtë”, “10 Korriku”, 2 stacione pompimi, “15 Tetori”, zona pranë Spitalit të Vjetër, Spitali Rajonal Vlorë, lagjet “Hajro Cakërri”, “Topana”, “Partizani”, “Karabashe”, “Isa Boletini”, “29 Nëntori”, Prefektura, Kinoteatri, Gjykata e Rrethit Vlorë, qendra Studentore, Ambulanca Qendrore, Prokuroria, Kanina, Radhimë, Orikum, Tragjas, Fushë-Dukat, fshat Dukat, Llogara, Shën Thanas, Jonufër, Baza Pashaliman. /atsh

Vlorë/ Riparimet në rrjet, OSHEE kufizon energjinë në disa zona Read More »

Me ujë të kristaltë dhe ambient magjepsës, këto janë tetë plazhet më përrallore të Shqipërisë

Bregdeti jugor i Shqipërisë, me fshatrat tradicionale, rrugët e shtruara me kalldrëme dhe i mbushur me kisha të vogla ortodokse, ka shumë plazhe të bukura të cilat karakterizohen nga ujërat e pastër dhe e sfidojnë Greqinë e afërt me çmime përgjysmë më lirë.

Në jug të Shqipërisë i keni edhe burimet natyrale afër Sarandës ose mund të shkoni t’i vizitoni brigjet e liqenit afër kufirit me Maqedoninë – Shqipëria ka shumë perla, transmeton Telegrafi.

Është thuajse e pamundur të krijohet një listë me të gjitha plazhet magjepsëse të Shqipërisë sepse ka plot të tilla, por të paktën më poshtë e keni një listë të shkurtë me disa prej plazheve më të njohura dhe më të bukura të cilat patjetër se duhet t’i vizitoni.

Drimades

Drimades mund të jetë plazhi më i bukur i Shqipërisë: një gji i vogël afër fshatit të Dhërmisë, ku një gur i madh e ndan plazhin me guralecë nga ai me rërë. Drimades është vend i përsosur për ta vizituar nëse dëshironi të relaksoheni sepse plazhi nuk është i ngarkuar me turma njerëzish.

Në foto: Plazhi Drimades

Dhërmia

Afër Drimades mund ta gjeni Dhërminë, një nga plazhet më të njohura në Shqipëri, ku karakterizohet nga gurët e bardhë dhe ujërat e kaltër. Plazhi është një nga më të gjatit dhe, gjatë verës, nga më të ngarkuarit.

Në foto: Plazhi në fshatin e Dhërmisë, Shqipëri

Himara

Fshati i Himarës është një nga më të frekuentuarit në rivierën shqiptare, dhe nuk e ka humbur asnjëherë sharmin e vet. Ka shumë plazhe të bukura afër këtij vendit, siç është plazhi i Livadhit, i cili është i mbushur me pemë ulliri, gurë të bardhë dhe uji është i pastër si loti.

Në foto: Livadhi, plazh në fshatin e Himarës

Borshi

Plazhi më i madh në Shqipëri është Boshi, i cili gjithashtu karakterizohet nga uji i pastër, pemët e ullirit dhe, pavarësisht bukurisë që ka, është një nga plazhet më së paku të vizituara në vend.

Në foto: Borshi

Saranda

Qyteti bregdetar i Sarandës konsiderohet si kryeqyteti jozyrtar i Rivierës Shqiptare. Është një nga vendet më të preferuara për turistët, dhe kjo për shumë arsye: qyteti është afër kufirit me Greqinë, para ishullit të Korfuzit, dhe ka shumë plazhe të bukura, si Pulëbardha i cili rrethohet vetëm nga natyra dhe ujërat përrallor.

Në foto: Plazhi Pulëbardha, Sarandë

Ksamili

Në jug të Sarandës e keni Ksamilin, një nga destinacionet më të mira në Shqipëri. Ksamili ndryshe quhet edhe si “perla e Jonit” për shkak të bukurisë që ka. Ksamili karakterizohet me tre ishuj të vogël në të cilët mund të shkoni duke notuar ose me anije dhe uji është tejet i pastër.

Rekomandohet që Ksamili të mos vizitohet gjatë muajit gusht sepse është tejet i ngarkuar.

Në foto: Ksamili përrallor

Gjipe

I fshehur thellë në male, Gjipeja është plazhi më i përsosur për ata që kërkojnë qetësi dhe relaksim. Përse? Sepse plazhi është shumë larg rrugës kryesore dhe për të shkuar aty nevojitet një ecje 30-minutëshe, përveç nëse posedoni ndonjë xhip off-road.

Në foto: Plazhi Gjipe, ku nuk mund të shkoni me vetura të rregullta, por duhet të bëni një ecje 30-minutëshe

Syri i Kaltër

Teknikisht Syri i Kaltër nuk është plazh, por burim natyral. Sidoqoftë, kjo nuk ka rëndësi: ky vend magjeps është vendi i përsosur për të notuar dhe një nga peizazhet më të bukura natyrale në shtet. Gjendet në rrugën mes Sarandës dhe Gjirokastrës dhe padyshim se ia vlen të vizitohet./njekomb

Me ujë të kristaltë dhe ambient magjepsës, këto janë tetë plazhet më përrallore të Shqipërisë Read More »

Dyshohet për 3 shqiptarë të vdekur dhe 13 të plagosur, shqiptarët njihnin zonën dhe ikën të parët në det…

Tre shqiptar të vdekur dhe 13 të tjerë plagosur dyshohet se është bilanci paraprak përsa i përket emigrantëve tanë që jetojnë në vendin fqinj.

Zjarri shkatërrimtar që ka pushtuar zonën e Athinës duket se ka lënë pasoja të rënda edhe për shqiptarët.

Nga njoftime të tjera jo zyrtare mësohet se 3 shtëpi shqiptarësh janë shkrumbuar nga zjarri.

Ende nuk dihet zyrtarisht nëse trupi i gjetur në një makinë të shkrumbuar është i një shqiptari nga Tepelena ndërkohë që nga dëshmitë e shumta që vijnë nga Greqia ekziston frika se mund të ketë viktima të tjera pasi numri i të zhdukurve është akoma i lartë. Ndërkohë që ka dyshime edhe për 2 fëmijë shqiptarë të vdekur.

Ka njoftime se në restorantin ku vdiqën nga zjarri 26 persona ka patur shqiptarë të punësuar.

Nga dëshmitë e raportuara shqiptarët kanë mundur t’u shpëtojnë flakëve, pasi kanë qenë njohës të mirë të zonës, duke qënë se jetojnë aty edhe në dimër, dhe kjo i ka ndihmuar që të largohen përmes rrugicave dhe të dalin më shpejt në det.

“Në fakt në zonën e zjarreve ka pasur shumë shqiptarë të cilët punojnë nëpër shtëpitë e grekëve. Kemi informacion se 13 shqiptarë janë lënduar nga flakët. Kam folur me shumë prej tyre. Flitet edhe për një djalë nga Tepelena që dyshohet se është djegur në makinën e tij, por nuk e dimë 100% të saktë” u shpreh për mediat emigranti Mondi Sinaj.

“Zjarret kanë rënë kudo në Athinë në të gjitha anët. Kam parë gra dhe fëmijë që vuajnë dhe digjen, është diçka që nuk përshkruhet me fjalë, kam parë masakër me sy. Ato që hoqëm nuk mund të përshkruhen dot. Njerëzit u hodhën në det për të shpëtuar. Është diçka e tmerrshme. Unë isha në shtëpi dhe u interesova për njerëzit që njihja. Zjarri ishte me shpejtësi për shkak të erës”, është shprehur ai.

Dyshohet për 3 shqiptarë të vdekur dhe 13 të plagosur, shqiptarët njihnin zonën dhe ikën të parët në det… Read More »

A rrezikohet edhe Shqipëria nga zjarret si Greqia, flasin ekspertët e IGJEUM

Për shkak të zjarreve në zonën e Athinës numri i personave që humbën jetën ka shkuar në 54, ndërsa akoma më i lartë është ai i të plagosurve dhe i të humburve.

Por a rrezikohet edhe Shqipëria nga zjarret njësoj si fqinji jonë jugor?!

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit sot pasdite pritet rrezik “i ulët” në qarqet Fier dhe Vlorë, ndërsa qarqet e tjera “s’ka rrezik” për zjarre.

Nesër (e mërkurë, dt.25) pritet një rritje e lehtë e rrezikut për zjarre kryesisht në pjesën Perëndimore të vendit.

Sot pasdite (e martë, dt.24) dhe nesër (e mërkurë, dt.25), priten reshje pothuajse në të gjithë vendin. Në pjesën më të madhe të qarqeve ato do të jenë të dobëta, deri lokalisht mesatare.

Reshjet mund të shoqërohen edhe me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark), më të mundshme në zonat kodrinore-malore dhe në zonat pranë tyre gjatë pasditeve.

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 20 / 30 °C, në vendet e ulëta: 19 / 28 °C dhe në vendet malore: 13 / 23 °C./njekomb

A rrezikohet edhe Shqipëria nga zjarret si Greqia, flasin ekspertët e IGJEUM Read More »

Në Prishtinë u çel sot Panairi Tradicional 2018

U hap sot në Prishtinë Panairi tashmë Tradicional, me punime dore, veshje kombëtare e ushqime tradicionale, Organizuar nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike.

Të pranishëm ishin zv/Kryeministri, njëherësh ministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, dhe zv/Kryeministri tjetër i Qeverisë së Kosovë, Fatmir Limaj.

Ministri Gashi theksoi se ky panair është një ndër aktivitetet e shumta që Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike ka organizuar për bashkatdhetarët. Ai u shpreh se MDIS-i çdoherë do t’i mbështesë aktivitete të tilla si ky panair, përmes të cilit ruhet identiteti kombëtar dhe tradita shqiptare.

Në këtë panair, po marrin pjesë me punimet e tyre më shumë se 70 prodhues e shoqata nga vendi e trevat e tjera shqiptare. Përmes këtij panairi, përmes punës së këtyre grave,  bashkatdhetarëve do t’u prezantohet tradita shqiptare.

Panairi do të qëndrojë i hapur deri më 27 korrik.

Në kuadër të këtij aktiviteti, më 25 korrik do të mbahet sofra tradicionale me rapsodë të folklorit. /atsh

Në Prishtinë u çel sot Panairi Tradicional 2018 Read More »