Aktualitet

Mediat greke vlerësojnë kontributin e Shqipërisë

Me titullin ”Dhuratë 100 mijë euro për Greqinë nga Shqipëria për viktimat nga zjarri”, një nga gazetat më të njohura greke, ”Protothema”, i ka kushtuar një shkrim vendimit të qeverisë shqiptare për të ndihmuar me burime financiare qeverinë greke, pas zjarrit shkatërrimtar në periferi të Athinës, që ka shkaktuar deri tani rreth 80 viktima dhe mbi 170 të plagosur.

”Nëpërmjet një postimi në Facebook, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka drejtuar me një mesazh ngushëllimi kryeministrit grek Aleksis Cipras duke i shprehur mbështetjen e tij popullit grek në këto kohë të vështira”, shkruan gazeta, transmeton Atsh.

”Shqipëria ndihet shumë afër Greqisë fqinjë, në këto orë tragjike për ata që humbën të dashurit e tyre dhe përballen me pasojat e dhimbshme të një zjarri! Qeveria shqiptare sapo ka miratuar një donacion në emër të solidaritetit me vëllezërit tanë”, shkruajti Rama në Facebook, thotë ”Protothema”.

Mediat greke vlerësojnë kontributin e Shqipërisë Read More »

Hahn tregon “çelësin” si Shqipëria mund të hapë negociatat

Vettingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve është prova më e fortë se negociatat me Shqipërinë kanë nisur dhe se vitin e ardhshëm do të jetë hapi i radhës i këtij procesi.

Kështu thotë komisioneri Hahn i pyetur për skepticizmin e presidentit Francës Emanuel Makron për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Johannes Hahn ,Komisioner për zgjerimin në BE: Kam shumë besim se negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë do te hapen vitin e ardhshëm. Procesi i Vettingut tregon gatishmërinë se për këto vende, negociatat kanë nisur tashmë. Synimi ynë është të marrim një dritë jeshile për të gjitha vendet në mesin e vitit të ardhshëm.

Hahn ngre alarmin për influencën e Kinës në Ballkanin Perëndimor dhe përdorimin e vendeve të rajonit si “kuaj Troje”, në momentin që anëtarësohen në BE.
“Kombinimi i sistemit kinez të kapitalizmit dhe diktaturës mund t’i vendosë liderët ballkanikë në krah të Pekinit. Kina ka bërë disa investime të rëndësishme në infrastrukturë, siç është rasti i autostradës së famshme në Mal të Zi.

Ne duhet të jemi të vetëdijshëm për strategjinë e Kinës dhe të reagojmë në mënyrën tonë. Kjo do të jetë një nga sfidat më të mëdha të Europës”.
Komisioneri për Zgjerim thotë se BE ndodhet aktualisht përballë dy zgjedhjeve, eksportimit të stabilitetit në Ballkan ose importimit në Union të paqëndrueshmërisë që mund të vijë me anëtarësimin e vendeve të rajonit.

Hahn tregon “çelësin” si Shqipëria mund të hapë negociatat Read More »

Gazetari serb keqpërdor vizitën turistike në Kosovë, bën artikull ku Majën e Gjeravicës e quan “Kulmi i Serbisë” – reagon shoqata malazeze, thonë se u tradhtuan!

Enes Dreshkoviç, kryetar i Klubit të Alpinizmit dhe Sporteve “Hrid” në Plavë të Malit të Zi ka thënë se ndjehet i tradhtuar nga një veprim i një gazetari serb, i cili sipas tij, ka shfrytëzuar shoqatën e tij për tu ngjitur në Malet e Gjeravicës në Kosovë për të bërë një artikull për mediat serbe.

Siç edhe mund të shihet në artikullin e publikuar, përcjell Telegrafi, një gazetar i mediumit serb “Novosti” ka publikuar një artikull me titullin “Novosti në kulmin e Serbisë”, në të cilën ai shfaqet duke mbajtur një mbishkrim në duar ku shihet emri i mediumit në fjalë.

“Gazetari ynë në krye të Gjeravicës për herë të parë që nga agresioni i NATO-s. Rrugët që terroristët kishin kaluar u bënë shtigje turistike”, shkruan Novosti në artikullin në fjalë.

Dhe menjëherë pas publikimit të artikullit ka ardhur reagimi i Dreshkoviç, përcjell Telegrafi.

Ai u ka kërkuar falje, sidomos miqve të tij nga Kosova dhe falënderim për bashkëpunim, mirëkuptim dhe tolerancë ndaj provokimeve të tilla të cilat sipas tij janë bërë nga “individë dhe grupe armiqësore” nga Serbia.

“U dërgoj një mesazh alpinistëve, sidomos nga Serbia mos të kërkojnë më ndonjë mbështetje, akomodim dhe ndonjë ndihmë tjetër në këtë drejtim”, ka shkruar Dreshkoviç.

Lidhur me këtë, Dreshkoviç ka deklaruar për Telegrafin, se një reagim i tillë i tij ka ardhur pasi që mendon se gazetari serb nuk do të duhej ta shfrytëzonte shoqatën e tij për të bërë gjëra të tilla.

“Kam reaguar për shumë arsye, dhe e para është se Kosova tani është shtet i pavarur, se jemi fqinjë dhe dikur kemi pasur lidhje të ndryshme, përfshirë edhe ato familjare dhe ato shoqërore”.

Siç ka bërë të ditur ai, miqtë alpinistë nga Peja, Deçani, Juniku dhe pjesët tjera të Kosovës, para së gjithash për shkak të miqësisë, sidomos me ata nga Plava, lejuan që çdo alpinist malor nga Serbia dhe vende të tjera të shkonin në Gjeravicë dhe majat e tjera, pa asnjë problem.

“Këto marrëdhënie miqësore gjithmonë i kemi pasur dhe ne duhet t’i mbajmë ato. Gjithsesi nuk do të lejojmë dhe nuk duhet të lejojmë që individët ose grupet të caktuara ta thyejnë këtë mes nesh”, ka thënë Dreshkoviç./njekomb

Gazetari serb keqpërdor vizitën turistike në Kosovë, bën artikull ku Majën e Gjeravicës e quan “Kulmi i Serbisë” – reagon shoqata malazeze, thonë se u tradhtuan! Read More »

Eklipsi ‘Hëna e Përgjakur’ /Foto

Në mbrëmjen e sotme, u shfaq edhe në kryeqytetin shqiptar, eklipsi hënor “Hëna e përgjakur”, fenomeni natyror më i gjatë i këtij shekulli.

Toka vendoset në vijë të drejtë me Diellin dhe Hënën, duke prodhuar kështu një nga fenomenet hapësinore më spektakolare. Gjatë këtij eklipsi, Hëna, sateliti i vetëm natyror që ka Toka, do të ndryshojë ngjyrë nga e argjendtë në një të kuqe kërcënuese, për shkak të bllokimit të dritës së Diellit nga hija e tokës.

Eklipsi ka nisur rreth orës 20:00 të mbrëmjes dhe do zgjasë deri rreth orës 00:00. Spektakli qiellor do të shihet nga të gjithë, përveç atyre që banojnë në Amerikën e Veriut. Me fat janë ata që jetojnë në Europën Lindore, Afrikën Qendrore dhe Lindore dhe Azinë Juglindore pasi do të kenë pamjet më të mira të gjithë procesit. Agjencia Telegrafike Shqiptare sjell një album fotosh, të “Hënës së përgjakur” të shfaqur edhe në Tiranë./atsh

Eklipsi ‘Hëna e Përgjakur’ /Foto Read More »

Rama e ka futur tashmë “krimbin” e përçarjes përmes joshjes tek opozita

Në radhët e opozitës vijojnë presionet, në përpjekje për të mbajtur njëri tjetrin nën tutelë dhe për më tepër për të dominuar këtë spektër.
Vëllëzërit e “gishtit” e jo të “gjakut”, Berisha e Meta, por dhe Basha e Monika, ndonëse në deklarimet publike mbështesin njëri tjetrin, ndonëse janë bashkë, më shumë ngjajnë me persona që janë duke u mbytur dhe që mbahen rrejshëm nga njëri tjetri për të shpëtuar.

Këtë situatë e sheh nga maja e pushtetit kryeministri Edi Rama, i cili u hedh nga një fije bari për shpëtim herë Berishës, herë Metës, herë Bashës e herë Monikës, por që asnjëherë nuk tenton t’i “nxjerrë” asnjërin në sipërfaqe.

Pavarësisht se dhe vetë kryeministri Rama është deri në ‘fyt’ në ujin e rrëmbyeshëm të Reformës në Drejtësi, që herët a vonë do ta marrë me vete, ai nuk ka ngurruar që të ndezë sherrin mes Berishës dhe Metës, drejtuesit reale të PD dhe LSI.

Shkak për këtë ka qënë nisma e PS, që në mungesë të miratimit të institucioneve të Vettingut KLP dhe KLP në këto momente, kërkon të miratojë një ligj ku të plotësohen vendet vakante në sistemin e drejtësisë, praktikisht në gjyqësor dhe prokurori, jashtë institucioneve të Vettingut.

Rama në mënyrë shumë tinëzare kërkon që gjyqtarët t’i emërojë Këshillii i Lartë i Drejtësisë, në krye të të cilit është Ilir Meta. Ndërsa prokurorët ti emërojë Kryeprokurorja e përkohëshme Arta Marku.

Me gjithë vicklat e hedhura nga Monika Kryemadhi që kërkon që prokurorët të mos emërohen nga Arta Marku, në fund të herës Meta dhe Monika janë plotësisht dakord që KLD të emërojë gjyqtarët dhe Arta Marku të emërojë Prokurorët.

Meta është praktik dhe fundja, dosja hetimore për gjykim shkon në gjykatë, dhe aty gjyqtarët e emëruar nga Meta do të bëjnë ndonjë lëshim dhe do “kursejnë” atë që i emëroi në këto poste, pra atë vetë Presidentin-kryetar të KLD.

Por kjo ka sjellë probleme me Berishën, i cili jo vetëm që e ndjen veten dhe atë që ka vënë në krye të PD Lulzim Bashën, të mënjanuar nga Rama e të tradhëtuar nga Meta, por e ndjen veten dhe të kërcënuar nga mungesa e mbrojtjes së drejtësisë, duke rrezikuar burgun.

Ndaj ka filluar kërcënimet ndaj Metës, herë duke i përmendur ndonjë aksident automobilistik me pasoja nga eskorta e tij, e herë duke kërcënuar për nxjerrje problemesh të tjera.

Kërcënime këto që vijnë vetëm e vetëm që Meta të mos japë votën për magjistraturën, pasi në perceptimin e Berishës ka rrezik për fuqizimin e Ramës, por dhe mbetjen vetëm të tij dhe të PD përballë një aleance të majtë.

Fundja PS e LSI janë vëllezër “gjaku” politik dhe e gjejnë gjuhën e përjashkët më shpejt, sikurse e kanë gjetur gjithnjë.

Për këtë arësye dje Sali Berisha ka lëshuar alarmin, ndërkohë që i ka lëshuar sinjale Ilir Metës për tentativën e Edi Ramës për të shkatërruar drejtësinë dhe përçarë opozitën.

“Ligji i magjistratures ishte ligji i mafies se ardhshme te drejtesise! Te dashur miq, mazhoranca e droges, blerjes se votes dhe krimit te narkoshtetit deshtoi ne menyre spektakolare ne miratimin e ligjit per shkollen e magjistratures.

Ajo perdori joshje e presione, oferta te pista, shuma marramendese te parave te droges dhe krimit per te siguruar 84 votat per kalimin e ligjit te saj, por deshtoi! Kjo ishte nje fitore e vertet per qytetaret shqiptare, se pari sepse:

– Ky ligj ishte ligji i mafies se ardhshme te drejtesise. Te rekrutimi, sipas ketij ligji do behej bazuar ne kriteret e mafies nga celula e kuqe e narkoshtetit ne shkollen e magjistratutes. Lista ishte bere gati me pinjolle te narkofunksionareve, narkogjykatesve, narkoprokurorve dhe krimineleve te tjere te partise siçiliste.

Ligji, siç faktojne dokumenta te pakundershtueshme dhe origjinale te publikuara ne media, shnderronte shkollen e magjistratures tashme shkolle partie ne nje aneks te fondacionit Qemal Stafa, i cili ne faqen e tij zyrtare ka hapur konkurse per rekrutimin e sherbetoreve besnik te partise per sistemin e drejtesise.

Per dijeni te lexuesve, mazhoranca e droges, krimit dhe blerjes se votes, ne nje perpjekje te ulet te denje per moralin e vet, perdori kete ligj si leve per te perçare opoziten, por mori deshtimin.

Ajo, pasi deshtoi me ofertat e pista dhe presioneve banditeske ndaj deputeteve te veçante, ofroi kuota partiake partive opozitare per gjykates dhe prokurore te ardhshem te “pavarur” duke deshmuar edhe nje here se reforma Ourelliane e drejtesise eshte e bazuar kryekeput ne korrupsionin dhe pazaret mafioze te mazhorances se krimit. Sb”, reagoi Berisha.

Pikërisht teksa ka frikë se mos Meta dhe Monika japin ato 5 vota për të bërë 84 votat e miratimit të ligjit të magjistraturës, Berisha shpik dhe termin e kuotave partiake për partitë opozitare në sistemin gjyqësor.

Por indirekt akuzon dhe Metën si një njeri të pazarit, se është i joshur nga këto oferta të Ramës. Kryeministri Rama e ka futur tashmë “krimbin” e përçarjes përmes joshjes tek opozita, duke shfrytëzuar të gjitha mundësitë që të mbyllë verën me votimin e Magjistraturës.

Pasi dhe vetë BE po dje ka kërkuar me insistim miratimin e ligjit, me seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, ose në mënyrë prioritare që në seancën e parë të Kuvendit në shtator./Pamfleti

Rama e ka futur tashmë “krimbin” e përçarjes përmes joshjes tek opozita Read More »

“Trendi” vilë në Gjirin e Lalëzit, kjo është 3-katëshja e Argita Berishës (Fotot)

Gjiri i Lalzit ka vite që ka zgjuar ëndrrat e politikanëve dhe pas tyre edhe të ministrave e deputetëve, për të ngritur atje çifligun e tyre, larg rrëmujës, streseve dhe shqetësimeve të turmës. Gjiri i Lalzit prej vitit 2001 është kthyer në pothuajse “zonë ushtarake”, ku jo vetëm qytetarët e thjeshtë nuk mund të lëvizin lirisht dhe ku të duan, por edhe pronarët që kanë mbi 300 vjet që banojnë në ato troje, nuk e gëzojnë më këtë të drejtë.

Gjiri Lalzit, natyrshëm dhe pa bujë, u kthye në këto vite, zona ku ngritën strehën e tyre politikanët e “pastrehë”, ata që ishin nga 4 apo 8 vjet ministra, që janë akoma kryetarë partish, ata që ishin për 4 mandate deputetë, ata që për 24 vjet gjenden ndoshta krejt rastësisht në politikë dhe shumë familjarë e miq të tyre. Të qenit pronar i një vile apo apartamenti pushimi në bregdet duket se është bërë një normë për ministrat dhe politikanët shqiptarë.
Vilë Në Gjirin E Lalëzit, “Trendi” I Krijuar Nga Argita Berisha Dhe Ilir Meta
Gjiri i Lalëzit është vend i pushimit edhe për vajzën e kryeministrit Berisha, Argita Berisha dhe familjen e saj. Në vitin 2006, ajo ka deklaruar se ka në pronësi një vilë me sipërfaqe 166 m2 në këtë zonë, e cila i ka kushtuar 56 mijë euro. Argita Berisha ka profesionin e juristes dhe në deklaratën e saj të përvitshme të pasurisë deklaron të ardhura të konsiderueshme./pamfleti

“Trendi” vilë në Gjirin e Lalëzit, kjo është 3-katëshja e Argita Berishës (Fotot) Read More »

Meta kthen ligjin për Teatrin, një skemë bashkë me Ramën për t’i dhënë një dorë Bashës përballë kritikëve brenda PD. Skenari i “fitores” së dhuruar

Ilir Meta ka kthyer ligjin e mazhorancës për shembjen e Teatrit të vjetër dhe ndërtimin e Teatrin e ri. Argumentet e përdorura për të kthyer këtë ligj në Kuvend për rishqyrtim, më shumë se sa me ato ligjore, kanë të bëjnë me argumentime politike. Vetëm pak kohë më parë, Ilir Meta kur ka qenë kreu i Kuvendit ka vepruar me standarde të tjera, për një rast të ngjashëm me të.
Dy muaj para zgjedhjeve parlamentare të vitit të shkuar, nën firmën e ish-kryeparlamentarit Ilir Meta, Kuvendi miratoi ligjin për ndërtimin e të ashtuquajturës “Kulla Ikonike” në Tiranë e cila përllogaritej me lartësi 350 metra dhe kapte vlerën e 250 milionë dollarëve.

Kulla me sipërmarrës të projektit kompaninë “Al Habtoor Investment LLC”, asaj kohe mori miratimin e Metës si dhe firmën e ish-presidentit Bujar Nishani që e dekretoi menjëherë pa marrë parasysh debatet në sferën publike.

Ndërkohë, sot jemi në kushte thuajse të barabarta, ku ish-kryeparlamentari që sot mban postin e kreut të shtetit, i është dashur të marrë një vendim mbi çeljen ose jo të “dritës jeshile” për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar.

Por këtë herë, edhe pse çështjet kanë ngjashmëri me njëra-tjetrën, Meta ka renditur disa argumente të reja që nuk u shtruan në rastin e kullës përgjatë “Bulevardit të ri”. Ku ka renditur cënimin e trashëgimise kulturore, cënimin e partneritetit me BE për trashëgiminë kulturore, mosdakordësinë e palëve, pra mungesën e gjithëpërfshirjes, si dhe të qenit e vendit pa Gjykatë Kushtetuese, në rastin e një ankimimi të mundshëm. Pra nuk ka asnjë argumentim të qenësishëm ligjor për ta rrëzuar dhe kthyer në Kuvend ligjin për Teatrin, por vetëm politike.

Me sa duket kthimi i ligjit për Teatrin ka qënë me dakordësi të të gjitha palëve, përfshirë dhe kryeministrin Edi Rama dhe kreun e opozitës Lulzim Basha. Një skenar i kopsitur mirë, dhe qëështë aplikuar me shumë kujdes dhe hap pas hapi. Në fillim del dy ditë para kthimit të ligjit Ilir Meta si president me kreun e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, në një “qokë” për dhurimin e gjakut.Dhe ku Veliaj përshëndet Metën për iniciativën dhe bën thirrje për ta mbështetur atë. Në dukje është si “prelud” për firmosjen e ligjit për Teatrin, të kërkuar nga Veliaj.

Ditën e sotme Ilir Meta priti dy kryebashkiakët demokratë të dy ndër bashkitë më të mëdha të vendit, Shkodër dhe Kamzë, përkatësisht Voltana Ademin dhe Xhelal Mziun. Ku dëgjoi kërkesën e tyre për mos dekretimin e ligjit për Teatrin, gjëja më pa lidhje në këtë botë. Jo vetëm se janë në bashki shumë larg asaj të Tiranës, por për më tepër Voltana po shkatërron Teatrin e Shkodrës ndërsa Xhelali as që ka Teatër fare në Kamzë.

Më pas del Lulzim Basha, kreu i opozitës dhe teksa i bën thirrje Ilir Metës të mos dekretojë ligjin për Teatrin, kërcënon se nëse e bën një gjë të tillë “de fakto vendi është në luftë civile”. Dhe Meta bën sikur tërhiqet, një tërheqje me leje kjo, madje në marrëveshje të plotë mes Metës, Ramës dhe Bashës. Dhe vendosi kthimin e ligjit në Kuvend për ta ridiskutuar.

Për hir të së vërtetës si e dekretoi si nuk e dekretoi Meta, ligji për Teatrin në ditën e parë të Kuvendit në shtator do të miratohet pa asnjë ndryshim dhe do të hyjë në fuqi pa firmën e Metës. E shumta 40 ditë do të shkojë kjo vonesë.

Por që të mos ketë “të 40-ta politike” për kreun e PD Lulzim Basha, Rama dhe Meta kanë vendosur t’i japin një “dorë” dhe ta mbështesin përballë kundërshtarëve brenda PD.
Më se njëherë kritikët e Bashës brenda PD i kanë vënë kusht që nëse nuk rrëzon Ramën deri në shtator, duhet të ikë nga drejtimi i Partisë Demokratike, pasi nuk frymëzon njeri për të sjellë opozitën në pushtet.

Ndaj Rama dhe Meta vendosen t’i japin një “fitore” të vogël në tavolinë, pikërisht rrëzimin nga Presidenti të ligjit për Teatrin. Një “fitore” e padëmshme për qeverinë, por që e forcon Bashën përballë kundërshtarëve të tij brenda PD, pasi është një “betejë” disa mujore dhe rezulton pikërisht me atë që kërkonte opozita: mos firmosjen nga Presidenti të ligjit për Teatrin. Kaq ka në dorë opozita të
bëjë.
Dhe si për ta formalizuar autorësinë e rrëzimit të ligjit për shkak të presionit të kreut të PD, pak para bërjes publike të kthimit të ligjit për Teatrin, Basha kërcënoi Metën me luftë civile. Një “fitore” e dhuruar dhe kërcënim me leje ky i Bashës. Skenarët e kupolës politike funksionojnë./Pamfleti

Meta kthen ligjin për Teatrin, një skemë bashkë me Ramën për t’i dhënë një dorë Bashës përballë kritikëve brenda PD. Skenari i “fitores” së dhuruar Read More »

“100 fshatrat”, do të krijojnë modele identifikuese për Shqipërinë

Ndërhyrja dhe investimet në 100 fshatrat do të mundësojnë krijimin e një modeli zhvillimi, identifikues për Shqipërinë.

Kështu u shpreh, ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj gjatë takimit të zhvilluar në Lezhë, me sipërmarrës dhe përfaqësues të bizneseve atje. Sipas Ahmetaj, më shumë rëndësi sesa financimi, do të ketë impakti dhe fuqia e modelit që do të krijohet për fshatrat e tjerë.

“Esenca e të gjithë programit të ‘100 fshatrave’, fuqia nuk qëndron tek ajo që do të vendosë buxheti i shtetit që të financojë, apo sipërmarrja në bashkëpunim me të gjithë aktorët e tjerë, por fuqia e modelit. Besoj se kjo duhet të kthehet në një moto për programin, në mënyrë që pastaj, pasi të jetë certifikuar, konsoliduar, suksesi për modelin, kuptohet që bëhet modeli i Shqipërisë”, – ka thënë ai.

Më tej, ai ka vënë në dukje se projektet që do të zbatohen në fshatra do të krijojnë modelin e zhvillimit ekonomik.

“Në aspektin e financimit, dje kaluam aktin normativ dhe brenda rritjes së investimeve për Rilindjen Rurale, ka një mbështetje të dedikuar për 100 fshatra të vogla me modelin e projekteve të vogla siç e ka theksuar edhe në Voskopojë, Kryeministri. Ndërhyrja në mikro pra, në qelizë, në mikro-klima brenda 100 fshatrave do të krijojë zhvillimin dhe modelin nga qeliza e vogël, deri tek fshati si një model i zhvillimit ekonomik”.

Lidhur me “Akademinë e 100 fshatrave”, Ahmetaj tha se projektet që do investohen shkojnë nga 30 mijë euro, deri në 100 mijë euro dhe përgjëgjësia sociale do t’i jepet kompanive.

“Besoj se Akademia do të funksionojë që të prodhojë projekte të vogla, 30 mijë euro, 40 mijë euro, 50 mijë euro deri në 100 mijë euro, në mënyrë që ta bëjë të mundur financimin dhe të jepet përgjegjësia sociale t’i jepet kompanive”./atsh

“100 fshatrat”, do të krijojnë modele identifikuese për Shqipërinë Read More »