Aktualitet

Ja pse Shqipëria do ishte vend më i mirë, po të mos kishte asnjë pasuri mbi dhe nëntokësore!

Marrë nga faqja personale e profesor Elvin Mekës

Industri mekanike: ZERO,

Industri kompjuterike: ZERO,

Industri turizmi: AFRIKANE,

Industri argëtimi: BASTEXHINJ SAHROSH dhe TALLAVA SLLAVO-ARABO-OSMANO-MONGOLE,

Industri energjetike: ZOTI QË HEDH UJE DHE NAFTË QË ËSHTË MALLKM PËR POPULLIN (zero lek akumulim si pasuri kombëtare),

Industri agropërpunuese: KATUNAR KRIMINEL ME SHIRINGA KIMIKATESH NË DORË DHE MASHTRUES NOBELISTË,

Industri ndërtimi: GOLIATHE,

Industri e lehtë: BUJKROBËRI CARISTE,

Industri nxjerrëse dhe mineralesh: SKLLAVËRI AZTEKESH DHE FISESH MAJA,

PËRFUNDIMI: Shqipëria do ishte vend më i mirë po të mos kishte asnjë pasuri mbi dhe nëntokësore. Minimumi nuk do ishte pushtuar asnjëherë dhe maksimumi banorët e saj do ishin shumë punëtorë!

Ja pse Shqipëria do ishte vend më i mirë, po të mos kishte asnjë pasuri mbi dhe nëntokësore! Read More »

Tatimet bllokojnë lokalet dhe hotelet e njohura në Tiranë, Durrës, Sarandë, Ksamil, Borsh…

Strukturat e Hetimit Tatimor janë duke vijuar kontrolle verifikim në zonat turistike në vend, me qëllim zbatimin korrekt të legjislacionit fiskal. Gjatë kontrolleve, njoftoi Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, janë konstatuar tatimpagues që ushtrojnë aktivitet të paregjistruar apo që nuk lëshojnë kupon tatimor për çdo shitje.

Nga kontrollet e ushtruara nga Hetimi Tatimor Rajoni Qendror janë konstatuar rastet, për të cilat u morën masat si më poshtë vijojnë:

Për subjektin bar kafe “ Favol” me vendndodhje Tiranë, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

Për subjektin “Adriatik 2”, me vendndodhje Golem, Durrës, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

Për subjektin hotel “Kamomil” me vendndodhje Golem, Durrës, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

Ndërsa referuar kontrolleve të ushtruara nga Hetimi Tatimor Rajoni Jugor, u morën masat si më poshtë vijojnë:

Për subjektin Dorjan Maze, me vendndodhje Borsh,  penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

Për subjektin Aleksandër Duka, me vendndodhje Sarandë, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

Për subjektin Floreta Dura, me vendndodhje Ksamil, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

Për subjektin Florika Feruli, me vendndodhje Sarandë, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

Për subjektin Spiro Llajo, me vendndodhje në Sarandë, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

Drejtoria e Hetimit Tatimor në DPT iu ka tërhequr vëmendjen e  tatimpaguesve që operojnë në zonat turistike të respektojnë detyrimet ligjore, me qëllim që të sigurohet një ecuri sa më pozitive e sezonit veror për të gjithë turistët, por dhe të garantohet konkurrenca e ndershme.

Tatimet bllokojnë lokalet dhe hotelet e njohura në Tiranë, Durrës, Sarandë, Ksamil, Borsh… Read More »

Bllokohen 10 tonë miell ardhur nga Greqia, etiketa e dyshimtë

Autoriteti Kombëtar  i Ushqimit ka konstatuar dhe bllokuar një ngarkesë prej 10 ton miell gruri për shkak se kishte parregullsi në dokumentacion.  Të dhënat sipas dokumentave shoqërues nuk korrespondonin me të dhënat në etiketë e kundraetiketë të produktit.

Trupa inspektuese e AKU-t në Korçë gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën Doganore Kapshticë konstatoi se një subjekt, i cili pretendonte të fuste në Shqipëri produktin “ miell gruri” kishte parregullsi në vërtetësinë e dokumentacionit që shoqëronte ngarkesën, konkretisht, raporti i analizës.

Nga kontrolli fizik i produktit “miell gruri” rezultoi se ky produkt nuk kishte nr.loti, datë prodhimi dhe datë skadimi të stampuar në thasët prej letre 25 kg, por vetëm një kundraetiketë të ngjitur në gjuhën greke, pa përkthim në gjuhën shqipe.

Menjëherë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u bë bllokimi i ngarkesës me sasi 10 ton duke u bazuar ne legjislacionin në fuqi; gjithashtu do të ndiqen procedurat doganore për kthimin në origjinë.

AKU tha se i inkurajon qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në [email protected] si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam”.

Bllokohen 10 tonë miell ardhur nga Greqia, etiketa e dyshimtë Read More »

Qendrat shëndetësore verore, 17 364 pushues kryejnë vizitat mjekësore

Për të garantuar shëndetin e pushuesve, qendrat shëndetësorë verore janë të hapura 24 orë në 7 ditë në dispozicion, duke ofruar të gjitha shërbimet e nevojshme për personat që shfaqim probleme shëndetësorë.

Gjatë pasqyrës së qeverisjes, këtë javë vihet re një numër në rritje i vizitave mjekësore në këto qendra, duke shkuar në plot 17 364 vizita mjekësore për pushuesit e huaj dhe vendas që kanë zgjedhur të kalojnë pushimet në vendin tonë.

Gjithashtu rritje ka shënuar edhe shërbimi me autoambulancë ku rezultojnë plot 510 shërbime të tilla.

26 qendrat shëndetësore verore janë në shërbim të pandërprerë përgjatë të gjithë vijës bregdetare dhe në zonat me turizëm malor deri në mesin e muajit shtator./atsh

Qendrat shëndetësore verore, 17 364 pushues kryejnë vizitat mjekësore Read More »

Burri i gjyqtares në Shkodër që nuk jeton më bën lëvizjen e papritur. I lë të gjithë pa fjalë

Mesa duket Fadil Kasemi nuk heq dorë nga përpjekjet për të dalë nga qelia. I akuzuar për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, gjyqtares Fildes Hafizi në 31 Gusht 2017, Kasemi ka ankimuar në Apelin e Krimeve të Rënda një vendim të ndërmjetëm të trupës që po e gjykon në Shkallën e Parë.

Ai kundërshton vendimmarrjen e datës 13 Korrik 2018, që rrëzoi pretendimin e tij për humbje të fuqisë të masës “arrest në burg” dhe urdhërimin e lirimit. Përmes avokatit, Fadil Kasemi ka pretenduar se pas kalimit të dosjes së tij për kompetencë nga Gjykata e Tiranës tek Krimet e Rënda, kjo gjykatë duhet të rivlerësonte masën e sigurisë.

E sipas tij, në kushtet kur nuk është bërë rivlerësim, masa ka rënë. Kasemi po gjykohet në një proces të zakonshëm tek Krimet e Rënda. Ai nuk mundi të fitojë as gjykim të shkurtuar, pasi ndryshimet ligjore të fundit, përjashtuan të akuzuarit për krime në familje nga kjo e drejtë./korrieri

Burri i gjyqtares në Shkodër që nuk jeton më bën lëvizjen e papritur. I lë të gjithë pa fjalë Read More »

“Peshku i madh” trondit vendin: Më ktheni kamionin…Të hënën plas “bomba”

Ai ndodhet i arrestuar në Gjermani, pas shpalljes në kërkim nga drejtesia shqiptare si porositës i 613 kilogramë kokainë të mbërritura në Shqipëri në kontenier bananesh. Por tani Arbër Çekaj, kërkon kthimin e pasurive të sekuestruara.

Mësohet se kërkesa e bërë nga përfaqësuesi ligjor i shoqërive “Arbri Garden shpk” dhe “Ecoalmax sh.p.k” dhe pritet të shqyrtohet nga gjyqtarja e Krimeve të Rënda, Irena Gjoka, në orën 13:00 të së hënës.

Sipas burimeve, përmes saj kërkohet kthimi i kamionit dhe kontenierit, në dyshemenë e të cilit u gjet e fshehur lënda narkotike.

Pak ditë më parë Policia e Shtetit njoftoi bllokimin e dy llogarive bankare në shumat 38 mijë dollarë dhe 10 milionë lekë të këtyre shoqërive, të dyshuara si të përfituara nga aktiviteti kriminal.

Çekaj u arrestua në ditët e para të muajit Maj në Gjermani, bazuar në një masë sigurie “arrest në burg” dhënë për të nga Krimet e Rënda. Ai është në pritje të ekstradimit drejt Shqipërisë./korrieri

“Peshku i madh” trondit vendin: Më ktheni kamionin…Të hënën plas “bomba” Read More »

AKU bllokon dhe kthen në origjinë 10 ton miell gruri të ardhur nga Greqia

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka konstatuar dhe bllokuar një ngarkesë prej 10 ton miell gruri të importuar nga Greqia, që u konstatua me parregullsi në dokumentacion.Në një njoftim për shtyp AKU-së, bën të ditur se, të dhënat sipas dokumenteve shoqërues nuk përputheshin me të dhënat në etiketë e kundra etiketën e produktit.

Trupat inspektuese e AKU-së Korçë gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën Doganore Kapshticë, konstatoi se një subjekt i cili pretendonte të fuste në Shqipëri produktin “miell gruri” kishte parregullsi në vërtetësinë e dokumentacionit që shoqëronte ngarkesën, konkretisht, raporti i analizës.

Nga kontrolli fizik i produktit “miell gruri” rezultoi se ky produkt nuk kishte nr.loti, datë

prodhimi dhe datë skadimi të stampuar në thasët prej letre 25 kg, por vetëm një kundra etiketë të ngjitur në gjuhën greke, pa përkthim në gjuhën shqipe.

Menjëherë AKU bëri bllokimin e ngarkesës me sasi 10 ton duke u bazuar legjislacionit në fuqi ku gjithashtu do të ndjek procedurat doganore për kthimin në origjinë.

AKU thekson se do të jetë gjithmonë në mbështetje të konsumatorit me qëllim garantimin e Sigurisë Ushqimore. Gjithashtu inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në [email protected] si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.atsh

AKU bllokon dhe kthen në origjinë 10 ton miell gruri të ardhur nga Greqia Read More »

“Askush të Mos Mbetet Pas”, mbi 300 fëmijë bëhen pjesë e kampeve verore

Mbi 300 fëmijë morën pjesë në kampet verore tre javore të organizuara me mbështetjen e programit “Askush të Mos Mbetet Pas” në disa prej shkollave 9-vjeçare në Fier (fshati Baltez), Lezhë dhe Fushë-Krujë gjatë muajit korrik.

Qeveria Shqiptare në bashkëpunim me UNDP dhe Agjenci të tjera të OKB-së, në partneritet edhe me pushtetin lokal, kanë nisur zbatimin e programit “Leave No One Behind/ Askush të Mos Mbete Pas”, financuar nga Qeveria Zvicerane në mbështetje të fëmijëve.

 

Kampet verore ku morën pjesë shumë fëmijë nga komuniteti Rom, ofruan aktivitete dhe shërbime të ndryshme sociale-kulturore, duke synuar në veçanti forcimin e integrimit të fëmijëve të komunitetit Rom dhe Egjiptianë nëpërmjet aktiviteteve jashtëshkollore.

Organizimi i kampeve verore, është një mënyrë dhe model që ata të mund të mos e humbin interesin për shkollën dhe të mësuarin, sidomos në mungesë të mundësive të tjera për aktivitetet verore, që mund të kenë këta fëmijë. /atsh

“Askush të Mos Mbetet Pas”, mbi 300 fëmijë bëhen pjesë e kampeve verore Read More »