Aktualitet

Kapen dy peshkaqenë në Vlorë, peshkatarët paralajmërojnë: Kujdes!

Dy bisha të vogla deti janë kapur ditën e sotme nga peshkatarët në detin Jon, në brigjet e Vlorës.

Bëhet fjalë për dy peshkaqenë me madhësi mesatare, të cilët janë kapur në Lukovë.

Peshkatarët thonë se mund të ketë edhe të tjera gjallesa të tilla, të cilët notojnë në afërsi të bregut.

Ata këshillojnë të gjithë pushuesit që të tregojnë kujdes dhe të kontrollojnë vendet rreth e rrotull, ku pushojnë. /joq

Kapen dy peshkaqenë në Vlorë, peshkatarët paralajmërojnë: Kujdes! Read More »

Mblidhet sot Komisioni i Mbrojtjes së Tokës, i drejtuar nga kryetari Këshillit të Qarkut Vlorë z. Ervis Moçka

Risia është se ky komision mblidhet për herë të parë sipas urdhrit të kryetarit të tanishëm të Qarkut Vlorë z. Moçka . Të pranishëm në mbledhje ishin anëtarët e KMT –së sipas VKQ ,Prefekti i Qarkut Vlorë, Drejtori i Policisë së Qarkut Vlorë , kryetarët e bashkive Himarë, Delvinë, Finiq, Konispol, Drejtori i Bordit të kullimit , Drejtori i Baseneve , Drejtoresha e QTTB-së , DAMT Qarkut Vlorë , ZAMT Delvinë, ZAMT Sarandë , Shërbimi pyjor Finiq, përfaqësues nga drejtoria e bujqësisë qarku Vlorë , Drejtori i ARM-së.

Sekretarja e komisionit të KMT-së, dhe drejtoresha e DAMT-së raportoi mbi situatën aktuale të tokës bujqësore dhe punës së kryer në bazë të evidentimit të raportimeve nga shatë bashkitë e qarkut Vlorë.

Kryetari i Qarkut theksoi se kjo mbledhje është shumë e rëndësishme dhe mblidhet për rehabilitimin , evidentimin e tokës bujqësore dhe faktorët natyror dhe njerëzor që ndikojnë në funksionin e saj.

Së pari u diskutua mbi evidentimet e 40% të taksës së tokës bujqësore e cila deri tani nuk është raportuar në bazë të projekteve që ka hartuar secila bashki, planifikim ky i cili bëhet në buxhetin vjetor.
Së dyti duhet ngritur një komision me specialist të fushës për të evidentuar devijimet e shtretërve të lumenjve . Arsye tjetër është se here pas here këto toka bujqësore rrëmbehen nga lumenjtë duke e nxjerrë tokën jashtë funksionit të saj.

Pika tjetër e diskutimit ishte Bordi i kullimit pasi është detyrë parësore e tyre pastrimi i kanaleve të para , të cilat janë në administrimin e shtetit dhe ky është funksioni kryesor .

Një pikë e fortë e diskutimit nga anëtarët e komisionit , kryesisht nga kryetarët bashkive të cilët kërkonin nga bordi i kullimit i cili nuk ishte present në territorin e qarkut Vlorë të cilin e kanë në juridiksion.
Të gjitha rekomandimet do të paraqiten dhe diskutohen si projektvendime në mbledhjen e Këshillit të Qarkut Vlorë./realrtv

L'immagine può contenere: 3 persone, persone sedute

L'immagine può contenere: una o più persone, persone sedute e spazio al chiuso

L'immagine può contenere: 2 persone, persone sedute, tabella e spazio al chiuso

Mblidhet sot Komisioni i Mbrojtjes së Tokës, i drejtuar nga kryetari Këshillit të Qarkut Vlorë z. Ervis Moçka Read More »

400 mijë euro vetëm e dashura, shkarkohet gjyqtari i njohur

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka marrë vendimin për gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës, Bledar Abdullai.

KPK ka vendosur shkarkimin e tij nga detyra pasi akuzohet se ka fshehur pasurinë e tij.

Sipas KPK, prindërit e Bledar Abdullait janë investitor të një fondi tek një bankë e nivelit të dytë, por nuk i justifikojnë të ardhurat.

Por jo vetëm kaq.

Pas hetimeve të KPK, bashkëjetuesja e gjyqtarit nuk justifikon një shtëpi në Golem; disa llogari në emër të saj konkretisht 90 mijë dollarë, 130 mijë euro; një apartament të blerë në Tiranë, një zyrë dhe një garazh me vlerë totale 187 mijë euro.

Gjatë seancës dëgjimore, gjyqtari u justifikua se bashkëjetuesja e tij këto para i ka nga bizneset dhe trashëgimi nga familja.

Gjithashtu KPK ka konstatuar se gjyqtari i Tiranës ka liruar një të burgosur të arrestuar për drogë.

Gjyqtari i ka dhënë masën arrest shtëpiak, ndërkohë që apeli i Tiranës e ka rikthyer në burg këtë person, shkruan Shqiptarja.com.

Tjetër shkelje e tij, është tejkalimi i afateve për disa çështje civile, duke i zgjatur ato më shumë se 1 vit e gjysëm pa arsye.

Edhe në këtë rast gjyqtari është justifikuar se ka ndodhur për shkak të ngarkesës në punë./albeu.com

400 mijë euro vetëm e dashura, shkarkohet gjyqtari i njohur Read More »

Kapen dy peshkaqenë në Vlorë, peshkatarët paralajmërojnë: Kujdes!

Dy bisha të vogla deti janë kapur ditën e sotme nga peshkatarët në detin Jon, në brigjet e Vlorës.

Bëhet fjalë për dy peshkaqenë me madhësi mesatare, të cilët janë kapur në Lukovë.

Peshkatarët thonë se mund të ketë edhe të tjera gjallesa të tilla, të cilët notojnë në afërsi të bregut.

Ata këshillojnë të gjithë pushuesit që të tregojnë kujdes dhe të kontrollojnë vendet rreth e rrotull, ku pushojnë. /joq

 

Kapen dy peshkaqenë në Vlorë, peshkatarët paralajmërojnë: Kujdes! Read More »

2.5 miljon Kosovar ne Turqi kërkojnë shtetësi Kosovare, Qeveria në heshtje !

Ka mbi 2.5 miljon Kosovar qe jetojne ne Turqi,  per keto Shqiptar ne Turqi nuk Interesohet Qeveria e Kosoves, vetem per Turqnit ne Kosove me shume, ne fakt kohen e fundit te gjithe gati jane te interesuar te paisen ne Certifikaten e Lindjesse ato kan lindur ne Kosove edhe pse jetojne shume vite ne Turqi.

Qeveria e Kosoves dhe autoritet lokale nuk jane ne dijeni per kete gje apo heshtin, nuk i sherbejne Kosovareve ne Turqi qe pothuajse mbi 2.5 miljon atje jetojne.
Sipas nje kerese te shkruar ne faqen zyrtare KosovaToday Kosovaret qe jetojne ne Turqi kerkojne te paisen me certifikate te lindjes si dhe me shtetesi Kosovare pse jo edhe me Pasaport Kosovare./njekomb

2.5 miljon Kosovar ne Turqi kërkojnë shtetësi Kosovare, Qeveria në heshtje !

2.5 miljon Kosovar ne Turqi kërkojnë shtetësi Kosovare, Qeveria në heshtje ! Read More »

Rritet numri i vizitorëve të Kalasë së Gjirokastrës

Mbi 60 për qind është rritur numri i vizitorëve të Kalasë së Gjirokastrës, bazuar në shifrat që janë publikuar nga Drejtoria e Kulturës Kombëtare e qytetit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mediet shqiptare kanë raportuar se bazuar në numrin e vizitorëve në kala, në shtatë muajt e parë të vitit, i bie se qyteti që mbrohet nga Organizata Ndërkombëtare e Bashkimit Evropian për Edukim, Shkencë e Kulturë “UNESCO” e ka pasur një sezon të suksesshëm turistik.

“Shifrat e bëra publike nga Drejtoria e Kulturës Kombëtare në Gjirokastër tregojnë për rritje me mbi 60% të numrit të vizitorëve për 7 muajt e parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”, ka shkruar Agjencia Telegrafike Shqiptare. Gjatë vitit 2017, përgjatë kësaj periudhe, numri i vizitorëve ka qenë 31.085, numër ky që sivjet është rritur në 50.481 turistë vendas e të huaj. Një prej atraksioneve kryesore në qytet është Kalaja… (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Rritet numri i vizitorëve të Kalasë së Gjirokastrës Read More »

Bushati në Gjermani, takim me homologun Heiko Maas

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ndodhet në Gjermani ku do të takohet me Ministrin e Jashtëm Federal, Heiko Maas.

Të dy ministrat do të diskutojnë mbi procesin e integrimit europian dhe ndërveprimin me Gjermaninë, bashkëpunimin rajonal, çështjet e sigurisë.

Të dy ministrat do të zhvillojnë një konferencë për shtyp ne orën 14:00-14:30./atsh

Bushati në Gjermani, takim me homologun Heiko Maas Read More »

Policët bashkiakë, çdo mëngjes në gatishmëri për ruajtjen e rendit

Punonjësit e Policisë Bashkiake qëndrojnë në gadishmëri edhe më të lartë veçanërisht gjatë sezonit turistik.

Kështu, në kryeqytet policët bashkiakë vrojtojnë qytetin me biçikleta, për çdo mëngjes të sigurt në Tiranë.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mbetet një nga promovuesit më të mëdhenj të punës së punonjësve të mirëmbajtjes që kujdesen për qytetin, po kështu edhe të punonjësve të policisë bashkiake, që kujdesen për rendin në qytet.

“Çdo mëngjes është më i sigurt në Tiranë! Policia Bashkiake në vrojtim të qytetit me biçikleta”, -shkruan Veliaj, në rrjetin social “Facebook”./atsh

Policët bashkiakë, çdo mëngjes në gatishmëri për ruajtjen e rendit Read More »