Aktualitet

Sezoni turistik, Xhafaj inspekton punën e policisë së Vlorës

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj zhvilloi një takim me strukturat drejtuese të Drejtorisë Vendore të Policisë në Vlorë.

Në fokus të takimit ishin masat e marra nga policia dhe trajtimi i problematikës që lidhet me mbarëvajtjen e sezonin veror.

Gjithashtu, u diskutua edhe mbi masat për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe mbajtjen nën kontroll të elementëve me precedentë penalë.

Gjatë takimit, u trajtua ecuria e hetimeve për goditjen e grupeve kriminale në këtë qark, në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, ku ministri Xhafaj vlerësoi për punën me shumë përkushtim, Drejtorin Vendor të Vlorës dhe ekipin e ri drejtues.

Më pas, Xhafaj inspektoi edhe Portin e Vlorës, ku këto ditë ka fluks udhëtarësh për shkak të pushimeve verore.

Policia Kufitare edhe në Vlorë pritet të aplikojë lexuesit e lëvizshëm të pasaportave, për të shmangur radhët në hyrje e dalje në Port dhe lehtësuar lëvizjen e qytetarëve.

Ministri kërkoi nga autoritetet policore në Port, një shërbim më të mirë dhe komunikim më etik, marrë shkas nga disa njoftime të qytetarëve në Komisariatin Dixhital dhe mesazhe dërguar atij./atsh

Sezoni turistik, Xhafaj inspekton punën e policisë së Vlorës Read More »

Edi Rama i mëson notin Zahos së vogël në bregdetin e jugut të Shqipërisë (Foto+video)

Kryeministri Edi Rama prej disa ditësh ka nisur pushimet verore në jug të Shqipërisë.

Pothuasje çdo ditë ai publikon ndonjë moment nga to në rrjetin social Instagram në Story.

Pas debateve të pafundme në parlament përgjatë vitit, duket se kohën e plotë të lirë Rama është një baba i përkushtuar pas djalit të vogël Zaho.

Sot ai është shfaqur duke i mësuar notin Zahos e duke e mësuar si të hidhet në det.

Ditë më parë ai publikoi edhe disa vizatime të bëra nga djali.

 

(e.f/BalkanWeb)

Edi Rama i mëson notin Zahos së vogël në bregdetin e jugut të Shqipërisë (Foto+video) Read More »

Diçka shumë e tmerrshme po vjen në Shqipëri, bëni mirë ta lexoni që të jeni gati. Në Shkodër ka rrezik për…

Europa është në “zjarr” nga temperatura apokaliptike. Në Shqipëri janë regjistruar temperatura mjaft të larta, por sa i rrezikuar është vendi nga zjarret?

Instituti i Gjeoshkencave bën me dije se në qarqet Dibër, Elbasan, Korçë dhe Gjirokastër pritet rrezik i ulët. Kurse në qarqet e tjera pritet nivel “i moderuar”.

Por në zona të lokalizuara mund të ketë nivel më të lartë rreziku, konkretisht qarku Shkodër (Jugperëndim), qarku Kukës (Qendër), qarku Elbasan (Perëndim) dhe qarku Gjirokastër (Qendër). Rreziku do tё jetё mё i lartё gjatё ditës sё nesërme.

E sipas IGJEUM Sot pasdite dhe nesër mundësitë për reshje janë shumë të vogla, disi më të larta në qarkun e Kukësit, ku priten reshje lokale të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në zona shumë të izoluara, mund të ketë reshje në formë shtrëngate, më të mundshme në zonat malore gjatë pasditeve.

Ditën e nesërme temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 22 / 34 °C, në vendet e ulëta: 21 / 35 °C dhe në vendet malore: 14 / 28 °C.

Diçka shumë e tmerrshme po vjen në Shqipëri, bëni mirë ta lexoni që të jeni gati. Në Shkodër ka rrezik për… Read More »

Ish-Kryeministri Berisha denoncon gjendjen e Plazhit të Vjetër në Vlorë (foto)

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka postuar në rrjetet sociale disa foto që tregojnë gjendjen aktuale të plazhit të vjetër në Vlorë.

Postimi i plotë

Ky eshte sot plazhi i vjeter i Vlores!

Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital. sb

“Pershendetje Zoti Berisha! Kjo eshte gjendja e plazhit te vjeter ne Vlore ne pikun e veres dhe pushimeve. Mbeturina te shperndara gjithandej.”

 

 

Ish-Kryeministri Berisha denoncon gjendjen e Plazhit të Vjetër në Vlorë (foto) Read More »

Zbulohet manipulimi i Erion Veliajt me korsitë e biçikletave në kryeqytet (Foto)

Burime konfidenciale pranë Bashkisë së Tiranës, nxjerrin në pah një tjetër manipulim të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili shquhet si mjeshtër i propagandës. Prej disa javësh, në kryeqytet janë vënë re disa korsi të reja, për përdorimin e biçikletave.

Vetë Veliaj, ka inaguruar disa prej tyre, duke thënë se përdorimi i biçikletave është një domosdoshmëri për pastrimin e mjedisit në Tiranë. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe!

Por paralelisht, bashkë punimet për korsinë e biçikletave, një kompani koncesionare po hap kanale në akset rrugore të kryeqytetit, për të shtrirë linjat e fibrave optike. Kompania Albanian Telecommunication Union (ATU) po kryen disa punime në zonën e ish Bllokut, tek hyrja e Liqenit Artificial dhe përballë ETC.

Nga pamjet shihet qartë që asfalti është dëmtuar sëtepërmi, ndërsa detyrimi i kompanisë sipas kontratës koncesionare të vitit 2011, duhej që pas punimeve në nëntokë, të shtronte tërësisht rrugën me asfalt. Por këtë gjë deri tani nuk e ka bërë dhe sot rrugët janë të shkatëruara.

Kjo sepse Erion Veliaj ka menduar një zgjidhje tjetër, atë të shndërrimit të rrugës së dëmtuar në një korsi biçikletash. Me këtë veprim, Veliaj i kursen ca para koncesionarit dhe i ofron rrugë të dëmtuar çiklistëve.

Pra, gjithë këto kohë kryebashkiaku Veliaj na ka mashtruar, pasi  korsitë e biçikletave nuk kanë patur qëllim parësor pastërtinë e Tiranës, por mbulimin e gropave të lëna nga koncesionari që ka marrë fibrat optike në rrugët kombëtare.

Ky koncesion me vlerë rreth 40 milion euro, është në formën e monopolit. Të gjitha kompanitë e tjera që ofrojnë internet, televizor apo telefoni celulare nëpërmjet fibrave optike, do të duhet të përdorin tubacionet e koncesionarit përkundrejt një qiraje mujore.

Kompania koncesionare Kompania Albanian Telecommunication Union (ATU)  është denoncuar fort nga deputeti Taulant Balla, kur ai ishte në opozitë. Madje Balla asokohe pretendoi se kishte marrë kërcënime nga kjo kompani, por sot duket se gjerat kanë ndryshuar. Nga armiq, tashmë janë bërë miq!/TPZ.AL/

 

Zbulohet manipulimi i Erion Veliajt me korsitë e biçikletave në kryeqytet (Foto) Read More »

Rrëzohet helikopteri në Korçë. Do përdorej për dasëm.

Një helikopter është rrëzuar paraditen e sotme në lagjen numër 6 në Korçë. Raportohet se helikopteri do të përdorej në martesën e një çifti.

Gjatë uljes helikopteri është përplasur me disa pemë.

Raportohet se nga kjo ngjarje nuk ka persona të lënduar ndërsa mësohet se helikopteri i përkiste një kompanie private.

 

Rrëzohet helikopteri në Korçë. Do përdorej për dasëm. Read More »

Pse i dogji Thaçit deklarata e Berishës ? Ja e vërteta.

Perse i dogji Thaçit deklarata e Berishës? Sepse ai ja plasi ne fytyre se shqiptaret nuk do te lejojne te behet tregti dhe pazare me trojet shqiptare. Keto dite ish kryeministri Berisha priti ne nje takim delegacionin e Partise Demokratike Shqiptare te Lugines se Presheves, te kryesuar nga zoti Ragmi Mustafa.
Ne kete takim zoti Mustafa e njohu zotin Berisha me gjendjen e rende te shqiptareve ne komunat e Presheves, Bujanovcit dhe Medvegjes, shkeljen e lirive dhe te drejtave te tyre njerzore,politikat e reja albanofobe te autoriteteve te Beogradit qe synojne çrrenjosjen e historise se lavdishme te shqiptareve te Lugines dhe kultures se tyre.
Per keto qellime, u shpreh zoti Mustafa, Beogradi ka bere gati ligjin e ri albanofob serb per heqjen e monumenteve dhe permendoreve historike te shqiptareve ne Luginen e Presheves dhe ne Pazarin e Ri ne kuadrin e serbizimit total dhe asimilimit te minoriteteve.
Ai theksoi se PDSH kerkon domosdoshmerine e njohjes te te drejtave qe Serbia kerkon per asosacionin e komunave serbe ne Kosove edhe per asosacionin e komunave shqiptare te Lugines se Presheves.
Nga ana e tij zoti Berisha theksoi se shqiptaret ne Luginen e Presheves jane sot minoriteti me i shtypur dhe me te drejtat me te mohuara ne Europe nga autoritetet serbe, i perjashtuar nga investimet ne infrastrukture dhe ne fushat e tjera.
Serbia, theksoi Berisha, kerkon super te drejta per serbet ne Kosove dhe mohon, ne kundershtim me marreveshjet nderkombetare qe ka firmosur, te drejtat e shqiptareve ne Luginen e Presheves por edhe ne Pazarin e Ri dhe kudo ne territorin e saj.
Zoti Berisha vleresoi se autoritetet shqiptare te Lugines zbatuan me seriozitet marreveshjen e Konçulit kurse Beogradi nuk zbatoi por zgjodhi te dhunoje kete marreveshje.
Ish kryeministri Berisha u shpreh se eshte i zhgenjyer edhe me qendrimet e auroriteteve te Tiranes dhe Prishtines ndaj problemeve te medha politike, ekonomike, infrastrukturore te banoreve te komunave te Presheves, Bujanovcit dhe Medvegjes.

“Te dy qeverite e nisen ndihmen me nje shume qesharake 100 mije euro dhe ne vend qe te rrisnin ndjeshem nga viti ne vit kete shume, e nderprene fare. Ne shtator,ne do kerkojme qe buxhetit ti shtohet zeri per Komunat e Lugines”, theksoi Berisha.
Ai u shpreh se shqiptaret e komunave te Lugines kane nevoje per garantimin e te drejtave te tyre ne perputhje me konventen Europiane te te Drejtave te Njeriut, investime dhe zhvillim dhe jo qe te perdoren per interesa te Serbise per tregti territoresh.
“Eshte fakt i pamohueshem se Serbia gjithnje ka dashur t’u perdori si plaçke tregu dhe per shkembim territoresh. Personalisht une kam qene dhe jam gjithnje per paprekeshmerine e kufijve te Kosoves dhe çdo lloj coptimi, ndarje apo tregtie me territorin e saj dhe kunder çdo diskutimi per keto çeshtje.
Mendoj se te njohesh te drejten Serbise, fuqise se humbur nga lufta, te paraqese pretendime territoriale ndaj Kosoves eshte gabim i madh dhe historik, eshte ne nje fare menyre nje zhberje e qellimit dhe rezultatit te luftes dhe kapitullimit te Serbise.
Por kjo eshte edhe nje zhberje e Kosoves te çliruar ne vitin 1999, te njohur ne dokumentat nderkombetare dhe nga mbi 115 shtete perfshi ketu 95% te vendeve te lira te botes”, u shpreh Berisha.
Zoti Berisha theksoi ze Republika e Kosoves eshte shpallur dhe njohur si shtet i pavarur me kufijte e saj aktual nderkombetar ndaj Serbia nuk ka asnje te drejte dhe nuk duhet t’i njihet asnje e drejte per te pretenduar qofte edhe nje pellembe toke te territor te Kosoves.

Duke theksuar se Kosova nuk i ka asnje borxh Serbise dhe se ajo nuk ka asnje pellemb toke te territorit te saj pasi e kunderta eshte e vertete, zoti Berisha u shpreh se te pranosh idene e ndarjes se Kosoves ne nje menyre apo ne nje tjeter mbeshtet idene dhe perpjekjen e Beogradit per Serbine e Madhe ne kurriz te Kosoves. Ne rajonin, tha ai, tone zona me tre komuna minoritare si Mitrovica jane disa dhe hapja e nje precedenti qe kerkojne serbet ne Mitrovice do minonte paqen dhe stabilitetin ne mbare rajonin.
“Minoriteti serb ne Kosove, ne perputhje me Dokumentin e Ahtsarit eshte shpallur superminoritet. Atij i jane dhene dhe garantuar te drejta qe nuk i ka asnje minoritet ne Europe, ndaj, theksoi zoti Berisha, pretendimi i Serbise per tre Komunat e Mitrovices nuk ka te beje aspak me garantimin e lirive dhe te drejtave te serbeve por ka te beje vetem me vazhdimin e ides se serbomadhise dhe eshte pretendim territorial ndaj nje shteti sovran te pavarur me qellim zhberjen e Kosoves!”
Ai theksoi se nuk ka asnje dallim edhe ne rastin e “shkembimit” te territoreve pasi kane qene serbet ata qe kane kerkuar gjithnje dhe me insistim patologjik, edhe para shpalljes se pavaresise se Republikes se Kosoves, ndarjen apo tregtine me territoret e saj. Ai u shpreh se e verteta eshte se ne kete rast Serbia kerkon te beje tregti, te perdore si plaçke tregu territoret shqiptare pasi ajo eshte e shqetesuar nga zgjimi gjithnje e me i madh i vetedijes kombetare tek banoret shqiptar te Pazarit te Ri.
Per te gjitha keto zoti Berisha u shpreh se eshte kategorikisht kunder dhe se ka bindje se keto perpjekje destabilizuese te Serbise do te deshtojne. Ai theksoi se cdo marreveshje dhe çdo zgjidhje duhet te jete nje marreveshje midis dy vendeve te pavarura qe njohin dhe respektojne integritetin territorial te njeri – tjetrit.
“Ju nuk duhet ne asnje menyre te behi shkak per keto pazare. Lugina duhet te jete Lugine paqeje, bastion i pamposhtur i vlerave, botes shqiptare dhe europiane, me qytetare te barabarte para ligjit dhe ne rast se Serbia nuk pranon keto parime vetkuptohet qe ajo nuk kerkon marreveshje por konfliktualitet dhe destabilizim”, theksoi ai.

RD

Pse i dogji Thaçit deklarata e Berishës ? Ja e vërteta. Read More »

“Gjarpri” i Kosovës sulmon Sali Berishën, detyrohet të fshijë në facebook revoltën e kosovarëve

“Gjapri” i Kosovës ka sulmuar Sali Berishën njeriun symbol të kombit dhe që bashkoi fizikisht Shqipërinë me Kosovën me një fjalor të huazuar nga Beogradi. Ushtaraku që në luftë i vendosën epitetin “gjarpri” për shkak të pabesisë ndaj luftëtatrëve të tjerë të UÇK-së ka hequr maskën dhe është ndërsyer në një sulm të pazakontë ndaj ish-Kryeministrit Berisha, i cili në asnjë rresht nuk e ka atakuar Thaçin, por vetëm është deklaruar publikisht se është kundër çdo skenari të ndarjes së Kosovës. Përse “gjarprit” i paska djegur deklarata e Berishës kundër ndarjes së Kosovës?
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është përplasur sot me ish-kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha. Ky i fundit ka dalë kundër propozimit të Thaçit për rishikim kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë. Deklaratat Berisha i bëri gjatë një takimi me përfaqësues të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
“Të pranosh idene e ndarjes së Kosovës në një mënyrë apo në një tjetër mbështet idenë dhe përpjekjen e Beogradit për Serbinë e Madhe në kurriz të Kosovës. Në rajonin tonë, zona me tre komuna minoritare si Mitrovica janë disa dhe hapja e një precedenti që kerkojnë serbet në Mitrovicë do minonte paqen dhe stabilitetin në mbare rajonin.’ – ka thënë Berisha në takim.
Pas kësaj deklarate është kundërpërgjigjur ashpër presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka thënë se Kosovës nuk i duhen këshilla nga ata që e kanë ndihmuar Sllobodan Milloshevicin, në vitet e luftës me Kosovën, duke i shitur naftë, në kohën kur Jugosllavia ishte nën sanksione. Thaçi shkon edhe më tej duke thënë se këshilla nuk i duhen as prej atij që ka strehuar Osama Bin Landenin dhe ka arrestuar Adem Jasahrin dhe komandantë tjerë të UÇK’së.
“Institucioneve të Republikës së Kosovës sot më së paku iu duhen këshillat e të dëbuarve me votë masive nga skena politike.
Veçanërisht të atyre që në mes viteve 1992 – 1997 tregtonin dhe bënin që me punët e tyre të pista të mbijetonte makineria

ushtarake dhe policore e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq. Ata duke mbushur xhepat e tyre, u kujdesën me devotshmëri që rezervuaret e tankeve dhe autoblindave të jenë të mbushur plot, përkundër faktit se bashkësia ndërkombëtare kishte vënë sanksione kundër Millosheviqit. Nuk i duhen këshillat e atyre që strehuan Bin Ladenin, vrasësin e civilizimit botëror si dhe Arkanin, vrasësin e shqiptarëve të Kosovës. Nuk i duhen këshillat e atyre që burgosën komandantin legjendar Adem Jashari, si dhe komandantë të shquar si Fehmi e Xhevë Lladrovci, Zahir Pajazit, dhe UÇK-në e etiketuan si terroriste. Këta që sot kundërshtojnë vullnetin e shqiptarëve të Preshevës, Bujanovcit e Medvegjës për bashkim me Kosovën, janë të njëjtit që Presidenti Rugova për së gjalli nuk i lejoi ta shkelin tokën e Kosovës. Këshillat e tyre i takojnë kohës së turpit të historisë shqiptare”, thuhet në deklaratën Hashim Thaçit.
Presidenti i Kosovës ka disa ditë që i mëshon idesë së korrigjimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë. Ai nuk e quan ndarje të Kosovës këtë proces, ndonëse është e paqartë se si Serbia do të lëshojë Preshevën, Medvegjën dhe Bujanovcin që t’i bashkohet Kosovës, pa marrë veriun e Kosovës.
“Ky proces, nëse tregohemi të mençur dhe të bashkuar, do të përmbyllet me njohje reciproke Kosovë – Serbi, dhe Kosova do të anëtarësohet në të gjitha organizatat ndërkombëtare: në BE, NATO dhe OKB. Nuk duhet t’i përsërisim gabimet siç na ndodhën me vonesën për themelimin e Ushtrisë së Kosovës apo dhe me votimin e vonuar të demarkacionit me Malin e Zi”, sqaron Thaçi në deklaratën e tij.
Por deri më tani s’kemi ende një qëndrim të qartë nga Ëashingtoni dhe Brukseli. As Tiranë zyrtare nuk ka folur rreth deklaratave të fundit të presidentit Hashim Thaçi. Kosova dhe Serbia janë prej disa vitesh në një proces dialogu me ndërmjetësimin e Brukselit, proces që pritet të përmbyllet vitin e ardhshëm.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur në lidhje me temën e shumë debatuar për një korrigjim të mundshëm të kufijve mes Serbisë dhe Kosovës.
Berisha është shprehur ditën e sotme nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, se është kundër korrigjimit të kufirit dhe Serbia s’mund të prekë asnjë pëllëmbë të tokave shqiptare.
Mirëpo pas reagimit të ish-kryeministrit Berisha, mbi korrigjimin e kufijve për Kosovën, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i presidentit Hashim Thaçi.
Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, Thaçi ka sulmaur ashpër Berishësn duke thënë se Kosovës nuk i duhen këshillat e një njeriu ii cili është dëbuar me votë masive.
Duke vazhduar më tej presidenti Thaçi e ka konsideruar ish-kryeminstrin, një njeri i cili i ka shitur armë Millosheviçit.
Por gjuha e përdorur dhe akuzat e hedhura kanë acaruar qytetarët e Kosovës dhe të Shqipërisë, të cilët e kanë sulmuar me sharje dhe duke dalë hapur kundër tij.
Por, një tjetër fakt që bie në sy, është se në postimin e Thaçit janë fshirë shumë komente të qytetarëve, të cilat mesa duket nuk i kanë pëlqyer presidentit të Kosovës. Fotoja e mëposhtme tregon që janë fshirë rreth 200 komente.
Pas deklaratës së bërë nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kundër ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, ka patur reagime të shumta nga politikanë shqiptarë dhe kosovarë, të cilët i kanë kritikuar kreun e shtetit të Kosovës.
Me anë të një reagimi në Facebook, deputeti demokrat Tritan Shehu, ka deklaruar se nuk ja vlen të merresh me njerëz që deformojnë hostorinë, ndërsa ka vlerësuar kontributin e madh që ka dhënë ish-kryeministri Berisha për popullin kosovar.

“Gjarpri” i Kosovës sulmon Sali Berishën, detyrohet të fshijë në facebook revoltën e kosovarëve Read More »