Aktualitet

Duam të hyjmë në BE, por 77% e shqiptarëve nuk përballojnë dot as këtë shërbim jetik…

Edhe pse Shqipëria pret që vitin e ardhshëm të hapë negociatat për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, standardi i jetesës mbetet ende shumë larg mesatares së vendeve të unionit. Shumë qytetarë nuk përballojnë dot as një prej shërbimeve jetike.

Sipas Anketës Europiane të Cilësisë së Jetës, të Komisionit Europian, 77% e të anketuarve shqiptarë u përgjigjen se e kanë shumë të vështirë që të përballojnë shërbimet e përkujdesit dentar, duke u renditur të parët në Europë. Pas Shqipërisë renditet Greqia, ku 68% e të anketuarve kanë thënë se e gjejnë të vështirë apo shumë të vështirë që të përballojnë përkujdesjen dentare në vend. Me gjithë atë kanë një diferencë me 10 pikë përqindje në krahasim me Shqipërinë.

Krahasuar me vendet e tjera kandidate për anëtarësim në BE, Shqipëria renditet e fundit, ndërsa Maqedonia dhe Turqia kanë një nivel më të ulët se mesatarja e BE-së, ku përkatësisht 30 dhe 29% e të anketuarve janë përgjigjur që e kanë të vështirë të përballojnë përkujdesin dentar.Më pas renditet Serbia me 43% e të anketuarve dhe Mali i Zi me 49% të tyre që thanë se kanë të vështirë ose shumë të vështirë për të përballuar kujdesin shëndetësor.

Mesatarja Europiane, për individët që kanë përgjigjur se e gjejnë të vështirë ta përballojnë është 36%. Vendet me përqindjen më të ulët në Europë janë Finlanda dhe Suedia, me përkatësisht 11 dhe 13%, të cilat pasohen nga Holanda me 13%.

Të huajt e zgjedhin se është lirë, por për shqiptarët…

Megjithëse të huaj që vijnë në Shqipëri për të marrë shërbime shëndetësore japin si arsye kryesore çmimet e ulëta, vetë shqiptarët e kanë të vështirë që ta përballojnë. Italianët kanë kryesisht numrin më të lartë të vizitorëve në Shqipëri për shërbime shëndetësore, kryesisht të cilat lidhen me përkujdesjen dentare. Megjithatë vetëm 44% e të anketuarve (në krahasim me 77% në Shqipëri) kanë thënë se e kanë të vështirë ose shumë të vështirë që të përballojnë kujdesin dentar.

Numri i shtetasve të huaj që kanë deklaruar se kanë ardhur në Shqipëri për arsye shëndetësore ishte 111 në pesë muajt e parë të vitit, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, duke shënuar rënie në krahasim me një vit më parë.

Genti, dentist, thotë se italianët vijnë në Shqipëri pasi është 10 herë më lirë se në Itali për të vënë një dhëmb (80 euro në krahasim me rreth 800 euro), por ndërsa çmimet në Shqipëri janë të përballueshme për italianët, ato janë të papërballueshme për vetë shqiptarët./monitor/

Duam të hyjmë në BE, por 77% e shqiptarëve nuk përballojnë dot as këtë shërbim jetik… Read More »

Tirana Smart/ Vendosen freskueset në stacionet e urbanëve

Në këto temperatura të larta, ku termometri po arrin 40 gradë celcius, në Tiranë po aplikohet një tjetër risi.

Freskueset pranë stacioneve të autobusëve është zgjidhja që po ofrohet për qytetarët e kryeqytetit. Një ide smart, por që efektet i ka të drejtpërdrejta tek qytetarët dhe përdoruesit e urbanëve. Një stacion urbani ku qytetarët mund të freskohen.

Aty janë dy freskuese që punojnë pa ndalim e që synojnë që tua lehtësojnë qëndrimin në stacionet e urbanëve qytetarëve. Freskueset në stacionet e urbanëve kanë nisur të instalohen duke filluar nga qendra e kryeqytetit e më pas pritet të shtrihet në të gjitha Tiranën.

Ndërkohë qytetarët e vlerësojnë këtë nismë, e cila i ndihmon që të përballojnë sadopak temperaturat e larta në pikun e verës. Këto dhe zhvillimet e tjera në kryeqytet bën që qytetarët të pranojnë se sot Tirana është më afër standardeve të qyteteve europiane. Risitë po prezantohen çdo ditë, ndërsa përfituesit natyrshëm janë qytetarët e kryeqytetit.

Tirana Smart/ Vendosen freskueset në stacionet e urbanëve Read More »

Të pasurit janë më pak bujarë se të varfrit, thotë studimi

Njerëzit që fitojnë më shumë para kanë më pak të ngjarë ta ndajnë pasurinë e tyre sesa ata që fitojnë më pak. Kjo sipas një studimi të ri nga Queen Mary University në Londër, të publikuar në revistën Basic and Applied Social Psycology.

Hulumtuesit e zhvilluan një eksperiment social ku njerëzit u rekrutuan për të luajtur lojëra për para të vërteta.

Njerëzve iu caktua “statusi më i ulët” ose “statusi më i lartë”, gjë që përcaktoi se sa para iu dhanë atyre në fillim – me çfarë u nënkuptua pasuria, transmeton koha.net.

Lojërat nënkuptuan që pjesëmarrësit të vendosnin se sa para duhej të mbanin dhe sa donin t’i dhuronin për një shumë të grupit, e cila do të ndahej mes të gjithëve.

Ndonjëherë pasuria e njerëzve u përcaktua rastësisht, herave të tjera ajo bazohej në përpjekjet e tyre.

Në përgjithësi, pjesëmarrësit me status më të ulët kontribuonin më shumë në shportën grupore sesa ata më status të lartë. Dhe ata që morën “status të lartë” kontribuan edhe më pak se kur e fituan pasurinë në mënyrë rastësore.

“Për individët me status të lartë, mënyra me të cilën ishte arritur pasuria, qoftë në mënyrë rastësore apo përmes përpjekjes, duket të jetë faktori kyç që e përcakton nivelin e bashkëpunimit të vëzhguar”, tha Magda Osman, profesoreshë në Queen Mary’s School of Biological and Chemical Sciences dhe autore kryesore e studimit.

“Nuk ishte kështu edhe për individët me status të ulët. Mënyra se si e fituan statusin e tyre të ulët nuk ndikoi në sjelljen e tyre në lojë”.

Nëse fitoni status të lartë me anë të përpjekjes në vend se të rastësisë, tha ajo, keni më shumë gjasa të doni ta mbani atë që e keni fituar. Kur pasuria juaj është e kufizuar, jeni më shumë të stimuluar të bashkëpunoni.

“Çështja këtu është se edhe nëse dikush vepron në mënyrë bashkëpunuese, nuk ka arsye të mendoni se kjo është thjesht për arsye altruiste”, tha ajo.

Përkundrazi, shpresoni se duke kontribuar më shumë, të tjerët do ta bëjnë këtë gjithashtu dhe përfundimisht do të përfitoni nga kjo.

Megjithatë, nuk ka asnjë garanci se të gjithë të tjerët në lojë do ta bëjnë të njëjtën gjë si ju. Me fjalë të tjera, rrezikoni më shumë nëse kontribuoni më shumë si një person me status më të ulët, sepse nuk e keni idenë nëse të tjerët do të veprojnë reciprokisht.

“Gjetja tjetër befasuese është se empatia nuk e ka asnjë ndikim në nxitjen e sjelljes pro-sociale, me fjalë të tjera kontributi me para në shportën e grupit”, tha Osman.

“Kjo ka rëndësi për shkak se ka shumë pretendime se empatia është ngjitësi që i lidhë njerëzit për të vepruar në mënyrë sociale. Ajo që e demonstrojmë është se kur paratë janë të rëndësishme, empatia nuk e luan pothuajse asnjë rol në përmirësimin e sjelljeve pro-sociale”./njekomb

Të pasurit janë më pak bujarë se të varfrit, thotë studimi Read More »

DENONCIMI/ Në Gusmar të Tepelenës administratori komunës shet për skrab tubacionin

Banorët e Gusmarit në Bashkinë e Tepelenës janë denoncuesit e radhës lidhur me abuzimet që po bëhen me pronën publike dhe përdorimi i tyre për arsye personale nga zyrtarë socialistë. Denoncimi i është përcjellë ish kryeministrit Sali Berisha i cili e ka bërë atë publik. Denoncimi është bërë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha: Në Gusmar, Ja si vjedh mëkëmbësi i piktorit dështak! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. Sb

“Doktor ju uroj shendet e jetgjatsi sepse e meriton je i pa zvendesushem. Kam nje shqetesim real dhe te vertet te komunitetit ku un banoj per te ngritur dhe per ta ber publik nepermjet jush qe dhe instancat shteterore te reagojen ndaj ketij fenomeni. Jam nje banor i zones se kurveleshit/tepelene dhe doja te denoncoja se ne fshatin gusmar administratori i komunes ton z.flamur bardhi ka marr te gjith tubacionin qe dikur perdorej per vaditje te tokave buqesore qe nga rezervuari deri ne drejtim te fshatit me nje gjatsi prej 3.5 kilometer duke i shitur per skrap dhe per interesa te tij personale qe sipas nje perllogaritje nga ana jon shkon mbi 100 miljon lek te vjetra,policia ka ardhur dhe nuk ka reaguar ndaj ketijt rasti konkret. Ju lutem publikojeni duke na ruajtur anonimatin per shkak se personi ne fjal esht teper i rrezikshem dhe mund te hakmerret ndaj nesh.Ju uroj te keni vetem te mira doktor”

DENONCIMI/ Në Gusmar të Tepelenës administratori komunës shet për skrab tubacionin Read More »

E rrallë/ Kapet “peshku Shpatë” në Qeparo, tërheq vëmendjen e pushuesve (VIDEO)

Në Qeparo është kapur një peshk i rrallë për ujërat tona, “Peshku Shpatë”. Pamja e tij e veçantë ka tërhequr vëmendjen e pushuesve të cilët janë afruar për të parë nga afër specien e rrallë.

Ky lloj peshku është i veçantë për ujërat tona dhe nuk dihet nga mund të ketë ardhur. Kjo lloj specie preferon ujërat tropikale, gjendet në ujërat e oqeanit paqësor dhe Indian.

Hunda-shpatë, është arma vdekje-prurëse e tyre. Ajo përvecse shërben për të neutralizuar prenë është edhe një lloj sensori apo radari për lokalizimin e presë. Me anë të saj, peshku-shpatë krijon fusha elektrike që tërheqin prenë e tij. “Shpata” shërben edhe për nuhatjen e “fushave elektrike të huaja”.

Para disa vitesh ndërsa disa peshkatarë po fërkonin duart, sepse arritën të kapnin një peshk shpatë, ata për pak rrezikuan të ktheheshin në ushqim për peshqit.

Furia e kundërshtimit të peshkut shpatë të rënë në grep ishte aq e madhe saqë varka e vogël u përmbyt në det.

Episodi i veçantë u regjistrua në ujërat e Panamasë./faxweb

   

https://youtu.be/MLvj9mYHZBU

E rrallë/ Kapet “peshku Shpatë” në Qeparo, tërheq vëmendjen e pushuesve (VIDEO) Read More »

Festa e Birrës, Spirollari: Fluks i lartë vizitorësh, janë rezervuar të gjithë hotelet

Ka filluar në qytetin e Korçës Festa e Birrës, ku pjesë e saj janë bërë jo vetëm qytetarët e këtij qarku por nga e gjithë Shqipëria, Kosova, Maqedonia si dhe turistë të huaj, që kanë mbushur plotë hotelet dhe sheshet e qytetit.

Bashkia e Korçës ka prej ditësh që ka ftuar qytetarët të bëhen pjesë e këtij eventi, tashmë të përvitshëm duke garantuar një program fantastik me dy skena ku do të këndohet live nga artistë të njohur dhe siç është zakon, birra do të derdhet lumë.

Prefekti i Korçës, Dhori Spirollari tha për Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH) se festa e birrës në Korçë tashmë është kthyer në traditë dhe pjesëmarrja në këtë event të përvitshëm është nga e gjithë Shqipëria, Kosova, Maqedonia, turistë vendas dhe të huaj.

“Që një ditë më parë hotelet e Korçës janë të zëna, pra qyteti është i mbushur plotë dhe po presin të ndjekin programin që ka përgatitur bashkia e Korçës, me këngë dhe birra, tamam në festë”, shton Spirollari.

Duke u ndalur te siguria publike dhe garantimi i saj, Spirollari theksoi se angazhimi i Prefektit është maksimal.

“Ne si prefekturë jemi të angazhuar për të garantuar sigurinë, kushte sa më të favorshme për qytetarëve, që Festa e Birrës në Korçë të jetë një model jo vetëm për Korçën, por dhe qytete të tjera të vendit”.

Ai shtoj më tej se qytete të tjera në Shqipëri duhet të ndjekin modelin e Korçës për organizime të tilla sepse është një zhvillim kulturorë dhe pse jo dhe ekonomik për qytetin./atsh

Festa e Birrës, Spirollari: Fluks i lartë vizitorësh, janë rezervuar të gjithë hotelet Read More »

E TURPSHME: Gratë bëjnë kërdinë duke vjedhur banane në Tiranë. Video thjesht e TURPSHME!

E TURPSHME: Gratë bëjnë kërdinë duke vjedhur banane në Tiranë. Video thjesht e TURPSHME!

https://www.facebook.com/gazetatarget/videos/696592610687501/?t=16

https://www.facebook.com/gazetatarget/videos/696592610687501/?t=24

https://www.facebook.com/joqalbania/videos/10156107738598371/?t=0

E TURPSHME: Gratë bëjnë kërdinë duke vjedhur banane në Tiranë. Video thjesht e TURPSHME! Read More »

Basha kërkon sërish pushtet në tavolinë, do ministrinë e Brendshme, të Arsimit dhe Drejtësinë si garanci për zgjedhjet vendore dhe “antimafian”

Eshte folur disa disa herë në lidhje me dëshirën dhe kërkesën e Lulzim Bashës, kreut të opozitës për të qeverisur bashkë me Ramën. Madje dhe në kupolën e PD, në radhët e kritikëve të Bashës brenda partisë, por dhe aleatët e demokratëve janë të bindur se Lulzim Basha e ka një pakt bashkëqeverisjeje me Edi Ramën.

Duke këmbëngulur se Rama dhe Basha janë në një aleancë të fshehur dhe në marrëveshje të plotë, si kritikët brenda PD, si kupola e PD si aleatët e demokratëve e veçanërisht LSI e Monika Kryemadhit, kanë deklaruar më se njëherë se marrëveshja e 17 majit 2017 vijon ende.

Madje disa herë Monika ka shfaqur mosbesim ndaj Bashës, me argumentin se ai është nën “kontratë” dhe marrëveshje me kryeministrin Rama që nga 17 maji i vitit 2017.

Këtyre hamendësimeve dhe lajmeve të publikuara në media u ka dhënë ‘krahë’ dhe Edi Rama, teksa në një intervistë të paradisa ditëve deklaroi se është i gatshëm t’i japë opozitës çfarë të kërkojë, vetëm pushtetin nuk ia jep.

Të gjithë e dinë se për Edi Ramën nuk përbën pushtet asnjë post ministri sado i rëndësishëm të jetë, pushteti për të është të jetë vetë kryeministër, pavarësisht se kush “lëvrin” poshtë nëpër ministrira.

Dhe sot nuk pyet njeri Edi Rama, i ka dubluar pjesën më të madhe të ministrave me njerëzit e tij dhe me ata qeveris. Mjafton të shohësh kush janë nivelet e dyta të qeverisjes dhe e kupton se Edi Rama nuk është vetëm kryeministër por dhe një ministër i “shumëfishuar” në të gjitha dikasteret. Prandaj Edi Rama është gati të japë për Bashën çfarë të kërkojë.

Se mos do t’i pyesë ata që do çojë Basha, thjeshtë do bëjë pazarin me kreun e PD dhe ata vetëm do të “noterizojnë” duke firmosur çfarë u çohet në tavolinë.

Dhe Lulzim Basha, kreu i opozitës nuk ka vonuar të dërgojë mesazhin e tij për dikasteret që kërkon të drejtojë, duke filluar maksimumi në fillim të vitit të ardhshëm.

Me sa duket i kanë shijuar shumë tre dikastere të rëndësishme para zgjedhjeve të 25 qershorit të vitit të kaluar, fryt i marrëveshjes së 17 majit me Ramën, dhe i kërkon sërish ato sëpaku.

Mësohet se dikasteri kryesor që kërkon Basha nga Rama për të bashkëqeverisur është Ministria e Brendshme, e cila ka nën admninistrim dhe drejtim dhe Policinë e Shtetit dhe Gardën e Republikës. Por dhe Gjendjen Civile dhe Prefektët.

Basha e ka argumentuar kërkesën e tij për të marrë drejtimin e Ministrisë së Brendshme me faktin se jep garanci për zgjedhjet e përgjithshme vendore se nuk do të vidhen.

Njëherësh dhe luftohet krimi dhe në përgjithësi trafiku i drogës dhe lëndëve të tjera, duke plotësuar kështu një nga kërkesat e tij për një qeveri “antimafia”.

Ndërkohë që Basha kërkon dhe Ministrinë e Drejtësisë, me të gjithë “asetet” e saj që janë Hipoteka, ALUIZN-i, Noterët, Shërbimi i Provës dhe Drejtoria e Burgjeve.

Basha kërkon dhe Ministrinë e Arsimit, për të parandaluar “blerjen” e votës përmes punësimit nga ana e Ramës dhe për të pasur një proces të drejtë dhe të ndershëm zgjedhor.

Këto janë disanga kërkesat e Bashës për Ramën përtë bashkëqeverisur dhe vijuar marrëveshjen e 17 majit të vitit të kaluar, pjesa tjetër të dalë çfarë të dalë shtesë nga vetë Kryeministri. Marrëveshje që kreu i PD kërkon ta bëjë pa pasur LSI dhe Monikën nëpër këmbë. Rama e ka marrë kërkesën, thjeshtë po e shqyrton, në mos e ka vendosur./Pamfleti

Basha kërkon sërish pushtet në tavolinë, do ministrinë e Brendshme, të Arsimit dhe Drejtësinë si garanci për zgjedhjet vendore dhe “antimafian” Read More »