Aktualitet

Futuni brenda vilës miliardere të Ilirit dhe Monikës, më pas flasim se sa i plas atyre për popullin (foto)

A ju vret ndërgjegjia kur ju bëni pushime luksoze, ndërsa populli vuan për bukë dhe është në varfëri?

Kjo ishte pyetje e Zërit të Amerikës për Ilir Metën, pyetje e cila e bëri për ujë të ftohtë presidentin e vendit. Ilir Meta nuk e deshi veten, kur gazetarja e Zërit të Amerikës i bëri një pyetje të thjeshtë Ilir Metës, në atë kohë kryetar Kuvendi. Meta nuk e deshi veten. U skuq dhe u ndez dhe nuk dinte se çfarë të thoshte.

Sot, Meta duket i tërhequr nga politika, por është ende kryetari de facto i LSI. Gruaja e tij, de jure drejtuesja e partisë së tyre, del e shan dhe uluret kundër Edi Ramës duke akuzuar se po vjedh dhe po varfëron shqiptarët. Shumë e saktë, Monikë, sepse po shikojnë që xhepat tanë po zbrasen dita ditës.

Por LSI ka 8 vite në pushtet, herë me Berishën dhe herë me Ramën. Bashkëautore në këto vjedhje dhe grabitje është edhe LSI me në krye Monikën.Sa vlejnë akuzat e Monikës kundër Ramës? Zero! Ju kujtohet vila luksoze e Monikës dhe Ilirit në Gjirin e Lalzit?

Ja shikoni pamjet nga brenda. Një luks i paparë. Me këto kushte jetese , Monika nuk duket se i plas shumë për popullin dhe hallet e tyre.

Në këtë vilë u bë dhe ditëlindja e Ilir Metës ku palmat u sollën me helikopter sikur të ishte sheik nga Dubai. Sot Meta na flet për solidaritet dhe ndhmat sociale.

E pabesueshme apo jo!

Monika nëse ka ndërgjegjie të shesë vilë ne saj dhe ti kthejë paratë tek pronarët e vërtetë, te populli!/korrieri

Futuni brenda vilës miliardere të Ilirit dhe Monikës, më pas flasim se sa i plas atyre për popullin (foto) Read More »

KLSH zbulon skandalin, Ministrja Kumbaro e “zhytur” në korrupsion

Një skandal të rëndë ka zbuluar KLSH, gjatë verifikimit të fondeve publike në Institutin e Monumenteve të Kulturës, të inskenuar dhe urdhëruar nga ministrja e Kulturës, “ikona” e anti-kulturës dhe korrupsionit Mirela Kumbaro.

Mos u çuditni, por ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka hyrë në pazar me kryetaren socialiste të Bashkisë Libovohë dhe me firmën e rehabiltimit të rrugës së fshatit, që me muratorët, suvaxhinjt dhe lopataxhinjt e kësaj firme rrugësh, të bëhej dhe restaurimi i Kishës “Fjeta e Shën Mërisë” në Labovën e Kryqit-Gjirokastër.

Po citojmë të plotë, skandalin e zbuluar nga KLSH:

– “Nga auditimi i KLSH, u konstatua se në mbledhjen e datës 25.05.2016 të Këshillit Shkencor të Institutit të Monumenteve të Kulturës (IMK) është diskutuar dhe Projekti “Resaturimi i Kishës “Fjetja e Shën Mërisë” në Labovën e Kryqit-Gjirokastër.

Në datën 05.08.2016, Bashkia Libohovë ka shpallur prokurimin e “Rehabilitimit dhe rikonstruksionin e rrugës së fshatit “Kthesa e Labovës-Labovë e Kryqit”, ku brenda dokumenteve të këtij tenderi të rrugës është përfshirë dhe procesi, për restaurimin e Kishës “Fjetja e Shën Mërisë” të Labovës së Kryqit, duke ia lënë në dorë një firme riparimi rrugësh, punimet për restaurimin e këtij monumenti të Shek. X-XI pas.Krishtit.

Referuar shkresave zyrtare, konstatohet se ky veprim është përgatitur dhe realizuar, me urdhër të Ministres së Kulturës, me zbatues Institutin e Monumenteve të Kulturës (IMK), duke futur projektin e punimeve të Kishës, (KLSH e citon) kontrabandë në tenderin e rikonstruksionit të rrugës, për ta kryer restaurimin, më punëtorët e firmës së rrugëve.

Projekti i restaurimit të Kishës, që nuk ekziston si dosje më vete, por si një nga pjesët e projektit të rrugës së fshatit dhe është realizuar me injektim (mbushje) betoni në themele dhe me çimento,sipërfaqet ku ndodhen Afresket, duke u trajtuar si objekt inxhinierik i aksit rrugor të fshatit.

Nga auditimi, u konstatua se fondi i miratuar për punimet restauruese dhe sistemin elektrik, ka qenë 24 milionë, 075 mijë e 161 lekë të reja, ose 29 milionë lekë të reja me TVSH, si dhe gjatë punimeve, firmës së rrugëve që resturoni Kishën, i është dhënë edhe 20% shtesë fondi, duke e çuar vlerën totale në 34 milionë, 682 mijë e 332 lekë të reja.

Çudia është se në VKM nr.31, datë 13.06.2016 “Për shpërndarjen e financimit për projekte për infrastrukturën vendore e rajonale”, figuron vetëm “Rikonstruksioni i rrugës “Kthesa e Labovës-Labovë e Kryqit”, me vlerë financimi të përcaktuar veçmas 6 miliardë, 191 milionë, 448 mijë e 793 lekë, ndërsa resturimi i Kishës është përcaktuar si projekt, tenderim tjetër, me vlerë më vete, por ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro e ka përzier me riparimin e rrugës!

Skandali thellohet, kur mëson se pas këtij marifeti më objekt vepër penale, qëndron falsifikimi financiar, që në preventivin e projektit restaurimi “Kisha e Shën Mërisë” në fshatin Labova e Kryqit është shënuar dy herë, zëri punimeve “rehabiltim instalimesh elektike” 2,188,651 lekë, që gjendet në dosjen e firmës, por nuk ndodhet në manualin e çmimeve të restaurimit, duke “restauruar në xhep” 60% të fondit prej 34 milionë, 682 mijë e 332 lekë të reja./Pamfleti

KLSH zbulon skandalin, Ministrja Kumbaro e “zhytur” në korrupsion Read More »

Shkelzen Berisha i lidhur me radikalët islamikë?! Nën hetim nga FBI dhe organet ligjzbatuese shqiptare për terrorizëm. Nën survejim edhe Enkelejd Alibeaj

Eshtë e rrallë që brenda një njeriu të qëndrojnë bashkë radikali islamik me pjesën moderne të shoqërisë, mbulesa islamike me lakuriqësinë.

Kjo ndodh tek Shkelzen Berisha, djali i ish kryeministrit Sali Berisha, një mysliman i thekur praktikant të cilin deri më tani e kemi parë nëpër iftare bashkë me familjen.

Por e kemi parë dhe nëpër debate fetare për islamin, sidomos kur u debatua fort për mbulimin e bustit të heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu në kryeqytet dhe u krye falja në sheshin e ri Skënderbej.

Shkelzen Berisha mbajti anën e klerikëve në këtë debat dhe kjo është një punë e tij, që nuk e involvon aspak në përzierjen e tij në çeshtjet e fesë.

Njëherësh, vetëm sjell habi bashkëjetesa me Armina Mevlanin, e cila më shumë qëndron e zhveshur me brekë nëpër rrjetet sociale se sa me ndonjë mbulojë apo rrobë në trup.

Kjo mënyrë së veshuri është kundër linjës fetare të islamit radikal dhe asaj në të cilën beson Shkelzen Berisha si një praktikant i fesë islame.

Kur Sali Berisha deklaroi në vitin 1992 në takimet me sheikët arabë por dhe ne radikalët islamikë deri me Osama Bin Laden në vitin 1994 në Tiranë se, “ia kishte lënë amanet baba bashkëpunimin dhe dashurinë për Kuvajtin”, të gjithë u tallën me Presidentin e asaj kohe.

Por një deklaratë  e tillë ndër vite u mbulua me para nafte dhe terrori, aq sa Berisha i radhit ndër “Sheik”-ët e Ballkanit, dhe më pas u pasua në anëtarësimin në Konferencën Islamike.

Nga ana tjetër vërshuan të gjithë njerëzit e kërkuar të krimit dhe të radikalizmit islamik në Shqipëri, duke marrë madje nga ish presidenti Sali Berisha dhe shtetësinë shqiptare.

Aq sa Shqipëria u rendit ndër vendet me potencialin më të madh të rrezikut islamik në Ballkan, sepse po “furnizonte” Europën me islamikë radikalë me shtetësi shqiptare.

U desh ndërhyrja amerikane dhe puna e tërë organeve ligjzbatuese shqiptare pas vitit 1997 që të shporreshin të gjithë radikalet islamikë nga Shqipëria, përmes arrestimeve, dëbimeve por dhe eleminimeve dhe duke e kthyer vendin në partnerin kryesor të vendeve perëndimore.

Nuk duam të përmendim se ku konsistoi lufta kundër radikalëve islamikë, por “ameneti” që u deklarua nga Berisha që e kishte nga ai ati për dashuri pakufi për Kuvajtin dhe islamin, për kujtesë babai i Saliut, Ram Berisha ka qënë çoban dhish dhe se dinte nga binte Kuvajti, po përjetësohet nga Shkelzen Berisha.

I cili e ka me sa duket amanet nga i ati Sali Berisha(Saleh Berisha e thirrnin radikalët islamikë ish presidentin e Shqipërisë) dhe nuk ka rreshtur së bashkëpunuari me ta, por dhe së përfituari.

Nuk thonë kot se “dardha bie nën dardhë” dhe Shkelzeni si djali i Saliut ia di vlerën parasë.

Nuk është sekret për udhëtimet e shpeshta të Shkelzen Berishës drejt Arabisë Saudite, disa herë dhe me deputetin demokrat dhe ish ministrin e Drejtësisë Enkelejd Alibeaj dhe ky një praktikant radikal i islamit.

Udhëtimet e shpeshta të Shkelzenit drejt Riadit, por dhe Omanit dhe vendeve të tjera islamike, herë për turizëm me bashkëjetuesen Armina dhe herë me “bashkëjetuesin” fetar Enkelejd Alibeaj për peligrinazh, nuk kanë kaluar pa rëndë në sy të organeve të antiterrorit jo vetëm shqiptar por dhe amerikanëve.

Burimet nga organet ligjzbatuese shqiptare mësohet se FBI amerikane por dhe në organet e shërbimit sekret shqiptar, ka informacione, foto dhe prova për takimin e Shkelzen Berishës me radikalë islamikë, gjatë kohës së shtetit Islamik por dhe më pas.

FBI amerikane, gjithsesi në të gjitha informacionet e saj nuk ka precizuar asnjëherë që Shkelzen Berisha ka qënë i lidhur me elementë të ISIS, por me radikalë islamikë, duke nënvizuar faktin se është financuar shpesh në urdhëtimet e tij jashtë vendit.

Dyshimet janë që Shkelzen Berisha ka shërbyer për radikalët islamikë në rolin e “korrierit” për mesazhet e koduara për bashkëpuntorët e tyre në Europë, SHBA, Britani e ishujt e Paqësorit duke shfrytëzuar faktin që Shkelzen Berisha qëndron gjatë tërë vitit në lëvizje turistike nëpër botë bashkë me bashkëjetuesen e tij Armina Mevlani.

Por është shfrytëzuar për të “ç’koduar” paratë nëpër parajsat fiskale të Paqësorit, pasi pjesa më e madhe e parave janë bllokuar nga antiterrori ndërkombëtar, dhe nuk përjashtohet mundësia që të lëvizin përmes Shkelzen Berishës dhe bashkëjetueses së tij Armina.

Mësohet njëherësh se një rrugë e tillë e dërgimit dhe shkëmbimit të informacionit është bërë për vetë faktin se elektronika, interneti, rrjetet sociale, telefonët etj., mbahen në një kontroll të rreptë nga ana e amerikanëve dhe e shërbimeve sekrete partnere evropiane, ku shpesh janë thyer të gjitha kodet dhe janë dekonspiruar radikalët islamikë të “fjetur” dhe aktivë, para dhe sponsorë.

Pikërisht duke shfrytëzuar lëvizjet nëpër botë të Shkelzen Berishës, djalit të ish kryeministrit Sali Berisha, por dhe shoqërimin e tij nga bashkëjetuesja Armina Mevlani që më shumë rri e zhveshur se se veshur, radikalët islamikë kanë pasur sukses me Zenin, pasi janë hequr të gjitha dyshimet që në këtë çift modern lëvizin informacionet radikale islamike.

Nëse Shkelzen Berisha po mbahet nën hetim nga organet ligjzbatuese të antiterrorit amerikan, të BE por dhe ato shqiptare, për Enkelejd Alibeajn, thjeshtë dhe vetëm ka survejim të rrepktë.

Megjithëse si Shkelzen Berisha ashtu dhe Enkelejd Alibeaj janë të skeduar në listën e bashkëpuntorëve të readikalëve islamikë dhe po ndiqen hap pas hapi e po hetohen./Pamfleti

Shkelzen Berisha i lidhur me radikalët islamikë?! Nën hetim nga FBI dhe organet ligjzbatuese shqiptare për terrorizëm. Nën survejim edhe Enkelejd Alibeaj Read More »

Mbyll siparin Festa e Birrës, rekorde vizitorësh në Korçë

Festa e Birrës, eventi më i madh festiv veror, mbylli mbrëmë siparin në Korçë, ndërkohë që sipas të dhënave paraprake, këtë vit janë thyer rekorde sa i takon numrit të vizitorëve.

Bashkia e Korçës konfirmoi për ATSH-në se “numri i vizitorëve këtë vit ka tejkaluar pritshmëritë”.

Nga data 8-12 gusht, në 5 netë befasuese, 2 skena dhe me emrat më në zë të muzikës, Korça ofroi eventin më të madh të këtij sezoni veror.

Festa e Birrës, e kthyer tashmë në traditë, është një ngjarje mjaft e rëndësishme përsa i përket tërheqjes së vizitorëve, ndërsa nga viti në vit ka promovuar dhe përforcuar imazhin turistik të rajonit.

Kryesisht numri i madh i vizitorëve në festë i atribuohet mënyrës së organizimit të saj me një program muzikor të shkëlqyer me emrat më të njohura të muzikës shqiptare dhe jo vetëm.

Po ashtu gjatë 5 netëve të organizimit të Festës së Birrës u promovua edhe një gamë e gjerë birrash vendase dhe të huaja.

Festa e Birrës në Korçë u themelua në vitin 2007, si një iniciativë e bashkisë Korçë.
Festivali është nderuar me Çmimin e Turizmit nga Ministria e Kulturës në vitin 2010, për shkak të influencës që pati në rritjen e numrit të turistëve në rajon./atsh

Mbyll siparin Festa e Birrës, rekorde vizitorësh në Korçë Read More »

Të rinj francezë në Berat, promovim trashëgimisë kulturore

Të rinj nga qyteti i Marsejës në Francë janë angazhuar prej disa ditësh në programin “Interlink Berat” i cili synon promovimin e trashëgimisë kulturore, ruajtjen e mjedisit dhe nxitjen e shkëmbimeve kulturore.

Me mbështetjen e bashkisë Berat dhe me ndihmën e vullnetarëve të Korpusit të Paqes Berat dhe Aleancës Franceze, dega Berat, të rinj beratas dhe nga qyteti i Marsejës në Francë janë angazhuar në këtë program.

Të rinjtë janë duke ndihmuar në përmirësimin e oborreve të kishave historike të Shën Mëri Vllahernës dhe Shën Todrit në Kalanë e Beratit dhe të disa shkollave në qytet.

Aktivitete të tjera përfshijnë ekspedita në natyrë si dhe programe shkëmbimi dhe ndërveprimi kulturor./atsh

Të rinj francezë në Berat, promovim trashëgimisë kulturore Read More »

“Ridvan Zykaj”, Sociologu: Shoqëria shqiptare ende primitive, dënimi me vdekje s’është zgjidhje!

Sociologu Gëzim Tushe ka folur për rastin “Ridvan Zykaj” dhe rolin e shtetit në masakrën me 8 viktima që tronditi të gjithë vendin. Duke folur në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24, Tushe tha se më shumë se me rastin në fjalë, duhet të merremi me krimin si fenomen në shoqërinë tonë. Ai e vuri theksin tek roli i familjes dhe policisë së komunitetit dhe impaktin që kanë ata sidomos tek personat në dukje problematikë.

“Mund të ketë Ridvanë të tjerë që të kryejnë krime në shoqëri. Nuk ka një recetë për këtë shmangie, por duhen bërë ca analiza diferenciale. Kam frikë se është problem gjenetik. Ka raste të caktuara ku potencialisht në familje, pasi është një nga faktorët e shoqërisë që nuk funksionon, se nuk merren me fëmijët e tyre, e papritur thonë nga na doli vrasës ky fëmija ynë. Edhe policia e komunitetit duhet të jetë më vigjilente, t’i shohë individët që dallojnë. Por ka dhe shkaqe sociale. Rasti i Ridvanit, që mori 8 jetë njerëzish ka të bëjë me shoqërinë shqiptare që ka një lloj primitivizmi, që në vend të gjuhës, përdorin armët. Shikoni çfarë niveli mizerabël jemi ne, që për një fjalë goje, marrim armën e vrasim.

Krimineli është i paparashikueshëm, e ndonjëherë ndodh që është i befasishëm. Ndonjëherë brenda njeriut ndodhet kafsha. Kanë të bëjnë me instinktet, me mungesën e kontrollit. Kur ndodh një çarje e personalitetit, e brenda tij mbetet vetëm kafsha, ai atëherë bën hatanë. E kam ndjekur rastin e Ridvanit, e në rrjete sociale publiku ka një pritshmëri se çfarë bën shteti,” tha Tushe.

Sociologu gjithashtu tha se dënimi me vdekje nuk është zgjidhje pasi edhe në shumë vende të botës nuk janë marrë pritshmëritë e duhura.

“Po ndodhin krime të patolerushme, krim në familje, krim në rrugë, krim në shkollë, nuk ka një oaz paqeje në vendin tonë dhe ky është alarm social. Ndikon dhe varfëria por nuk mund të themi që është faktor vendimtar. Duhen parë faktorët që i japin impuls krimit në shoqërinë shqiptare. Dënimi me vdekje nuk është zgjidhje. Në botë edhe në ato vende ku ekziston dënimi me vdekje, nuk ka dhënë pritshmëritë e duhura,” u shpreh ai.

“Ridvan Zykaj”, Sociologu: Shoqëria shqiptare ende primitive, dënimi me vdekje s’është zgjidhje! Read More »

AKU kontrolle për ushqimet e skaduara në Vlorë, Berat dhe Gjirokastër

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka shtuar vëmendjen në marketet e zonave rurale duke bërë të mundur ndalimin e tregtimit të ushqimeve të skaduara dhe duke garantuar tek konsumatori sigurinë ushqimore.

Konkretisht, DRAKU Gjirokastër dhe Berat kanë zgjeruar më tej kontrollin e të gjitha supermarketeve dhe dyqaneve që tregtojnë produkte ushqimore të skaduara në zonat rurale të këtyre qarqeve.

Trupa inspektuese e AKU-së ka evidentuar në fshatin Memaliaj të Përmetit një subjekt me aktivitet “minimarket”, i cili u kap në flagrancë duke tregtuar produkte të skaduara si: birra, reçel, kos, salcë kosi etj.

Ndërsa në fshatin Duhanas të Beratit u konstatuan produktet: sallam, mish pule, salsiçe, etj., me afat skadence të përfunduar. Ndaj dy subjekteve është marrë masë administrative me gjobë.

Ndërkohë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në këtë periudhë të temperaturave të larta e shtimit të volumit të tregtisë në kuadër të sezonit turistik, është në çdo kohë në aksion për identifikimin, kontrollin, evidentimin, dënimin dhe ndalimin e çdo veprimtarie të kundërligjshme e të rrezikshme nga subjektet, që neglizhojnë apo shkelin rregullat e sigurisë ushqimore.

Për këtë arsye AKU është në vazhdimësi të aksionit, atë të kontrollit në furgona që furnizojnë lokalet dhe marketet në të gjithë vendin. Konkretisht, trupa inspektuese e DRAKU, Vlorë në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka ndaluar një furgon i cili shpërndante 100 kg midhje pa kushte frigoriferike dhe pa asnjë dokumentacion shoqërues.

Ndaj shtetasit Kristo Veizi u mor masë administrative gjobë, si dhe asgjësim i menjëhershëm i produktit.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se këto kontrolle do të vazhdojnë të jenë intensive për të mos lejuar askënd të cenojë sigurinë dhe cilësinë e produkteve në vendin tonë.

Gjithashtu inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast therjeje apo tregtimi jashtë standardeve, apo çdo shkelje të dyshuar të standardeve të Sigurisë Ushqimore, për të parandaluar çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në [email protected], si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam”. Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët./atsh

AKU kontrolle për ushqimet e skaduara në Vlorë, Berat dhe Gjirokastër Read More »

Mbi 57 mijë turistë vizitojnë Krujën, kryesojnë italianët/Foto

Mbi 57.710 vizitorë vizitorë shqiptarë dhe të huaj kanë vizituar Muzeun Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe Muzeun Etnografik Krujë gjatë periudhës janar-korrik 2018 ,gati 2.5 herë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe Muzeu Etnografik Krujë po vizitohet dhe në këto ditë të nxehta gushti nga një numër i lartë i turistëve të huaj.

Numrin më lartë të turistëve të huaj e përbëjnë italianët, të cilët vizitojnë vendin tonë të organizuar me agjenci turistike, individualisht, apo të shoqëruar nga miq shqiptarë që jetojnë në Itali.

Viti 2018 është shpallur si Viti Mbarëkombëtar i Gjergj Kastriot Skënderbeut, ndaj Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe ai Etnografik në Krujë janë përgatitur maksimalisht për t’iu përgjigjur sa më mirë numrit gjithnjë në rritje të vizitorëve.

Kruja ka një turizëm gjithëvjetor, pasi është e favorizuar nga vlerat që mbart, por edhe nga vendndodhja./atsh

Mbi 57 mijë turistë vizitojnë Krujën, kryesojnë italianët/Foto Read More »