Aktualitet

Berisha me deklaratën e fortë: Këta janë fajtorët e vërtetë në Vlorë, ku krimi dhe frika kanë ‘pushtuar’ qytetin

Rendi dhe qetësia publike tashmë janë një e shkuar e largët për qytetin e Vlorës, pasi prej disa kohësh në këtë vend mbizotëron krimi, terrori, kaosi dhe frika.

Janë të shumtë qytetarët vlonjate të cilët denoncojnë çdo ditë këtë gjendje të rënduar, ku së fundmi një njeri vrau 8 persona pa ju dridhur qerpiku i syrit.

Për këtë situatë të krijuar, vlonjatët kritikojnë dhe akuzojnë drejtuesit e policisë së shtetit dhe Ministrin Xhafaj, të cilët nuk po kryejnë më detyrën e tyre.

Sipas vlonjatëve, kjo situatë në Vlorë është krijuar qëllimisht nga Drejtori i policisë, i cili çdo ditë shantazhon dhe transferon nga detyra policë të shumtë me qëllim shantazhin.

Denoncimi është bërë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha:

Shkaqet e situatës së rëndë të rendit dhe sigurisë në Vlorë!

Qytetari dixhital denoncon Fatzi Drogën dhe narkodrejtorin e tij në Vlorë.

Lexoni mesazhin e tij. sb

“Pershendetje doktor!

Jam nje qytetar nga qyteti I Vlores ,dhe dua tju ve ne dijeni per ngjarjet ne kete qytet dhe per situaten ne fushen e Rendit dhe Sigurise Civile.

Doktor situata ne qarkun Vlore Nuk ka qene e tille,policia merrte masat dhe rendi dhe qetesia publike ishte shum e mire Ku dhe qytetaret kishin besim tek policia shtetit.

Kohet e fundit ne kete qytet jan shtuar shum ngjarje te renda kriminale Ku kemi frik te jetojm ketu

Kam pyetur disa miqt e mi qe jan oficera policie qe Pse policia kaq e pA motivuar dhe e pa afte per te vene rendin dhe qetesine publike dhe Ku situata ka dal nga kontrolli

Ata me kan then se kjo situate e tille ka ardhur si pasoj e drejtorit Policise Vlore Gentjan Shehaj i cili ka diskriminuar gjith efektivet e Policise Vlore,duke i ndershkuar me masa disiplinore dhe procedime ne prokurori per vepra penale,shkarkime dhe transferime nga detyra.

Keto i ben me qellim qe oficerat e policise mos te ken kopetenca dhe motivim qe te bejn detyre e tyre me qellim qe drejtori policise te trafikoje pA pengesa lende narkotike me familjen mafioze Xhafaj!

Ngjarja e fundit ishte tragjedi e madhe ,Ku dit per dit ne Vlore keto ngjarje jan si normale

Ne raste te tilla drejtori policise Vlore duhet te jap doreheqjen patjetr per keq menaxhim te Ketij istitucioni kaq rendesishem.

Doktor ju lutemi shum jemi ne rrezik per jeten dhe pronen ne kete qytet

Te perqafojm dhe te pershendesim doktor”./lajme.al

Berisha me deklaratën e fortë: Këta janë fajtorët e vërtetë në Vlorë, ku krimi dhe frika kanë ‘pushtuar’ qytetin Read More »

Do mbyste vajzat e veta, gruaja shokon gjykatën: Ja pse e bëra

Ka dalë para gjykatës së Fierit, 42-vjeçarja Rudina Kishta, e cila ditën e djeshme dogji  banesën e bashkëjetuesit dhe tentoi të mbyste dy vajzat e saj të mitura.

Ajo para gjykatës, ka zbuluar se dhunohej rregullisht nga bashkëjetuesi i saj. Unë ia kam vënë flakën shtëpisë, sepse bashkëjetuesi im prej 6 muajsh më rrihte mua dhe dy vajzat e mia.Unë e kam vënë flakën shtëpisë sepse Ardian Gjika nga Grecallia me të cilin bashkëjetoja prej 6 muajsh ka ushtruar dhune ndaj meje dhe dy vajzave te mitura 6-vjeçare.

Kam 6 muaj që jetoj në kushte të vështira’, ka thënë në gjykatë 42-vjeçarja Rudina Kishta. Ndërkaq gjykata vendosi masën ‘arrest me burg’ për 42 vjeçaren.

Do mbyste vajzat e veta, gruaja shokon gjykatën: Ja pse e bëra Read More »

Rama nuk mban më, merr vendimin drastik

Edi Rama, të martën në darkë, postoi një foto të avionit të kompanisë ajrore ‘AirAlbania’ në Instagram, por duke bllokuar opsionin e komenteve. Me shumë gjasa kryeministri Rama ka vendosur të shijojë pushimet me kohë të plotë, në jug të vendit, pa u ndikuar aspak nga mendimet e qytetarëve; qofshin ato pozitive apo negative.

Ky vendim nga ana e kryeministrit mund të jetë marrë, kryesisht pas komenteve negative që u adresuan në adresë të tij në lidhje me masakrën e Selenicës, ku tetë persona mbetën të vrarë. Siç duket, nga lodhja Rama ka vendosur të krijojë një llojë autizmi mediatik, ndërsa flet dhe dëgjon vetveten, e askënd tjetër.

Rama nuk mban më, merr vendimin drastik Read More »

“Rilindja” u “hap sytë” të verbërve, u merr taksën e televizorit, të paktën nuk ua shikojnë fytyrën qeveritarëve

Punonjësja e OSHEE, u përgjigj: – Nuk e shikon si televizor, por e dëgjon si radio”

“Rilindja” u “hap sytë” të verbërve, u merr taksën e televizorit, të paktën nuk u shikojnë fytyrën

Qeveria “rilindja”, vazhdon të rrjep me taksa edhe të verbërit, duke i detyruar të paguajnë tarifa edhe për shërbime, të cilat paaftësia fizike nuk ua lejon t’i përdorin, megjithëse me Udhëzim Nr. 1, datë 08.01.2003 të Ministrisë së Financave, të verbërit janë të përjashtuar nga pagesa e taksave dhe tarifave qendrore e lokale, të çdo lloji.

Bëhet fjalë, për tarifën mujore “taksë televizori”, të cilën qeveria ua dërgon në faturën e OSHEE edhe të verbërve, pavarësisht se ata nuk shikojnë dot televizor dhe kush nuk paguan, OSHEE e di se si vepron.

Kjo histori po vazhdon prej vitesh, shoqata e të verbërve i ka dërguar 10 ditë më parë qeverisë, një ankesë tjetër, se përse të verbërit duhet të paguajnë taksë mujore televizori, së pari sespe nuk shikojnë dot televizor dhe së dyti, sespe e ndalon ligji.

Mirëpo, “rilindja” magjistare, mendon se me arritjet e saj, “u ka hapur edhe sytë të verbërve” dhe, e vazhdon u dërgon taksën mujore të televizorit, pavarësisht se ata ndeshen me punonjësit e OSHEE, por ja që urdhëri nga ministria “Ahmetaj” është që kjo takes, të paguhet nga çdo person, familje dhe biznes që ka kontratë me OSHEE.

Por të paktën, të verbërit kanë një “privilegj”, mbasi nuk u shikojnë fytyrën qeveritarëve, që dalin përditë në televizor e tallen me shqiptarët, duke u premtuar në çdo muaj, premtimet që u kanë bërë 5, 10, 15 e 25 vite më parë.

Pas ankesës së një invalidi të verbër, “PAMFLETI” komunikoi me Zyrën e Kujdesit ndaj Klientit në OSHEE dhe pyetjes tonë: – Përse i verbëri, duhet të paguajë taksë televizori kur nuk e shikon dot televiziorin, punonjësja e OSHHE, iu përgjigj: – Nuk e shikon si figurë, por e dëgjon si radio, kështu është urdhëri nga qeveria”!/Pamfleti

“Rilindja” u “hap sytë” të verbërve, u merr taksën e televizorit, të paktën nuk ua shikojnë fytyrën qeveritarëve Read More »

Sazani dhe Karaburuni, plazhet më të bukura shqiptare/Video

Anija Teuta, një mesjavë gushti Vlore, është ëndrra e një dite vere, të çdo pushuesi që s’di ku t’i çoje ditët e lejes në Vlorë.

Mos rri te Lungomare, se ajo është për darkë, as te Bolonja, se ajo është për dreke, as te Liro se aq vend ka, nuk del për këtë dyndje.

Merr një anije e nisu për ne Karaburun.

Vlora -Karaburun këtë vere është bërë si Vlorë – Skelë, dikur. Madje në këtë copë det ka më shumë taksi detare, se autobuza urbanë.

 

Teuta, është plot me portugezë dhe italiane që nuk heqin nga dora celularin dhe cigaren.

Mua si cigare m’u dukën.

Ndalesa e parë në Sazan.

Plazh si këtu nuk ka. Nuk e themi ne, e thonë të gjithë. Kur e sheh nga bregu, ndërsa ulërijnë napoletanët dhe pak më tutje anglishtfoles te kush e di sa shteteve, nuk dalin nga deti, te vjen befas vegimi i Sazanit siç do jete.

Tani është kështu dhe është ndalesa më e bukur e një barke në det.

https://youtu.be/xOQKWHdPnZE

Nuk të iket që këtu. Të gjithe xhirojnë dhe duan te ndalojnë sërish, por Teuta ka rregulla. Xhirim po, ndalim jo kudo.

https://youtu.be/DONWyOZFuiM

Ndalojmë te Shpella Piratëve.

Këtu nuk mbetet njeri ne barke, të gjithë në det se thonë po nuk u fute në atë ujë, kot i thua vetes e dua detin. As të do, as e do.  Ndaj , ec , hidhu!

https://youtu.be/EsmBNMg28Qk

Dhe në fund Karaburuni. Në Shën Vasil nuk ka më vend. Ne jemi anija 12 sot. Pa numëruar skafe, jahte plot me dashnorët e shkuma party tallava.

 

Po punë e madhe që nuk ka vend. Mund të rrish në det e të thahesh në çdo anije, që në dreke, kthehet ne restorant ne Karaburun.

Dhe mos ik pa dëgjuar edhe këtë. Se valle Tropoje në Karaburun, nuk dëgjon përditë.

https://youtu.be/j-77rLvC5ng

Të gjitha këto ndodhin vetëm ne një qytet. Në Vlorë, ku tjetër. Që nuk do ta njohësh

më, kur të vish./ dritare.net

Sazani dhe Karaburuni, plazhet më të bukura shqiptare/Video Read More »

Zv.ministri i Ramës në frikë për godinën e Kryeministrisë, ja çfarë mund të ndodhë

Pas aljmit qe ka pushtuar mediat e huaja, per shembjen e urës në Xhenova, arkitekti i njohur dhe zv. ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës, Artan Shkreli nuk e ka fshehur frikën për atë që mund të ndodhë me godinat e ministrive, të universitetit dhe kryeministrinë.

Sipas Shkrelit tragjedia në shtetin fqinj është një moment për reflektim dhe godinave ku punojnë Rama dhe ministrat e tij, duhet t’u bëhet kontroll. Madje zv.ministri Shkreli tregon se sa është ndjerë i frikësuar, kur ka parë rezultatet e provave mbi kampione të godinave nga pikëpamja e degradimit.

“Tashme dihet se betoni nuk eshte i perjetshem, dhe nese para 30 vjetesh mendohej se ai i ruante vetite e tij te pakten 100 vjet, per shume specialiste tashme kjo kohe jo vetem eshte vene ne dyshim, por po shkon drejt pergjysmimit.

Eksperienca ime personale me objekte te bera 80-90 vjet me pare e konfirmon kete (mjaftojne karrotazhet dhe provat mbi kampione qe kemi bere ne godinat e ministrive, kryeministrise apo universitetit dhe rezultatet jane frikesuese ne pikepamje te degradimit)” thotë Shkreli në reagimin e tij.

Zv.ministri nuk jep detaje se kur i bëri provat e kampioneve në kryeministri, por kjo ka gjasa të ketë ndodhur në 2013, kur godina u rikonstruktua pa tender, pa preventiv, pa asnjë dokument dhe pa u marrë vesh kurrë se kush i pagoi paratë.

Ndaj është e rëndësishme të kuptohet se në statusin e tij në Facebook, kur Shkreli flet për degradim, ai i referohet vetëm betonit të godinave dhe jo punës apo njerëzve që drejtojnë qeverinë.

Më poshtë statusi i plotë:

U R A . M O R A N D I

Renia e ures ne Genova eshte nje thirrje e paneglizhueshme per reflektim.

Tani qe ajo ka rene eshte kollaj te behet profeti e te nxirren konkluzione “a posteriori”, por fakti se bie nje kryeveper e inxhinjerise italiane, e cila kur u ndertua ishte e para ne Europe dhe e dyta ne bote tregon se asnje konstruksuon beton-arme nuk eshte i imunizuar nga te papritura fatale.

Tashme dihet se betoni nuk eshte i perjetshem, dhe nese para 30 vjetesh mendohej se ai i ruante vetite e tij te pakten 100 vjet, per shume specialiste tashme kjo kohe jo vetem eshte vene ne dyshim, por po shkon drejt pergjysmimit.

Eksperienca ime personale me objekte te bera 80-90 vjet me pare e konfirmon kete (mjaftojne karrotazhet dhe provat mbi kampione qe kemi bere ne godinat e ministrive, kryeministrise apo universitetit dhe rezultatet jane frikesuese ne pikepamke te degradimit).

Nje standard i ri kontrolli dhe verifikimi eshte i domosdoshem, sidomos per strukturat tashme te motnuara, dhe nje manual i ri nderhyrjeje radikale (jo pjesore si ajo qe u ne ne Genova) ne to duhet perpiluar.

Ndryshe endrrat shnderrohen ne makthe!/korrieri

Zv.ministri i Ramës në frikë për godinën e Kryeministrisë, ja çfarë mund të ndodhë Read More »

Ata që besojnë në Zot duhet ta lexojnë historinë e Ervinit, shqiptarit që ka diçka mahnitëse për të na treguar

Është vërtet dëshmia e cila tregon se Zoti ekziston dhe i ka sytë mbi ne! Ata që e besojnë, kur ta lexojnë këtë dëshmi do të thonë po. Zoti ishte me Ervinin! Djaloshi 29 vjeçar nga Tirana, por që prej 5 vitesh jeton në Genova të Itali, ishte dëshmitar i asaj tragjedie që ndodhi te marten kur një pjesë e urës Morandi u shemb duke shkaktuar deri tani mbi 30 të vdekur.

Ai tregon për redaksinë e Ora News minutat që e kanë ndarë nga vdekja.

Ervin Abeshi tha: Kisha marrë disa materiale nga magazinën ku punoj, vetëm 10 metra larg urës Morandi në Genova të Italisë për ti transportuar me furgon në destinacion e duhur.

Do të kaloja autostradën. Ishte ora 11:40 minuta. Binte një shi i rrëmbyeshëm dhe pamje ishte shumë e mjegulluar. Sapo kalova 300-400 metra dëgjova një zhurmë të madhe. Ndalova makinën dhe hapa xhamin. Pashë që ura po rrëzohej dhe makinat fluturonin në ajër. Nuk e besova sepse dhe shiu ishte shumë i rrëmbyeshëm. Ura iku u shemb poshtë brenda pak sekondash ndërsa makinat ishin në fluturim”

E pyesim për shqiptarë nëse ka dëgjuar të ketë që mund të jenë prekur nga kjo tragjedi. Përpiqet të jetë diskret pasi po flasimbashkëatdhetarë të cilët një pjesë të mirë të fisit i kanë në Shqipëri dhe nuk mund të hamendësojmë

Ervin Abeshi dëshmon për Ora News: Kur u ktheva në magazinë një orë e gjysmë më pas pashë disa familjarë që po pyesnin rreth e rrotull për një djalë të tyre. Nuk po arrinin të komunikonin në telefon dhe kishin frikë mos ai kishte udhëtuar me makinë në autostradë në momentin e tragjedisë, por nuk di më nëse familja arriti të gjente djalin. Unë vetë nuk kam dëgjuar tjetër. As mediat italiane që po ndjek nuk kanë thënë gjë deri tani”.

Ata që besojnë në Zot duhet ta lexojnë historinë e Ervinit, shqiptarit që ka diçka mahnitëse për të na treguar Read More »

Industria e turizmit, mundësi për punësimin e të rinjve

Rritja e turizmit në Shqipëri është një mundësi e shkëlqyer për punësimin e të rinjve në këtë sektor.

Përfaqësues të agjencive, guidave dhe udhërrëfyesve turistikë, ishin përballë të rinjve të “Smile Albania” në kampin e Jalit, aty ku të rinjtë trajnohen duke punuar për turizmin dhe mjedisin.

“Në qoftë se ka një gjë që mund të bëni lekë dhe të jetoni bukur, është turizmi. Ka aq shumë mundësi punësimi. Është zanat. Rroga mesatare e një guide është 50 euro në ditë”, tha Vladimir Dedë Ndrea, drejtues i “Albania Adventure”.

Përfaqësuesit e guidave thanë se certifikimi i guidave nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka nxitur profesionalizmin në këtë fushë.

“Më pëlqen që Ministria e ka bërë tani me certifikime. Bëj trajnim dhe Ministria të licencon nëse e meriton”, tha Ndrea.

Në një bashkëbisedim të hapur, guidat rrëfyen përvojën e tyre në turizëm, duke ndarë me të rinjtë fillesat, përgatitjet por edhe vështirësitë e këtij profesioni.

“Nëse punën e bën me dëshirë e pasion, lodhja konsiderohet zero”, tha Paola një tjetër guidë e pranishme në takimin me të rinjtë e “Smile”.

Në fund të takimit të rinjtë e “Smile Albania” dhe përfaqësuesit e guidave dhe operatorëve turistikë, zhvilluan një ndeshje volejbolli në kampin më të madh të buzëqeshjes, në Jal./ atsh

Industria e turizmit, mundësi për punësimin e të rinjve Read More »