Aktualitet

Në 7 muaj, 3 milionë turistë të huaj në Shqipëri

Shqipërinë e zgjodhën si destinacion pushimesh 20 mijë polakë më shumë se një vit më parë. Për numrin e rritjes polaket janë në vendin e parë me 78 mijë. Shifrat e shtatë muajve të parë të këtij viti në Shqipëri kanë hyrë 3 milionë të huaj. Grupi më i madh i pushuesve në Shqipëri vijojnë të mbeten shtetasit nga Kosova.

Pushuesit polake janë ato që kanë rritjen më të madhe në numrin e turistëve që kanë vizituar Shqipërinë për janar-korrikun e këtij viti.

Mbi 33 përqind është rritja vjetore e pushuesve polakë, të cilët sipas INSTAT llogariten në mbi 78 mijë për 7 mujorin e 2018.

Zhvillimi i sektorit të turizmit dhe integrimi i i tij me rrjetin e agjencive ndërkombëtar ka bërë që pushuesit të mos vijnë vetëm spontanisht, por edhe në mënyrë të organizuar.

Nisja e sezonit ka qenë pak e vakët, por gjithçka është rikuperuar në 2 javët e fundit të korrikut dhe gjatë gushtit thotë menaxherja e një rrjeti hotelesh.

Në rrugën e plazhit të Durrësit mëngjesin e së premtes kishte trafik të rënduar. Automjete të shumta nga vendi dhe rajoni i janë drejtuar plazheve për të pushuar edhe këtë fundjave të nxehtë gushti, po trafiku i ngarkuar e kthen në një sfidë të vërtetë udhëtimin. Ashtu si në shifrat e INSTAT turistët polakë dominojë me plazhin e Golemit.

Si numër të përgjithshëm kosovarët zënë vendin e parë me mbi 911 mijë vizitorë.

Për t’u rikthyer tek shifra numri të huaj të hyrë në vendin tonë në 7-mujorin e 2018-s është gati 3 milionë me një rritje prej 12,4 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë./tch

Në 7 muaj, 3 milionë turistë të huaj në Shqipëri Read More »

Përdoruesit e kokainës rriten në mënyrë të frikshme, çdo ditë në spital paraqiten…

Pas një raporti të revistës “The Economist” që e rendiste Shqipërinë të parën sa i takon përdorimit të kokainës, kjo gjë konfirmohet nga mjekët. Sipas mjekëve toksikologë çdo ditë paraqiten 2 raste që kërkojnë ndihmë për shkak të përdorimit të drogë së fortë.

“Nëse do i referohemi një dhjetëvjeçari, nga 2008 deri ne 2018 kemi një rritje galopante të përdoruesve të kokainës në Shqipëri, që në shumicën e rasteve janë me mbidozë nga kokaina, por ka edhe raste që trajtohen që janë përdoruesit e rregullt që kanë një kohë pa marrë kokainë dhe bëjnë atë fazën e mungesës së kokainës në trup”, thotë mjeku toksikolog Alert Drishti.

Vetëm gjatë një viti, pranë Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza paraqiten rreth 750 përdorues droge për të marrë ndihmë mjekësore. “Në 2017 kemi pasur rreth 700 raste të trajtuara në Urgjencën e spitalit në QSUT dhe rreth 42 raste të trajtuara në pavionin tonë në toksikologji”.

Nuk mungojnë edhe adoleshentët nën 18 vjeç që kanë varësi nga kokaina. “Si grupmoshë, është ajo aktive për punë, rreth 90 përqind e përdoreusve ështët nga mosha 18-40 vjeç, por ka raste të veçanta edhe të atyre nën 18 vjeç. Si gjini përdorues më të lartë gjen ajo mashkullore. Nuk ka një ndarje kategorike pasi gjen në çdo kategori përdorues kokaine”.

Një pjesë e mirë e përdoruesve paraqiten në spital pasi bien në kontakt për herë të parë me kokainën, i cili njihet si grupi i eksperimentuesve. Megjithatë mjekët sqarojnë se shumica e përdoruesve të drogave shkojnë rrallë në urgjencë. Kjo tregon se numri i përdoruesve është mjaft më i lartë se rastet e regjistruara. /TV Klan

Përdoruesit e kokainës rriten në mënyrë të frikshme, çdo ditë në spital paraqiten… Read More »

Peticion kundër ndërtimit të HEC-it mbi lumin Shushicë

PETICION POPULLOR I BANOREVE TE FSHATIT BRATAJ

“Peticion kundër ndërtimit të hidrocentraleve mbi lumin Shushicë”.

Ky peticion I drejtohet: Kryeministrisë,Ministrisë së Infrastruktures dhe Energjisë, Ministrisë së Mjedisit, Bashkisë Selenicë, Prefkturës Vlorë.

Me anë të ketij peticioni kërkojmë të ndalohet dhënia e kontratës me koncesion për ndërtimin e hidocentraleve mbi lumin Shushicë. Në mbrojtje të së drejtes tonë qytetare që na e jep ligji, ne kërkojmë si komunitet që mbi lumin Shushica mbi vendin i quajtur “Ura e Bratit” të mos ndërtohet diga e mbledhjes së ujit dhe ndërtimi i nje HEC-i- i dhënë me koncesion.

Për arsyet e mëposhtme:

1) Diga ngrihet pikërisht 150 m. mbi urën e shek. XIV e cila është monument kulture dhe duhet të ruhet nga shteti dhe direkt në krahun tjetër të urës është siti arkeologjik i Ledhes pra vendbanimi i hershëm i fshatit Brataj.

2) Tharja e ujit në lumë gjatë sezonit te verës duke e futur atë në tuba dhe devijuar nga shtrati ekzistues i lumit.

3) Shkatërrimi ekosistemi rreth tij, e sidomos zhduken speciet e peshkut si Krapi, Qefulli,Trofta ,etj.

4) Duke qenë një vend me potencial dhe premisa turistike , ky plan ndikon negativisht në natyrën e virgjër të kësaj zone dhe në shkatërrimin e turizmit natyral , historik e tradicional.

Banorët nuk kanë asnjë avantazh nga ky ndertim dhe për më tepër nuk e dëshirojnë një gjë të tillë që të prish vendin e tyre dhe një histori mijravjeçare te jetës së tyre të lidhur me këtë lumë. Pra komuniteti I thote JO, çfarëdo tentimi të autoriteteve qëndrore që tu japin leje operatorëve të interesuar.

Bashkojuni kësaj lëvizje duke firmosur këtë peticion.

Antarë të komunitetit Brataj

Peticion kundër ndërtimit të HEC-it mbi lumin Shushicë Read More »

Romana Vlahutin pak ditë para largimit nga vendi jep mesazhin e fortë: Di të them se…

Romana Vlahutin ka reaguar në një kohë kur po flitet se reforma në drejtësi është një investim i Soros dhe ambasadës amerikane në Tiranë. Ambasadorja e BE-së e cila është në prag largimi, u nderua me titullin e “Qytetares së Nderit në Vlorë” ditën e sotme, ka deklaruar se reforma nuk zhbëhet.

“Mendoj që e kam lënë në vijën e moskthimit, kjo ka qenë një reformë kushtetuese, tani është një realitet. Ajo çfarë është bërë në pak vite në këtë vend, në vendet  e tjera është dashur dekada të arrihet. Ky është investim për të ardhmen. Di të them që askush nuk mund të zhbëjë Reformën në Drejtësi.”

Romana Vlahutin pak ditë para largimit nga vendi jep mesazhin e fortë: Di të them se… Read More »

Revista prestigjioze publikon renditjen, Shqipëria thyen rekord, renditet e para në botë për…

Revista britanike “The Economist” në një shkrim për përdorimin e kokainës në Evropë vlerëson se Shqipëria është e para për konsum. Sipas revistës 2.5% e popullsisë është përdorurës e kësaj droge të fortë.

“The Economist” me anë të një reportazhi me titullin “Kokaina, pse kartelet e drogës po fitojnë”, e ka listuar Shqipërinë në krye të listës për konsumin e drogës. Prestigjozja amerikane tregon se 2.5% e shqiptarëve konsumojnë kokainë dhe arsyeja e këtij fakti është se vendi përdoret si tranzit për kokainën afgane. Mbi 8 milionë njerëz në të gjithë botën janë përdorues të kokainës dhe vendet më të prekura sipas “The Economist” janë Britania, Spanja, Australia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në këtë reportazh tregohet edhe se sa kushton një kilogram kokaine në disa shtete të globit. Në Kolumbi 1 kg arrin të shitet për rreth 2.200 dollarë, në Meksikë mund të shkojë nga 12-16 mijë dollar, ndërsa në Europë çmimi i 1kg kokainë mund të kapë vlerën e 55 mijë dollarëve.

Transporti i kokainës, sipas prestigjozes, po bëhet në rrugët e vjetra të kanabisit, por kartelët e drogës kanë gjetur edhe linja të reja, gjë që e bën edhe më të vështirë punën e autoriteteve. Më tej tregohet se vetëm në Ngushticën e Gjibraltarit transporti i kokainës u rrit me 300%. Ndëërsa 7.7 ton e kokainës kolumbiane ka hyrë në Meksikë dhe SHBA.

“Një rrjet i errët i përdoruesve dhe trafikantëve të drogës,  përdorin tani internetin për të blerë dhe për të shitur drogë në mënyrë të fshehur, duke e bërë një luftë të të vështirë për autoritet të cilat nuk mund ta fitojnë kurrë atë”. “The Economist” thotë se SHBA shpenzon 40 bilion dollarë në luftën kundër drogës, ku arrestohen 1.5 mln qytetarë të lidhur me këtë trafik. Gjithashtu nga përdorimi i kokainës në 2016 kanë gjetur vdekjen 10 400 persona, një shifër që ka ardhur në rritje të frikshme  nga viti në vit.

Revista prestigjioze publikon renditjen, Shqipëria thyen rekord, renditet e para në botë për… Read More »

SHBA i nxjerr të palarat Berishës, zbulon të gjitha zullumet me firmat piramidale: Mbrojte emrat e fuqishëm

Prej më shumë se dy ditësh po dalin në dritë detaje të reja nga skandali me firmat piramidale të shfaqura në Shqipëri në vitin e errët 1997. ”SOT” tregon si nisi shfarrosja e tyre dhe qendrimi që mbajti në atë kohë qeveria Berisha. Po ashtu siç thuhet në raportin e FMN-së, qeveria e asja kohe shihte nga jashtë të gjitha skandalet dhe nuk ndërhynte për t’i parandaluar.

“Gjatë gjithë vitit qeveria ishte një spektator pasiv në krizën që shpalosej. Megjithëse masa e problemit u bë e qartë kur Banka e Shqipërisë zbuloi se depozitat e VEFA në sistem ishin rreth 120 milionë dollarë (5 për qind e GDP) dhe me gjithë paralajmërimet nga FMN e Banka Botërore, Ministria e Financave nuk paralajmëroi publikun deri në tetor. Por dhe atëherë, ajo bëri vetëm një dallim të rremë e keqinterpretues mes kompanive me investime të vërteta, që sipas saj besohej si ishin të qendrueshme dhe skemave të pastra piramidale. Kur u sugjerua se disa nga kompanitë funksiononin vetëm me riciklimin e parave, Presidenti Sali Berisha u doli atyre në mbrojtje.

Reagimi i shtypit dhe i publikut ishte kryesisht negativ dhe FMN nisi të akuzohej nga shqiptarët se po përpiqej të mbyllte firmat më të suksesshme të vendit”, thuhet aty. Më tej deklarohet se në nëntor, pas presionit të jashtëm u ngrit një komision për hetimin e firmave, por ai nuk u mblodh kurrë. Më 19 nëntor Sude ndaloi pagesat dhe i gjithë sistemi u shemb. “Shembja e Sudes tronditi financat e të gjitha kompanive dhe depozitat e reja u thanë. Një tentativë e VEFA, Kamberi, Silva, e Cenaj për të bindur depozituesit se ishin të qëndrueshme duke ulur interesat në 5 për qind, dështoi. Në janar 1997, Sude e Gjallica falimentuan duke shkaktuar nisjen e trazirave”, thuhet në dokument.

Zgjimi i qeverisë

Në raportin e FMN tregohen dhe ndërhyrjet e qeverisë së asaj kohe vetëm në momentin e fundit. Sipas dokumentit, qeveria në vend që të merrte masa konkrete nis të bëjë dallime mes kompanive. “Skemat e tjera ndoqën të njëjtën linjë dhe me shumë vonesë qeveria nisi të marrë disa masa. Së pari ajo refuzoi kompensimin e depozituesve për humbjet, që e bëri më të thjesht afrimit të stabiliteti ekonomik. Së dyti ajo mori masa kundër disa kompanive duke ngrirë llogaritë e Xhaferri e Populli, të cilat arrinin në 250 milionë dollarë (10 për qind e GDP). Banka e Shqipërisë me iniciativën e saj nisi të kufizojë tërheqjet e përditshme nga llogaritë për të parandaluar skema të tjera të zbraznin llogaritë e tyre. Në shkurt parlamenti kaloi ligjin e ndalimit të skemave piramidale, por pa i përkufizuar qartë ato. Qeveria nisi të bëjë dallime mes kompanive me investime të vërteta deh atyre thjesht piramidale por nuk veproi kundër kompanive të mëdha”, thekson FMN. Më tej bëhet e ditur se në mars 1997, Shqipëria ishte në kaos. Qeveria kishte humbur kontrollin e jugut të vendit.

“President Berisha pranoi të mbante zgjedhje të reja parlamentare para fundit të qershorit dhe u emërua një qeveri e përkohshme. Ndërkohë rreth 2,000 njerëz ishin vrarë në dhunën pas shembjes së piramidave dhe pjesë të mëdha të vendit ishin jashtë kontrollit të qeverisë por të bandave kriminale që kishin zëvendësuar autoritetet”, thuhet aty.

SHBA i nxjerr të palarat Berishës, zbulon të gjitha zullumet me firmat piramidale: Mbrojte emrat e fuqishëm Read More »

Qeveria “zbarkon” në Vlorë, vendoset fati i disa ministrave

Kryeministri Rama ka thirrur anëtarët e kabinetet në qytetin e Vlorës. Ministrat e qeverisë janë janë mbledhur në qytetin bregdetar ku do të raportojnë për punën e tyre.

Të pranishëm në takimin e sotëm, përveç ministrave të qeverisë “Rama 2”, janë edhe Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Më herët është paralajmëruar se shtatori do të jetë edhe momenti kur disa ministra do të mbeten jashtë kabinetit. Do të jetë ky takim që do të vendosë fatin e tyre.

Qeveria “zbarkon” në Vlorë, vendoset fati i disa ministrave Read More »

Zbulohet plani i arkitektëve për të zbukuruar fshatin e peshkatarëve në Zvërnec

Vlore- Zbulohet plani që ka një studio arkitekture dhe dizajni me seli në kryeqytetin shqiptar Tiranë. “UDVarchitects” pritet të ndërtojë një kompleks me shtëpi pushimi në Zvërnec, në pjesën e lagunës, mes tokës e ujit. “UDVarchitects” ka zgjedhur një terren të përshtatshëm, me një peizazh mahnitës, në një nga vendet më të qeta që ofron natyra shqiptare.

Të gjithë ata që do kenë fatin të akomodohen në këto shtëpi, do kenë mundësinë unike të shijojnë edhe produktet e një rezervati peshku të ndërtuar afër tyre.

Por ky nuk është projekti i vetëm. “UDVarchitects” ka në plan të ndërtojë edhe një fshat turistik në brendësi të pyllit në Llogara. Shtëpitë do të ndërtohen në harmoni me natyrën, pa beton, me dru e xham, siç mund të shihni edhe në foto.

Këto vila ju japin mundësinë të flini duke parë yjet, e të zgjoheni nga rrezet e para të diellit. Projekti duket mjaft ambicioz. Shihni fotot për të kuptuar të ardhmen e ndërtimit dhe ndjehuni me fat që janë në Shqipëri, e mund t’i shijoni!/shqiptarja.com

Zbulohet plani i arkitektëve për të zbukuruar fshatin e peshkatarëve në Zvërnec Read More »