Aktualitet

Shembet palma në Bulevardin e Vlorës, rrezikohet jeta e kalimtarëve/Video

Një palmë gjigande është rrëzuar pak minuta më parë në qytetin e Vlorës duke rrezikuar seriozisht jetën e kalimtarëve.

Teksa puna për rikonstruksionin e bulevardit Vlorë- Skelë është ndërprerë për të rinisur në vjeshtë, palmat e dëmtuara në Bulevardin Ismail Qemali, vijojnë të shemben duke rrezikuar jo vetëm automjetet e parkuara përbri bulevardit, por edhe jetën e qytetarëve të Vlorës.

Është një gjatësi rreth 2 km me palma të dëmtuara. Mesditën e sotme një tjetër palmë e kalbur është rrëzuar, në një zonë ku ka prani të fëmijëve që luajnë si dhe kalimtarë të shumtë. Si pasojë e rënies së palmës fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar dhe as dëme./faxweb

https://youtu.be/iova50UpiQ8

Shembet palma në Bulevardin e Vlorës, rrezikohet jeta e kalimtarëve/Video Read More »

Çfarë po ndodh me Saimir Tahirin? Deri tani prokuroria…

Hetimi ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri duket se do zgjasë formalisht edhe pas muajit tetor, kohë kur përfundon afati i hetimit.

Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet të kërkojë për herë të dytë kohë për të mbledhur prova kundër tij. Megjithatë muaji shtator pritet të jetë deçiziv për fatin e hetimit. Prokurorët e çështjes kanë dalë në punë edhe në gusht, por ende “nuk po gjejnë” asgjë komprometuese.

Hetuesit kanë administruar deri tani përgjigjet e letër-porosive te mbërritura nga Greqia dhe janë në pritje të informacioneve të dy letër-porosive të dërguara në Itali dhe një tjetre në Mal të Zi. Në këto dy vende, Tahiri ka kryer disa lëvizje me disa nga personat që janë në të njëjtën dosje hetimore me të.

Ndaj ish-ministrit prokuroria po zhvillon edhe një hetim pasuror, pas dyshimeve se një pjesë e pasurisë së tij është produkt i aktiviteteve kriminale. Por deri tani, pas gati 10 muaj hetim, nuk janë gjetur të ardhura të dyshimta. Llogaritë e tij bankare, të familjarëve dhe pasuritë e paluajtshme rezultojnë të justifikuara.

Edhe për pjesën tjetër të personave që janë në hetim për trafik ndërkombëtar droge si pjesë e grupit të vëllezërve Habilaj, nuk janë gjetur pasuri të pajustifikuara. Megjithatë janë duke u kryer edhe disa veprime të tjera hetimore për të dalë në një konkluzion përfundimtar./korrieri

Çfarë po ndodh me Saimir Tahirin? Deri tani prokuroria… Read More »

Donald Lu, trazirat e vjeshtës dhe balloja e prangave të shtatorit

Donald Lu ka tronditur ethshëm politikanët shqiptarë. “Armiku” i politikanëve të korruptuar është rithyer me një deklaratë të fortë, pikërisht në momentn kur “shpirtrat e trazuar” filluan të gjejnë pak paqe, në pritje të diplomates së re.

“Politikanët e korruptuar duhet të kenë frikë”,pasi SPAK do të ngrihet së shpejti, së bashku me organet e reja të drejtësisë. Ai dha recetën: gjyqtarët e Apelit që i shpëtojnë vettingut do të propozohen për në KLGJ, ndërkohë që prokurorët e pastër për në KLP. Menjëherë pas kësaj zgjidhet pasardhësi i Arta Markut, që sipas gjasave do të jetë një proces ku opozita do të hyjë në lojë.

Por pse u rikthye fuqishëm e një fjalim tipik të tij në këto ditë të nxehta gushti ambsadori Lu?

Sipas një analize Te Sheshi, mosbesimi i Bashës ndaj Arta Markut, duket është marrë parasysh dhe i është dhënë një shans, që sipas gjasave është i fundit për kryetarin e PD-së. Basha duhet të hyjë në proces për të propozuar, mbështetur dhe votuar një kryeprokuror të pastër dhe të dakortësuar nga palët, por me kusht që ai do të jetë kryemenaxheri i stinës së re të drejtësisë.

Nga ana tjetër, Lu bëri të ditur qartë se SPAK apo Prokuroria Speciale që do të merret me politikanët, do të jetë një trupë që nuk duket se do të kalojë nga kompromisi politik por vetëm nga kriteret ligjore e profesionale.

Mesazhi i ambasadorit Lu dje ishte shumëdimensional, pasi foli edhe për të treguar se ai është i ngarkuar nga qeveria e Presidentit Trump, deri sa në Tiranë të vijë ambasadori i ri, apo të paktën deri në fund të këtij viti.

Shkurt: i ngriu buzëqeshjen atyre që bërtitën “Uraaaa..” për ikjen e tij.

Dhe dalja e Lu-së ndodhi pikërisht pas rifreskimit të të dhënave të CIA-s ku bëhej e qartë se në Tiranë ambasador është pikërisht ai, Lu-ja.

Ky i fundit, këtë mesazh duket e theksoi fort ndaj atyre qarqeve që kanë thirrur për largimin e tij. “Politikanët e korruptuar duhet të kenë frikë”…mesazh që paralajmëron se më shumë se trazirat e vjeshtës, do të jetë balloja e prangave të shtatorit./korrieri

Donald Lu, trazirat e vjeshtës dhe balloja e prangave të shtatorit Read More »

‘Ushtria e hienave’ joshin të rinjtë në Jal dhe i përdorin fëmijët si ‘armë’ kundër bashkimit Rama-Basha

Monika Kryemadhi ndodhet prej ditësh në ‘ethe dhe në ankth’ nga frika e humbjes së radhës në zgjedhjet lokale të 2019. Një ditë më parë u raportua se Rama po mendon mundësinë e bashkëqeverisjes me Bashën dhe kjo duket se nuk po përtypet nga Monika, e cila ka nisur mobilizimin e partisë së saj, që nuk duket të jetë më shumë se një grusht. Mes frikës dhe panikut, dhe pa asnjë mbështetje, Monika duket se ka gjetur shpëtim te një grusht të rinjsh, të cilët i ka mbledhur reth vetes dhe po i përdor si ‘ushtarë’ për qëllimet e saj politike.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale dhe në media duken një grup të rinjsh mes të cilëve ka edhe shumë fëmijë të mobilizuar nga vetë Kryemadhi në kampin e LRI, që i shkojnë pas ‘hienës’ me idetë e saj kundër qeverisë. Kjo tregon se Monika nuk kursen as të rinjtë, kur vjen puna për interesat e saj.

Por situata rëndohet edhe më shumë, kur kjo video të rinjsh shpërndahet edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili i bashkohet grupit të hienave Meta-Kryemadhi, të zënë në panik nga frika e humbjes së madhe që i pret. Berisha duket sikur i bën ‘iso’ kryetares së LSI dhe i bashkohet skandalit të saj, për t’i dhënë mbase pak zemër, pasi të dy e dinë sa të pavlerë janë për politikën shqiptare dhe sa pak i shërbejnë asaj.

Monika dhe Berisha po bëjnë gati ‘armët’ për të rrëzuar qeverinë, por në fakt kanë zgjedhur ‘armët’ dhe rrugën e gabuar, duke përdorur dhe duke u tallur me të rinjtë dhe fëmijët, që për vendet evropiane ku inspirojmë të shkojmë janë e ardhmja, ndërsa për këta dy politikanë mizorë po kthehen fatkeqësisht në një tufë ‘bagëtish’.

Siç mund të shikoni, videoja e mësipërme që Mona dhe Berisha i bëjnë jehonë, të fut tmerrin dhe dridhmat, vetëm nga fakti se si ‘urdhërohen’ të rinjtë e fëmijët të bëjnë çfarë thotë kryetari, të gërhasin njëzëri kundër qeverisë, si në kohën e Enver Hoxhës, ku e gjithë turma ishte e detyruar t’i shkonte pas demagogut. Kjo nuk është mënyra për të fituar pushtet dhe as simpatinë e njerëzve, rinia është e shenjtë, është e ardhmja e një vendi, nuk mund të përdoret, të mbushet me negativitet e urrejtje, por për politikanët tanë pak rëndësi ka kjo.

‘Ushtria e hienave’ joshin të rinjtë në Jal dhe i përdorin fëmijët si ‘armë’ kundër bashkimit Rama-Basha Read More »

Gumëzhin Lungomarja, ambiente sportive dhe lojëra për fëmijët me pushime në Vlorë/Foto-Video

Buzëqeshja dhe hareja e fëmijëve i jep jetë çdo natë Lungomares së Vlorës, ku ata kanë një hapësirë të dedikuar për argëtim. Fusha sportive, pjesë e hapësirës publike, por edhe lojërat elektronike të vendosura aty gjatë sezonit janë një destinacion në këto nëte të nxehta të fundgushtit, ku gëzojnë jo vetëm fëmijët.

Gushti ka mbipopulluar Vlorën me mijëra turistë.Qyteti bregdetar plotë ngjyra dhe drita gumëzhin.

Buzë detit, aty ku shëtitorja nis, buzëqeshjet, lojrat dhe argëtimi nuk mungon.

Aty është hapësira e fëmijëve.

Fusha sportive ne formën e amfiteatrit, kinemaja verore, lojrat në lartësi e  makinat elektrike duket se argëtojnë jo vetëm fëmijët. Prindërit janë po kaq të perfshirë. Gjyshërit gjithashtu.

Vogëlushët e ardhur shpesh herë edhe nga jashtë vendit, me buzeqeshje përcjellin emocionet e të qënurit në Vlorë.

Ata listojnë thjesht gjërat që kanë ndryshuar dhe që ju pëlqejnë.

Çdo mbrëmje përgjatë sezonit turistikë këto hapësira të dedikuara kanë pritur mijëra fëmijë që po kalojnë pushimet apo jetojnë në Vlorë.

Gumëzhin Lungomarja, ambiente sportive dhe lojëra për fëmijët me pushime në Vlorë/Foto-Video Read More »

MBI 225 SPECIE SHPENDËSH NË ZONËN PILOT NATURA 2000 LLOGORA, KARABURUN, ORIKUM DHE BRIGJE DETARE.

MBI 225 SPECIE SHPENDËSH NË ZONËN PILOT NATURA 2000 LLOGORA, KARABURUN, ORIKUM DHE BRIGJE DETARE.

Vrojtimet e para rikonfirmojnë rëndësinë e jashtëzakonshme të kësaj hapësire për biodiversitetin e sidomos për shpendët. Mbi 225 specie shpendësh, më shumë se 2/3 e shpendëve të Shqipërisë janë shënuar deri më sot në Parkun Kombëtar Llogora, Gadishullin e Karaburunit, Lagunën e Orikumit dhe brigjet detare.

Vetëm në pak vende ndodh që në pak minuta të shkosh nga bregu i detit me lagunën e Orikumit në habitatet e larmishme malore të pyllit të pishës, bredhit, rrobullit, kullotat alpine në lartësi mbi 2000 metra

Këto ishin gjetjet e para të ekspeditës së ndërmarrë nga AOS dhe Nexhip Hysolakoj i ARZM Vlorë me mbështetjen e Projektit NaturAL: “Forcimi i kapaciteteve kombëtare në mbrojtjen e natyrës – përgatitja për rrjetin Natura 2000”.

Kundroni me ne disa nga habitatet dhe shpendët e vëzhguar gjatë kësaj ekspedite ku do të vecojmë Shqiponjën e malit, Shqiponjën gjarpërngrënëse, Gjeraqinën e shkurtës, Thëllëzën e malit, Fishkëllyesin e madh, Qukapiku e zi etj.

Kjo vizitë e parë do të pasohet së shpejti me vizita të tjera për shpendët shtegtarë një pjesë e të cileve do të unazohen së shpejti në një kamp të përbashket me kolegë hungareze.

Qëndroni me AOS!

Fotografia e Welcome To Vlora - Albania

Fotografia e Welcome To Vlora - Albania

Fotografia e Welcome To Vlora - Albania

Fotografia e Welcome To Vlora - Albania

Fotografia e Welcome To Vlora - Albania

Fotografia e Welcome To Vlora - Albania

Fotografia e Welcome To Vlora - AlbaniaFotografia e Welcome To Vlora - AlbaniaFotografia e Welcome To Vlora - AlbaniaFotografia e Welcome To Vlora - AlbaniaFotografia e Welcome To Vlora - AlbaniaFotografia e Welcome To Vlora - Albania

MBI 225 SPECIE SHPENDËSH NË ZONËN PILOT NATURA 2000 LLOGORA, KARABURUN, ORIKUM DHE BRIGJE DETARE. Read More »

Përfundon mbledhja e qeverisë në Vlorë, ja kur do të bëhen ndryshimet në qeveri

Ka përfunduar mbledhja  e kabinetit të qeverisë Rama në qytetin e Vlorës.

Mësohet se emrat e minstrave që do të vazhdojnë punën apo do të largohen, do të bëhet të ditur në mbledhjen e asamblesë, e cila pritet të mbahet në 1 ose 8 shtator, një datë e papërcaktuar ende.

Në këtë mbledhje të qeverisë ka qenë i pranishëm edhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Mësohet se minisitrat kanë paraqitur rezultatet e punës së tyre për 300 ditët e para të qeverisjes “Rama 2”.

Rama nuk ka dhënë “notë” për performancën e tyre, një sinjal I qartë ky se në shtator priten ndryshime në kabinet.

Ndryshimet në qeveri janë paralajmëruar kohë më para, ndërsa pritet thjesht të formalizohen emrat e parë të ministrave që do të lënë postet.

Përfundon mbledhja e qeverisë në Vlorë, ja kur do të bëhen ndryshimet në qeveri Read More »

Kryeminstri Rama, me avion privat drejt Italisë për të parë Juven

Kryeministri Rama menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë në Vlorë ka ardhur në Tiranë me helikopter dhe është nisur drejt Torinos në Itali. Arsyeja? Ndeshja Juventus – Lazio.

Ky informacion është bërë publik në rrjetet sociale nga deputeti demokrat Edi Paloka.

Ja cfarë ka shkruar konkretisht Paloka

Pak minuta me pare , ekzaktesish me 13.44 , kryeministri i vendit me te varfer ne Evrope, pasi ka mberritur ne aeroportin e Rinasit nga Vlora me helikopter Cougar, eshte nisur per ne Torino me nje charter tip Cesna 550, te Serbise YUBTB. Arsyeja; ndeshja Juventus-Lazio qe zhvillohet ne oren 18.00 Kushdo qe e ka mundesine, gazetare ose jo, le ta verifikoje.

Image

Kryeminstri Rama, me avion privat drejt Italisë për të parë Juven Read More »