Aktualitet

98 vjetori i Luftës së Vlorës bën bashkë të majtë e të djathtë

98 vjetori i Luftes se Vlores eshte perkujtuar këtë të hënë ne Varrezat e Deshmoreve te Vlores ndersa per here te pare ka bere bashke te majte dhe te djathte .

Takimi I organizuar nga prefektura e Vlores dhe shoqata atdhetare “Armeni “ eshte zhvilluar edhe pse ne kushte jot e favorshme atmosferike shoqeruar me reshje te shumta shiu.

Te pranishem ishin autoritete te institucioneve te Vlores ,familjare te te reneve ne Luften historike ,perfaqesues te partive politike si dhe prefektet e Gjirokastres dhe Beratit.

Nen tingujt frymore te bandes se qytetit autoritet kane kryer homazhet ne nderim te deshmoreve te kesaj lufte teksa kane vendosur kurora me lule ne Lapidarin e heronjve.

Ceremonia eshte drejtuar nga prefekti I qarkut Flamur Mamaj.

Lule dhe kurora ne varret e deshmoreve te kesaj lufte historike ne te cilen rane deshmore gjate 2 mujve te zhvillimit te saj 400 luftetare si Selam Musai, Zigur Lelo, Dule Dajlani dhe shume te tjere te perjetesuar tashme ne kenget tona popullore.

Nje muze kombetar per kete ngjarje,ngritja e nje komisioni per organizimin e 100 vjetorit te Luftes se Vlores si dhe kthimin e dates 3 Shtator ne feste zyrtare ,kerkesat drejtuar qeverise shqiptare si nje mesazh ne kete 98 vjetor./vizionplus

98 vjetori i Luftës së Vlorës bën bashkë të majtë e të djathtë Read More »

“The New York Times” shkruan për mrekullinë shqiptare: U mësua vetëm në 1990…

Shqipëria njihet shumë pak në botë, pasi emrat më të spikatur janë si ai i Nënë Terezës dhe mungojnë ato të aktorëve të mëdhenj. Por, ka një fakt historik për të cilin shqiptarët duhet të jenë krenarë dhe të njohur nga të gjithë.

Nëpërmjet shqiptarëve të zakonshëm të cilët i zhvendosnin hebrenjtë nga një vend i fshehtë në tjetrin për të evituar kapjen e tyre, Shqipëria praktikisht shpëtoi të tërë 200 hebrenjtë e saj si dhe 400 refugjatë hebrenj nga Gjermania dhe Austria. Shqipëria gjallëroi shpirtërat e qindrave refugjatëve të tjerë nga vendet e Ballkanit të pushtuara nga Nazistët.

“Shqipëria ishte një nga shtetet e veçantë europianë të cilët kishin më shumë hebrenj në përfundim të luftës sesa në fillim të saj”, u shpreh Michael Berenbaum , ish-drejtor projekti i Muzeut të Memorialit të Holokaustit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Një pamje e plotë e të shpëtuarve që pa dritën e diellit vetëm në fillim të viteve 1990, pas kolapsit të regjimit veçanërisht opak dhe shtypës të qeverisë komuniste shqiptare, u konfirmua nga Yed Yashem, Instituti i kërkimeve të Holokaustit, në vitin 2007. Një gjë e tillë do të ritregohet në 8 Dhjetor, 2013, në Muzeun e Trashëgimisë Hebreje në Neë York, ku ndër folësit do të përfshihen dhe pasardhës të të shpëtuarve shqiptarë dhe atyre hebrenj.

Shqipëria ka arësye praktike që të kërkojë që kjo histori të njihet. Vendi po kërkon të anëtarësohet në Bashkimin Europian, por mundësitë e tij po pengohen nga korrupsioni i rrënjosur thellë. Në kohën kur Shqipëria ka premtuar të pastrojë qeverinë e saj, historia e shpëtimit jo vetëm ndriçon një episod të madhështisë shqiptare, por gjithashtu tregon që shqiptarët i mbajnë premtimet e tyre.

Historia e shpëtimit, – thotë Ferit Hoxha, Ambasadori Shqiptar në Kombet e Bashkuara tregon që “megjitheqë ne u mbyllëm nën një nga rregjimet më të egra komuniste, njerëzit e këtij vendi janë fisnikë po aq sa dhe të aftë të mbajnë fjalën sikundër çdokush tjetër në Europë”.

Në shumicën e Europës, “Zgjidhja Finale”, ishte mrekullisht efikase: 90 përqind e 3.3 milionë hebrenjve në Poloni, 88 përqind e 240.000 të Gjermanisë , 77 përqind e 70.000 hebrenjve të Greqisë, u vranë, ashtu sikundër dhe shumë statistika ngjethëse në vende të tjera.

Dallimi i jashtëzakonshëm me Shqipërinë, thonë ekspertët në lidhje me këtë episod, ishte se i kishte rrenjët në një besim kombëtar të quajtur “besa” që i detyron shqiptarët që të ofrojnë strehë dhe kalim të sigurtë për çdokënd që kërkon mbrojtje, vëçanërisht nëse është dhenë premtimi për të bërë një gjë të tillë. Mosveprimi kësisoj përfundon me humbjen e nderit dhe të pozicionit të personit që e ka shkelur atë.

“Përmban mbrojtjen pa kompromis të mikut, madje deri në pikën e vetëmohimit”, shkroi Shirley Cloyes DioGuardi, organizatore e eventit në Neë York, bashkëshorti i së cilës, ish- Përfaqësuesi Republikan Joseph H. DioGuardi, vizitoi Shqipërinë në 1990, dhe ndihmoi në nxjerrjen në dritë të detajeve të shpëtimit.

Një tjetër shpjegim, thotë Zonja Cloyes DioGuardi, është se Shqipëria, një vend katolik dhe orthodoks, deri në momentin kur pushtimi Otoman solli konvertimin islam në fillim të shekullit të 15-të, përkatësia etnike gjithmonë ka ngadhnjyer mbi religjionin ashtu sikundër dhe përkushtimi mbi devocionin. “Ne dinim që armiqtë tanë kërkonin të përdornin fenë për të na përçarë dhe pushtuar, por ne dinim që kishim të njëjtin gjak-, thotë Akim Aliçkaj, një shqiptar etnik i lindur në Kosovë që ka një agjënsi udhëtimi në Neë York, babai i të cilit ndihmoi në shpëtimin e hebrenjve, – Feja ndryshon, por jo kombi dhe gjaku”.

Dy vende të tjera gjithashtu shpëtuan shumicën e hebrenjve të tyre. Kur pushtuesit gjermanë urdhëruan deportimin e 7800 hebrenjve danezë në 1943, fqinjët, kolegët dhe aktivistët u derdhën në mënyrë veçanërisht spontane dhe transportuan mëse 7000 hebrenj, shumicën e rasteve nërpërmjet barkave të shpëtimit, nëpër kanalin lidhës me Suedinë neutrale, sipas Bo Lidegaard, kryeredaktori i gazetës Politiken.

Bullgaria, aleate e Nazistëve dorëzoi rreth 11000 hebrenj nga Maqedonia e pushtuar dhe Thraka për tu deportuar në kampet e vdekjes, por kur erdhi urdhëri për deportimin e vetë qytetarëve bullgarë hebrenj, anëtarët e Parlamentit dhe drejtuesit e Kishës ushtruan presion ndaj qeverisë, dhe kështu 48 000 hebrenj mbijetuan.

Kur Nazistët u futën në Shqipëri, në Shtator të vitit 1943, pasi morën në dorëzim vendin nga më shpirtbutët, fashistët Italianë, dy banorë hebrenj të qytetit të Vlorës, Rafael Jakoel dhe kunati i tij, takuan kryetarin e bashkisë aty. Sipas mbesës së Z. Jakoel, Felicita, ky i fundit u tha atyre: “Për sa kohë që jeni këtu mos kini merak, por gjermanët janë gjermanë, kështu që është më mirë që të shkoni në kryeqytet”.

Rafael Jakoel dhe kunati i tij shkuan në Tiranë për t’u takuar me Ministrin e Brendëshëm, Xhaferr Deva, që me sa dukej ishte pjesë e qeverisë kolaboracioniste me Nazistët. Ministri madje u tregoi atyre një listë që përmbante emrat e hebrenjve që kishin kërkuar gjermanët. “Megjithatë, besa ishte aq e fortë sa ai nuk e dorëzoi listën”, tha zoti Jakoel. “Për sa kohë që jeni këtu, nuk duhet të shqetësoheni-, u tha ai atyre, – por nëse neve na ndodh diçka, ju duhet të kujdeseni për veten tuaj”, sipas Zotit Jakoel i cili sot, ashtu sikundër dhe shumë hebrenj shqiptarë të tjerë banon në Izrael.

“The New York Times” shkruan për mrekullinë shqiptare: U mësua vetëm në 1990… Read More »

Ndryshimet në qeveri, Rama ndryshon mendje

Ndonëse më herët ishte thënë se në shtator e shumë gjasa do ketë ndryshime në qeveri dhe ministrat që nuk kanë arritur rezultate do ikin, duket se një gjë e tillë nuk do ndodhë.

Mësohet se në mbledhjen e kryesisë së PS, nuk ka pasur diskutime për ndryshime në kabinetin qeveritar dhe me shumë gjasa nuk do ketë as në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të premten.

Gjatë fjalës së tij pas mbledhjes së Kryesisë, kreu i grupit të PS tha për mediat se fokusi mbetet zgjedhjet vendore.

Ndryshimet në qeveri, Rama ndryshon mendje Read More »

Xhafaj e ka pisk punën me Gjermaninë, deputeti i Merkel: Nuk duhet të qëndrojë asnjë minutë në detyrë

Deputeti i parlamentit gjerman, Gunther Krichbaum duke komentuar zhvillimet në Shqipëri në një intervistë për gazetën “Panorama”, deklaron se, Fatmir Xhafaj nuk mund të qëndrojë në detyrë në një kohë kur vëllai i tij është i dënuar për trafik droge.

Deputeti i CDU-së, partisë së Merkel, thekson se ndaj të njëjtin mendim si kolegët e tij Frei dhe Uadephul, të cilët kritikuan mbrojtjen politike ndaj Tahirit si dhe qëndrimit në detyrë të Xhafajt.

“Në grupin tonë parlamentar është ngritur një grup pune, “Ballkani Perëndimor”, i cili gjithashtu koordinon qëndrimin e grupit tonë për negociatat e pranimit me Shqipërinë. Unë ndaj plotësisht pikëpamjet e kolegëve Frei dhe Ëadephul, pasi të dy flasin këtu në emër të Grupit Parlamentar CDU/CSU”, shprehet Krichbaum./korrieri

Xhafaj e ka pisk punën me Gjermaninë, deputeti i Merkel: Nuk duhet të qëndrojë asnjë minutë në detyrë Read More »

Ndryshimet në qeveri, ja dy emrat e përfolur që mund të largohen nga Edi Rama

Kryeministri, Edi Rama deklaroi pak muaj më parë se, në fillim të shtatorit do të kishte ndryshime në qeveri. Ndonëse mbledhja për këtë çështje ishte caktuar që të mbahej javën e kaluar, Rama duket se po merr ende kohë për vendimin.

Por, dy nga ministrat më të rrezikuar për t’u larguar janë Arben Ahmetaj që mban një prej dikastereve më të rëndësishme, Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë si dhe Olta Xhacka e Mbrojtjes.

Ndryshe nga herët e tjera, Rama ka shmangur daljet krah Ahmetajt kohët e fundit. Gjithashtu ai e ka kritikuar hapur duke thënë se, nuk mund të flasësh vetëm me shifra që njerëzit nuk i kuptojnë.

Nga ana tjetër, Ahmetaj mbetet një prej njerëzve më të besuar të tij dhe Rama në këtë situatë ndodhet mes dy zjarreve: t’i japë gjallëri ekonomisë apo të ruajë një prej miqve të tij. Mes të rrezikuarve janë dhe ministri Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla./korrieri

Ndryshimet në qeveri, ja dy emrat e përfolur që mund të largohen nga Edi Rama Read More »

700 mësues të posaçëm për nxënësit me aftësi të veçanta

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla në takimin me prindër e nxënës në Vlorë, ku janë shpërndarë falas paketat e librave, theksoi se ky vit i ri shkollor, edhe në Vlorë si në çdo qytet e fshat, nis me një risi tjetër, me kujdes të shtuar e vëmendje të posaçme për nxënësit me aftësi të kufizuara.

“Çdo nxënës do të ketë mësues të posaçëm që do të vendosë të gjitha dijet e tij në shërbim të tyre, një shërbim që deri më tani ka qenë jo vetëm i munguar, por nuk ka pasur as edhe një politikë të vetme për ta ofruar atë”, theksoi Nikolla.

Ministrja e Arsimit vuri në dukje se janë 700 mësues për nxënësit me aftësi të kufizuara dhe qeveria ka ambicjen për më shumë në mënyrë që çdo fëmijë të asistohet nga mësues-ndihmës që ofrojnë shërbim, madje një shërbim cilësor. Për këtë arsye, tha ministrja, mësuesit janë trajnuar nga universitetet dhe partnerët ndërkombëtarë.

Nikolla vuri në dukje se arsimi ka shumë problematika dhe shumë mbetet ende për t’u bërë, mirëpo të paktën këtë vit, janë zgjidhur disa prej tyre, e të tjerë do të zgjidhen hap pas hapi. /atsh

700 mësues të posaçëm për nxënësit me aftësi të veçanta Read More »

Fëmijët shqiptarë me tekste shkollore si bashkëmoshatarët europianë

“Fëmijët e klasës së parë deri në klasën e katërt do të kenë libra falas me standarde si çdo bashkëmoshatar i tyre në Europë”, deklaroi kryeministri Edi Rama në Vlorë, ku mori pjesë në shpërndarjen e paketave të librave falas për nxënësit, sipas vendimit të qeverisë për librat falas për të gjithë nxënësit e klasave I – II – III – IV (dhe vitin tjetër edhe V).

Kryeministri nënvizoi se librat falas janë një provë kuptimplotë jo vetëm e vëmendjes së posaçme ndaj arsimimit të fëmijëve, po edhe e faktit se falë reformave e kontributeve të të gjithëve, rriten mundësitë e shtetit për të investuar më shumë fonde në favor të familjeve e të fëmijëve pa diskutim.

Kryeministri theksoi se librat e rinj ndonëse do jenë falas, ç’është më e rëndësishme, kanë standarde europiane.

“Librat e shkollës nuk janë thjeshtë vetëm tekste, por janë tekste me një cilësi të padiskutueshme, pasi tani më, ne jemi në mbyllje të një cikli të nisur tre vjet më parë për zëvendësimi e të gjithë teksteve aq shumë problematike, aq shumë të ngarkuara, aq shumë të kontestuara nga prindërit nga mësuesit edhe aq shumë të kritikuara edhe nga organizmat ndërkombëtarë. Paketa e librave janë tekste nga Oxford, Cambridge, Pearson, që kanë zëvendësuar malet me gropa të qindra e qindra teksteve që për shumë vite, lemerisën mësuesit, prindërit e nxënësit”, theksoi kryeministri.

Tanimë, vuri në dukje ai, nxënësit shqiptarë kanë tekste të reja si ata me të cilët mësojnë bashkëmoshatarët e tyre në Britaninë e Madhe  dhe jo vetëm”, tha kryeministri Rama.

Më tej, Rama shtoi se “na vjen mirë që ia dolëm në këtë proces, por na vjen edhe me mirë që tani ne kemi mundësinë që edhe një tjetër kontribut të prindërve për familjen e për fëmijët ta zëvendësojmë me një kontribut të shtetit”. /atsh

https://web.facebook.com/edirama.al/videos/926941630839276/?t=0

Fëmijët shqiptarë me tekste shkollore si bashkëmoshatarët europianë Read More »

Festë ditëlindjeje në Shtëpinë e të moshuarve në Tiranë

“Vëmendja jonë është për ata që kanë më shumë nevojë”, deklaroi ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ndërsa ka postuar foto nga festa e organizuar nga Shërbimi Social Shtetëror me rastin e ditëlindjeve të disa të moshuarve.

Ministrja Manistrirliu u shpreh se “ditë të mbushura me ditëlindje në Shtëpinë e të Moshuarve, Tiranë. Plot gëzim kanë kaluar festat për gjyshe Dallëndyshen dhe gjyshërit, Luan, Sotiraq, Bashkim, Et’hem, Adnanit dhe Sabriut”.

“Vëmendja jonë është tek ata që kanë më shumë nevojë për kujdes dhe ngrohtësi. Kemi përgjegjësinë të jemi çdo ditë pranë të moshuarve, të cilët i kanë dhënë kaq shumë familjes dhe shoqërisë tonë”, theksoi Manastirliu. /atsh

Festë ditëlindjeje në Shtëpinë e të moshuarve në Tiranë Read More »