Aktualitet

Si merret leja e qëndrimit në Greqi për emigrantët shqiptarë? Ja rregullat dhe tarifat…

Emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi prej datës 12 shtator do të aplikojnë për leje qëndrimi sipas rregullave të reja që kanë hyrë në fuqi. Në bazë të këtyre ndryshimeve janë 8 kategori të caktuara që duhet të paguajnë 150 euro për lejet për bashkim familjar si dhe lejet unike.

Në një intervistë për ‘Gazeta Shqiptare’, Fatos Malaj, ndërmjetës ndërkulturor në Ministrinë e Emigracionit dhe drejtues i organizatës së emigrantëve “Arogji – Përkrahja” zbardh të gjitha detajet lidhur me tarifat e reja që do të aplikohen. Sipas tij tarifat vazhdojnë të mbeten “të kripura” për lejet “kombëtare”, që dalin sipas ligjit grek. Kështu për lejen e qëndrimit 10 vjeçare do të paguhet një tarifë prej 900 euro; për lejen 5 vjeçare të brezit të dytë duhet paguar 300 euro. Ndërkohë për lejen për veprimtari investuese, ka një katërfishim tarifash ku nga 500 euro bëhet 2.000 euro. Gjithashtu, për personat e pavarur nga ana ekonomike, tarifa ishte 0 dhe do të bëhet 1.000 euro. Më tej, Malaj thekson se gjobat janë dyfishuar dhe zbardh të gjitha llojet e taksave të reja që do të vendosen për emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi.

Kur ka nisur zbatimi i aplikimit të tarifave të reja për emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi?
Më 12 shtator ka filluar zbatimi i tarifave të reja për lejet e qëndrimit, sipas ligjit 4546/2018, që u miratua nga parlamenti grek.
Kushdo, i cili aplikon për nxjerrjen apo rinovimin e lejes së qëndrimit, do të paguajë vetëm 150 euro, nëse leja e tij e qëndrimit jepet në bazë të udhëzimeve të Komisionit Europian.

Cilat janë lejet e qëndrimit që kanë një tarifë prej 150 euro?
Nga data 12 shator 2018 paguhet vetëm 150 euro, për këto leje qëndrimi: leje për bashkim familjar; leje rezidenti afatgjatë (Epi makron dimenontos); studiues; studentë; punonjës me kualifikim të lartë. Si dhe do të paguhet po 150 euro edhe për lejet unike si ajo që jepet për qëllime të veçanta, me akses në tregun e punës; kuadrot për veprimtari investuese; punën e varur apo interesin publik.

Për cilat leje qëndrimi nuk do të paguhen tarifa?
Nuk paguajnë PARAVOLO (tarifa)ata që kanë leje qëndrimi pa afat, 10 vjeçare apo 5 vjeçare (jo europiane) dhe kërkojnë ta kalojnë në leje të statusit të rezidentit afatgjatë.

A do të ketë ndonjë ulje tarifash për lejet kombëtare që dalin nga ligji grek?
Vlen të theksoj se tarifat vazhdojnë të mbeten “të kripura” për lejet “kombëtare”, që dalin sipas ligjit grek. Kështu për lejen e qëndrimit 10-vjeçare do të paguhet një tarifë prej 900 euro; për lejen 5 vjeçare të brezit të dytë duhet paguar 300 euro. Ndërkohë për lejen për veprimtari investuese, ka një katërfishim tarifash ku nga 500 euro bëhet 2.000 euro. Gjithashtu, për personat e pavarur nga ana ekonomike, tarifa ishte 0,dhe do të bëhet 1.000 euro. Një katërfishim tarifash ka edhe për lejen e përhershme të investitorit ku nga 500 euro që paguanin para, tashmë emigrantët duhet të paguajnë plot 2000 euro.
Sakaq për punësimin sezonal të shtetasve nga vendet e treta, punëdhënësi duhet të paguajë 100 euro, nga 50 që paguante deri më tani.

Po për gjobat cilat janë tarifat që do të aplikohen për emigrantët shqiptarë?
Dua të theksoj dhe të informoj emigrantët se do të ketë një dyfishim të gjobave. Kështu gjoba vendoset kur emigranti paraqet me vonesë deri një muaj kërkesën për leje qëndrimi. Kjo gjobë mbetet 50 euro për pjesëtarët e familjes të shtetasit grek apo shtetasit të BE. Kur nuk informon për ndryshimin e të dhënave personale dhe adresën, emigranti do të ketë një gjobë prej 100 euro, ndërsa në rast përsëritjeje gjoba do të jetë 200 euro.

Sipas legjislacionit helen, a do të ketë taksa të reja që rëndojnë emigrantët shqiptarë në Greqi?
Po, ka taksa të reja. Në të gjitha ato raste kur emigranti dorëzon kërkesën për leje qëndrimi për arsye humanitare, duhet të paguajë edhe një tarifë prej 100 eurosh. Ndërsa kur personi bën kërkesë për terapi kundër vendimit për refuzim apo heqje të lejes së qëndrimit, tarifa që duhet të paguajë është 50 euro. Emigranti duhet të paguajë një tarifë prej 100 euro për rinxjerrjen e lejes së qëndrimit të të gjitha kategorive (si në rastet kur humbet apo dëmtohet). Në këto raste, përveç paravolos (tarifës) paguan edhe 16 euro që është vlera e kartës biometrike të lejes që qëndrimit.

Lejet e qëndrimit dhe tarifat

Tarifa vetëm 150 euro për këto leje qëndrimi: Leje për bashkim familjar Leje rezidenti afatgjatë (Epi makron dimenontos) Studiues Studentë Punonjës me kualifikim të lartë

Leja unike:
Punë e varur Për qëllime të veçanta, me akses në tregun e punës Kuadro për veprimtari investuese Për interes publik *NUK PAGUAJNË PARAVOLO (tarifa) ata që kanë leje qëndrimi pa afat, 10 vjeçare apo 5 vjeçare (jo europiane) dhe kërkojnë ta kalojnë në leje të statusit të rezidentit afatgjatë.

Tarifat (Paravolot) mbeten siç kanë qenë apo rriten Leje qëndrimi 10 vjeçare, tarifa 900 euro. Leje 5 vjeçare e brezit të dytë, tarifa 300 euro Leje për veprimtari investuese, nga 500 euro bëhet 2.000 euro Persona të pavarur nga ana ekonomike, ishte 0 bëhet 1.000 euro Leje e përhershme investitori, ishte 500 euro, bëhet 2.000 euro

PUNËSIMI SEZONAL i shtetasve nga vende të treta: Punëdhënësi duhet të paguajë 100 euro, nga 50 që paguante deri më tani. Gjobat, taksat dhe tarifat e reja GJOBA: Kur paraqet me vonesë deri një muaj kërkesën për leje qëndrimi. Kjo gjobë mbetet 50 euro për pjesëtarët e familjes së shtetasit grek apo shtetasit të BE. Kur nuk informon për ndryshimin e të dhënave personale dhe adresën vendoset gjobë 100 euro. Në rast përsëritjeje gjoba do të jetë 200 euro.

TARIFA (PARAVOLO) DHE TAKSA TË REJA
Paravolo 100 euro, kur dorëzon kërkesën për leje qëndrimi për arsye humanitare Paravolo 50 euro kur bën kërkesë për Terapi kundër vendimit për refuzim apo heqje të lejes së qëndrimit Paravolo 100 euro për rinxjerrjen e leje së qëndrimit të të gjitha kategorive (p.sh., kur humbet apo dëmtohet). Në këto raste, përveç paravolos paguan edhe 16 euro që është vlera e kartës biometrike të lejes që qëndrimit.

Si merret leja e qëndrimit në Greqi për emigrantët shqiptarë? Ja rregullat dhe tarifat… Read More »

Drama e familjes shqiptare të dëbuar nga Franca, kryefamiljarit i plas stomaku…

Me mijëra shqiptarë kanë tentuar që të përfitojnë azil në vendet e BE-së gjatë viteve të fundit, duke jetuar dhe pranuar kushte të tmerrshme jetese. Kjo ka bërë që shumë familje të përjetojnë dramë.

Azilkërkuesit që kthehen me forcë në Shqipëri pas një kohe të gjatë qëndrimi në vendet e Bashkimit Europian, e përjetojnë si një dramë rikthimin. Familja Tocilla nga Kukësi, nga Franca përfundoi në një spital në Tiranë. Dy fëmijët e mitur mezi flasin shqip ndërsa babai i tyre u sëmur rëndë.

24 gushti është një datë që nuk do të harrohet lehtë nga familja Tocilla që shpresonte të fitonte azilin në Francë. Mëngjesin e asaj dite rreth orës 5 e gjysme, 7 persona, policë e civilë i morën 4 pjesëtarët e familjes nga qyteti Bordo dhe i çuan në aeroport e më pas i nisën për në Shqipëri. Sot ata jetojnë tek të afërm në Tiranë dhe në një dhomë e pa asnjë të ardhur.

Një shoqatë franceze që e kishte ndihmuar familjen kuksiane zhvilloi një protestë kundër dëbimit të familjes Tocilla. Pjesëmarrësit mbanin mbi kokë karrige të vogla, si për të thënë që arsimimi dhe e ardhmja e dy fëmijëve të mrekullueshëm, të mbizotërojë ndaj kokave qe marrin vendime dëbimi.

Silvina është 9 vjeç dhe këtë vit ajo do të shkojë në klasën e tretë megjithëse e ka bërë në Francë. Vëllai Besardi do të fillojë klasën e parë, por 5-vjeçari flet frengjisht, shumë pak shqip.

Fatosi është 48 vjeç. Ne 2014-ën ai u nis me familjen nga Tirana drejt Francës, me traget deri në Itali dhe me tren deri në Bordo, me para të marra borxh. Jetoi një vit e gjysmë atje deri në datën 24 gusht. Fëmijët shkonin në shkolle e kopësht dhe një shoqatë i ndihmonte me procedurat e azilit.

Fatosi dikur punonte në ndërtim, por në 2006-ën pësoi aksident me makinë dhe që nga ajo kohë vuan nga epilepsia. Para se të nisej për azil familja jetonte vetëm me 90 mijë lekët e invaliditetit që iu ndërpre kur shkoi ne Francë.

Sapo erdhi në Shqipëri Fatosi iu nënshtrua një operacioni urgjent, pasi i plasi stomaku. Ne 24 shtator familja Tocilla pret zhvillimin e një seance gjyqësore, që shpreson t’u jape të drejtën të rikthehen në vendin që u mungon të katërtëve.

Drama e familjes shqiptare të dëbuar nga Franca, kryefamiljarit i plas stomaku… Read More »

Dalin emrat, kush fshihet pas kompanive të basteve

Partia Demokratike ka deklaruar sot se kompanitë e lojërave të fatit, pas të cilave pretendon se është Agron Xhafaj, vëllai i Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe Olsi Rama vëllai i Kryeministrit, Edi Rama.

Sipas Enkelejd Alibeajt kompanitë e basteve menaxhohen nga tre duart dhe ato kanë njohur një rritje me 10-fish krahasuar me vitin 2014.

Sipas demokratëve fitimi i deklaruar i kompanive të basteve ishte 1 milion euro, ndërkohë që me ardhjen në pushte të Edi Ramës ato shkuan në 10 milion euro.

“Nga 1 milionë dollarë ne vitin 2014 të ardhurat e kompanisë së basteve të vëllait të Ministrit të Brendshëm janë dhjetëfishuar në 4 vjet, duke shkuar në 10 milionë dollarë në vitin 2017.

Është kjo pasuri marramendëse që ndan me krimin e organizuar, e cila detyron Edi Ramën dhe Fatmir Xhafën të refuzojnë vettingun e politikanëve”, ka thënë deputeti i PD.

Deklarata e plotë e Enkelejd Alibeaj
Partia Demokratike i njohu shqiptarët një ditë më parë me fakte tronditëse, të bazuar në dokumenta zyrtarë, sesi Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj kanë përdorur pushtetin politik për të marrë nën kontroll industrinë e bixhozit nëpërmjet vëllezërve të tyre Olsi Rama dhe Agron Xhafaj.

Edi Rama, me firmën e tij, i dha të vëllait koncesionin korruptiv prej miliona eurosh të monitorimit të sistemit online të pikave të basteve, të cila, gjatë qeverisë së Edi Ramës, u katërfishuan që fitimet e të vëllait të jenë edhe më të mëdha.

Fatmir Xhafaj bllokoi për 8 muaj ligjin e mbylljes së lojërave të fatit në qytete dhe pastaj, bashkë me “Hakmarrjen për Drejtësi” me lidhje direkte me Olsi Ramën, e ndryshuan ligjin, duke dëshmuar sesi funksionon në praktikë lidhja mes pushtetit dhe krimit të organizuar, që kontrollon lojrat e fatit.

Shqiptarët duhet ta dinë se gjatë qeverisë së Edi Ramës numri i kompanive të licensuara për bastet u përqendrua në 3 duar.

Shqiptarët duhet të dinë se 1 nga 3 kompanitë më të fuqishme të basteve në Shqipëri zotërohet nga Agron Xhafaj, vëllai i Ministrit të Brendshëm, i dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge dhe pjesëmarrje në krim të organizuar .

Shqiptarët duhet ta dinë se disa nga pikat më të njohura të basteve që u zhvasin paratë shqiptarëve në vesin më shkatërrues për familjet janë Ecobet, Baste live, Eurolive, Basti shqiptar, të gjitha të zotëruara nga kompania prapa së cilës qëndron vëllai i Ministrit të Brendshëm.

I fshehur pas identitetit të dy anëtarëve të tjerë të bandës, të dënuar në të njëjtin proces në Itali, Agron Xhafaj, ia ka dalë që, menjëherë pas ardhjes në pushtet të të vëllait Fatmir Xhafaj, të zgjerojë aktivitetin e kompanisë së basteve me shtimin e 2176 pikave të reja në të gjithë Shqipërinë.

Sot, ne po publikojmë të dhëna të tjera që tregojnë sesi kompania e basteve, prapa të cilës qëndron vëllai i Ministrit të Brendshëm ka rritur fitimin në mënyrë të frikshme në 4 vitet e pushtetit të Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës.

Siç tregohet në grafik, nga një kompani me të ardhura jo domethënëse për një biznes bastesh, kompania e Agron Xhafajt ka nisur rritjen galopante ditët e para të ardhjes në pushtet të Edi Ramës.

Nga 1 milionë dollarë ne vitin 2014 të ardhurat e kompanisë së basteve të vëllait të Ministrit të Brendshëm janë dhjetëfishuar në 4 vjet, duke shkuar në 10 milionë dollarë në vitin 2017.

Është kjo pasuri marramendëse që ndan me krimin e organizuar, e cila detyron Edi Ramën dhe Fatmir Xhafën të refuzojnë vettingun e politikanëve.

Edi Rama ka frikë të pranojë për vete të njëjtat standarde si për gjyqtarët, prokurorët dhe policët, sepse kryeministri i Shqipërisë është peng i krimit të organizuar./korrieri

Dalin emrat, kush fshihet pas kompanive të basteve Read More »

Rama: “Air Albania” krenaria kombëtare

Në Shqipëri, u prezantua  kompania ajore shqiptare e flamurit “Air Albania”. Kompania u ngrit falë bashkëpunimit me “Turkish Airlines”, e cila ka ofruar avionët e saj, pilotët si dhe do të ketë përgjegjësinë e menaxhimit. Projekti për krijimin e “Air Albania”, u bë publik majin e vitit të shkuar, pasi mori mbështetjen e presidentit Turk Recep Tayyip Erdogan dhe të kryeministrit shqiptar Edi Rama. Kompania shqiptare do të nisë fluturimet e para të testimit në linjën Tiranë-Stamboll, me avionë Airbus A319, për të vijuar pas një muaji me Romën, Milanon, Bolonjën dhe Londrën. Brenda vitit të ardhshëm pritet që të realizohen dhe fluturime direkte me New York-un. Kryeministri Edi Rama, premtoi në ceremoninë e prezantimit, se kompania shqiptare do të ofrojë një shërbim dinjitoz dhe çmime konkurruese.

Avioni që u ul sot pasdite në pistën e aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”, përveç simboleve kombëtare shqiptare, mban dhe emrin e poetit të njohur Lasgush Poradeci. Avioni i dytë, do të ketë emrin e poetit tjetër shqiptar Migjeni, ndërsa siç njoftoi kryeministri Rama, ai që pritet të kryejë fluturimet drejt Shteteve të Bashkuara do të mbajë emrin e Fan Nolit.

“Air Albania” ka tre ortakë. Kompania “Turkish Airlines” zotëron 49 përqind të aksioneve, 10 përqind i ka “Albcontrol”, Agjencia kombëtare e Trafikut Ajror, ndërsa 41 përqind i përkasin shoqërisë “MDN Investiment”, me kapital shqiptar. MDN Investiment u themelua në maj të këtij viti, nga sipërmarrësi shqiptar Sinan Idrizi. Më pas kuotat e aksioneve u ndanë dhe me dy familjarë të tij si dhe me një shtetas amerikano-izraelit Ron Yeffet. Në fund të muajit gusht Yeffet u largua nga shoqëria, së bashku me Idrizin i cili mbeti si administrator.

Rama: “Air Albania” krenaria kombëtare Read More »

Emrat/ Nga Kokëdhima, te Berisha e Balili, zbulohet dosja me ‘peshqit e mëdhenj’ që Donald Lu i lë në zyrë pasardhëses

Ambasadori i SHBA në ikje, Donald Lu, do të mbahet mend gjatë si ‘njeriu i hekutr’, që i shpalli luftë frontale krimit e korrupsionit në Shqipëri, duke asistuar në reformën e tmerrshme, atë të Drejtësisë, që shembi sistemin e kalbur të drejtësisë dhe i futi dridhmat politikës. Teksa ndodhet tashmë në ditët e fundit në Shqipëri dhe po jep mesazhet e lamtumirës me çdo politikan, kryediplomati Donald Lu nuk do të largohet pa u siguruar që pasardhësja e tij të vijojë me të njëjtën forcë kundër krimit e korrupsionit.

Donald Lu ka bërë gati listën me emrat e politikanëve të inkriminuar dhe ‘kokave’ të krimit në Shqipëri, të quajtur nga ambasadori si ‘peshqit e mëdhenj’, që do t’ia lërë ambasadores së re të SHBA, Kathleen Ann Kavalec, që pritet të vijë në vendin tonë për të nisur menjëherë goditjen e tyre.

Ambasadori Donald Lu ka guxuar gjithmonë në këto vite në Shqipëri të flasë me emra rreth botës së krimit dhe padyshim që këto emra do të jenë në listën e zezë, që ai do të lërë në zyrën e tij pasi të largohet nga Shqipëria.

Në radhët e politikës janë një sërë emrash të lidhur me krimin dhe korrupsionin, të skeduar nga Donald Lu, si Arben Ndoka, Elvis Rroshi, Mark Frroku, Aqif Rakipi, Shukri Xhelili, Koço Kokëdhima, Armando Prenga dhe Dashamir Tahiri. Këto emra janë përmendur shumë nga ambasadori, por në listën e tij përfundimtare do të ketë padyshim edhe emra të tjerë të politikës shqiptare, që janë të zhytur kokë e këmbë në krim e korrupsion, dhe që kontrollojnë ‘kokat’ e bandave më të rrezikshme brenda dhe jashtë vendit.

Nga këto të fundit, Donald Lu ka shënjestruar disa prej ‘kokave’ më të forta, që kanë në dorë dhe vetë politikën shqiptare. I tillë është Klement Balili, i etiketuar si ‘Eskobari i Ballkanit’, pasi është një ndër trafikantët më të mëdhenj të drogës në vendet e Ballkanit dhe Evropës. Emra të tjerë, të cilët Donald Lu i ka cilësuar si ‘peshq të mëdhenj’ dhe që ka bërë shpesh deklarata të forta kundër tyre janë edhe Lul Berisha, Emiljano Shullazi, Arben Frroku, Sokol Mjacaj, etj.

Këto emra, Lu do t’i përmendte edhe në intervistën e tij të fundit si ambasador në Shqipëri, teksa tha: “Jam i skandalizuar që dy vjet e gjysmë pasi qeveria greke nxori urdhër-arrestin, ende nuk e kemi kapur Klement Balilin. Jam i skandalizuar që Lul Berisha lirohet herët nga burgu dhe që mund të ecë i lirë nëpër rrugët e Durrësit. Dhe jam i skandalizuar që këtë javë që keni gjyqin e Shullazit, ku Shullazi vetë ka kërcënuar gjykatës dhe prokurorë, aq sa prokurorët as nuk shkojnë në gjyq. Si ka mundësi që ky vend të ecë përpara kur ndodhin këto gjëra? E di që Fatmir Xhafaj dhe Arta Marku dhe Ardi Veliu do të gjykohen mbi faktin nëse do të jenë të aftë t’i vënë këta kriminelë pas hekurave”.

Me këtë deklaratë e mbylli mandatin e tij njeriu ‘i hekurt’ i Amerikës, duke i lënë listën e ‘peshqve të mëdhenj’ mbi tryezë pasardhëses së tij, e cila duket të jetë edhe më ‘e hekurt’ se Lu-ja dhe që do të vijojë me po të njëjtin vrull luftën ndaj kriminelëve./Pamfleti

Emrat/ Nga Kokëdhima, te Berisha e Balili, zbulohet dosja me ‘peshqit e mëdhenj’ që Donald Lu i lë në zyrë pasardhëses Read More »

“U thashë, aman ore çfarë ju kemi bërë”, operacioni në Lushnjë, familarët tregojnë tmerrin

Partia Demokratike akuzon qeverinë se është sjellë si bandë me familjen e të plagosurit në Remas të Lushnjës, e cila sipas saj nuk ka asnjë lidhje me kriminelët e kërkuar.

Deputetët demokratë Ervin Salianji dhe Myslym Murrizi kanë qenë në familjen e Haxhi Likës ku i shprehën keqardhjen për ngjarjen dhe deklaruan se policia në vend që të luftojë bandat, godet qytetarët, duke u përdorur për show nga qeveria e lidhur me krimin.

Zyrtarisht PD thotë se Sekretari i Aksionit Qytetar, deputeti Ervin Salianji dhe Kryetari i PD se Lushnjës, deputeti Myslym Murrizi vizituan familjen e 77-vjeçarit Haxhi Lika, i plagosur në shtëpinë e tij nga policia në fshatin Rremas të Lushnjës.

Familjarët e të moshuarit të pafajshëm, të goditur me plumb në kokë nga policia, deklaron më tej PD, treguan keqtrajtimin dhe ushtrimin e dhunës pa asnjë shkak.

“Terror or burrë, terror. U thashë, aman ore çfarë ju kemi bërë, kush jeni? Çfarë doni nga ne u thashë”- u shpreh njëri prej familjarëve që tregonte dhunën e policisë, ndërsa e ema e moshuar qante.

Gjyshja e familjes, me bashkëshortin e plagosur dhe fëmijët e dhunuar ishte akoma e tronditur dhe thotë se nuk ka asnjë lidhje me të kërkuarit nga policia.

“Myslym Murrizi: Me këta dy persona që me demek janë në kërkim keni lidhje miqësore? I njihni?

Nipi i të plagosurit: Jo, jo fare. Nuk e dimë fare. Nuk kemi lidhje farefisnore fare. As nuk i njoh, as nuk më njohin, çfarë të të them unë.”

PD deklaron se dëshmitë e familjarëve nxorën në pah mashtrimin e policisë se i plagosuri ka dalë në dritare i armatosur, një pretendim i pavërtetë përsa kohë ai e ka plumbin në kokë dhe jo në bark, siç duket nga lartësia e vrimave në mur.

Nipi i të plagosurit: Xhaxhai ka qenë shtrirë. Sa është ulur, e ka kapur në kokë.

Myslym Murrizi: Në atë distancë që është, 1 metër, ka qenë në krevat, se po të ishte në këmbë, do ta kapte në bark plumbi jo në kokë.

Deputeti Ervin Salianji kërkoi ndjekjen penale të kujtdo që ka shkrpeur armën ndaj një qytetari të pafajshëm dhe ka ushtruar ndaj një familjeje të zakonshme, pa lidhje me krimin.

“Kanë blinda ata në Vlorë. Përse nuk venë në Shkodër, përse nuik venë në Lushnje në qytet, me bandat e Aldo Bares. Përse nuk përballen këta në mënyrë të drejtpërdrejt me “Hakmarrjen për Drejtësi”, përse nuk përballen këta me vëllain e kryeministrit, po me bandat e vëllait të Ministrit të Brendshëm përse nuk përballen këta? Ata vijnë tek ju që jeni punëtorë, që punoni, që jeni të pamundur, sepse janë të pafuqishëm, janë të tredhur për t’u përballur me bandat ata”, u shpreh Salianji

Salianji tha se situata dramatike e sigurisë së qytetarëve sot mund dhe duhet të ndryshojë vetëm duke çliruar qeverinë nga krimi.

“Ne po themi dhe ju po thoni, kemi thënë që Zoti na ruaj. Tani duhet të bëhemi zotër të vetes sonë. Me këtë qeverisje nuk ecet më. Këta janë banditë. Këta janë fiks ajo shprehja, që vijnë të vrasin natën dhe të qajnë ditën.”- tha Ervin Salianji.

“U thashë, aman ore çfarë ju kemi bërë”, operacioni në Lushnjë, familarët tregojnë tmerrin Read More »

“Morëm sinjalizim nga Kroacia, pastaj italianët…”, ja ç’thotë policia shqiptare për skafin me drogë

Policia shqiptare jep detaje për operacionin anti-drogë në Itali ku u kapën 2 ton kanabis dhe u arrestuan dy shqiptarë. Sipas policisë sonë, skafi me drogë nuk është nisur nga Shqipëria dhe sinjalizimin e parë e kanë dhënë autoritetet kroate.

“Lidhur me lajmin e publikuar ne mediat italiane dhe me pas nga mediat shqiptare, Policia e Shtetit sqaron se: Gomonia është sinjalizuar fillimisht nga Policia Kroate si e dyshuar në dalje nga ujërat e tyre territoriale.
Qendra Kombetare e Koordinimit (NCC) kroate dje rreth orës 22:30 ka njoftuar NCC italiane për një mjet të dyshimtë në dalje nga ujërat kroate.
Gomonia është pikasur nga Guardia di Finanza në zonën e Viestes në të njejtin drejtim të ujrave kroate.
Ne bordin e mjetit jane kapur 2 shtetas shqiptarë, A.L. 38 vjeç dhe A.A 36 vjeç, si dhe u sekuestrua rreth 1.700 kg kanabis.
Mjeti detar sipas hetimeve te deritanishme, nga policitë e vendeve partnere, nuk është nisur nga brigjet shqiptare”, deklaron Policia e Shtetit.

Megjithate, theksohet se Policia e Shtetit po vijon shkëmbimin e informacionit me agjencitë partnere për të hetuar mbi lidhjet e të ndaluarve si të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Mediat italiane shkruajnë se në operacionin ku mori pjesë një helikopter i Guardia di Finanza u sinjalizua se një gomone po vinte nga Shqipëria drejt brigjeve italiane. Menjëherë nisën kërkimet në det, motoskafët e rojës detare si edhe një helikopter u vunë në ndjekje të gomones e cila po afrohej në brigjet italiane në afërsi të Viestes.

Më tej po sipas mediave italian, nga një kontroll i shpejtë u zbulua se bëhej fjalë për marijuanë, ndoshta nga ajo e prodhuar në Shqipëri, që tashmë është kthyer në prodhuese kryesore të kësaj droge në tregun kombëtar

“Morëm sinjalizim nga Kroacia, pastaj italianët…”, ja ç’thotë policia shqiptare për skafin me drogë Read More »

Operacioni spektakolar, ndjekje si në filma në det të hapur

Ndjekje në det si në një film. pas nje aksionit te madh nga deti dhe ajri me helikoptere policia italiane ka bllokuar skafin me 2 tone droge dhe ka vene ne pranga dy shqiptare.

Mediat italiane bejne me dije se aksioni nisi ne oret e para te mengjesit, kur u njoftua se nje skaf i ngarkuar po vinte nga Shqiperia drejt bregdetit italian.

Roje bregdetare, financave dhe helikopterë u vune ne aksion dhe ne ndjekje te mjetit lundrues.

Operacioni spektakolar, ndjekje si në filma në det të hapur Read More »