Aktualitet

Bllokimi i Gjykatës Kushtetuese, kush janë kandidatët e rinj

Ndërkohë që lista e parë e përparësisë për procesin e rivlerësimit është në përfundim, duke nisur nga shtatori, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të nisë rivlerësimin për listën e dytë. Në këtë të fundit, ndodhen edhe shtatë kandidatë për Gjykatën Kushtetuese, e cila ka mbetur me vetëm dy anëtarë momentalisht.

Kështu, “Panorama” mëson se kandidatë për Gjykatën Kushtetuese, të cilët do të kalojnë në filtrat e vetingut përpara se të marrin dritën jeshile nga KED janë: Ilir Mustafaj, Luan Dervishi, Rexhep Bekteshi, Ragleta Panajoti, Valbona Bala, Arta Vorpsi dhe Elsa Toska.

Nga ana tjetër, pas marrjes së vendimit të formës së prerë të shkarkimit të Fatos Lulos nga Gjykata Kushtetuese, është shpallur edhe vakanca për zëvendësimin e tij. Momentalisht, sistemi i drejtësisë në vend është në kolaps. Gjykata e Lartë, e cila duhet të kishte të paktën pesë anëtarë për të funksionuar ka mbetur me katër anëtarë, ndërsa Gjykata Kushtetuese ka mbetur me vetëm dy anëtarë.

Deri më tani, Gjykata Kushtetuese është jofunksionale dhe madje rrezikon që të mbetet me një anëtar të vetëm, në rast se KPA-ja vendos që të shkarkojë nga detyra kryetarin e kësaj gjykate, Bashkim Dedjen, rikonfirmimi në detyrë i të cilit është ankimuar nga Komisioneri Publik me rekomandim të ONM-së.

Komisioneri Publik ndalet në potencialin financiar të kreut të Kushtetueses në blerjen e një apartamenti në Tiranë. Dedja ka deklaruar se për apartamentin 146 metra katrorë ka marrë kredi 120 mijë euro me afat 20 vjet.

Si burime për blerjen e apartamentit, ai ka deklaruar 35 mijë euro kursime dhe dy hua pa interes në vlerën totale prej 25 mijë eurosh të marra nga vëllai dhe kunati i tij. Mirëpo, Komisioneri Publik del në përfundimin se Dedja nuk ka patur burime financiare të ligjshme për të paguar këstin e parë të apartamentit./korrieri

Bllokimi i Gjykatës Kushtetuese, kush janë kandidatët e rinj Read More »

VIDEOSKANDALI / Ja si gënjeu Taulant Balla live

Një skandal i madh politik ka shpërthyer ditën e sotme. Nënkomisari Emiljano Nuhu ka denononcuar sot me zë e figurë se Taulant Balla ka liruar nga qelia djalin e deputetit të PS-së, Rrahman Rrahja, i cili është akuzuar për përdhunim.

Gjithashtu Nuhu ka treguar se Xhelal Rrahja, vëllai i deputetit të PS-së i ka vendosur pistoletën në kokë në prani të Taulant Ballës.

E gjitha kjo ka ndodhur në postën e Policisë në Fushë Krujë.

Ndërsa në një deklaratë për mediat pas publikimit të video skandalit, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla mohoi të gjitha duke thënë se nuk kishte qenë asnjëherë në Krujë.

Në fakt e gjithë ngjarja e denoncuar nga nënkomisari zhvillohet në Fushë Krujë e jo Krujë, e si për të konfirmuar faktin që Taulant Balla doli sot në konferencë për mediat dhe gënjeu live./korrieri

VIDEOSKANDALI / Ja si gënjeu Taulant Balla live Read More »

Oficeri Nuhu zbulon skenarin: Si u porosit ekzekutimi im nga deputeti i PS

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka publikuar letrën e plotë të dorëheqjes, që nënkomisar Emiljano Nuhu, u kishte drejtuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Ardi Veliu, presidentit Meta, kryeministrit Rama dhe kryeprokurores Marku.

Në letrën në fjalë, nënkomisar Emiljano Nuhu, ka denoncuar tek krerët e shtetit, skenarin e porositjes së vrasjes së tij nga deputeti Rrahman Rraja, nëpërmjet Durim Bamit.

Ai shkruan:

‘Më datë 12.09.2018, kam marrë informacion nga rrjeti im sekret që deputeti Z.Rrahman Rraja, ka kontaktuar me shtetasin Durim Bami dhe i ka kërkuar që të më ekzekutojë, pasi unë po i hapja shumë probleme dhe po e dëmtoja politikisht deputetin. Ai është shprehur që me kaq probleme që më ka hapur oficeri Emiljani Nuhu, unë nuk shkoj dot në Parlament. Shtetasi Durim Bami e ka marrë përsipër ekzekutimin tim. I gjetur në kushte të tilla, i lënë në dorën e fatit nga shteti u largova menjëherë dhe për sigurinë time dhe të familjes kërkoj të lirohem nga Policia e Shtetit’./korrieri

ImageImageImageImageImage

Oficeri Nuhu zbulon skenarin: Si u porosit ekzekutimi im nga deputeti i PS Read More »

Nënkomisari për incidentin me Taulant Ballën: Ndërhyri për të shpëtuar djalin e deputetit të PS…

Ngjarja e rëndë e ndodhur disa muaj më parë është përshkallëzuar më tej. Bëhet fjalë për një ngjarje të rëndë ku është përfshirë djali i deputetit të PS-së në Krujë. Pas kësaj, ish-punonjësi i policisë Emiljano Nuhu u pushua nga puna pas refuzimit për të hequr dorë nga dosja.

Ai ka denoncuar sot me emra deputetin Taulan Balla, kryetarin e bashkisë Krujë Artur Bushi, deputetin tjetër të PS-së Rrahman Rraja, se e kanë kërcënuar me vrasje dhe Xhelal Rrahjën, vëllai i deputeti të PS-së, se i ka vendosur pistoletën në kokë në ambientet e Policisë së Fushë Krujës. Rrëfimi i Nuhut, me gradën nënkomisari, është bërë për një emision në televizionin lokal “Tv Shijak”. Ngjarja ka ndodhur më Ne 21 korrik, tregon ai, pasi kishte marrë në pyetje djalin e deputetit. Zyrtarët ishin të shoqëruar nga 10 persona me precedentë kriminale, tregon Nuhu.

Oficeri që ka hetuar këtë dosje, tregon se bëhet fjalë për rastin e denoncimin për përdhunimin nga shtetësja nga Nikla me iniciale Xh.M. ndaj djalit të deputetit të PS-së, denoncim i kryer në komisariat në dhjetor 2017. Ai shton se vajza ka tërhequr denoncimin pas kërcënimeve.

Gazetari: Dhe i komunikuat që do të ndalohej dhe të njoftonte avokatin Emiljano Nuhu: Po, i kam komunikuar që ti sot do të arrestohesh për këto vepra penale dhe do të njoftosh avokatin. Në rregull më tha. Kam marrë në telefon babain e tij, shtetasin Rrahman Rrahja ku I kam thënë hajde në stacionin e policisë në Fushë Krujë se kam një problem. Për rreth  30 minuta ka ardhur aty prezent babai i tij te zyra ime  Rrahmani i cili është deputet i Partisë Socialiste i shoqëruar nga kryetari bashkisë Artur Bushi, i shoqëruar nga deputeti Taulant Balla që është kryetar i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, i shoqëruar nga vëllai i tij Xhelal Rrahja

Gazetari: Në cilën datë kanë ardhur… Emiljano Nuhu: Ata kanë ardhur në datën 21 korrik të vitit 2018 rreth orës 19:30 në zyrën time. Gazetari: Pra kanë ardhur këta persona që ju përmendët? Emiljano Nuhu: Po, personat që përmenda më sipër.

Gazetari: Balla dhe Bushi përse erdhën. Mirë babai deputeti… Emiljano Nuhu: Nuk e di ishin aty shumë shpejt, janë shumë miq, kanë lidhje miqësore shuëm të ngushtë me deputetin e Krujës. Erdhën në zyrën time, nuk kam arritur ta mësoj se si erdhën aq shpejt në zyrën time.

Gazetari: A mund të futeshin në zyrën tuaj persona që nuk kishin lidhje me ngjarjen? Emiljano Nuhu: Ata ishin persona me imunitet dhe janë njohur nga punonjësit e policisë në ambientet e jashtme dhe kanë hyrë pa thënë asnjë … ata nuk kanë nevojë për urdhër …

Gazetari: Mund të hyjnë në zyrën tuaj këta persona? Emiljano Nuhu: Ligjërisht ata ndalohen, personat që s’kanë dijeni për veprën penale kur oficeri i policisë gjyqësore nuk i thërret, por imuniteti dhe fuqia që kanë ata nuk kanë nevojëpër urdhër për të hyrë në zyrën time.

Gazetari: E kuptoj. Erdhën këta persona, po persona të tjerë që i shoqëronin kishte? Emiljano Nuhu: Kishte nja 10 persona që i shoqëronin, këta qëndruan në ambientet e poshtme të korridorit të komisariatit, të stacionit të policisë së Fushë Kruujës se quhet stacion, jo komisariat.

Gazetari: Po këta persona çfarë ishin, ketë të 10 që e shoqëronin? Emiljano Nuhu: Nga informacioni që mora nga punonjësit e policisë që i njihnin si elementë me precedentë kriminalë të zonës të një grupi kriminalë shumë të fuqishëm në zonën e Niklës. Këta qëndruan në ambientet e stacionit, nuk u futën në zyrë, vetëm personat e lartpërmendur u futën në zyrë. Gjatë kohës që u futën këta unë isha në zyrë me shtetasin Rexhep Rrahja, ishin dy punonjësit e patrullës së përgjithshme me uniformë. Dhë në momentin që këta persona kanë hyrë, Rrahman Rrahja u ka thënë punonjësve të policisë dilni jashtë se kemi ne punë në zyrë. Unë kam ndërhyrë dhe i kam thënë që nuk pse të dalin punonjësit e policisë jashtë, të flasin në prezencën e tyre. Ua ka bërë me shenjë punonjësve të policisë dhe punonjësit e policisë nuk kanë reaguar dhe kanë dalë përjashta për shkak të influencës që ka ai, nuk kanë

Gazetari: Ata janë larguar dhe në zyrë mbetët ju, 2 deputetët dhe kryebashkiaku i Krujës? Emiljano Nuhu: Po, edhe vëllai i deputetit Xhelal Rrahja.

Gazetari: Nuk kishit eprorët tuaj në zyrë? Emiljano Nuhu: jo jo. Për fat të keq atë ditë ishte e shtunë dhe i vetmi që ishte në zyrë isha unë I gatshëm nga oficerët isha në drejtim punonjës të tjerë. Shumica kanë qenë me leje për shkak të muajit korrik dhe të gjithë ishin vetëm nga telefoni kontakti me eprorët

Gazetari: Çfarë ndodhi pasi ngelët vetëm në zyrë? Emiljano Nuhu: Pasi ngelëm vetëm në zyrë, unë i komunikova Rrahmanit, i thash që djali juaj do të arrestohet për shkak se është kallzuar nga shtetësja Xhensila Maloku dhe akuzohet për disa vepra penale. Aty u hodh dhe më tha: nuk ke shanse të arrestosh djalin tim. Gjatë kësaj kohe hidhet dhe flet shtetasi Xhelal Rrahja i cili është i vëllai dhe më thotë: Nuk ke shanse të arrestosh Rexhepin sot, nuk del i gjallë nga zyra…

Gazetari: Ju thotë juve? Emiljano Nuhu: Po. Po. Nuk del i gjallë nga zyra nëqoftëse ti arreston nipin tim. Une i gjendur në këto kushte i thash kam marrë urdhër nga prokurorja ta arrestoj në të kundërt shkoj unë në burGazetari Me të thënë këtë fjalë ai është irrituar jashtë mase shtetasi Xhelal ka kapur nipin për krahu dhe i ka thënë dil përjashta. Në këtë moment unë kam ndërhyrë dhe i kam thënë prit të flas me prokuroren dhe pastaj mere dhe nxirre përjashta. Në këto momente ka nxjerrë një pistoletë dhe ma ka vënë në kokë dhe më ka thënë hiqi duart dhe s’do flasësh me asnjë njeri në telefon dhe këto gjëra do të mbeten vetëm këtu në zyrë përkundrazi do të zhduk.

Gazetari: Në prani të këtyre të tjerëve që ne përmendëm? Emiljano Nuhu: Në prani të vëllait të tij, deputetit Taulant Balla, dhe kryetarit të bashkisë, dhe këta me ironi I kanë thënë hiqe pistoletën nga koka e oficerit se është djali i mirë oficeri nuk i bën ato gabime.

Gazetari: Kush e tha këtë? Emiljano Nuhu: Njëkohësisht e tha Taulanti me Arturin në qetësi absolute. E thanë, nuk ishin as të irrituar, asgjë. I irrituar vetëm me kërcënime ishte Xhelali, vëllai i deputetit i cili nxori armën. Në këto kushte e hoqi pistoletën e futi në brez dhe tha e mbyllëm këtë muhabet këtu dhe do të ngelet këtu askund tjetër në asnjë moment nuk do të hapet se çfarë ndodhi këtu se ti ke …

Gazetari: Xhelali armën me leje apo pa leje e kishte meqë Emiljano Nuhu: E kishte pa leje, pa leje e kishte. Edhe djali e kishte pa leje gjatë kohës që ishte në zyrë dhe këtë e deklaron edhe personia e dëmtuar gjatë kohës që i është ushtruar person në zyrën e oficerit tjetër. Dhe në këto kushta këta dolën nga zyra ime, e morën dhe unë ngela I vetëm nuk dija çfarë të bëja …

Gazetari: Edhe të akuzuarin e morën me vete? Emiljano Nuhu: Po, po. Unë ngela i vetëm, nuk kisha çfarë të bëja kundër atyre personave. E vetmja rrugë ligjore që kasha unë ishte të njoftoja eprorët e mi dhe prokuroren./PANORAMA

Nënkomisari për incidentin me Taulant Ballën: Ndërhyri për të shpëtuar djalin e deputetit të PS… Read More »

Skandali/ Mbërrin ekspertiza e audiopërgjimit nga Anglia: Na keni dërguar material të montuar, ne nuk…

Ka mbërritur në Prokurorinë e Përgjithshme, në Tiranë, përgjigja e laboratorit anglez në lidhje me ekspertizën e audiopërgjimit të publikuar nga Partia Demokratike për vëllain e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Në materialin që është në fazën e përkthimit për t’ju dorëzuar Krimeve të Rënda, ekspertët anglezë thonë se nuk mund të shprehen me siguri të plotë lidhur me vërtetësinë e bisedës dhe personat e përfshirë në të.Kjo pasi sipas tyre, materiali i dërguar për ekspertim nuk ka qenë origjinal, por një kopje e regjistrimit i cili duket se ka pasur ndërhyrje.

Mbërrin në Shqipëri ekspertiza e laboratorit anglez ku u dërgua së fundmi për tu ekspertuar biseda mes Albert Veliu i njohur ndryshe me emrin Babale dhe personit të supozuar si Agron apo Geron Xhafa ,vëllai i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa.

Burime për Ora News kanë bërë me dije se sipas përgjigjes së mbërritur në Prokurorinë e Përgjithshme, materiali i dërguar nuk është origjinali që pretendohet se është regjistruar në Vlorë, madje dhe regjistrimi nuk është i plotë.

Për këtë arsye ekspertët në konkluzion rezervohen për të folur me 100 për qind në lidhje me origjinalitetin e regjistrimit.

Burime nga hetimi thanë se ekspertët e huaj kanë konstatuar se në bisedën e transmetuar ka shkëputje dhe ndërhyrje të zërave.

Gjithashtu ekspertët janë shprehur me përqindje edhe mbi kërkesën për përputhshmërinë mes zërit të Agron Xhafajt dhe atij që është në përgjim.

Përgjigja e ekspertizës ndodhet ende në Prokurorinë e Përgjithshme, ndërsa ende nuk ka mbërritur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda pasi gjithë materiali është ende duke u përkthyer nga gjuha angleze.

Burime zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme të pyetura nga Ora News dy ditët e fundit, nuk e mohuan mbërritjen e konkluzionit të ekspertizës nga Anglia, por as nuk e pohuan këtë fakt.

Krahas përgjigjes së mbërritur nga ekspertët e huaj organi i akuzës ka marrë edhe rezultatet e qelizave telefonike te personave të përfshirë përgjim, vendet ku janë ndodhur në momentet kur janë bërë bisedat dhe më pas hetuesit kanë bërë edhe kryqëzimin e këtyre të dhënave.

Pas nje analize të të gjitha fakteve pritet që Prokuroria e Krimeve të Rënda të marrë vendimin për ecurinë e çështjes.

Madje mësohet se për këtë dosje mund të ketë dhe të ndaluar pas shqyrtimit të plotë të saj.

Audiopërgjimi i cili tronditi politikën u publikua nga Partia Demokratike disa muaj më parë.

Sipas PD-së, rasti ishte nje investigim i gazetarit Jetmir Olldashi i cili kishte hetuar trafikun e drogës duke përdorur si bashkëpunëtor Albert Veliun, i njohur ndryshe në Vlorë edhe me emrin Babale.

Sipas Olldashit, ai kishte degjiuar se vëllai i Ministrit të Brendshëm kishte lidhje me trafikun e drogës dhe për të provuar këtë kishte infiltruar Albert Veliun, i cili kishte patur më parë njohje me Agron (Geron) Xhafën.

Ai ka pretenduar se biseda është bërë në lokalin e Agron Xhafajt në Vlorë, ku ky i fundit kishte pranuar të ndihmonte Babalen për një ngarkesë kanabisi drejt Italisë.

E gjithe biseda është kundërshtuar menjeherë nga vëllai i Ministrit të Brendshëm, i cili ka mohuar të ketë qenë ai në bisedë.

Agron Xhafaj bëri një kallzim në Prokurorinë e Tiranës, ndërkohë që menjëherë u vetëdorëzua në Itali për të vuajtur dënimin e dhënë atje ndaj tij./korrieri

Skandali/ Mbërrin ekspertiza e audiopërgjimit nga Anglia: Na keni dërguar material të montuar, ne nuk… Read More »

Arta Markut i del situata nga kontrolli, prokurorët rebelë dorëzojnë 90 dosje. Drejtori i ri…

Shumë çështje që janë në hetim në Prokurorinë e Përgjithshme do të jenë pezull pasi prokurorët rebelë kanë hequr dorë nga hetimi i tyre. Shkak është bërë refuzimi për të hetuar bandën e Emiljano Shullazit. Pas largimit të Sokol Stojanit nga detyra e drejtorit të Inspektimit në Prokurorinë e Përgjithshme vendin e tij e ka zënë Adnan Xholi. Prej tre ditësh Xholi ka marrë frenat e kësaj drejtorie. Edhe pse Prokuroria e Përgjithshme sqaroi se lirimi i Stojanit nuk ka lidhje me kundërshtimin e tij për të hetuar prokurorët e Krimeve të Rënda pas masave të ndërmarrë nga Arta Marku, data e lirimit të tij përkoi me kaosin në prokurori që shkaktoi dosja Shullazi.

Tashmë Xholi do të hetojë prokurorët ‘rebelë’ që kundërshtuan shortin për dosjen Shullazi. Nga 10 prokurorët që u mor masa e hetimit disiplinor, 3 u transferuan; Olsian Çela në Prokurorinë e Beratit, Sonila Muhametaj në Prokurorinë e Pukës dhe Besim Hajdarmatajn në Prokurorinë e Pogradecit. Ndërsa për Përparim Kullurin, Behar Dibrën, Arenc Çelën, Edvin Kondilin, Pranvera Pustinën, Eugen Beçin dhe Blerim Tominajn, Marku ka kërkuar hetim disiplinor.

Sipas burimeve të Report Tv, tre prokurorët po dorëzojnë dosjet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda që kishin në hetim, të cilat më pas do të kalojnë te kolegët e tyre përmes shortit. Tre prokurorët që u transferuan kishin gati 90 dosje që po hetonin te Krimet e Rënda. Përsa i përket hetimit disiplinor apo transferimit ata ende nuk kanë depozituar asnjë ankesë, ndërsa kanë 30 ditë afat edhe pse prokuroria thotë se është i ligjshëm. Ndër çështjet sensitive që po hetonin prokurorët, ishte ajo e dosjes Habilajt, teksa njëri nga pesë prokurorët ishte Besim Bajdarmataj.

Arta Markut i del situata nga kontrolli, prokurorët rebelë dorëzojnë 90 dosje. Drejtori i ri… Read More »

Ndër 15 ishujt më të bukur në botë renditen edhe Ishujt e Ksamilit!

Gazeta suedeze “Expressen.se” konsideron ishujt e Ksamilit ndër 15 ishujt më të mrekullueshëm në botë.Në një renditje për të gjithë ata turistë që pëlqejnë të kalojnë pushimet në ishull, gazeta suedeze, mes ishujve të famshëm si Korsika, Siçilia, Ibiza, Malta apo Singapori ka vendosur edhe ishujt e Ksamilit.Shqipëria është shfaqur si një alternativë tërheqëse ndaj Greqisë. Qyteti i Sarandës është përballë ishullit grek të Korfuzit dhe është i famshëm për plazhet e tij të bukur, si në qendër të Sarandës edhe përgjatë gjithë bregut.Për të shijuar plazhe edhe më të bukur, merr një taksi dhe udhëto rreth 20 minuta në jug drejt ishujve të Ksamilit. Këto ishuj janë të pabanuar dhe mund të arrihen me lehtësi duke notuar ose me një varkë me pedale. Këtu nuk ka aq shumë njerëz sa ka në breg dhe deti është jashtëzakonisht i mrekullueshëmPër ata që duan të bëjnë më shumë se sa vetëm të lahen, ka plot mundësi.

Mund të shkoni tek Syri i Kaltër, një burim me ujë të ftohtë vetëm pak kilometra larg Sarandës. Ky fenomen natyror është 50 metra i thellë dhe ngjason me një sy nga forma dhe ngjyra.Por, mund të kaloni edhe një eksperiencë unike në qytetin historik të Gjirokastrës duke vëzhguar luginën e lumit Drino, duke vizituar pazarin e vjetër, kështjellën mesjetare dhe muzeun etnografik.

Ndër 15 ishujt më të bukur në botë renditen edhe Ishujt e Ksamilit! Read More »

Rama jep lajmin: Nga 1 janari i vitit të ardhshëm, ja sa lekë do marrin për një bebe …

Kryeministri Edi Rama doli sot në konferencë duke dhënë një lajm të madh për bebet e reja që do vijnë në jetë nga 1 janar.Deri tani çdo bebe merrte 50 mijë lekë, por kryeministri tha se kjo shifër do të shumëfishohet.Kështu, fëmija i parë i çiftit që nga 1 janari, do marri 8-fsihin e bonusit, pra 400 mijë lekë, fëmija i dytë 16 fish, pra 800 mijë lekë, dhe fëmija i tretë, 1 milion e 200 mijë lekë.“Këto do shkojnë për të gjithë fëmijët e posalindur në republikën e Shqipërisë. Cdo bebe që lind në maternitetet e Shqipërisë do regjistrohet aty, s’do jetë më e nevojshme për atë procedurë të komplikuar”, deklaroi Rama.

E PLOTË:

Jemi këtu për të anncuar një politikë të re që e konsiderojmë një fryt të rëndësishëm dhe të konsiderueshëm në rrugën e vështirë të reformave. Reformat shtetbërëse patjetër që kanë dhimbjet dhe sakrtificat e tyre. Njerëzit e zakonshëm të këtij vendi kanë qenë të vetëdijshëm për domosdoshmërinë e këtyre reformave. Është padiskutim e sigurtë që në fund të ditës njerëzit me të drejtë kërkojnë shumë më tepër.Jemi gati se na lejojnë llogaritë sot dicka që do ishte e pamendueshme vite më parë. Si rezultat i një diskutimi mbi buxhetin e vitit 2019 ku do kemi fryte të dobishme të reformave, do kemi rritje pagash në arsim, shëndetësi, arsim, ushtri. Do kemi lehtësime të rëndësishme taksash, për një pjesë të konsiderueshme të biznesit që do hyjë në kategorinë e biznesit të vogël dhe sdo konsiderohet më biznes deri në 140 mijë dollarë xhiro në vit. Por më e bukura është ajo që do bëjmë për fëmijët e sapolindur. Në vitet 2000 unë pata lancuar si kryetar bashkie, cekun e bebes 50 mijë lekë të vjetra që mbeti aq sa ishte për shumë e shumë vite dhe u kthye madje në një problem. Ne kishim edhe një borxh prej 5 milion dollarësh për bebet që nuk kishin marrë cekun që u takonte. E shlyem atë borxh.Si përfundim, asgjë më nuk ka ndryshuar në këtë politikë që sot rikthehet në rtendin e ditës me një shumëfishim për fëmijët e posalindur qysh nga 1 janari. Fëmija i parë që nga 1 janari, do marri 8-fsihin e bonusit, pra 400 mijë lekë, fëmija i dytë 16 fish, pra 800 mijë lekë, gfëmija i tretë, 1 milion e 200 mijë lekë. Këto do shkojnë për të gjithë fëmijët e posalindur në republikën e shqipërisë. Cdo bebe që lind në maternitetet e Shqipërisë do regjistrohet aty, s’do jetë më e nevojshme për atë procedurë të komplikuar.

Rama jep lajmin: Nga 1 janari i vitit të ardhshëm, ja sa lekë do marrin për një bebe … Read More »