Aktualitet

Habilajt në gjyq, ja çfarë ndodhi gjatë seancës në Itali

Pasditen e djeshme në Gjykatën e Katanias është zhvilluar, seanca e dytë gjyqësore ndaj të arrestuarve të bandës së Habiljave, grupit të trafikantëve italo-shqiptarë i shkatërruar nga Antimafia italiane më 14 tetor të 2017 ne Itali.Trupi gjykues i drejtuar nga gjykatësi Giancarlo Cascino vendosi që seanca e radhës do të mbahet në Gjykatën e Katanias më 16 nëntot të 2018.

Por kjo seancë gjyqësore ka zgjatur vetëm pak minuta pasi Prokurori i çështjes “Habilaj” ka kërkuar kohë për përgatitjen e akuzës së tij, e cila pritej të lexohej sot në sallën e gjyqit.Seanca e parë e gjyqit të Habilajve u zhvillua më  31 maj 2018.Të arresturit e grupit të Habilajve, akuzohen për trafik droge e armësh, nga Shqipëria drejt Italisë.

Habilajt në gjyq, ja çfarë ndodhi gjatë seancës në Itali Read More »

“Mos më përplasni se jam gjynah”, do përloteni në rrëfimin e fëmijëve që refuzohen nga mësuesja e shokët

Rrënqethëse është historia e fëmijëve të familjes Shima, ku varfëria është ekstreme. Rrëfimi i tyre vjen në emisionin, ku kryefamiljari u shpreh: “Me netë kanë ndenjur pa bukë. Nuk ka prind në botë që ta marrë fëmijën dhe ta fusë me kokë në kazanin e plehrave. Nuk kam mbështetje tjetër se po të kem edhe unë e lej fëmijën. Me të vërtetë nuk di të shkruaj, të lexoj, por një punë për mua nuk e ka shteti”? Ndërsa fëmijët thanë se i keqtrajtojnë në shkollë dhe se askush nuk do të rrijë me ta. “Pa ngrënë dhe pa pirë dhe shokët më shajnë ‘zhuls’! Mua më vjen shumë keq, edhe babi është shumë keq…”, rrëfeu mes lotësh njëri prej djemve.

 

“Do bëjë Zoti mirë…”, iu përgjigj i ati i përlotur. Fëmijët treguan se verën e kaluan duke mbledhur kanaçe, pasi detin nuk e kanë parë me sy. ‘Mua më përplasnin në tavolinën e shkollës. U thosha mos më përplasni se jam gjynah. Edhe mësuesja më kapte nga veshi. Në bankë jam vetëm se nuk më ul mësuesja me shokët. Unë kam qejf të luaj me shokët, por ata nuk pranojnë…”, rrëfeu i vogli i familjes Shima. Ai ka vendosur të mos shkojnë më në shkollë për të mos u përballur më me bullizmin e vazhdueshëm. Ëndrra më e madhe për Gëzimin, Arbenin dhe Ergysin është të ngopen me bukë, të kenë një shtëpi normale dhe të pajisen me libra dhe mjetet e nevojshme shkollore.

“Mos më përplasni se jam gjynah”, do përloteni në rrëfimin e fëmijëve që refuzohen nga mësuesja e shokët Read More »

Flet Xhisiela Maloku/ Shikoni çfarë pyetjesh bën gazetari super i pavarur Muhamet Veliu

Flet ekskluzivisht për Report Tv, Xhisiela Maloku, vajza që denoncoi djalin e deputetit socialist Rrahman Rrahja.

Intervisten e ka bërë gazetari Muhamet Veliu i cili për asnjë moment nuk bën pyetje për të mësuar realisht detaje mbi ngjarjen por gjithçka e lidh me akuzat politike duke u fokusuar vetëm tek emri i Taulant Ballës. Si ju duket kjo intervistë? Jepni komentin tuaj.

SHIKONI VIDEON KETU

Flet Xhisiela Maloku/ Shikoni çfarë pyetjesh bën gazetari super i pavarur Muhamet Veliu Read More »

Denoncoi deputetët e PS, Artan Hoxha nxjerr fotot kompromentuese të Emiljano Nuhut

Një ditë pasi denoncoi deputetët e PS-së, gazetari Artan Hoxha ka publikuar disa foto ku tregohet se ish-polici Emiljano Nuhu ndodhet në Zvicër. Në foto shfaqet dhe ish-polici tjetër Dritan Zagani që denoncoi përfshirjen e Saimir Tahirit në trafikun e drogës.

Postimi i Artan Hoxhes

Përgjigje e munguar per Dritan Zaganin…. Ke dy dite rresht qe pa asnje arsye ke sajuar dhe publikuar te paverteta ne adresen time, pa ruajtur asnje lloj etike njerezore. Per me teper,kur s’te kam lene asnje motiv ty personalisht, kur te kam mbeshtetur, perkrahur dhe dale ne mbrojtje per nje kauze te drejte.
Gjykova se denoncimi yt ishte nje kontribut ne luften kunder narkotrafikut dhe korrupsionit shteteror, te cilen une e kisha denoncuar perpara gjithkujt tjeter dhe me shume se askush tjeter duke rrezikuar jeten time ne plantacionet e narkotrafikut mbjelle me leje te rilindjes. Por mesa duket militantizmi politik ta ka erresuar gjykimin duke me ngaterruar dhe mua me nje militant politik. Je komplet gabim, jam po ai qe kam qene gjithmone pa bere asnje kompromis me te verteten dhe profesionin tim…

Ne mbrojtje te se vertetes po te them se kjo eshte histori e sajuar dhe do publikoj fakte ashtu sic publikova sot ne mbremje ne Opinion. Nuk me intimidoni dot as ti dhe as cdo militant tjeter qe eshte sulur sot per te me kercenuar. Gazetaret profesioniste nuk ndahen ne tanet dhe te kundershtarit sipas interesit te momentit…

Meqe jemi te faktet dhe e verteta! Dritan Zagani, une jam ai qe denoncoj dhe flas vetem me fakte. Me qe po kembengul forte se je zhgenjyer dhe te dukem ne mbrojtje te nje qeverie paudhesite e seciles i denoncoj perdite, po te bej disa pyetje:

A je ti ne kete foto dale ne Zvicer, bashke me nenkomisarin “hero” Emiljano Nuhu?
Si ka mundesi qe polici i larguar ilegalisht nga Shqiperia ndodhet kaq shpejt ne shoqerine tende ne Zvicer? Cfare ju lidhi bashke? A E KE NDIHMUAR TI NENKOMISARIN TE PAJISET ME DOKUMENTA QENDRIMI TE AZILANTIT NE ZVICER ?

Dritan Zagani te kam mbeshtetur ne denoncimin kunder narkotrafikut por ne sajesat dhe mashtrimet alla Babale, nuk te ndihmoj dot. Shijoeni azilin dhe lereni militantizmin politik se sajesat dhe mashtrimet dalin shume shpejt….

Ne foton e pare: Dritan Zagani dhe Emiljano Nuhu, te fotografuar sebashku ne Gjeneve te Zvicres. Ne foton e dyte: Dokumentat e reja te qendrimit ne Zvicer, te familjes se nenkomisarit Nuhu, Emiljanos, bashkeshortes se tij dhe femijes, te leshuara ne Gjeneve.

Denoncoi deputetët e PS, Artan Hoxha nxjerr fotot kompromentuese të Emiljano Nuhut Read More »

Ska më pritje për vizë drejt Gjermanisë, tani të gjithë shqiptarët mund të punojnë atje

Në Gjermani numri i vizave të punës për shqiptarë, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, boshnjakë dhe të tjerë nga Ballkani është rritur me 70% në tetë muajt e parë 2017.

“Die Welt” i ka kushtuar sot dy artikuj temës së punësimit të të huajve në Gjermani.

Një punë në Gjermani, shumë njerëz në vendet e Ballkanit Perëndimor e shohin këtë si të vetmen rrugëdalje nga papunësia në atdheun e tyre, kështu që mos e humbisni edhe ju këtë rast, detajet për aplikim.

Aplikimi është shumë thjeshtë dhe vlen për të gjithë shqiptarët.

Ska më pritje për vizë drejt Gjermanisë, tani të gjithë shqiptarët mund të punojnë atje Read More »

600 punonjës të bypass-it të Fierit drejt grevës së urisë

Këtë të mërkurë 600 punonjës që punojnë për ndërtimin e bypass-it të Fierit e Vlorës janë ngritur në protestë sërish, për të nëntën herë.

Tubimi eshte zhvilluar në segmentin rrugor Mbrostar- Fier, aksi i cili është bllokuar për shkak të protestës.

Punëtorët shprehen se ende nuk i kanë marrë rrogat për punët që kanë kryer në periudhën 2015-2016 nga kompania nën- kontraktore dhe se nëse kushtet e tyre nuk plotësohen, atëherë ata do të hyjnë në grevë.

Protestuesit janë shprehur se ata nuk do të lejojnë vijimin e punimeve dhe do të futen në grevë urie pikërisht përballë Ministrisë së Energjisë, Industrisë e Transportit, të drejtuar nga Damian Gjiknuri.

600 punonjës të bypass-it të Fierit drejt grevës së urisë Read More »

Një zjarr i fuqishëm përfshin zonën e Levanit

Një tjetër vatër zjarri është raportuar ditën e sotme. Mësohet se zjarri ka përfshirë një hapësirë të konsiderueshme me ullishte në zonën e Levanit, në Fier.

Bëhet e ditur se zjarri i fortë u shkaktua pas rrëzimit të një peme, e cila përfundoi në një shtyllë elektrike, duke shkaktuar kështu flakët e para, të cilat janë përhapur dhe favorizuar nga era e fortë që ka prekur vendin tonë këto dy ditët e fundit.Sipërfaqja në të cilën ra zjarri është një kodër e mbjellë kryesisht me ullinj.

Forcat zjarrfikëse kanë hasur vështirësi për shkak të terrenit të vështirë dhe erës, por po punohet për shuarjen e zjarrit.

Një zjarr i fuqishëm përfshin zonën e Levanit Read More »

Flamingot rikthehen në shtëpi pas 21 vitesh shtegtim, spektakël në lagunë

Shpendi lozonjar i njohur edhe për baletin karakteristik ishte larguar nga kjo lagunë prej vitit të mbrapsht 1997, ku gjuetia e paligjshme bëri masakër mbi ta.

Pas 21 vitesh shtegtim flamingot rikthehen në shtëpinë e tyre. Shpendi lozonjar i njohur edhe për baletin karakteristik ishte larguar nga kjo lagunë prej vitit të mbrapsht 1997, ku gjuetia e paligjshme bëri masakër mbi ta. Sot ata rikthehen në Lagunën e Nartës, të cilësuar si “Shtëpia e Flamingove” dhe shfaqin për turistët baletin e tyre klasik. Report TV ka vëzhguar për disa orë aktivitetin e këtij shpendi në lagunë, prej orëve të para të mëngjesit e deri në perëndimin e diellit.

Prej vitit 1997 flamingot u arratisën në destinacione të tjera dhe shumë rrallë ishin parë në këtë lagunë. Por në vitin 2016, qeveria vendosi të ndalojë gjuetinë me anë të një moratoriumi, që duket se dha efekt. Prej asaj kohe vihej re se ky shpend po kthehej në shtëpi, por ditët e fundit kjo lagunë është populluar më shumë se kurrë.

Sipas specialistëve, flamingot nuk po shtegtojnë më nga Narta në periudhën e nxehtë por po qëndrojnë në lagunë gjatë gjithë vitit. Por, edhe prania e shumtë e turistëve dhe i vizitorëve është disi shqetësuese, pasi shkrepjet e aparatëve dhe dronët i bezdisin këta shpendë gjatë procesit të tyre të ushqimit apo dhe të shlodhjes. Ato tremben dhe ngrihen me vrull në ajër dhe herë pas herë dëmtojnë njëra-tjetrën por dhe duke i larguar nga vendi i zgjedhur.

Flamingot, klasifikohen tek shpendët me karakteristika të rralla. Në të shumtën e rasteve ata shihen të grupuar në hapësira të cekta uji dhe mblidhen si një grup baleti. Shumë teori janë ngritur për faktin se si ky shpend qëndron me një këmbë dhe për ngjyrat e tyre të ndryshme. Madje me një këmbë ata edhe flenë. Gjatësia e këmbëve të tyre shkon nga 81 deri ne 130 cm dhe pasha trupore deri në 4 kg. Sipas specialistëve ngjyra e flamingove është në varësi të ushqimit që hanë si edhe karkalecave të cilat kanë përmbajtje të lartë karroteni, e cila i jep ngjyrën karotë në portokalli. Një tjetër teori është se të qëndruarit me një këmbë ka të bëjë me ndërtimin e trurit tek Flamingot, ndërsa të tjetër teori është se të qëndruarit me një këmbë ka të bëjë me gjuetinë dhe ruajtjen e energjisë. Por edhe pse ka shumë teori, ende nuk ka një tezë të saktë për këtë veprim të këtij shpendi.

Të gjithë flamingot kanë një veçori të përbashkët: një sqep që harkohet lehtë në mes dhe përkulet poshtë, duke krijuar një formë të këndshme për sytë. Kur nis të fluturojë, zogu rreh krahët me hijeshi dhe vrapon përmes ujit me këmbët e shkathëta, duke fituar vrullin që i nevojitet për t’u ngritur në qiell. Me qafën e gjatë, me kokën të drejtuar para dhe me këmbët që i tërheq si të ngrira nga pas, ai fluturon me elegancë nëpër qiell.

Veç flamingove në këtë lagunë rriten edhe disa shpendë të tjerë të rrallë në specien e tyre. Nga vëzhgimi i specialistëve pak kohë më parë, aty janë numëruar edhe rreth 17 pelikanë të cilët qëndronin të qetë në habitatin e tyre. Shpendë të tjera më pak në numër janë edhe Kryekuqa e mjeme, Sqepbiza, Dallëndyshja Bisht-Gërshërë, Dallëndyshja kërbishtbardhë  apo Vrapuesi gushëbardhë

Laguna e Nartës, një ndër më të mëdhatë në vendin tonë ndodhet në veri-perëndim të qytetit të Vlorës, me një sipërfaqe rreth 42 km 2. Thellësia e saj më pak se 1 . 5 metër, e bënë këtë lagunë të preferuar për flamingot. Ajo ndahet nga deti Adriatik nga një rrip i ngushtë toke ranore, që përbëhet nga duna rëre dhe  plazhe të vegjël pa bimësi të dendur. Veç ishullit të vogël ku ndodhet Manastiri i Shën Mërisë, kjo lagunë ka edhe një panoramë të mrekullueshme dhe për shkak të gjerësisë së saj të ofron edhe një perëndim unikal të diellit, I cili përshëndetet herë pas here edhe nga grupet e flamingove që banojnë tashmë aty.

Flamingot rikthehen në shtëpi pas 21 vitesh shtegtim, spektakël në lagunë Read More »