Aktualitet

Zbulohet SMS e Xhisielës për Eni Vasilin: Kalova në depresion! Nuk di si dy femra arritën…

Xhisiela Maloku dha pardje dy intervista për dy nga televizionet më të ndjekura në vend, Top Channel dhe Tv Klan.

Por teksa po qëndronte në studion e TV Klan, Xhisiela duket se u pendua për intervistën e dhënë për gazetaren Eni Vasili në Top Channel, dhe nuk i kurseu as kritikat “live nga studio e “Opinion”.

“Intervista ime e vërtetë është kjo në Klan, Top Channel më ka nxjerrë deklaratat jashtë kontekstit”, deklaroi Xhisiela.

Gazetarja Vasili reagoi menjëherë duke u shprehur se Xhisiela dha edhe një intervistë tjetër për një gazetar të Top Channel, por Eni Vasili vendosi të mos e transmetojë duke thënë se Xhisiela kishte dhënë intervistë duke lexuar nga një deklaratë që kishte në letër.

Shqetësimin për intervistën e dytë, nga e cila pretendon se ka kaluar në depression, Xhisiela e ka komunikuar edhe përmes një mesazhi, të transmetuar në rubrikën “Fol me psikologen”.

Aty ajo kritikon ashpër si Eni Vasilin dhe Anila Hoxhën, duke thënë se e intervistuan si të ishte në hetuesi. “Jam ndjer si nën presion dhe në gjendje shumë të rëndë emocionale me ndërhyrjet e njëpasnjëshme të gazetares tjetër Anila Hoxha”, shkruan ndër të tjera Xhisiela, duke pranuar se në intervistën e parë për Top Channel ishte ndjerë rehat. Mesazhi i publikuar nga GSH:

Zbulohet SMS e Xhisielës për Eni Vasilin: Kalova në depresion! Nuk di si dy femra arritën… Read More »

MIKPRITJA SHQIPTARE

Shkruan: Zymer MEHANI

-Çaste të paharrueshme nga vizita në Familjen REXHA…

Tani më dihet se vlerat kulturore janë tepër të rëndësishme për një popull, janë tregues të kulturës, personalitetit, identitetit të një kombi. Çdo vend duhet të ruajë, të vlerësojë traditat, normat, kulturën e kombit të tij. Karakteristikë e shqiptarëve dhe me vlerë të madhe, veç të tjerash është edhe mikpritja. E një mikpritje të tillë e përjetuam sot, më 9 janar 2017 në Familjen Rexha. Është kjo një familje me tradita kombëtare që dha dhe bëri shumë për Kombin tonë. Konkretisht është Familja e të paharrueshmit, Komandantit të UÇK-së Abedin Rexha-SANDOKANI-T. Ne sot vërtet u ndjemë mirë në këtë Familje, ku me dorë në zemër na pritën e nderuara zonja Sanije (bashkëshortja e Dëshmor Abedinit) dhe çuni i Sanijes dhe i Abedinit, SOKOLI.

Populli ynë thotë se i ndershmi di të të nderojë. Po, s’ka dilemë, kjo është e vërtetë. Respekti, nderi, ngrohtësinë që gjetëm në këtë familje dhe nga këta njerëz do të na mbetet gjatë në kujtesën tonë. Të bëhej zemra mal kur e dëgjoje zonjën Sanije duke diskutuar për atdheun dhe kombin. Të kaplonin dhe emocionet kur e shikoje SOKOLIN, në sytë e të cilit shihnim figurën e Abedin REXHËS…… Vërtet emocionet tona ishin të përziera me dhimbje dhe krenari….sepse jemi njerëz dhe nganjëherë s’mund të qëndrojmë, por u nënshtrohemi emocioneve.

S’po e zgjas më shumë, sepse për Familjen Rexha ka çfarë të thuhet me ditë të tëra, por në emrin tim dhe të dy miqve të mi z. Murat Fetahu dhe Prof. Enver Llumnica, shoqes sonë të idealit, kësaj motre shqiptare dhe djalit të saj, SOKOLIT, me dorë në zemër u themi: Zoti ju dhashtë mirëqenien dhe Ju faleminderit për pritjen që bëtë për ne.

Poezi: Zymer Mehani

NË FAMILJEN REXHA

1.

Si duhet atdheu dhe kombi,

Nëse doni ta mësoni,

Ju lutem, mos vononi,

Në FAMILJEN REXHA Shkoni!

2.

Nëse doni të kuptoni

Çfarë është NDERI dhe BESA,

Ju lutem, mos hezitoni,
Shkoni në Familjen Rexha-

Portë e hapur për mikun,

Emër i lavdishëm nderi dhe krenarie.

Vatër e Heroit,

Shembull atdhetarie.

3.

Nëse doni ta dini

Ç’është MIKPRITJA E BESA SHQIPTARE

Ju lutem, shkoni, shkoni Te  Rexhajt-

Te kjo Familje e madhe-

Emër që s’pat frikë,

Me zemrën çelik,

Kështjellë e dëshmorit,

Besëlidhje e malësorit.

4.

Nëse doni ta dini

Si duhet Kosova dhe Nënë Shqipëria,

Ju lutem, rendni e shkoni

Te MOTËR Sanija-

Tmerr për armikun

Dhe dridhje për tradhtinë,

Besnike e Komandant ABEDINIT,

Shqipe, gjeraqinë.

E betuar me besa-besë,

Në Pushkë të SANDOKANIT,

Burrneshë me gjithë zemër

Motër e NUHI LUANIT.

5.

Nëse doni ta dini

Si duhet Liria dhe Flamuri

Ju lutem, sa më parë shkoni,

Te trim SOKOL BURRI-

Te Familja e tij shkoni,

Të kaluarën ta mësoni

6.

Dje, në stinën e trazuar,

Me gjëmba e shpuar,

Me therra e përgjakur,

Me dhembje e përflakur.

7

E sot, plot krenari

Shembull i qëndresës

Për mua dhe për ty

8

Dje, në ditët plot stuhi,

Nën çati t’shtëpisë reja e zezë vërtitej,

Jua përmbysi bukën e kripën

nga mllefi i pabesisë

9

Ju, FAMILJE ATDHETARE

I hapët kraharorët para tytave të barbarit,

Mburojë dhe istikam iu bëtë vatanit,

Derdhët gjak dhe zjarrin në grusht e shtrënguat,

E plumbat e gjaksorëve i shkritë nëpër duar

10

Kundër jush hapën zjarr

çetnikë të urrejtur me disa tradhtarë

11

Ju, FAMILJA REXHA,

Me trimëri dhe guxim,

Armiq dhe tradhtarë,

Të atdheut tim,

Me turp i dëbuat,

I shporrët në pakthim.

Sot me ju jem’ krenarë,

Ju do Kombi im.
Me respekt të veçantë: Zymer Mehani, Besianë/njekomb

MIKPRITJA SHQIPTARE Read More »

Qenkemi të gjithë në rrezik, hakerat sulmojnë “Facebook”

Cënimi i fundit i sistemit të sigurisë i zbuluar nga rrjeti social Facebook ka prekur rreth 5 milionë europianë, nga 50 milionë llogari të ekspozuara pas një gabimi në siguri, njoftoi sot komisionerja europiane për drejtësinë, Vera Jourova.

Ky mosfunskionim, që u zbulua të enjten sipas drejtuesit të rrjetit social Mark Zuckerberg i ka lejuar hakerëve të kenë akses në informacionin mbi profilet e përdoruesve (emrat, gjinia, qyteti …).

“Unë do të di më shumë në orët apo ditët në vijim rreth këtij defekti në rrjet, por mund të them se pesë milionë europianë janë prekur nga 50 milionë në total, që është një shifër e pabesueshme’’, u shpreh Jourova, e intervistuar në një takim europian në Luksemburg.

Qenkemi të gjithë në rrezik, hakerat sulmojnë “Facebook” Read More »

Thirrja e sociologëvë: Braktisja e fshatit, situata alarmante, duhet…

Shpopullimi i fshatrave shqiptarë banorë e të cilëve janë zhvendosur në qytete është përshkruar si një gjendje alarmante nga sociologet. Zyhdi Dervishi kërkon që të merren masa, duke investuar atje, me qëllim që zonat rurale të mos shpopullohen. Kjo zhvendosje e popullsisë me ritme kaq të shpejta sipas tij, sjell edhe një sërë problemesh në kryeqytet.

Ritmi i shpejtë i lëvizjes së shqiptarëve nga fshati drejt qytetit ka ndikim në shoqëri. Shifrat zyrtare të bashkisë së Tiranës, tregonin se çdo ditë në kryeqytet vijnë 70 persona, ndërkohë që projeksionet e divizionit të popullsisë së OKB-s ngrinin alarmin se në të ardhmen, zonat rurale do të braktiseshin tërësisht. “Këtu përqendrohen shumë njerëz, të cilët jetojnë me mënyrën e jetesës që kanë pasur në krahina; transferojnë këtu dhe konfliktet si dhe Tirana nuk ka fuqi t’i rishoqërizojë ata me mentalitete urbane, por më shumë po ruralizohet Tirana”, u shpreh Zyhdi Dervishi, sociolog.

Shkollat e mbyllura në fshatra, janë një nga pasojat e largimit të banorëve. Ndërkohë që, pjesa më e madhe e popullsisë shqiptare e larguar nga zonat rurale, e cila përqendrohet në aksin kryesor të zhvillimit urban, Tiranë Durrës, tregon sociologu, sjell ndikime si emocionale dhe shëndetësore te të ardhurit.

“Grumbullimi i banorëve me shumicë dhe në zona të pasistemuara, në zona urbane të rrëmujshme do të ndikojë që të shfaqen shumë sëmundje profesionale, do të ndikojë që do të ketë shumë njerëz në depresion, dhe njerëzit do të ndihen të vetmuar mes turmës. Grumbullimi i njerëzve në zona të përqendruara, në banesa që nuk kanë ajrimin dhe dritën e mjaftueshme do të thotë që do të shtohen edhe sëmundjet kancerogjene”, tha Zyhdi Dervishi, sociolog.
Teksa ngre shqetësimin, prof. Dervishi parashtron zgjidhjen, në mënyrë që në 2050, 78.2% e popullsisë shqiptare të mos zhvendoset në zonat urbane.

“Nëqoftëse do të investohet që të happen vende pune, në shumë zona rurale të Shqipërisë, një pjesë e popullsisë do mbetej atje. Zgjidhja nuk fillon kur vjen popullsia këtu, zgjidhja fillon duke parandaluar ardhjen e popullsisë këtu, por jo metodat e regjimit totalitar, por me metoda ekonomike dhe kulturore”, shprehet sociologu Zyhdi Dervishi.

Thirrja e sociologëvë: Braktisja e fshatit, situata alarmante, duhet… Read More »

Inteligjent mbi normalen, ja 8-vjeçari shqiptar që fitoi konkursin në Francë (Video)

Një 8 vjeçar nga Tirana ka njohuri të përgjithshme mbi mesataren e moshës së tij. Ai është Anxhelo Yzeiraj dhe në moshën 1-vjeçare ai është zhvendosur bashkë me familjen për në Francë, ku ka qëndruar për rreth 4 vite. Në Francë ai ka marrë pjesë në konkursin ndërkombëtar për inteligjencën. Nga 48 pjesëmarrës, ku më i madhi ishte 18 vjeç, Anxhelo fitoi vendin e parë. Psikologë të ndryshëm në Francë të cilët e vizitonin Anxhelon 1 herë në javë thonë se ai kishte inteligjencë mbi normalen për moshën e tij dhe kujtesë shumë të mirë.

8-vjeçari me njohuri nga fusha të ndryshme si: historia, gjeografia, letërsia, matematika e fizika ishte sot i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan bashkë me babain e tij Denis Yzeiraj. “Unë nuk dua ta mburr djalin tim, por ai është fëmijë shembullor. Ai ka qenë 4 vjeç e gjysmë kur ka marrë pjesë në një konkurs me 48 pjesëmarrës në Francë dhe ka fituar çmimin e parë. Pas konkursit ai ka ngritur flamurin shqiptar në Francë. Edhe drejtori i shkollës në Francë më vinte në shtëpi dhe më thoshte ke një djalë të përkryer. Ai ka qenë 3 vjeç e gjysmë kur vura re se kishte memorie shumë të fortë. Kur i tregoja përralla në të cilat përfshija shtetet dhe kryeqytetet e botës vura re se i mbante mend të gjitha. Pasi jemi kthyer nga Franca kam nisur t’i mësoj historinë e Shqipërisë dhe çdo gjë që i kisha thënë unë ai m’i tregonte mbrapsht”, tha babai i Anxhelos.

Gjatë emisionit 8-vjeçari iu përgjigj edhe një pyetësori dhe nuk gaboi në asnjërën nga përgjigjet. Ai tha po ashtu se lënda e tij e preferuar në shkollë është Matematika dhe se kur të rritet dëshiron që të bëhet inxhinier dhe gjeograf. “Këtë vit unë kam ndryshuar shkollën dhe mësuesja ende nuk e di sa shumë gjëra di, por do ta mësojë. Unë kur të rritem dua të bëhem inxhinier dhe gjeograf sepse ato ndërtojnë gradaçela. Matematika është lënda ime e preferuar në shkollë”, tha Anxhelo.

Inteligjent mbi normalen, ja 8-vjeçari shqiptar që fitoi konkursin në Francë (Video) Read More »

Berisha publikon videon, si gënjeu Taulant Balla për ‘Xhisielën’

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në profilin e tij një video ku tregon gjithë alibitë e Qeverisë dhe Taulant Ballës, në lidhje me rastin e Xhisiela Malokut.

Nëpërmjet videos Berisha tregon cilat janë sipas tij mashtrimet e Ballës, sulmet e Kryeministrit Edi Rama ndaj oficerit që denoncoi rastin Emiljano Nuhu duke e quajtur horr, si dhe përdorjen e 25 vjeçares në emisione për të manipuluar ngjarjen.

SHIKONI VIDEON KETU

Berisha publikon videon, si gënjeu Taulant Balla për ‘Xhisielën’ Read More »

Audio/ Zbardhen bisedat mes policisë dhe gruas që çoi në komisariat Eni Çobanin: Mos më jep … mua

Zbardhet audio e gruas nga Gjirokastra e cila coi nw komisariat juristen Eni Çobani. Shtetasja Rudina Islamaj ka denoncuar në polici avokaten Eni Çobani, sepse sipas saj, ajo e ka kërcënuar në sallë të gjyqit. Pas kallëzimit të saj, Çobani dhe Islamaj u shoqëruan në komisariatin e Policisë Gjirokastër. Çobani mohon të ketë qenë në polici dhe thotë që gjithçka shkoi mirë në gjyq.

Dritare.net ka siguruar disa shkëmbime telefonatash, midis komisariatit të policisë dhe Rudina Islamaj, që vërtetojnë se seanca gjyqësore nuk ishte aspak e zakonshme, ashtu siç pretendon Eni Çobani. Shtetasja Islamaj ka folur tre herë në telefon. Njëherë me policinë e shtetit, pastaj me zyrën e komandimit Gjirokastër dhe së fundmi me policinë e shtetit Gjirokastër, për të ta kallëzuar penalisht.

Policia kërkon që ajo të shkojë në komisariat, për kallëzim, ndërkohë Islamaj ka insistuar që ata të shkojnë në gjykatë, për ta shoqëruar Çobanin. Në telefonatën e fundit, ajo lajmërohet nga policia se duhet te paraqitet në komisariat, ku ishte njëkohësisht edhe Çobani Dritare.net është lidhur edhe me Besnik Lilën, ish-shef i komisariatit Gjirokastër, por ai nuk ka pranuar të flasë, duke thënë nuk është i autorizuar.

https://youtu.be/GOW9QNQ7M3Q

Audio/ Zbardhen bisedat mes policisë dhe gruas që çoi në komisariat Eni Çobanin: Mos më jep … mua Read More »

“Si u fshinë gjurmët e Ballës në komisariat”, reagon Ministria e Brendshme: I kujtojmë Alibejat…

Ministria e Brendshme ka reaguar ndaj akuzave të Partisë Demokratike, se janë fshirë filmimet në Komisariatin e Krujës që tregojnë ndërhyrjen e Taulant Ballës në çështjen e djalit të deputetit të PS.

“Me urdhër të Ardi Veliut, Drejtori i Policisë së Qarkut të Durrësit, Alfred Çepe, ka ngritur një grup pune për të gjetur dhe fshirë çdo kamera që mund të provojnë praninë e Taulant Ballës, Rrahman Rrajës dhe Artur Bushit në Policinë e Fushë Krujës në 21 Korrik”, dekalroi Enkelejd Alibeaj.

Në përgjigje të kësaj deklarate Ministria e Brendshme në një njoftim për shtyp shkruan se për çdo kërcënim të pretenduar, Policia e Shtetit ka kryer veprimet proceduriale në mënyrë profesionale dhe ka referuar dosjen për ndjekje të mëtejshme në Prokurori.

Reagim i plotë

Lidhur me deklaratën e deputetit të PD-së, Ministria e Brendshme sqaron se: PD-ja po vijon të sulmojë me fakte të deformuara dhe të hedhë baltë pafund mbi Policinë e Shtetit. Për çdo kërcënim të pretenduar, Policia e Shtetit ka kryer veprimet proceduriale në mënyrë profesionale dhe ka referuar dosjen për ndjekje të mëtejshme në Prokurori.

E ka bërë këtë me denoncuesen Xhisiela Maloku, edhe pse ajo u tërhoq nga kallëzimi, që prej datës 23 korrik 2018, e ka bërë këtë edhe me denoncimin e ish-oficerit që braktisi detyrën, Emiljano Nuhu, që prej 30 korrikut 2018.

Çdo veprim i Policisë së Shtetit dhe i SHÇBA-së, që është investuar që nga momenti i parë i bërjes publike të pretendimeve, janë transparente dhe të referuara në Prokurori. Hetimet po drejtohen nga ky institucion dhe janë deleguar një sërë veprimesh, që ndihmojnë për zbardhjen shpejt të ngjarjes, zbardhjen e plotë të rrethanave, sqarimin e çdo pikëpyetjeje të publikut dhe ajo që është më e rëndësishmja, të përballen personat e implikuar me përgjegjësitë penale.

Në respekt të publikut, SHÇBA-ja sqaron se janë marrë në pyetje jo vetëm punonjësit e Policisë në Krujë, Fushë Krujë, Durrës, Berat e Tiranë, por edhe persona të tjerë që mund të kenë dijeni për faktet. Referuar deklarimeve të zyrtarit të radhës së PD-së, është realisht e provuar dhe me dokumente se pretendimi për kërcënim i ish-oficerit Nuhu është duke u hetuar që nga momenti i parë i denoncimit. Dhe këtë hetim nuk po e drejton Policia, por Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Gjithashtu, i rikujtojmë juristit Alibeaj, se në momentin kur çështja referohet në Prokurori është vetëm ky institucion, Zot i saj, dhe Policia e Shtetit është vetëm në funksion të hetimit. Të gjitha deklaratat dhe akuzat me sfond të qartë politik janë vetëm përpjekje për të intimiduar agjencitë ligj zbatuese dhe vonuar apo penguar zbardhjen e së vërtetës.

Koha kur Ministra, firmosnin urdhra drejtuar Prokurorisë dhe bëheshin Zot të çështjes, për të mbuluar paudhësitë e qeverisjes së kohës, nuk ekziston. I kujtojmë z. Alibeaj, megjithë sikletin që mund të ketë patur, se publiku e ka ende të freskët skandalin ligjor të ish-ministrit të Drejtësisë në Prokurorinë e Tiranës, për një dosje që shqetësonte pushtetin e kohës.

Në mbyllje, Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit dhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat mbeten të hapura, transparente dhe nxisin fort Prokurorinë për të zbardhur shpejt të vërtetat dhe rrethanat për gjithë akuzat e ngritura.

“Si u fshinë gjurmët e Ballës në komisariat”, reagon Ministria e Brendshme: I kujtojmë Alibejat… Read More »