Aktualitet

Përmbyset zetori/ Dy të p lagosur, vajza 10-vjeçare në gjendje të rëndë

Një ngjarje rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Lushnjë. Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se si pasojë e rrëzimit të një zetori janë plagosur 3 persona.

Mësohet se në zetor ishin gjyshi me nipin dhe mbesën, Sipas burimeve vajza 10-vjeçare është e plagosur më rëndë dhe është dërguar në spitalin e Traumës.

(BalkanWeb)

Përmbyset zetori/ Dy të p lagosur, vajza 10-vjeçare në gjendje të rëndë Read More »

Porti i Vlorës/ Qeveria miraton kontratën e qirasë 1 euro për koncesion

Qeveria ka miratuar në mbledhjen e fundit kontratën e qirasë me vlerë një Euro, për koncesionin e ndërtimit të Portit turistik në Vlorë. Projekti u fitua nga një ‘joint venture’ me disa operatorëve pranverën e këtij viti.

Kështu bashkimit te kompanive të përbërë nga Marina di Valona”, sh.p.k., me, “Brunes”, sh.p.k., me, “Ndregjoni”, sh.p.k., dhe “Marina Projects”, do t’i kalojnë me qira për vleren 1 euro mbi 57 mijè metra katrorë pronë shtetërore, atje ku është sot porti i Vlorës, i cili do të kthehet në një port turistik.

Qiraja është 20 vjeçare ndërsa koncesionari duhet të investojë rreth 98 milion dollarë për projektin. Investimi do të duhet të përfundoje brenda 72 muajve nga data e marrjes në dorëzim të objektit dhe nxjerrjeve të lejeve përkatëse për punimet.

Sipas kontratës koncesionari duhet të punësojë mbi 100 punetorë, ndërkohë që sipërfaqja e ndërtimit do të jetë rreth 3800 metra katrorë. Me kthimin e portit të Vlorës ne Port turistik, shërbimet për përpunimin e mallrave do të kalojnë në në një port tjetër, i cili do të jepet për t’u ndërtuar me koncesion në zonën e triportit.

(Balkanweb)

Porti i Vlorës/ Qeveria miraton kontratën e qirasë 1 euro për koncesion Read More »

Keni plane për të udhëtuar në SHBA? Vjen lajmi fantastik nga Shtëpia e Bardhë

SHBA ka njoftuar se do të rihapë kufijtë e saj për udhëtarët e vaksinuar plotësisht, duke filluar nga 8 Nëntori i këtij viti.
Sipas rregullave të reja personat e vaksinuar që kanë paraqitur një test negativ në 72 orët para udhëtimit, do të lejohen të hyjnë në SHBA, duke i dhënë fund kështu kufizimeve të ashpra ndaj udhëtarëve që u vendosën vitin e kaluar.
“Kjo politikë udhëhiqet nga shëndeti publik, i rreptë dhe i qëndrueshëm,” tha një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë.
Rregullat aktuale në SHBA u ndalojnë hyrjen shumicës së qytetarëve jo-amerikanë që kanë udhëtuar në Mbretërinë e Bashkuar, Kinë, Afrikë e Jugut, Irani dhe Brazili brenda 14 ditëve të fundit.

Keni plane për të udhëtuar në SHBA? Vjen lajmi fantastik nga Shtëpia e Bardhë Read More »

Berisha: ‘Agron Shehaj e meritonte të ishte në Kryesinë e PD-së’

Ish-kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij në “Foltoren” në qytetin e Korçës e ka thënë hap[ur se Agron Shehaj e meritonte të ishte në Kryesinë e PD-së.
Ai u shpreh se Shehaj mori 20% të votave të të gjithë demokratëve kur kandidoi për kryetar partie, ndaj mbështetësit e tij duhet ta shihnin atë në Kryesi.
“Duhet të bashkohemi. Po ju them hapur cdo njeri që largohet nga partia na pakëson. Kryetari duhet të jetë shumë tolerant, cdo njeri që nuk shkon përshtat do të gjendet mënyrë të largohet. ja unë e them këtu që Agron Shehaj e meritonte të ishte në Kryesi sepse e votuan 20% të demokratëve që ta shikonin aty. Po ta shikosh historikun, ai që konkurruar për kryetar nuk ka dalë jashtë kryesie, ka mbetur anëtar kryesie kryesore. Sali berisha ka fituar me 75% kryetar edhe në 1991, ata që rivalizonin mbeteshin në kryesi”, tha Berisha.

Berisha: ‘Agron Shehaj e meritonte të ishte në Kryesinë e PD-së’ Read More »

‘Sot pata ditëlindjen më të bukur të jetës time’/ Berisha i përl otur nga surprizat në Korçë

Ish-kryeministri Sali Berisha është emocionuar shumë nga surprizat q ëi kanë bërë qytetarët korçarë në ditën e tij të lindjes.
Berisha po zhvillon “Foltoren”në këtë qytet,m teksa është pritur me fi shekzjarre, ndërkohë që më pas e gjithë salla është ngritur në këmbë për t’i kënduar “Shumë urime për ty”, telksa më pas për të ka ardhur edhe një tortë me qirinj, të cilët i ka fikur ish-kryeministri.
Në momentin që është kënduar himni i Shjqipërisë, Berisha është kapur nga kamerat i emocionuar dhe i përl otur, ndërsa është shprehur se kjo ka qenë një nga dhuratat më të bukura që i kanë bërë dhe që nuk do e harrojë kurrë.
“Më keni bërë sonte një dhuratë që kurrë nuk do ta harroj. Sot pata ditëlindjen më të bukur të jetës time me ju. Ju falenderoj shumë! Kam ardhur për të biseduar me ju për një situatë kritike në të cilën ndodhet Shqipëria”, u shpreh Berisha.

‘Sot pata ditëlindjen më të bukur të jetës time’/ Berisha i përl otur nga surprizat në Korçë Read More »

Stresi i bën dhuratën e veçantë Berishës për ditëlindje

Stresi i dhuron lule blu Berishës për ditëlindje
Ditën e sotme Sali Berisha feston 77-vjetorin e lindjes.
Mes urimeve të shumta, nuk kanë munguar as disa fjalë nga simpatizanti më i flaktë i tij, Stresi. Reperi, i cili së fundmi është kthyer në Shqipëri pas disa muajsh në Londër, i ka dhuruar një buqetë me lule.
Ndërkohë reperi ka ndarë një video në Instagram, ku shihet teksa del nga një dyqan me një buqetë të madhe me lule blu.
“ Statistikat Trregojne Qe Ne Muajin Tetor Kan Lindur Lideret Me Te Medhenj Te Botes, Gezuar Ditelindjen Dr.Profesor Sali Berisha”, ka shkruar ai.

Stresi i bën dhuratën e veçantë Berishës për ditëlindje Read More »

A do të kthehen kufizimet me orar? Ja si përgjigjet Ministrja Balluku

Ministrja e Energjitikës Belinda Balluku tha në emisionin “Opinion” se këtë vit për shkak të kri zës energjetike globale do të kemi një dimër të vështirë, por premtoi se për qytetarët nuk do të kthehen oraret kufizuese të energjisë.
“Ndoshta do kemi më shumë se një dimër të vështirë. Është një kr izë globale nuk është pr oblematikë e rajonit. Ekspertët parashikojnë një ndryshim të situatës pas qershorit 2022.
Duhen patur parasysh faktorët e krizës. Nuk bëhet fjalë për çmimin, por për mungesën e energjisë në gjithë zinxhirin e prodhimit post pandemik. Ka një kërkesë më të madhe nga ajo qe kemi pas në vitin 2019 në nivel global. Kjo vjen pasi tregu por kërkon të kthehet në një nivel më të lartë”, tha Balluku.
Në një intervistë me gazetarin Blendi Fevziu, ministrja tha se nga ditë e hënë do të flitet në terma konkretë lidhur me situatën, ndërsa pohoi megjithatë se asnjë shtet nuk ishte i përgatitur për një kr izë të tillë.
“Nuk ka patur asnjë pritshmëri që do te kishte një kërkesë të tillë për energji. Asnjë vend nuk ka qenë i përgatitur”, tha Balluku duke pohuar se situata ka nisur të kuptohet gjatë muajit gusht.
Ajo e li dhi situatën me politikat e dekarbonizimit që kanë çuar në mbylljen e shumë hidrocentraleve në botë. Njëkohësisht Balluku tha se edhe shpejtësia e erës është ulur me 50% duke bërë që edhe prej sa të prodhohet më pak energji.
“Kemi një vit që ka disa faktorë për të krijuar këtë situatë”, u shpreh Balluku.
E pyetur nga gazetari Blendi Fevziu se sa i errët do të jetë ky dimër, Balluku tha: “Nuk do jetë i errët. Nuk ka shanse që Shqipëria të kthehet në orët e mungesës së energjisë. Synimi ynë janë 24 orë energji dhe po marrim të gjitha masat për ta siguruar energjine elektrike. Çfarë po bëjmë sot eshtë sigurimi i sasive te energjisë. Negociatat që po bejme janë të drejtëpdrejta që ne të marrim çfarë kërkojmë. Nga e hëna do kalojmë në të gjitha hapat si do menaxhohet situata me energjinë, duke përfshirë edhe energjinë e importit”.

A do të kthehen kufizimet me orar? Ja si përgjigjet Ministrja Balluku Read More »

Sali Berisha feston ditëlindjen, Meta i bën surprizën e veçantë

Presidenti Ilir Meta nuk e ka fshehur asnjëherë dobësinë e veçantë që ka për ish-kryeministrin Sali Berisha.
Me rastin e ditëlindjes së tij të 77-të nuk ka munguar për Berishën një urim edhe nga Presidenti Meta.
Postimi i Metës:
“Sot e urova përzemërsisht Prof. Dr. Sali Berishën me rastin e 77-vjetorit të lindjes!
Për më tepër, që numri 77 sipas Biblës është edhe simbol i përsosmërisë”, shkruan Meta.

Sali Berisha feston ditëlindjen, Meta i bën surprizën e veçantë Read More »