Aktualitet

Polici fiksohet keq pas gruas “Ma gjej numrin e asaj shoferes…”

Prokuroria e Tiranës lëshoi ditën e djeshme katër urdhra a rrestimi për tre punonjës policie të Tiranës, të cilët janë kapur në shkelje duke shpërdoruar detyrën. Por, më shumë se sa akuza, lajm përbën shkaku se përse policët janë përfshirë në këtë shkelje.

Në dosjen e prokurorisë, sipas abcnews, rezulton se polici i arrestuar Durim Murja është telefonuar me datë 8 gusht nga kolegu i tij Jon Burri, i cili i ka kërkuar të dhëna në lidhje me pronaren e një makine që ai e kishte parë në lavazh.

Jon Burri i kërkon Murjas të dhëna në lidhje me identitetin, numër telefoni dhe të ngjashme për vajzën me inicialet A.C, pasi e kishte pëlqyer shumë kur e kishte parë teksa kishte çuar makinën në lavazh.

Sipas prokurorisë, fillimisht Murja ka hezituar, por pas ngulmimit nga Jon Burri ka pyetur kolegen e tij Matilda Hamollari që t’i ofrojë të dhënat në fjalë. Hamollari dhe Murja i sigurojnë të dashuruarit me shikim të parë Jon Burri të dhënat e vajzës në fjalë duke kryer një shkelje të rëndë të ligjit mbi të dhënat personale, krahas shpërdorimit të detyrës.

Prokuroria ka pyetur edhe vajzën që kishte fiksuar policin, por ajo është shprehur se nuk ka autorizuar askënd që të kontrollojë të dhënat e saj në sistemin e targave të policisë.

Nisur nga shkelja në fjalë, prokuroria ka lëshoi urdhër arresti për efektivët e policisë:

Durim Murja -Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.
Jashar Shehu -Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.
Arjan Balla -Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.
Ndërkohë, Matilda Hamolli, pjesë e patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë, ndodhet në arrest shtëpie.

Polici fiksohet keq pas gruas “Ma gjej numrin e asaj shoferes…” Read More »

I ati i v rau nënën me bukë në gojë, ja çfarë ndihme financiare do të japi bashkia e Fierit për vajzën 3 vjeçare

Këshilli bashkiak i Fierit në mbledhjen e sotme ka miratuar një fond ndihme financiare që do të jepet çdo muaj për vajzën e mitur të së ndjerës Sabrina Bengaj, e cila u ekzekutua nga ish-burri Elton Metaj.

23-vjeçarja u vra pak ditë më parë me kallashnikov në derën e shtëpisë duke ngrënë bukë.

RENDI I DITËS

Këshilli i Bashkisë Fier, sot në mbledhjen e radhës, e cila u zhvillua në sallën e mbledhjeve të Këshillit, trajtoi dhe miratoi të gjitha pikat e rendit të ditës sa më poshtë vijon:

Një shtesë në VKB Nr.64, datë.25/09/2020 të Këshillit të Bashkisë Fier “Për shpronësim për interes publik, të pasurive të paluajtshme pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Për rehabilitimin e Lumit Gjanica, Faza e 2-të, nga Segmenti i Urës me shkallë te Ura e Sheqit, Fier”.

Ndihmën ekonomike për 3 fëmijë jetim; dy nga Mbrostari dhe 3 vjeçarja nga Zhupani, e mbetur jetime pas ekzekutimit të nënës së saj nga bashkashorti (babai i fëmijës).

Rishpërndarjen e fondeve në buxhetin e Bashkisë Fier për vitin 2021.

Tavanet përfundimtare pas rishikimit të shpenzimeve për programin buxhetor Afatmesëm vendor (PBA) 2022-2024 të Bashkisë Fier.

Ndihmën ekonomike për Z. Gëzim Hoxha.

Trajtimin me ndihmë financiare të familjes së shtetasit Durim Nazëraj, fshati Vreshtas, Njësia Administrative Cakran, i dëmtuar nga zjarri i datës 28.06.2021.

Ndihmën financiare për shtetasen Florida Taraj, lagja “Liri Gero” Njësia administrative nr.2, banesa e së cilës është dëmtuar nga zjarri i datës 07.08.2021.

Ndryshimet me vlerën e subvencionit të qirasë dhe shkualifikimin e familjeve të pastreha përfituese nga programi i subvencionit të qirasë në tregun e lirë, miratuar me VKB nr.11,datë 02.03.2021.
/telegrafi.com

I ati i v rau nënën me bukë në gojë, ja çfarë ndihme financiare do të japi bashkia e Fierit për vajzën 3 vjeçare Read More »

Kledi tregon historinë e tij të dashurisë:“Më la për një tjetër…”

Orët e fundit diskutimet brenda shtëpisë se “Big Brother Vip” duket se kanë marrë “ngjyrë të kuqe”.

Banorët kanë treguar për njëri-tjetrin romanca të ndryshme që kanë përjetuar, momente të vështira ndarjeje dhe gjithçka tjetër që ka lidhje me dashurinë.

Paraditen e sotme ka qenë Kledi i cili i ka rrëfyer Donaldit se para disa vitesh ka qenë në një lidhje romantike me nje femër shqiptare, por që fatkeqësisht kjo marrëdhënie përfundoi për shkak të ndërhyrjes së ish-partneres së tij.

“Po organizonim një kompeticion dhe aty njoha një shqiptare. Më parë kisha bashkëjetuar me një tjetër femer, me të cilën u ndamë me debate të shumta. Më tha që ishte e interesuar për një mashkull tjetër, pas disa kohësh dëshironte të rilidheshim prap dhe ngaqë unë nuk pranova ajo ndëhyri tek njohja ime“, – tha Kledi.

SHQIPERIA IME

Kledi tregon historinë e tij të dashurisë:“Më la për një tjetër…” Read More »

Këmbimi valutor sot datë 22 Tetor 2021

Monedha e eurozonës, shitet sot me 121.8 lekë.

Dollari amerikan këmbehet me 105.1 lekë.

Paundi britanik kap sot vlerën e 143.7 lekëve.

Dollari kanadez këmbehet në tregun valutor me 84.7 lekë.

Franga zvicerane kap vlerën e 113.9 lekëve.

Dhe së fundmi jeni japonez, shitet me 0.93 lekë.

Zbuloni më tej çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare më tej tarifat e arit, argjendit, linjave ajrore dhe telefonike, të cilat njëlloj kanë pësuar një rritje të ndjeshme. Më poshtë gjeni grafikën për më shumë.

SHQIPERIA IME

Këmbimi valutor sot datë 22 Tetor 2021 Read More »

Deputetja e Bashës: A kuzohet se ndryshoi emrin e babait t rafikant

Ditën e djeshme, Elda Hoti, deputetja e Bashës që hyri në Parlament pas lënies së mandatit të deputetit nga Mark Marku, është akuzuar se ka ndryshuar emrin e të atit në formularin e dekriminalizimit. Llesh Nikolli ishte ai që depozitoi një ankesë ndaj saj në KQZ. Rikujtojmë se Hoti hyri në parlament që me djegien e mandateve nga opozita dhe që atëherë mediat publikuan fakte se edhe bashkëshorti i saj ishte i përfshirë në trafikun e drogës.

“Ato që janë frikësuar nga emri dhe mbiemri im, ju them vazhdoni. Politika, duhet të pastrohet nga njërëz si ju, që i keni kthyer partitë dhe pozicionet në parti, si pronë private. Që sulmoni çdo të ri, që vendos të japë kontribut në politikë. Po unë do vazhdoj të jap kontributin tim, që politika të pastrohet nga “mola” si ju. Unë nuk kam ndryshuar kurrë gjeneralitete, as nuk kam fshehur, se nuk kam asgjë, për të fshehur,”shkruan Hoti ndër të tjera në një status në Facebook./joq

Deputetja e Bashës: A kuzohet se ndryshoi emrin e babait t rafikant Read More »

Shkencëtarët sjellin testin e ri. Ja çfarë zbulon brenda 5 minutash

Një test i bazuar në pështymë mund të zbulojë nëse dikush ka konsumuar marihuanë në 12 orët e fundit, dhe madje të sigurojë nivelet e përqendrimit të drogës, me rezultate në më pak se 5 minuta.

Testi i kanabisit me veprim të shpejtë është më pak invaziv dhe shumë më i shpejtë sesa testet e spektrometrisë masive të kromatografisë me gaz (GC-MS) që përdorin mostra gjaku ose urine dhe mund të duhen disa ditë për t’u lexuar.

Shkencëtarët, të udhëhequr nga Profesori i Asociuar Hako Li i Shkollës së Mjekësisë të Universitetit të Harvardit dhe Spitali i Përgjithshëm i Masaçusetsit, të cilët botuan studimin në revistën amerikane Science Translational Medicine, testuan testin në 43 përdorues të kanabisit.

Testi zbulon drejtpërdrejt në pështymën e përdoruesve substancën kryesore psikoaktive të kanabisit, tetrahidrokanabinolin (THC). Sipas studiuesve, nevojitet një test i saktë dhe i shpejtë i kanabisit, pasi ky i fundit po bëhet më i përhapur dhe ka gjasa që në shumë vende të lejohet për përdorim mjekësor.
(Balkanweb)

Shkencëtarët sjellin testin e ri. Ja çfarë zbulon brenda 5 minutash Read More »

Në përgjimet që çuan në p ranga efektivët e Korçës dhe Tiranës, del në skenë dhe emri i Ministrit të Mbrojtjes

Në njërin prej përgjimeve të kryera tek efektivët e Komisariatit të Korçës del në skenë edhe emri i Ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Në përgjimin e datës 20 korrik 2021, Arjel Dervishi, një qytetar, flet me një tjetër person në telefon. Bashkëbiseduesi e pyet Dervishin nëse e kishte ndihmuar Niko Peleshi të kalonte postbllokun policor në Korçë, të ngritur për të respektuar orën policore.

Në përgjigjen që ai i jep deklaron se nuk e kishte ndihmuar Niko Peleshi por e shefi i Komisariatit të Korçës, Krenar Gjokutaj./shqiptarja

Në përgjimet që çuan në p ranga efektivët e Korçës dhe Tiranës, del në skenë dhe emri i Ministrit të Mbrojtjes Read More »

Zbardhet dëshmia e guidës që shoqëroi turistët rusë

Në dosjen e Prokurorisë për vdekjen e turistëve rusë, të siguruar për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala, zbardhet edhe dëshmia e shoqërueses së guidës turistike, shtetases ukrainase, Maria Buchakchyiska.

Në dhëshminë e saj, shoqëruesja tregon të gjitha lëvizjet e turistëve, që nga pritja në aeroportin e Rinasit, vizita në Maqedoninë e Veriut dhe rikthimi te hoteli në Qerret, ku edhe u gjetën të vdekur nga punonjësit.

Dëshmia e plotë:

Shoqëruesja e guidës turistike shtetasja Maria Buchakchyiska ka shpjeguar si më poshtë;

Jam me detyrë “Guidë Turistike” e punësuar në kompaninë “IntoursAlbania” me seli në ETC Tiranë, ku kam 4 vite që punoj në Shqipëri për këtë kompani. Në datën 10.10.2021 rreth orës 22;00-23;00 kam pritur në aeroportin e Rinasit një grup turistësh rust ë cilët kishin prenotuar nëpërmjet kompanisë ku unë punoj si dhe partnerëve tjerë. Pas kontaktit të parë me 4 shtetasit e ndjerë, ata më thanë se do të merrnin një makinë me qera për të shkuar në zonën e Qerretit në Hotel “Gloria”, hotel të cilin e kishin zgjedhur vetë nga lista e hoteleve të propozuar.

Advertisements

Të nesërmen e datës 10.10.2021 deri më datë 15.10.2021 guida me turistë ka vazhduar normalisht në qytete dhe vende të ndryshme. Në datën 11.10.2021 më ka shkruar në WhatsApp shtetasi Nikita Belousov duke më pyetur a do këmi ekskursion në Maqedoni në datën 15.10.2021 dhe unë pasi e kam konfirmuar u kam thënë po. Në orët e para të mëngjesit data 15.10.2021 jemi nisur me mikrobuz nga Durrësu, kemi marrë turistë gjatë rrugës në Qerret, konkretisht në mikrobuz kanë qenë 8 turistë rus, unë dhe shoferi i cili quhet Ilirian.

Në Qerret në orën 07:00 kanë hipur në mikrobuz 4 personat e ndjerë që shpjeguam më sipër. Gjatë rrugës për në Maqedoni kemi ndaluar në një auto grill Restorant me emrin “Nogu” në zonën e Librazhdit. Turistët kanë knsumuar ushqime që kishin me vete si dhe kanë porositur edhe ushqime të ndryshme dhe jemi larguar në drejtim të Maqedonisë.

Ka vazhduar guiuda normalisht në vende dhe qytete të ndryshme të Maqedonisë, të gjithë turistët kanë qenë të kënaqur dhe nuk ka pasur probleme dhe incidente. Rreth orës 13:00 diçka e tillë, jemi ulur në një restorant me emrin “Tomato” në qytetin e Ohrit për të ngrënë drekë, unë kam qenë e ulur në tavolinë me guidën nga Maqedonia, ndërsa turistët përfshirë edhe 4 personat (viktimat) janë ulur në tavolina pranë nesh.

Pyetje: Ç’farë kanë konsumuar 4 shtetasit, viktimat e ngjarjes së datës 15.10.2021?

Përgjigje: Ata kanë porositur 3 peskavica dhe njëri prej tyre ka porositur peshk, ne këmi ngrënë thuajse të njëjtat ushqime, edhe unë vetë kam ngrënë peskavica, për të pirë një burrë ka porositur raki dhe çifti po ashtu kanë porositur nga një gotë raki.

Pyetje:Përgjatë kohës që jeni njohur me viktimat që iu shpejguam më sipër, gjatë kohës që keni qëndruar në shoqrinë e 4 personave për gjatë gjithë itinerarit të lëvizjes në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri, a keni vënë re ndonjë shqetësim shëndetësor, apo ndonjë problem, ndonjë diçka që nuk shkonte me shëndetin e shtetasve: Sergei Burenkova, Natalia Burenkova, Ekaterina Burenkova, Nikita Burenkova?

Përgjigje:Personat për të cilët po pyesni, deklaroj se gjatë gjithë kohës që kam qëndruar me ta, nuk kanë pasur asnjë problem, kanë qenë të kënaqur, nuk kam pasur asnjë problem shëndetësor. Marrëdhënit midis tyre ishin shumë harmonike, dukeshin shumë të lidhur me njeri-tjetrin. Unë mësova se ato kishin lidhje familjarë më njëri-tjetrin. Dy femrat ishin nënë e vajzë mes akuptova dhe nga biseda me to. Sipas mbiemrave mësova se ishin familjarë me njëri-tjetrin.

Vazhdimisht i kam pyetur nëse kanë ndonjë problem, apo shqtësim dhe më kanë thënë se ishin të kënaqur, të lu mtur dhe nuk kishin asnjë problem po kënaqeshin. Ata katër personat (viktimat) kanë qenë të nismëtarët për të bërë ekskursionin në Maqedoni, kishin shumë dëshirë të bëhej ai ekskursion.

Pyetje: A keni vënë re që katër personat e ndjerë përdornin alkol ose ndonjë lëndë tjetër psikotrope?

Përgjigje: Absolutisht jo, ata ishin persona shumë inteligjent, shumë të rregullt, të kulturuar, nuk ishin persona q ëkishin varësi ndaj alkolit apo lëndëve të tjera dhe për këtë jam e sigur tpër aq kohë sa qëndrova me to.

Janë pyetur dhe janë marrë deklarime që tregojnë rrethanat e hetimit dhe 4 shtetasit rus, pjesë të guidës të cilët janë|:Olga Rybalko, Elena Mijhaylova, Iana Emelina, Aleksandër Mijhaylov.
Shtetasit e mësipërm kanë dhënë të njëjtat shpjegime, siç ka deklaruar shoqëruesja e guidës shtetasja Mariia Buchakchyiska.

/SHQIPERIA IME

Zbardhet dëshmia e guidës që shoqëroi turistët rusë Read More »