Aktualitet

Rama: Mbyllja me dhunë e dyerve të fakulteteve, fytyra e pengmarrësve të protestës

“Mbyllja me dhunë e dyerve të disa fakulteteve është fytyra kuptimplotë e pengmarrësve të një proteste shembullore”, u shpreh sot Kryeministri Edi Rama.

Kreu i Ekzekutivit reagoi pas rinisjes së protestës së studentëve dhe pamjeve të publikuara ku disa studentë gozhduan dyert e disa fakulteteve në Tiranë.

Rama theksoi se tanimë jemi në fazën e realizimit të kërkesave bazë dhe zhvillimit të një dialogu të brendshëm për nevojat specifike të çdo fushe studimesh.

“Mbyllja me dhunë e dyerve të disa fakulteteve është fytyra kuptimplotë e pengmarrësve të një proteste shembullore, e cila tanimë ka hyrë në fazën e realizimit të kërkesave bazë dhe zhvillimit të një dialogu të brendshëm për nevojat specifike të çdo fushe studimesh. Me studentët”, shprehet Rama. /atsh

Rama: Mbyllja me dhunë e dyerve të fakulteteve, fytyra e pengmarrësve të protestës Read More »

Ujësjellës Kanalizime Vlorë apel konsumatorëve

Ujësjellës Kanalizime Vlorë i bën apel të gjithë konsumatorëve familjarë dhe bizneseve që të kujdesen për matësat e ujit dhe tubacionet.

“Ditët e fundit po përballemi me temperatura shumë të ulëta. Marr shkas nga e njëjta situatë e një viti më parë, Ujësjellës Kanalizime Vlorë këshillon që të mbështillini me materiale të buta dhe të ngrohta matësin e ujit dhe tubacionet e jashtme në mënyrë që të evitohet ngrirja e tyre”, bën të ditur Ujësjellës Kanalizime Vlorë.

Sipas Ujësjellësit të Vlorës, mundësisht çezmat duhet lënë hapur për disa minuta që uji të mos ngrijë.

Gjatë ditëve të para të janarit Ujësjellës Kanalizime Vlorë po punon intensivisht për një funksionim më të mirë të rrjetit.

Kështu, sektori i Kanalizimeve ka realizuar pastrimin e zgarave dhe rrjetit në zonën e “Lungomare”, si dhe pastrimin e rrjetit të kanalizimeve pranë Drejtorisë së Shërbimit Zjarrfikës në Vlorë.

Po këto ditë u riparua edhe një avari në rrjetin e furnizimit me ujë, pranë ish-Ndërmarrjes së Qumështit nē lagjen “Kushtrimi”.

Gjatë këtij viti Ujësjellës Kanalizime Vlorë do të ketë objektiva të reja për sa i përket reformës në ujësjellësa, për ujërat e ndotura, kanalizimeve, por prioritet do të mbetet furnizimi me ujë të pijshëm. /atsh

Ujësjellës Kanalizime Vlorë apel konsumatorëve Read More »

12 atraksionet më të bukura të Shqipërisë, në kalendarin e Ambasadës së Zvicrës

Ambasada zvicerane në Shqipëri, ka përzgjedhur 12 vendet, atraksionet më të bukura dhe më të spikatura në Shqipëri, për t’i pasqyruar ato në kalendarin e Vitit të Ri 2019.

“Kalendari ynë për 2019 përmban foto nga e gjithë Shqipëria”, shkruan Ambasada e Zvicrës në Tiranë duke uruar edhe “Gëzuar Vitin e Ri!”.

Fotografitë me pamjet e spikatura nga laguna e Divjakës, ishulli i Sazanit, kanionet e Osumit e vargmalet e mbuluara me borë, etj, janë pjesë të kolazhit artistik që përmes ngjyrash të relievit gjeografik që pasqyrojnë, reflektojnë jo vetëm bukuritë turistike të Shqipërisë, por edhe 4 stinët e vitit. /atsh

12 atraksionet më të bukura të Shqipërisë, në kalendarin e Ambasadës së Zvicrës Read More »

Arr.estohet shqiptari që vrau gruan në Greqi

Arr.estohet shqiptari që god.iti me thi.kë bashkëshorten e tij ditën e djeshme në Korinth në Greqi. Mediat greke bëjnë me dije se shqiptari u arr.estua pas disa orëve kërkim nga policia greke.

Po ashtu, mësohet se arsyeja e cila çoi shqiptarin drejt këtij akti ka qenë xhelozia.

Mirosh Bardhi, 45 vjeç, shkoi në shtëpinë ku gruaja e tij, Anxhela Bardhi punonte në zonën e njohur si Kantare, dhe pas një kon.flikti për shkaqe xhelozie e god.iti disa herë me thi.kë.

Bashkëshortja e tij, ndodhet në spital në gjendje ko.me, ndërkohë që ende ajo nuk e ka kaluar rrezikun për jetën.

Pak ditë më parë, një tjetër ngjarje e rën.dë ndodhi në një familje shqiptare në shtetin fqinj, ku babai vr.au vajzën e tij dhe më pasi e groposi në kopështin e shtëpisë së tyre./Shqiptarja

Arr.estohet shqiptari që vrau gruan në Greqi Read More »

Vlora me broshurë turistike

Vlora është një nga qendrat më të rëndësishme turistike të vendit tonë me një numër të madh atraksionesh kulturore dhe natyrore.

Për të ofruar një guidë të mirëfilltë të qytetit dhe atraksioneve të tij, DRKK Vlorë e nis këtë vit me një broshurë e cila i shërben këtij qëllimi. Në këtë guidë turistët vendas dhe të huaj do të gjejnë pikat më të rëndësishme turistike të cilat duhet të vizitohen nga të gjithë.

Vlora i ka të gjitha dhe duhet vizituar dy detet që lagin brigjet e Vlorës Adriatiku dhe Joni, duke krijuar dhe dy laguna të mëdha si ajo e Nartës dhe Orikumit, janë atraksioni kryesor për turizëm.

Gjithashtu plazhet e shumtë të Zvërnecit, me gjire të bukur e rërë të pastër dhe vazhdojnë me plazhin qëndror të Lungomares, Uji i Ftohtë, Radhimë, Orikum, Palas, Dhërmi,Himarë e pa fund plazhe që frekuentohen gjatë sezonit veror nga pushues të shumtë.

Ajo mbetet kështu qendra e gravitetit për turizmin shqiptar duke i shtuar dhe parqet e shumtë natyrorë si ai i Llogarasë, i Luginës së Vjosës dhe së fundmi Nivicën me kanionet e famshëm për turizmin e aventurës.

Tetë kështjella të ndërtuara në rajonin e Vlorës dhe që përfaqësojnë periudha të ndryshme historike, vlerësohen si objekte të rëndësishme në funksion të zhvillimit të turizmit kulturor në këtë rajon bregdetar.

Mirëadministrimi i këtyre pasurive natyrore që qyteti bregdetar ofron krijon të ardhura të konsiderueshme, por njëkohësisht ndikon në ndërtimin e një imazhi të qëndrueshëm tek turistët e huaj. /atsh

Vlora me broshurë turistike Read More »

Çako inspektime në Kuç: Do bëjmë vlerësimin e dëmeve

Tërmeti nè jug të vendit la disa pasoja në fshatin Kuc të Vlorès.
Drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako inspektoi sot zonat e prekura nga lëkundja e tokës të premten në darkë në jug të vendit. Çako ishte sot në Kuç të Vlorës dhe siç mëson Agjencia Telegrafike Shqiptare, Drejtori Emergjencave Civile ka theksuar se do bëhen vlerësimet e të gjitha dëmeve.

“Jam këtu për të parë nga afër gjendjen, pas tërmetit të rënë një ditë më parë në zonën jugore të vendit, ku ka pasur dhe dëme në disa banesa. Ju sigurojmë se së bashku me pushtetin vendor do të bëjmë vlerësimin e të gjitha dëmeve të shkaktuara në banesa, por edhe shkollën e fshatit. Me rëndësi është ta kalohet situata aktuale”, vijoi Çako.

Kreu i Emergjencave Civile nënvizoi gjithashtu se, Emergjencat Civile, së bashku me FA-të janë në gatishmëri për të qenë pranë qytetarëve shqiptarë në të gjithë territorin

Një ditë më parë në zonën jugore të vendit ka rënë një tërmet 4.8 ballë, me epiqendër në Borsh. /atsh

Çako inspektime në Kuç: Do bëjmë vlerësimin e dëmeve Read More »

Dhjetë vitet e fundit, diferenca mes shqiptarëve që largohen dhe kthehen është 195 mijë

Shifrat flasin që në dhjetë vitet e fundit, 2007-2017, diferenca mes shqiptarëve që kanë lënë vendin dhe atyre që janë kthyer është vetëm 170 mijë persona. Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” foli për atë që cilësohet tendencë e shqiptarëve për të ikur nga vendi.
“Shqiptarët kanë filluar të ikin që në vitet 1990 dhe për fat të mirë, nuk jemi në bunker që ata të mos dalin e të mos hyjnë. Shifrat reale të dhjetë viteve të fundit ka një diferencë prej 195 mijë njerëz. Kjo është një tendencë që ekziston në të gjitha vendet e botës, ku qytetarët synojnë të largohen drejt vendeve më të afërta. Vetëm në Kroaci janë larguar 50 mijë njerëz, në vitin 2017, që është vend i BE-së dhe shumë më i zhvilluar se ne. është një tendencë që nuk është as shqiptare dhe as që mund të frenohet”, tha ai.
“Përparimi ynë është konstant, por jo një zhvillim që na bën konkurrent me Gjermaninë, Francën apo Anglinë. Kemi plot probleme, por nuk janë problem shqiptarët që lëvizin. Nga kjo lëvizje, Shqipëria dhe shqiptarët vetëm kanë përfituar”, tha Rama.
Kryeministri shtoi se emigracioni ka plot përfitime, pasi përfitohen eksperienca dhe mendësi krejt tjetër, përveç faktit se falë emigracionit, jemi mbajtur 20 e ca vjet, pasi 1 milion shqiptarë u larguan në vitet 1990 dhe në fillim të viteve 2000. /atsh

Dhjetë vitet e fundit, diferenca mes shqiptarëve që largohen dhe kthehen është 195 mijë Read More »

Njoftimi i ARRSH-së – Në këto akse nuk lejohet qarkullimi pa zinxhirë!

Njoftimi i ARRSH-së:

Autoriteti Rrugor Shqiptar në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Shtetit, Drejtorinë e Qarkullimit Rrugor dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile njoftojnë të gjithë drejtuesit e mjeteve se në rrugët Qafë Thanë – Kapshticë, Boboshticë – Dardhë, Korçë – Voskopojë, Qafë Qarri – Ersekë dhe Fushë Dukat – Llogara – Himarë, si pasojë e temperaturave shumë të ulëta dhe reshjeve të borës që priten sipas parashikimit të motit nuk do të lejohet asnjë mjet të qarkullojë pa zinxhirë nga ora 22:00 e mbrëmjes së sotme deri në orën 06:00 të mëngjesit.

Njoftimi i ARRSH-së – Në këto akse nuk lejohet qarkullimi pa zinxhirë! Read More »