Shkolla Orikum

Parku i Orikut, thesar i çmuar i zbulimeve arkeologjike!

Qyteti antik i Orikut, i ndodhur pranë qytetit të sotëm të Orikumit, në Vlorë, i themeluar nga Eubeati në shekullin Vl p.e.r.vijon të tërheqë vëmendjen e arkeologëve për kërkime dhe zbulimin e historisë nën rrënoja.

Së fundmi, arkeologët e palodhur po sjellin fakte interesante rreth zbulimeve të bëra në Fontanën Monumentale, Kishën Paleokristiane, Portën hyrëse në anën lindore ku janë zbuluar teknika të reja dhe periudha ndërtimi të pahasura më parë.
Rezultatet shkencore të këtij sezoni gërmimesh priten të dalin ku publiku dhe specialistët po i presin me padurim.

Qyteti antik i Orikut shtrihet pranë qytetit të sotëm të Orikumit, themeluar nga Eubeati në shekullin Vl p.e.r., në trojet e fisit ilir të amantëve, mbi kodrën e njohur me emrin Paleokastër. Përmendet nga autorët antikë të shekullit të V p.e.r., si port i rëndësishëm i Adriatikut. U shfrytëzua nga romakët në luftërat kundër ilirëve dhe maqedonëve, luajti një rol të rëndësishëm në luftën civile midis Cezarit dhe Pompeut.
shekullin Vll, pranë tij u ndërtua kisha e Marmiroit dhe disa kisha të tjera që në themel të emrit të tyre kanë emrin Maria. Këtë gjë e shohim tek manastiret e Ardenicës (Lushnje), Apolonisë (Fier), Manastirin rrënojë të Ballshit, Manastirin e Zvërnecit, Manastirin e Dhërmiut, etj.

Sot, qyteti i Orikumit mbetet një destinacion turistik tepër i preferuar, për natyrën detare dhe malore, për historinë dhe kulturën, për detin dhe plazhet ranore./atsh

Parku i Orikut, thesar i çmuar i zbulimeve arkeologjike! Read More »

A do të mbyllen shkollat?

Në emailet dhe komunikimet mes qytetarësh në rrjetet sociale, ka qarkulluar një shkresë që aludon se ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka nënshkruar më 15 tetor 2020 një Akt Normativ mbi shkollat.

Sipas kësaj shkrese që e gjeni më poshtë, e që sugjerohet të jetë zyrtare, njoftohet se më 2 nëntor 2020 do të mbyllen të gjitha institucionet arsimore shtetërorë dhe publike në vend për tre muaj për shkak të situatës epidemiologjike në vend të shkaktuar nga koronavirusi i ri Sars Cov-2.

Shkresa citon kërkesën e Komitetit Teknik të Ekspertëve dhe shoqërohet me nënshkrimin e urdhrit nga Manastirliu.

Kjo faksimile shkrese, qartësisht dukej se ishte e rreme ose e montuar.

Megjithatë shumë qytetarë u shqetësuan tri ditët e fundit me qarkullimin e gjerë të kësaj letre.

Në këto kushte u kërkua një informacion zyrtar. Burime zyrtare nga ministria e Shëndetësisë, konfirmojnë se kjo shkresë nuk është e vërtetë. Këto burime përgënjeshtruan të jetë nënshkruar marrë një vendim i tillë për mbylljen e shkollave dhe se dokumenti është fals.’

Gjithsesi ministria e Shëndetësisë ashtu si dhe kryeministri një ditë më parë, nuk përjashtojnë një mbyllje të re në periudhën në vazhdim, nëse do të kemi mospërballim të të shtruarve në spitalet Covid.

Për këtë arsye, 17 mijë mësues në të gjithë Shqipërinë, aktualisht po i nënshtrohen një procedure të përgatitjes së mësimeve online. /noa.al/

A do të mbyllen shkollat? Read More »

Ismail Kadare, do të vlerësohet me çmimin ndërkombëtar Neustadt për Letërsinë të këtij viti

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njofton se shkrimtari i njohur Ismail Kadare, do të vlerësohet me çmimin ndërkombëtar Neustadt për Letërsinë të këtij viti.

Në një njoftim zyrtar ambasada amerikane thotë se Festivali Neustadt i Letërsisë është një nga ngjarjet më të mëdha të letërsisë botërore.

“Kemi kënaqësinë të njoftojmë se shkrimtari i shquar shqiptar Ismail Kadare do të nderohet me Çmimin Ndërkombëtar Neustadt për Letërsinë të këtij viti. Si një nga ngjarjet më të mëdha të letërsisë botërore, Festivali Neustadt i Letërsisë është një festim i librave dhe kulturës ndërkombëtare, sponsorizuar nga World Literature Today dhe organizuar nga Universiteti i Oklahomës.

Këtë vit, ngjarja do të zhvillohet virtualisht dhe do të jetë pa pagesë për të gjitha ata që regjistrohen. Ju ftojmë të bashkoheni me ne dhe të shohim me krenari poetin dhe novelistin më të njohur të Shqipërisë teksa nderohet për arritjet e tij”, njofton ambasada.

Ismail Kadare, do të vlerësohet me çmimin ndërkombëtar Neustadt për Letërsinë të këtij viti Read More »

Ministria e Arsimit cakton datën, ja kur nis viti i ri Akademik

Viti i ri Akademik 2020-2021 për Universitetet Publike dhe Private fillon më 2 nëntor.

Ky është vendimi i marrë nga Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve.

Vendimi vjen një ditë pas takimit të ministres Evis Kushi, me rektorët e universiteteve Publikë në vend.

Për shkak të pandemisë, janë marrë edhe masat që duhen respektuar nga studentët pas kthimit në auditore.

Pandemia bëri që viti akademik që lamë pas të shtynte provimet, çka detyroi Ministrinë e Arsimit, për të vendosur një datë të pazakontë, për rifillimin e vit të ri akademik.

Në vitet të tjera të zakonshme, fillimi i muajit tetor ishte përcaktuar edhe si koha e përshtatshme për fillimin e vitit të ri Akademik.

/NOA.al

Ministria e Arsimit cakton datën, ja kur nis viti i ri Akademik Read More »

Vlorë/ Përurohet busti i Isa Buletinit në Muzeun Kombëtar të Pavarësisë

Në ambientet e Muzeut Kombëtar të Pavarësisë në Vlorë u përurua busti i Isa Boletinit, i punuar nga skulptori nga Mitrovica Sabri Behramaj.
Ky bust iu dhurua muzeut nga skulptori Behramaj duke pasuruar fondin muzeor. Në përurimin e busitit, që u zhvillua në kuadër të aktiviteteve për Ditët Europiane të Trashëgimisë dhe Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, ishin të pranishëm kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, prefekti i qarkut Vlorë, Flamur Mamaj, deputeti i Partisë Socialiste, Fate Velaj, skulptori, qytetarë etj.
Deputeti Velaj tha në fjalën e tij se “kur Beb Dobi, drejtori i muzeut me lajmëroi se një artist nga Kosova po krijonte një bust të Isa Boletinit, mendova se do ishte Luan Mulliqi apo Adem Rusinovci, dy pesha të rënda të skulpturës kosovare. Rezultati ishte se asnjëri prej tyre nuk ishte por Sabri Berhamaj që kishte studiuar në akademinë e artve pikërisht tek miku im Adem Rusinovci. Vazhdova më tutje kërkimin mbi autorin dhe mësova se e kishte nisur mirë rrugën e suksesit duke u paraqitur në disa ekspozita brenda dhe jashtë Kosovës”.
“Ajo që mua sot më gëzon, është fakti se më në fund, pritja mbaroi. Ka kaq vite që këtyre dhjetë burrave në bronx këtu në oborrin e muzeut (dhjetë firmëtarë të pavarësisë si dhe ministra të qeverisë së parë të Ismail Qemalit) ju ngelën sytë nga dera dhe të merakosur, pyesin përse po vonohet Isa. Por sot, tek e panë të hynte, u qetësuan kur ai, pasi u përqafua me ta, ju shpjegoi vonesën, sesi i ishte dedikuar pavarësisë së Kosovës. Unë dua ta falënderoj autorin që e mundësoi këtë bashkim të bronxtë të 1912’s dhe veçanërisht, drejtorin që muzeun e ka kthyer në një vatër të ngrohtë të shqiptarizmit”, – theksoi Velaj.
Ky aktivitet u organizua nga Muzeu Kombëtar i Pavarësisë në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore – Vlorë.
Muzeu i Pavarësisë u përurua në 28 nëntor të vitit 1962 me rastin e 50-vjetorit të shpalljes së pavarësisë kombëtare. Ndërtesa gjatë vitit 1913 ishte vend pune për qeverinë shqiptare, për rreth 6 muaj. Më 28 nëntor 1913 këtu u festua përvjetori i parë i pavarësisë. Nga viti 1936 deri në fillimet e Luftës se Dytë Botërore ka shërbyer si muze historik kombëtar.

Muzeu është i pajisur me dokumente, fotografi e objekte origjinale, që pasqyrojnë përpjekjet e luftërat e popullit shqiptar për çlirim kombëtar. Në të të jepet mundësia të shohësh kabinetin e punës si dhe sallën e mbledhjeve të qeverisë provizore të Ismail Qemalit, flamujt origjinalë të çetave kryengritëse dhe mjaft relike të kohës.

Ky muze iu nënshtrua rikonstruksionit falë projektit për restaurimin e qendrës historike të qytetit bregdetar, investim i qeverisë shqiptare./atsh

Vlorë/ Përurohet busti i Isa Buletinit në Muzeun Kombëtar të Pavarësisë Read More »

Në foto janë dy gra të ulura në karrige, dhe një fëmijë/ A mund ta gjeni se cila është nëna e fëmijës

Në foto janë dy gra të ulura në karrige, dhe një fëmijë që është duke luajtur.

Pyetja për ju është se cila është nëna e vogëlushit.

Për të gjetur përgjigjen e saktë ju duhet të merrni në konsideratë disa elementë.

Nëse nuk e keni gjetur akoma, nëna e fëmijës është ajo në krahun e majtë të fotos.

Arsyet:

1. Një pozicion i tillë pasqyron dëshirën e natyrshme të mamasë për të mbrojtur fëmijën.

2. Qëndrimi i saj është një pozicion tipik i një njëriu që kërkon të të mbrojë; pak i pozicionuar përpara.

3. Është e natyrshme që fëmijët e vegjël duan të kenë kontakt me sy me nënën kur janë duke luajtur apo duke bërë ndonjë aktivitet tjetër. /noa.al/

Në foto janë dy gra të ulura në karrige, dhe një fëmijë/ A mund ta gjeni se cila është nëna e fëmijës Read More »

Evis Kushi është zyrtarisht ministrja e re e Arsimit

Evis Kushi është zyrtarisht ministrja e re e Arsimit.
Pak minuta pasi Parlamenti e votoi, ajo shkoi në presidencë për të bërë betimin.

Të pranishëm në ceremoni ishin Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrisë, Engjëll Agaçi si dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit.

Kushi pason në këtë detyrë Besa Shahinin, e cila ditë më parë tha se do të largohej nga Shqipëria. /noa.al/

Evis Kushi është zyrtarisht ministrja e re e Arsimit Read More »

Ju kujtohen lotët e Anës së vogël/ Si ka ndryshuar dhe cfarë i ka ndodhur sot Anës dhe vëllait të saj

Ana Veizi ishte vetëm 11-vjeçe, kur i ati i saj, Ziber Veizi, u v ra më 21 janar 2011, në një protestë të opozitës së asaj kohe para kryeministrisë, bashkë me tre të tjerë.

Lotët e Anës në atë kohë bënë xhiron e botës.

Ajo është rritur dhe është sot një studente e shkëlqyer e Fakultetit Juridik, ku po studion me ëndrrën për t’u bërë një juriste e zonja dhe kur të bëhet ajo u shpreh më herët se kërkon t’i rikthejë besimin e munguar sistemit të drejtësisë në Shqipërisë.

Bashkë me të vëllain, Ana është pritur sot bashkë me vëllain e saj në bashkinë e Tiranës, nga kryetari i saj, Erion Veliaj.

Arsyeja e pritjes, sipas nënkryetares së bashkisë, Anisa Ruseti, ishte se BashkiaTiranë, i ka ndihmuar ata me bursat e studimit, para vitit të ri akademik.

“Me dy të rinj plot kurajo që humbja e babait nuk i përuli. Ana dhe Klajdi Veizi – studente të shkëlqyer dhe qytetarë të devotshëm të Tiranës tonë tani”, – tha Anisa Ruseti.

/NOA.al

Ju kujtohen lotët e Anës së vogël/ Si ka ndryshuar dhe cfarë i ka ndodhur sot Anës dhe vëllait të saj Read More »