Shkolla Orikum

Evis Kushi është zyrtarisht ministre e Arsimit

Evis Kushi është zyrtarisht ministre e Arsimit.

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot emrin e saj për të qenë në krye të këtij dikasteri.

Kreu i shtetit hodhi firmën e dekretit vetëm pak minuta pasi Kryeministri Rama ju drejtua institucionit të presidencës.

Evis Kushi zuri vendin e Besa Shahinit si ministre e Arsimit, pasi kjo e fundit deklaroi se do të largohet drejt Kosovës.

Evis Kushi është zyrtarisht ministre e Arsimit Read More »

Cili fëmijë është fajtor, cili ka shkaktuar rrëmujën

Nëna dhe tre fëmijë çamarokë, në një moment ku njëri prej tyre është e sigurt se ka bërë një gabim.

Në fakt nuk është ndonjë gabim i rëndë, por një rrëmujë e vogël në shtëpi.

Është koha që të vendosni në lojë logjikën për të gjetur se cili fëmijë është fajtor.

Nëse nuk arritët ta gjenit, ne e kemi përgjigjen për ju në foton që ndodhet në galeri. /k.k/noa.al/

Cili fëmijë është fajtor, cili ka shkaktuar rrëmujën Read More »

Jep dorëheqjen ministrja e Arsimit Rinisë dhe Sporteve, Besa Shahini

Jep dorëheqjen ministrja e Arsimit Rinisë dhe Sporteve, Besa Shahini.

Ajo dha dorëheqjen sot, pas ditës së parë të shkollës.

Shahini e dha dorëheqjen publikisht, në zyrën e saj, në prani të kryeminsitrit Edi Rama dhe të pasueses së saj në detyrë, Evis Kushi.

“Më vjen keq për këtë moment ndarjeje”, – i tha Rama, teksa ministrja foli edhe mbi arsyet e largimit.

Ajo ishte shprehur më herët se do të largohej nga Shqipëria.

Në vend të saj është prezantuar Evis Kushi, deputete e PS-së, e qarkut të Elbasanit.

“Jam e privilegjuar, por edhe përgjegjësi e madhe për detyrën e re”, – tha Evis Kushi.

Evis Kushi ka qenë më herët dekane e Fakultetit Ekonomik, Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan.

Jep dorëheqjen ministrja e Arsimit Rinisë dhe Sporteve, Besa Shahini Read More »

Dita e parë e shkollës/ Shahini në Fushë Krujë: Do t’ja dalim

Ministrja e Arsimit, Besa Shahuni është ndalur në Fushë Krujë, në ditën e parë të shkollës.

Ajo ndan disa fotografi dhe thotë se e kaloi mëngjesin nëpër shkollat që u hapen sot për herë të parë pas 6 muajsh.

“Ndalova në gjimnazin ‘Shote Galica’ Fushë-Krujë, shkollë e cila ka marrë të gjitha masat e nevojshme në funksion të protokollove të sigurisë së ruajtjes së shëndetit. Gjimnazi është shkollë pritëse edhe për nxënësit e 3 shkollave të dëmtuara nga tërmeti, ‘Sherif Dervishi’, “Bilaj” dhe “Mazhë e Vogël”, deri në rindërtimin e tyre”, shkruan Shahini.

Ajo shton se gjatë bashkëbisedimit me nxënësit, u ndje mirë ndërsa dëgjoi prej tyre se janë plotësisht të ndërgjegjshëm mbi respektimin e masave anti-COVID, fakt i cili më ngroh që do ta përballojmë me sukses normalitetin e ri.

“I porosita nxënësit të mësojnë fort sivjet, të dalin me rezultate të mira, si dhe të dëshmojnë se përkundër sfidave, ne jemi të qëndrueshëm dhe do t’ia dalim më së miri”, shkruan ministrja. /a.y/noa.al

Dita e parë e shkollës/ Shahini në Fushë Krujë: Do t’ja dalim Read More »

Letra motivuese e Abraham Lincoln, e cila duhet të lexohet nga çdo mësues para fillimit të vitit shkollorë

Letra motivuese e Abraham Lincoln, e cila duhet të lexohet nga çdo mësues para fillimit të vitit shkollorë.
Mësues i nderuar.
Djali im sot e fillon shkollën.
Pas pak, gjithçka do të jetë për të e çuditshme dhe e re, prandaj do të doja ta trajtonit butësisht.
Është një aventurë që ai do ta marrë me vete nëpër të gjitha kontinentet.
Të tilla aventura që ndoshta mund të përfshijnë luftëra, tragjedi dhe fatkeqësi. Ta jetosh këtë jetë, të duhet besim, dashuri dhe kurajo.
Për këtë, i dashur Mësues, do t’ju lutesha ta merrnit përdore e t’i mësoni gjëra që do t’i duhen t’i dijë, mësojeni atë – por butësisht, nëse mundeni.
Mësojeni se për çdo armik, ekziston një mik.
Atij do t‘i duhet të mësojë se jo të gjithë njerëzit janë të drejtë, se jo të gjithë njerëzit janë të sinqertë.
Megjithatë mësojeni se për çdo faqezi ka një hero dhe se për çdo politikan egoist, jeton një lider i përkushtuar.
Mësojeni nëse mundeni se 10 centë të fituar kanë shumë më tepër vlerë se një dollar i gjetur. Në shkollë, mësues, është shumë më e ndershme të dështosh se të mashtrosh.
Mësojeni atë si të humbë hijshëm, dhe si t’i gëzohet fitores kur ai fiton.
Mësojeni të jetë i mirë me njerëzit e mirë, dhe i ashpër me njerëzit e ashpër. Mundohuni t’i qëndrojë sa më larg zilisë, nëse do të mundeni dhe mësojani sekretin e një buzëqeshjeje të çiltër.
Mësojeni po të jetë e mundur – si të qeshë kur të jetë i trishtuar, dhe se të derdhësh lotë nuk është aspak turp.
Mësojeni se mund të ketë dështim të ndershëm dhe fitore të turpshme.
Mësojeni t’i përqeshë cinikët.
Mësojeni nëse mundeni të zbulojë mrekullinë e leximit të librave, por gjithashtu i jepni edhe kohën e mjaftueshme për të kundruar misterin e përjetshëm të fluturimit të zogjve në qiell, të bletëve në diell e të luleve mbi një kodër të gjelbër.
Mësojeni të këtë besim në idetë e tij edhe nëse të gjithë do t`i thonë se janë të gabuara.
Mundohuni t`i mësoni birit tim forcën për mos e ndjekur turmën edhe kur të gjithë vrapojnë pas fitimtarit.
Mësojeni të dëgjojë me vëmendje çdo njeri, por gjithashtu të shoshisë të gjithë atë që dëgjon në sitën e së vërtetës dhe të marrë veç të mirën.
Mësojani atij sesi të shesë talentin dhe zgjuarësinë e tij tek ofertuesi më i lartë, por mos të pranojë kurrë asnjë lloj çmimi për shpirtin e zemrën.
Lejojeni të ketë kurajën për të qenë i padurueshëm. Lejoheni të ketë durimin për të qenë trim.
Mësojeni atë të ketë besim sublim te vetvetja, sepse atëherë ai do të ketë gjithmonë besim sublim në njerëzimin dhe në zotin. Këto janë kërkesat, mësues, por ju bëni më të mirën që mundeni. Ai është fëmijë i vogël dhe i mirë. Dhe është biri im”.
Me respekt,
Abraham Lincoln

Letra motivuese e Abraham Lincoln, e cila duhet të lexohet nga çdo mësues para fillimit të vitit shkollorë Read More »

Nis sot Viti i ri shkollor/ Rama: Shëndet dhe patjetër edhe me rezultate sa më të mira!

Pas një ndërprerje të detyruar prej koronavirusit në muajin mars, nis sot viti i ri shkollor.

Në këtë ditë të parë mësimi, e cila nis me rregulla të reja prej Covid-19, Kryeministri Edi Rama bën një urim për nxënës dhe mësues.

“Duke ju uruar nxënësve e mësuesve një vit të mbarë shkollor, pikësëpari me shëndet dhe patjetër edhe me rezultate sa më të mira”, shkruan kreu i qeverisë.

Ai ka ndarë disa fotografi nga ambientet e shkollave ku shihen distancat e diktuara prej pandemisë.

Janë rreth 480 mijë nxënës që ulen në banka, ku mësimi do të zhvillohet me 2 dhe 3 turne, me orë të reduktuara ndjeshëm. /noa.al

Nis sot Viti i ri shkollor/ Rama: Shëndet dhe patjetër edhe me rezultate sa më të mira! Read More »

Ministria e Shëndetësisë apel mësuesve, prindërve dhe nxënësve: Të parandalojmë përhapjen e Covid

Nesër nis viti i ri shkollor, ku pas mësimit online dhe pushimeve verore, shkollat rihapin dyert për të pritur nxënësit, por këtë herë nën masa të rrepta higjieno- sanitare dhe distancimi social, kushte të diktuara nga pandemia e COVID-19.

Me nisjen e shkollave Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë një apel kundrejt të gjithë mësuesve, prindërve, nxënësve, të tregojnë kujdes me zbatimin me përpikëri të masave që frenojnë përhapjen e COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë apelon për respektimin e distancimit social, vendosjen e maskave ose barrierave mbrojtëse, larjen ose dezinfektimin e duarve, ajrosjen e ambienteve, matjen e temperaturës së nxënësve çdo ditë. Të gjitha institucionet arsimore që fillojnë ditën e nesërme mësimin duhet të zbatojnë me rigorozitet Udhëzimin mbi masat anti-COVID19 me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Strukturat e sistemit shëndetësor janë në gatishmëri për t’ju përgjigjur çdo problematike, si dhe për të identifikuar dhe izoluar në kohë çdo rast të dyshuar.

Ndërsa më herët ministria e Arsimit ka nxjerrë protokollin e sigurisë që duhet zbatuar për hapjen e shkollave dhe se si do të veprojnë në rast se ka nxënës apo mësues të prekur nga COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë apel mësuesve, prindërve dhe nxënësve: Të parandalojmë përhapjen e Covid Read More »

Besa Shahini i befason të gjithë me vendimin e papritur

Kryeministri Rama paralajmëroi se do të kishte ndryshime të mëdha në qeveri, ndërsa ditën e sotme një nga ministret e qeverisë ka thënë nuk do të jetë pjesë e fushatëss ë ardhshme të PS.

Besa Shahini, një nga ministret më të përfolura të qeverisë Rama, e cila që prej vitit 2018 është në krye të Ministrisë së Arsimit do të largohet nga Shqipëria në përfundim të këtij mandati.
Gjatë intervistës së dhënë për “Ilva Now” në Euronews Albania, ministrja tha se në fund të këtij mandati do të largohet nga Shqipëria dhe nuk do të përfshihet as në fushatën elektorale.

“Unë tashmë kam njoftuar dhe kryeministrin Rama dhe kam marrë një vendim se nuk do të vazhdoj të qëndroj në Shqipëri përtej këtij mandati. Jeta ime është e paqëndrueshme në Shqipëri pasi familja ime jeton në Kosovë. Në këto momente kur ka probleme nga këto siç jemi ballafaquar është pak e vështirë. Por, i kam thënë se jam në dispozicion që të shërbej, por nuk do të përfshihem në fushatë elektorale”, tha Shahini.

Ajo tha se zërat që qarkullojnë prej ditësh për zëvendësimin e saj janë të “shëndetshme”, pasi tregojnë për jetën dinamike brenda Partisë Socialiste dhe ambiciet në prag të vitit elektoral.
“Mendoj se këto janë diskutime janë normale kur jemi futur zyrtarisht në një vit parazgjedhor dhe këtu reflekton të gjithë vullnetin dhe ambicien brenda partisë. Dhe mendoj se kjo është shumë e shëndetshme”, shtoi ministrja.

Besa Shahini i befason të gjithë me vendimin e papritur Read More »