Orikuminews

Srudimi/ Një filxhan kafe në ditë l ufton këtë problem…

Një filxhan kafe në ditë është “ilaç”… kështu thonin të vjetërit vite më parë duke ngatërruar kënaqësinë dhe relaksin që merrnin nga zakoni i pirjes së kafesë. Por në fakt aroma e kafesë së freskët në mëngjes, jo vetëm që të hap sytë, por edhe të ndez shqisat e përgjumura.

Megjithatë, roli i kafesë në jetën tonë shkon përtej kësaj. Studimi më i fundit, të cilit i referohet ky shkrim, thotë se një filxhan kafeje në ditë ju ndihmon të humbisni në peshë, por edhe të mbroheni nga sëmundjet. Përpara se të vazhdoni së lexuari, duhet të dini që nuk ka asnjë formulë magjike për rënien nga pesha pa ndryshuar stilin e jetesës.

Me këtë, ekspertët thonë se të dhënat e studimit për kafenë, në asnjë mënyrë nuk nënkuptojnë që ju mund të bini nga pesha duke pirë një filxhan kafe. Por parasysh duhet të keni edhe faktin se duhet ta harroni të bini nga pesha nëse hani ushqime të pasura me yndyrë dhe nuk bëni aktivitet fizik.

Roli i kafesë në djegien e yndyrnave

Studimi, është i pari që ka zbuluar se si kafeina mund të aktivizojnë depozitat e yndyrnave të kafenjta që konsiderohen të mira. Këto yndyrna ju ndihmojnë të digjni më shumë kalori dhe të eliminoni yndyrnat e bardha e të dëmshme nga trupi. Në organizmin e njeriut gjenden dy lloj depozitash dhjamore: të mirat me ngjyrë të kafenjtë dhe të këqijat me ngjyrë të bardhë.

Yndyrnat e kafenjta janë të mira sepse e nxisin trupin të prodhojë më shumë energji për të djegur kaloritë. Yndyrnat e bardha akumulohen kur trupi ha më shumë kalori se sa djeg. Aktivizimi i yndyrnave të kafenjta shkakton disa reaksione zinxhir: trupi djeg më shumë kalori, nivelet e sheqerit në gjak ulen, kolesteroli ulet dhe kaloritë e djegura ndihmojnë në rënien nga pesha. Por hapa të tjerë për rënien nga pesha, përveç shijimit të kafesë së mëngjesit, janë: ushqyerja e shëndetshme, aktiviteti fizik por edhe gjumi cilësor. Hap tjetër i rëndësishëm, por jo i fundit për nga rëndësia, është konsumi sa më i lartë i frutave dhe perimeve dhe sa më i pakët i ushqimeve të përpunuara.
/NOA.al

Srudimi/ Një filxhan kafe në ditë l ufton këtë problem… Read More »

Anxhela Peristeri përfaqëson Shqipërinë në Eurovision 2021

Anxhela Peristeri me këngën “Karma” do të jetë përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision 2021. Këngëtarja mori pëlqimin e jurisë së Festivalit Kombëtar, duke grumbulluar 322 pikë nga votimi i 11 pjesëtarëve të jurisë.

Peristeri la pas Viktor Tahiraj me këngën “Nënë” me 266 pikë dhe Gjergj Kaçinarin “Më jep jetë” me 245 pikë. Juria e përbërë nga Shefqet Aliu, Osman Mula, Spartak Tili, Erjon Sheme, Ruzhdi Keraj, Miron Kotani, Jaho Margjekaj, Kozma Dushi, Enver Shëngjergji, At Spiro Katundi dhe Rudolf Marku ndau për pjesëmarrësit edhe disa çmime që lidhen me garën muzikore të vitit, i cili këtë vit u zhvilluar “on-line”.
Edicioni i ardhshëm i Eurovision do të mbahet në Holandë nga data 18 deri më 22 maj.

Renditja e plotë e këngëtarëve pjesëmarrës:

01.Anxhela Peristeri – Karma 322 pike.
02.Viktor Tahiraj – Nene 266 pike
03.Gjergj Kacinari- Me jep jete 245 pike
04.Fejstina Mezini – Kush je ti…. 188 pike
05.Uendi Mancaku- Vesi i shpirtit 137 pike
06.Franc Koruni – E moren boten 135 pike
07.Agim Poshka – Vendi im 122 pike

08.Sardi Strugaj- Ka per te tber…..97pike
09.Stefan Marena – Meteor 82 pike
10.Xhesika Polo – Me mbron 78 pike

11.Florent Abrashi – Vajze 76 pike
12.Dorela Gjylbegu – Vashezo 75 pike
13.Mirud – Nese vdes 71 pike
14.Klint Collaku – Do Tia dal 66 pike
15.Xhiljola Haveniku – E lire 62 pike

16.Kastro Zizo – Vallja e jetes 61 pike
17.Davis Xherahu – Peng 58 pike
18.Kamela Islamaj – Kujtimet 52 pike
19.Enxhi Nasufi – Njesoj 50 pike
20.Erik Lloshi – Jo 47 pike

21.Evi Reci – Tjerr 29 pike
22.Orgesa Zaimi – Valixhja e k….26 pike
23.Inis Neziri – Pendese 25 pike
24.Fatos Shabani – Ty 13 pike
25.Manjola Nallbani – Ora e jetes 11 pike
26. Era Rusi -Zjarri im 0 pike

Anxhela Peristeri përfaqëson Shqipërinë në Eurovision 2021 Read More »

‘Veri iku tani, ndërsa neve na mbeti Llapa.Një Llapë ku ne duhet të shikohemi në pasqyrë, për të parë se sa të shëmtuar e të pashpirt jemi’

Nga Mentor KIKIA

Veri iku, ndërsa neve na mbeti Llapa

Një njeri u nda nga jeta sot. Quhej Enver Veseli, por veç të afërmëve, të gjithë të tjerët e njihnin si Ver Llapa. Nuk i binte askujt më qafë, qëndronte në anë të rrugës, e disa herë edhe mes makinave, tek 21 Dhjetori.

Vdekja e tij u bë lajm sot në të gjithë mediat sociale. Lexova shumë dedikime të ndjera, prekëse, të dhimbshme, për një njeri të mirë që madje i “nxirrte llapën këtij realiteti të ndyrë”. Vdekja e tij u bë lajm sepse Veri ishte një personazh publik. Në fakt ai nuk kishte bërë asgjë për të qenë i tillë, por ne të tjerët e kishim bërë një “hero”.

Mjafton një kërkim i thjeshtë në rrjet dhe do të shikoni se sa shumë fotomontazhe të Verit ka, me Berishën, Ramën, Metën e të tjerë poshtë tyre. Do të shikoni se sa shumë ofendime aderesojnë politikanët ndaj njëri-tjeterit, duke përdorur si njësi ofendimi pikërisht Verin.

Berisha si Ver Llapa

Rama si Ver Llapa

Talundat Balla si Ver Llapa

Ilir Meta si Ver Llapa

Pak kush ndër ata që janë sot në majat e politikës ka mbetur pa u ofenduar dhe pa ofenduar, përmes këtij njeriu që as kishte bërë gjë, as dinte gjë se çfarë bëhej me të.

Veri ishte bërë etaloni i budallallëkut, i injorancës, i përbuzjes, i ofendimit, sharjes. Politikanë, gazetarë, njerëz të ditur e të paditur, e përdornin epitetin “Ver Llapa” për të ofenduar këdo që nuk mendonte apo vepronte si ai.

Socialistët qeshnin kur Berishës i bënin një gjuhë të madhe, e i thonin: Versioni i ri i Ver Llapës. Po kështu demokratët, kur “llapën” e Verit ia montonin Ramës. Ata që nuk qeshnin, thjeshtë heshtinin. Heshtnin edhe ata që të nxjerrin sytë nëse guxon të ofendosh dikë për shkak të orientimit seksual, ata që ulërasin për të drejtat e njeriut, për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara etj etj.

Tani Veri nuk do të jetë më tek hekurat ndarës të rrugës tek 21 Dhjetori. Ndërsa në rrjet do të vazhdojë të jetojë hipokrizina e një shoqërie të tërë llapaqene, e pafytyrë, pa moral që e përdor dhe shpërdor një njeri fatkeq pa pikën e turpit.

Veri iku tani, ndërsa neve na mbeti Llapa.

Një Llapë ku ne duhet të shikohemi në pasqyrë, për të parë se sa të shëmtuar e të pashpirt jemi./NOA.al

‘Veri iku tani, ndërsa neve na mbeti Llapa.Një Llapë ku ne duhet të shikohemi në pasqyrë, për të parë se sa të shëmtuar e të pashpirt jemi’ Read More »

‘Shoferi qv kërkon të bëhet deputet’ – Nga Skënder Brataj

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka replikuar në distancë me mjekun Erion Dasho, mbi këndvështrimin e secilit lidhur me pandeminë në vend.

Pas akuzave përmes një analize të mjekut kritik Erion Dasho, Brataj, përmes një shkrimi të gjatë, e quan atë “shoferi që kërkon të behet deputet”, duke pretenduar se gjithçka thotë e bën në favor të ndonjë formacioni politik. Ai e krahasoi atë me një këpucar që duhet të merret me këpucët.

Reagimi i plotë i Skënder Brataj:

SHOFERI QË KËRKON TË BËHET DEPUTET!

Sot shofer Erion Dasho ka bërë një analizë si ato që di të bëj ai dhe si gjithmonë pa etikë dhe deontologji më thotë :

KËPUCAR! MERRU ME KËPUCËT!

Populli thot: Harbutit sillju si harbut!

Postimi marë nga statusi i tij me pak fjalë është ky:

Shprehja e mësipërme i atribuohet një piktori të Greqisë së Lashtë, i cili i kërkoi një këpucari mendim se si t’i pikturonte më saktë këpucët. Këpucari pasi e dha mendimin e vet nisi të japë sugjerime edhe për ngjyrat, format, etj. Atëherë piktori tha frazën e famshme “Këpucar! Merru me këpucët!”

Shprehja e mësipërme më është kujtuar gjatë kohës së pandemisë kur kam parë urgjencën mjeksore të luajë rolin e këpucarit të Apelles së Kosit.

I ftuar në mars dhe prill për të kaluar situatën e emergjencës me COVID-in, shërbimit të urgjencës i mbeti COVID-i në dorë dhe vazhdon edhe sot e kësaj dite të merret edhe me konsultime online, edhe me mjekim në shtëpi, edhe me marrje tamponash edhe me transport pacientësh.

Efekti më i dëmshëm i dhënies së “ekskluzivitetit të COVID-it” urgjencës mjeksore është çrregullimi dhe kaosi që është krijuar në sistemin e referimit të pacientit.

Gjatë epidemisë, urgjenca mjeksore e merr pacientin nga shtëpia dhe e dërgon atë në spitalet COVID dhe duke kapërcyer menjëherë tre shkallë në sistemin e referimit – mjekun e familjes, spitalin bashkiak dhe spitalin rajonal.

A Po Luan Shërbimi i Urgjencës rolin e ruajtësit të portës (Gate-Keeper) për të mbajtur artificialisht të ulët përdorimin e shtretërve sëpitalorë?

Shofer Erionin e kam njohur në vitin 2015 kur erdha në Shqipëri. Ishte drejtor i Telemjeksisë shqiptare, por mos u çudisni nëse ai nuk e di çfarë është telemjeksia! Pasi të sqaroj qytetarët po i bëj një përshkrim të shkurtër karrierës së shofer Erionit deri tani! Nga këtu e tutje ai po konsulton me disa parti politike dhe ndoshta pretendon ndonjë zgjedhje si deputet, normal nuk është hera e parë që ndodh! Që të ndodh një gjë e tillë duhet të godasësh gjërat dhe shërbimet që funksionojnë dhe sidomos drejtuesit e tyre! Sot ka gjetur fajtorin , Urgjencën Mjeksore, Urgjencën Kombëtare!!

Qytetari ka katër mënyra për të hyrë në system, mjekun e familjes, qendrën shëndetësore, urgjencën spitalore dhe urgjencën paraspitalore ose 127. I vetmi shërbim 24 orë janë urgjencat e spitaleve, Q.SH me urgjencë pritëse dhe 127. Mjeku i familjes nuk e mbulon dot shërbimin natën, ditët e festave dhe ditët e pushimit.

Urgjenca nëpërmjet numrit unik 127 është i vetmi që mund të kapet në kohë reale dhe qytetari të ketë një përgjigje, një informacion dhe një këshillim mjeksor. Pra si do të lidhet qytetari me sistemin shofer Erioni kur nuk ka asnjë system të integruar dhe të kompletuar në Shqipëri? Në të gjithë botën të gjitha sistemet e urgjencës në bazë të të dhënave bëjnë mbi 80% asistencë dhe 20% urgjencë mjeksore midis tyre edhe Gjermania!

Pranë QKUM në një sektor të veçantë gjithmonë për arsye të teknologjisë është numri i gjelbër 08004040 që lidh mjekun e familjes me qytetarin, psikologët me qytetarin, informacion burokratik për proçedurat, me fondin dhe farmacitë, pra aktivitetin e mjekësisë së familjes.

Nëpermjet 127 janë bërë nga 1 janari 665.685 thirrje, nga të cilat janë kryer 174.553 këshillime nga mjekët e Njësisë së Koordinimit dhe 118.405 vizita në banesë nga ekipet mjekësore. Nga këto vizita janë trajtuar në banesë 56.361 ose 47.6% dhe 72.044 ose 52.4% janë dërguar në spital. Thirrje për korona janë 164.425 nga të cilat janë bërë 9.936 vizita me Covid pozitiv në banesë dhe gjysma e tyre është trajtuar në shtëpi dhe pjesa tjetër është dërguar në spital. Të gjithë pacientët që ndiqen nga mjekët e familjes kur përkeqësohen këshillohen nga ata të telefonojë 127 dhe të gjithë pacientët e qyteteve vlerësohen nga ekipet e terrenit, pastasj vizitohen nga infeksionistët ose pneumologët e spitaleve dhe pasi plotësohen me ekzaminime dhe nëse është e nevojshme transportohen në spitalet terciare, pra sipas sistemit të referimit nga urgjenca.

Shofer Erioni besoj e kuptove që ndiqet sistemi i referimit, si thua këta pacientë ti lemë në shtëpi apo të shkojnë vet në spital? Si thua urgjenca mjekësore e spitalore dhe paraspitalore janë dakort me ty në këtë ofezë dhe baltë që nuk po kursen për ta?

Si thua të tërhiqemi nga detyra fisnike, nga betimi që kemi bërë para kësaj sëmundje? Tip ret të bëjmë një gjë të tillë që sistemi të shkojë në katastrofë që ti nga shofer të bëhesh deputet?

Jo shofer ne nuk tërhiqemi, ne do vazhdojmë tu shërbejmë qytetarëve. Kujdes se deri në prill edhe për ty rruga është shumë e gjatë!

Le të vazhdojmë me karrierën e shoferit. Personalisht pata kontakte me drejtuesin e USAID-it në Shqipëri dhe Kosovë që drejtonte këtë projektin e telemjeksisë të cilit Erioni i bënte shoferin. E falnderoj doktorin që dha një kontribut të çmuar në projektin e telemjeksisë dhe urgjencës në Shqipëri. Pastaj mora vesh që Erioni bënte shoferin Prishtinë –Tiranë dhe anasjelltas. Mora vesh që kishte mbaruar specializimin për okulist, por nuk kishte punuar ndonjëher, nuk e di nëse universitet fantazmë të asaj kohe shisnin edhe diploma specializimi! Pastaj mora vesh që është epidemiolog dhe dikur shumë herët kalonte nga ISHP-ja ndnjëher. Drejtuesi i USAID-it me të cilin i ka të prishura marrdhëniet tani, kishte edhe projekte të tjera në lindjen e mesme dhe në Afrikë, kështu që shofer Erioni mjeshtër siç është, ju qep nga pas drejtuesit të USAID-it të bënte shoferin edhe në këto vende! “Sa më shumë të bredhësh aq më shumë nxë” thotë populli por jo si shofer Erion! Epidemiologu, okulisti , drejtori që nuk pa një pacient në jetë zhvilloi këtë dhunti të tijën.

Ai bëri disa njohje në këto vite dhe zbuloi botën e projekteve dhe të OJQ-ve. Kështu nisi projektet dhe kuptohet vendi ku duhej të përfitonte ishte Shqipëria dhe vendet e Afrikës, ku falë edhe njohjeve që bëri u bë pjesë e këtyre OJQ-ve. Sot rezulton anëtar, drejtor apo shofer në këtë OJQ nuk e di, specialisti i Gjermanisë që jeton në Shqipëri thotë se okupohet me teknologjinë mjeksore, specializim që nuk e dinim! Nga janari me projektin e tij u bë pjesë e trajnimit të mjekëve të familjes për disa muaj. Pastaj u paraqit në ministri si shpëtimtar i ardhur nga Gjermania! Ai propozoi masat inteligjente në mjeksi, ku virusi mund të identifikohej me anë të celularit dhe ndoshta edhe ta asgjësonte atë me të njëjtën mënyrë teknologjike! Ministria nuk u bind për fatin e mirë dhe shoferi kaloi te Testim, Gjurmim ,Trajtim dhe aty ka ngelur akoma. Por shejtani kur dështon në një anë fillon disa të të tjera!

Filloi punë për gjashtë muaj pranë televizioneve, kundër çdo mase apo këshillimi të ministrisë apo ekspertëve të komitetit, se veç masave inteligjente të tij asgjë nuk do ta shpëtonte Shqipërinë! Pasi kaloi këto gjashtë muaj në televizione gjëndja në Gjermani u përkeqësua dhe ai fluturoi ta shpëtonte atë sepse masat inteligjente të tij as gjermanët nuk i kuptuan! U tha të bënin si Shqipëria ,të mbylleshin , të shtërngonin masat se ky virus është më inteligjent se masat inteligjente. Gjermania po i njek këshillat e tij me përpikmëri! Tani nga Gjermania(apo fshehur diku) e kemi në skype duke këshilluar dhe duke gjetur fajtorët, sepse në Shqipëri virusi është i djallëzuar si shqipëtarët, ai mund të kapet vetëm me këshillat dhe masat e tij inteligjente! Shkëlqimet dhe rëniet e shokut Zylo sapo filluan përsëri! Testim,gjurmim, trajtim, ju politikanë më ndiqni, unë jam i zoti, unë jam specialist në Gjermani! (Dreq e paskan marrë vesh që unë punoja shofer dhe tani punoj në një OJQ)!!!

Meru me politikë, por jo me urgjencën!

‘Shoferi qv kërkon të bëhet deputet’ – Nga Skënder Brataj Read More »

Disa kuriozitete që nuk i keni ditur për bletët

Bleta është një insekt, racë monofiletike, që bën pjesë në superfamiljen Apoidea që tani klasifikohet me emrin Antofilia. Njihen rreth 20.000 lloje bletësh të grupuara në nëntë familje.

Bletët janë polenizuesit më të mëdhenj të luleve në tokë, kurse produkti i tyre, mjalti, është ushqim i pazëvendësueshëm. Në vazhdim do të paraqesim disa nga gjërat që ndoshta nuk i keni ditur për bletët.

Një bletë punëtore jeton 30-45 ditë në një sezon.

Bleta mbretëreshë jeton deri në shtatë vjet dhe gjatë ditës lëshon vezë sa tre herë pesha e saj.

Bletët e prodhojnë mjaltin në të njëjtën mënyrë, për të paktën 150 milionë vjet.

Kur mbledh nektarin dhe polenin, bleta viziton gjatë ditës rreth 1000 lule.

Gjatë një dite, një koloni e fortë dhe e shëndetshme bletësh mund të polenizojë deri në 3 milionë lule.

Në koshere, në varësi të llojit dhe madhësisë së një kolonie bletësh, gjenden 20.000-80.000 bletë.

Shkencëtarët e kanë zbuluar shumë herët se bletët janë krijesa shoqërore, por kohët e fundit e kanë zbuluar se bletët “dehen” në një shoqëri. Duket se bletët, ashtu si njerëzit, preferojnë alkoolin.

Ato janë insektet e vetme në botë që prodhojnë ushqimin që e konsumojnë edhe njerëzit.

Të gjitha bletët prodhojnë mjaltë të mirë she të shëndetshme. Mjalti jocilësor është rezultat i mënyrës së përpunimit industrial, ose për shkak të kequshqyerit të tyre.

Mjalti i bletëve është një prej ushqimeve më të sigurta, pasi shumica e baktereve të rrezikshme nuk mund të mbijetojnë në të.

Mjalti më i shëndetshëm në botë, shëron mbi 100 sëmundje

Mjalti nga Manuka (që merret nga nektari i lisit manuka) është mijëra vjet i vjetër dhe është mjalti më i shëndetshëm. /NOA.al

Disa kuriozitete që nuk i keni ditur për bletët Read More »

Kryemadhi: ‘Rama t’i lërë filmat me mjekë që aktrojnë’

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka deklaruar se qytetarët janë në panik nga Covid 19 për shkak të mungesës së menaxhimit të situatës nga ana e qeverisë.

Ajo akuzoi kryeministrin Rama, që sipas saj duhet t’i lërë aktrimet me filma dhe mjekë në televizione, por t’i bëjë ballë pandemisë.

“Një kryeministër që merret me një gjë të tillë, nuk ekziston. Çështja e akuzave ndaj opozitës nuk është gjë tjetër, veç se largimi i vëmendjes. Për një të sëmurë minimumi duhet mbi 1 mijë euro, ky është paniku që kanë sot qytetarët shqiptarë, – tha Kryemadhi në një bashkëbisedim me gazetarët. – Të akuzosh sot opozitën për menaxhimin e pandemisë, është mungesë inteligjence dhe dashakeqësi. Ajo që unë dua të them, është se gjëja e parë që duhet t’u japim qytetarëve, është besimi dhe shpresa. Kovidi mundet si çdo virus tjetër, por duhet solidaritet dhe nga strukturat e shtetit. Pjesa më e madhe e shqiptarëve janë në panik për shkak të mungesës financiare që kanë për të paguar. Ka reparte dhe mjekë që aktrojnë në filmat multiplikativë të kryeministeit dhe autoambulanca që presin në radhë me pacientë. Rama duhet të merret me rimbursimin e barnave dhe shtimin e testimeve”, – theksoi Kryemadhi.

Kryemadhi: ‘Rama t’i lërë filmat me mjekë që aktrojnë’ Read More »

Njoftim – Ndahet nga jeta B.Dautaj nga ky fshat i Vlorës.

NJOFTIM PËR NDARJE NGA JETA TË BESIJE REMZI DAUTAJ (JANJI).

Me hidh ërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta sot në datën 15.11.2020 të Besije Remzi Dautaj (Janji) nga Kallarati.

Va rrimi bëhet nesër, datë 16.11.2020, ora 14:00 në Durrës.

Besijea u lind më 20 korrik 1939 në Kallarat në një familje me ndjenja të larta patriotike dhe atdhetare nga prindërit Remzi Janji dhe Aleme Gjoligu.

Ajo u martua me kallaratasin Abaz Dautaj, me të cilin lindën, rritën, edukuan dhe arsimuan dy djem, Gjergjin ush tarak, Ilirin emi grant në Itali dhe vajzën Mondën (ndarë nga jeta).

Gjatë gjithë jetës Besijea u dallua si një bashkëshorte e denjë, një nënë e mrekullueshme, një gjyshe e stërgjyshe shumë e dashur për nipërit, mbesat e stërmbesat e saj. Kudo që ajo punoi, manifestoi cilësitë më të mira të një gruaje punëtore e përgjegjshme dhe e përkushtuar në shërbim të njerzve. Ajo ishte e dashur me njerëzit, shoqërinë dhe miqësinë e saj e të familjes.
Ajo ishte një gjyshe shumë e dashur për nipat e saj që i kishte rritur vetë, Geraldin dhe Albanin për të cilët deri sa mbylli sytë mendjen e kishte te ta dhe ndihej krenare për arritjet e tyre në jetë.

Besijea, së bashku me bashkëshortin Abazin, shprehnin dashuri të madhe për vendlindjen, Kallaratin dhe njerëzit e tij. Nuk kishte festë a veprimtari në Kallarat, ku ata do të ishin kurdoherë të pranishëm, dashuri të cilën e përcollën me shumë krenari te fëmijët, biles edhe te nipërit e tyre. Shtëpia e tyre në Durrës ishte e hapur për çdo kallaratas.

Sëmundja e rëndë e kohëve të fundit e ndau atë nga familja dhe të afërmit e saj.

Kryesia e Shoqatës Kallarati, në pamundësi pjesëmarrje në përcjelljen e saj për shkak të situatës, i shpreh xha Abazit, djemëve, fisit Dautaj dhe gjithë të afërmve, ngushëllimet më të thella e të sinqerta për ndarjen nga jeta të njeriut të tyre të dashur.

Qoftë i paharruar kujtimi dhe emri i Saj!

U prehtë në Paqe!

Njoftim – Ndahet nga jeta B.Dautaj nga ky fshat i Vlorës. Read More »

Përmbledhje me 30 toponime të fshatit Tragjas

Kjo eshte nje permbledhje e disa toponimeve te fshatit Tragjas.

Toponime kryesore të fshatit janë vendosur me kuptimin apo prejardhjen e emërtimit përkatës. Në përzgjedhjen e zbërthimin e këtyre toponimeve është treguar kujdes për të mbuluar gjithë hapësirën që zë territori i fshatit Tragjas, por toponimet në Tragjas janë të shumta:

Stravoi – emër me prejardhje sllave, por edhe nga greqishtja, që do të thotë kryq.
Përroi i Bubuligës – emër nga fjalët “bubu e liga”.
Maja e Zhurës – nga rërë e trashë, me përmbajtje shtufi dhe zhavorri të imët.
Hauzi – nga gropë që ngjan me një kazan gjigant, me mure prej shkëmbinjsh të thepisur, por që ka hyrje dhe dalje të ujërave, kanione
Vali i Qesarit – emër që ka lidhje me Çezarin e Madh të Romës së lashtë.
Udha e italianëve – me që është ndërtuar prej okupatorëve gjatë Luftës së Parë për qëllime ushtarake në vitet 1915-1919.
Maja e Qivurit – mendohet se ka pasur shumë qivurë.
Qafa e Varreve – ndodhen disa varre të vjetër.
Maja e Viçanit – emër, me prejardhje nga fjala vit, çan rrethimin.
Fushën e Kadiut – ka mundësi të jetë quajtur e Kadiut, sepse ka qenë pronë e tij.
Sofa – prejardhjen nga fjala sofër, por mund ta ketë edhe nga emri Sofi i ndonjë gruaje, qytezë e lashtë.
Maja e Konxhules – lnga ëkundëse, kolovajs.
Erihua – emër që ka lidhje me emrin e Orikumit, që ndodhet në buzë të detit.
Tragjas – Dragjat, Tragiatas, Tragasei, që mund ta kenë prejardhjen nga fjala ilire treg Tregasi – Tragiasi – Tragjasi.
Tragasi – krahinë e Epirit
Kripa e Tragjasit – Poseidoni bërë kripore.
Tregesht – fjala ilire Treg=Tragas.
Gropa e Aliut – Alliret, kanë ikur nga Tragjasi herët.
Gropa e Sulit – E suljotëve të larguar shekuj më parë.
Qafa e Kalisë – Emër i vjetër ilir.
Mali i Qorres – Mendohet se aty janë qorruar njerëz nga vetëtimat.
Bregu i Gomares – Mundet nga Gjon Mara (njeri).
Gropa e Fikut – Ka patu mjaft fiq në këtë gropë.
Lëmi i Llukës – Dikur pa pasur një lëm, që e kish ndërtuar Lluka, por edhe vend që rritet lluka (lloj druri).
Maja e Zezë – Gjatë gjithë kohë ka qenë e zëzë, e frikshme.
Sheshet – Vend i sheshtë, ku ngriheshin stanet gjatë beharit.
Maja e Qytezës – Dikur në lashtësi ka qenë qytezë.
Përroi i Vilave – Mendohet se dikur ka pasur vila (shtëpi), por edhe hardhi rrushi.
Lugu i Drizës – Vend që ka shumë driza.
Gjiniva – Vend që dikur, para lindjes së Krishtit, ka qenë fshat me shumë shtëpi, por edhe Gjin Ivani

Historia e Tragjasit/

Përmbledhje me 30 toponime të fshatit Tragjas Read More »