Orikuminews

Timo Flloko: ‘I kërkojmë falje publikut për ‘kr imet’ tona në filmat gjatë perjudhës së k omunizmit

Në Shqipëri nuk është kërkuar ende falje për kr imet e ko munizmit, madje nuk janë ndëshkuar përgjegjësit, sikurse besohet se fryma e asaj kohe vazhdon të jetë ende sot pas 30 vitesh.

Paradoksalisht është hedhur ideja që të censurohen filmat e viteve para ‘90, që publiku sot të mos e ndjekë krijimtarinë e tyre e frymëzuar në “ko munizëm”.

Aktori i madh Timo Flloko ka aq qytetari sa të kërkojë falje publike për ato role që ka luajtur gjatë viteve të di ktaturës dhe kanë cenuar sensibilitetin e shtresave të ndryshme të shoqërisë.

“Publiku duhet ta dijë se për atë faj apo kr im në aspektin krijues që ne kemi bërë, kërkojmë falje”,- u shpreh Timo Flloko në një intervistë.

Flloko ka folur për debatin pakuptim, në lidhje me ndalimin e disa prej filmave të realizuar përpara viteve ’90.

Flloko e pranon se filmat me partizanë ka elemente qesharake dhe se Balli Kombëtar dhe kleri është trajtuar në mënyrë tendencioze e tallëse, por, sipas tij, ka edhe filma që nuk përbëjnë asnjë problem.

“Po ç’të keqe ka filmi me Ismail Qemalin, po qoftë edhe ata filma me partizanë, si te “Malet me blerim mbuluar”, me atë dasmën, që për mua është një film i mirë? A ka pasur tendencë skematike, keqtrajtuese? Në disa drejtime, sigurisht që po. Jemi tallur e stërtallur me ballistët”.

“Ata kanë qenë kundërshtarë politikë, ne i kemi bërë qesharakë. Kjo është për mua një gabim, sepse nuk i kemi evidentuar si kundërshtarë të denjë politikë, sepse ashtu kanë qenë, madje në krye të tyre kanë qenë edhe personalitete të kulturës shqiptare”.

“Por edhe qëndrimet ndaj kulteve fetare, priftit, hoxhës, kanë qenë ekstremisht tendencioze dhe të gabuara. Po të kujtoj rolet e mia si partizan, te Meço, për shembull, mbaj mend që hidhja një bombë dhe i vrisja të gjithë gjermanët. Kjo është qesharake”, – tha Flloko.

Duke iu referuar pretendimeve se filmat e asaj kohe ndikojnë negativisht te të rinjtë, duke u shfaqur një imazh të rrejshëm të Shqipërisë komuniste, Flloko thotë se “rinia nuk prishet” nga ndjekja e atyre filmave.

“Ka shumë gjëra qesharake, por edhe të pranueshme. Nuk mund të hedhim gjithçka poshtë. Unë jam i mendimit që nuk prishet rinia nga vështrimi i filmave që koha i ka gjykuar dhe i vë gjithmonë në provë”, – tha ai, teksa sot fenomen shqetësues për rininë dhe fëmijët është pornografia, droga, arsimi i dobët etj.

“Çfarë mund të themi për një film të jashtëzakonshëm si “Koncert në vitin 1936”? Ajo është Shqipëria e atëhershme, një Shqipëri anadollake, ku kthehen dy vajza të reja, plot ëndrra, që kanë mbaruar shkollat jashtë, në Itali, siç ishte Tefta Tashko Koço”.

“Nuk besoj se mund të krijojnë iluzionin e një jete ideale. Dhe publiku duhet ta dijë se për atë faj apo krim në aspektin krijues që ne kemi bërë, kërkojmë falje”, – tha Timo Flloko.

Aktorët e kohës së komunizmit vlerësohen gjerësisht nga publiku artdashës, pasi ngritën nga themelet artin dhe kulturën e vendit tonë, duke lënë një trashëgimi të çmuar për brezat.
/NOA.al

Timo Flloko: ‘I kërkojmë falje publikut për ‘kr imet’ tona në filmat gjatë perjudhës së k omunizmit Read More »

Arjan Çani – Curit: Je në terezi, pse ti mendon se do të ndryshoj unë Shqipërinë? As më rruhet fare…

Pyetja se kush janë gjobëvënësit e pronave në jug të vendit solli debat mes Arian Çanit dhe analistit Arjan Curi mbrëmjen e kësaj të premteje në Zonë e Lirë. Predispozita e Curit për të përmendur emra, solli reagimin gati-gati të ashpër të Çanit, i cili tha se në studion e tij mund të përmenden emra viktimash, por jo gjobëvënësish. Çani i kujtoi Curit ku jeton dhe se në një “vend të mbushur me ujqër dhe me gjobëvënës”, nuk e mbron njeri.

Adriatik Lapaj: Në punën time të përditshme si avokat, përballem me ZRPP-të edhe në jug të vendit kryesisht, e di ç’më ndodh? Këta kanë filluar vendosin masa kufizimi në bazë të nenit 27 të ligjit 111 të vitit 2018. Ke një pronë ti, e ke marrë si ish-pronar? Të vendosin masa kufizimi, ta bllokon shteti vetë. Sipas ligjit, masa mund të mbahet 30 ditë, jo më shumë. Në momentin që kalon 30 ditë, ZRPP-ja ose organi shtetëror që ka kërkuar vendosjen e masës, ose duhet ta çojë çështjen në gjykatë dhe të marrë sigurim padie, që do të thotë ta bllokojë me vendim gjykate përkohësisht, ose masa duhet të bjerë. E di ç’bëjnë këta?

Arian Çani: Po pse e bëjnë këtë punë se nuk e kuptova? Cili është qëllimi?

Adriatik Lapaj: Ti ke marrë 100 hektarë tokë në Ksamil ta zëmë, në Himarë, ta bllokojnë pronën, vijnë taksidarët nga Tirana, të thonë, do na japësh kaq hektarë tokë, apo ta bllokojmë pronën. Jo i thua ti, nuk ti jap. Ta bllokojnë pronën.

Arian Çani: Po si e bllokojnë pra me ligj?

Adriatik Lapaj: Ta bëjnë me vendim të ZRPP-së po të them.

Arian Çani: Po pra, e mbështesin në një ligj apo jo?

Adriatik Lapaj: Po ligji thotë 30 ditë…

Arian Çani: Po me ligj është… ore, po Hitleri nuk erdhi pa vota në pushtet.

Adriatik Lapaj: O Çan 30 ditë thotë ligji, pas 30 ditësh duhet të bjerë masa nëse nuk ka një vendim gjykate.

Arian Çani: Po këta çfarë bëjnë?

Adriatik Lapaj: E lenë masën thonë ti ik në gjykatë dhe kundërshto masën. Shkon në Gjykatën Administrative ti, fiton në Shkallë të Parë, kalojnë nja 4 vjet derisa sa del Apeli në Administrative të Apelit, se një është në gjithë Shqipërinë. E fitove ti? Bie masa nga SHK-ja, shkon prap ti. Pas 2 muajsh prap masë këta. Ik prap në gjykatë dhe 4 vjet.

Arian Çani: Po pse e bëjnë këtë punë?

Adriatik Lapaj: Me të të nxirë jetën që të mos e zhvillosh pronën tënde, që ke marrë, pronën e gjyshit, babait…

Arian Çani: Po kush do të përfitojë nga ajo pronë ndërkohë?

Adriatik Lapaj: Po të vijnë të venë gjobë pra, ose më jep kaq hektarë, ose më jep lekë, ose unë të vendos masë.

Artan Lame: Jo jo të lutem, kjo është akuzë…

Adriatik Lapaj: Unë t’i them me emra! Familja Premtja, familja Çiniu…

Artan Lame: Jo, jo, jo… Më thuaj emrat e gjobëvënësve?

Adriatik Lapaj: Po ti them more, ik e hetoi këto që them unë.

Arjan Curi: Drejtorin e Sarandës më e ka…

Arian Çani: Emra gjobëvënësish? Jo, jo…

Arjan Curi: Po hajde ikim, nëse nuk i do me emra pra.

Arian Çani: Je në terezi, pse ti mendon se do të ndryshoj unë Shqipërinë? As më rruhet fare…

Arjan Curi: Po hajde ikim pra.

Arian Çani: Unë të përmend gjobëvënës këtu?

Arjan Curi: Po pse jo?

Arian Çani: Ou… Përmendi ti diku tjetër, këtu jo njëherë, në këtë studio jo.

Arjan Curi: Po më i përmend unë..

Arian Çani: Jo nuk dua. Emra viktimash po, po emra gjobëvënësish jo. Më vjen keq Curi, ti je dhe djalë i zgjuar.

Arjan Curi: Po i ka vartës ky mo.

Arian Çani: Po pse ku jeton këtu? Mos të mbron njeri ty këtu, në këtë vend. Këtu ligjin e bëjnë ata. Këtu është mbushur me ujqër dhe me gjobëvënës, ti do përmendësh gjobëvënës. A je në terezi apo jo? Gjobëvënësit i përmendin disa të tjerë, në disa studio që shumë shpejt do ikin për lesh. Kujdes!/tvklan.al

Arjan Çani – Curit: Je në terezi, pse ti mendon se do të ndryshoj unë Shqipërinë? As më rruhet fare… Read More »

Basha kërkon nga anëtarët e Kryesisë dhe krerët e degëve të partisë që të bashkëpunojnë dhe të shpërndajnë në profilet e tyre postimet e PD

Opozita do të bazohen në rrjetet sociale, si një mjet i fuqishëm komunikimi me qytetarët, para zgjedhjeve të 25 prillit.

Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është drejtuar ditën e djeshme me një mesazh anëtarëve të Kryesisë së PD-së dhe krerëve të degëve, të cilët i ka porositur të përdorin rrjetet sociale, si një mjet i rëndësishëm për shpërndarjen e mesazheve të demokratëve tek qytetarët.

Dihet që maxhoranca e ka kthyer në strategji prej kohësh këtë fenomen.

Sipas Bashës strategjia e tyre për t’u mbështetur te rrjetet sociale është e diktuar nga kushtet që ndikon pandemia, por edhe “diktatit që pushteti ka mbi shumë media”.

Në funksion të përcjelljes së mesazhit tek sa më shumë qytetarëve, Basha kërkon nga anëtarët e Kryesisë dhe krerët e degëve të partisë që të bashkëpunojnë dhe të shpërndajnë në profilet e tyre postimet e PD, veçanërisht në Facebook.
/NOA.al

Basha kërkon nga anëtarët e Kryesisë dhe krerët e degëve të partisë që të bashkëpunojnë dhe të shpërndajnë në profilet e tyre postimet e PD Read More »

Tragjas – Shitet vilë rezidenciale luksoze 280 mijë Euro!

Në Tragjas, Vlorë, shitet super vilë rezidenciale e ndërtuar dhe e mobiluar në mënyrë luksoze.

Vila përbëhet nga kat nëntokë dhe dy kate banim me sipërfaqe totale banimi rreth 350 m2. Organizimi i brendshëm i vilës është ideal dhe ambjentet e brendshme kanë planimetri të rregullt. Vila ka gjithashtu oborr të gjelbëruar dhe pishinë. Prona dhe trualli disponojnë çertifikatë pronësie.

Çmimi i shitjes – 280,000 Euro

Për informacione të mëtejshme ose vizitë në pronë kontaktoni në 069 225 8711, në adresën [email protected]

Tragjas – Shitet vilë rezidenciale luksoze 280 mijë Euro! Read More »

Orikum – shitet 2+1 e mobiluar per 47,000 Euro.

Orikum, shumë pranë bregdetit në pallat të ri, shitet apartament me sipërfaqe 110 m2 i pajisur me çertifikatë pronësie.

Apartamenti është i organizuar në dy dhoma gjumi, ambjent ndenje, ambjent gatitmi, tualet dhe ballkon. Shitet i mobiluar për 47,000 Euro.

Për informacione të mëtejshme kontaktoni në 069 225 8711, në adresën [email protected]

Orikum – shitet 2+1 e mobiluar per 47,000 Euro. Read More »

Ankohet specialisti i bujqësisë nga Tragjasi. “Edi Rama dhe Sali Berisha më kanë bllokuar…!”

Specialisti i bujqesise nga fshati Tragjas Zoti Arben Shytaj ka shprehur reagimin e tij ne lidhje me bllokimin qe i kane bere ne facebook dy figurat kryesore politike ne vend, Edi Rama dhe Sali Berisha. Ai shprehet se eshte munduar te jape mendimin e tij, pa fyerje e diskriminime por rezultati ka qene bllokim nga te dy keto figura politike.

Ky eshte statusi i tij ne facebook:

Arben Shytaj – “Jemi ne prag zgjedhjesh, cdo kush diskuton per krahun e tij politik. Duke qene prezent ne rrjetet sociale dhe duke qene i angazhuar per drejtesi sociale dhe mireqenie ekonomike, mundohem te jape mendimin tim, pa fyerje dhe diskriminime, me komente, ku kane dhene kete rezultat, bllokim nga dy figurat kryesore politike ne vend. A mundesh te sforcohesh aq sa te mundesh e te votosh per te tille lider?”

Ankohet specialisti i bujqësisë nga Tragjasi. “Edi Rama dhe Sali Berisha më kanë bllokuar…!” Read More »

Video që po bën xhiron e rrjetit, dy të rinj shqiptarë vënë në rresht ushtarët grek

Në Greqi ka me mijëra shqiptarë që përmbushin detyrimin ushtarak, si kusht për të marrë nënshtetësinë. Por dy prej tyre, duket se kanë marrë gradën “gjeneral” dhe kanë vënë nën urdhra ushtarët, madje në gjuhën shqipe.

Mediat greke i kanë bërë jehonë një videoje që ka qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale.

Në video, dy të rinj që flasin shqip u japin urdhra ushtarëve grekë, të cilët i kanë vënë në rreshtore dhe i detyrojnë të brohorasin një emër, që mesa duket është emri i moderatorit të njohur nga Kosova, Meriton Mjekiqi.

Gjithashtu 2 të rinjtë duket sikur po “përshëndesin” edhe shokët e tyre nga Shqipëria në “rrugën 5 Maji”, siç edhe përmendet në video.

Njëri prej tyre i cili duket të ketë një rol drejtues në repartin ushtarak, urdhëron ushtarët grekë të përsërisin emrin e njërit prej djemve që po përshëndesin, “Me Ri Ton”, ndërkohë ushtarët e përsërisin pa hezitim.

Mediat greke e kanë cilësuar si një skandal dhe kanë nisur hetimet.

Videoja e diskutueshme, e postuar në Instagram, tregon qartë fytyrat e autorëve.

“Shumë përdorues të internetit pyesin se si është e mundur që dy shtetas të huaj të jenë në radhët e ushtrisë greke dhe të urdhërojnë ushtarët grekë”, thuhet më tej në artikullin e medias greke./NOA.al

Video që po bën xhiron e rrjetit, dy të rinj shqiptarë vënë në rresht ushtarët grek Read More »