Orikuminews

‘Po s’më bleu as e majta zevzeje as e djathta e mykur, shitem te mesi i artë’/ Nga Edison Ypi

Po të më blejë e djathta, në emër të konservatorizmit, seriozitetit, vlerave, me britma patetike si ekstremist majtist dhe revolucionar i paepur, do tund dheun, do ja shkul së majtës dhëmbë e dhëmballë.

Si fanatik i pamposhtur, si militant i zjarrtë konservativ, do ti xhvas Shqipërisë ç’të mundem. Do ngre lart një flamur me shkabë që nxjerr zjarr nga goja. Do uluras “o sa mir me ken shqiptar, o sa keq me ken amerikan”.

Do shkruaj në rrjetet sociale statuse mallëngjyese mbi padrejtësitë historike që i janë bërë Shqipërisë në shekuj duke e katandisur sa një kokërr kumbull. Europën do ta quaj si e ka quajtur Fishta “ku rva plakë”. Amerikën të degjeneruar. Perëndimin të kor ruptuar.

Ambasadorët e tyre do ti shaj shtatë breza me libër shtëpie. Do ngre në qiell, lindjen, Turqinë, Arabinë, mullirin e kafes, shilten, haremin, lëngun e shegës. Do t’i bëj të ditur Amerikës se do flas mirë për të vetëm po na bëri shtetin e 51.

Pasi të futemi në gjirin e saj të ngrohtë, pa llogaritur Zërin e Amerikës që e kemi bërë vatër të Sigurimit qyshkur, s’do lemë gur pa lëvizur pa ja shqiptarizuar Amerikës Hollivudin, Internetin, CIA-n, FBI-në. Nëse nuk na bën shtetin e 51, në djall Amerika me gjithë Uillsonin, Harry T. Fultz-in, ambasadorët e saj, di versantat, bom bardimin e Serbisë, pavarësinë e Kosovës.

Përmes ca lët yrave letrare që do i zhg arravis enkas, do hiqem edhe si shkrimtar dhe poet. Në bashkëpunim me ca çapaçulë, kël lirat do ti paraqes si kryevepra përmes falenderimeve dhe komplimentave reciproke në formën e një katarakti qu rresh më të madh se uji që bje nga diga e hidrocentralit të Moglicës.

Nuk do tu dal kurrë në krah të djathtëve. Dy duar për një kokë. Le të mbrohen vetë ata. Në emër të demek Etikës së sjelljes, por në fakt nga fr ika se ata dreqër janë të gojës dhe të marrin erzin, me të majtët nuk do merrem. Luani pra vendit ju ish deputetët dhe ish ministrat e së djathtës që keni vje dhur si në ha rradoz. Mos bëni si naivë. Mos u hiqni si shenjtorë. Më blini sa më parë.

Po më bleu e majta, të majtëve do tu premtoj se nga njëra anë do vj edh me të gjitha mënyrat, nga ana tjetër me lot krokodili në sy dhe rë nkime mallëngjyese prej hoxhe ose prifti do hiqem si mbrojtës i fuk arenjve, të cilët në fakt i urrej, por më duhen për propagandë, për hedhje hi syve.

Në të gjitha gazetat, sidomos ato të Sigurimit ku mund të shkruash edhe me pseudonim, do ta paraqes sikur në Shqipëri nuk ka pasur kurrë bu rgje dhe in ternime. Vetëm nomenklaturistë shk ërdhata që kanë rivalizuar me njëritjetrin përmes historive rozë deri në in ceste të paimagjinueshme. Krerët e së majtës nuk do ti mbroj drejtpërdrejt, por tërthorazi, duke sul muar pa mëshirë krerët e së djathtës.

Do ta zmadhoj sa më tepër hambarin e së majtës që është budallallëku i të djathtës. Do ngre në qiell fanatizmin e tyre, egoizmin, perceptimin bukolik të jetës dhe botës, që bashkë me hajvanllëqet në arenën ndërkombëtare, do jenë kuajt e lu ftës time për tkurrjen e pandalshme numerike elektorale të së djathtës. Jo aq sa e majta ti marri të gjitha votat duke e lënë të djathtën me biberon në gojë, më pak.

Po s’më bleu as e majta zevzeje as e djathta e mykur, shitem te mesi i artë.

Po s’më bleu as mesi i florinjtë, do shitem te ma fia e hekurt, ku un’ me kontribute të shquara, ata me pare të vjedhura, duke korrur fitore të njëpasnjëshme, do ndërrojmë qaverinë sa herë na do by tha.

‘Po s’më bleu as e majta zevzeje as e djathta e mykur, shitem te mesi i artë’/ Nga Edison Ypi Read More »

Ish-ministri i Mbrojtjes Arben Imami paralajmëron Bashën: ‘Po i them këtu Lulzim Bashës do të jetë vrima e miut 500 grosh në qoftë se mendon të bashkohet me PS’

Ish-ministri i Mbrojtjes Arben Imami, pjesë e grupit për PD-në tha se e vetmja rrugë që i shërben partisë dhe vendit është dorëheqja e kryedemokratit Lulzim Basha.

Ai paralajmëroi një “ndeshje serioze”. Imami theksoi se grupi për PD-në po thërret arsyes, ndërsa solli në vëmendje dorëheqjet e Fatos Nanos dhe Sali Berishës pas humbjeve të zgjedhjeve.

“Po i them këtu Lulzim Bashës do të jetë vrima e miut 500 grosh në qoftë se mendon që me koalicion me PS-në, me zgjatje jo u vo dhën votat, jo dy hyjmë në Parlament jo nuk do hyjmë në Parlament, do ti futet një fushate. E vetmja rrugë e drejtë, e ndershme, e moralshme është dorëheqja që i shërben partisë, përndryshe do të ketë ndeshje dhe do të ketë ndeshje serioze deri në fund. Politike. Nuk është ndeshje demash”, tha Imami.

“Ne jemi në momentin që po i kërkojmë thirrje arsyes. Po thërrasim arsyen. Arsyeja thotë ke hu mbur dy palë zgjedhje dhe të tjerat po ashtu lokalet, është e arsyeshme, është e mirë për partinë, për vendin. Janë qëndrime morale që mbahen nga çdo njeri që ka lindur në Europë 200 vitet e fundit”.

“E vetmja rrugë pas dy palë zgjedhjesh të hum bura është largimi dhe respekti për atë që bën një akt të fundit të tillë. E mbani mend sa u rrit respekti për Fatos Nanon në momentin që dha në mënyrë civile dorëheqjen. E mbani mend që bëri të njëjtën gjë me shumë përgjegjshmëri politike e bëri Sali Berisha. Pas ezaurimit të kësaj faze do të bëhet deri në fund lu fta”, u shpreh Arben Imami.
/NOA.al

Ish-ministri i Mbrojtjes Arben Imami paralajmëron Bashën: ‘Po i them këtu Lulzim Bashës do të jetë vrima e miut 500 grosh në qoftë se mendon të bashkohet me PS’ Read More »

Komiteti Teknik i Ekspertëve publikon vendimet e fundit, ja cfarë u vendos…

Komiteti Teknik i Ekspertëve është mbledhur sërish sot, për të publikuar vendimet e radhës mbi situatën më të fundit në vendin tonë.

Në konferencën për shtyp doli ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila bëri të ditur vendimet e fundit.

Ministrja bëri fillimisht një bilanc të ecurisë epidemiologjike në vendin tonë.

Ajo fillimisht foli për rënien e dukshme të rasteve të reja si dhe të fataliteteve.

Kjo ka bërë që edhe në spitale, – tha Manastirliu, – të ketë më pak të shtruar gjatë ditëve të fundit, si dhe situata të jetë e stabilizuar.

“Situata është nën kontroll”, tha Manastirliu, duke publikuar edhe masat e reja pas rivlerësimit nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Lidhur me karantinën që u aplikua në dy javët e fundit për dy vendet fqinje, Manastirliu tha: Kemi vendosur të heqim masën karantinore me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut, pasi situata në dy vendet fqinje vlerësohet më pozitive”.

Një vendim tjetër është lehtësimi i masave në universitete.

“Lejohet hapja e auditoreve në universitete për provime dhe konsultime”, tha Manastirliu.

Kufizimet e orarit do të mbeten të pandryshuara: 22:00 deri në 6:00. Po ashtu edhe masat e tjera mbeten në fuqi, si grumbullimet etj.

Komiteti Teknik i Ekspertëve publikon vendimet e fundit, ja cfarë u vendos… Read More »

Historia e tr ishtë e Dranes, mbeti e ve 24 vjece

E ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan ka qenë Drane Kabali një grua 50-vjeçare e cila jeton me të birin, nusen, nipin dhe mbesën. Drania tregon se e martoi babai me një burrë ku kishte dëgjuar shumë fjalë të mira për familjen e tij, por pasi u martua ajo zbuloi se bashkëshorti vua nte nga një sëmundje e keqe.

Ka qëndruar vetëm 6 vite e martuar dhe të gjatë këtyre viteve kanë rendur vetëm nëpër spitale. Nga kjo martesë lindi djali i tyre, por nuk kishin asnjë kusht, nuk kishin çfarë të hanin dhe çfarë të vishnin. Madje ajo ka lindur dhe një djalë të tjetër më parë, por i v diq kur ishte 2 vjeç.

Drane: Ishte fëmijë i shkathët, i zgjuar, por hallet ekonomike ishin teje të vështira për ta ndjekur. Në spitalin e Rëshenit kisha një kushërirën e burrit që na ka ndihmuar shumë.

Mirela Milori: Shumë fatk eqësi e madhe, po djali i dytë kur erdhi?

Drane: Pasi vdiq i pari, kam pasur 4 vite martesë. Bashkëshorti ndahet nga jeta kur djali ishte 2 vjeç.

Drania tregon se mbeti e ve në moshë shumë të re, vetëm kur ishte 24 vjeç dhe pasi i vdiq bashkëshorti ajo ka menduar dhe të vetëvritej, por njerëzit e saj të afërt e mbajtën shumë pranë dhe e mbështetën, e kanë ndihmuar dhe me psikolog, por vazhdonte ende të kishte shumë vështirësi ekonomike, ku askush nuk kishte çfarë të bënte për të.

Drane: Kam punuar në qymyr, në llaç e ndërtim, kam mbajtur dru, kam punuar në shumë punë të rënda. Pastaj iu futa rrugës së petave të byrekut për t’i shitur, kam bërë 20 vite dhe fillova të kisha probleme me qa fën. Unë kam thyer qafën, jam rr ëzuar nga një pemë dhe kam rënë në tokë. Aty pësova një go ditje në shpinë nga mënyra se si rashë dhe unë kam qenë në spital kur ka vd ekur burri.

Mirela Milori: Sa petë holloje?

Drane: Duke shtrënguar veten shumë, kam arritur deri në 800 peta për 24 orë, por pa fjetur asnjë sekondë. Me ato e kam rritur djalin.

Mirela Milori: Ngele e ve shumë e re, pse nuk u martove?

Drane: Kisha fr ikë, mbi të gjitha djali mos ta lija rrugësh. Kisha kërkesa pa masë por nuk pranoja.

Drania tregon se djali i saj është një njeri shumë i mirë dhe inteligjent, por duke e parë të ëmën në atë gjendje dhe duke u përballur me va rfërinë apo dyert e mbyllura nga çdo institucion ai filloi të pijë. Pasi u infektua me Covid, atë e pushuan nga puna dhe u fut në depresion. Me shumë mundim Drania e shpëtoi atë duke marrë Lekë borxh për t’i blerë mjekimet.

Aktualisht familja gjendet në një situatë të vështirë ekonomike, Drane ka vetëm një pension qe e merr nga bashkëshorti prej 100 mije lekësh të vjetra.

Gruaja thotë se nuk merr as ndihmë ekonomike dhe nuk gjen punë. Ajo kërkon bonus qeraje ose banese sociale.

Historia e tr ishtë e Dranes, mbeti e ve 24 vjece Read More »

KQZ miraton rezultatin e procesit për të gjitha qarqet e vendit/ Certifikohen zgjedhjet e 25 prillit

Më pak se 9 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, KQZ ka miratuar sot rezultatin e procesit për të gjitha qarqet e vendit.

Kështu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi rezultatin për Tiranën, Durrësin, Fierin, Beratin, Elbasanin, Shkodrën, Dibrën, Lezhën, Vlorën, Korçën dhe Gjirokastërn.

Ndërkohë, më herët është miratuar edhe rezultati për qarkun e Kukësit.

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi tha se partitë politike kanë 5 ditë afat të bëjnë ankimim në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) nëse kanë pretendime për rezultatin, apo kërkesa për rinumërim.

Të vetmit që paraqitën kontestime ishin kandidatët e pavarur për moslejimin e vëzhguesve ditën e zgjedhjeve dhe gjatë numërimit. /noa.al/

KQZ miraton rezultatin e procesit për të gjitha qarqet e vendit/ Certifikohen zgjedhjet e 25 prillit Read More »

‘Humbësit fokusohen tek fituesit. Fituesit fokusohen tek fitorja!Mandati ynë i Tretë nuk do t’i ngjajë dy të parëve në raport me humbësit. Ata le të merren me ne, ne do të merremi me ngjitjen e Shqipërisë në majë’

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Twitter, pas deklaratave të Lulzim Bashës, se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit.

Rama i ka bërë një tjetër ftesë kryedemokratit.

“Humbësit fokusohen tek fituesit. Fituesit fokusohen tek fitorja!Mandati ynë i Tretë nuk do t’i ngjajë dy të parëve në raport me humbësit. Ata le të merren me ne, ne do të merremi me ngjitjen e Shqipërisë në majë.Dora jonë për ta do jetë e shtrirë. Ftesa jonë për ta është e hapur!”, shkroi Edi Rama

“Shqipëria meriton shumëfishimin e përpjekjeve tona dhe të gjitha energjitë ne do t’i harxhojmë vetëm për triumfin e këtij vendi, që e duam kampion të Ballkanit në turizëm, energji, bujqësi, inovacion e shërbime digjitale për qytetarët!L ufta e vjetër politike s’është më puna jonë!”, u shpreh kryeministri, në reagimin e tij, lidhur me pretendimet e fundit të opozitës.
/NOA.al

‘Humbësit fokusohen tek fituesit. Fituesit fokusohen tek fitorja!Mandati ynë i Tretë nuk do t’i ngjajë dy të parëve në raport me humbësit. Ata le të merren me ne, ne do të merremi me ngjitjen e Shqipërisë në majë’ Read More »

Balla: ‘Nuk duam president që të jetë ditën president dhe natën kryetar shtabi elektoral të një partie’

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste në Kuvend, Taulant Balla, foli mbi shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta.

Ai tha se shkarkimi nuk është tentativë e mazhorancës për të kapur institucionin e presidentit, por vendosjen e një personi aty, që do të jetë mbi palët dhe do të kontribuojë në çuarjen përpara të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Nuk dua të flas për procedurën e shkarkimit të Presidentit. Por dua t’ju them që unë vlerësoj që është në dinjitetin institucional të këtij Parlamenti që e mbyll mandatin në 9 shtator, unë t’ju them që në respekt të këtij dinjiteti institucional ne respektojmë vullnetin masiv të qytetarëve, tek demokratët e thjeshtë të këtij vendi që janë ndier më të fyer sesa ne që në krye të atij vendi vetëm President s’ka qenë. Në kërkesën e firmosur nga 50 deputetë ndodhen të gjitha argumentet. Nëse shkarkimi është për të kapur institucionin e presidentit, e kanë gabim.

Ne duam të gjithë së bashku, që Shqipëria të ketë një president mbi palët. Një president që të punojë me të gjitha forcat politike dhe në çuarjen përpara të Shqipërisë në BE. Nuk duam president që të jetë ditën president dhe natën kryetar shtabi elektoral të një partie. Shqipëria meriton një he tim të plotë të sjelljes së Presidentit para dhe gjatë fushatës zgjedhore dhe natyrshëm që Kuvendi i Shqipërisë që është i pari në ndërthurjen institucionale që do të shprehet me votë. Do të jetë Gjykata Kushtetuese që do të përcaktojë më pas. Në këtë këndvështrim biem të gjithë dakord, që presidenti duhet he tuar”, tha Balla./NOA.al

Balla: ‘Nuk duam president që të jetë ditën president dhe natën kryetar shtabi elektoral të një partie’ Read More »

PS zyrtarizon nismën për shkarkimin e Metës/ A do t’i lihet rastësisë Presidenti i ardhshëm?

Kuvendi ka vendosur në axhendën e tij 3-javore shqyrtimin e kërkesës së shumicës socialiste për shkarkimin e Presidentit, Ilir Meta.

Para se të ndërmerrnit këtë nismë, për hapin e radhës, me siguri socialistët do të kenë menduar pasardhësin e Metës.

Cili do të jetë ai?

Ajo që bie në sy në listën e deputetëve që kërkojnë shkarkimin e Metës, është edhe firma e ish-kryeministrit, Pandeli Majko, deputeti socialist të cilit iu ndërpre udhëtimi politik brenda PS-së pas zgjedhjeve të 25 prillit. Majko nuk fitoi dot mandatin e deputetit, ashtu si edhe Fidel Ylli. Por nëse ky i fundit ishte zgjedhur në krye të KOKSH, delimat nëse Majko, i dha apo jo fund karrierës politike, mund të marrë përfundimisht përgjigje, nëse ai do të propozohet nga socialistët si një kandidaturë për president.

Kjo mësohet se do të varet edhe nga ndonjë marrëveshje e mundshme me Partinë Demokratike, pas ofertave të vazhdueshme që i ka bërë kryesocialisti Edi Rama. Opozitës mund t’i afrohet kreu i Kuvendit, disa ministri, madje në bazë të asaj që ka planifikuar kryesocialisti dhe kreu i qeverisë, palët mund të bien në ujdi, edhe për të zhvilluar zgjedhje të parakohshme lokale.

Gjithsesi, PS sot ka nisur rrugëtimin për shkarkimin e Metës.

Kërkesa e firmosur nga 50 deputetë ka të renditur të gjitha deklaratat e bëra nga Presidenti Meta si para ashtu dhe pas 25 Prillit e që për socialistët janë prova që kreu i shtetit ndryshe nga sa ia dikton Kushtetuta jo vetëm s’ka qene mbi palët, por ka nxitur politika dhe revoltë kundër mazhorancës.

“Presidenti nuk e ka respektuar këtë rezolutë të vitit 2019 dhe ka vijuar me shkeljen e Kushtetutës. Ndaj Kuvendi do të shprehet me vendim për këtë. Unë besoj se Kuvendi aktual e ka sovranitetin për ta shqyrtuar këtë proces”, tha Taulant Balla.

Në dokumentin që pritet të merret në shqyrtim nga Komisioni i Ligjeve, socialistët bëjnë përgjegjës Metën dhe për nxitjen e konfliktit që çoi në vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan.

Sipas Taulant Ballës nuk duhet të ketë paragjykim se fati i kësaj nisme do të jetë i njëjtë me ate të Komisionit Hetimor të ngritur në 2019 ndaj Metës.

Procedura që do të ndiqet nga Kuvendi e që Balla thotë se do të mbyllet brenda kësaj legjislature që përfundon në Korrik, do të jetë e njëjtë me atë të mëparshmen.

Por do të jetë Komisioni i Ligjeve që do të vendosë nëse nisma është ligjore dhe më pas do të jetë një komision hetimor që do të hetojë për shkeljet e pretenduara të kreut të shtetit.

Nëse nuk do të kishte marrë shumicën për mandatin e tretë, që të qeveriste sërish i vetëm Rama pati paralajmëruar dorëheqjen si kryeministër dhe me shumë mundësi do të lakmohej prej tij, posti i Presidentit. Aktualisht, Majko vlerësohet se i duhuri nga radhët e PS-së, për postin e Presidentit, nëse ai do të ketë edhe mbështetjen e deputetëve të PD-së.

/NOA.al

PS zyrtarizon nismën për shkarkimin e Metës/ A do t’i lihet rastësisë Presidenti i ardhshëm? Read More »