Orikuminews

Kryeministri Edi Rama: Qeveria do administrojë furnizimin e naftës!

Kryeministri Rama flet për masat që po merr qeveria për mbajtjen nën kontroll dhe uljen e çmimeve.
Rama u shpreh se brenda 24 orëve do të ketë akt normativ dhe se qeveria do të administrojë furnizimin me naftë. Rama: Duhet të shohim si të kompensojmë fermerët. Kemi vendosur naftë pa taksa, të ardhurat plus ne do i kthejmë përsëri tek ata që janë më në nevojë sot dhe përdorin transportin publik.
Nuk jemi të gjithë njësoj. Për të mos u zgjatur këtu se planin e masave siç e kemi thënë do e kemi gati në fund të javës. Sot jemi këtu për çfarë do të bëjmë me naftën. Ju duhet të jeni të vetëdijshëm se i përkisni asaj pjesë që duhet të bëjë sakrificë. Është shumë e thjeshtë. Duhet të ndihmoni. Kjo nuk është koha për të fituar por për të rezistuar. Nuk mund të ndodhi që ju të fitoni, asnjë gjë më shumë sesa të mbështesni popullin shqiptar, do të kalojmë brenda 24 orësh një akt normativ dhe qeveria do të hyjë në administrimin e furnizmit.

Kryeministri Edi Rama: Qeveria do administrojë furnizimin e naftës! Read More »

Spartak Ngjela analizon situatën në PD: ‘Berisha është i pu shtuar nga fr ika’

Avokati Spartak Ngjela, ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike, duke u ndalur kryesisht te figura dhe veprimet politike të Sali Berishës.

Ngjela e cilëson ish-kryeministrin si një njeri që urren ligjin, madje ai shkon dhe më tej duke e përkufizuar atë si një njeri që i ur ren dhe shqiptarët.

Veprimet e ndërmarra nga lideri historik për shkarkimin e kryedemokratit Lulzim Basha dhe rimarrjen e PD-së, avokat Ngjela thekson se të bëjnë të konkludosh në një devijim psikik të tij që vjen si pasojë e frikës.

Avokati nënvizon gjithashtu se politika amerikane e ka të plotë dhe të dokumentuar veprimtarinë e Berishës në drejtimin antishqiptar dhe së shpejti do ta bëjë publike atë.

Për sa i përket deklaratave të Bashës per 21 Janarin, avokati aludoi se kryedemokratit mund t’i jetë treguar server i zbardhur nga amerikanët dhe ndaj ai ka pasur një reagim për këtë çështje.
Postimi i plotë:

Pse politika aktuale ka hyrë befas në një rrugë haptas joligjore në lidhje me konfliktin që është krijuar brenda Partisë Demokratike?

Nga ajo që kemi parë konkludojmë me siguri për devijimin psikik të Sali Berishës. Ai është i pushtuar nga frika; dhe kjo e ka sjellë në acarim e në deviacionin e tij psikik, dhe po spikat që ai është duke noton në primitivizëm.

l.

Primitivizmi politik i Saliut, nuk është vetëm çmenduri, por është më tepër një ligësi e hapur. Lulzim Basha dje, në Kuvendin e Partisë Demokratike, bëri analizën e saktë të veprimtarisë së tij në lidhje me Partinë Demokratike; por ai nuk foli për dë met e mëdha që Sali Berisha i ka sjellë Shqipërisë.

Gjykimin më të saktë e dha Agron Gjekmarkaj që, me analizë, arsyetoi sak barazimin midis enverizmit dhe berishizmit.

Veçse, në fakt, procesi kundër Saliut vazhdon. Ai do të vijojë, sepse dje ai mbeti pa fare parti. Ky ishte rasti i parë në 30 vjet që paligjësia e tij u ndëshkua dhe ai mbeti jashtë sistemit, si një fakir i pamundur.

Pse?

ll.

Saliu e urren ligjin, por urren më shumë Shqipërinë dhe shqiptarët.

Kjo është arsyeja që ligësia e tij nuk është me kundërshtarët e tij politik; por është me Shqipërinë. Dhe ai ka katër vjet që po kërkon destabilizimin e Shqipërisë dhe shka tërrimin e saj. Në tridhjetë vjet, me induktim antishqiptar, Sali Berisha ka mbjellë vetëm shkatërrim në Shqipëri. Mos ndoshta ky tani është në devizën e njohur të Luigjit të XlV: Apres moi le deluge – pas meje qameti?!

Saliu; patologjinë e tij si kërkesë për pushtet e shoqëron, jo për drejtimin e Shqipërisë, por për shkat ërrimin e saj. Ka një konkurrencë patologjike në gjykimin e tij: ai kërkon pushtet që të realizojë shka tërrimin që ia kërkon patologjia e tij. Por pikërisht këtu duket se e kanë kapur qendrat antishqiptare që gjatë viteve 70’…

Po pse e urren Shqipërinë dhe shqiptarët Sali Berisha? Kjo kërkon të ketë një analizë psi kiatrike; e cila, kam përshtypjen që ndërkohë i është bërë.

Atëherë:

Pse e do këtë shka tërrim që po e kërkon gjatë 30 vjetëve? Ai këtë e ka moton e tij të brendshme; e cila kërkon analizën psik iatrike që përmendëm; por e ka njëherësh edhe kërkesë të atyre që e drejtojnë.

Në fund të fundit, e ka të kotë: është i hu mbur me gjithsej, se politika amerikane dhe lidërshipi i Shteteve të Bashkuara po kuptohet që e di se për kë po luan Sali Berisha me pathologjinë e tij mentale; dhe i ka marrë të gjitha masat për ta likuiduar si një individ të rre zikshëm që është sa antishqiptar aq dhe antiametikan. Madje antiamerikanizmi i tij vjen si pasojë e antishqiptarizmit të tij, dhe po kërkon të krijojë një parti antiamerikane pikërisht për këtë.

Nuk e krijon dot. Në antiametikanizëm tani është vetëm rrethi i tij i korruptuar që ka përfituar privilegje pronash në mënyrë banditeske, dhe ka frikë se do t’i humbasë ato në funksion të reformës antikorrupsion që ka nisur në Shqipëri.

lll.

Shumë shpejt do dalë në pah e gjithë veprimtaria e Sali Berishës kundër Shqipërisë. Politika amerikane e ka të plotë dhe të dokumentuar veprimtarinë e tij në këtë drejtim antishqiptar; sepse këtë i vuri përpara zëvendës ndihmës Sekretari i Shteti amerikan Hoyt Brian Yee, kur e hoqi nga Çadra dhe e plasi në Parlament.

Por, në të njëjtën kohë; Saliu kot mundohet për të fshehur pjesëmarrjen e tij direkt në vrasjet e 21 janarit; serverin e ka të plotë politika amerikane, ashtu siç është marrë atë ditë, sepse Saliu s’e di që serverat nuk fshihen, dhe Saliu është lodhur kot që e ka fshirë; por, me gjestin që ka bërë, kur ka fshirë servrin e zyrës së vet, ai ka pranuar fajësinë e tij në ngjarje.

Do ta shikoni Saliun në ngjarjet e 21 janarit me Kall ashnikov në duar, brenda godinës së Kryeministrisë, që me zor ia kanë hequr a rmën nga duart bashkëpunëtoret e tij.

Por a do t’i publikojë politika amerikane?

Të shohim; publikimi është një fakt historik që i ndihmon shqiptarët. Por unë mendoj se, përderisa Basha foli për 11 janarin, amerikanët i kanë treguar serverin e zbardhur; i cili është një turp kombëtar, sepse atje do të shihni një kryeministër në një kr izë të plotë çmendurie. Edhe Ramës ia kanë treguar serverin amerikanët. Po pse nuk flet Rama?!!

lV.

Megjithatë, Saliu tani është i likuiduar nga Basha dhe Partia Demokratike. Ai nuk ka legjitimitet, dhe, as gjykatësi nuk po pranon të merret me një çështje, e cila e mban krimin brenda; sepse gjyqtari po thuhet që nuk po dëshiron ta gjykojë paçavuren e Saliut për t’i njohur atij gjy qësisht statutin joligjor që e ka paraqitur si të jetë statuti i ri i Partisë Demokearike. Se Saliu nuk e kupton që gjyqtari, me një akt të tillë si vendim gjyqësor joligjor; kryen një vepër të rëndë pe nale.

Megjithatë; gjithçka që Sali Berisha ka bërë deri tani për Kuvendin e tij të datës 11 dhjetor, është pa forcë juridike, sepse të gjitha janë akte jashtëligjore. Këtë di edhe Basha, që tallet me të…

Po Saliu, vërtet mendoni se ka bërë një kongres në datën 11 dhjetor?

Ai nuk mbush në këtë sferë gjy kimi, por mendon se me marrëzinë e tij mund të arrijë gjithçka, siç e ka arritur deri tani.

Por kjo kohë ka një specifikë të veçantë për Saliun: veprimtarinë e tij jashtëligjore nuk e lejon politika amerikane që është prezentë këtu me ekspertët e saj të nivelit të lartë.

Po Saliu, çfarë do të bëjë tani që nuk ka as parti dhe as mbështetje ndërkombëtare?

Ai na tha se do të bëjë revolucion. Kurse, ata që e njohin gjendjen, kanë qeshur gjatë gjithë asaj nate që iku; duke pirë verë.

Në këto ditë do shihet më qartë pathologjia e tij, sepse do të jetë në kërkim të Dantonit…

Spartak Ngjela analizon situatën në PD: ‘Berisha është i pu shtuar nga fr ika’ Read More »

PD në Vlorë pro shkarkimit të Lulëzim Bashës, ja sa anëtarë, morrën pjesë në votime

PD Vlorë, Nga 1365 anëtarë, morrën pjesë në votime 913! Nga këta, 903 votuan pro shkarkimit të Lulëzim Bashës, 8 kundër dhe 2 vota ishin të pavlefshme.

Me rezultatet e Referendumit të sotëm, PD Vlorë tregoi se është në ballë të lëvizjes për rithemelimin e kësaj partie!
Si kryetare e lidhjes demokratike të gruas Vlorë, ju shpreh mirënjohjen më të thellë, dhe falenderimin tim ndaj çdo anëtareje të Ldg Vlorë, dhe çdo anëtari të PD Vlorë, me shprehjen e vullnetit të lirë me votë të lirë, për rithemelimin e Shtëpisë së Lirisë PD, për Vlorën, dhe për Shqipërinë me PD!

Falenderoj çdo demokrat, që ka kuptuar se Vlora dhe Shqipëria ka nevojë për një opozitë reale dhe jo fasadë të njeriut që ka marrë peng gjithë Shqipërinë.
Nga sot e në vazhdim, PD është e anëtarësisë dhe e vendimeve të saj. Ne do të jemi bashkë, më të fortë e plot shpresë për të bërë Shqipërinë.

Ju faleminderit me mirënjohje dhe përulje! Zoti e bekoftë Vlorën, Shqipërinë, demokratet e lirë, PD, dhe kombin shqiptar!

PD në Vlorë pro shkarkimit të Lulëzim Bashës, ja sa anëtarë, morrën pjesë në votime Read More »

Ja sa delegatë morën pjesë në Kuvendin e Bashës, zbulohet shifra

Në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike të thirrur nga Lulzim Basha kanë marrë pjesë zyrtarisht 5004 delegatë.

Shifra është zbuluar nga Kryetari i Komisionit të Kuvendit Kombëtar të PD, Jemin Gjana, referuar të dhënave zyrtare nga 14 komisionet e verifikimit të mandateve të delegatëve të Kuvendit.

“Në emër të kolegëve për besimin që na dhatë për drejtimin e Kuvendit, së pari dua ta nis me një ndjesë, për të gjithë për vonesën në fillimin e punimeve, e cila ishte rrjedhojë e procesit të zgjatur të regjistrimit të delegatëve. Së dyti dua t’ju falënderoj sepse shumë nga ju kam takuar qindra dhe qindra para se të fillonim dhe tani kam një sallë të mbushur, me fytyra, me emra e identiteti të cilët kanë udhëtuar 30 vite për PD-në dhe PD për ta. Unë di siç e dini ju, linçimet, decibaot, nuk na janë ndarë. Por dua të bëj me dije se të dhënat konfirmojnë se ne kemi shumicën dërrmuese të delegatëve.

Kryesia e PD-së në mbledhjen e ditës së djeshme ka vendosur që ndihmë për menaxhimin e punimeve të Kuvendit të krijojë një komision me të cilin janë ndjekur procedurat e regjistrimit të delegatëve dhe e gjithë vendimmarrja që do të ndodhë. Nga të dhënat e regjistrimeve në të 14 komisionet e verifikimit të mandateve të delegatëve të Kuvendit, sekretariati pranë këtij komisioni ka dorëzuar të dhënat e pjesëmarrjes. Kuvendi ka gjithsej 7600 delegatë. Sipas prezencës së nënshkruar prej secilit prej tyre, janë të pranishëm në Kuvendin Kombëtar 504 delegatë”, tha Jemin Gjana”, tha Gjana.

Ja sa delegatë morën pjesë në Kuvendin e Bashës, zbulohet shifra Read More »

22-vjeçari nga Lezha shkon për të v*jedhur, por përfundon në spital

Një 22-vjeçar nga Lezha është a rrestuar nga policia së fundmi. Mësohet se ka tentuar të vj edhë në shtëpinë e një qytetari, por është dëmtuar gjatë tentativës. Ai është paraqitur në Spitalin Rajonal Lezhë, për mjekim, dhe ka pasi ka dyshuar që është vënë në dijeni Policia, është larguar, por nuk ka ikur dot shumë larg dhe është a rrestuar.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore. Kapet dhe vihet në pra nga 22-vjeçari, i cili në bashkëpunim me shtetasin A. Zh., i arrestuar në flagrancë, tentoi të vid hte në një banesë në fshatin Zejmen, Lezhë.

Shërbimet e Policisë, në vijim të punës së pandërprerë për identifikimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të vje dhjeve dhe dokumentimin e plotë të plotë të rasteve të v jedhjeve, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative për bashkautorin e tentativës së v jedhjes së banesës se shtetasit Z. Th., më datë 09.11.2021, në Zejmen Lezhë, kanë ushtruar kontrolle të vazhdueshme për kapjen dhe ndalimin e tij.

Nga verifikimet hetimore ka rezultuar se shtetasi E. H., 22 vjeç, banues në Lezhë, është a utori tjetër i te ntativës së vj edhjes në banesën e shtetasit Z. Th.

22-vjeçari dyshohet të ketë pësuar dëmtime, ditën e ngjarjes, gjatë kohës që është larguar nga banesa e shtetasit Z. Th.

Shtetasi E. H. është paraqitur në Spitalin Rajonal Lezhë, për mjekim, dhe ka pasi ka dyshuar që është vënë në dijeni Policia, është larguar, por falë veprimeve të shpejta nga shërbimet e Policisë është bërë i mundur ndalimi i tij pranë një spitali privat në Tiranë.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën pe nale “Vj edhja, mbetur në tentativë”, e kryer në bashkëpunim./joq

22-vjeçari nga Lezha shkon për të v*jedhur, por përfundon në spital Read More »

A*ksident/ Makina përplas këmbësorin, ja si është gjendje e tij

Një a ksident është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Durrës.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se 46-vjeçari me inicialet A.G., ka goditur me automjet një këmbësor. I a ksidentuari është dërguar në Urgjencën e Durrësit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.

“Më datë 03.12.2021, rrethe orës 06:40., në Romanat Durrës, nje mjet me drejtues shtetasin A. G., 46 vjeç, ka goditur një këmbësor të paidentifikuar i cili me mjet të rastit është dërguar në Urgjencën e Durrësit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikuar për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.

(BalkanWeb)

A*ksident/ Makina përplas këmbësorin, ja si është gjendje e tij Read More »

Sabiani prek në të pasme Beniadën. Ajo: “Mos më prek s*umën…”

Një moment s kandaloz ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në Big Brother, pas darkës së Pavarësisë, ku Sabiani ka gjuajtur në të pasme Beniadën.

Video e cila po bën xhiron e rrjetet derimë tani nuk është publikuar nga vetë Top Channel, ndërkohë që ndjekësit hedhin ak uza se Sabiani e ka ngacmuar më tej Beniadën, dhe është dashur ndërhyrja e Ilirit që situata të mos precipitonte më tej.

Siç shihet dhe nga pamjet, Sabiani e gjuan Beniadën në të pasme, ndërsa kjo e fundit dëgjohet duke i thënë: Mos ma prek S umën.

Nuk përjashtohet mundësia që këngëtari të ketë qenë nën efektin e alkoolit, ndërkohë që në sfond duket dhe aktori Donald Veshaj, i cili dëgjohet duke thënë: Shhhhshhh.

Beniada: Mos më prek su mën Sabian

Sabiani: Po e vure b***** para b***** time do e prek, se nuk do ta kap me hundë!

SHQIPERIA IME

Sabiani prek në të pasme Beniadën. Ajo: “Mos më prek s*umën…” Read More »

A*ksident i rëndë në vend/ Furgoni me pasagjerë p*ërplaset me një makinë, 6 të p*lagosur

A ksident në aksin nacional Korçë-Pogradec, ndërsa 6 persona raportohet se janë pl agosur. Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Velitërnë të Maliqit.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se në këtë vend janë për plasur një furgon, brenda të cilit kishte pasagjerë, me një mjet tjetër. Në vendin e ngjarjes ndodhen dy autoambulanca.

Policia po heton për të zbardhur shkaqet e a ksidentit.

Më datë 02.12.2021, rreth orës 08:55, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Velitërnë, Maliq, janë përfshirë në ak sident mjeti tip furgon “Benz”, me drejtues shtetasin E. D., me një mjet tjetër tip “Benz”, me drejtues shtetasin G. K.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi G. K., si edhe 5 pasagjerë që udhëtonin me mjetin tip furgon, të cilët u dërguan për mjekim në Spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të a ksidentit.
(BalkanWeb)

A*ksident i rëndë në vend/ Furgoni me pasagjerë p*ërplaset me një makinë, 6 të p*lagosur Read More »