Kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj, është të rhequr nga ka ndidimi në Prokurorinë e Posaçme kundër Kri mit dhe Ko rrupsionit.
Elisabeta Imeraj kishte k andiduar për t’u bërë pjesë e SPAK në shkurt të vitit 2019, por sot ajo ka marrë vendimin për t’u tërhequr.
Imeraj ka zgjedhur që të qëndrojë në krye të Pr okurorisë së Tiranës ku është drejtuese. Mësohet se pro kurorja ka dërguar në KLP një ditë më parë dorëheqjen si pr okurore e SPAK me email.
Administrata Rajonale e Zonave te Mbrojtura Vlore ka bere nje njoftim per qytetaret ku kerkon nga ana e tyre te shmangin kalimin ne zonen e Rrepeve te Izvorit ne fshatin Tragjas. Ky njoftim vjen per shkak se rrepet e Izvorit rrezikojne te bien dhe renia e tyre mund te rrezikoje jeten e qytetareve.
Njoftimi i plote i Administrates Rajonale te Zonave te Mbrojtura Vlore:
Në zonën e mbrojtur të kategorisë së 3-të “MN Rrepët e Izvorit”, Tragjas për shkak të rënies së rrepëve dhe rrezikut që rënia e tyre shfaq, kërkojmë mirëkuptimin tuaj për të shmangur kalimin tuaj në këtë zonë.
❗️ Siguria juaj dhe studimet e mëtejshme lidhur me këtë fenomen përbëjnë përparësi për ne!
Jemi ende në proces të vlerësimit të situatës, prandaj deri në zgjidhjen e plotë të saj me largimin e materialit drusor, ju lutemi ta merrni këtë njoftim në konsideratë!
Deputeti i zgjedhur i Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri ka përcjellë një apel për ndihmë në rrjetin e tij social.
Është fjala për Sara Alushajn, një prej vajzave të skuadrës së socialistëve të Vlorës e cila është shtruar me urgjencë si pasojë e një he morragjie të shkaktuar nga një sëmundje e rëndë.
Sipas Gjiknurit, Sara duhet të dërgohet për kurim jashtë vendit në një prej spitaleve të specializuara për sëmundjet e gj akut.
Postimi i plotë i Damian Gjiknurit
“Të gjithë bashkë të ndihmojmë Sarën! Një lajm jo i mirë por njëkohësisht një mundësi për secilin prej nesh për të qenë sa më solidarë. Sara Alushaj, një prej vajzave më energjike në skuadrën tonë elektorale të Qarkut të Vlorës, po kalon një moment të vështirë.
Sara është shtruar me urgjencë në spital si pasojë e një hemo rragjie të brendshme, shkaktuar nga një sëmundje e rrallë dhe e rëndë. Të dashur miq!
Gjej rastin tu nxis që kushdo që ka mundësi, të bashkohet në thirrjen e familjarëve dhe miqve të saj, për të kontribuar më sa të mundet, për të siguruar kurimin e Sarës jashtë vendit, në një prej spitaleve të specializuara për sëmundjet e gja kut. Besimplotë se do të dimë të japim maksimumin në një nismë solidariteti për jetën e Sarës!”.
Gazetarja e njohur Ilva Tare, ka njoftuar dje se pas 25 vitesh në ekran, do të tërhiqet nga puna në televizion, për t’iu përkushtuar më shumë familjes së saj, bashkëshortit dhe dy fëmijëve. Një “lamtumirë” i ka dhënë edhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim.
Kim me anë të një postimi në Instagram thotë se intervistën e parë e dha për Ilva Tare në emisionin “Ilva now”, për shkak të reputacionit dhe inteligjencës së gazetares.
Ambasadorja shkruan se do ta marrë malli për emisionin e Ilvës, teksa i uron suksese asaj për jetën dhe zgjedhet që do të ketë në vijim.
“Une zgjodha “Ilva now” për intervistën time të parë në Shqipëri për shkak të reputacionit të saj për integritet dhe inteligjencë. E vërtetë ndaj këtij reputacioni, ajo më bëri pyetje të vështira, por të drejta, duke më kërkuar llogari në emër të shikuesve të saj.
Që nga ajo intervistë e parë, unë kam mësuar shumë prej saj për Shqipërinë, sa ka ndryshuar (ose jo) në dekadat që kur Shqipëria u bë demokraci dhe Ilva Tare u bë gazetare, sa më shumë potencial mban ky vend i mrekullueshëm – vendi që ajo e do aq shumë – për të ardhmen. Unë e kam vlerësuar analizën e saj me sy të qartë, humorin, guximin, mirësinë e saj dhe mbi të gjitha ndjenjën e saj të shpresës. Do të më marrë malli për shfaqjen e saj, por e di që do të qëndrojmë miq për një kohë të gjatë. Faleminderit, Ilva, që ishe një gazetare e mirë dhe mike e mirë. Unë e di që do të keni sukses në çdo gjë që vjen më pas, ashtu si keni bërë gjithmonë,” shkruan Kim në postimin e saj.
Kryedemokrati i rizgjedhur Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë pas rikonfirmimit të tij në krye të Partisë Demokratike për të tretën herë radhazi.
Përmes një postimi në facebook, Basha falenderon të gjithë mbështetësit dhe thekson se së bashku do të bëjnë gjithçka që Shqipëria të fitojë.
“Faleminderit për mbështetjen e jashtëzakonshme! Ajo është një shprehje e qartë e besimit në rrugën tonë drejt ndryshimit. Së bashku do bëjmë gjithçka që Shqipëria të fitojë”, shkruan Basha në facebook.
Ambasadori i BE-së në Shqiëpri, Luigi Soreca, ka njoftuar se duke filluar nga 1 korriku, qytetarët e Balkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, do të kenë zero tarifë për Roaming.
Ai thotë se qytetarët e rajonit duhet të kenë vetëm diçka në mendje, të mbajnë celularin të karikuar.
“Nga 1 korrik 2021 Tarifat Zero Roaming në Ballkanin Perëndimor, Përfshihet #Shqipëria! #RoamFree!
Duhet të keni vetëm një gjë në mendje: të keni bateri të plotë në telefonin tuaj. Pra, qëndroni të karikuar!
Ky projekt është financuar nga Bashkimi Evropian dhe mundësuar nga @rccint”, shkruan Soreca.
Me hidherim te thelle ju njoftojme ndarjen para kohe nga jeta te Dorian Velaj ne moshen 42 vjecare. Doriani ishte banor i qytetit te Vlores.
Ceremonia e percjelljes per ne banesen e fundit u be diten e Shtune ne daten 12 Qershor 2021 ora 17:00 ne varrezat e qytetit te Vlores. I shprehim ngushellimet tona familjes dhe te afermve!
Me hidherim te thelle ju njoftojme ndarjen nga jeta te Inxh. Florika Simoni Cekodhima ne moshen 68 vjecare. Ajo ishte banore e Lagjes 28 Nentori te qytetit te Vlores.
Ceremonia e percjelljes per ne banesen e fundit u be diten e Shtune ne daten 12 Qershor 2021 ora 10:00 ne varrezat e qytetit te Vlores.
Florika ishte bashkeshortja e Sofokliut, nena e Gentit dhe motra e kater vellezerve, Hysenit , Arbenit, Krenarit dhe Ardianit.
I shprehim ngushellimet tona familjes dhe te afermve!