Kryeministri Edi Rama nuk ka nguruar që të shkëmbejë disa batuta në edicionin e 23-të “Symi Symposium”, organizuar e drejtuar nga ish-kryeministri George Papandreou, në Athinë.
Rama tha se ai është kryeministri më i mirë në botë në pikturë dhe e kundërta, ndërsa shtoi se në këtë pikë tentoi që ta sfidonte George Bush dhe nuk ia doli.
“Faleminderit për atë që më përmende që jam më i miri në botë. Jam kryeministri më i mirë mes piktorëve dhe piktori më i mirë i kryeministrave, këtu jam i pashoqë. George Bush u përpoq, por nuk ia doli sfidës, kështu që deri tani nuk ka askush që më sfidon këtu. Siç e dini ne në Ballkan kemi nevojë të themi që jemi më të mirët në botë për diçka”, tha Rama.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zgjedhur drejtuesit e përkohshëm të 10 prokurorive në të gjithë vendin, pozicione të cilat ende nuk janë plotësuar për shkak të procesit të Vetingut në radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Këshilli vendosi me votë unanime të vlerësojë të përfunduar procedurën e verifikimit të pasurisë dhe figurës për prokurorin Abaz Muça, kandidat për pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat dhe të lejojë kandidatin (Abaz Muça) të vijojë me procedurat e mëtejshme të ngritjes në detyrë për pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Mat.
Pasi u njoh me relacionin e përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës, Këshilli vendosi unanimisht për ndërprerjen dhe përfundimin e procedurës së verifikimit të pasurisë dhe figurës për prokurorin Gentian Stoja, kandidat për pozicionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.
Me votë unanime, Këshilli vendosi për 9 (nëntë) caktime të përkohshme për një periudhë tremujore, nga data e hyrjes në fuqi të vendimit, si vijon:
Z. Albert Murçaj, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër;
Znj. Irena Çunoti, në pozicionin e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçë;
Znj. Afërdita Ndoi, në pozicionin e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës;
Z. Ludovik Dodaj, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Durrës;
Z. Lorenc Mërkuri, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkalles së Parë Sarandë;
Z. Asllan Bajramaj, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkalles së Parë Përmet;
Z. Aurel Zarka, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkalles së Parë Vlorë;
Z. Erion Çela, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Vlorë;
Z. Gjon Fusha, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër.
Bazuar në nenet 14 dhe 33 të Ligjit Nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”,i ndryshuar, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi me 9 vota pro dhe 1 kundër (z. Vatë Staka), të caktojë përkatësisht Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, që do të shërbejnë si zyra prokurorie për kryerjen e praktikës profesionale për 23 kandidatë magjistratë në profilin “prokuror”, për vitin akademik 2021-2022, dhe të caktojë magjistratët prokurorë udhëheqës për periudhën korrik 2021- qershor 2022, për kandidatët për magjistratë, profili “prokuror”, për vitin akademik 2021-2022.
Magjistrati prokuror udhëheqës bën vlerësimin etik dhe profesional të secilit kandidat magjistrat, profili prokuror, duke u bazuar në kriteret dhe nivelet e vlerësimit, të përcaktuara në ligj.
Pasi u njoh me raportin e përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Veprimtarisë Etike dhe Profesionale, Këshilli vendosi miratimin e Raportit për analizimin e aftësive profesionale të subjektit të rivlerësimit kalimtar, prokurorit Endrit Bimi. Një kopje e këtij Raporti i dërgohet Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.
Në përfundim të seancës plenare, Këshilli caktoi me short z. Bujar Sheshi, si relator për procedurën e ngritjes në detyrën e drejtuesit, të prokurorit Ludovik Dodaj, kandidat për vendin vakant të Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës, i cili rezulton të ketë përfunduar procesin e verifikimit nga ana e Këshillit.
Mediat angleze i kanë bërë jehonë lajmit të nënshkrimit të marrëveshjes së de portimit me qeverisë shqiptare dhe asaj britanike për të bur gosurit.
Gazeta britanike Daily Express e përshkruan si historike marrëveshjen e arritur mes dy vendeve për deportimin e shpejtë të shqiptarëve të dë nuar në Britani, përfshirë këtu trafikantët e dr ogës.
“Gan gsterët shqiptarë kanë qenë të lidhur shumë me tregtinë e dr ogës në Britaninë e Madhe dhe thuhet se kanë marrë kontrollin e shumë tregjeve të kok ainës, sipas Agjencisë Kombëtare të Krimit. Pothuajse 16 përqind e kr iminelëve prapa he kurave janë shqiptarë – shke lësit më të lartë kombëtarë të huaj në bur gjet e Britanisë. Sekretarja e Brendshme Znj. Patel tha: “Unë jam e vendosur të rregulloj sistemin tonë të imigracionit, të ndaloj hyrjen e paligjshme dhe të heq ata që nuk kanë të drejtë të jenë në Britaninë e Madhe sa më shpejt të jetë e mundur”, shkruan media britanike.
Plani ynë i ri për imigracionin, sipas saj, së bashku me këtë marrëveshje të re, do të përshpejtojë largimin e shtetasve shqiptarë të cilët kanë kryer kr ime në Mbretërinë e Bashkuar dhe tejkaluan mirëpritjen e tyre.
“Unë nuk kërkoj të shfa jësohem për heqjen e kr iminelëve të huaj të rre zikshëm për të mbrojtur popullin britanik dhe, deri më tani këtë vit, më shumë se 1.000 kr iminelë të huaj janë depo rtuar, me më shumë që janë larguar çdo javë.” Ministria e Brendshme zbuloi dje se marrëveshja e re do të lejojë Britaninë të dëbojë kri minelët e huaj dhe imigrantët e pali gjshëm më lehtë. Qeveria ka larguar 254 kriminelë shqiptarë nga Britania, si dhe 85 shtetas të tjerë shqiptarë pa të drejtë leje qëndrimi”, shkruan media britanike.
Gjatë një vizite dy ditore në kryeqytetin shqiptar Tiranë, zonja Patel diskutoi tra fikun e dr ogës, pa strimin e parave dhe kr imin e organizuar të kryer nga ba ndat në rajon.
Ndërsa marrëveshja e nënshkruar sot, për ministrin shqiptar Bledi Çuçi përmes saj rregullohen procedurat e ripranimit dhe tranzitit në rastet e dë bimit të personave, hyrja ose qëndrimi i të cilëve është i pali gjshëm në territoret e shteteve të tyre.
“I rikonfirmova ministres gatishmërinë për thellimin e het imeve të përbashkëta përmes shkëmbimit intensiv të informacionit, për grupe kri minale që operojnë në dy vendet, apo elementë që përpiqen t’i fshihen drejtësisë. Po kështu e njoha me punën për reformimin e vazhdueshëm të Po licisë së Shtetit, për të ndërtuar një marrëdhënie të fortë besimi me qytetarët dhe për ta qasur trupën gjithnjë e më shumë si shërbim e jo si forcë. Shqipëria mirëpret asistencën dhe ekspertizën e Britanisë së Madhe në ngritjen e kapaciteteve, sidomos në fusha që lidhen me teknologjinë dhe inovacionin, që ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen cilësore dhe efikasitetit e punës së Po licisë së Shtetit”, shprehet Çuçi.
Ministrja britanike gjithashtu u takua me Kryeministrin Edi Rama dhe mirëpriti bashkëpunimin e vazhdueshëm midis Britanisë dhe Shqipërisë në lu ftën kundër kr imit. Ata gjithashtu riafirmuan angazhimin e tyre të përbashkët për go ditjen e grupeve të kr imit të organizuar me bazë në Ballkanin Perëndimor.
Ndërkohë, Zyra e Pro kurorisë së Kurorës zbuloi dje se migrantët që drejtojnë gomone nëpër Kanalin Anglez me qëllimin e vetëm për të kërkuar azil nuk do të ndiqen më pe nalisht.
Udhëzimi i ri ligjor i lëshuar nga CPS deklaroi: “Në rastet që përfshijnë përdorimin e një anijeje kur qëllimi i vetëm është që të përgjohet nga Forca Kufitare në det dhe të futet në port për të bërë kërkesa për azil, nuk do të bëhet shkelje e ligjit të imigracionit”.
Kryeministri Edi Rama ka përjashtuar ish-kryebashkiakun e Lushnjes Fatos Tushe nga Partia Socialiste i shkarkuar nga detyra pak ditë më parë pas akuzave të SPAK për korrupsion.
Rama u shpreh se shkarkimi dhe përjashtimi i tij janë masa që mund të rishikohen vetëm nëse në fund të procesit, rezulton i pafajshëm nga akuzat e ngritura ndaj tij. Numri një i qeverisë theksoi se PS nuk është zyrë avokatie e të pandehurve por fuqia e votuar nga populli për ta çuar Shqipërinë në majë.
“Të nderuar dhe të dashur kryebashkiakë socialist. Shkaku që e afrojmë në kohë këtë takim të planifikuar për në fund të korrikut është arr estimi i kryebashkiakut të Lushnjes. Ai dhe të tjerët kanë të drejtën e prezumimit të pafajësisë deri në përfundim të gjy kimit por nuk është puna e PS të kërkojë pafajësinë e tyre. Ky është rasti për t’iu përsëritur juve dhe atyre që kanë marrë besimin e popullit se PS nuk është zyrë avokatie e të pandehurve por fuqia e votuar nga populli.
Kor rupsioni, ry shfet, bakshishi nuk kanë ngjyrë politike por janë e zeza, llu mi me të cilët ne duhet të përballemi për të ndërtuar shtetin e të drejtës dhe për të refuzuar mbrojtjen për këdo nga ne që bie pre e tyre dhe të udhëheqim popullin drejt majës ku duhet ta ngjisim Shqipërinë. Fatos Tushe do shkarkohet nga detyra dhe do përjashtohet, masa që mund të rishikohen vetëm nëse në fund të pro cesit del i pafajshëm”, tha Rama.
Humb jetën një punëtor shqiptar në Maqedoni. Ndërkohë sipas një urdhërri të ardhur nga pala maqedonase, sot nuk janë lejuar që të kalojnë punonjësit sezonalë të cilët shkojnë për të punuar në Maqedoninë e Veriut.
Mbeten ende të paqarta shk aqet e kësaj ndalese për ditën e sotme. Nuk dihet nëser apo më tej si do pr ocedohet.
Sipas të dhënave thuhet se një shtetas shqiptar, punonjës sezonal ka hu mbur jetën në Maqedoni dhe mungesa e siguracionit e kontrata e punës ka bërë që punonjësit sezonalë të ndalohen ditën e sotme për të kaluar këtë doganë.
Një takim po zhvillohet tashmë me drejtues te doganës shqiptare e maqedonase dhe pritet një vendim i këtyre të fundit.
Qindra qytetarë, dhjetëra kamionë, autobusë dhe vetura të vogla prej më shumë se një ore janë bllokuar në Pikën e Kalimit Kufitar të Kakavijës. Sipas informacioneve të mbërritura në newsbomb.al mëngjesin e sotëm, pala greke ka pezulluar punën pa arsye.
Siç shihet nga fotot, në të dyja anët Doganës kanë nisur të krijohen radhë të gjata mjetesh pasi asnjë nga udhëtarët dhe shoferët nuk ka qenë i njoftuar për pezullimin e punës. Sapo kanë mbërritur në Kakavijë, ata kanë parë që pala greke ka mbyllur sportelet dhe ka p ezulluar punën.
Deri tani nuk ka ndonjë njoftim zyrtar nga Pika e Kalimit Kufitar për arsyet e këtij pezullimi që ka lënë në pritje qindra qytetarë në të dyja anët e kufirit. Këto radhë pritet të shtohen më shumë në orët në vazhdim pasi nga autoritetet e vendit fqinj nuk ka pasur dhe nuk ka ende asnjë mesazh e njoftim për arsyet e pezullimit të tyre.
Më shqetësues është fakti se mes qytetarëve që presin të kalojnë kufirin, ka fëmijë dhe të moshuar të cilët kanë dalë nga makinat, dhe qëndrojnë me shpresë për rikthimin në punë të doganierëve grekë. Të shumtë janë shqiptarët që kthehen në atdhe për të takuar familjarët e tyre dhe për të kaluar pushimet, ashtu si turistët e huaj.
Kuvendi i Shqipërisë ka pranuar kërkesën e gazetarëve që ata të marrin pjesë fizikisht në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare. Mësohet se Kuvendi është tërhequr nga vendimi i tij, i cili shkaktoi dhe një reagim të gazetarëve e mospranim të kushteve që sipas tyre “cënonin fjalën e lirë”.
Sipas Kuvendit, gazetarët nuk mund të merrnin pjesë fizikisht në Komisionet Parlamentare pasi disa deputetë kishin shprehur shqetësim, dhe sinjali i mbledhjeve e diskutimeve do të shpërndahej me regji në një dhomë të veçantë enkas për pjesëtarët e mediave.
“Li dhur me kërkesën për lejimin e prezencës fizike të gazetarëve në komisionet parlamentare si dhe lejimin e përdorimit të aparateve celularë në ambientet e komisioneve nga ana e tyre, kjo kërkesë të merret në konsideratë, duke u mundësuar atyre aksesin e plotë të çdo informacioni, përtej asaj që mundëson sistemi”, thuhet ndër të tjera në vendimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit.
Kryeministi i Shqipërisë, Edi Rama, feston sot ditën e tij të lindjes, përkatësish 57-vjetorin. Rama lindi në 4 korrik në Tiranë, ndërsa para zgjedhjes së tij si kryeministër, ka mbajtur disa pozicione të tjera.
Karrierën politike e nisi në vitin 1998, kur u emërua si Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, post që e mbajti për 2 vite. Në vitin 2000 ai u zgjodh për herë të parë kryetar i Bashkisë së Tiranës, ndërsa u rizgjodh në vitin 2003 dhe 2007.
Ndërkohë, në vitin 2013 Edi Rama u zgjodh kryeministër i Shqipërisë, ndërsa në vitin 2017 u rizgjodh në krye të qeverisë, teksa në zgjedhjet e 25 prillit ai mori edhe mandatin e tretë.
Ditëlindja e Ramës përkon edhe me Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve, që festojnë 245-vjetorin e nënshkrimit të Deklaratës së Pavarësisë. Në lidhje me këtë Rama ka bërë një postim, ai ka publikuar flamurin e Amerikës dhe shruan “Gëzuar 4 korrikun Amerikë”.