Orikuminews

Mbyti djalin 2-vjeçar, çfarë postoi nëna shqiptare në facebook pas ngjarjes?

Personi që shihni në foto është nëna shqiptare e cila dhunoi për vdekje djalin e saj 2 vjeç, ndërsa binjaku i tij përfundoi në spital me plagë të rënda.

Mediat spanjolle e kanë identifikuar atë si Hatixhe Kamxhiu, e cila jetonte në qytetin Bigastro, Alicante.

Ngjarja ndodhi ditën e diel, ndërsa fillimisht u tha se fëmija ishte rrëzuar nga karrigia, por më pas u zbulua krimi tronditës. 32-vjeçarja, nënë edhe e një vajze, pak pas krimit, kishte postuar në Facebook një foto me shiritin e zisë, ndërsa të shumtë ishin miqtë e të afërmit që e ngushëllonin për humbjen e madhe, por pa ditur se ishte vetë ajo që ia kishte shkaktuar vdekjen të voglit të saj.

Nëna e të vegjëlve, Hatixhe Kamxhiu , ka telefonuar urgjencën në 11 qershor nga Bigastro duke thënë se fëmija i saj ishte rrëzuar nga karrigia.

Pas mbërritjes së ambulancës, binjaku i viktimës u transportua për në spital, ndërsa ishin të qarta shenjat e dhunës në trup. Hatixhe nuk kishte precedentë penalë, por më parë kishte humbur kujdestarinë e të miturve për shkak të varësisë nga droga.

Por çfarë kanë deklaruar fiqnjët?! Të gjithë në Bigastro e kujtojnë si një grua të vetmuar me pak miq .

“Ajo ishte gjithmonë shumë nervoze , duke qortuar fëmijët e saj për gjithçka”, thotë një fqinj, i cili gjithashtu ka fëmijë të vegjël dhe kujton se Hatixhen e shihte në park me binjakët e saj.

Madje, ka dëshmi që tregojnë se vajza e madhe e Hatixhes tregonte se ajo flinte gjithmonë me njërin prej djemve binjakë, pasi ai ishte “i preferuari” i saj.

“Një ditë i thashë të mos i qortojë kështu fëmijët”, shpjegon një nga fqinjët.

“ Më tha që natën që të mos bënin zhurmë, i mbështillte fort mes çarçafëve , duke i goditur në trup që të mos lëviznin ”, shpjegon ai.

Po ashtu mediat spanjolle shkruajnë se nëna e binjakëve kishte pasur disa marrëdhënie sentimentale që kur mbërriti në qytet, por askush nuk e dinte se kush ishte babai i fëmijëve.

Tashme Hatixhe Kamxhiu është në duart e drejtësisë dhe akuzohet për veprën penale të vrasjes së të miturit dhe lëndimin e vëllait të tij binjak.

Mbyti djalin 2-vjeçar, çfarë postoi nëna shqiptare në facebook pas ngjarjes? Read More »

Habit balerina: Nuk kam bërë kurrë s*eks. S’kam pasur kurrë orgazëm me asnjë partner!

HBA- Balerina e njohur amerikane, Cheryl Burke, ka habitur me deklaratën e saj.

Ajo ka pranuar se “kurrë nuk ka përjetuar orgazmë” gjatë marrëdhënieve seksuale që ka pasur me ish-partnerët e saj.

Koreografja e “Dancing With the Stars” e ka cilësuar këtë si “rrëfimin më të madh deri më sot”. Mediat e huaja shkruajnë se fillimisht, Burke e fshehu këtë fakt ndërsa fliste me terapisten, Miss Jaiya, për episodin e podcast-it të saj “Burke in the Game” .

“Unë nuk kam pasur kurrë një orgazëm më parë kur bëhet fjalë për marrëdhëniet seksuale. Kjo nuk reflekton në asnjë partner me të cilin kam qenë. Ajo reflekton vetëm tek unë”, rrëfeu ylli i “Dance Moms”.

Ajo paraqiti kërkesën për divorc nga aktori, Matthew Lawrence, në shkurt, ndërsa gjatë rrëfimit hezitoi të ndante të vërtetën e saj sepse nuk donte të “lëndonte” asnjë nga partnerët e saj të mëparshëm.

“Kjo nuk ka të bëjë fare me personin”, shpjegoi Burke, duke shtuar: “Kjo ka të bëjë gjithçka me mua dhe me turpin tim, me cenueshmërinë time dhe me besimin tim tek vetja”.

Ndërsa fliste për Healy-n, Burke vuri në dukje se ajo “asnjëherë nuk kishte pasur shumë biseda” me Lawrence për turpin që ndjente rreth seksit. Rrëfimi erdhi një javë pasi balerina u tha ndjekësve të saj në “Instagram” se nuk kishte “bërë seks që nga viti 2021”.

Habit balerina: Nuk kam bërë kurrë s*eks. S’kam pasur kurrë orgazëm me asnjë partner! Read More »

Elefanti vret gruan por shfaqet edhe në funeralin e saj për ta sulmuar sërish

Një grua 70-vjeçare humbi jetën, pasi u mbyt nga një elefant në distriktin Mayurbhanj, Orissa, Indi. Pavarësisht nga ajo që mund të mendohet, humbja e jetës nga një elefant është një shkak i zakonshëm atje, por ajo që ndodhi më pas është përtej çdo logjike normale.

Sipas medias ‘The Print’, Maya Murmu, gruaja e ndjerë ndodhej në tokë pranë shtëpisë së saj, fshatit Raipal, ku shkoi për të mbushur ujë në pus. Kjo ishte një rutinë normale për Maya, por gjithçka shkoi keq kur ajo pa një tufë elefantësh që i afroheshin të tërbuar.

Ky grup gjitarësh po kthehej nga pylli i kafshëve të egra, me sa duket. Maya Murmu u përpoq të ikte me vrap, sa mundej, por një nga elefantët e ndoqi atë derisa e goditi me feçkë dhe e shkeli disa herë. Pas asaj që ndodhi, banorët e Raipalit u përpoqën të ndihmonin të plagosurën, e transferuan në një spital në Baripada. Fatkeqësisht, ajo humbi jetën rrugës.

Mjeku që ekzaminoi trupin e Maya përcaktoi shkaqet e humbjes së jetës së saj dhe të afërmit e vëzhguan atë. Deri këtu, çdo gjë normale. Megjithatë, incidenti fatkeq nuk mbaroi këtu. Kur familja e saj po përgatitej të mbante zi për trupin e Maya Murmu, një tufë prej 12 elefantësh u rishfaq dhe njëri prej tyre sulmoi të ndjerën për herë të dytë.

Gjëja më e pabesueshme është se gjitari që i mori jetën gruas 70-vjeçare dukej i njëjti me atë që nuk iu shqit të ndjerës. Fshatarët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe trupin e gruas e kanë lënë në fshat.

Familjarët dhe miqtë e të ndjerës deshën të largoheshin nga zona, por elefantët u larguan të nesërmen dhe zgjimi u bë, këtë herë, pa asnjë surprizë. “Ne ishim të frikësuar pas pranisë së tufës së elefantëve atje. Asnjëherë më parë nuk kemi parë një tufë kaq të egër elefantësh, – tha një zyrtar i zonës për “Times of India”.

– Kemi marrë masa për të siguruar dëmshpërblim ndaj të afërmve të të ndjerës. Fillimisht do të rimbursojmë 10 mijë rubla për funeralin dhe ritualet përkatëse nga shuma e dëmshpërblimit. Pasi familjarët të aplikojnë për ndihmë, do të vijojmë me procesin kompensues”.

Elefanti vret gruan por shfaqet edhe në funeralin e saj për ta sulmuar sërish Read More »

Zjarr në spitalin e Sarandës. Shkrumbohet salla me pajisje

ARANDË- Flakët e zjarrit përfshijnë spitalin e Sarandës.

Zjarr shpërtheu në sallën e pajisjeve radiologjik.

Ngjarja ndodhi rreth orës 08:30, në sallën e pajisjeve.

Shkak dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike, e cila është përhapur në të gjithë sallën.

Nga flakët nuk ka pasur persona të lënduar, vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.noa.al

Zjarr në spitalin e Sarandës. Shkrumbohet salla me pajisje Read More »

Blegtoret e Tragjasit bashkohen dhe bejne kete veprim te papritur!

Nje takim mes pronareve fermave blegtorale te fshatit Tragjas eshte organizuar kete jave me rastin e perfundimit te qethjes se deleve. Takim eshte ideuar nga inxhinier Hasan Laba dhe eshte realizuar nga pronari i nje prej fermave te ketij fshari, Adhurim Bejo.

Ne kete takim u bene bashke jo vetem gjithe pronaret e tufave por bashke me cobanet. Takimi u zhvillua ne stanin e Adhurimit ku u konsumua dhe nje dreke te kendeshme e u shpalos harmonia e dashuria ndaj njeritjetrit.

I ftuar ne kete aktivitet ishte edhe prefekti i qarkut Vlore.

Blegtoret e Tragjasit bashkohen dhe bejne kete veprim te papritur! Read More »

Doja që këngës tja merrja! – Nga Demir Jazo

Doja që këngës tja merrja!!!!!!!!
…………………………………………..
Nuk e di sot doja të këndoja
Tja merrja një kënge plot mall
Gryka më eshtë tharë prej rënkimi
Do ja marrë pa u kthefsha ne djall
……………………………………………
Këndoja pranë vatrës dhe qaja
Mu përzienë lotët me zërin
I vetëm aty me mashën në dorë
Kongjillin lëvizja ta shkrija të tërin
……………………………………………..
Më hipi mërzitje sado që këndoja
Nukë i kisha që iso të më mbanin
Të hidheshin përpjetë nga gezimi
Dhe koka tu perpiqej aty te tavani
………………………………………………
E tundja shaminë sikur kërceja
Lotët faqes çmë vinin rrëke
Veshtroja vatres diçka mëngonte
Do mëngojë dita të kthehet siç QE
……………………………………………..
30.5.2022.dxhj.respekte per lexuesit flm per mirkuptimin !!!!dhe nje ditë e jave te mbarë!!!!!

Doja që këngës tja merrja! – Nga Demir Jazo Read More »

Takim për zjarret në Orikum. Jo të gjithë e kapën këtë detaj..!

Sot ne njesine administrative Orikum ne kuadrin e sensibilizimit te popullatës mbi rëndësinë e mbrojtjes nga zjarri te pyjeve,kullotave ,u mbajt takimi me te gjithe subjektet qe merren me këtë problem.

Pjesemarres ishin perfaqesues nga Bashkia(emergjencat civile, zjarrfikësit, pyje-kullotat, kryetaret e fshatrave) Prefektura,dhe policia e shtetit. Ne këtë takim u diskutua mbi programin e hartuar dhe masat qe duhen marrë për ti paraprirë këtij fenomeni .

Ajo qe bente pershtypje ne kete takim ishte se nuk kishte perfaqesuese grua, pjesemarrese nga asnje prej institucioneve.

 

Takim për zjarret në Orikum. Jo të gjithë e kapën këtë detaj..! Read More »

Banori i Tragjasit dergon Leter-ankese ne orikuminews: “Pershendetje, doja te ndaja nje shqetesim me juve..”

Nje ankese ka mberritur ne Orikuminews nga nje banor i fshatit Tragjas. Ai ngre shqetesimin e tij ne lidhje me heqjen e mbeturinave te grumbulluara ne kazanet e vendosur ne kete fshat.

Pershendetje, doja te ndaja nje shqetesim me juve, nese mund te publikoni keto foto dhe ne menyre qe te senbilizoen organet perkatese qe Kane per detyre terheqjen e mbeturinave nga kazanet qe vet Ata Kane ven ne dispozicjon te fshatit tragjas, kazanet jane plot Prej 1 muaji dhe mbeturinat Kane filluar te hidhen ne rruge, faleminderit

Banori i Tragjasit dergon Leter-ankese ne orikuminews: “Pershendetje, doja te ndaja nje shqetesim me juve..” Read More »