Një a ksident është regjistruar sot në hyrje të qytetit të Kuçovës, ndërkohë që flitet për dy plagosur. Ngjarja ndodhi paraditen e sotme në vendin e quajtur si ‘Lapidari’.
“BalkanWeb” mëson se një motor ka g oditur nga pas një makinë ‘Golf’ dhe për pasojë dy persona janë plagosur. Dëshmitarë të ngjarjes, thanë për “BalkanWeb” se dy personat që ndodheshin në motor janë plagosur rëndë, pasi kanë rënë në xhamin e parë të mjetit, duke u plagosur rëndë.
Si fillim të plagosurit u transportuan në spitalin e Kuçovës dhe më pas në atë të Beratit.
Një e mitur nga Gjilani, ka gjetur ditën e djeshme një kuletë, brenda së cilave gjendeshin para.
Ajo ia ka dorëzuar babait të saj, shtetasit A. N., duke i kërkuar që ta dorëzonte në polici. Lajmi është bërë i ditur nga vetë uniformat blu, të cilat thanë:
“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë, stacioni policor në Gjilan ka falënderuar vajzën e mitur dhe babain e saj për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur”.
TIRANË
Në kuadër të “Javës Europiane të Lëvizshmërisë”, Bashkia e Tiranës rikthen sot nismën “Dita pa Makina”, e cila synon ndërgjegjësimin e qytetarëve që të shmangin të paktën për një ditë përdorimin e automjeteve të tyre, të cilat janë edhe ndotëset kryesore të ajrit.
Për të garantuar mbarëvajtjen e aktiviteteve të shumta dhe për t’i dhënë mundësi qytetarëve që të festojnë qetësisht, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake, ka marrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve sot nga ora 08:00 deri në orën 14:00, në disa prej rrugëve të qytetit.
Kufizimi i qarkullimit të automjeteve do bëhet si më poshtë:
•Rruga “Luigj Gurakuqi”, duke filluar nga kryqëzimi me rrugën “Xhorxh Bush” deri në sheshin “Avni Rustemi”.
•Rruga “Kostandin Kristoforidhi” deri në kryqëzimin me rrugën “Luigj Gurakuqi”
2.Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në segmentet rrugore sipas pikës 1.
3.Qarkullimi i mjeteve të tjera do të vazhdojë në segmentet e mëposhtme:
•Rruga “Xhorxh Bush” – Rruga -Barikadave”
•Rruga “Hoxha Tahsim”,- “Rruga “Tefta Tasho Koço”
4.Qarkullimi i mjeteve të transportit publik linja -Porcelan – Qendër- do të devijojë në sheshin “Avni Rustemi” dhe do të stacionohet pranë tij.
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu i ftuar në emisionin “Frontline” me gazetaren Marsela Karapanço ka akuzuar liderin e PD Lulzim Basha se po kërkon të fshijë kujtesën politike. Ai tha se sot në Kryesi dhe në parlament janë persona që nuk njohën ndërkohë që demokratët që u dhunuan nga pushteti u larguan befas.
“Partitë politike nuk janë momentale. Çdo vendim që kjo parti merr futet në atë që quhet kujtesa politike. Nëse kujtesën politike kërkon ta fshijë ky kryetar është krimi më i madh që mund t’i bësh. Ne kemi pasur këto vite opozitë shumë të vështirë. Me protesta ku u janë hedhur gaz lotsjellësh grave dhe fëmijëve. Është një gjë të bësh opozitë pa imunitetin e deputetit dhe gjë tjetër të jesh deputet. Më kujtohet që kur jam arrestuar unë nuk shikoja të shkruara në mure datat e protestave të opozitës. Në ato dhoma kishin qenë të tjerë që protestonin me Bashën. Ne që u dhunuam, demokratët që u dhunuar befas zhduken dhe katapultohen njerëz që nuk njohën dhe sot kanë në kryesi. Ne kemi sekretarë që nuk ua njoh emrat. Është zonja Godole që nuk ka qenë asnjëherë në strukturë. Fshirja e kujtesës politike fshin meritokracinë. në parlament kemi deputetët që mbajtën mandatet kur ne i dogjëm”- tha Balliu.
Ai e ka konsideruar një tradhëti vendimin për përjashtimin e ish-kryeministrit Berisha nga Grupi Parlamentar i PD. Ai tha se ky vendim nuk është në kalibrin e Bashës
“Kur Fatos Nano kishte 3 vendime gjykate socialistët e ndershëm nuk e larguan, nuk i thanë ik. Vendimi i Bashës është tradhëti absolute. Kur ky vendim doli ishte Basha i cili tha se këto janë akuza të ngritura në bazë të shpifjeve. Ke marrë një vendin, por e ke marrë në përputhje me statutin? Jo!. Nuk mund të marrës asnjë vendim. Partia është në shesh, Basha nuk është aty. Partia nuk është kryetari dhe deputetët, por anëtarsia. Ky vendim nuk është në kalibrin e Bashës. Nëse Basha ka thënë që po kërkohet të mblidhet një kongres antiamerikan atëherë është një turp dhe duhet të kërkojë falje. Jam i shqetësuar dhe i mërzitur që Basha nuk po i kthehet natyrës së politikanit të tij perëndimor. Mënyra autoritare që po i merr vendimet nuk funksionon në PD. Nuk e kuptoj sulmin ndaj foltores së Berishës. Basha të na i tregojë se çfarë provash ka parë. Nuk mund të ketë Lulzim Basha alergji nga vota. Nuk i shkon figurës së tij. Nëse largojmë kujtesën politike dhe Berishën na mbeten humbjet. Rama do shkatërrimin e PD”- tha ai.
Lidhur me takimet e ish-kryeministrit Balliu tha se po i japin energji dhe frymëzim të ri opozitës. Ai tha se në këtë foltore duhet të vijë edhe kryedemokrati Basha.
“Takimi me strukturat e PD i jep një frymëzim dhe energji të re opozitës. Dhe në momentin e fundit të këtyre takimeve do të jetë koha për të dalë përballë me Ramën, një përballje e fortë dhe e ashpër ku do të fitojnë qytetarët. PD dhe lidershipi duhet të kuptojnë që kanë bërë gabim. Kryesia aktuale sot nuk e reflekton kujtesën politike dhe meritokracinë. Ne ndodhemi në një situatë kritike dhe në këtë foltore duhet të vijë çdo qytetar. Edhe vetë Basha mund të ishte pjesë e kësaj foltore”- tha ai.
Ekziston një qytet në botë ku gratë vendosin të bëjnë çtë duan. Qyteti njihet me emrin Noiva do Cordeiro, në Brazil. Aty jetojnë vetëm gra.
Qyteti u themelua nga Maria Senorina de Lima në vitin 1981, e cila u dëbua më pas nga fshati për tradhti bashkëshortore.
Në këtë qytezë janë gratë ato që vendosin me rregullat e veta. Sot, vetëm 600 njerëz jetojnë në të, kryesisht gra dhe vetëm disa burra.
Ato e kanë rregulluar jetën siç duan dhe ndihen rehat në botën e tyre femërore. Ato besojnë se arritën të organizojnë një jetë shumë më të mirë sesa burrat në vendin e tyre.
Disa kanë burra dhe fëmijë, megjithatë, burrat mund t’i vizitojnë gratë e tyre në Noiva do Cordeira vetëm gjatë fundjavave, ashtu si djemtë që kanë mbushur 18-vjeç.
Edi dhe Ada kanë pasur debate të ashpra në studion e Për’puthen për shkak të deklaratave që bëri Edi në takimin me Alvisën.Gjithçka nisi nga fakti se Edi ka bllokuar Adën në rrjete sociale dhe më pas nisi të flasë rreth paraqitjes së saj duke e cilësuar si femër jo natyrale që “më mirë të bëhet burrë.”
Ada: Edi më duket super fake. Kur ke qenë me mua në takim… Edi: Njeriu që është fake, është mirë të kesh dicka origjinale tënde, por është e vështirë. Ada: Ti po bie në kundërshtim me veten tënde. Je shumë kalama. Edi: Të vjen inat se femra është origjinale? Buzët e bëra thua se je kushedi. Edi: Kjo për mua nuk është femër, më mirë të bëhet burrë sesa kështu. Ada: Kurse ti ngjan si femër, i kemi ndërruar rolet. Vë dhe ndonjë filtër e dil. Edi: Pse flet palidhje? Pse e hap gojën kur vetëm m** nxjerr.
I ka thene Edi dhe biseda me tej eshte acaruar teksa Ada vazhdonte e quante kalama Edi i ja thene: shko moj hiq silikonin a cfare ke bere tjeter.E pra mesa duket situata mes tyre nuk eshte aspak e mire