Orikuminews

Skandal në Fier/ Punonjëset e azilit v jedhin ushqimin e të moshuarve dhe…

Fiks Fare transmetoi mbrëmjen e të hënës një skandal që ndodh në shtëpinë e të moshuarve në Fier, ku punonjës të saj vjedhin ushqimet e të moshuarve. Ndërsa të moshuarit përballen me mungesën e ushqimit, dritave dhe ujt. Menuja e tyre është; domate, kastravec dhe qepë.

Në ambienetet ku jetojnë gratë e moshuara, dhomat e tyre janë të ndotura, fakt të cilin e ka deklaruar dhe drejtoresha e këtij institucioni. Po kështu, përkujdesi shëndetësor mungon për moshat e treta, ndërsa të tjerë të moshuar lejohen të konsumojnë alk.ool në ambientet e kësaj qendre. Drejtuesja e këtij institucinoni dhe punonjësja sociale në vend t’u mundësojnë ndihmë mjekësore të moshuarve me mjekë, ato ua vendosin vetë “diagnozën”.

Në Fiks Fare u ankuan dy të moshuar të këtij azili, pasi u vidhet sistematikisht ushqimi dhe për vaktin kryesor që është dreka hanë vetëm sallatë domate me qepë. Ata kërkuan që të bashkëpunonin me Fiks Fare për të nxjerrë në pah problemet e tyre.

Në fillim ata xhiruan një moment kur të moshuarit konsumojnë drekën dhe si ushqim kanë dy feta bukë dhe një pjatë me domate e qepë.

Njëri prej tyre shihet në video se i kërkon drejtoreshës së institucionit të vizitohet, pasi kishte dhimbje koke dhe i ankohet se kishte tre muaj që ajo e gënjente se do vinte mjekja. Por në video ajo shprehet se doktoresha është me leje dhe nuk është problem se ai s’ka ndonjë sëmundje. Sipas drejtoreshës, z ënka që ka pasur i moshuria me një shoqen e tij në azil i ka shkaktur dhimje koke, pasi e ka përjetuar në mënyrë shumë s tresuese.

Të njëjten gjë i ka thënë edhe punonjësja sociale ndërsa i ka kërkuar të rregullohet me shoqen dhe do jetë shumë herë më i qetë.

Problematikë tjetër që ngrejnë të moshuarit përveç ushqimit dhe shërbimit mjeksorë, janë kushtet e azilit. Pasi u vidhen ushqimet ata janë të detyruar të gatuajnë në dhomat e tyre. Por edhe këtë drejtoresha ua ka ndaluar, pas një kontrolli që i është bërë azilit nga Tirana. ” Ambientet e grave ishin zhul zhul zhul ndaj nga sot e tutje askush nuk do gatuaj në dhomë, nesë doni shkoni hani në lokal” shprehet ajo para të moshuarve.

Pas disa ditësh investigimi, gazetarët e Fiks Fare, kanë monitoruar punonjësit e kësaj qendre, ku hynin me çantat bosh e dilnin me çanta plotë. Ditën e fundit gazetarët mbërritën në këtë institucion në orën 5.00 të mëngjesit dhe pasi panë që punonjësit u futën në azil me çantat bosh, xhiruan njërën prej punonjëseve të turnit të parë. Në cantën e saj ajo kishte një qesë plot vezë të cilat i kishte marrë nga azili. Në momentin që donte të shmangte gazetarët iu thyen në tokë. Po ashtu nuk mungonin as perimet dhe ushqime të tjera duke vërtetuar kështu atë që pohuan të moshuarit.

Pas këtyre xhirimeve gazetarët takuan edhe drejtoreshën e kësaj qendre duke i deklaruar atë çfarë kishin xhiruar e vërtetuar. Në fillim drejtoresha u kërkon gazetarëve shkresë zyrtare. Pas d enoncimit të rastit të vjedhjes nga njëra prej punotoreve, dretoresha u shpreh ” Unë i kontrolloj punonjësit kur lënë turnin, por në dijenin time nuk e di këtë fakt dhe si kam kapur në asnjë rast duke v jedhur. Nëse ju i keni kapur të veprojnë organet kompetente” përfundon ajo./noa

Skandal në Fier/ Punonjëset e azilit v jedhin ushqimin e të moshuarve dhe… Read More »

Rama flet për lidhjen me George Soros: Ja çfarë kam përfituar nga Sorosi…

Kryeministri Edi Rama ka thyer heshtjen për herë të parë mbrëmjen e sotme për sa i përket marrëdhënies së tij me miliarderin George Soros.

Rama nuk hezitoi të pranonte që ishte krenar për miqësinë me Soros. Ai tha se në jetën e mëparshme ka përfituar ndonjë përfitim të tipit bursë apo udhëtim nga fondacioni Soros, por tashmë nuk ka lidhje. Ai më tej tha se shqiptarët duhet të jenë mirënjohës për Soros, i cili ka ndërtuar 275 shkolla në Shqipëri në vitet 90 dhe pas vitit 97.

“Miliarderi Soros e di Berishën vetëm si emër dhe nuk e ka fare në radarin e tij të shqetësime. George Soros është një nga njerëzit që shqiptarët t’i jenë mirënjohës,. George Soros ka qenë njeriu që ka investuar duke qenë anti-komunist i thekur, duke qenë një hebre i larguar nga vendi i tij, me paratë e George Soros janë ndërtuar dhe rindërtuar ekzaksisht 275 shkolla. 100 milionë dollarë të investuara në vitet 90 dhe pas vitit 97. Janë në inventar shkollat. Shkoni Shikoni.

Fondacioni Soros ka dhënë mbështetje të tjera, duke ardhur te tërmeti, p andemia. Për reformën ne drejtësi ka biseduar me mua dhe opozitën dhe ka thënë se do mbështes këtë reformë dhe për të lehtësuar konsulentët e huaj. I ka sjellë fondacioni George Soros. Është një njeri që është bërë gogol nga forca konservatore për shkak të influencës që ka. Jam shumë krenar që e kam mik. E kam thëne që e kam mik edhe kur në Shtëpinë e Bardhë ishte armik i Trump. Unë jam mik dhe i Erdogan. Çfarë kam përfituar unë nga Soros. Në jetën e mëparshme kam pasur edhe unë ndlnjë përfitim, jo për të shkuar në ndonjë udhëtim, jo për ndonjë bursë”, u shpreh Rama./NOA

Rama flet për lidhjen me George Soros: Ja çfarë kam përfituar nga Sorosi… Read More »

Rama lë studentët pa fjalë me ato që tregon për të shkuarën e tij: “Kam qënë me vath në vesh dhe…

Kryeministri Edi Rama është kthyer pas në kohë se si u fut në politikë, ndërsa pohoi se kurrë nuk e kishte menduar se do të vishte ndonjëherë kostum.

Në një bashkëbisedim me studentë të Universitetit të Prishtinës, Rama tha se nuk do të ishte marrë me politikë nëse do të kishte lindur në një vend europian, apo nëse nuk do të ishin kushtet në Shqipëri.

“Ju dhe njerëzit mendojnë se politikanët thonë atë që nuk mendojnë dhe bëjnë ate që nuk mendojnë dhe bëjnë atë që nuk besojnë, kjo kot s’ka dalë se na ata ka plot. Unë dua t’ju them se e para, unë nuk do të isha marrë me politike sikur të kisha lindur në Franca, Angli apo gjermani, as sdo të isha marrë me politike në Shqipëri po mos të kishte qenë historia, që më përfshi pa menduar se unë një ditë do të vishja kostum. Kur jam përfshirë me politikën kam pasur vath në veshë. Kam pasur dhembët origjinale, se këto që shihni nuk janë, pasi janë të prodhuara nga dentisti. Unë kam pasur flokë më të gjata se sa ju këtë. Shumë vite më parë, pa menduar se do të merresha me këtë punë, dhe rrodhën gjërat, ashtu si thotë shprehja; jeta është ajo që na ndodh, ndërkohë jemi duke bërë plane të tjera. Nuk bëj asgjë që nuk e besoj. Dhe nëse se besoj, s’kam kapacitet që ta ndjek.”, pohoi kryeministri.
(Balkanweb)

Rama lë studentët pa fjalë me ato që tregon për të shkuarën e tij: “Kam qënë me vath në vesh dhe… Read More »

Studenti komplimenton Ramën: “Jeni ikonë e modës”/ Rama: Kur nuk t’i ka dhënë Zoti të gjitha…

PRISHTINË
Në mbyllje të bashkëbisedimit të kryeministrit Edi Rama me studentët në Prishtinë, nuk kanë munguar as batutat. Një studente nuk ka pasur pyetje për kryeministrin shqiptar, por e komplimentoi, duke e cilësuar ikonë të modës. Ndërsa përgjigjja e Ramës ishte se sajohet pasi Zoti nuk ia ka dhënë të gjitha.

Studentja: Jeni ikonë e modës, komplimente se pyetje nuk kisha.

Rama: Dëgjo, e di si është kjo punë. Kur t’i ka dhënë Zoti dhe natyra të gjitha nuk ka nevojë me u saju, por sajohesh kur nuk t’i ka dhënë të gjitha dhe mundohesh të rregullohesh. Vjen nga halli kjo, s’ka lidhje…Por faleminderit.

(Balkanweb)

Studenti komplimenton Ramën: “Jeni ikonë e modës”/ Rama: Kur nuk t’i ka dhënë Zoti të gjitha… Read More »

Edi Rama akuzon BE në lidhje me Kosovën: Turp…

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer k ritikat ndaj Bashkimit Europian në lidhje me mosliberalizimin e vizave për Kosovën.

Ai theksoi se është e t urpshme fakti që nuk liberalizohen vizat, ndërsa shtoi se Kosova i ka plotësuar kushtet.

“I rash gjatë hyrjes për të thënë që e besoj 100% që rruga e vetme për të dalë nga incercia e pafundme e riprodhimit të historisë dhe për të prodhuar mirëqenie është ‘Ballkani i Hapur’ për ne, sot si pjesë kompimentare e rrugës së integrimit në BE, që nuk varët nga ne. Kosova duhet të lëvizte lirisht, ju, prej disa vitesh pa viza. Jeni i vetmi komunitetit me viza në Europë. Jeni komuniteti i vetëm që aleanca euroatlantike e ka çliruar nga një diktaturë etnike. Është absurd! Gjyshërit tuaj apo prindërit, jetonin nën Slobodan Millosheviçit dhe lëviznin lirshëm.

Kurse ju jo. Pse? Sepse BE nuk mban fjalën. Nuk kanë lidhje fare ato që thonë sot me të drejtën tuaj për të lëvizur lirisht. I thanë Kosovës; duhet të bëni këto detyra që janë teknike. Kosova i bëri të gjitha, këtë e thotë raporti i BE. Kur dolën papritur dhe thanë; Do bëni dhe Demarkacionin me Malin e Zi, se ça lidhje kishte kjo. U bë dhe ai. Po tani pse nuk i heqin! Ndërkohë, sot kanë liberalizuar vizat për 100 milionë njerëz. K2tu 2 milionë njerëz dhe se hapin. Është një turp, këtë e kam thënë publikisht në çdo takim. E kuptojnë që është t urp, por nuk iu vjen t urp. Kjo për arsye të brendshme.”, tha ai.
(Balkanweb)

Edi Rama akuzon BE në lidhje me Kosovën: Turp… Read More »

Kërkonte para në këmbim të legalizimeve, ja me sa vite b urg d ënohet ish-kreu i Kadastrës

Dënohet me 1 vit e gjashtë muaj bur gim për ish-kreun e Kadastrës së Beratit, Ervin Nelaj. Lajmi u bë i ditur nga gazetarja Klodiana Lala për ‘BalkanWeb’. Vendimi u dha sot nga Gjykata e Posaçme Kundër K orrupsionit dhe K rimit të Organizuar.

Mësohet se për Nelajn SPAK kishte kërkuar 3 vite b urg.

Po ashtu, me 1 vit e 4 muaj është d ënuar Xhekisa Toto, e cila ishte e pandehur bashkë me Nelajn. Ndërkohë për Toton SPAK kishte kërkuar 2 vite burg dhe më pas pezullimin e d ënimit. D ënimet për dy ish-zyrtarët janë me gjykim të shkurtuar.

SPAK në bashkëpunim me policinë e Beratit e ka hetuar për 9 muaj kreun e Kadastrës. Sipas institucionit të ak uzës, janë siguruar prova se shtetasi Ervin Nelaj, në cilësinë e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Berat, në bashkëpunim me punonjës të tjerë në këtë institucion, kanë marrë në disa raste përfitime monetare të parregullta, me qëllim për të kryer veprime që lidhen me detyrën e tyre, për legalizimin e objekteve informale dhe regjistrimin e titujve të pronësisë.

(BalkanWeb)

Kërkonte para në këmbim të legalizimeve, ja me sa vite b urg d ënohet ish-kreu i Kadastrës Read More »

Sot është ditëlindja e Noizyt, ai sot tregon njeriun që e plotëson më shumë

Në ditën e lindjes, Noizy tregon njeriun që e plotëson më shumë

Kjo ditë ka qënë e mbushur me emocione pozitive për reperin më popullor shqiptar, Noizyn.

Urimet për ditëlindjen kanë qënë të panumërta, qoftë nga fansat, qoftë nga kolegët e tij, personazhe publikë.

Por, momentin më të veçantë në këtë ditëlindje, Noizy duket se e ka përjetuar në prezencën e nënës së tij.

Ai ka publikuar në Snapchat një video ku shfaqet i përqafuar me nënën e tij.

Të dy të buzëqeshur, nënë e bir duken tepër të lumtur në këtë ditë të veçantë për reperin.

Disa orë më parë ishin Enca dhe Çiljeta, dy miket e tij më të afërta ato që përmes fotove në Instagram, uruan “mbretin” e OTR për ditëlindjen.

Sot është ditëlindja e Noizyt, ai sot tregon njeriun që e plotëson më shumë Read More »

A rrestohet 22-vjeçari në Vlorë, shpallet në kërkim bashkëpunëtori, ja për çfarë a kuzohen…

Policia e Vlorës ka vendosur në p ranga një person, si dhe ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij, pasi ata, tentuan t’i jepnin ndihmën për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt pagesës 2 kl andestinëve.

A rrestimi i 22-vjeçarit S. P., është bërë në vendin e quajtur “Ura e Orikumit”, pasi ai ishte duke tr ansportuar me mjetin e tij tip “Ford” ë em igrantë të pa ligjshëm.

Gjithashtu është sh pallur në kërkim 23-vjeçari A. J. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të pa ligjshëm të k ufirit”, kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë/T entuan t’i jepnin ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të pa ligjshëm të kufirit, arre stohet në flagrancë 1 shtetas, sh pallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e pa ligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të pa ligjshëm të kufijve dhe t ranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, nga shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Vlorë, u ar restua në flagrancë shtetasi S. P., 22 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasi A. J., 23 vjeç, banues të dy në Lezhë.

Shtetasi S. P. është kapur në kushtet e fl agrancës, nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Ura e Orikumit”, duke transportuar me automjetin tip “Ford”, 2 emigrantë të paligjshëm, të cilëve në bashkëpunim dhe me shtetasin A. J., iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, kryer në bashkëpunim.
(Balkanweb)

A rrestohet 22-vjeçari në Vlorë, shpallet në kërkim bashkëpunëtori, ja për çfarë a kuzohen… Read More »