Orikuminews

Filmohet eskavatori duke germuar ne bregu e detit ne Radhime ! (Video)

Nje banor i zones ka paraqitur shqetesimin e tij para pak ditesh duke kontaktuar stafin e orikuminews ne lidhje me pretendimin e tij se ne Radhime ne buze te detit ishte duke u ndertuar nje ndertim pa leje ! Banori ne fjale vendosi ne dispozicion  edhe disa foto te shkrepura prej tij.

Sot ne nje video te  punlikuar ne rrjetet sociale vihet re qe ne te vertete eshte duke punuar nje eskavator ne bregun e detit.

Akoma nuk dihet si eshte e verteta e ketyre punimeve dhe germimeve por nga stafi i orikuminews eshte kerkuar informacion nga drejtuesit e institucioneve perkatese dhe jemi ne pritje te sqarimit te ketij shqetesimi.

 

Filmohet eskavatori duke germuar ne bregu e detit ne Radhime ! (Video) Read More »

Ndertim pa leje ne Radhime? Banori nis foto ne orikuminews dhe kerkon investigim !

Nje banor i zones i shqetesuar na ka kontaktuar dhe na ka informuar se ne vendin e quajtur Ramec, buze detit perballe Hotel Rexhines eshte duke u bere nje ndertim pa leje. Sipas banorit ndertimi qe po behet eshte mol dhe pervec kesaj , eshte duke u bere edhe ndotje e plazhit !

Orikuminews ka nisur investigimet ne lidhje me kete shqetesim te banorit per te pare si qendron e verteta !

Kush ka informacion te na kontaktoje ne adresen :   [email protected] ose ne faqen e facebookut https://www.facebook.com/Orikuminews/?fref=ts

 

Ndertim pa leje ne Radhime? Banori nis foto ne orikuminews dhe kerkon investigim ! Read More »

Ja me ke luan neser Oriku ! Tifozet nisin pergatitjen ! Fitore !

Oriku udheton neser drejt Skraparit per te luajtur ndeshjen e radhes. Skrapari aktualisht ndodhet ne vendin e parafundit ne renditje me 10 pike te grumbulluara. Nese ekipi i Orikut arrin te marre tre pikeshin siguron 42 pike dhe i afrohet Naftetarit qe kryeson renditjen me nje diference prej 1 pikesh.

Naftetari neser luan ndeshjen e radhes me Permetin ne shtepine e ketyre te fundit. Nese Naftetari del me nje rezultat negativ dhe Oriku siguron nje fitore ateher ekipi i Orikut i afrohet me nje diference shume te ngushte vendit te pare.

Ja me ke luan neser Oriku ! Tifozet nisin pergatitjen ! Fitore ! Read More »

Brenda nje muaji Dukati humbi tre yje ! Femija eshte fryt i jetes, per femijen prindi plas! Per hirin e se vertetes, na jepni kohe tu leme pas !

Brenda nje muaji fshati Dukat humbi tre djem duke shenuar keshtu nje nga periudhat me te trishta per banoret e fshatit e gjithe krahines ! Te tre keta djem te rinj u ndane aksidentalisht dhe ne menyre te parakohshme nga jeta duke lene pas trishtim dhe lot jo vetem per familjaret e tyre, per te afermit por per gjithe krahinen tone.

Ermir Blushaj, djali i Myafer Blushaj u nda nga jeta ne Itali ne date 10 Shkurt si pasoje e nje aksidenti te rende. Lamtumira e tij u dha ne Komunen e Parmes Itali me nje cemremoni ku moren pjese masivisht banoret e Komunes se Parmes. Mediat lokale gjithashtu i bene jehone ketij lajmi tragjik dhe shkruajten artikuj te vecante duke permendur respektin e madh, shoqerine dhe vlerat e larta morale e shoqerore qe Ermiri dhe familja e tij kishe demostruar ne komunitetin ku jetonte prej vitesh !

U prehesh ne paqe Ermir ! Do ngelesh i paharruar !

 

Denardo Jazo, djali i Demir Jazos u nda nga jeta ne menyre aksidentale pasditen e dates 26 Shkurt. Lajmi per ngjarjen e rende u perhap me shpejtesi dhe mengjesi i dates 27 Shkurt 2017 i gjeti banoret e Dukatit dhe gjithe krahines te shokuar e me lot ne sy ! Askush nuk donte ta besonte kete ngjarje kaq te rende e cila kishte goditur ne zemer familjen e Demir Jazos. Denardo ishte nje djale i qete dhe shume i shkuar me shoket. Ishte i edukuar, punetor dhe me nje sens humori te spikatur. Babai i Denardos, Demiri  i dedikoi disa vargje te dala nga shpirti ku nder te tjera i thote djalit te tij ‘ Do na marri malli, mua dhe Donikes, Pse ma more djalin, ate sy te drites’ . Lamtumira e tij u dha ne dt 27 Mars 2017 ora 14:00 me nje pjesemarrje masive, me respekt me madh dhe nje hidherim te thelle !

U prehesh ne paqe Denardo ! Do ngelesh i paharruar !

 

Memo Kondi, djali i Tanush Kondit pesoi nje aksident te rende ne daten 2 Mars 2017 ne nje qytet ne Greqi. Qysh prej asaj dite Memo qendroi ne gjendje shume kritike per jeten ne spital dhe luftoi per dite te tera per tu rikthyer ne gjirin e familjes. Ne deren e spitalit, prane Memos qendroi pa nderprerje familja e tij, babai, nena, motra te afermit dhe gjithe shoqeria te ardhur nga cdo ane. Sensibilizimi i banoreve te zones dhe lutjet e tyre qe Zoti te bente mrekulline dhe ta kthente Memon ne jete ishin te pafundme. Mesazhet dhe komentet mbeshtetese te banoreve te zones te linin pa fjale! Memo luftoi fort per disa dite por fati e deshi qe ne date 9 Mars 2017 te largohej nga kjo bote per te shkuar ne parajse atje ku engjejt si ai prehen ! Percjellja e tij do behet ne daten 13 Mars diten e Hene ne qytetin e Athines Greqi ne oren 14:30.

U prehesh ne paqe Memo ! Do ngelesh i paharruar !

Keta tre djem te rinj nga Dukati, te larguar nga jeta ne menyre te parakoheshme brenda nje periudhe nje mujore e kane tronditur shume krahinen tone.

Ja cfare shkruan nje banor i zone per keto raste !

Dukatas ku do që ini,

Anembanë nëpër botë,

Më ngadalë u lutet prindi

Ta gëzojmë këtë jetë tokë!

 

Fëmija është fryti i jetës..

Per femijen prindi plas

Per hirin e se vertetes ! 

Na jepni kohë tu lëmë pas!

Brenda nje muaji Dukati humbi tre yje ! Femija eshte fryt i jetes, per femijen prindi plas! Per hirin e se vertetes, na jepni kohe tu leme pas ! Read More »

Dhia e zeze e Dukatit po shtohet apo po zhduket ? Flet specialisti Simo Petromilo dhe i moshuari nga Dukati Hamdiu !

Dhia e zeze e Dukatit po shtohet apo po zhduket ? Hamdiu, një nga të moshuarit e fshatit, thotë se, para vitit 1944 numëroheshin mbi 100 mijë kokë bagëti, gjë që e bënte këtë fshat ndër më të pasurit në këtë drejtim.

Blegtorët e zonës Dukat, një fshat 25 km në jug të Vlorës, kanë shtuar kujdesin për mbarështimin dhe rritjen e numrit të krerëve të “Dhisë se zezë”, që mban emrin e këtij fshati. Kjo, përmes pakësimit të therrjeve për nevojat e tregut për mish, si dhe shtimit të pjellshmërisë. Ndërkohë, një numër fermerësh nga kjo zonë kanë aplikuar pranë Drejtorisë së Bujqësisë për shtimin e tufave përmes skemës së përfitimin financiar të financuara nga Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. Për rrjedhojë, kjo specie e rrallë, tipike për këtë zonë e dalluar për mbarështimin e blegtorisë, po regjistron një shtim të konsiderueshëm prej rreth 500 krerësh në dy vitet e fundit.

Blegtoria e të imtave është një nga drejtimet kryesore të kësaj zone, ku tradita në këtë drejtim është mjaft e pasur. Hamdiu, një nga të moshuarit e fshatit, thotë se, para vitit 1944 numëroheshin mbi 100 mijë kokë bagëti, gjë që e bënte këtë fshat ndër më të pasurit në këtë drejtim. Të imtat mbarështoheshin në kullotat e shumta, ku një vend të veçantë zinte gadishulli i Karaburunit.

Mes llojeve të tjera të të imtave spikat “Dhia e zezë”, që është tipike për fshatin Dukat. “Dhia e zezë është një e veçantë i të imtave, që në terminologjinë e banorëve dhe atë të specialistëve, emërtohet “Dhia e zezë e Dukatit”, thotë specialisti Simo Petromilo. Sipas tij, ky lloj është një ekotip që ka afërsi gjenetike me dhinë e Muzakës dhe ka një trup të vogël me këmbë të shkurtra, lartësi 55-65 cm si dhe peshë mesatare respektive 38-45 38 kg. Manteli i kësaj dhie është kryesisht i zi, për ka edhe të zinj me lara të bardha, apo krejtësisht me ngjyrë bezhë.

Gëzimi, një kasap nga qyteti i Vlorës, se, “mishi i dhisë së zezë, kërkohet mjaft veçanërisht në muajin maj, kur ai arrin vlerat ushqyese maksimale”. Kjo vjen si rrjedhojë e kushteve të mbarështimit të saj, që bazohet në burimet natyrore duke përjashtuar tërësisht trajtimin me koncentrate. Pasuria e kullotave të zonës së Dukatit dhe Karaburunit me bimë të pasura me lëndë aromatike si, sherebela, rigoni, etj, përbën edhe faktorin krysor, që përcakton cilësinë e lartë të mishit të dhisë së Dukatit.
Dhia e Dukatit ka një prodhim të mirë të qumështit, krahasuar me trupin e saj, që arrin në 150-180 litra në vit, ndërkohë që pjellshmëria arrin në 110 përqind. Kecat lindin me peshë 2-2.2 kg dhe japin shtesë ditore 140 gr.

Pas viteve ’90-të dhia e zezë e Dukatit, u ekspozua përpara rrezikut të zhdukjes për shkak të therrjeve të shumta. Por, tashmë erozioni gjenetik po rikuperohet dhe ky ekotip po del gradualisht nga përcaktimi “i rrezikuar”. Aktualisht, llogaritet se në të gjithë territorin ku mbarështohet numërohen rreth 6500 krerë dhi të kësaj race. Por, ajo që e bën edhe më të veçantë është fakti që, cilësia e mishit dhe karakteristikat e tjera, e kanë shndërruar dhinë e zezë të Dukatit në një ofertë që u bëhet pushuesve, që frekuentojnë bregdetin e Orikumit.

Dhia e zeze e Dukatit po shtohet apo po zhduket ? Flet specialisti Simo Petromilo dhe i moshuari nga Dukati Hamdiu ! Read More »

Orikum : Kapet me arme dhe droge i riu nga Tirana ! Ja detajet !

Policia ka bërë arrestimin e tij pasi gjatë kontrollit të ushtruar në dhomën e një hoteli ku banon si rezident në Orikum.

Gjatë kontrollit janë gjetur,  një armë zjarri Pistoletë e llojit TT, model 54, një krehër me 6 copë fishekë të kalibrit 7.62 mm si dhe një sasi prej 6.5 gramë lëndë narkotike e dyshuar si kanabis sativa.

Policia bëri sekuestrimin e tyre në cilësinë e provës materiale.

Orikum : Kapet me arme dhe droge i riu nga Tirana ! Ja detajet ! Read More »

Memua na la ! Te hidheruar, bashke me dhimbjen e familjareve ! U prehesh ne paqe djalosh i krahines !

Pa shume perpjekjesh per tu kthyer ne jete ne nje spital ne Greqi,  djaloshi i krahines sone Memo Tanush Kondi  nuk ja doli te mbijetonte . Ai u nda nga kjo jete duke pikelluar familjen te afermit dhe mbare banoret e zones te cilet  ka qene prane dhimbjes se familjareve dhe ne kontakt  te vazhdueshem me interesimin, komentet dhe lutjet e tyre.

Memua pesoi nje aksident te rende ne daten 2 Mars 2017 ne Greqi dhe qysh prej asaj dite lutfoi per dite te tera per tu rikthuer ne jete por fatkeqesisht nuk ja doli!

Fati e deshi qe te behej keshtu ! Zoti ndoshta mendoi se ishte me mir ta mirrte atje  lart atje ku jan te gjith engjejt, atje ku dhimbiet e tije do kene sherim.

Te prehet i qete ne parajse ky djale qe do ngelet ne mendjet dhe zemrat tona !

Ngushellime te sinqerta familjes.

 

Memua na la ! Te hidheruar, bashke me dhimbjen e familjareve ! U prehesh ne paqe djalosh i krahines ! Read More »

U nda nga jeta ne menyre te parakoheshme ! Babai Demir Jazoj i shkruan vargje me lot ne sy !

Ndarja e parakoheshme nga jeta e djalit te krahines sone Denardo Jazo pak dite me pare e futi gjithe krahinen ne trishtim ! Denardo ishte nje djale i mire, i edukuar, i shkuar me shoket e shoqet dhe shume i dashur per te gjithe. Sot,  pak dite pas largimit te tijj babai i tij Demir Jazoj ka shkruar me lot ne sy disa vargje per Denardon ‘Syrin e drites’ !

Zdi si tja filloj
Pse keshtu me mua
C’pate qe ma more
Denin neper duar
……………………….
C’te kish ber zoti
per vete te tij
te mori si flutur
te preu rinin
……………………
Na i theve zemren
mua dhe Donikes
pse ma more djalin
ate sy te drites
………………………..
Ne mengjes kur ngrihem
vi te shtrati yt
te kerkoj me duar
ashtu si perdit
…………………….
Do te vi te varri
Te te qaj me lot
ti aty i shtrir
ndoshta behesh zog
…………………………….
Edhe ne nje dit
aty do te vim
me vete do marim
Dhe fotografin
…………………….
Do na mar malli
mua dhe Donikes
se na ike shpejt
ashtu si papritur


Nga:Babi

U nda nga jeta ne menyre te parakoheshme ! Babai Demir Jazoj i shkruan vargje me lot ne sy ! Read More »