Orikuminews

Si u mbrojt Princesha Rugjine ne Kalane e Gjon Bocarit me 300 luftetaret e saj!

Rugjina ka qene princesha ose sundimtarja e Vilajetit te Kanines. Ajo ishte bije shqiptare nga dera e Balshajve te Shqiperise se Veriut, nga ku mesojme se ne vitin 1372 Vloren dhe Kaninen i zoteronte princi shqiptar Balsha Balshi; njeri nga tre vellezerit e deres se Balshajve. Dokumentat thone se Vloren dhe Kaninen ja kish sjelle si “Paje” bashkeshortja Komnena, e cila ishte vajza e Dhespot Janit te Beratit. Balsha Balshi me 18 Shtator 1385 u vra ne nje perpjekje kunder nje grupi kaloresish turq ne fushen e Frakulles.

Pas kesaj ngjarje Komnena mbeti grua e ve’ dhe per te mbrojtur Kaninen nga kercenimi turk u fut ne bisedime me Venedikun, me ndihmen e te cilit (Republikes se Shen Markut, Venedik) ajo mundi te mbronte ne vitet 1389-1390 vetem nje pjese te dominioneve te saj, si Sazanin, Kullen e Pirgos, Keneten e Solit dhe kishen e Lacenjve afer grykes se Semanit.

Ne kete periudhe Komnena jetonte ne Kalane e Kanines bashku me te bijen Rugjinen, te cilat kishin ne dispozicion nje fuqi te armatosur prej rreth 300-vetash; numer i pamjaftueshem per t’i bere balle ushtrive te shumta turke. Me 1391 Rugjina u martua me Mrksha Zarkovicin, djalin e kreut te Krahines se Zetes ne Mal te Zi (Zharko Mrkshicit), qe ishte fis me mbretin dhe princa serbe si dhe me Perandoreshen e Bizantit.

Pershkrimi thote se burri i Rugjines ishte i pamshem, trim por shume llafazan e mburravec. Pas martese Rugjina me Mrkshan u kthyen te jetonin ne Kanine per te administruar vilajetin e saj Kaninen se bashku me te emen Komnenen, qe ishin te dyja trime e burrnesha. Por me 1396 ajo (Komnena) vdiq dhe u varros ne kishen e Shen Merise e pas saj me 1414 vdiq edhe Mrksha Zarkovici (thuhet se ka vdekur ne Itali). E mbetur keshtu vetem, pricesha Rugjine kerkoi disa here ndihme nga Venediku, por vec se me premtime ajo asnjehere nuk u ndihmua, pasi Rep. e Venedikut ne kete kohe nuk donte t’i prishte marrdheniet me Turqine, qe donte te shtrinte influencen e vet ne kete zone. Ne keto kushte te renda, e deshperuar Rugjina u detyrua te mbyllet ne Kalane e Kanines.

Me 17 Qershor 1417 ushtria turke nen komanden e Hamza bej Evremozit hyri ne lufte dhe pushtoi Vloren e Kaninen. Ne keto rrethana Rugjina doli naten nga kalaja dhe se bashku me sekretarin e saj Nikolla Zhorka mori rrugen nga Shashica, zbriti ne buze te detit e duke kaluar neper Radhime zuri kalane e Gjon Bocarit. Pasi ajo mblodhi rreth 300-luftetare nga krahina jone u mundua te organizonte rezistencen kunder turqeve ne kete kala dhe ne Shkalla ne Radhime. Meqenese kalaja ne fjale ne rastin konkret nuk kishte vlera ushtarake dhe se trupat i kishte te pamjaftueshme per t’u bere qendrese turqve ajo hoqi dore nga vazhdimi i luftes. Keshtu ne nje nga ditet ne vazhdim Rugjina e shoqeruar edhe nga trimat e saj u detyrua te kaloje qafen e Llogorase e nepermjet Himares me anije shkoi ne Korfuz

Si u mbrojt Princesha Rugjine ne Kalane e Gjon Bocarit me 300 luftetaret e saj! Read More »

Njoftim ! Ka filluar ne Orikum rregjistrimi ne terren nje per nje i te gjitha …

[sgmb id=”1″]

Ne zbatim te nje urdherese te qeverise  ka filluar ne terren ne Njesine Administrative Orikum  rregjistrimi i te gjitha shtepive ne gjith zonen .

Fillimisht eshte duke u markuar cdo shtepi me nje numer te vecante sipas nje rendi te caktuar dhe me pas do behet gjithe procedura per percaktimin e adresave te sakta per cdo shtepi.

Njoftim ! Ka filluar ne Orikum rregjistrimi ne terren nje per nje i te gjitha … Read More »

Nje tjeter video renqethese ! I paharuar kujtimi i Fatbardha dhe Sezai Celoaliaj!

[sgmb id=”1″]

 

Nje tjeter video renqethese publikohet nga familjaret e ilustruar me foto te familjes ne vite !

I paharruar kujtimi i tyre dhe urojme qe te mos kemi me ngjarje te tilla dhe histori tragjike te tilla !

 

 

https://www.youtube.com/watch?v=19Wg6_AMMyQ&feature=youtu.be

Nje tjeter video renqethese ! I paharuar kujtimi i Fatbardha dhe Sezai Celoaliaj! Read More »

Lajm i mire per gjithe krijuesit letrare te krahines me rastin e dites se veres !

Zona jone ka nje numer te madh krijuesish letrare. Portali orikuminews, si nje nga rrjetet sociale me te medha dhe me aktive te krahines sone ne internet, ka vendosur qe krahas te tjerave te krijoje dhe nje dritare te vecante ku do renditen gjithe krijuesit e Njesise Administrative Orikum.

Cdo krijues do te kete mundesine te kete nje foto te tij, nje pershkrim te shkurter rreth tij dhe gjithe krijimtarite e tij personale. Ftojme  gjithe krijuesit e zones te cdo moshe, te dergojne dokumentacionin e duhur ne adresen e E-mailit [email protected] ose duke na kontaktuar ne facebook ne fanwebin tone duke klikuar ketu : https://www.facebook.com/Orikuminews

Vizitoni faqen e sapo nisur te dedikuar per krijuesit letrare te krahines sone duke klikuar me poshte:

Krijimtari Letrare (faqe dedikuar krijuesve te krahines) 

Lajm i mire per gjithe krijuesit letrare te krahines me rastin e dites se veres ! Read More »

Ne 1970 ne Llogora grupi te rinjve ironizuan Hoxhen e fshatit por shiko se c’fare i gjeti !

[sgmb id=”1″]Rreth vitevet 1970 ne Llogora ishin nje grup te rinjsh per piknik . Kishin nje shalqin por nuk kishin thik per ta prere, ndaj ju drejtuan ish hoxhes se fshatit mbase ke nje bicak. Ai u jep nje bicak qe kishte.

Kur i kthyen bicakun , te rinjte vendosen te talleshin dhe ta ironizonin duke i thene:

-Na fal mulla ( Mulla Mustafai) i thane se preme ca mish derri
-Sa ka gje u pergjigj babe hoxha se thojt e kembevet pres me te ..

Ne 1970 ne Llogora grupi te rinjve ironizuan Hoxhen e fshatit por shiko se c’fare i gjeti ! Read More »

Banoret e Radhimes bejne nje veprim human ! (Video)

[sgmb id=”1″]Banoret e Radhimes kane bere nje veprim human ! Ata kane leshuar ne det nje breshke e cila kishte rene ne rrjetat e peshkatareve te zones. Breshka ishte ne gjendje shume te renduar per shkak se skoriet i kishin mbuluar trupin dhe gojen. Banoret e zones e pastruan breshken dhe me ndihmen e nje grupi femijesh e kane leshuar breshken ne det.

Banoret e Radhimes bejne nje veprim human ! (Video) Read More »