Orikuminews

Vlore: U shkaterrua para pak ditesh me tritol ! Nis puna per investimin e shume pritur te Bashkise !

Nga pallati shumekatesh ne zonen e “Tre Racave”, kane mbetur tashme vetem disa hekurishte. Ndertesa eshte hedhur per toke dhe prej saj nuk ka mbetur asgje. Aktualisht po behet edhe pastrimi i zones, ndersa shume shpejt pritet qe te nis edhe investimi i shumepritur i bashkise.

 

Vlore: U shkaterrua para pak ditesh me tritol ! Nis puna per investimin e shume pritur te Bashkise ! Read More »

Oriku fiton ndaj Devollit ! Ja cfare kemi siguruar me kete fitore…

Oriku ka fituar sot ne Orikum 2-1 kunder Devollit duke siguruar zyrtarisht dhe matematikisht Play-off-in. Golat u shenuan nga Livanaj dhe Lloji.

Kjo fitore ishte shume domethenese per ekipin tone. Tani ngritja e ekipit nje kategori me larte varet nga nje ndeshje e vetme qe Oriku do luaje ne perfundim te ndeshjeve brenda grupit.

Oriku fiton ndaj Devollit ! Ja cfare kemi siguruar me kete fitore… Read More »

Banori i zones i shkruan Edi Rames ne fb-‘Hodha ne Tragjas investimet e jetes sime por…’

Nje banor i fshatit Tragjas (Arkimend Gjomemo) i ka shkruar kryeministrit Edi Rama ne profilin e tij ne facebook ne lidhje me nje problem  qe ai ka me token ne fshatin Tragjas. Ai ka investuar ne token e tij e cila eshte po certifikate. Ja ankesa e tij e plote !

Zoti kryeminister
Pershendetje jemi Takuar ne Vlor
Disa dit mbasi ne ju zgjodhem si kryeminister
Shtrenguam dorën dhe ju bera urimin per postin qe sapo kishit marr.
Dhe me vete thash o zot mase esht i duhuri per polullin ton.
se nje popull i shtypur 500 vjet nga otomani. i lodhur nga komunizmi. i len fukara nga anarkia 20 vjecare dhe me kryesoria i len pa shkoll dhe mjekesi ësht krim.
Populli jan nuk kerkon kushedim car kerkon gjerat me te thjeshta qe i jan privuar.
dhe qe cdo popull ballkanas dhe europian kan
Uje per pastertin higjenike dhe vaditjen e kopshteve.
Energji Elektrike per mirqenie dhe rritje te ekonomis.
Sherbime mjekesore dhe shkollore.
Kerkon dinjotet kerkon (PUNË)
Me themltoria esht sistemi gjyqesor i korruptuar der ne palc dhe politikat bashkiake.
Dhe ketu dua qe te ndalem pak.
Per hallin qe me ka zen se dhe un si gjidh shqipetaret e kam nje ngaterres aty ne shqiperi.
Qysh ne ndarien e tokave ne Fshatin Tragjas (Vl)
Famiglia jon perbehej prej 7 familiaresh 2 prinderit dhe 5 femijet.
Vellai i math largohet nga shtepia ne emigrim para ndaries se tokave.
Toka jë esht dhen si sasi perfaqesore por jo si dokumentazion (certifikat)
Ngaqe ishte larguar si emigrant dhe si djalini nje komunisti.
Te gjith ne te tjeret famiglia e kemi me dokument ne (certifikat)
Ndoth qe ndahet toka midis ne familjareve.
Dhe mua me bie shorti te toka qe ishte pa certifokar ku aty heth te gjita investimet e jetes time si emigrant.
Nje sasi jo e vogel ekonomike per ke ka punuar si emigrant larg families dhe me dy pun diten ndertim dhe naten lavapiat ne ristorant.
Me keshillen e njej avokati qe kishte studiuar ketu ne itali ne Firence hap gjyq ne vlor ku fitoj si me shkallen e par dhe ne apel siperfaqen e tokes qe mungon.
Qysh ne qeverrisie berish dokumentat jan cuar per vulosie dhe prani dhe leshim te certifikates qe mungonte ne prefektur ne Vlor ku haptazi mu kerkuan diku te 5 mij €uro qe te me leshonin certifikate e re ate qe me gjyq dhe qe rrehullisht me tkonte ne baz te frymeve dhe te ligjit 7501 per ndarien e tokes.
Me renien e qeverris berish jam paraqitur personalisht ne prefektur ne vlor duke qen shum optimist per terheqien e dokumentave te firmosura por nuk kam marr pergjigjje te mir (nuk me kerkuan lek por me ben qe ta kuptoja)
Duke me then qe.
Duhet qe ta kisha marr me par, ne tani nuk be me dot gje ,dokumentat kan humb e te tjera plot.
Mbas 3 muajve sorollatje midis bashkis gjykates Avokatit prevektures dhe 1.780.
€uro te shpenzuara bej prap dokumentat qe ata krtkoni dhe ja nisim prefektures vlor dhe ministris ne tiran. Me rakomande postare.
Ministria kthen pergjigjje qe i takon pushtetit lokal perkates ta zgjidh te zbatoj vendimn gjyqesor se esht vendim i formes se prer.
Ju jutem zoti kryeminister jan 22 vjet qe punoj ne itali dhe te gjitha investimet i lam hedhur aty ne shqiper ne token time kue esht dhen me liq dhe si familje jemi zbatues te rrept te ligjit.
Jam shum otimizem per pergjigjen tuaj se jan plot 8 vjet qe po behet nje Eutopi e vertet kejo marrja e certifikates se tokes time.
Dhe menjehet dhe e nderteses ku kam paguar dy zarfet e para dhe sa mje pergjigjje dhe aty.
Nuk besoj se mesazhi im mundet te lexohet.
Megjoth ate
Faleminderit per ate qe po beni per popullin shqipetar dhe se te punosh aty esht sh e veshtir.
I juaji dhe me respekt
A .Gjomemo

Banori i zones i shkruan Edi Rames ne fb-‘Hodha ne Tragjas investimet e jetes sime por…’ Read More »

Futboll: Flet autori i folit me Kelcyren Endri Hoxha-‘Ja kujt ja dedikoj golin’ ! Nuk do ta besoni.

[sgmb id=”1″]

Orikumi ka ditur te fitoje ne fushen e veshtire te Kelcyres duke vazhduar keshtu serine e rezultateve pozitive. Ekipi ndjek hap pas hapi Naftetarin kryesues me vetem kater pike diference. per autorin e golit te pare Endri Hoxha fitorja me Kelcyren ka qene shume e rendesishme. Ai ia dedikon golin e tij donatorit Astrit Nelaj.

Takimin e radhes Orikumi do ta luaje ne shtepi kunder Devollit dhe do te luftoje vetem per piket e plota. Pas ndaleses se Kucovareve ekipi shpreson edne per te kapur vendin e pare.

Futboll: Flet autori i folit me Kelcyren Endri Hoxha-‘Ja kujt ja dedikoj golin’ ! Nuk do ta besoni. Read More »

Vendoset tabela me te dhenat per te vizituar Parkun e Orikut !

[sgmb id=”1″]

 

Keta qe shikoni ne foto jane  punonjësit e Parkut dhe të shërbimeve të DRKK Vlorë duke vendosur Tabelën orientuese të Parkut të Orikut. Pas problematikeve te dala kohet e fundit ne lidhje me hyrjen per ne Parkun e Orikut Pergjegjesi i Parkut Zoti Sejmen Gjokoli ka vene ne levizje institucionin dhe punonjesit duke bere te mundur qe parku te jete i aksesueshem per vizitoret.

Sot prej tyre jane vendosur tabelat ne te cilat jane  shfaqur oraret e vizitave, tarifat, telefonat e  personave përgjegjës & adresat elektronike të Institucionit.

Gjithsesi ai rikujton ne nje postim te tij ne facebok se :
Për shkak se Parku aktualisht ndodhet brenda teritorit të Bazës ushtarake të Pashalimanit kërkohet vlerësimi i kërkesave specifike që burojnë nga ky realitet.

 

 

 

Vendoset tabela me te dhenat per te vizituar Parkun e Orikut ! Read More »

Rihapet Parku Oriku per vizitoret ! Pergjegjesi Sejmen Gjokoli premton ‘Se shpejti procedurat do jene me te thjeshta !

Dje Parku Arkeologjik i Orikut eshte vizituar nga nxënës të shkollës ” Zenel Murra”. Ata jane lejuar dje te vizitojne Parkun e Orikut pas nje periudhe bllokimi qe u be nga forcat ushtarake disa kdite me pare.

” Të njohim vendlindjen”- ishte tema e një orë mësimi në natyrë me nx të kl. II, III, IV, V.
Mësim dhe lojra argëtuese u zhvilluan me nxenesit nen drejtimin e mesuesve.

Shpresojme qe hyrja dhe vizitat ne parkun e Orikut te jene me te thjeshta ne vijim dhe sipas burimeve prane orikuminews Pergjegjesi i parkut Zoti Sejmen Gjokoli eshte duke punuar shume per  realizimin e kesaj.

 

 

Rihapet Parku Oriku per vizitoret ! Pergjegjesi Sejmen Gjokoli premton ‘Se shpejti procedurat do jene me te thjeshta ! Read More »

Dhuron 50 mije leket e para per Orikun! Ja kush eshte krahinori yne ! Respekte !

Pas sensibilizimit dhe thirrjes se bere kohet e fundit nga Portali online www.orikuminews.com per te mbeshtetur me donacion financiar djemte e ekipit te Orikut  te cilet me perkushtimin e tyre jane duke e ngritur ekipin nje kategori me larte, vjen donacioni i pare nga nje banor i zones.

Astrit Nelaj, pronar i pasticeri EPOCA ne Orikum ka dhuruar nje sasi te hollash prej 50 mije lekesh te vjetra per djemte e ekipit te Orikut. Leket jane derguar ne llogarine bankare te Ekipit dhe do shkojne ne  menyre transparente per djemte e Orikut per ti motivuar qe ata te bejne maksimumin per ta ngritur ekipin nje kategori me larte.

Emri i tij eshte vendosur ne listen e donatoreve ne faqen kryesore te Orikuminews. Ju bejme thirrje gjithe banoreve qe kane deshire te kontribojne te na kontaktojne :

[email protected]

https://www.facebook.com/Orikuminews/?fref=ts

https://www.facebook.com/krahina.orikum

Kjo eshte kopje e fatures bankare qe verteton derdhjen e te hollave ne llogarine e Ekipit Oriku.

Ja thirrja e bere nga Orikuminws disa dite me pare: 

Banorë të nderuar të krahinës ! Ju lutem ta lexoni deri ne fund kete shkrim !

Me kënaqësi dhe krenari te madhe ju përcjellim një lajm shumë të gëzueshëm për të gjithë! Matematikisht ekipi ynë i zemrës ‘Futboll Klub Oriku’, falë përkushtimit të djemve tanë te skuadrës dhe stafit drejtues, pas shume mundimesh e sakrificash bënë të mundur atë qe historia e fubollit të krahinës tone nuk e kishte arrit ndonjeherë më parë.

Ekipi ynë, djemtë e skuadrës dhe stafi drejtues kanë sot më shumë se kurrë nevojë për mbështetjen tone, për mbështetjen e krahinës. Por para së të diskutojmë me hollësisht për këtë, do ju njohim shkurtimisht me historikun e F.K Orikut dhe suksesin e tij ne keto vite.

Futboll Klub Oriku u themelua në vitin 2012. Shefi i pare i Klubit u caktua Ndriçim Havari dhe trajner Albert Haxhia. Eshtë për tu përgëzuar fakti që djemtë e skuadrës gjatë këtij viti i kanë luajtur të gjitha ndeshjet pa asnjë shpërblim financiar. Ky veprim prej patrioti i djemve të skuadrës, të cilët kanë luajtur ndeshjet pa marrë asnjë lekë, ka vazhduar deri në Shtatorin e vitit 2013.

Në Shtatorin e vitit 2013 ja dalim të futemi në Kategorinë e dytë dhe bëjmë suprizën duke u pozicionuar qysh atë vit në vendin e shtatë të renditjes. Në vitin 2014 ekipi paraqitet më mire duke u pozicionuar në vendin e pestë të renditjes.

Në vitin 2015 ekipi me të njejtin trajner Albert Haxhia bëri nje paraqitje të shkelqyer dhe ishim pothuajse gati për të kaluar një kategori me lartë por konjukturat e bëra në atë kohë bënë që ekipi ynë të spostohej në vendin e tretë.

Duhet theksuar se në vitet 2014-2015-2016 ekipi ynë nuk humbet asnjë ndeshje në fushën e vet dhe në vitin 2016 pozicionohet në vendin e tretë të renditjes.

Por ja ku vjen sezoni i vitit 2017 ku do të shënohej konsolidimi i ekipit tone dhe suksesi pa kthim mbrapa i djemve te Orikut. Ne jemi ata që fitojmë bindshëm, ne jemi ata që na janë anulluar gola padrejtësisht por përsëri marrim barazim, ne jemi ata që pamvarësisht konjukturave nuk ndalemi por me djersën dhe mundin e djemve tanë jemi pozicionuar në vendin e dytë të renditjes në Kategorinë e Dytë të Kampionatit, Grupi B duke shënuar një nga rekordet më të mëdha në historinë e futbollit tonë.

Tani le të kthehemi te thelbi i këtij artikulli. Ekipi ynë në këto ditë suksesi ka nevojë për mbështetjen e krahinës në dy drejtime :

Se pari, me sigurimin e vendit të dytë ekipi ynë ka garantuar Playoffin, që do të thotë se pas mbylljes se ndeshjeve ne grup, do të bëjë një ndeshje të vetme me një skuadër tjetër dhe nëse Oriku fiton atë ndeshje, kalon një kategori më lartë. Kalimi në kategorinë e Parë do të ishte një nga sukseset më të pabesueshme për të gjithë ne. Kjo ndeshje do të luhet në mesin e muajit Maj dhe ekipi ka nevojë për mbështetje me tifozë. Duhet të jemi të shumtë në numër, duhet tu gjendemi në krah djemve tane duke filluar që tani me çdo lloj mënyre, me komente, mesazhe,diskutime dhe urime por ajo më e rëndësishmja është që të jemi prezent në stadium në këtë ndeshje vendimtare. Ta mbushim stadiumin, tu themi djemve se jemi krah tyre, te brohorasim fuqishem dhe ta marrim ate fitore për tu ngritur në kategorinë e pare.
Së dyti, djemtë e skuadrës kanë sakrifikuar dhe e kanë ngrit ekipin tone në këto nivele ku është sot por shpërblimi financiar që ata marrin është shumë minimal, për të mos thënë qesharak. Klubi nuk është në ditët e tij më të mira. Me qëllim mbledhjen e të hollave për ti ardhë në ndihmë ekipit, gjatë këtij viti tifozat e rregullt kanë paguar që në fillim të vitit një biletë fikse për të ndjekur ndeshjet në tribune qëndrore. Fusha ka nevojë për rregullime, tribuna gjithashtu, por leket janë të pamjaftueshme. Nisur nga kjo situatë me qëllim sensibilizimin e banorëve të zonës stafi i Orikuminews në bashkëpunim me tifozët dhe dashamirësit e Orikut ka marrë inisiativën për të organizuar donacione nga banorët të cilat do shkojnë për ekipin e skuadrës së Orikut.
Nëse të gjithë japim një kontribut sado të vogël, për djemtë e skuadrës ato janë diçka e madhe që i motivon ata. Nese arrim te mbledhim dicka le te jete kjo si nje premio per fitoren qe do na dhurojne djemte e Orikut ne ndeshjen e playoff-it.

Stafi ynë do përgatisë një dritare dinamike e cila do të shfaqet në një hapësirë të dukshme në faqen kryesore të www.orikuminews.com ku do të shkruhen të gjithë emrat e banoreve që do dhurojnë donacion për këtë qëllim. Ju mund te dhuroni sasine qe deshironi por emrat e gjithe atyre banoreve qe dhurojne mbi 50 Euro, ose mbi 50 mije leke te vjetra do te publikohen ne portalin e krahines. Lekët do shkojnë për djemtë e ekipit në një mënyrë shumë transparente. Cilido që vendos të kontribojë mjafton të na nisë një foto/kopje të veprimit bankar ku shfaqet dergimi i donacionit në llogarinë e Klubit Oriku dhe pas konfirmimit emri i tij do listohet prej nesh në faqen e portalit tone.

Nese bashkohemi dhe mbeshtesim djemte, e cojme Orikun ne Kategorine e Pare !

Forca Oriku.

Na kontaktoni :

[email protected]

https://www.facebook.com/Orikuminews/?fref=ts

https://www.facebook.com/krahina.orikum

Dhuron 50 mije leket e para per Orikun! Ja kush eshte krahinori yne ! Respekte ! Read More »