Orikuminews

Studimi – Krahina e Dukatit nder me te civilizuarat ne Shqiperine e Jugut ! Ja 19 monumentet e kultures dhe 7 qytetet antike qe e vertetojne kete !

Të dhënat historike, shumë gjetje arkeologjike dhe 19 monumente kulture evidentojnë se rajoni ka qenë ndër më të zhvilluarit dhe të civilizuarit në Shqipërinë e Jugut. Kjo vërtetohet nga gjetjet në shtatë qytete antike të cilat janë mjaft të pasura me vepra arti, arena, objekte kulti, varre monumentale, etj.

Në zonën e Orikumit ndodhen disa objekte kulti, siç janë:

Kisha Ortodokse në Lagjen e Thilpat (Dukat),

Kisha Ortodokse në Orikum,

Xhamia e Thilpatit në Dukat, e cila sot është pa minare,

Xhamia e Mazos (sot është krejt e shkatërruar), Xhamia e Gjon Bitit e shkatërruar,

Teqeja e Sheheve, një Teqe familjare dhe që është jashtë funksionit në lagjen Karroll,

Vendi i quajtur bregu i Xhamise në Rradhimë,

Xhamia e Tragjasit të Vjetër.

Ndërtesë historike e cila ka qenë dhe është muze historik është kulla e Dervish Aliut në Dukat.

Kërkimet arkeologjike kanë qenë të kufizuara në Orikum për shkak të rëndësisë strategjike që paraqet kjo qendër arkeologjike, që në të njëjtën kohë është përdorur (vazhdon të pëdoret edhe në ditët e sotme) si bazë ushtarake detare. Qendra arkeologjike ndodhet në një kodër të ulët shkëmbore gëlqerore në fundin e një skele druri që ndan një lagunë të vogël nga gjiri (Pasha-Liman). Një kanal, tani i shndërruar në një kënetë, lidhte lagunën me detin.

Studimi – Krahina e Dukatit nder me te civilizuarat ne Shqiperine e Jugut ! Ja 19 monumentet e kultures dhe 7 qytetet antike qe e vertetojne kete ! Read More »

Miratohet projekti i Qendres Historike ! Ja si do behet Vlora (foto) !

Këshilli Kombëtar i Restaurimeve ka miratuar projektin për “ Rikualifikimin e zonës urbane pranë qendrës së qytetit Vlorë” që përfshin hartimin e projektit urban, restaurimin e monumenteve të kulturës në këtë zonë dhe rikonstruksionin e objekteve të tjerë.
Ky projekt do të zbatojë restaurimin në zemër të Vlorës, aty ku qyteti ende ruan identitetin, gjurmë të ndërtimeve të fundit të shekullit të 19‐të dhe fillimit të shekullit të 20‐të . Do ti nënshtrohen restaurimit : Rruga “Justin Godar”, ish-pazari, “lagjja e hebrenjëve”, klubi “Labëria” dhe ish-Sinagoga, xhamia e Tabakëve, më e madhja e qytetit, etj. Vlora dhe kjo qendër historike mëton se diversiteti dhe bashkëjetesa e kulturave dhe e feve është pjesë e së përditshmes dhe e historisë. Ministria e Kulturës, Instituti i Monumenteve vazhdojnë të zbatojnë një nga politikat e rëndësishme në trashëgiminë kulturore, ku diversiteti i vlerave, kulturave dhe feve, bën pjesë në trashëgiminë që duam të ruajmë dhe promovojmë.
Programi i qeverisë shqiptare që udhëhiqet nga Ministria e Kulturës, për rijetëzimin e qendrave historike dhe kthimin e tyre në pole jo veç tërheqëse për turistët por dhe për t’i dhënë hov zhvillimit ekonomik të zones ka filluar të japë japë frytet e veta.
Projekti për “Restaurimin dhe rikualifikimin urban të ansamblit ndёrtimor “Qendra Historike Vlore” kaloi pas një sërë mendimesh, diskutimesh dhe konsultimeve të gjera duke i hapur rrugën kështu restaurimit, konservimit dhe rehabilitimit të vendbanimeve tradicionale dhe zonave të trashëgimisë kulturore.
Brenda kufijve të zonës së projektit ndodhen disa monumente kulture të kategorisë së parë si edhe rruga më e rëndësishme e qytetit për nga vlerat arkitektonike‐historike që mbart: rruga “Justin Godard”.
Rruga Justin Godard ka qënë rruga kryesore e qytetit në periudhën e Rilindjes së Pavarësisë Kombëtare. Cepi perëndimor i saj të nxjerr tek Sheshi i Flamurit, kurse ana lindore në Lagjen Partizani në drejtim të Babicës ku ka shumë foto të hyrjes së luftëtarëve më 1920. Shtëpitë janë me dy kate, me ballkone të vegjël të stilit neoklasik. Degëzimet e rrugëve sekondare të çojnë tek ish-pazari, “lagjja e hebrenjëve”, klubi “Laberia” dhe ish-Sinagoga. Në fund, nga ana lindore ka qënë dhe xhamia e Tabakëve, më e madhja e qytetit. Rruga ka patur disa ndërtesa shoqërore në shekullin e XIX, si një sahat (kullë) dhe Posta e qytetit. Kompleksi e ka marrë emrin nga juristi i njohur francez Justin Godard, i cili ka mbrojtur të drejtat e Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris, më 1919. Godard ka qenë mik i shqiptarëve dhe ka ndihmuar dhe me fonde ekspeditën e arkeologut Leon Rey në Apolloni.
Ky projekt bëhet i mundur falë bashkëpunimit teknik dhe financiar me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, sipas të njëjtit model me të cilin është punuar për rijetëzimin e Pazarit të Korçës, të Krujës, Gjirokastrës.

 

Miratohet projekti i Qendres Historike ! Ja si do behet Vlora (foto) ! Read More »

Njoftim i rendesishem per banoret e krahines : Diten e Enjte ne dt. 13 Prill, ora 12:00 do te zhvillohet …

Njoftim nga Njesia Administrative Orikum per gjithe banoret e krahines :

Ju njoftojme se diten e enjte me date 13.04.2017 ora 12:00 Fondi Shqipetar i Zhvillimit do te organizoje ne Njesine Administrative Orikum prezantimin publik te “Fisibilitetit Teknik per Ujesiellsin Dukat, Tragjas, Radhime, Jonufer “ Jeni te lutur te merrni pjese. Faleminderit!

Kompania konsulente ka perfunduar pergatitjen e fisibilitetit teknik per skemen “Dukat, Tragjas, Jonufer, Radhime”, dhe donatori KfW ka dhene miratimin per kete fisibilitet. Fondi Shqiptar i Zhvillimit do te organizoje prezantimin ne publik te Fisibilitetit teknik per kete skeme.

Ky takim ka si qellim presantimin e skemes i cili do te behet nga stafi i Konsulences Posch & Partners. Ne kete takim, do te jete i pranishem edhe Zv. Drejtuesi i kompanise Projektuese Z. Arian Dungu, i cili do te mbaje shenim te gjitha komentet qe mund te dalin nga ky takim per tu reflektuar me vone ne projekt. Nga FSHZH, do te jene te pranishem perfaqesues nga zyra e Njesise se Menaxhimit te Programit te Ujesjellesave Rural III.

Axhenda e propozuar do te jete:

Data e Takimit: 13 Prill 2017 ora 12:00. ·

Vendi Takimit: Njesia administrative Orikum.

Pjesemarrja: Perfaqsues nga Bashkia Vlore dhe Njesia Administrative Orikum, Kompania UK Vlore, Kryepleqte e fshatrave Dukat, Tragjas, Radhime; 2 perfaqsues nga keshilli i fshatit perfitues (Dukat, Tragjas, Jonufer, Radhime) me te cilet do te formohet edhe Grupi i Perfituesve te Ujit.

Njoftim i rendesishem per banoret e krahines : Diten e Enjte ne dt. 13 Prill, ora 12:00 do te zhvillohet … Read More »

Merr jete Parku Oriku ! Vendosen kosha, lyen pemet ! Ja kush ka kontribuar …!

ORIKU, SI MODEL I SJELLJES NDAJ MJEDISIT

Në Parkun Arkeologjik të “Orikut” përveç misionit themelor të njohjes dhe mësimit të historisë së një prej qyteteve në antikitet, po punohet edhe për një përkujdesje ndaj ambjentit e mjedisit brënda parkut, si një model për tu sjellë ndaj natyrës.
I shtrirë në një sipërfaqe të konsiderueshme e , mbi të gjitha në një kodrinë panoramike përfund Koraborunit e përballë vargmalit të Lungares, Oriku shquhet edhe për një bimësi e faun të pasur ku krahas barit e shkurteve të ulëta gjallojnë pemët e Ullirit, Fikut etj…
Më duhet të falenderoj Subjektin e pastrimit ” Duka” sh.p.k me Administrator Adhurim Duka, për kontributin në vendosjen e koshave të prodhuar enkas për Orikun.
Falenderoj gjithashtu nxënësit e Shkollës së mesme ” Hasan Pulo”, Orikum, me drejtor Andon Meçaj, të cilët kontribuan në lyerjen me gëlqere të pemëve të Parkut.
Siç e shikoni po punohet që 18 Prilli, dita e Hapjes së Parqeve Arkeologjike, Orikun, ta gjejë gati me të gjitha.
DRKK- Vlorë po punon e përkushtuar dhe me përgjegjësi për të bërë më të mirën…

Sejmen Gjokoli (Pergjegjesi i Parkut)

Merr jete Parku Oriku ! Vendosen kosha, lyen pemet ! Ja kush ka kontribuar …! Read More »

Cfare ndodhi dje ne Orikum ! Ja pse festuan cmendurisht djemte e Orikut !

Pas fitores se ndeshjes me Devollin ekipi yne ka siguruar matematikisht Play-offin. Ky fakt i ka gezuar shume jo vetem lojtaret e ekipit te cilet kane sakrifikuar shume por gjithe tifozerine.

Nisur nga ky fakt, dje pas ndeshjes ata kane festuar dhe jane argetuar pamase me njeri tjetrin pas perfundimit te ndeshjes.

Ky ka qene nje rrugetim jo i lehte per ekipin tone i cili me punen e bere dhe perkushtimin e treguar arriti te renditet i dyti ne grup duke siguruar play-offin.

Tashme syte tane jane te fokusuar vetem ne ndeshjen e play-offit e cila do jete dhe ndeshja vendimtare nga e cila varet ngritja e ekipit tone nje kategori me larte ose qendrimi i tij ne kete kategori.

Djali me numrin 15 eshte njeri prej autoreve te golit .

Cfare ndodhi dje ne Orikum ! Ja pse festuan cmendurisht djemte e Orikut ! Read More »

Lajm i mire: Se shpejti krahina jone nuk do kete me probleme gjate sezonit turistik me…

Orikumi dhe zonat perreth se shpejti do te furnizohen me energji elektrike pa nderprerje dhe sezoni turistik nuk do te shoqerohet me me probleme ne kete drejtim.
U inagurua kete te merkure nisja e punimeve per ndertimin e nenstacionit te ri te Orikumit.
Ministri energjirikes Damian Gjiknuri, tha se ndertimi i ketij nenstacioni elektrik do te jete edhe ne sherbim te turizimit, ndersa do te garantoje furnizimin 24 me emergji elektrike.
Ambasadorja gjermane ne Tirane Suzan Schütz, ka shprehur angazhimin e qeverise gjermane per te mbeshtetur shqiperine ne projekte te tilla madhore.

 

Lajm i mire: Se shpejti krahina jone nuk do kete me probleme gjate sezonit turistik me… Read More »

Vlore: Konfliktohen fizikisht por ja cfare ndodh pas rrezimit ne trotuar ! Arestohet A.Muka!

Vlorë

Policia ka arrestuar në flagrancë një person për “Plagosje të rëndë me dashje”.

Arrestohet shtetasi:
Aleksander Muka, 38 vjeç, banues në Vlorë.

Policia ka bërë arrestimin e tij pasi ditën e djeshme, për motive të dobëta, ky shtetas është konfliktuar fizikisht me shtetasin Xh.O., 54 vjeç, banues në Vlorë, ku për pasojë ky i fundit është rrëzuar në trotuar dhe ka marrë goditje të rëndë në kokë.

I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë duke marrë ndihmë mjekësore.

Vlore: Konfliktohen fizikisht por ja cfare ndodh pas rrezimit ne trotuar ! Arestohet A.Muka! Read More »