Kandidati i NISMA-s për kryetar të Podujevës, në Kosovë, Xhemajl Hasani ka qenë i ftuar në “Edicionin Zgjedhor në Klan Kosova, ku është pyetur se çfarë makine përdor dhe tepër serioz ai përgjigjet se ka një makinë modeste.
Gazetarja: Me çfarë veture vozisni zoti Hasani?
Xhemajl Hasani: Lëviz me një veturë modeste, dhuratë prej familjarëve.
Gazetarja: Çfarë është modeste për ju?
Xhemajl Hasani: Me Ferrari. (Shkaktohen të qeshura ).
Gazetarja: Ferrari, veturë modeste? (qesh)
Xhemajl Hasani: Pse?
Gazetarja: Çfarë vlere ka?
Xhemajl Hasani: 70 mijë Euro.
Gazetarja: Dhe kjo është modeste për ju, apo jo?
Xhemajl Hasani: Po si të gjithë kandidatët e tjerë.
Deklarata e Hasanit ka shkaktuar mjaft të qeshura në studio, ndërsa për të çdo gjë që tha ishte shumë normale.
Pak ditë pasi u shpall kampion bote në kategorinë IBF duke m poshtur kundërshtarin ukrainas Maxim Prodan, Florian Marku është rikthyer në Shqipëri si një kampion i vërtetë. Pak më parë ai ka shpërndarë një video në “Facebook” ku shihet duke ecur me një Ferarri në rrugët e Tiranës. Ndërkohë në sfond dëgjohet kënga e Noizy-t “Jena Mbretër”. Florian Marku dhe Noizy janë miq të vjetër në fakt me njëri-tjetrin. Kujtojmë se Marku ka dëshmuar një ecuri shumë të mirë në karrierën e deritanishme, pasi në dhjetë përballje, nëntë i ka fituar dhe një tjetër barazim.
Dueli me ukrainasin Maxim Prodan (me të cilin pati disa momente t ensioni në konferencë për shtyp para ndeshjes, ku Marku tentoi edhe ta g odiste) ishte parashikuar të luhej në muajin qershor, por një l ëndim i Markut bëri që sfida të shtyhej për në shtator. Në fund pritja ia vlejti dhe boksieri shqiptar u kurorëzua si kampion bote.
/joq
Për zbardhjen e plotë të v rasjes së efektivit Saimir Hoxha dhe ve tëvrasjes së 21-vjeçarit Aldi Rama policia dhe prokuroria po heton çdo detaj që ka lidhje me këtë ngjarje. Kështu p istoleta “TT” e gjendur pranë trupit të 21-vjeçarit dhe një gë zhojë janë çuar për ekspertim balistik dhe daktiloskopik në laboratorin e k riminalistikës në Tiranë. Sipas “OraNews” nga hetimet e deritanishme krijohet bindja se Aldi Rama e ka qëlluar veten me p istoletën që kishte pasi pranë vendit të ngjarjes është gjetur dhe një gëz hojë p istolete 9 milimetërshe. Por një konkluzion i tillë nuk mund të arrihet pasi mungon p redha e qitur nga arma e gjendur në vendgjarje.
Ndërkohë mjekësia-ligjore ka konstatuar se Aldi Rama ka dy p lagë në kokë, e cila ka një hyrje dhe një dalje. Një nga ekspertët që po merret me këtë çështje tha:
Plumbi është tejshkues dhe ka lënë gjurmët e një p lage në formë tubi. Ende nuk është gj etur p redha që ka shkaktuar këtë pl agë, ndaj kjo do sjellë dhe pak vonesa në daljen e një konkluzioni të shpejtë dhe përfundimtar.
Por tani hetimet e prokurorisë dhe policisë janë përqendruar te ekzaminimi i plotë i a rmës për të zbuluar nëse ajo është përdorur për k rime të tjera. Një burim pranë policisë së Lezhës tha për “OraNews”
Çështja penale që në ditën kur dhe ndodhi ngjarje kr iminale është zgjidhur nga ana juridike dhe që me kryerjen e veprimeve hetimore shteruse, do merret vendimi për mbylljen e dosjes. Kjo pasi personi përgjegjës për vras jen me ar më z jari të punonjësit të policisë Saimir Hoxha, ka ndërruar jetë dhe që në këtë moment përgjegjësia penale e tij shuhet.
/joq
Hej “Kampion” nena ajo qe te rriti, v diq, e gjeten komshinjte. Sot eshte dita fiks, nje Tetor, dita te moshuarve. E kishe per tu rp te quheshe shqiptar “kampion” por nenen, nenen mos e harro, se te mbajti ne bark 9 muaj, te dha qumesht, te beri te forte “kampion”, qumeshti dhe sakrificat e saja te ben ky qe je sot. E di pse shkruajta per ty “kampion” qe te kuptojme ne te tjeret se si nuk duhet te jemi ne jete “kampion”.
Se jeta nuk eshte medalje, fame, e te besh moral, kur nenen tende e ke harruar. E gjeten komshinjte te dekompozuar, mbase sa dite me pare ka vdekur, mbase nje gote uje do te deshironte ne fund. Iku shpetoi ajo nene dhe shume te tjera nga kampionet e televizioneve, nga medaljet, dekoratat, nga hipokritet qe nenat e tyre i kane nxjerre nga shtepite.
/joq
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka shkarkuar katër ambasadorë të Shqipërisë. Bëhet fjalë për krerët diplomatikë në OKB, Hungari, Këshillin e Europës dhe UNESO.
Mes të liruarve nga detyra është dhe vajza e Ismail Kadaresë, Besiana Kadare të cilës i mbaroi mandati si ambasadore pranë OKB.
Ajo ishte njëkohësisht ambasadore e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë e Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork, rezident, dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, në Republikën e Kubës, jorezident.
Besiana Kadare është propozuar si ambasadore në UNESCO, kurse Ferit Hoxha që mban aktualisht këtë pozicion është propozuar për ambasador të Shqipërisë në OKB.
Po ashtu edhe Arian Spasse i Hungarisë dhe Albana Dautllari e Strasburgut janë liruar nga detyra.
Njoftim i Institucionit të Presidentit të Republikës
1 tetor 2021
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 26, pika 2, të ligjit nr. 23/2015 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit, ka dekretuar, disa lirime të Ambasadorëve të Republikës së Shqipërisë në shtete të tjera dhe organizata ndërkombëtare.
Konkretisht:
– Zoti Arian Spasse, u lirua nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Hungarisë, rezident.
– Zonja Albana Dautllari, u lirua nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë Këshillit të Evropës, në Strasburg, rezident.
– Zonja Besiana Kadare, u lirua nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork, rezident, dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, në Republikën e Kubës, jorezident.
– Zoti Ferit Hoxha, u lirua nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), rezident.
25-vjeçarja nga Cakrani i Fierit ishte larguar nga shtëpia më 24 shtator në orën 13:00, duke mos i dhënë shumë detaje Klodianit. Ata kishin komunikuar sërish në mbrëmje, por biseda ishte e vakët dhe Asija nuk kishte dhënë një vendndodhje të saj. Një ditë më pas, më 25 shtator, Klodiani kishte tentuar ta telefononte sërisht dhe e fejuara i kishte deklaruar se po largohej drejt Shqipërisë. Por, i riu vlonjat ngre shumë dyshime për humbjen e të fejuarës së tij.
Mes nesh nuk ka ndodhur asgjë, vetëm kur është larguar papritur. E dija se do shkonte në punë. Kemi 7 vite që jetojmë bashkë në Ciro Marina të Italisë. Debate burrë e grua kemi pasur, po jo që ajo të ikte dhe të mos kthehej më. Folëm në telefon, por u shkëput linja dhe në orën 21:00 të darkës fola prapë dhe dy fjalë më tha dhe e mbylli. Ditën tjetër, pas shumë telefonatave ma hapi dhe më tha “jam në autobus po iki në Shqipëri”. Unë kam komunikuar me prindërit e saj dhe ata më thanë “po vjen në Shqipëri”. I bija telefonit më pas dhe doli i fikur’-u shpreh Klodiani në një lidhje live skype me moderatoren Odeta Dume.
Stafi i “Pa Gjurmë” kontaktoi me babain e Asies, Arjan Muçën, teksa ky i fundit dha lajmin se vajza e tij nuk kishte h umbur, por ndodhej e strehuar në një shoqatë në Milano të Italisë, për arsye se kishte hequr dorë nga bashkëjetesa me Klodianin.
Vajza më ka telefonuar dhe ndodhet në një shoqatë bamirësie në Milano. Ime bijë nuk është e humbur. Ajo i ka dhënë fund marrëdhënies me Klodianin. Është strehuar atje tashmë. Nuk shkonte me Klodianin ndoshta, s’e di. S’është puna jonë kjo, e kanë me njëri-tjetrin”, deklaroi Arjan Muçaj.
36-vjeçari e mëson live vendndodhjen e të fejuarës dhe komunikon në program me babain e saj.
Klodiani: Ajo iku dhe unë nuk e di a ndodhet vertëtë në shoqatë
Arjan Muçaj: Vajza me telefonoi dhe më tha se nuk dëshiron më të jetojë me ty. Mua më vjen keq, por ajo vendos.
Klodiani: Unë dyshoj se Asia ndodhet në Milano tek shoqja e saj dhe gënjen, pasi nuk do të zbulojë shtëpinë ku fshihet.
Arjan Muçaj: Unë kam numrin e telefonit të vajzës, mund ta merrni live.
/shqiptarja.com
Një 28 vjecar ka rënë në p rangat e policisë në Shijak nën ak uzë për a buzim me të mitur. Burime zyrtare të policisë thanë se 28 vjecari me inicialet F. H., 28 vjeç, banues në Shijak, u vu në pranga pasi dyshohet se ka dh unuar dhe detyruar një shtetase të mitur 16 vjeçe, që të kryejë marrëdhënie seksuale, kundër dëshirës së saj.
Sakaq në komunikatën zyrtare raportohet se dy persona të tjerë janë arrestuar për vepra të ndryshme penale, një prej tyre i shpallur në kërkim për v jedhje.
Njoftimi i Policisë:
Kapet dhe vihet në p ranga një shtetas i shpallur në kërkim për v jedhje.
A rrestohen në flagrancë 2 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e K rimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësive ligjore, ndaluan shtetasin:
Artur Cani, 44 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka d ënuar me 1 vit b urg për veprën penale “V jedhja”. Ky shtetas, më datë 23.06.2020, ka v jedhur në banesën e shtetasit I. K., pajisje të ndryshme pune dhe elektroshtëpiake, të cilat janë gjetur dhe sekuestruar në banesën e 44-vjeçarit.
….
Specialistët për Hetimin e Kr imit në Komisariatin e Policisë Shijak ar restuan për veprat p enale “K anosja”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Ma rrëdhënie s eksuale ose h omoseksuale me dh unë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”, shtetasin F. H., 28 vjeç, banues në Shijak, pasi dyshohet se ka dh unuar dhe detyruar një shtetase të mitur 16 vjeçe, që të kryejë marrëdhënie s eksuale, kundër dëshirës së saj.
…..
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës arr estuan në flagrancë shtetasin S. F., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Hyundai” është përplasur me një mjet tip “Ford”, duke shkaktuar dëme materiale.
Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Një 34-vjeçar ka rënë në p rangat e Policisë ditën e sotme në Kurbin, pasi iu gjet një sasi kanabisi në shtëpi.
34-vjeçarit me inicialet E. C., banues në Mamurras, iu gjetën 4.255 kg në shtëpi pas kontrollit të policisë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e n arkotikëve”.
/Shqiptarja.com