Orikuminews

Vrasja ne Vlore- Kapet nje nga autoret e vrasjes, banues ne fshatin …

Vlorë Policia zbardh ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e datës 20 Prill, ndodhur në një lokal në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri pas një konflikti të çastit humbi jetën një person dhe mbetën të plagosur tre të tjerë.

Kapet dhe arrestohet 1 nga autorët e vrasjes si dhe shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë ! (Ngjarja) Më datë 20.04.2017, rreth orës 23:20, pas një konflikti të çastit, në ambientet e lokalit “Fiks Fare” në lagjen “Ujë i ftohtë”, është qëlluar me armë zjarri tip Pistoletë dhe ka humbur jetën shtetasi Ergys Gjioveshaj, 33 vjeç, banues në Vlorë.

Gjithashtu, kanë mbetur të plagosur edhe 3 shtetas të tjerë: 1- F.H., 28 vjeç, ndodhet në Spitalin e Vlorës (punonte si muzikant). 2- A.L., 26 vjeçe, ndodhet në Spitalin e Vlorës (kliente në lokal). 3- A.Ll., 33 vjeç, ndodhet në Spitalin e Tiranës (punonte si kamarier në lokal).

Të tre, në gjendje shëndetësore jashtë rrezikut për jetën. Pas një pune hetimore intensive, si rezultat i kontrolleve të ushtruara në qytet përgjatë gjithë natës, Policia e Vlorës ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në një banesë në lagjen “Ujë i Ftohtë” pranë vendit të quajtur “7 pallatet” në orët e para të mëngjesit të sotëm (06:00) e shtetasit: – Gani Tozaj, 19 vjeç, banues në fshatin Sevaster, Vlorë.

Gjithashtu Policia ka shpallur në kërkim shtetasit: 1- A.K., 37 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Vrasje në rrethana cilësuese në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”. 2- E.S., 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzim Krimi”.

Dyshohet se konflikti ka nisur ndërmjet viktimës dhe autorëve për motive të dobëta. Në vendngjarje, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: – 1 armë zjarri Pistoletë të llojit “Revolver-Magnum”, – 15 gëzhoja fishekësh. Vazhdojnë hetimet me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorëve të shpallur në kërkim. Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Vrasja ne Vlore- Kapet nje nga autoret e vrasjes, banues ne fshatin … Read More »

Vrasja ne Vlore- Zbulohen dy pistat e hetimit për vrasjen e Ergys Gjioveshajt ne nje lokal ne Lungomare!

Shtetasi Ergys Gjioveshaj, i cili u ekzekutua mbrëmjen e së enjtes në një lokal nate në zonën e Lungomares, nuk është një emër i panjohur për policinë e Vlorës.
Mesohet se ai edhe mbreme ne lokalin ku u vra, kishte arme me vete por qe nuk e perdori dot per shkak se u qellua me 6 plumba ne trup.
Sipas policise, 33-vjeçari rezulton një person me precedentë penalë, i dënuar për vrasje me paramendim të kryer në bashkëpunim në vitin 2000, ngjarje për të cilën ishte dënuar me 12 vjet burgim.

Gjioveshaj eshte arrestuar nga Interpol Viena për llogari të drejtësisë shqiptare në qershor të 2011-ës në Austri dhe mësohet se ai vetëm pak muaj kishte dalë nga burgu.

Për këtë arsye hetimet për këtë ngjarje të rëndë janë fokusuar në pistën e hakmarrjes. Në këtë ngjarje mbetën të plagosur edhe një kamarier dhe një muzikant i lokalit, si dhe një shtetase 26-vjeçare, e cila dyshohet të ketë qenë në tavolinë me viktimën, së bashku edhe me 2 persona të tjerë.

Për zbardhjen e ngjarjes policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë, ndërsa atentati dyshohet të jetë kryer nga 2 persona të pamaskuar, të cilët pasi kanë hyrë në lokal kanë qëlluar në drejtim të Gjioveshajt dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

Policia ka shoqeruar disa persona, dëshmitarë okularë dhe disa të dyshuar. Krahas pistës së hakmarrjes, Policia e Vlorës po heton edhe në lidhje me disa aktivitete të Gjioveshajt në kohën e qëndrimit jashtë Shqipërisë.

Vrasja ne Vlore- Zbulohen dy pistat e hetimit për vrasjen e Ergys Gjioveshajt ne nje lokal ne Lungomare! Read More »

Bujqesia ne Orikum: Ja kush eshte kultura kryesore ! Bimet qe favorizohen me shume jane …

Pjesa më e madhe e tokës bujqësore ne Krahinen e Dukatit përbëhet nga fusha e Fushë-Dukatit si dhe nga toka e Tragjasit dhe Orikumit. Fusha e Tragjasit dhe disa pjesë të tokës së Orikumit klasifikohen si tokë me cilësi të mirë dhe produktive, të përshtatshme për kultura të ndryshme bujqësore.
Zona karakterizohet nga kultivimi i vreshtarive, hortikulturës, agrumeve, kultura që gjjithnjë e më shumë karakterizohen nga tendencë rritje.

Ndryshe nga zona të tjera të vendit ku kultivimi i drithërave zë një vend të rëndësishëm në prodhimin bujqësor, në Njesine  e Orikumit kultura kryesore është vreshtaria. Sipërfaqja e vreshtave arrin në 80 ha (vitis viniferasp). Varieteti mbizotërues është sheshi i zi në shkallën 80%, 20% Sangioveze, Merlot etj. Kultivimi i vreshtarisë në zonë gjithnjë është karakterizuar nga një tendencë në rritje me afërsisht 10% në vit. Një tjetër tendencë është kultivimi i ullirit, kulturë që zë një vend të rëndësishëm në zonë ku mund të përmendim: ullirin (Olea Euripea) me një sipërfaqe prej 100 ha. Varieteti 70% Kalinjot dhe 30% Frantoja.

Tendenca e rritjes së sipërfaqes është me nga 20 ha në vit. Agrumet e ndryshme si Citrus Deliciosa (mandarina) Klementina, Limoni (Citrus Limoni) varietete Santa Tereza, Interdonate, Mejer, Lukove, vendi lëkurëtrashe si dhe portokallen. Sipërfaqja prej 20 ha është me tendencë rritje nga viti ne viti me rreth 1000 rrënjë. Kushtet klimaterike-tokësore në këtë zonë janë të shkëlqyra edhe për kultivimin e frutikulturës. Vlen të përmendim fiqtë, dardhat, kumbullat, pjeshkët, hurmat, bajamet, shegët etj.

Në zonën e Orikumit gjejmë toka të hinjta, kafe, livadhore skelektike me pehash 7-7.2. Nga bimët që favorizohen nga kushtet klimatiko-tokësore janë ato perimore, sidomos shalqini, patatja, pjepri, domatja, preshi, qepa e thatë me cilësi të lartë e prodhimtari. Në sasi më të vogla dhe më pak rezistente janë: speci, patëllxhani, bamja, barbunja.

Bujqesia ne Orikum: Ja kush eshte kultura kryesore ! Bimet qe favorizohen me shume jane … Read More »

E pabesueshme ! Si zhvillohet ‘Troja’ gjate nje ore mesimi ne Shkollen ‘Balil Pelari Orikum! Helena & Paridi (VIDEO&FOTO)

Keto foto dhe video qe do shikoni me poshte jane marre gjate nje ore mesimi te Gjuhes Shqipe ne shkollen 9 vjecare Balil Pelari ne Orikum.

Blerta Haluli eshte mesuesja e cila ka ideuar dhe po pregatit nxenesit per intepretimin e ‘Trojes’.

Gaja Begotaraj ne rolin e Helenes dhe Emirjan Ibrushi ne rolin e Paridit jane ata qe shikoni duke interpretuar me kaq pasion rolet e caktuara.

 

E pabesueshme ! Si zhvillohet ‘Troja’ gjate nje ore mesimi ne Shkollen ‘Balil Pelari Orikum! Helena & Paridi (VIDEO&FOTO) Read More »

Ajo qe ka ndodhur sot ne Parkun Oriku, e ralle ! Ja aktiviteti me rastin e Dites Nderkombetare te Monumenteve te Kultures !

Parku Arkeologjik Oriku ka qene sot ne nje nga ditet e tij me kulminante ! Me rastin e Dites Nderkombetare te Monumenteve te Kultures jane zhvilluar sot ne Orik nje sere aktivitetesh kulturore e sportive si rrallehere me pare. 
Ka qene ky nje bashkepunim shume i suksesshem i Njesise Administrative Orikum, Qendres Rionore Vlore, Drejtorise Se Pergjithshme te Monumenteve te Kultures,Shkolles 9-vjecare ” Balil Pelari” Orikum ,Shkolles Hasan Pulo, Ali Demi si dhe shkolla e Hasan Mehilli Dukat i Ri
Ky aktivitet ka patur gjithashtu si qellim mbrojtjen e mjedisit dhe vlerave kulturore. Oriku diten e sotme ka qene me nje gjalleri te madhe ku aktivitete te ndryshme, lojra, argetime, kenge, valle, interpretime dhe performanca te ndryshme jane bere nga nxenesit e shkollave qe moren pjese.
Ne perfundim te aktivitetit Bashkia ka vleresuar me certifikate mirenjohje tre shkolla te krahines tone.
Mësuese Blerta Haluli eshte shprehur ne perfundim te aktivitetit se ‘ Ky aktivitet ishte shume i suksesshem dhe aktivitete te tilla jane me shume interes jo vetem per nxenesit e shkollave te cilet mesojne rendesine e monumenteve te kultures, por edhe per promovimin e turizmit ne zonen tone’ 

Ajo qe ka ndodhur sot ne Parkun Oriku, e ralle ! Ja aktiviteti me rastin e Dites Nderkombetare te Monumenteve te Kultures ! Read More »

Radhime – Dhite hanin ullinjte por ja vendimi fshace qe shokoi te gjithe …(Histori nga krahina)

Kur kane mbjelle ullinjte Radhimijiote , neper kodrat e Radhimes , nje mjet jetese per ta ishnin dhe mbajtja e bagetive sidomose dhite . Por problemi u shfaqe shpejt — se ullinjte , smund te bashkejetonin bashke me dhite , te cilat sbenin diference ne te ngrene . Ato benin demtime te medha ne ullinj .

Mblidhet fshati dhe marrin nje Vendim te formes se prere . Gjejne nje person ( roje ) nga larg te mose kishte lidhje gjaku dhe miqesie ne Radhime , dhe vendosin roje ullinjsh me pagese fshace . — Kujte do ti venin dhite ne bllokun e ullinjeve , bagetia , Therej Dhe Ndahej Falas Ne Fshat .

Keshtu u mbrojten ullinjte e Radhimes . Per sa kohe ; Organet Ligjore , dhe Administrata Shteterore : Eshte Me e Korruptuar dhe Dhe Me e Paafte Se Hajdutet . Cakalli Do Beje Kerdine !

Kjo histori eshte derguar nga Tomorr Kutelaj ! 

 

Radhime – Dhite hanin ullinjte por ja vendimi fshace qe shokoi te gjithe …(Histori nga krahina) Read More »

‘Krahinori dixhital’ denoncon rastin ne orikuminews ! Ja problemi i paraqitur !

Nje banor i krahines ka percjelle nje shqetesim ne portalin orikuminews ! Sipas tij ne disa pjese te ndryshme te rugeve ne Orikum mungojne kapaket e pusetave dhe ky fakt perben rrezik per kalimtaret sidomos per femijet !

Sic e shikoni edhe ne fotot e derguara ne redaksine tone behet fjale per dy  konstatime, njeri tek rruga qe shkon per tek pallati i oazit dhe tjetri te rruga e buzes se detit !

Shpresojme qe institucionet pergjegjese te marrin masa per kete pronlematike !

 

‘Krahinori dixhital’ denoncon rastin ne orikuminews ! Ja problemi i paraqitur ! Read More »

Kush eshte qender mbrojtesi nga Dukati qe ngriti kupen ne Kosove ! Urime !

Vangjel Gjipali eshte nga Dukati dhe eshte lojtar me Ekipin U 15 te Flamurtarit. Ai dallohet per talentin e tij dhe luan si qender mbrojtes ne skuader.
Se fundmi ekipi U15 i Flamurtarit zhvilloi nje  turne ne Kosove per nder te nje futbollisti te shquar dhe fale perkushtimit te treguar dhe lojes se mire qe beri ekipi arriti te fitonte vendin e pare duke merituar kupen.
Vangjeli pati rolin e tij shume te rendesishem ne kete kampionat. Ai eshte nje lojtar ne moshe te re  me shume talent dhe e pret nje kariere e sukseshme ne te ardhmen.
Stafi i orikuminews i uron suksese !
 

Kush eshte qender mbrojtesi nga Dukati qe ngriti kupen ne Kosove ! Urime ! Read More »