Orikuminews

Dukat-U ndane nga jeta tre djem brenda nje muaji ! Banorja e zones thur vargje rrenqethese ..! Ja emri !

Ne vitin 2017 ne fshatin  Dukat u ndane nga jeta brenda nje muaji tre te rinj ! Ishte nje dhimbje e madhe e cila u perjetua nga te gjithe banoret e zones.

Arzika Velaj Musaraj, ka pergatitur disa vargje prekese dedikuar kesaj tragjedie te rende:

Per ju djem qe rriti nena ..

s’dim cte themi e te mendoim …

shkaktuat plagë te renda

sa dhe malet sot vajtoin..

po ato te mjerat nena

qe ju rriten neper halle

si ta ngrein kete dhimbje …

skan as fjal te thon ne vaje…

Por se di se cna ka gjet

gjem e rend ne dukat

Syri na ka zen djemt

trimat e yje e lart…

Me vjen keq sa sdi cte them
Mjer o nena cu ka gjet
Skini mosh qe te vajtoni
Me ligje per djemt e shkret….

Kaloin dit pas dite
Ngelet me syte ne der
Prisni tju vin bandillat
Sic u kan ardhur perher…

Ska me kthim por ka vec vuajtje
Ka vec plag pa sherim
Se ata qe jan ilac
Iken pa patur me kthim

Si u erdhi ajo or
yjeve te fshatit tim
Si ne radhe dor per dor
U nisen per shtegetim…

Qe ti marr te ter me radh
Jane shum e lendoj nena
Qe tu kujtoj evlatin
Qe u hidheroi zemrat

Se di si do ti tret dheu
Skan mosh per tu vajtuar
Por i gjeti kiameti
Te shkretet si u mbuluan

Per ju prinder qe u helmat
Zoti te ju jap fuqi
Ska ilac per te sheruar
Te varros prindi femij

Por kjo jet keshtu e shkruar
As me radh as me lezet
E ka marr pak nxituar
Se di ku ka per te mbet

Lot e vuajtje ne Dukat
Ne fshatin plot miresi
Ka ca ko qe esht mesuar
Te vajtoj djem te rij

Mase u ngope o zot..
Boll me kaq mos merr me…
Se na esht hidhruar fshati
Ben te mbaj por smban dot me….

Nuk ka lot kan shteruar
Ska ngelur me as fuqi
Nuk ka me njerez prej guri
Jan ber sterr te zi…

Sgucoim te shom nje lajm
Gjaku eshte ber lum
Mjer ke ka zene halli
Se mbylli syrin me gjum…

Dukat-U ndane nga jeta tre djem brenda nje muaji ! Banorja e zones thur vargje rrenqethese ..! Ja emri ! Read More »

Flet i arrestuari per ngjarjen ne Vlore – U zume fillimisht me fjale, sherr banal , me pas…

Ekspertë të kriminalistikës janë duke punuar për të gjetur se kush është  autori i vrasjes së 33-vjeçarit Ergys Gjioveshaj në lokalin me muzikë në Vlorë, mbrëmjen e së enjtes.

Ekspertiza ende nuk e ka përcaktuar se nga cila armë kanë dalë plumbat që u shkrepën në lokal atë natë, 6 prej të cilave kapën viktimën i cili ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.

Mësohet se si personi i arrestuar,19-vjeçari Gani Tozaj, edhe personi tjeter Arjanit Kondaj, i cili është shpallur në kërkim, kanë patur armë natën e ngjarjes.

Por nuk dihet ende nëse Ganiu është autori i vrasjes së Ergysit.

Deri tani dihet se ka qenë Arianit Kondi i cili ka nxjerrë nga çanta që mbante varur në sup një arme pistolete dhe ka qëlluar me te disa here ne drejtim te trupit te personit qe e goditi me pellembe dhe me shkelma.

I riu që u arrestua dje, ka treguar para oficerëve në polici se gjithcka nisi si nje sherr banal.

Gani Tozaj nga fshati Sevaster i Vlorës tha: “Gjithcka nisi si një sherr banal. U zumë fillimisht me fjalë, pastaj nisi sherri mirë. Nuk e mora vesh më pas se cfarë ndodhi dhe pse u nxorën armët”- ka thënë ai, raporton “Panorama”.

Kur u kap, Ganiu strehohej në një banesë në lagjen “Ujë i Ftohtë”, pranë vendit të quajtur “7 pallatet”.

Gjithashtu, Policia ka shpallur në kërkim shtetasit A.K., 37 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Vrasje në rrethana cilësuese në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, si dhe E.S., 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Flet i arrestuari per ngjarjen ne Vlore – U zume fillimisht me fjale, sherr banal , me pas… Read More »

Gazetarja nga Dukati ‘propozim’ Edi Rames ! Ja si duhet ta marre emrin Lungomarja !

Punimet në shëtitoren e bregdetit janë intesifikuar, me qëllim që ajo të jetë gati për sezonin turistik, këtë kanë deklaruar më shumë se njëherë publikisht autoritet në Vlorë.

E në fakt po punohet intesivisht (thonë), e kjo ndodh kryesisht në ditë kur merr rrugën për në Vlorë Kryeministri i vendit. Të vendoste të rrinte ca kohë aty, padyshim që Lungoimare do të ish përfudnur në kohë, por s’dua të merrem me këtë cështje.

E rëndësishme është që projekti të përfundojë, e të jetë gati për t’u shijuar nga vlonjatët e ata që do zgjedhin Vlorën, megjithë taksiratet e përjetuara qysh kur nisën punimet. Në datë 24 prill, kreu i qeverisë, me cilësinë edhe të Kreut të PSSH, do të jetë në Vlorë për t’u takuar me votuesit për herë të parë. Mendoj se aty do të ishte edhe Kristi Panajoti, adoleshenti që humbi jetën tragjikisht në Lungomare, 27 nëntorin e vitit të lamë pas.

Edhe Kristi do të votonte për herë të parë këtë vit. Kristi, ishte “kurbani” i lungomares, e ajo rrugë, ajo shëtitore u la me gjakun e tij. Kristi, më moshën më të bukur u vra tragjikisht, dhe është hero, se Kristi ndërroi jetë për një Vlorë më të mirë.

Kristi ndërroi jetë në një rrugë pa krye, plot gropa, në errësirë, e shkak për këtë ishte papërgjegjëshmëria e shumëkujt aty lart, atyre me pushtet.

Po as me këtë s’dua të merrem. Meqënëse Rama do të jetë në Vlorë, të hënën, e do takoj 18 vjecarët votues për herë të parë, e do ju flasë për votën e për politikë, le t’ju flasë edhe për Kristin, bashkëmoshatarin e tyre, i cili u vra në Lungomare, themelet e së cilës, u ngritën mbi gjakun e tij.

Uroj që Rama, të martën, t’ju thojë të rinjve se do të propozoj që Lungomare të marrë emrin e Kristi Panajotit, minimumi që mund të bëjë për Kristin, familjen e tij, bashkëmoshatarët e tij.

Është minimumi që mund të bëjë, përpara se t’ju kërkojë votën të rinjve vlonjat, t’ju sigurojë se ata që u sakrifikuan nuk harrohen. Le të quhet lungomare “Kristi Panajoti”, se besoj se “Murat Tërbacit” do t’i ngelej hatri…

Ornela Hila 

 

Gazetarja nga Dukati ‘propozim’ Edi Rames ! Ja si duhet ta marre emrin Lungomarja ! Read More »

E pabesueshme : Tre grupet labe te krahines se Dukatit kryesojne Top-Listen Labe ! Grupi i Tragjasit…

Sofra e Kenges Labe eshte nje nga kanalet me te medha ne youtube ku publikohen kenget labe. Toplista e ketij kanali eshte me e klikuara ne internet per kenget labe. Ajo qe bie ne sy eshte se Top-Listen e gjate me kenge labe e kryesojne tre grupe labe te cilat cuditerisht jane te krahines tone.

Grupi qe mban vendin e pare eshte Grupi i Tragjasit me marres Tartar Avduli. Ne vendin e Dyte eshte Grupi Buron Kenga Labe i Dukatit me mares Sofo Katiaj dhe ne vendin e trete eshte Grupi i Dukatit me marres Fatosh Liko.

 

https://www.youtube.com/watch?v=5ydi8ZBDt_s

 

 

 

 

E pabesueshme : Tre grupet labe te krahines se Dukatit kryesojne Top-Listen Labe ! Grupi i Tragjasit… Read More »

Anija e Bazes Pashaliman ‘ORIKU’ shpeton gomonen me 51 emigrante ne Detin Egje !

[sgmb id=”1″]

Një gomone me 51 emigrantë në bord është shpëtuar nga anija shqiptare “Oriku” në brigjet turke. Anija e Forcave tona Detare po patrullonte në detin Egje ku ka identifikuar një gomone me emigrantë në bord.

“Gomonia ishte nisur nga brigjet e Turqisë drejt brigjeve greke. Menjëherë, anija Oriku njoftoi anijen flamurtare, “RB” turke, greke dhe “Frontex”. Njëkohësisht, pas njoftimit, anija “Oriku” shkoi në rajonin ku ndodhej gomonia dhe ofroj ndihmë deri në mbërritjen e anijes “MAI 1102 FRONTEX” dhe “RB” turke.

Në orën 08:37, gomonia u mor në dorëzim nga anija e Frontex “MAI 1102”, e cila kreu operacionin e imbarkimit të personave në të. Pas dorëzimit, nga të dhënat e marra nga anija e “FRONTEX”, në përfundim të operacionit, u verifikua se, në bordin e gomones ishin 51 persona, nga të cilët,  17 gra, 12 fëmijë dhe 22 burra”, thuhet në njoftim.

Të gjithë pjesëtarët e gomones ishin me kombësi siriane. Gjatë misionit të saj në Egje, anija “Oriku” ka realizuar disa operacione shpëtimi të suksesshme.

 

Anija e Bazes Pashaliman ‘ORIKU’ shpeton gomonen me 51 emigrante ne Detin Egje ! Read More »

Vlore – Aksidentohet makina e policise rrugore ! Sipas informacioneve te para…

Nmakinë e Policisë Rrugore është përfshirë në një aksident gjatë nates së sotme. Sipas informacioneve të para në lidhje me këtë aksident, nuk ka persona të dëmtuar, si në makinën e policisë ashtu edhe në të udhëtarëve të rastësishëm në aksin rrugor. Dëmet janë vetëm materiale. Ende nuk dihet dinamika e aksidentit, dhe policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet. Përplasja ka ndodhur pranë gjyqit te vjeter

Vlore – Aksidentohet makina e policise rrugore ! Sipas informacioneve te para… Read More »

Zjarri ne paraburgimin e Vlores ! Shkak, konflikti fizik ndermjet te forteve ! Ja detajet …

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dhënë detaje të reja në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në paraburgimin e Vlorës, ku i është vënë flaka disa dyshekëve nga ana e disa të paraburgosurve.

Sipas drejtorisë së burgjeve, pas një konflikti fizik midis disa personave me rekorde të theksuara kriminale kanë ndërhyrë në mënyrë të menjëhershme forcat e policisë se burgut. “Është bërë izolimi i personave të përfshirë në konflikt. Pas kësaj shokët e qelive të personave të futur në izolim në shenjë proteste i kanë vënë flakën dyshekëve të dhomave përkatëse duke sjellë pështjellim të situatës”, bën të ditur Drejtoria e Burgjeve.

Pas zjarrit, menjëherë është bërë njoftimi i forcave zjarrfikëse, Forcave Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve si dhe i forcave të Policisë së Qarkut Vlorë. Gjithashtu është njoftuar dhe prokuroria Vlorë. “Si pasojë e kësaj ngjarjeje është dërguar në spital pas asfiksisë nga tymi një efektiv i policisë së Burgjeve. Pas largimit të zjarrfikëseve situate në IEVP Vlorë është totalisht e normalizuar”, bëjnë të ditur burgjet. Sipas tyre, “në çdo moment është në ndjekje jo vetëm ne situatën e krijuar në IEVP Vlorë por dhe në çdo IEVP tjetër në Republikën e Shqipërisë, në përmbushje të detyrave funksionale dhe në zbatim të planit të plotë të sigurisë”

Zjarri ne paraburgimin e Vlores ! Shkak, konflikti fizik ndermjet te forteve ! Ja detajet … Read More »