Orikuminews

Zbuloni kush eshte nëndetësja e frikshme amerikane që kërcënon regjimin e Kim Jong Un

rahas aeroplanmbajtëses “USS Carl Vinson” dhe anijeve shoqëruese si destrojeri “USS Wayne E. Meyer” dhe kruizerin “USS Lake Champlain”, Presidenti Donald Trump deklaroi se ka dërguar një flotë të fuqishme për të “zgjidhur problemin” e raketave të Koresë së Veriut duke përmendur sot në mëngjes edhe se në mision ishin përfshirë edhe nëndetëset më të fuqishme të SHBA-ve, shkruan Albeu.com.

Ndryshe nga luftanijet dhe aeroplanmbajtëset, misioni i nëndetëseve është tepër sekret dhe nuk publikohen shumë detaje për itinerarin apo forcën e tyre.

Nëndetësja USS Michigan u ankorua dje në një port të Koresë së Jugut duke kërcënuar drejtpërdrejt regjimin e Kim Jong Un. Ajo është e dyta e prodhura e klasit “OHIO” dhe ka filluar misionet në vitin 1982.

Albeu.com ka përgatitur një material në lidhje me nëndeteset në fjalë, të cilave do t’i trembej çdo fuqi në tokë.

Janë makina të tmerrshme luftarake të pajisura me raketa që nga ato “tomahaëk” e deri tek ato bërthamore. Njihen edhe si “vrasëset e heshtura” pasi lundrojnë në një qetësi vrastare për armikun.

Të prodhuara nga “General Dynamics”, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë 18 nëndetëse të tilla në shërbim, ndërkohë që janë planifikuar të ndërtohen edhe duke kapur numrin 26 brenda pak viteve.

Rurnizohen nga një reaktor bërthamor dhe mund të vazhdojë të patrullojë për vite të tëra në dete dhe oqeane nëse nuk do të ishte nevoja që të furnizohej me ushqime dhe materiale të tjera të nevojshme për marinarët.

Madje, në përshkrimin që i bëhet nëndetëses në lidhje me kohëzgjatjen në mision, thuhet: Pafund, nëse nuk do të nevojiteshin ushqime!

Kanë një gjatësi 170 metër dhe diametër 13 metra duke arritur një shpejtësi maksimale lundrimi deri në 46 km/h.

Nëndetëset e “Ohio Class” mund të zhyten në thellësi deri në 240 metra dhe kanë një personel rreth 165 personash në bord.

Nëndetëse të tilla përdoren zakonisht në misione sulmi dhe kërkimi për prezencën armike në zonë dhe është e pajisur me një numër të madh raketash balistike Trindent II si edhe me mbushje bërthamore në varësi të misionit.

Në total, 32 të tilla.

Gjithashtu, nëndetëset në fjalë mund të transportojnë deri në 154 raketa të precizionit të lartë “Tomahaëk”, të cilat përdoren me sulme në tokë dhe në ajër kundër avionëve dhe raketave armike

Zbuloni kush eshte nëndetësja e frikshme amerikane që kërcënon regjimin e Kim Jong Un Read More »

Shkaktuan 5.9 mln lekë dem Shtetit -KLSH kallëzon ish-drejtorin dhe 3 ish-zyrtarë të ALUIZNI-t

[sgmb id=”1″]
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në prokurori disa punonjës të ALUIZNI-t në qytetin e Lezhës.

Mësohet se janë kallëzuar ish-drejtori, 2 ish-përgjegjës sektori dhe 1 specialist i Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI-t.

Nga hetimi i KLSH ka rezultuar se zyrtarët i kanë shkaktuar shtetit një dëm ekonomik në vlerë 5.9 milionë lekë, si dhe shkelje të disiplinës financiare në vlerë 14.3 milionë lekë.

Njoftimi i plotë i KLSH:

Kryerje legalizime në zona të ndaluara nga ligji, afër rrugës kryesore, lumenjëve, kanaleve kryesore, pa dokumentacion, shmangie për pagesa detyrimesh financiare, si dhe dëmi ekonomik në vlerën 5,9 milionë lekë e shkelje të disiplinës financiare në vlerë 14,3 milionë lekë.

Kontrolli i Lartë të Shtetit, në zbatim të programit të tij të auditimit nr. . 990/1, datë 17.10.2016, ka përfunduar auditimin në Drejtorinë Rajonale të Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale (ALUIZNI), Qarku Lezhë , me objekt: “Auditimi i zbatimit të ligjshmërisë dhe rregullshmërisë financiare për vitin 2014-2016”.

Me Vendimin nr. 12, datë 26.02.2017 të Kryetarit të KLSH-së është miratuar Raporti Përfundimtar i Auditimit dhe për përmirësimin e gjendjes, me shkresën nr. 990/8 datë 01.03.2017 i janë rekomanduar Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI-t Qarku Lezhë masa me karakter organizativ dhe shpërblimin e dëmit të shkaktuar në vlerën totale 5.9 milion lekë.

Nga ky auditim, u konstatuan një sërë shkeljesh dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fuqi, duke cënuar interesin publik e që konsistojnë në legalizime të paligjshme, për të cilat KLSH ka kryer kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për P.L, ish drejtori i institucionit, A.M, ish përgjegjëse sektori, A.M, përgjegjës sektori dhe B.N, specialist për konsumim të elementëve të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, neni 248 i Kodit Penal, për shkeljet:

-Në 32 raste, Vendimi “Për kualifikimin për legalizim të objektit informal” është marrë në kundërshtim me ligjin nr. 9482, datë 03.04.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”
-Në 44 raste legalizimi me një vlerë prej 728 mijë lekë, nuk janë llogaritur penalitetet dhe janë kryer procedurat e legalizimit pa arkëtuar taksën e infrastrukturës.

-Në 4 raste, rezulton se objektet ndodhen në një distancë prej buzës së lumit Drin më pak se distanca ligjore e përcaktuar, në këtë rast procesi i legalizimit duhej të ishte kushtëzuar prej autoriteteve të ujit,

-Në 12 raste rezulton se janë kryer legalizime të objekteve që ndodhen në një distancë prej buzës autostradës prej me pak se 30 ml dhe pranë kanaleve kulluese dhe brezit mbrojtës të tyre mbi kanale kulluese, në këtë rast procesi i legalizimit duhej të ishte kushtëzuar prej distancave nga rruga nacionale.
– ka objekte informale, të cilat nuk plotësojnë kriteret ligjore për legalizim, duke mos zbatuar procedurat për s’kualifikimin e tyre,
– Në 21 raste, sipas regjistrit të parcelës ndërtimore, është miratuar sipërfaqja e parcelës ndërtimore në llojin e pasurisë “Truall”, duke ndryshuar zërin kadastral, regjimin e tokës me mungesa të dokumentacionit .

– Në 2 raste janë miratuar leje legalizimit, me mangësi, ku është legalizuar një objekt që ishte në pronësi të Bashkisë Lezhë, e cila ka qenë në proces privatizimi, si dhe në rastin tjetër është rritur sipërfaqja e ndërtimit, nga sipërfaqja e miratuar me VKM nr. 611, datë 11.06.2009.
-Në 13 raste Drejtoria Rajonale ALUIZNI-t Qarku Lezhë, në procesin e legalizimit të objektit “shtesa anësore apo në lartësi”, nuk ka zbatuar penalitet për legalizimin e shtesave dhe sipërfaqes sipas vlerës së tregut brenda vijës së verdhë qytetit Lezhë me një dëm ekonomik në vlerën 4,301 mijë lekë.
-Në 31raste, gjithsej për 12 690 m2, sipas dokumentacionit të pronësisë lëshuar nga ZVRPP, parcela ndërtimore e zënë, ndodhet e regjistruar në pasurinë e llojit “Arë, Pyll, vreshtë”, zona informale këto të pa miratuara nga KRRTRSH/KKT. Pra legalizimi është kryer në zona “Territore të tjera”, duke ndryshuar zërin kadastral, regjimin e tokës në llojin e pasurisë “Truall”.

– Në 5 raste, mungojnë dokumentet që të vërtetojnë nëse objekti është ndërtuar para vitit 1993, apo me leje ndërtimi pas këtij viti
-Në 3 raste Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t Qarku Lezhë, janë miratuar leje legalizimi për banesë, duke ndryshuar edhe zërin kadastral, regjimin e tokës në “Truall” nga zëri kadastral “pyll”, për sipërfaqen 782 m2 , ndërkohë që kompetenca për ndryshimin e zërit kadastral i takon Ministrit të Bujqësisë dhe Ushqimit.

– Në 31 raste u konstatua se nuk administrohet në praktikën dokumentare të legalizimit dokumentacioni i cili provon periudhën në të cilën është ngritur ndërtimi informal, Proces verbal i verifikimit në terren i të dhënave të ndërtimit pa lejë/shtesës në ndërtimin me leje”, për të plotësuar kushtet për fillimin e procedurave të legalizimit.

Nga Drejtoria Rajonale ALUIZNI-t Qarku Lezhë, në organizimin procedurave të prokurimit me vlerë të vogël nuk është vepruar në përputhje me kërkesat ligjore pasi:
– Në 83 raste me vlerë totale 14,342 mijë lekë shkelje të disiplinës financiare, ku mungon relacioni apo procesverbali konstatues nga personat kompetent për dëmtimet e ndodhura , për marrjen në dorëzim të mallit, faturat tatimore apo fletë hyrjet dhe specifikimet teknike të përcaktuara.

KLSH, duke i konsideruar veprimet e kryera nga drejtuesit dhe specialistët e Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI-t Qarku Lezhë. Konkretisht, P.L, ish drejtori i këtij institucioni, A.M, ish përgjegjëse sektori, A.M përgjegjës sektori dhe B.N specialist, të cilët në mospërmbushje të detyrës së tyre funksionale dhe në shkelje të ligjit ligjin nr. 9482, datë 03.04.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje” i ndryshuar dhe akteve të tjera nënligjore dalë në zbatim të tij, kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, KLSH ka kryer kallëzim penal për shpërdorim detyre duke i përcjellë me shkresën nr. 990/11, datë 25.03.217, ka bërë kallëzim pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Lezhë, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit dëm ekonomik në vlerën 5,9 milionë lekë dhe shkelje të disiplinës financiare në vlerë 14,342 lekë, dhe për pasojë ka konsumuar elementët e figurës së veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal. duke dërguar të gjitha provat dhe dokumentet përkatëse.

Shkaktuan 5.9 mln lekë dem Shtetit -KLSH kallëzon ish-drejtorin dhe 3 ish-zyrtarë të ALUIZNI-t Read More »

Perfundon takimi i zyrtareve te PE-se me Ramen dhe Meten ! Ja cfare u propozua !

[sgmb id=”1″]
Ka përfunduar takimi i dy zyrtarëve të lartë të Parlamentit Evropian, McAllister dhe Fleckenstein, me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Kuvendit, Ilir Meta.

Takimi zgjati rreth 1 orë dhe u zhvillua te Kryesia e Kuvendit. Negociatorët kanë mbërritur sot në Tiranë për zgjidhjen e krizës politike në vend.

Mësohet se dy eurodeputetët kanë propozuar një draft marrëveshje me 12 pika për zgjidhjen e ngërçit.
Më tej, zyrtarët pritet të takojnë dhe kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Perfundon takimi i zyrtareve te PE-se me Ramen dhe Meten ! Ja cfare u propozua ! Read More »

I shpetuan shkarkimit nga Ministri Xhafa, ja emrat e tre Drejtoreve te Policise ne Qarqe !

Ja kush jane emrat e 3 drejtorëve të policisë në qarqe, që i shpëtuan furtunës “Xhafaj”.

Më poshtë, po iu sjellim emrat e 3 drejtorëve, që do vijojnë detyrën në qarqet përkatëse:

Ervin Hodaj, Drejtori i Policisë së Qarkut Tiranë – Në 9 tetor 2013 emërohet drejtor i Policisë së Fierit, në 27 prill 2015 emërohet në Tiranë.

Perlat Vatoci, Drejtor i Policisë së Qarkut të Kukësit – Në 9 tetor 2013 emërohet drejtor i policisë së Dibrës në 1 shtator 2014 kalon në Kukës, në të njëjtin post.

Alfred Çepe, Drejtor i Policisë së Qarku të Elbasanit – Në 27 prill 2015 merr detyrën që mban aktualisht. Më parë mbante detyrën e kreut të Antikorrupsionit në Policinë e Shtetit

I shpetuan shkarkimit nga Ministri Xhafa, ja emrat e tre Drejtoreve te Policise ne Qarqe ! Read More »

Shkarkimet ne Polici, ja emrat e nente Drejtoreve te Policise qe shkarkohen nga Xhafa !

Ja kush jane Drejtoret e Qarqeve të cilët largohen nga detyra, shkojnë në pozicione paralele ose në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Ja kush jane emrat e 9 drejtuesve, të cilët janë larguar nga detyra.

Më poshtë keni edhe drejtorët e 9 qarqeve që largohen:

Perlat Çullhaj, Drejtori i Policisë së Qarkut Durrës – 9 Tetor 2013. Që nga kjo ditë nuk ka lëvizur nga detyra e drejtorit të policisë së qytetit bregdetar.

Jael Çela, Drejtor i Policisë së Qarkut të Vlorës – 1 shtator 2014 emërohet drejtor i policisë në Vlorë, pas një eksperience si shef komisariati në Durrës.

Arianit Arapi, Drejtor i Policisë së Qarkut të Gjirokastrës – Në 26 gusht 2015 merr postin që ka dhe sot. Më parë ishte drejtor i forcës operacionale.

Ajet Zyberi, Drejtor i Policisë së Qarkut të Korçës – Në 26 Gusht 2015 merr detyrën që ka tani, pasi më parë mbante postin e drejtorit të Policisë Lezhë.

Edmond Tarkaj, Drejtor i Policisë së Qarkut të Dibrës – Në 26 gusht 2015 merr këtë detyrë, pasi më parë që nga 9 tetori 2013 ishte drejtor i policisë Korçë.

Fatmir Lleshi, Drejtori i Policisë së Qarkut të Beratit – Në 14 qershor 2016 merr këtë detyrë, pasi më parë ishte shef i Komisariatit 5 në Tiranë. Ndër të paktët që ka një kohë kaq të shkurtër në këtë post të lartë.

Neritan Nallbati, Drejtor i Policisë së Qarku të Fierit – Në 9 tetor emërohet drejtor i policisë Elbasan. Në 27 prill 2015 transferohet në të njëjtën detyrë në Fier.

Alban Çela, Drejtor i Policisë së Qarku të Shkodrës. Është më mediatiku nga të gjithë. Ka ndërruar 3 drejtori, nga Kukësi, në Lezhë dhe tani në Shkodër. Ka pasur edhe një sherr me grushte me shefin e Krimeve në Policinë e Kukësit.

Ermal Muça, drejtor i Policisë Qarkut të Lezhës. – Në datën 21 tetor 2016 emërohet në detyrën që mban edhe sot. Në 5 maj 2015 do emërohej zëvendësdrejtor i Policisë së Tiranës. Më parë ai mbante postin e zv/drejtorit të Krimeve në Policinë e Vlorës, që nga tetori i 2013

Shkarkimet ne Polici, ja emrat e nente Drejtoreve te Policise qe shkarkohen nga Xhafa ! Read More »

Ishte i vetmi banor i krahines qe dhuroi 50 mije leke per ekipin e Orikut ! Ja mesazhi i tij per banoret !

[sgmb id=”1″]

Para disa ditesh orikuminews mori nje nisme per te mbeshtetur me donacion djemte e ekipit te Orikut ne keto momente te veshtira financiare por te rendesishme per ekipin, me qellim qe ekipi yne te ngrihet nje kategori me larte. Kesaj thirrje ju pergjigje vetem nje banor i krahines, Zoti Astrit Nelaj i cili dhuroi 50 mije leke te vjetra te cilat u transferuan ne menyre transparente ne llogarine bankare te ekipit. Sot gjate nje teme te hapur ne rrjetet sociale ne lidhje me kete ceshtje midist te tjera vjen edhe ky koment :

Mbi te gjitha tregojme qe jemi ketu me keta cuna qe me gjak dhe mundime te pa para kane realizuar dicka shume te mire per krahinen tone. Une personalisht kam qene prane ekipi edhe ne forma te tjera por kjo nuk do te thot se kam bere aq shume sa tani nuk duhet me te bej.

Dhe mendova se me nje shume min munedem ti vendos per keta cuna. Per nje biznes ketu nuk eshte asnje gje te dhurosh por duhet te kesh deshiren e mire qe ta kryesh kete xhest. Spse ne nje menyre apo ne nje tjetre kranina jone e ka pare se sa mire eshte qe nje te shtune nje ekip i larget nga Korca apo Gramshi vjen te luaj ndeshjen e radhes dhe ku di shkojne te akomodohen ne Radhime ose ne Orikum atehere ja qe per ne kemi biznes nje te shtune ne dhjetor qe ska te tjere na vjen mire nje xhiro e vogel monetare qe na sjellin keto ekipe.

Pa mendur qe te dielen dalin ne Orikum dhe pine kafe apo blejne uje Respekte per te gjith kjo ishte nje inciative shume e mire e Orikum Dukat Tragjas Radhime dhe Orikuminews

Astrit Nelaj 

Ishte i vetmi banor i krahines qe dhuroi 50 mije leke per ekipin e Orikut ! Ja mesazhi i tij per banoret ! Read More »